Mon, April 21, 2014

E Djathta Shqiptare hapëron sigurt drejtë Shqipërisë Etnike

Nue Oroshi

Ditë më parë shtëpia Botuese Lumbardhi me seli në Prizren nxorri nga shtypi librin „E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike“ (9) . Ky libër historik është fryt i sesionit të IX shkencor të mbatjur me 11 shtator 2010 në Kukës, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptar „Trojet e Arbrit“. Libri ka një volum prej 800 faqesh dhe ndahet në këto cikle: Kumtesa, Portrete dhe Vështrime shkencore, dhe, më pas vijnë kapitujt:  Vlerësime, Materiale, Kritika dhe Recensione. Në këtë vepër enciklopedike të ndriqimit të historisë sonë kombëtare më studimet e tyre paraqiten 85 studiues nga të gjitha viset Etnike Shqiptare, Evropa, Amerika dhe Australia. Shënimi hyrës është shkruar nga Mr.sc.Nue Oroshi -me titull,  Luma kreshnike, kjo krahinë qendrestare e Shqipërisë Etnike, ku ndër të tjera thuhet:Nën organizimin e Shoqatës „Trojet e Arbrit“ të udhëhequr nga Prof. dr. Muhamet Shatri, më 11 shtator 2010, shtegtarët e Shqipërisë Etnike studiues, historianë, shkrimtarë, veprimtarë të çështjes kombëtare, nga të gjitha viset etnike shqiptare, Evropa dhe Amerika e largët, mësynë në qendrën e Lumës kreshnike, Kukësin. Duke respektuar këtë qëndresë heroike të Krahinës së Lumës Këshilli organizues i Shoqatës „Trojet e Arbrit“ në bashkëpunim me klubin Letrar “Anton Pashku” në Kukës, vendosi që Sesioni i nëntë shkencor me moton e „Djathta Shqiptare Drejtë Shqipërisë Etnike“, me temën bosht „Krahina e Lumës dhe viset e tjera shqiptare në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar 1878-1990”, të mbahej pikërisht në qendrën e Lumës, në Kukës, me 11 shtator 2010. Në një ditë që edhe sikur qielli lotonte për ata që ranë në altarin e Shqipërisë Etnike dhe s’përkujtuan asnjëherë, edhe pse në këtë ditë të bukur herë pas here dielli sikur lëshonte rrezet e tij të fshehura, duke bërë me dije se koha e Shqipërisë Etnike është në prag. Më pas paraqitet fjala përshendetëse e studiuesit lumjan Petrit Palushit i cili iu uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe kontribuesve të 9 sesioneve shkencore të mbajtura në Hamburg, Prizren, Shkodër, Klinë, Rrëshen, Istog, Ferizaj, Shkup, dhe në ditën e sotme në Kukës.Sesione të tilla shkencore janë alternativë, këndvështrim me kritere shkencore i historisë së shqiptarëve që prek periudhën kohore 1878 -1990, janë reagim ndaj deformimeve të historisë, janë dëshmi, dhe njëkohësisht janë reflektim i natyrshëm. Fakti që deri tani janë botuar 8 volume të këtyre sesioneve shkencore, me një tekst në total prej 5 mijë faqesh, është shprehje serioziteti dhe përkushtimi maksimal i organizatorëve, përpunim i një vetëdije të qartë se e vërteta duhet të shpalohet për shkak të angazhimit të vazhdueshëm të shqiptarëve në luftën me qenë, me jetue dhe me përparue.

Shpesh ne kemi frikë nga nacionalizmi, jo vetëm si term, por edhe si përmbajtje, edhe si angazhim.Nacionalizmi është pjesë e lirisë. Nacionalizmi është alternativë jete që ka të bëjë me përpjekje për të qenë i lirë, që parasheh jetën e njeriut në atë vend që ia ka paracaktuar Zoti. Kurse shkrimtari Murteza-Xajë Nura në përshendetjen e tij thotë: Erdha me respekt e konsideratë të përshëndes Kukësin e Dritës. Erdha t’i shpreh mirënjohjen Kukësit të predhave shpëtimtare nëpër shtatin e Epopesë Legjendare të Koshares, emblemës së luftës së kuptimit “Ja liri -Ja vdekje!”. Kjo konsideratë vëllazërore vjen se “gardhin e qelbur në detin e trazuar e hoqëm.” Erdha ta përgëzoj me konsideratë të thellë Jatokun bujar me njërin nga burimet e ngurta të armatimit për përballje e përplasje me armikun mizor. Erdha t’i përshëndes rrënjet e traditës për mbijetesë, mitologjinë dhe ritualet e mbetur ndër shekuj si faktor i ndezur i identitetit kombëtar. Kukësi është nikoqir i denjë, dhe i besës, që t’i shkëputet barbaria e mizorit e pushtuesit. Për kolazhin dhe lavirintin e humbjes, në tokat virgjine iliro- shqiptare, të sakatosur në shpërthime të rritës s’kam çka t’i shtoi asaj, çka truri i mendjendriturve e ka sjellur dhe nxjerr nga laboratoret e qartësisë dhe të saktësisë. Vetëm mundem t’i dëshiroi sukses auditorit, me interes që ta mëson kujtesën historike për t’iu përcjell brezave, si punë misionare e përkryer, dhe se kjo detyrë e shejtë pashmangshëm i pret, që gjymtyrët e organizmit të atdheut, të janë në kornizë lumturie. Hisenik në këtë punë të mbarë, është edhe kjo votër e ndritshme. Kukësi historik me shumë përvojë në udhët e kohëve. Andaj ju dëshiroi shëndet e jetë derisa të jetoi përjetësia. Edhe në Kukës ndodhi jehona e kodifikimit të mendësisë dhe vetëdijes së artikuluar kombëtare e djathtizmit si orientim i domosdoshëm i rrjedhave historike shqiptare. Nderkaq luftetari dhe Majori Feriz Trezhnjeva tha: …Kam nderin dhe ndihem shumë i privilegjuar, që sot në mesin e akademikëve, profesorëve, veprimtarëve të palodhur për çështjen kombëtare, të cilët kanë ardhur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi, Çamëria si dhe nga diaspora, të përshëndes sesionin IX shkencor, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbrit”, të cilin po e mbajmë sot në qytetin e Kukësit. Sot për mua është një ditë e shënuar në jetën time, që si bashkëluftëtar i heronjve Agim Ramadani, Sali Çekaj, Tahir Sinani, që vi nga Malësia e Gjakovës (Tropoja) vendlindja e atdhetarëve, Bajram Curri, Mic Sokoli, Shpend Dragobia, Bilbil Breçani, si dhe bashkëluftëtar i 114 dëshmorëve, 340 invalidëve dhe 2560 luftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani“ nga të gjitha trojet shqiptare: Kosova, Çamëria, Shqipëria, Mali i Zi, Presheva si dhe nga mërgata, të cilët më 9 prill 1999, hoqën me luftë kufirin mes shqiptarëve në betejën e lavdishme të Koshares, kufi i cili ndante vëllezërit. Historia e një populli, shkruar në bazë të interesave individuale, krahinore apo politike, është histori e vyshkur, e infektuar dhe pavlerë, jashtë çdo interesi, sikur një trung që nga jashtë duket i fortë, ndërsa zemrën e ka zguranjë të mbushur me hedha të cilat vazhdimisht e brejnë deri në shpërbërje. Prandaj, ju te nderuar veprimtarë të kësaj shoqate, keni bërë një punë të shkëlqyer në prezantimin në 8-të sesione rresht të aktiviteteve luftarake dhe atdhetare nëpër gjitha viset shqiptare dhe diaspora, që asnjëherë nuk janë ndalur së punuari për çështjen kombëtare. Çështja kombëtare është e shenjtë, dhe të shenjtë janë të gjithë ata që kontribuojnë për të prezantuar denjësisht gjithë atë që atdhetarët, heronjtë dhe dëshmorët e të gjitha kohërave dhanë për kombin e atdheun. Duke përfunduar, ju uroj suksese në punën tuaj fisnike e frytdhënëse. Jam shumë i entuziazmuar që së shpejti do të filloni të trajtoni edhe Luftën e UÇK, UÇMB, UÇK-së, si ngjarje që ndërruan rrjedhat e historisë dhe e nxorën popullin tonë fitimtar.Në pjesën e parë të këtij libri, me titull, Kumtesa, Portrete dhe Vështrime shkëncore, është pjesa kryesore e librit ku paraqiten këta studiues me këto Thema: Librit i prin një studim i thukët i Prof. dr. Iljaz Rexha, me titull, Të dhëna onomastike dhe demografike për vendbanimet e Lumës sipas defterëve osmanë  të viteve 1530 dhe 1571. Me pas vazhdon me këta autorë dhe këto tema: Prof. dr. Muhamet Shatri, Bashkimi dhe lufta e shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve etnike 1878-1881; Prof. ass. dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu, Shqiptarët e Italisë-dimensioni historik dhe kulturor; Gjon Frani Ivezaj, Smajl Martini Ivezaj i Grudës, princi i maleve kreshnike të Malësisë; Prof. dr. Jahja Drançolli, Kontributi i klerit katolik në Kongresin e Manastrit 1908; Prof. dr. Xheladin Shala, Pjesëmarrja e lumjanëve në lëvizjet dhe kryengritjet e 1908-1912; Preng S. Gjikola, Vështrim i përgjithshëm mbi historinë e Mirditës si pjesë e pandarë e kombit shqiptar; Ali Llunji, Ulqini me rrethina në rrjedhat e historisë; Prof.dr. Haki Kasumi-Krimet serbe në Lumë 1912-1913 sipas Leo Frendlich; Mr. sc. Nue Oroshi, Pjetër Çeli-Luka, komandant i Çetës së Fandit-luftëtar i denjë për pavarësi dhe bashkim kombëtar; Prof. dr. Izber Hoti, Kundërvënia e lumjanëve pushtuesve serbë 1918-1920; Prof. dr. Lush Culaj, Arqipeshkvi Mjeda në kujtimet e intelektualit Pashk Kçira; Naim Bazaj, Ramë Beka me bashkëluftëtarë në mbrojtje të trojeve etnike; Gjon Marku, Mirdita vatër e qëndresës popullore shqiptare; Gani Zagragja-Dhuna serbe ndaj disa familjeve muhaxhire në anën e Istogut (1918-1928); Nazif Dokle, Rreth veprimtarisë patriotike të teqeve të Kukësit; Cenë Desku-Siçeva qerdhe e nacionalizmës shqiptare; MA.Esilda Luku, Mbi veprimtarinë politike dhe atdhetare te Imzot Luigj Bumçit në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)”; Mr. sc. Gjon Berisha, Niman Ferizi-një jetë në shërbim të lirisë dhe të arsimit; Qerim Rexhaj-Nak Berisha, trimi që luftoi pushtimin serb deri në vdekje; Adem Geca-Kajë Galë Selmanja-gruaja që su përserit për tre breza në gjithë kombin shqiptar; Hasan Llapi, Prejardhja dhe qendresa atdhetare e vëllazërisë Llapi nga Istogu nëpër shekuj; Hasan Gjonbalaj -Koha e Shqipnisë në krahinën e Plavës dhe të Gucisë; Prof.dr. Muharrem Dezhgiu, Nacionalistët matjanë në rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore, Prof.dr. Shefki Sejdiu, Kontributi i kuadrove lumjane në administrimin dhe në arsimimin e Kosovës 1941-1951; Fadil Javori, Lufta e Pllaçicës 21 nëntor 1944; Fazli Hajrizi, Ago Agaj (“Kosovari nga Vlora”) personalitet i shquar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare; Bedri Qejku, Qëndresa antikomuniste në Lusën (shtator 1944); Dr.Fejzullah Gjabri, Dëshmi për Masakrën e Tivarit; Mr.sc. Besim Morina -Qëndresa shqiptare në Lubeniq dhe rrethinë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore; Mr.sc.Nuridin Ahmeti -Masakra e Tivarit në kujtesën e disa opojanëve; Rrustem Rugova -Rugovasit në mbrojtje të kufijvë etnikë; Mr.sc. Bedri Muhadri, Ibër Qosi (1904-1946), veprimtar dhe hero i kombit; Mr.sc. Jetish Kadishani, Hasan Jashar-Hoti-bashkëluftëtar besnik i Shaban Palluzhës; Mr.sc.Parim Kosova -Mbrojtja dinjitoze e komandantit Fuad Osman Dibra nga burgu i Prizrenit; Mr.sc. Mehmet Gjoshaj, Aksioni për mbledhjen e armëve në Kosovë më 1956, terror i organizuar shtetëror ndaj shqiptarëve; Avni  Bilalli -Aksioni për mbledhjen e armëve në Mitrovicë dhe rrethinë pas vitit 1945; Faik Krasniqi-Zhilivoda-Burgjet në shtëpi private në rrethin e Vushtrrisë pas ripushtimit jugosllav të Kosovës më 1945; Ramë Thaçi -Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare në Podgur, Pejë e Rugovë; Behram Hoti -Kujtesa historike e Drenicës për profesor Ymer Berishën; Prof.dr. Mehmet Rukiqi, Kontributi i pajtimtarëve për të Djathtën shqiptare,Frrok Kristaj- Profesorë Anton Qeta Një jetë në Shërbim të kombitë,Emin Fazlia,Prenk Gruda atdhetar, arsimdashës dhe luftëtar i Shqipërisë Etnike; Talat Pllana, Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar në Mitrovicë e rrethinë dhe veprimtari Hajrullah Halili; Ali Daci -Osman Rastoderi, ushtar i pavdekshëm i Shqipërisë Etnike; Prof.dr. Riza Sadiku, Kontributi i organizatave politike në SHBA, në afirmimin e Shqipërisë Etnike, Selman Etemi -Dëshmori i kombit Tahir Lush Berisha; Abdullah Miloti-Qemal Draçini, martir i demokracisë; Prof. dr Sabile Keçmezi-Basha, Omer Çerkezi dhe qëndresa e tij për çështjen kombëtare; Prof.dr. Shefqet Hoxha, Rreth figurës patriotike dhe antikomuniste të Miftar Spahisë; Mentor Quku, Shkrimtari nacionalist Zef Staku, i burgosur dhe i persekutuar nga regjimi komunist; Mr. sc. Bedri Tahiri, Vesel Galica-atdhetar dhe mentar i shquar; Tomë Mrijaj, Historia e vërtetë e parashutistit kundër-komunist Alush Leshanaku (1913 – 1950); Prof. dr. Iljaz Metaj, Përpjekja e Hysen Tërpezës për ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri; Fatbardha Mulleti-Saraçi, Dënimet kolektive gjatë diktaturës në Shqipni.”; Willy Kamsi, Nji etnograf i përndjekun, Atë Gjon Karma; S.J.,Daniel Gazulli, Tre vëllaznit Gazulli nën rrasën e harresës; Anton Benusi, Desidenti Gjon (Lin) Kamsi; Daniel Gazulli, Atyne askush nuk ua çoi një kunorë; Sadik Bicaj, Sylë Vrella-gjysmë shekulli në shërbim të popullit; Mikel Gojani, Zef Gojani, mësues dhe atdhetar; Frank Shkreli, Arshi Pipa, simbol i të djathtës shqiptare; Lulzim Hajdari -Patrioti Antidikaturë i Krahinës së Lumës –Havzi Nela; Mr.sc.Sadri Rexhepi-Ahmet Demolli, mësues e veprimtar i LNDSH-së; Zef Sulejmani, Komunizmi dhe çështja shqiptare; Isuf Bajraktari Mirashi, Roli i Shkollës Shqipe në Suedi për mbrojtjen e gjuhës dhe të identitetit kombëtar; Gjet Doda-1997 – vit i mbrapshtë për Shqipërinë; Aleksandër Ndoja -Mirdita aktuale në fokusin e brezave të më vonshëm; Agron Shabani -Të dhëna mbi historinë e përgjithshme të ideve politike dhe filozofike mbi bashkimin shtetëror dhe kombëtar të një vendi dhe populli; Pjetër Marku, Muzeu Historik- me një rikonceptim bashkëkohor; Enver Boletini, Vështrim arkeologjik i trevës së Podgurit; Hasan Llapi, Etnogjeneza dhe lufta patriotike e familjes Llapi nga Istogu nëpër shekuj.

Ndërkaqë në kapitullin tjetër, Vlerësime, paraqiten këto tema: Akademik, prof. dr. Mark Krasniqi, Kontribut i mirë për ndriçimin e përpjekjeve për të realizuar të drejtën tonë historike dhe etnike të bashkimit kombëtar; Murteza-Xajë Nura, Refleksi i dritës, Xhemal Meçi, Përkujtohet 100 vjetori i Betejës së Kaçanikut heroik 1910 2010.

Në pjesën tjetër Materiale, -studiuesi Hysen Azemi, paraqitet me temën, Dokumente arkivore për veprimtarinë atdhetare të Sali Ramës nga fshati Bogë e Rugovës. Kurse tek Kritika dhe Recensione: Willy Kamsi, Dy fjalë për veprën e Mentor Qukut kushtue dom Ndre Mjedës; Tomë Mrijaj, Lidhja Kosovare” e Prof. Dr. Riza Sadikut, një vepër e munguar në historiografinë shqiptare të luftës për liri dhe pavarësi; Mr.sc.Adem Murati -Një Libër Shkencor ndryshe për të burgosurit politikë shqiptarë; Piro (Mark) Tase -Në kërkim të faktit historik (Me Edith Durhamin “Në Tokën e Shqiponjave”); Musa Nikçi -Vepra e Ali Dacit “Shtigjet e përgjakura” dëshmi e qartë e përpjekjeve për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar,Rexhep Kastrati,Disa aspekte metodologjike dhe tipologjike të kumtesave të serisë së tetë të sesionit shkencor mbi të Djathtën shqiptare; kurse Prend Buzhala paraqitet me temën, Homazh kulturor për Jetish Kadishanin.Libri përmbyllet me fjalën përmbyllëse të paraqitur nga Prof. as. dr. Shefqet Hoxha.

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Leave a Reply

 
 

RADIO ALBDREAMS

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

SHKODRA

Foto Galeri

ARSHIVA ALBDREAMS