ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • Ulqini
You are here: Home / Bota / Uncategorized / Elitat qeverisëse të Shqipërisë

Elitat qeverisëse të Shqipërisë

November 9, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Gjergj Fishta duke analizuar Shqipërinë e viteve 1921-1924, shkruante se  në qeverisje mbiu një elite “biramelash”, “njerëz të pa farë kulture, të pa farë edukate civile e tradicioni familjar të mbarë e të mirë”; administrata shtetërore u mbush me zyrtarë që s’dinin të bënin tjetër veçse “punë të papunë” dhe për këtë shkak “makina e shtetit nisi me u lëvitë… vithambrapa – si gaforrja”. Kështu, vazhdonte Fishta: “populli shqiptar qe raja e ata (njerëzit e shtetit tonë) qenë tiranët e tij” (Trazimet e qershorit, 1924). Dhe kjo elitë qeverisëse duket se po trashëgohet edhe sot e kësaj dite.

Nga Tonin Çobani

Sot, kur të gjithë e thonë me zë të lartë se politikanët shqiptarë të të gjitha kohërave kanë qenë të korruptuar nga maja e gishtit të këmbës deri te qimet e kokës, ka filluar të dëgjohet si kundërpërgjigje një shprehje tautologjike, kuptimi i së cilës është pak a shumë ky: secili popull sundohet prej elitave të politikanëve që ai popull meriton. D.m.th. se populli shqiptar nuk meriton një qeverisje të denjë (të pakorruptuar) ose një qeveri të përbërë nga nëpunës të përgjegjshëm (të pakorruptueshëm), sepse realisht shqiptarët nuk e ndiejnë se ajo qeverisje u mungon ose thjeshtë, sepse nuk e duan, nga që nuk janë mësuar me të. Fjala është për historinë e kohës sonë që nis në fillim të viteve ’90 apo më herët, pas Luftës së dytë Botërore (ose edhe pas Luftës së Parë, kur Shqipëria u njoh si shtet më vete), pra, qyshkur Shqipëria po qeveriset (më saktë: po sundohet) prej bijve të vet.

Gjergj Fishta duke analizuar Shqipërinë e viteve 1921-1924, shkruante se  në qeverisje mbiu një elite “biramelash”, “njerëz të pa farë kulture, të pa farë edukate civile e tradicioni familjar të mbarë e të mirë”; administrata shtetërore u mbush me zyrtarë që s’dinin të bënin tjetër veçse “punë të papunë” dhe për këtë shkak “makina e shtetit nisi me u lëvitë… vithambrapa – si gaforrja”. Kështu, vazhdonte Fishta: “populli shqiptar qe raja e ata (njerëzit e shtetit tonë) qenë tiranët e tij” (Trazimet e qershorit, 1924). Dhe kjo elitë qeverisëse duket se po trashëgohet edhe sot e kësaj dite.

Faik Konica, nga ana e tij, dallon si elitë të shqiptarëve “ekspertët” ose zyrtarët e lartë të shtetit, “guximi dhe paturpësia (e të cilëvë) zunë vendin e diturisë, serviliteti i tyre në të zotërit e ditës zu vendin e shërbimeve (të) kombit”. Konica ironizonte “robotët” që u shërbenin ekspertëve dhe “i pinë gjakun Shqipërisë… i thajnë burimet e jetës”, si dhe stigmatizonte “levantinët” ose “njerëzit e çkombëzuar” (Shqipëria si m’u duk, 1929).

“ E mbi ta n’ajri, si në qesend,- shkruante aso kohe Migjeni,– \ therin qiellën kryqat e minaret e ngurta… \ E mjerimi mirfilli ndien tradhti” (Vargjet e lira, 1936). Për sot, do të shtoja unë, mjerimi i një vendi mbetët i tradhëtuar mirëfilli edhe prej media-s së vet.

Qysh nga ato kohëra populli shqiptar nuk ka ndryshuar. As politikanët që e kanë sunduar. As korrupsioni i tyre. Çfarë duket të kenë pësuar ndryshime janë vetëm shifrat e përfitimit në kurriz të popullit. Shifrat e korrupsionit kanë pësuar rritje progresive. Kanë ndryshuar edhe demagogjitë ose performanca e tyre. Dikur administratën shtetërore dhe zyrat kryesore i drejtonin Lalë Krosët e Fishtës (“Lala Kros, Lala Kros \ Vetë shkruan e vetë vulos \ Ty këkrush s’të thotë mos…”) dhe memurët e Konicës (nëpunësit anadollakë të administrastës së re shqiptare). Sot bëhet fjalë për rritjen në numër të Lalë Krosëve dhe memurëve, të cilët vijnë me një përformancë më të sofistikuar partneriteti konçesional në të gjitha shërbimet ndaj popullit…

Gjithsesi, shteti i kahershëm shqiptar nuk qe e mundur të mbahej në këmbë si mbretëri konstitucionale kur vendit i mungonte thuajse fare infrastruktura urbane e domosdoshme për një kontratë konstuticionale me popullin. Ashtu sikundër as nuk mund të përceptohet se sa funksional do të mund të ishte një elitë e klasës punëtore në qeverisje, thjesht sepse një vend si Shqipëria përbëhej nga një popullsi me shumicë fshatare, rreth 90 përqind. Aq më pak mund të bëhet fjalë për një elitë qeverisëse të sotme, elitë e cila do të vinte qoftë nga politikanët e shumicës (të majtë ose të djathtë), qoftë të pakicës (të djathtë ose të majtë) kur të dy palët janë krimbur nga korrupsioni, që pohohet prej gojës së tyre, në mos tjetër, gjatë akuzave kriminale, që i bën njëra palë tjetrës, për më tepër se një çerek shekulli…

Në këtë pikë e kuptoj, se, për ta mbyllur esenë time të shkurtër, duhet bërë edhe një përkufizim për fjalën korrupsion. Ç’është korrupsioni? Një përfitim (vjedhje) me përmasa të mëdha që kryhet nga politikanë të ekzekutivit dhe të pushtetit legjislativ, veçmas ose në bashkëpunim me njerëz të ngjeshur me pushtet juridik dhe mediatik… Këto njerëz, të gjithë së bashku, madje,  pretendojnë elitën kombëtare të sotme!

Filed Under: Uncategorized

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

” ALBDREAMS TELEVIZION “

RADIO ILIRIA DETROIT

REKLAMONI BIZNESIN

PAMJE NGA KELMENDI

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

Shqiperia dikur kliko foton

BISEDE ME MJESHTRIN E MADH

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mjaft shkove pas njerëzve që nuk duan të jenë në jetën tënde…
  • Kryetari nuk hiqet me statut!
  • TRIDHJETË XHAMIAT E NJË TYRBE NË MALËSI TË MADHE
  • Gulf, skema e radhës e piramidës së naftës, kush i mbron konsumatorët nga kompanitë offshore?!
  • Surpriza e Lulzim Bashës, fut Jozefina Topallin në Këshillin Kombëtar të PD
  • DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes
  • Emrat e te akuzuarve per shitje te statusit te veteranit në Kosove.
  • Gazetaria e AlbDreams Televizion,Kozeta Bruçaj ” Çfarë mendojne shkodranet per mergimin dhe emigrantet?”
  • Kisha dhe xhamia e Tuzit ruajnë simbolikën e bashkëjetesës fetare

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate
E ardhmja e individualizmit amerikan.

E ardhmja e individualizmit amerikan.

Një përshkrim brilant i shpirtit të Amerikës, nga … [Vazhdo....]

Vlerat ushqyese të vezës. Pse nuk duhet ta hiqni nga dieta juaj ushqimore?

Vlerat ushqyese të vezës. Pse nuk duhet ta hiqni nga dieta juaj ushqimore?

Veza bën pjesë në listën e 10 ushqimeve më të … [Vazhdo....]

“THE ESPRESSO  HOUSE”

“THE ESPRESSO HOUSE”

Eshtë kafja e parë shqiptare në shtetin e … [Vazhdo....]

GJAKU I ARBERIT (Video..)

GJAKU I ARBERIT (Video..)

AlbDreams.Net Drama "Gjaku i Arberit" eshte nje … [Vazhdo....]

Krijimtaria e poetëve të Diasporës (Rasti: Pjetër Jaku)

Krijimtaria e poetëve të Diasporës (Rasti: Pjetër Jaku)

Dr. Ermira Ymeraj Pjetër Jaku si krijues larg … [Vazhdo....]

“Shqipja” gjuhë e vështirë, më shumë se 3 vite për ta mësuar

“Shqipja” gjuhë e vështirë, më shumë se 3 vite për ta mësuar

Duhen më shumë se 3 vjet për të mësuar gjuhën … [Vazhdo....]

Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë

Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë

Kafja është një nga pijet që konsumohet më shumë … [Vazhdo....]

Publikohet vendbanimi i “ më të bukurës” së kohës së Zogut

Publikohet vendbanimi i “ më të bukurës” së kohës së Zogut

Në një postim në rrjetet sociale, historiani … [Vazhdo....]

Një raketë e re që shkurton distancat mes kontinenteve

Një raketë e re që shkurton distancat mes kontinenteve

Elon Musk, miliarderi amerikan që zotëron … [Vazhdo....]

Njoftim “Fondacioni Prek Cali”

Njoftim “Fondacioni Prek Cali”

Fondacioni Prek Cali organizon mbremje familjare … [Vazhdo....]

Ja 18 fitoret e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, trajnerët dhe autorët e golave

Ja 18 fitoret e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, trajnerët dhe autorët e golave

Fitorja 2-0 e Shqipërisë me Lihtenshtajnin e çoi … [Vazhdo....]

“Patër Andrea  Gjekaj  pas  100 viteve rikthehet martir në vendlindje…”

“Patër Andrea Gjekaj pas 100 viteve rikthehet martir në vendlindje…”

Perg. Ndue BACAJ Siç ishte njoftuar para disa … [Vazhdo....]

Kronika e plotë për librin “Malësoret”

Kronika e plotë për librin “Malësoret”

AlbDreams.Net & ACTV Po sjellim të plotë … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Radio Evropa e Lirë
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Daily
  • Shkodra Info
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Radio Evropa e Lirë
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Daily
  • Shkodra Info
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

Prek Cali

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Cili ishte dhe është roli i UDB-se në diasporen Shqiptare në Amerikë?

Cili ishte dhe është roli i UDB-se në diasporen Shqiptare në Amerikë?

Nga Rush DRAGU Vasel … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

Gjonaj: Mr. Riza Rexha, Historian i së vërtetës

Gjonaj: Mr. Riza Rexha, Historian i së vërtetës

Gjekë Gjonaj Mr. Riza … [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Sot, në orën 12:00, u … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Kam lindur në Shkodër me … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

April 2018
S M T W T F S
« Mar    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

Copyright © 2018 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in