Mon, September 22, 2014

Edukimi e fuqizimi i femrës në Bronx

Nga Mimoza Dajçi

Me rastin e Muajit Historik të Gruas 2012, Presdenti i Bashkisë së Bronx-it Z. Ruben Dias Jr. organizoi një takim ceremonial me të gjitha gratë e vajzat e shquara të qytetit në një nga ambjentet e Toska – Restorant në Bronx. Tema e zgjedhur për këtë vit i dedikohej edukimit e fuqizimit të femrës amerikane në të gjitha fushat e jetës, pasi pa edukimin e fuqizimin e gruas shoqëria nuk mund të ecë përpara.

Morën pjesë gra e vajza – Lidere të Organizatave e Institucioneve Qëndrore si dhe përfaqësues të mediave të ndryshme amerikane. Një vend të posaçëm për këtë pritje madhështore i u rezervua edhe Organizatës së Gruas Shqiptare Amerikane “Shpresë dhe Paqe që zhvillon tashmë veprimtarinë e saj humanitare e shoqërore prej një viti në SHBA. Pas një udhe relativisht të largët nga Bostoni gjeti kohë e mundësi pjesëmarje edhe veprimtarja e njohur e çështjes kombëtare, humanistja Znj. Rita Saliu. Gjithashtu Presidenti i Bashkisë së Bronx-it kishte ftuar nga komuniteti ynë Presdentin e Fondacionit Shqiptaro – Amerikan Z.  Esad Rizai si dhe perfaqësues të Shoqatës Çamëria Znj. Makbule Bollati dhe Z. Sali Bollati.

Festa u moderua nga Presidenti Ruben Dias Jr. First Lady Hilda Dias, si dhe gazetarja e Televizionit Amerikan NY 1 Znj. Roma Torre. Presidenti Dias Jr. pasi uroi mirëseardhjen e i uroi Festën Historike Grave në Bronx, e të gjitha grave në Botë, së bashku me bashkëshorten e tij, Hilda shpërndanë Proklamata Mirënjohje dhe buqeta me lule të freskëta për gratë e Nominuara me Çmime e Vlerësime të veçanta, të cilat ishin; Themeluesja e Fondacionit R.A.I.N Znj. Beatriçe Castiglia Catullo e cila gjithë jetën e saj i a kishte kushtuar të varfërve, Inspektorja Deputete e Komandës së Policisë Nr. 25 në Manhattan Znj. Nilda Hofmann (rritur e edukuar në Bronx) si dhe Presidentja e Grand Slam Foundation Znj. Belkis Lora, që kryesisht punën e saj e ka përqëndruar tek të drejtat e fëmijëve e shkollimit të tyre.

Edhe pse pjesëmarja ishte tepër e gjërë dhe e larmishme, Presidenti Ruben Dias Jr. u takua me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me përfaqësuesit e komunitetit tonë, ndërsa organizatës së Gruas Shpresë dhe Paqe, përveç falenderimeve të rastit, vlerësoi edhe angazhimin e tyre për të drejtat e gruas në diasporë, si një ndikim pozitiv për të gjitha komunitetet.

Festa kaloi gëzueshëm e plot harmoni. Hymni Amerikan u këndua me mjeshtëri nga soprano Sara L. Sanabria, ndërsa Lutjet Fetare u mbajtën nga Senior Pastor, Bronx Christian Fellowship – Reverend Que English dhe Bishop Nansy Rosario.

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Leave a Reply

 
 

K O M E N T E

 

KALENDARI

 
September 2014
S M T W T F S
« Aug    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
 

RADIO ALBDREAMS

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

Mesazh për vizitë e Papa Françeskut në Shqiperi

fra Gazmend TINAJ, OFM

ARSHIVA ALBDREAMS