Wed, June 19, 2013

Diabeti: Për ta parandaluar konsumoni djathë…etj

Admiruesit e djathit kanë shumë pak mundësi të vuajnë nga diabeti i tipit 2, sipas një studimi britanik.

Ju doni të gjeni një arsye përse duhet të hani djathë? Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë dalë në rezultatin se ato që hanin djathë i ulej rreziku të kishin diabetin e tipit 2 me raportin e 12% kundrejt atyre që nuk e konsumonin atë. Diabeti i tipit 2 është një sëmundje e karakterizuar nga një nivel i lartë glukozë në gjak.

Ato paraqesin 90% të rasteve me këtë lloj diabeti.

Studimi është bazuar në analizën e 8 shteteve europiane. Studiuesit kanë krahasuar regjimin e 12 403 pjesëmarrësve të anketuar me diabet me ato të zgjedhur rastësisht.

Ato që hanë shumë djathë kanë konsumuar më shumë se 56 gram në ditë, ndërsa të tjerët më pak se 11 gram në ditë.

Rezultatet ndryshojnë nga shteti në shtet. Francezët janë njohur si admiruesit më të mëdhenj të djathit dhe kanë më pak rrezik të bëhen diabetik se së anglezët që e konsumojnë shumë.

Cili është djathi më i privilegjuar dhe sa është sasia ideale e përditshme? Ky studimi nuk i pergjigjet në mënyre precize. Përsa i përket çështjes për të cilën adhuruesit e djathit do të jenë më mirë të armatosur kundër diabetit , studiuesit ja bëjnë akoma këtë pyetje vetes së tyre.

Atëherë që rreziku i diabetit të tipit 2 rritet tek personat që janë në mbipeshë, shkencoret rrinë me të kujdesshme dhe rekomandon konsumimin e djathit me kujdes, gjithmonë me një regjim të ekuilibruar. Më e mira do të jetë të preferoni djath pa yndyrë që mos ju shkaktoj probleme kardiake.

Më mirë vetëm apo me dikë?!

Të qëndruarit vetëm, beqar ka mjaft shumë avantazhe, ato mund të vazhdojnë deri në një moshë të caktuar kur në një farë forme mund të kthehen në disavantazhe. N

ëse një person qëndron beqar dhe nuk ka obligime atëherë ai mund të ketë sukses të padiskutueshëm në shkollim dhe në profesionin që e ka zgjedhur, por mos të keqkuptohemi ka shumë të tillë që janë në lidhje dhe që kanë sukses, thonë adoleshentët dhe shtojnë se kur je i vetëm atëherë nuk ballafaqohesh me ato që i sjell lidhja dhe në njëfarë forme je i lirë.

Liri më e madhe

Sipas Arbëresha Arifit të të qenit i vetëm, beqar, respektivisht mosha e adoleshencës ka shumë avantazhe dhe njëra ndër to është është liria.

“Në beqari njeriu ka liri më të madhe për zgjedhje të caktuara dhe sido që të jetë sukseset apo dështimet ai mund t’ia atribuojë vetëm vetes jo të fajësojë personin tjetër, atë të zemrës. Kjo është njëra ndër nga avantazhet e beqarisë nëse mund t’i quajë avantazhe. Por mendoj se nëse e gjen personin e duhur edhe në jetën bashkëshortore, në të ardhmen mund të kesh avantazhe në jetë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Ndërkaq Afrim Ajvazi nuk e mohon faktin se beqari ka më shumë përparësi se sa personat e martuar, por deri në një kohë të caktuar dhe disa mërziten nga martesa për shkak të problemeve dhe telasheve që u dalin në jetë.

“Më mirë është i martuar. Mirëpo, ka nga ata që janë martuar dhe pasi kanë bërë disa vite jetë bashkëshortore dhe disa fëmijë, janë mërzitur nga gratë dhe po t’i pyesësh tani do të thonë se më mirë është të jesh beqar. Nga ana tjetër, një pjesë e beqarëve kam dëgjuar të thonë se beqaria nuk është e mirë. Mirëpo sido që të jetë për mendimin tim adoleshentët vazhdojnë të mbeten grupmosha me më shumë avantazhe”, thotë ai.

Ta jetojmë këtë jetë

Edhe Arlinda Dragusha mendon se beqaria ka përparësi të ndryshme. “Beqaria është vetmi. Vetmia është luks. Luksi është i shijshëm. E imponuar, si në rastin tim dhe të paktëve si unë, apo e zgjedhur vetë si në rastet e shumë të tjerëve. Ajo që dua të them është se duhet ta jetojmë këtë jetë që e kemi qoftë me avanatzhe apo disavantazhe”, është shprehur ajo.

Por, shumë adoleshentë mendojnë që nëse tash e gjejnë personin e zemrës, atëherë me gjithë qejf do t’i thoshin “lamtumirë” të të qëndruarit i vetëm, sepse sipas tyre nëse e ke gjetur shpirtin binjak atëherë ai do të ndihmojë në të mirë dhe në të keqe, dhe së bashku me të do t’i tejkaloni të gjitha sfidat që i sjellë jeta.

K. Bajrami

Kurat natyrale për të ndaluar duhanin dhe alkoolin

Ekzistojnë disa kura natyrale për të ndaluar se piri duhan dhe alkool, në këtë mënyrë i dhuroni vetes tuaj shëndet të mirë. Megjithatë përbërësi kryesore duhet të jetë gjithmonë vullneti dhe vendosmëria , por ekzistojnë dhe disa ndihma që vijnë nga natyra.

Midis kujdesjeve natyrale efikase për të ndaluar duhanin dhe pijen, gjejmë bimët. Bima Kudzu është e nevojshme në rastet e alkoolizmit kronik falë cilësive të saja që ndihmojnë melcinë për tu pastruar.

Gjithashtu dhe Aloe Vera arrin të mbrojë organizmin nga dëmet që shkakton alkooli, nga më të zakonshmet është cirroza.

Reishi është një kërpudhë kineze shumë e përdorur për të kuruar pacientët nga efektet që jep alkooli dhe mbi të gjitha limiton dëmet në mëlçi.

Ekzistojnë më pas lëngje natyrale që mund të ndihmojë ato që duan të ndalojnë të pinë duhan. Lëng karotash dhe kajsi: 6 kajsi dhe një karotë të madhe. Lani kajsitë dhe karotën dhe futni në mikser, më pas shtojini ½ gotë ujë dhe përzieni mirë. Ta pini çdo ditë 1 herë për një 1 muaj. Vitamina A që përmban karota mbron pjesët e frymëmarrjes dhe arrijnë të shërojnë plagët që ka shkaktuar tymi i duhanit.

Leng : 1 portokall, 1 mango, 1 limon, ½ kastravec dhe 30 ml ujë. Nxirrni lëngun nga çdo produkt dhe bashkojeni me ujin derisa të merrni një pije homogjene , e cila pihet esëll, një muaj po dhe një muaj jo në totalin e 4 muajve.

Nëse këto kura natyrale nuk do të mjaftonin, sot ekzistojnë alternativa të tjera, të ofruara nga shkenca dhe nga mjekësia, si lazeri kundër nikotinës ose hipnozës.

Gjërat më idiote që bën një mashkull që vuan për dashuri

Meshkujt që vuajnë bëjnë me të vërtetë shumë gjëra të pabesueshme.

Të kërkojnë “Përse? “ ( vazhdimisht) – e bëjnë duke qarë vazhdimisht kur kanë përballë një femër që i ka shkaktuar dhimbjen, duke e kthyer fajin nga vetja e tyre. Të gjendet jashtë punës së saj, ta bëj me anë të telefonatave, në makinë, poshtë nje rrebeshi, duke bërë vetëm një pyetje ngushëlluese përse?

E mbulojnë me lule – Të mbuloni femrën që i ka shkaktuar dhimbje me lule. Ta mbulojnë plotësisht për ta bërë përsëri për vete ose në disa raste mos ta lënë të marri frymë. Alternativa është klasike shkrimet në mure që nuk kanë gjithmonë përmbajtje të këndshme.

Zemërim dhe shkatërrim të makinës së partneres – Të përfundosh kundër një muri për të shkatërruar makinën e saj që i ka ndarë zemrën.

Skena me përgjërime – mashkulli që ulet në gjunj është një klasik. Alternativa? Bllokohet tek dera, të vjedh celësat e makinës, fle në kopshtin tuaj, duke pritur që të ktheheni sërish tek ai.

Dehje e bezdisshme – Shfryrja tek alkooli është tipike e meshkujve. Më pas mashkulli me dhimbje dhe i dehur do të bëj të paktën 5 gjërat e idiote të shkruajtura në këtë listë, me zgjedhje.

Gozhda heq gozhdën, dhe me sozinë e ish-it – mashkulli i refuzuar ose i vrarë gjen shpesh ngushëllimin mekanik dhe kafshëror duke shkuar në krevat me shumë femra të tjera, për hakmarrje. Nëse i ngjan ish-it atëhere aq më mirë.

Propozim martese – e dashur, meqë më ke ngrënë zemrën në mëngjes, po mendoja të kërkoja të martoheshim bashkë. Nuk pranoj as tradhëti, as që të më lësh, prandaj jeto gjithmonë me mua.

Hakmarrja në internet – meshkujt nëse më përpara shponin gomat e makinave të femrave për hakmarrje, tani postojnë fotot e saj hot në internet.

Kerkimi i kontaktit me kundërshtarin – Të bëheni mik i tjetrit dhe ta ofendoni. Të flisni, ta sfidoni në duel, ti kërkoni sqarim etj. Shumë ide mund ti vijnë në mendje atij./ZeriInfo/


Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

1 Comment to “Diabeti: Për ta parandaluar konsumoni djathë…etj”

  1. gold account says:

    HARKU I SHPUTËS Harku i shputës në mbathjet e fëmijëve nuk bën të jetë i përkrahur (i ngjizur). Hulumtimet kanë konfirmuar se përkrahja e harkut të hapit te fëmija me shputa të zhvilluara normalisht nuk ka kurrfarë efektesh pozitive, sepse fëmija duhet t’i zhvillojë harqet e hapave nëpërmjet shfrytëzimit të muskujve të shputave (me anë të ngarkimit të shputës, nëpërmjet bartjes së ngarkimit në shputa, gjatë vendosjes në gishta…). Muskujve nuk bën t’iu marrim aktivitetet natyrore, sepse në atë mënyrë do të pengonim zhvillimin e harkut të hapit.

Leave a Reply

 
 

Muzikë

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

SHKODRA

Foto Galeri

ARSHIVA ALBDREAMS