ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • Ulqini
You are here: Home / Bota / Dy kohët e Edi Ramës: Rama 2011 përballë Ramës 201

Dy kohët e Edi Ramës: Rama 2011 përballë Ramës 201

October 21, 2017 by Pafragje Leave a Comment

– Shprehja hipokrite ‘le t’ia lëmë drejtësisë’.

– Drejtësia s’mund të japë drejtësi!

– Ka rënë shteti, ka rënë drejtësia!

– Të ikë qeveria!

Kush i ka bërë këto thirrje? Lulzim Basha?

Jo, Edi Rama.

Janë deklaratat e Edi Ramës në janar 2011, menjëherë pas bërjes publike të videos të regjistruar fshehtazi nga ish-ministri Dritan Prifti, ku shfaqej Ilir Meta, atëherë ish-zëvendëskryeministër, duke folur për afera korruptive dhe favorizim kompanish në tendera publikë.

Më 14 janar 2011 Edi Rama nuk kishte asnjë dyshim që çdo gjë që u shfaq në video, e cila ishte regjistruar joligjërisht dhe u transmetua dillimisht nga një stacion privat televiziv, ishte e vërtetë dhe e qartë për çdo shqiptar. Atëherë, ai mendonte se shprehja ‘le t’ia lemë drejtësisë’ është shprehje hipokrite që nuk mund të mbulojë dhe justifikojë asgjë:

Përsëri sot dhe përsëri paturpësisht, Saliu vazhdoi të mohojë atë që çdo shqiptar e pa dhe e dëgjoi me zë e me figurë. Kjo tallje sot kishte edhe një ngarkesë të re, përpjekjen, përsëri mafioze, për të vënë nën presion prokurorinë duke harruar qoftë edhe formalisht shprehjen hipokrite ‘le t’ia lemë drejtësisë’.

Ndërkohë, që besimi i tij tek drejtësia ishte zero:

Drejtësia s’mund të japë drejtësi në një vend që qeveriset padrejtësisht nga kusarë e matrapazë që kanë vetëm një interes, paranë dhe vetëm një mjet për të përmbushur interesin, pushtetin.

Pesë vjet më vonë, Edi Rama ka zgjedhur pikërisht t’ja “lërë drejtësisë” këtë çështje, duke shprehur besim të plotë tek drejtësia (edhe pse që atëherë, praktikisht, nuk ka ndryshuar asgjë në sistemin e drejtësisë):

Ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën.

… Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Edi Rama, sot, po e distancon veten nga Saimir Tahiri dhe po flet për të si për një vartës të parëndësishëm krejt të shkëputur prej tij, edhe pse Tahirin e kishte konsideruar dhe trajtuar, për katër vjet rrjesht, si njeriun e bashkëpunëtorin e tij më të afërt dhe e kishte mbrojtur pa asnjë hezitim e me forcë përballë akuzave për lidhje me krimin:

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. […]Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Por në vitin 2011, Edi Rama i shihte gjërat ndryshe. Atëhere, ai nuk bënte asnjë dallim mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, zëvendëskryeministër dhe kryeministër, dhe e kërkoi përgjegjësinë direkt tek Berisha:

Është e padrejtë të thuhet se në atë episod të neveritshëm matrapazllëku ishte vetëm Ilir Meta. Sot mund të thuhet pa asnjë dyshim se aty ishte edhe Saliu dora vetë.

Edi Rama më 17 tetor 2017, përjashton çdo përgjegjësi nga vetja dhe kërkon ta gjejë (me tone të buta) përgjegjësinë vetëm tek Saimir Tahiri:

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Edhe pse korrupsioni i nënkuptuar nga videoja i Ilir Metës, nuk kishte lidhje me zgjedhjet, Edi Rama mendonte se qeveria kishte humbur legjitimitetin e duhej të larg0hej dhe në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje të reja:

Në Shqipëri kanë rënë zgjedhjet, ka rënë drejtësia, ka rënë i gjithë shteti. […]Kjo qeveri e marrë fund duhet të largohet.

Sali largohu nga qeveria, bashkë me zëvendësin e me kë ke tjetër dhe hapi rrugë një zgjidhjeje politike që Shqipëria të rifutet në rrugë.

U them sot nga kjo foltore, edhe Saliut edhe zëvendësit të tij [Ilir Metës], se çdo ditë që vonojnë dorëheqjen dhe pranimin e zgjedhjeve të reja, si të vetmen rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza totale ku e kanë zhytur, rëndojnë papushim pozitën e tyre para këtij populli.“

Sot, Edi Rama as e mendon rrëzimin e qeverisë apo zgjedhjet, por përbetohet që do të luftojë e punojë më shumë se më parë pa u shkurajuar nga asgjë, ndërkohë që shpreh përçmim që opozita ka kërkuar largimin e tij:

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë.

Ne jemi ndryshe dhe po luftojmë përditë që të bëjmë shtet, punë, mirëqenie për Shqipërinë që duam. Ndryshe nga këta të Frontit të Çadrës së Vjetër, ne marrim përgjegjēsi për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni.

Për aq kohë sa jemi në vijën e parë të luftës, kemi marrë parasysh edhe plagët, por edhe baltën, që sjell kjo betejë aspak e lehtë. Por ama ne nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë krimin dhe kriminelët deri në fund, për Shqipërinë që duam.

Filed Under: Bota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

” ALBDREAMS TELEVIZION “

RADIO ILIRIA DETROIT

REKLAMONI BIZNESIN

PAMJE NGA KELMENDI

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

Shqiperia dikur kliko foton

BISEDE ME MJESHTRIN E MADH

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • A PO JETËSOHET RRUGA E SHPRESËS PËR PLAVË GUCINË ?
  • “SHËN MARKU NË KASTRAT”
  • Per te qeshur e per te qare
  • Mjaft shkove pas njerëzve që nuk duan të jenë në jetën tënde…
  • Kryetari nuk hiqet me statut!
  • TRIDHJETË XHAMIAT E NJË TYRBE NË MALËSI TË MADHE
  • Gulf, skema e radhës e piramidës së naftës, kush i mbron konsumatorët nga kompanitë offshore?!
  • Surpriza e Lulzim Bashës, fut Jozefina Topallin në Këshillin Kombëtar të PD
  • DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate
E ardhmja e individualizmit amerikan.

E ardhmja e individualizmit amerikan.

Një përshkrim brilant i shpirtit të Amerikës, nga … [Vazhdo....]

Vlerat ushqyese të vezës. Pse nuk duhet ta hiqni nga dieta juaj ushqimore?

Vlerat ushqyese të vezës. Pse nuk duhet ta hiqni nga dieta juaj ushqimore?

Veza bën pjesë në listën e 10 ushqimeve më të … [Vazhdo....]

“THE ESPRESSO  HOUSE”

“THE ESPRESSO HOUSE”

Eshtë kafja e parë shqiptare në shtetin e … [Vazhdo....]

GJAKU I ARBERIT (Video..)

GJAKU I ARBERIT (Video..)

AlbDreams.Net Drama "Gjaku i Arberit" eshte nje … [Vazhdo....]

Krijimtaria e poetëve të Diasporës (Rasti: Pjetër Jaku)

Krijimtaria e poetëve të Diasporës (Rasti: Pjetër Jaku)

Dr. Ermira Ymeraj Pjetër Jaku si krijues larg … [Vazhdo....]

“Shqipja” gjuhë e vështirë, më shumë se 3 vite për ta mësuar

“Shqipja” gjuhë e vështirë, më shumë se 3 vite për ta mësuar

Duhen më shumë se 3 vjet për të mësuar gjuhën … [Vazhdo....]

Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë

Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë

Kafja është një nga pijet që konsumohet më shumë … [Vazhdo....]

Publikohet vendbanimi i “ më të bukurës” së kohës së Zogut

Publikohet vendbanimi i “ më të bukurës” së kohës së Zogut

Në një postim në rrjetet sociale, historiani … [Vazhdo....]

Një raketë e re që shkurton distancat mes kontinenteve

Një raketë e re që shkurton distancat mes kontinenteve

Elon Musk, miliarderi amerikan që zotëron … [Vazhdo....]

Njoftim “Fondacioni Prek Cali”

Njoftim “Fondacioni Prek Cali”

Fondacioni Prek Cali organizon mbremje familjare … [Vazhdo....]

Ja 18 fitoret e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, trajnerët dhe autorët e golave

Ja 18 fitoret e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, trajnerët dhe autorët e golave

Fitorja 2-0 e Shqipërisë me Lihtenshtajnin e çoi … [Vazhdo....]

“Patër Andrea  Gjekaj  pas  100 viteve rikthehet martir në vendlindje…”

“Patër Andrea Gjekaj pas 100 viteve rikthehet martir në vendlindje…”

Perg. Ndue BACAJ Siç ishte njoftuar para disa … [Vazhdo....]

Kronika e plotë për librin “Malësoret”

Kronika e plotë për librin “Malësoret”

AlbDreams.Net & ACTV Po sjellim të plotë … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Radio Evropa e Lirë
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Daily
  • Shkodra Info
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Radio Evropa e Lirë
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Daily
  • Shkodra Info
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

Prek Cali

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Cili ishte dhe është roli i UDB-se në diasporen Shqiptare në Amerikë?

Cili ishte dhe është roli i UDB-se në diasporen Shqiptare në Amerikë?

Nga Rush DRAGU Vasel … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

Gjonaj: Mr. Riza Rexha, Historian i së vërtetës

Gjonaj: Mr. Riza Rexha, Historian i së vërtetës

Gjekë Gjonaj Mr. Riza … [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Sot, në orën 12:00, u … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Kam lindur në Shkodër me … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

April 2018
S M T W T F S
« Mar    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

Copyright © 2018 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in