AlbDreams.Net

Luftë kundër lakmisë për përfitim
Rreth 40 organizata të lëvizjes kritike ndaj bankave “Occupy” i  penguan punonjësit e bankave që të futen në zyrat e tyre. Një numër i  madh policësh u përpoqën që t’i largojnë demonstruesit.

E gjelbra kundër laramanes. Dhe midis barrikadave. Mbi 5000 policë nga e  gjithë Gjermania e rrethuan plotësisht lagjen e bankave të Frankfurtit.  Me jelekë antiplumb, me gjymtyrë të mbrojtur me koraca plastike të  forta dhe me helmeta speciale, ata presin pas kangjellave të dyfishta.  Në orën 6 të mëngjesit donin të afroheshin aktivistët nën moton  “Blockupy” dhe të bllokonin hyrjet për në bankat më të rëndësishme. Por  në këtë orë nuk duket askush.

Policia është armatosur

Për gjithë natën pritën policët dhe forca të tjera të sigurisë pas  gardheve të mbrojtjes. Të gjithë shpresojnë që asnjë nga aktivistët të  mos arrijë t’i kapërcejë kangjellat.

Pak pas orës shtatë duken njerëzit e parë në afërsi të zonës së  ndaluar. Me hapa të shpejtë ata ecin nëpër rrugët bosh. Nga xhepat  nxirren telefona celularë. Këmbehen vështrime pyetëse dhe të pasigurta.  Shumica kapitullojnë dhe nisen sërish në rrugën e shtëpisë. Kjo nuk të  çudit, sepse hyrjet e bankave janë bllokuar me dërrasa. Këtë bankat e  kanë bërë vetë, nga droja për sulmin e pritur. Në banka nuk gjen sot  thuajse askënd. Këtë të premten, edhe në Bankën Qendrore Evropiane punon  vetëm një ekip emergjence.

Qetësi para furtunës?

Në lagjen e bankave është qetësi. Vetëm paradite, disa kolona me  automjete policie dhe me sirena kalojnë nëpër territorin e panairit.  Atje është mbledhur një grup prej rreth 50 “demonstruesish blockupy” me  pankarta.

Qytetin e tyre me çadra para BQE e kanë larguar prej ditësh me forcë  nga sheshi. Nuk zgjat më shumë se pesë minuta dhe demonstruesit  rrethohen nga policia. Ata nuk i lejojnë të ecin më tej.

Fillojnë të dëgjohen të thirrura “buuu” nga demonstruesit. Por ata  qendrojnë paqësorë. Edhe forcat e policisë. Gazetarë dhe kameranë  afrohen me nxitim dhe nisin intervistat e tyre. A nuk ka dështuar  aksioni i tyre meqenëse lagjia e bankave u bllokua, i pyesin. “Jo,  absolutisht jo”, thotë njëra nga demonstrueset.

Policia e ka kryer më së miri punën e tyre, për t’i mbajtur bankierët  larg nga vendet e punës, deklarojnë shumë demonstrues me cinizëm. Por  policëve përreth kjo nuk u duket zbavitëse. Kalimtarë të rastit tundin  kokën me mosbesim dhe e pyesin grupin e demonstruesve, nëse beson se  mund ta ndryshojë me disa aksione mënyrën e të menduarit të menaxherëve  të bankave ose sistemin bankar. “Ky është natyrisht një proces i  ngadaltë”, deklaron një protestues. Por ka rëndësi që të tërhiqet  vëmendja që ekzagjerimet e botës financiare nuk duhet të pranohen kështu  nga qytetarët. Bankierët e sulmuar në këtë mënyrë nuk mësojnë gjë për  demonstratat. Protestat e lajmëruara në vazhdim do të kërkojnë në  fundjavë angazhimin e mëtejshëm të policisë.

Autor: Wolfgang Dick / Auron Dodi

Redaktoi: Pandeli Pani

Grima: Reagimi i Rudi Vatës jo profesionist, ndaj fierakëve fitore
Intervistoi: Redan BUSHATI

Armir Grima ka nisur karrierën e tij si trajner dhe menjëherë me  ekipin me të cilin ka luajtur si portier mbi 20 vite. Vllaznia, ekipi i  zemrës, pasi e ka pozicionuar atë si drejtor sportiv të klubit, tashmë i  ka besuar edhe timonin e drejtimit të këtij ekipi, pas shkarkimit të  Rudi Vatës. Kështu, Grima merr drejtimin e ekipit të Vllaznisë në një  situatë të pafavorshme për kuqeblutë dhe për më tepër me shumë polemika  rreth gjirit të ekipit. Megjithatë, Grima i tha ”po” ftesës së  drejtuesve të klubit. Ai nisi kështu udhëtimin e tij, por me humbje,  pasi Vllaznia u mund nga Bylisi. Këtë javë shkodranët presin Apoloninë  në ”Loro Boriçi”.

Trajneri i ri i Vllaznisë në këtë intervistë shprehet për fitoren  e padiskutueshme të kuqebluve ndaj fierakëve si dhe për të ardhmen e  tij. Gjithashtu gjatë intervistës preket edhe arbitrimi dhe shkaqet e  humbjes ndaj Bylisit. Për më tepër ndjekim intervistën e 38 vjeçarit  shkodran, Armir Grima:

Nacional Albania:  Komenti juaj për ndeshjen e humbur me ballshiotët.

Armir GRIMA: Ndeshja në Ballsh ishte shumë e rëndësishme për ne, pasi në këto  momente na nevojiten pikët. Zhvilluam një pjesë të parë të dobët,  pavarësisht se kundërshtari me lojën e tij nuk na rrezikoi aspak. Edhe  rasti i golit të Bylisit ka ardhur si rezultat i veprimeve tona  amatoreske, pra nga mënyra se si e pësuam. Ndërsa në pjesën e dytë  korrigjuam në shumë drejtime, të cilat i shikuam që nuk shkonin në  pjesën e parë. Pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë dominuam lojën dhe  rrezikuam mjaft portën e kundërshtarit, pavarësisht se nuk arritëm të  shënonim. Të vjen vërtet keq, pasi ashtu siç shkoi ndeshja, mendoj se  barazimi do të ishte rezultati më i drejtë.

Nacional Albania:  Ju keni deklaruar pas ndeshjes se në  humbjen e Vllaznisë ka ndikuar gjykimi i dobët. Pse kaq mllef dhe  gjykime të njëanshme kundër shkodranëve?

Armir GRIMA: Arbitrimi ka pjesën e vet në këtë  sfidë, por unë nuk dua të merrem me të. Duhet theksuar se ne i patëm  rastet për shënim dhe nuk ishte arbitri që na pengoi që ato raste t’i  kthenim në gol. Gjithsesi, kam vendosur sa kohë që do të jem trajner i  Vllaznisë nuk do të merrem fare me gjykimin dhe arbitrat.

Nacional Albania:  Cila është gjendja e ekipit pas largimit të teknikut Vata?

Armir GRIMA: Besoj  se futbollistët e Vllaznisë janë profesionistë dhe puna e tyre është që  të japin maksimumin për ekipin e tyre. Ato duhet të stërviten dhe të  zhvillojnë ndeshje në lartësinë e duhur, pavarësisht se çfarë politikash  ndjek klubi ose ndryshimeve që bëhen në vazhdimësi. Sigurisht që këto  ndryshime janë në të mirë të punës.

Nacional Albania:  Ndeshja e radhës kundra fierakëve. Çfarë presim nga Vllaznia në këtë sfidë?

Armir GRIMA: Në ndeshjen e radhës ndaj fierakëve ne  synojmë fitoren dhe asgjë tjetër përveç saj. Tre pikët në këtë ndeshje  janë të domosdoshme për ecurinë tonë, ndaj nuk ka rezultat tjetër veç  marrjes së trepikëshit. Po punojmë intensivisht së bashku me A.Premçin  dhe V.Sinanin që të arrijmë tek fitorja.

Nacional Albania:  Cila do të jetë e ardhmja juaj pas mbarimit të këtij sezoni?

Armir GRIMA: E ardhmja ime pas mbarimit të këtij  sezoni futbollistik do të jetë përsëri tek Vllaznia. Pozicioni që do të  mbaj do të jetë ai i drejtorit sportiv për të kontribuar në rritjen e  Vllaznisë, gjë të cilën e presim të gjithë, së bashku me tifozat e  zjarrtë shkodran.

Nacional Albania:  Së fundi, një gjykim të  përgjithshëm por të sinqertë në lidhje me debatin mes trajnerit të  larguar Rudi Vata dhe drejtuesve të klubit Vllaznia. Gaboi Vata apo e  sabotuan drejtuesit e bashkisë?

Armir GRIMA: Unë mendoj se reagimi i Rudit në media  në lidhje me shkarkimin e tij është jo profesionist dhe i dëmshëm për  emrin e Vllaznisë. Ne si klub i kemi krijuar atij kushtet maksimale që  mund të ketë një trajner në Shqipëri. Vata ka pasur dorën e lirë për çdo  blerje, pra ardhje lojtarësh të rinj në ekip si dhe për çdo vendim, i  cili ka të bëjë me ekipin. Pra, Rudi Vata ka pasur gjithë hapësirën e  nevojshme dhe dashamirësinë e klubit në vendimmarrjet e tij. Por, si  pikët dhe rezultatet e pritura të Vllaznisë kanë munguar gjatë periudhës  së drejtimit të tij. Më vjen keq që Vllaznia nuk ka arritur objektivat e  saj, por nuk është klubi që ju bë pengesë Rudit. Asnjë trajner që do të  vijë në Shkodër nuk ka për të pasur luksin dhe komoditetin në çdo gjë  ashtu siç e ka pasur Rudi Vata.

DEKLARATA E RUDI VATES

Mjeshtri Agron Alija
Balerini i vjetër Rexhep Demetja thotë se ka punuar 30 vjet me  të  ndjerin Agron Alija. Është një nga bashkëmoshatarët e tij. Ata për   shumë kohë kanë kërcyer bashkë në skenë. I prekur thellë për humbjen e   Mjeshtrit, ai sjell kujtime shumë të bukura që nga rinia e hershme kur   vallëzonte në skenë, e deri në ditët më të fundit të jetës.  Kujton   premierën e parë të rinisë së tyre, baletin “Partizani”. Ishin shumë të   rinj në atë kohë dhe të dy kanë kërcyer rolin e parë. Rexhepi dublonte   Agronin në këtë premierë dhe ngaqë e admironte talentin e tij, ndihet   edhe sot i lumtur për këtë. Tashmë i lënduar për humbjen e tij në   intervistën për “Shqiptarja.com” kërcimtari dhe studiuesi i koreografisë   Rexhep Demetja sjell në kujtesë jo vetëm mbresat më të bukura nga koha   që kaloi me Mjeshtrin e skenës, por prej tij rrëfehen për herë të parë   sukseset dhe trofetë e balerinit Agron Alija në moshën e rinisë

Zoti Demetja, ju jeni pothuajse bashkëmoshatar, keni punuar me të, çfarë kujtimesh ruani nga Agron Alija?

-Ruaj  kujtime të bukura me Agronin, si bashkëmoshatar, por edhe si  partner në  skenë me të. Sot e ndjej veten të dëshpëruar dhe të humbur,  se humba  një mik shumë të madh, shumë të shtrenjtë. Kemi qenë kolegë,  keni  kërcyer bashkë. E veçanta e këtij momenti është se unë jam shumë i   prekur thellë në shpirtin e tij për humbjen e madhe të profesorit,  sepse  kujtoj që në vitin 1967 në premierën Partizani kërcyem të dy të  njëjtin  rol të parë. Ishte një balet shqiptar me motive klasike dhe  nacionale  dhe unë isha dublues i Agron Alisë. Kam edhe një kujtim  tjetër te baleti  “Lola” me tri akte, ku kam kërcyer bashkë me Agronin.  Por ç’të them…  unë e kisha para syve në gjithë jetën time artistike.  Sot humba një mik  të madh, një figurë të madhe, siç ka humbur edhe  baleti shqiptar një  njeri të madh. Panajot Kanaçi dhe Agron Alija janë  të papërsëritshëm në  historinë e koreografisë dhe të mos harrojmë edhe  të etnokoreografisë  shqiptare. Kohët e fundit unë jam lidhur edhe më  shumë me Maestron,  sepse kam botuar disa libra me artikuj për historinë  e koreografisë  shqiptare. Për të gjitha premierat që ka vënë Agron  Alija, sidomos për  “Zhizelin” që ka qenë një realizim i shkëlqyer, kam  botuar disa artikuj  në gazetat shqiptare.

Çfarë të bënte më shumë përshtypje ndër cilësitë Mjeshtrit Agron Alija?

-Që  ai që në moshën 30-vjeçare dhe në moshën që 70-vjeçare kishte të   njëjtën energji, të njëjtën forcë në krijimtari. Ishte njeri me fantazi   të madhe. Mbi të gjitha ai ishte njeri i mrekullueshëm. Ai kurrë nuk u   ka bërë keq njerëzve, nuk fliste keq, dhe kur donte të fliste ndonjë.   “Mos!”, thoshte. “Mos se jemi miq”.

Ju keni qenë pranë tij që nga koha e rinisë, çfarë kujtoni kur ai ishte një balerin ende i ri?

-Ai  në vitin  1950 shkoi në Moskë për studime bashkë me Zoica Haxhon,   Ganimet Vëndreshën, Petrit Borshin, Xhemil Simixhiun. Shkuan të   studionin në Bashkimin Sovjetik për kërcimtar klasik. Erdhi në Shqipëri   në vitin 1956 pas gjashtë vjet studimesh. Aliaj ishte solisti kryesor i   trupës së baletit. Kur erdhi më gjeti aty në opera. T’ju them një  gjë..,  unë nuk kam mbaruar për balet, kam mbaruar për Gjuhë-Letërsi.  Por kisha  aftësi kërcimi dhe kam kërcyer 26 vjet në opera. Me Agronin  sapo erdhi  nga Bashkimi Sovjetik më pëlqente të rrija me të. E  çuditshme ishte…!  Kur rrije me të sikur merrje krahë. Që në atë kohë  ai kishte mendime  shumë të përparuara, demokratike. Nuk i shfaqet shumë  mendimet hapur,  por në shoqëri ai shfaqte idetë dhe ndjenja  demokratike.

Ç’ndjenja demokratike shfaqte sipas jush?

-Po  ja, në mënyrën si krijonte lirshmëri në marrëdhëniet mes shokëve  dhe  shoqeve me një frymë humane, ishte i hapur dhe tolerant. Nuk të  linte të  gjykonim ose të flisnin keq për shokët ose shoqet. Na  ndihmonte të  ishim shumë më të hapur e të sinqertë në shoqëri, sepse  koha dhe  ideologjia diktonin një frymë të kundërt. Sa njeri bujar që  ishte. Ishte  gati të ndihmonte në situata të vështira.

Le të kthehemi tek rolet…

Për  të nuk kishte role të vështira, në rolin e Pavlos në baletin  “Lola”, që  ishte më i vështiri arriti të bëjë dhjetë pirueta. Në skenë  të bësh  dhjetë pirueta është vështirë, vetëm Agron Alija mund t’i bënte  para 50  vjetësh. Ai ishte valltar i shkëlqyer. Të gjitha baletet që ka  kërcyer  kanë diçka të bukur që mbetet në mendje.

Mund të na i thuash disa?

-Për shembull, Romeo e Xhuljeta. Ishte aq aktor dhe aq teknik sa më dukej sikur ishte një Romeo në jetë dhe jo në skenë.

Cila balerinë ishte Zhuljeta?

Zoica  Haxho. Kishin mbaruar një shkollë dhe Zoicën, e ka pasur  gjithmonë  partnere. Edhe në festivalin e Helsinkit të Finlandës, kur ka  shkuar në  vitin 1962, ai fitoi Çmim të parë në Festivalin e Rinisë.  Unë jam  bashkëkohës i tyre. Ç’të them unë. Ishte shumë i ri dhe ishte i   përsosur, qoftë si ekzekutues, qoftë si interpretues, por si   interpretues ishte i përkryer. Ai luajti rolin e Pavllos te baleti   “Lola”, një balet spanjol dhe luante si të ishte një spanjoll i vërtetë.   Ishte shumë elastik. Si balerin ishte i shkëlqyer. Si Ai nuk ka ardhur   njeri në Shqipëri. Ishte i mirë edhe balerini Miltiadh Papa, por   Miltiadhi kishte një mënyrë individuale, kërcente vetëm se ishte pak i   shkurtër.

Ju  na kujtuat se ka futur në baletin shqiptar edhe elementët  etnografikë.  Si arrinte Mjeshtri Alija t’i përfshinte këto në baletin  klasik?

-Për  të ishte normale. Ai i jepte prirje nacionale baletit, duke   bashkëpunuar edhe me muzikën e kompozitorit Nikolla Zoraqi. Ai ka   ndërtuar një premierë të shkëlqyer me këto elementë në turneun e që u bë   ne Republikën e Kinës, si një koreograf i shkëlqyer me “Cucën e   Maleve”. Pati aq sukses sa nuk kishte më bileta. Çfarë elementesh ka   futur dhe si, thoni ju. Në baletin “Cuca e Maleve” që ishte vepër   nacionale futi këto elemente të baletit klasik botëror si “pirueta”,   “tura”, “adekua”, “patëdë”… është gjuhë specialistësh kjo nuk i njihni   ju. Por ai këto i shkriu në baletin nacional në mënyrë të përkryer.   Dikur kishte ai kishte studiuar për kërcimtar klasik, por duke punuar   pareshtur u bë një baletmaestër i mrekullueshëm. Ishte universal, i   binte pianos shkëlqyeshëm, bënte poezi shkëlqyeshëm, baletmaestër, ishte   kompozitor, artist në skenë. Dhe mbi të gjitha: i mrekullueshëm si   njeri. Kur isha në Kinë unë kisha ditëlindjen. Ka qenë 28 maj. Na zuri   28 maji në Shangai. Nuk e di nga e mori vesh Agroni ditëlindjen time.   Ishim në një nga ato tavolinat e rrumbullakta në Shangai, në një godinë   mbi 20- kafshe. Ai më befasoi kur ngriti dolli për ditëlindjen time. Më   habiti, si mundet ky njeri mes këtyre emocioneve për premierën të   kujtohej edhe për ditëlindjen time. C’t'ju them më unë(Qan). Ky ishte   Agron Alija.

Arvizu “rrëzon” Topallin: Nanon s’e duan se nuk e kontrollojnë dot si president
Intervistoi: Arian Çani

Për ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, Ismail Kadare është i  painteresuar për Presidencën, Jozefina Topalli, kandidaturë partiake dhe  Fatos Nano, kandidati më pak i kontrollueshëm. I ftuar në emisionin  “Zonë e Lirë” e Arian Çanit, Arvizu ka komentuar listën e gjatë të  kandidaturave, darkën me Edi Ramën dhe faktin se një President me 71  vota do të ishte shans i humbur për Shqipërinë.

Restorantin e kishit zgjedhur ju apo Edi Rama?

Në fakt ne përzgjodhëm një restorant të mirë, sepse mendoj se është një nga restorantet më të mirë.

A kishte ngjala?

Kemi folur për ngjalat, por nuk kishte ngjala…

Rama ishte i mërzitur apo i gëzuar?

Meqenëse kishim bashkëshortet gjithashtu, duhej që të silleshim shumë  mirë, por të jem i sinqertë me ju, pra pasi nuk kaloi shumë kohë që  ambasadori mbërriti në Shqipëri, ndodhi incidenti i 21 Janarit dhe fill  pas kësaj pastaj ishin zgjedhjet vendore, ishin zgjedhjet e Tiranës,  kështu që ka qenë një kohë e vështirë për vendin, për PS-në dhe Ramën  dhe kemi zhvilluar shumë biseda dhe disa prej tyre në fakt kanë qenë pak  të vështira, por mendoj që është e natyrshme sepse jemi njohur në një  farë mënyre në rrethana të vështira. Por mund t’ju them sinqerisht që  tani kemi një marrëdhënie të shkëlqyer…dhe veçanërisht gjatë muajve të  fundit unë ndihem shumë i hapur dhe komod me të dhe besoj se edhe ai  ndihet kështu…

U prit mirë lajmi që vajti Rama tek Meta, u kënaqët apo është rutinë, pra u gëzuat që ata shkuan bashkë?

Ata kanë një të shkuar interesante së bashku dhe duhet të flasin me njëri-tjetrin, kështu që sigurisht është një gjë e mirë.

Kur e dëgjuat që ishte 7-orëshe kjo darkë në Durrës në  shtëpinë e Ilir Metës, u habitët ndopak, u çuditët ndopak si ka mundësi  që ata ishin kaq keq me njëri-tjetrin?

Nuk u habita, sepse në rrethana ka shumë ecejake.

Pra mund edhe të besojmë se ky takim është organizuar nga SHBA?

Joooo.

Keni deklaruar pak ditë më parë që Presidenti, jo vetëm duhet  të dalë pas konsultimeve, por duhet të zgjidhet që në raundin e parë.  Sikur këta njerëzit që kemi vërdallë, pra njerëzit që vendosin liderët,  të mos e zgjedhin me 84 vota dhe ky proces të shtyhet deri sa mund të  zgjidhet shumë më vonë. Ku shkon reputacioni i SHBA-ve?

Në gazetën “Mapo” çdo ditë botohen karikatura të tilla dhe nuk e di nëse e keni parë këtë.

A mund ta ma komentoni këtë?

Jam përpjekur që të shmang përdorimin e termit president konsensual,  pasi termi konsensual nënkupton gjëra të ndryshme për persona të  ndryshëm dhe mendoj se nëse nuk arrihet një konsensus, nuk besoj se ky  duhet të jetë shkaku i një krize politike. Ka një proces kushtetues,  pra, kur themi këtë, themi që janë tri raundet e para dhe nevojiten 84  vota. Do të doja shumë që jo vetëm 84, pse jo edhe 140…Pra do të ishte e  shkëlqyer nëse do të mund të realizohej kjo.

Po nëse nuk realizohet, prapë është OK?

Nëse ata përpiqen në më të mirën e tyre, unë besoj se ata mund t’ia dalin mbanë…

nëse duan, ata mund ta arrijnë konsensusin.

Po nëse për një moment Berisha do të zgjedhë një nga njerëzit  e tij kryesorë të partisë së tij me 71 vota. A mendoni se kjo mund t’ia  rrezikojë seriozisht pushtetin

në 2013? Pra nëse merr Presidentin, a humbet zgjedhjet?

Unë mund ta kuptoj se pse ai dëshiron dikë që ai e beson, ndoshta jo  vetëm që e beson por edhe që mund të ndikojë, por mendoj se ai duhet të  mendojë për çështjen më të madhe. Me gjithë respektin për personat që  janë pjesë e kabinetit qeverisës, ky nuk është post në kabinetin e  Kryeministrit, por është një post që është Presidenti i Republikës dhe  konsideratat që hidhen duhet të shkojnë përmes këtij procesi, që mendoj  se duhet të jetë vërtet konsultativ

Do ta uroni presidentin me 71 vota ju si SHBA?

Nëse vjen puna tek zgjedhja e dikujt në raundin e katërt ose të  pestë, pra me 71 vota dhe kjo do të bëhej në përputhje me Kushtetutën, a  do ta pranonte bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA këtë? Nëse ajo do të  bëhej në përputhje me Kushtetutën po, por unë do ta shihja dhe SHBA do  ta shihte si një shans i humbur, si një mundësi e humbur sepse do të  kishte pasur një mundësi që të kishim një president që kapërcen partitë  politike dhe për cilëndo arsye ata nuk kanë qenë në gjendje ose nuk kanë  qenë të gatshëm për të konkluduar në një arritje, kështu që e shoh këtë  si një mundësi pse të mos vendoset dikush me 84 vota, mund të bëhet.

Në ç’kuptim një shans i humbur?

Një shans i humbur për të lënë mënjanë të gjitha interesat partiake,  partizane, pra PD-ja me interesat partiake, PS-ja po ashtu, në mënyrë që  të arrihet në një marrëveshje se cili është kandidati më i mirë për të  qenë presidenti i Republikës dhe pastaj në 2013-ën le të fitojë partia  më e mirë.

Meqenëse ju jeni mbi palët, nuk jeni palë pra, ju vetë keni në plan të çoni dy-tre propozime, dy tre emra?

Dy pika këtu kemi. Berisha ka thënë që kandidati duhet të vijë nga  PD-ja, ndërsa Rama ka thënë që ne do të pranojmë cilindo, mjafton që të  mos vijë nga PD. Pra ka një hendek shumë të madh, por është e mundur që  të mund të afrohet dhe kemi parë gjithë këta persona, p.sh, ju përmendët  Rama, Meta që janë takuar, Nano po ashtu, që në fakt ka qenë shumë më i  ngarkuar dhe kjo është gjë e mirë që ata po takohen me njëri-tjetrin,  por problemi shqetësues që unë kam është nëse ata të gjithë do të  takoheshin për të pasur një kandidat konsensual, pra për 84 vota mendoj  se kjo do të ishte e shkëlqyer dhe SHBA do të ishin shumë të kënaqura,  por kam këtë ndjesinë që ajo që po ndodh është që grupe të ndryshme po  përpiqen që të arrijnë dhe të mendojnë se si mund ta arrijnë këtë 71.

A ju duket njësoj 21 janari edhe pas kësaj darkës në Gjirin e Lalëzit?

Në cilëndo rrethanë, ajo që ka ndodhur në 21 janar është një situatë e  tmerrshme. E kam përmendur një herë se nga të gjitha ato thënie që unë  kam dëgjuar, ajo që më ka pëlqyer ka qenë ajo që ka thënë Fatos Nano. Ai  tha se nëse do ishte në PD, do fajësonte PS-në që organizoi një  demonstratë të dhunshme. Sepse sulmuan Kryeministrin, gjë që në  demokraci nuk duhet të ndodhë. Dhe kjo është absolutisht korrekte. Por  në demokraci forcat e sigurisë nuk duhet të qëllojnë me armë mbi  protestuesit që janë të paarmatosur dhe t’i vrasin ata. Dhe ajo që zoti  Nano përshkroi është ajo çka quhet si dështim apo thyerje e sistemit.  Nuk dua që të futem në kritikë për Presidentin apo Prokuroren e  Përgjithshme, sepse mendoj se ata u përpoqën në mënyrën e tyre për t’i  bërë gjërat në një mënyrë. Dhe ne kemi punuar ngushtësisht me  Prokuroren, por është e drejtë që të thuhet se secili prej tyre ose ka  bërë një gabim, ose nuk bënë diçka që mund ta kishin bërë në mënyrë që  situata të ishte më e mirë.

Rubrika traditë në këtë emision quhet “Kërkohet një  president”. Të shikojmë ku do të përqendroheni më shumë. Shpresoj të mos  mërziteni sepse kam një listë jo të vogël emrash… Ismail Kadare, me të  cilin ju u takuat vetëm pak ditë më parë dhe ju i keni kërkuar të bëhet  president, ai ju ka thënë jo. Është e vërtetë?

Jo. Nuk i kam kërkuar. Ai zakonisht në fakt është personi që tërheq  dhe merr duartrokitje më të fuqishme dhe është tejet e kuptueshme, sepse  ai është një person shumë i admirueshëm dhe i dashur për shqiptarët.

A mund të jetë president Kadare sipas jush?

Para se ta bëjë këtë gjë duhet ta dojë, nëse do ta bëjë. Dhe mesa duket ai ka thënë që nuk është i interesuar.

Dhe jua tha këtë, s’më intereson….

Kur ne takohemi flasim për gjëra të ndryshme, por flasim dhe për politikën.

Po imagjinojmë sikur Kadare ju merr në telefon dhe ju nuk  përgjigjeni dot se jeni në një mbledhje dhe në sekretarinë tuaj  telefonike lihet një mesazh nga Kadare. Ju e hapni më vonë celularin dhe  dëgjoni atë që ju ka thënë Kadare dhe duhet të jepni përgjigje. Ai ju  ka lënë këtë mesazh dhe më jepni një përgjigje: “Zoti ambasador, Ismail  Kadare jam, do t’ju lutesha që ashtu siç e lamë në takimin e fundit, të  ma mbyllnit ju këtë punën e moskandidimit tim se po më çmend ai Edi Rama  çdo ditë me sms mua dhe Elenën. Jo për ndonjë gjë, por ata po e  përdorin emrin tim për të provokuar Berishën. Zoti ambasador, ju e dini,  unë kam hallin e çmimit ‘Nobel’ dhe do rri unë të merrem me sherret e  këtyre këtu në Tiranë”, si do t’i përgjigjeshit?

Unë do t’i thosha në fakt se unë ndjej njësoj si ju. Dhe mendoj se ai  është shumë i interesuar në politikë. Ai i ndjek gjërat ngushtësisht,  por për shkak të asaj që ai është, ai e ka të qartë që njëra palë ose  tjetra do përpiqet ta përdorë. Ndaj nuk do të jetë pjesë e kësaj.

Nëse Kadare do pranonte, ambasadori do thoshte që shumë mirë?

Unë do thosha: zotëri, nëse kjo është ajo që ju doni të bëni dhe ju  mendoni që jeni i gatshëm për ta bërë këtë, atëherë ju uroj shumë fat.

Ilirian Celibashi…E njihni besoj, zoti Ambasador?

E di si emër, por nuk di shumë rreth tij. Kam kuptuar që ka qenë kreu  i KQZ-së dhe kam dëgjuar që ai ka bërë një punë shumë të mirë. Kështu,  nëse mund të ketë bërë një punë të mirë duke punuar në KQZ, kjo flet  diçka për personin, sepse herën e fundit nuk ka funksionuar shumë mirë.  Por nuk e kam takuar asnjëherë dhe as biseduar me të.

Unë do të përgjigjesha, zotëri do të kisha dëshirë që të bisedonim  për këtë, por duke parë përvojën tuaj në KQZ, në fakt do isha më i  interesuar për ndihmën tuaj për të ndrequr problemet në KQZ.

Nora Malaj… Është zëvendësministre e Arsimit. Është  hera e parë që del si kandidaturë që ka dalë nga LSI-ja. Ajo që është  tërheqëse për të është sepse së pari ka një prejardhje nga fusha e  arsimit. Dhe fakti që është grua është diçka pozitive. Dhe duke parë  edhe rolin e LSI-së mund të krijojë mundësi interesante. Më pëlqen sepse  e kemi takuar në disa raste dhe kemi biseduar. Por nuk e kisha menduar  atë si presidente.

Unë do t’i thosha paç fat, sepse mund të sjellësh disa cilësi  interesante. Është një punë shumë e vështirë dhe është vite dritë larg  me të qenit zëvendësministër Arsimi.

Neritan Ceka... Zoti Ambasador ju e njihni, ka qenë kundërshtar i gjithë dynjasë, arkeolog me profesion. A mund të bëhet President?

Ai ka një prejardhje shumë interesante. Kam zhvilluar këtu në  Shqipëri shumë pak biseda me të. Por para nja dy javësh kemi qenë së  bashku në Nju Jork dhe unë e pyeta si ka mundësi që të gjithë po flasin  që ti të jesh kandidat presidencial? Dhe ai m’u përgjigj: s’e kam idenë.  Nuk më tha as po, as jo, vetëm më tha se nuk e kam idenë. Dhe unë i  thashë që sigurisht ju kam parë në programin e Çanit.

Nga njëra anë mund të flitet për pamjen fizike dhe mund të thuhet se  kjo është një cilësi sipërfaqësore. Kështu që kjo ndoshta është një  plus, besoj. Mendoj që është një kandidat intrigues.

Paskal Milo….

Ai duket në fakt që sillet në një mënyrë të sjellshme dhe plot dinjitet

Pak si presidenciale apo jo?

…Edhe madje kur është i pakënaqur, duket sikur kontrollon emocionet,  megjithëse është shumë zëfortë për mënyrën se si ndihet. Mendoj që është  një cilësi e mirë…

Fatos Nano zonja dhe zotërinj, shkurt Tos Nano, ata që e  njohin më nga afër i thonë thjeshtë Tosi. Z. Ambassador është e  çuditshme por ju për këtë Tos Nanon po t’ju masim minutat, keni folur  për Nanon më shumë nga gjithë të tjerët. Si ka mundësi? E keni një pikë  të dobët Nanon apo ?

Unë mendoj që është një figurë politike shumë mbresëlënëse e  mahnitëse. Kur shikon origjinën, prejardhjen e tij, se si ai ka qenë  njëherë në krye të pushtetit dhe pastaj doli. Ka jetuar në Vjenë për  disa vite dhe tani është rikthyer. Një gjë që admiroj ose që është  interesante rreth tij është se disa njerëz ma kanë përshkruar atë, (ai  ka dhe pluset dhe minuset e tij sikurse të gjithë ne), por njerëzit më  kanë thënë që kur Fatos Nano ka qenë Kryeministër, ai ka qeverisur me  një bërthamë liberale, me zemër liberale.

Kjo është e vërtetë…

Dhe kur shoh rreth e rrotull, nuk shoh njerëz që kanë një bërthamë  liberale sikurse Nano. Dhe mendoj ky është problemi këtu me politikën.  Mendoj që është një cilësi shumë e mirë. Cilësia për të parë në mënyrë  pozitive, për të parë në mënyrë liberale, kjo është një cilësi shumë e  mirë për t’u pasur.

Por si ka mundësi që as Rama, as Berisha dhe as Meta nuk e duan?

Nga të gjithë kandidatët, ndoshta me përjashtim të z. Kadare, ai  është personi që ka bazën e tij të pushtetit. Dhe ndoshta ai është  personi më pak i kontrollueshëm nga cilido. Sepse ai ka rrejtin e tij të  njerëzve. Dhe për këtë arsye, ndoshta mendoj se ka pak hezitim nga ana e  drejtuesve.  Por më pëlqen fakti që ai po përpiqet të jetë një kandidat  konsensual. Ai nuk po përpiqet që të mbledhë 71 vota, jam i sigurt që  edhe mund t’i  marrë, por ai po përpiqet të marrë 84.

Ambasador, është momenti që ju merr Nano në telefon  gjithashtu dhe ju thotë: Nano jam, z. Arvizu, me gjithë respektin më  lejoni t’ju them që nëse këta të tre, Rama, Meta dhe Berisha nuk gjejnë  konsensusin për emrin tim, me gjithë dashamirësinë tuaj, unë ju jap  fjalën se do t’i shkatërroj politikisht përfundimisht…

Nëse ai do të më telefononte dhe do të thoshte këto, unë do t’i  thosha: Nano, kjo në fakt nuk është diçka që ngjason me ju, sepse e di  që ju jeni shumë i interesuar për t’u bërë President dhe ndoshta do t’ju  duhet që të arrini disa marrëveshje për këtë, por të përpiqeni që të  shkatërroni rivalët politikë, nuk më ngjason, nuk më tingëllon si ju.  Duhet të ketë një rrugë tjetër…

Ridvan Bode, ministri aktual i Financave?

Janë dy gjëra që janë shumë interesante me të. Para së gjithash është  se, të gjithë personat me të cilët flas, më kanë thënë që është shumë i  mirë për sa i përket çështjes së financave, ai i kupton shumë mirë  çështjet financiare. Diçka tjetër lidhur me Boden është se, ndonëse  është qartësisht një person që i përket PD-së, ai nuk druhet, pra nuk ka  frikë të ngrejë zërin e tij dhe të mos bjerë dakord. Do të shpresoja në  fakt që të kishte më shumë që ta bënin këtë. Dhe më kujtohet se kanë  pasur një mosmarrëveshje për një taksë për automjetet. Qartësisht, ai i  përket PD-së, ai bie dakord në 99 për qind të gjërave me Berishën, por  tek puna e Presidentit, pashmangshmërisht do të ketë një kohë kur të  ketë një mosmarrëveshje dhe ky person duhet të dijë të thotë jo, kështu  që është gjë e mirë.

Ridvan Bode e ka staturën për President?

Mendoj që ai është një kandidat shumë serioz.

Jozefina Topalli, Zhozi i themi me përkëdheli?

Disa njerëz në fakt e quajnë halla Jozi…Ndoshta ajo është kandidatja  për të cilën flitet më shumë. Ajo ka cilësi shumë të admirueshme dhe një  nga gjërat që më pëlqen mua më shumë rreth saj, është që sheh gjithë  këta persona që janë sot në politikë për shembull, një person ka qenë  krahu i djathtë i Berishës dhe tani është shndërruar në armikun e tij më  të vendosur ose dikush tjetër që ka qenë kritik ndaj Edi Ramës, tani  është kthyer si rreshter i Ramës, pra në një farë mënyre, njerëzit  lëvizin nga njëra anë në tjetrën. Por në rastin e saj me sa di unë, ajo  nuk ka qenë kurrë diçka tjetër nga ajo që është. Pra identifikimi i saj  ka qenë gjithmonë me partinë nga vjen, ajo rrjedh nga një familje të  persekutuarish, ka qenë shumë e sinqertë dhe shumë pranë bindjeve të saj  dhe kjo i ka shërbyer shumë, sepse në fakt ajo ka arritur që të bëhet  kryetare e Kuvendit. Por çështja qëndron sigurisht në faktin që cilësitë  që e kanë sjellë atë në vendin që është, besnikëria që është shumë  pasionante dhe shumë e qartë me identifikimin e asaj që ajo është dhe  ajo ka shumë karizëm dhe kushdo që e takon, e ndjen këtë gjë. Por  çështja është se, përderisa ajo ka arritur këtu ku është, lidhet me  faktin se është politikane partiake dhe mund të mos jetë  domosdoshmërisht cilësia ideale që do të doja për një president.  Qartësisht është një individ shumë i talentuar dhe shumë i përmbushur  dhe ajo është lidere në këtë vend si kryetare e Kuvendit, por mendoj që  do të ishte e drejtë që dikush ta pyeste: me gjithë këto përvojat tuaja,  a mund të ndërmerrni një post që kërkon cilësi të tjera, sesa ato  cilësi që në fakt kanë qenë pikat tua të forta gjatë këtyre viteve?

Pra nuk duhet të jetë Jozefina, apo jo?

Jo. Nuk e thashë këtë… ndoshta do të më marrë në telefon…

Telefonata e Topallit (imagjinare) Z. Ambasador, unë nuk jam  kaq e egër, edhe Edi Rama madje bën kot sikur është kundër meje, sepse  unë dhe ai e kemi një lidhje me gjyshen e tij katolike, kurse atë punën e  SHISH-it, unë jam e gatshme që ta zgjidhim bashkë konfidencialisht.

Unë dhe SHBA në fakt nuk e kemi këtë shqetësim. Por problemi qëndron  me njerëzit në opozitë që nuk janë mbështetës të flaktë simpatizantë të  PD-së, kështu që në mënyrë që të jetë presidenti efektiv, ajo ka nevojë  që t’i bindë të paktën ata persona kritike që janë pjesa e opozitës, që  ajo ka gatishmërinë se do ta përmbushë postin e Presidentit në një  mënyrë dinjitoze dhe në mënyrën e duhur. Dhe një rol i rëndësishëm për  Presidentin është se Presidenti ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në  përfaqësimin e Shqipërisë sa herë që ai udhëton jashtë vendit dhe  veçanërisht në disa prej tensioneve në rajon, mendoj që nuk do të  kërkohet në fakt shumë nëse presidenti do të kishte edhe një pikë  diplomatike dhe mendoj se Topi e tregonte këtë cilësi shumë mirë. Kështu  që nëse ajo apo dikush tjetër, të qenit diplomatik është shumë e  rëndësishme….

Po të qenit katolike?

Kenedi ka qenë katolik. Pse jo… nuk besoj se kjo do të përbënte ndonjë pengesë.

Fatos Beja, një tjetër deputet i mazhorancës, a mundet të bëhet president?

Emri i tij përmendet shumë. Kam zhvilluar me të disa biseda të  shkurtra, jo në mënyrë të fshehtë, por fjala që të gjithë përdorin për  të është, zotëri i vërtetë, dhe kjo është një cilësi shumë e nderueshme…  por në përgjithësi nga ato që unë kam dëgjuar nëse gjërat do të shkojnë  të bëhen të vështira, a ka ai cilësitë e duhura për të qëndruar kundër  një force të tërë të thotë jo?..

Luan Hajdaraga?

Emri i tij faktikisht është shfaqur disa herë në listë. Nuk e njoh  fare, s’di gjë, ka shërbyer si ministër Mbrojtje në qeverinë Nano. Nuk  di asgjë rreth tij. Më vjen keq.

Unë do t’i përgjigjesha që Sekretarja e Shtetit është shumë e  ngarkuar tani. Por nëse ju do arrini të komunikoni me të, do ju japë një  këshillë shumë të mirë…

Pandeli Majko?

E njoh dhe në fakt habitem, sepse nuk përmendet më shpesh emri i tij.  Ai ka qenë kryeministër në moshë shumë të re, por ka qenë periudhë e  shkurtër. Nga ajo që kam parë dhe kam dëgjuar, ai duket sikur ka  aftësinë, mundësinë dhe gatishmërinë për të komunikuar me personat që  janë në pozitë më shumë sesa të tjerët. Ai në fakt është marrë në  konsideratë shumë seriozisht në OKB, kohët e fundit dhe nga ajo që unë  kam mësuar, që kam kuptuar, që ai ta merrte këtë post ka pasur një  mbështetje dy partiake. Nga ajo që unë di, ai ishte një kandidat serioz.  Por duhet kuptuar që bëhet shumë politikë në OKB dhe duhet të jetë një  arsye që pse nuk është zgjedhur. Unë do të thosha që Pandi, vazhdo të  bësh atë që po bën.

Artan Fuga?

Ai është profesor gjithashtu.. Nuk e njoh atë, por kam dëgjuar shumë  persona që është një intelektual brilant dhe njeri shumë stimulus.  Problemi qëndron dhe duke parë përvojën e SHBA-së njerëzit brilant,  njerëzit e shkëlqyer, akademikët, disa prej tyre bëjnë kalimin drejt një  posti zyrtar dhe bëjnë një punë të shkëlqyer, ndërsa të tjerët janë  persona krejtësisht të tmerrshëm, nuk përshtaten. Kështu që nuk di  mjaftueshëm rreth tij që ta drejtoj si duhet këtë diskutim. Por mesa  duket, të gjithë bien dakord që ai është një intelektual i shkëlqyer.  Kjo është një vlerë e shkëlqyer, por të qenit president kërkon dhe disa  cilësi të tjera shtesë dhe ai ndoshta i ka ato.

Unë do t’i përgjigjesha zoti Fuga, ju lutem më jepni tre shembuj të  filozofëve ose akademikëve që kanë bërë kalimin në këto poste publike.  Dhe më tregoni, pse ju duhet të jeni një nga këta persona që do të jeni i  suksesshëm?

Artur Zheji. Ju e njihni zoti Ambasador, apo jo?

Në fakt unë ndihem keq, sepse jemi takuar disa herë për diskutime të  shkurtra, por nuk jemi ulur ende për një kafe së bashku. Jo, nuk jemi  ulur. Sigurisht është faji im. Dhe kam biseduar me Gurin dhe do të  organizojmë një drekë ose darkë dhe do të ftojmë dhe Henrin, Arturin,  ndoshta dhe Artan Hoxhën dhe Andi Bejten. Ata që unë i quaj njerëzit e  moderuar të qendrës së djathtë dhe do të dëgjoj edhe pikëpamjet e tyre.  Më pëlqejnë shkrimet e tij dhe ndoshta të gjithë bien dakord që ai ka  një intelekt politik shumë të mirë.

Nëse do vendosej në këto negociata që presidenti të zgjidhej  nga shoqëria civile, a do ishte Artur Zheji një president i mirë apo jo?

Problemi, siç e shoh unë dhe nuk e kuptoj saktësisht përse, është se  shumë persona nga opozita me të cilët flas nuk kanë një ndjesi të  ngrohtë karshi tij. Nuk e di nëse kjo rrjedh ngaqë ai ka qenë një nga  këshilltarët e Lulëzim Bashës gjatë fushatës. Por ka qenë interesante  për mua. Kështu që këshilla ime për të është që, nëse vërtet do e kishte  seriozisht, do t’i thosha që duhet të punojë pak më shumë me opozitën.

Ka takuar Ramën tani, ka pirë kafe, e ftoi Rama…

Kjo është një nisje e mirë.

Dhe Artur Zheji e merr në telefon dhe i thotë ambasadorit:  “Unë e lashë ATSH për t’u bërë konsensual. Ç’duhet të bëj me shumë  ambasador, besoj se shkrimet e mia pro amerikane mjaftojnë apo jo?”

Këshilla ime do të ishte që ai, ndoshta duhet të kishte një listë  prej 100 personash, ndoshta persona që janë anëtar të Kuvendit, pra  deputetë ose persona që i përkasin PS-së dhe duhet të pini shumë kafe me  ta dhe të zhvilloni shumë biseda dhe këtu të nevojitet ta zhvillosh  punën.

Nju Jork: Presidenti Topi nderon me medalje personalitete të diasporës
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, nderoi mbrëmë në Nju Jork me  medalje dhe urdhra 12 personalitete të diasporës. Në një ceremoni të  organizuar nga Misioni i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, zoti  Topi falenderoi figurat e shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe  sidomos disa personalitet të klerit në diasporë. Ai foli gjithashtu për  thyerjen e barrierave të komunikimit mes shqiptarëve, 100 vjet pas  krijimit të shtetit.

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi pati mbrëmë në Nju Jork një takim  me komunitetin shqiptar, ku u shprehu mirënjohjen shqiptaro-amerikanëve  për ndihmesën e tyre në krijimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar, në  nxitjen e tolerancës fetare dhe në afrimin më të madh mes shqiptarëve.

Zoti Topi tha se vlerësonte me nota të larta kontributin e diasporës  shqiptare në Amerikë në sfidat e vështira që kaloi kombi shqiptar në 100  vitet e fundit:

“Ky kontribut ka ardhur nga zemra dhe pa marrë parasysh vështirësitë e  komunikimit, sepse për një periudhë shumë të gjatë shqiptarët kanë qenë  të ndarë. Sigurisht e kanë vuajtur shumë shqiptarët brenda Shqipërisë  atë izolim të thellë në periudhën e komunizmit, por e kanë vuajtur shumë  edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë, e kanë vuajtur shumë ata që kanë  qenë nën terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë, sigurisht edhe ata në  Maqedoni e në mal të Zi”.

Presidenti Topi tha se sot, në 100-vjetorin e themelimit të shtetit  shqiptar, të gjithë këta kufij të ndarjes janë shpartalluar dhe kjo në  sajë të kontributit të të gjithëve.

Ai foli edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në përparimin e shqiptarëve në Ballkan.

“Sot është rasti të themi që jemi aleatë në NATO, jemi partnerë  strategjikë, dhe jemi vazhdimisht në një bashkudhëtim që do ta çojë  Shqipërinë në arritje të reja”.

Presidenti Topi falenderoi figurat e shquara shqiptaro-amerikane,  duke filluar me ato të klerit. Pesë nga personalitetet e nderuara mbrëmë  pas vdekjes kanë qenë klerikë të tre besimeve që kanë ndihmuar në  krijimin e institucioneve fetare të shqiptarëve të Amerikës.

“Shqiponjat e Veriut “ triumfojnë në kryeqytet kundër legjendarëve …
Tërbuni fiton titullin e Kategorisë së Dytë, bashkë me ngjitjen në  Kategorinë e Parë, ndërsa Partizani duhet t’i gëzohet kësaj të fundit,  ngjitjes një kategori më lart.

Djemtë e terbunit kanë bërë një loje të shkëlqyer duke shënuar kështu  në portën e demave të kuq 3 here . Një ndeshje e shkëlqyer dhe një  fitore e merituar kundër legjendareve . Tribuna qëndrore e stadiumit  “Selman Stermasi” u tejmbush edhe nga femrat një fenomen i rrallë që  duhet marr si shembull edhe nga Superliga. Minuatat e para të lojës kanë  qenë të qeta me pak ngacmime nga të dyja portat . Në minutën e 15-të  Capja pas një kundërsulmi shënon në portën e kundërshtarit duke shtangur  tifozat e Partizant dhe duke i “çuar” në qiell me gëzim ato të Tërbunit  që ishin të shumtë në numër . Por gezimi i tyre zgjati deri në minutën e  24’ kur vjen goli i barazimit nga Gevin Gjoka. Tashmë gëzimi dhe  euphoria kalon nga kampi I “demave të kuq’. Pjesa e pare perfundon me  rezultatin 1 – 1 . Miqtë që në minutat e para të pjesës së dytë kanë  synuar tek porta e Myrtes i cili bëri një pritje shpëtimtare në minutën e  10-të . Pas vetëm 5 minutash pas një kundërsulmi të shpejtë Boja  ngatrrohet duke u shpërqëndruar edhe nga gabimi I shokut të skuadrës dhe  i dhuron nje gol skuadrës mike. “Ndizet “ stadiumi …“Shqiponjat e  Veriut “ që është e gjitha në festë . Partizani përpiqet të marrë “hak”  ,por mbrojtja e Tërbunit shpëton portën duke mos lejuar kështu barazimin  . Në minutat në vazhdim Tërbuni vazhdon të sulmoj drejt portës  kundërshtare për të shënuar …dhe ja arrin qëllimit kur Kulli në min 75’  ngre stadiumin në këmbë … dhe fitorja … titulli Kampion është në duar të  sigurta ,në ato të Pukjaneve . Partizani tenton të shenoj duke sulmuar  me shumë, por minutat janë në favor të miqve . Ndeshja përfundon me  rezultatin 1 me 3 . Me Tërbunin që kthehet me “Limuzinën” e saj por  tashmë me një status të ri “Kampione e Kategorisë së Dytë”.

Dejan Dosti : “ Jemi shumë të lumtur, e prisnim këtë trofe … ishte fryti  i një viti shumë të lodhshem dhe i arritem synimet tona me sukses .  Besoj se vitin tjeter do jetë akoma më mire për të synuar play-of-in dhe  superligën. Kemi mbështetjen e tifozëve ,të presidentit dhe të  trajnerit ,,,kështu dhe ne do punojmë më shumë dhe shpresojmë të arrijmë  rezulatete të mira cdo vit e më shumë “ .

Pergatiti: Eva Marku

Po riorganizohet “Besa” dhe “Bashkim – Vllaznimi” në SH.B.A.
Përfaquesit e diaspores malazeze gjatë një takim për pavarsinë e Malit Zi. (Nga ana e majt eshte Vuksan Vuksanaj nga Nju-Jorku. Vuksani ishte përfaquesi i diaspores malazeze për Sh.B.A. për referendumin e pavarsisë). Kjo fotografi është marrë nga website www.montenegro-canada.com.

Dashuria e antarëve  të këtij grupit ndaj ish-Jugosllavisë dhe idolit të tyre, kriminelit dhe komunistit Marshall Tito, është e ditur këtu ne diasporë. Koha e ban të veten dhe shumë prej tyre tani janë bërë shqiptarë të mirë. Shumë njerëz thonë se këta e të tjerë duhet me i falë pse kanë qënë të ri (në moshen 30, 40 apo 50 vjeçar) dhe janë frikësuar se u ndalohet rruga per Beograd. Unë nuk e di që duhet me falë njeriun, ndersa ai vet nuk kerkon falje!??

Ç’ka ka toka që po gjimon?

Gjukanoviqi me shoket po vepron!

Nuk jemi në kohen e balhuts (një fjalë e vjetër) që nuk e kuptojmë se çdo komb, çdo popull do veprojë për të miren e tyre, ashtu si mendojn ata. Por, nje gja është e pakuptushme:  se si munden Shqiptarët në shekullin 21 me bashkëpunua kunder popullit të vet, per me hapë propraganden malazeze nëpër komunitetetet tona.

Me 7 Tetor 2010, është formuar shtëpia “kulturore” malazeze brenda Ambasades malazeze në Nju Jork. Një nga antaret e kryesis të kësaj organizate në Nju Jork quhet Pavle Lulgjuraj, një burrë me prejardhje e Selishtit legjendar të Grudes.

Deri sot, qeveria malazeze i ka dhanë kësaj organizate  $957,169.50 (me perjashtim komuna e Podorices me rrethin që dhanë $39,216.15) me perhapë propanganden sllavo-komuniste dhe anti-shqiptare këtu në diasporë. Nuk është për të çuditur fakti që Mali i Zi do t’i shpenzojnë  çka do që mundet me perhapë agjenden e tyre në Sh.B.A. Por ç’ka është një befasim, se si një pjesë e shqiptarëve mund të përkrahin agjenden e tyre anti-shqiptare.

Në faqen elektronike të kësaj organizate (www.montenegrohouse.org) është publikuar lista e donatorve në të cilën gjinden emrat e shumë shqiptarëve (si dhe llogarinë e pareve) si Desa dhe Gjon Ivanovic (Ivanaj-$1,000), Masho Nikic ($500), Nikola Duravcevic (Gjurashaj-$1,500), Pashko-Paul Nicaj ($5,000), Pashko Camaj ($500), Zef Dedvukaj ($500), Pavle Lulgjuraj (Lulgjuraj-$10,000) këngëtari i mirënjohur Hajro Ceka ($500) dhe shumë të tjerë.

Mirëpo, në kohen e sotme demokratike këta zotni të lartpermendur kanë të drejtë m’i dhanë paret e veta kujt të duan, por është e drejta ime dhe të tjerëve m’i kritikua.

Për lexuesit e këtij artikull, në qoftë se doni me shume informacion mbi këtë organizatë mundeni me kontaktua (simbas leter e njoftimit te botuar ne www.montenegrohouse.org) Gospodin Pavle Ljuljdjuraj dhe Gospodin Masho Nikic per Nju Jork ose Gospodin Vasko Perkovic per Detroit. Telefonat dhe kontaktet e tyre elektronike i keni te botuar.

Vion në të ardhmen…….

Agron Gjokë Martini

Detroit, Sh.B.A.

Një debat i çuditshëm me fe, flamur e katundarë
Nga Gjergj Erebara

Komentatorë publikë në Tiranë, Shkup, Prishtinë e emigracion kanë  qenë shumë të shqetësuar gjatë ditëve të fundit pasi një grup  shqiptarësh të Maqedonisë protestuan ndaj arrestimeve të disa  shqiptarëve nga qeveria maqedono-shqiptare Gruevski-Ahmeti si  “ekstremistë islamikë”. Shqetësimet e komentatorëve lidheshin  ngushtësisht me faktin se protestuesit dolën në protestë si muslimanë me  një flamur jeshil me shkronja arabe dhe ku flamuri kombëtar me  shqiponjë qe një element i dorës së dytë.

Shqetësimi lidhej me imazhin e shqiptarëve, që për disa parapëlqehet  të kufizohet si imazhi i një kombi me “identitet evropian” [nënkupto  laiko-kristian] ose që mund të quhet edhe “kompleksi i të paturit  elementë orientalë.” Debati i kokave të mençura të kombit në të gjitha  trojet dhe në Europë dështoi të shkojë më thellë mbi shkaqet se pse  shqiptarët e Maqedonisë protestuan në atë mënyrë që protestuan, por u  mjaftuan me deklarimin se një shfaqje e tillë e identitetit fetar si një  element unifikues në protestë qe i papëlqyeshëm, i dëmshëm për kombin e  të tjera si këto.

Ndërkohë, ndërsa mbi atë grup shqiptarësh që protestuan në Shkup  rënduan kritika të tilla, nuk mbaj mend që elitat e publicistikës  shqiptare t’i kenë kushtuar sado pak vëmendje dhunës psikologjike me  elementë fetarë dhe shovinistë që qeveria maqedonase e Gruevskit po  ushtron mbi shqiptarët atje. Shpenzimi i qindramilionë eurove për të  ndërtuar përmendore në qendër të Shkupit, përmendore që i kushtohen një  perandorie pagano-kristiane që në fakt nuk ka ekzistuar kurrë, duke  injoruar në tërësi identitetet komplekse që ka ky qytet, nuk ka tërhequr  vëmendjen e analistëve oksidentalistë të trojeve shqiptare. Këto ditë,  në Shkup filloi ndërtimi i një kishe të re ortodokse, një nismë nga ato  të zakonshme të Gruevskit që synon të ngrejë në qiell popullatën  maqedonase dhe t’i konsiderojë si miza shqiptarët. Kisha në fjalë, e  cila pritet të kushtojë tmerrësisht shumë shtrenjtë, ka marrë sakaq  emrin “Kisha e Gruevskit”.

Shto këtu shembjen e xhamive 500 vjeçare dhe zëvendësimin e tyre me  kisha perfekte të stilit bizantin, a thua se janë ndërtuar në  Kostandianopojë dhe jo në katundet e Maqedonisë.

Analistët nuk janë ngacmuar as nga mungesa akute e  institucioneve shoqërore mes shqiptarëve të Maqedonisë, gjendjen e  mjeruar ekonomike, kulturore e shoqërore në të cilën ata gjenden pas 100  vjetësh persekutimi të vazhdueshëm, etj.

Duke e vizituar Maqedoninë herë pas here, po jap një përshkrim të  shkurtër se çfarë kam parë nga gjendja e shqiptarëve që jetojnë atje: në  Strugë ka klube me muzikë bashkëkohore si te blloku në Tiranë, me vajza  me minifund dhe popullatë nga ato që rëndom quhen “moderne” dhe  “mendjehapur”. Por në Strugë ka gjithashtu varfëri masive dhe, nga 40 a  50 rrugë, vetëm një a dy kanë emra shqiptarësh.

Në Ohër, popullsia shqiptare është në minorancë, janë rreth 10 mijë.  Bëjnë punët më të rëndomta, (nëse e kanë një të tillë), nuk kanë shkollë  të mesme, nuk kanë bibliotekë shqip dhe niveli tepër i ulët arsimor ia  bën të vështirë të formojnë fjali të plota.

Në Manastir, një komunitet i vogël shqiptarësh të mbetur mbijetojnë  si tregtarë të vegjël. Në Shkup rastisa të takoj një shqiptar 60 vjeçar,  i cili nuk qe në gjendje të plotësonte një faturë hoteli sepse qe  tërësisht analfabet. Një shofer taksie më tha se qe i pakënaqur nga  partitë politike atje sepse partia e tij shqiptare nuk ia kishte  shpërblyer mbështetjen që i kishte dhënë dhe nuk e kishte emëruar…  shofer te spitali.

Nëpër gazetat e shqiptarëve atje, vështirë se mund të kalojë ndonjë  ditë pa u publikuar një lajm ku të thuhet se në këtë apo atë qytet nuk  po zbatohet Marrëveshja e Ohrit, sepse shqiptarëve nuk i kanë dhënë  proporcionin e vendeve të punës që i takon sipas marrëveshjes.  Marrëveshja e Ohrit, e cila teorikisht duhej t’i jepte shqiptarëve  status të barabartë, është kthyer në një pazar vendesh pune në  administratë, aq pak vende pune sa mund të ketë administrata e një vendi  të varfër si Maqedonia.

Shkurt, shqiptarët e Maqedonisë janë një grup i  margjinalizuar i shoqërisë së këtij vendi, të persekutuar tashmë prej  dekadash, pa arsim e pa libra dhe mbi të gjitha, pa institucione  shoqërore. Elita e tyre është ngushtuar në një grusht  gjysëm-intelektualësh të kohës së komunizmit.

Megjithatë, analistët që i shohin gjërat nga njëfarë Olimpi i rremë,  nxitojnë të ankohen se pse shqiptarët në Shkup dolën të protestonin pas  së premtes dhe me një flamur jeshil. Ndërkohë, asnjë protestë nuk ka  ardhur nga ky Olimp për dhunën nacionaliste që Gruevski po ushtron prej  kaq vitesh mbi shqiptarët, as mbi korrupsionin e të ashtuquajturës,  udhëheqësi politike të shqiptarëve të Maqedonisë.

Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamist per zhdukjen e shqiptarve
“Padrejtësia kudo që ndodhë , është kërcënim i drejtësisë në gjithë botën “- Martin Luther King

Daja  Zeqir, unë nipi yt Qamili,kërkoj ndjesë, që së pakut me rastin e  nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të realizoj një  ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshiruar dhe merituar, nuk munda të  mbetem besnik ndaj opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me  besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore!

Qysh  prej vitit 1054, kur u bë përçarja, ndarja e besimit të krishterë në dy  blloqe dhe në dy qendra, në besimin e krishterë ortodoks me qendër në  Stamboll dhe në besimin e krishterë romano-katolik me qendër në Romë,  kundërthëniet në mes tyre kurrë nuk pushuan deri në këto momente që po i  shkruaj këta rreshta dhe nuk pati kurrënjëherë afrim, apo bashkëpunim  në mes tyre .

Sllavo-ortodoksizmi  duke pasur si qendër Stambollin, e Stambolli duke qenë një qytet në  ndarjen e Evropës dhe Azisë, duke qenë qytet me shumicë dërrmuese të  përkatësisë islame, duke qenë edhe kryedendër e perandorisë Osmane, u  përdor nga sllavo-ortodoksizmi për projektet nxitëse kundër perëndimit  dmth. kundër besimit të krishterë romano-katolik.

Për  fat të keq pozita gjeostrategjike e shqiptarëve ishte në prag të derës  së Stambollit dhe thyerjet, betejat, luftrat e para do të fillonin mu në  trevat shqiptare, por edhe qëndresat e para, gjakderdhjet dhe pasojat  do të barteshin në radhë të parë nga vetë shqiptarët .

Të  gjitha betejat dhe luftrat më të përgjakura u zhvilluan kundër  shqiptarëve dhe impakti kryesor kundër forcave lindore vinte pikërisht  nga shqiptarët .

Me pushtimin e trojeve shqiptare filloi edhe islamizimi i dhunshëm i popullsisë me besim romano-katolik dhe asimilimi i tyre .

Përveç  dhunës ndaj gjithë popullsisë së krishterë shqiptare,(ortodokse dhe  romano-katolike), zbatohej politika e taksave dhe gjobave të rënda si në  pasuritë materiale , ashtu edhe në marrjen nizam të djemve dhe tretjen e  tyre me dumbëdhjetë vjet e më vonë shtatë vjet shërbim ushtarak . Por  për familjet autoritare që nuk bindeshin dhe pushteti ua kishte frikën  përveç vrasjeve, burgosjeve, torturave, dënimeve zbatohej edhe internimi  i familjes, lagjes, i gjithë fshatit ,apo edhe i gjithë popullësisë së  një krahine, nëpër ujdhesa të Egjeut, apo në shkretëtira të Anadollit .

Popullsia  shqiptare me besim ortodoks që pranonte autoritetin e kishës  sllavo-ortodokse në trojet dardane, dhe pjesa shqiptare që pranonte  islamizmin si besim të vetin, u trajtua krejt ndryshe nga ajo krishterë  romano-katolike dhe dalëngadalë filloi joshja e tyre nga të gjitha  pushtetet okupuese . Kleri ortodoks shkollohej kryesisht në Stamboll, në  Athinë dhe në Moskë . Kisha sllavo-ortodokse kishte arritur që me lajka  të përfitonte lirinë e ushtrimit të riteve fetare në gjirin e  perandorisë osmane .

Pasi  klerikët ordodoks predikonin në greqishte, ose në sllavishte, një pjesë  e madhe e shqiptarëve të këtij besimi u asimiluan në grekë  respektivisht në sllavë . Eshtë tipik rasti i shkijëve, ( jo i  kolonistëve serbë ), në territoret e Dardanisë antike, apo i vilajetit  të Kosovës që edhe sot e kësaj dite ADN-ja e tyre është iliro-shqiptare .

Në  shekullin e kaluar i gjithë vilajeti i Kosovës u robërua nga sllavët  serbo-bullgar, të cilët vazhduan të njejtën politikë sikur perandoria  osmane, bile në mënyrë edhe më të egër . Në të gjitha periudhat zona të  tëra të trevave shqiptare , për të mbijetuar, mbanin nga dy emëra . Një  emër e kishin të besimit islam që përdorej në administratë, në rrugë, në  punë dhe në të gjitha formalitetet zyrtare, kurse emërin tjetër e  mbanin të besimit të krishterë romano-kotolik dhe e përdornin vetëm  brenda familjes, ku edhe mbanin të gjitha ritet fetare të krishtera, sdo  mendë në mënyrë ilegale . Familje të tilla kemi edhe sot në disa treva  të Kosovës . Në të gjitha kohët familjet e krishtera përbuzeshin dhe  nënçmoheshin nga pushteti dhe në anën tjetër, pjesa e islamizuar e  popullsisë cytej që mos ti pranonte në  mesin e tyre, t’i leçiste dhe në shumë raste edhe t’i ndjekte duke i  gjuajtur me gurë, pjesëtarët e besimit të krishterë romano-katolik  ,(këtë e tregonte edhe nëna Emine (Marie), nga rrethi i Kumanovës, në  vitet ’90-ta në Duisburg të Gjermanisë, kur shkoja për vizitë në  familjen e tyre). Pra, familjet e krishtera në shumë anë nuk guxonin të  deklaroheshin, por edhe sot e gjithë ditën nuk kanë guxim të deklarohen  haptas që i takonin dhe i takojnë besimit të krishterë romano-katolik.  Për fat të keq edhe sot e kësaj dite shumë familje të tilla, nga  përzierja e martesave me familje të besimit islam, nga frika se nuk do  të mirëpritet deklarimi i tyre si të krishterë , heshtin dhe ngurrojnë  të deklarojnë opinionin e tyre që e ruajnë thellë në zemër dhe në  shpirtin e tyre .

Sllavo-ortodoksizmi  dhe islamizmi në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë sistematik për  asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve

Në  kohën e perandorisë osmane sllavët kishin një trajtim të privilegjuar  në krahasim me shqiptarët . Ata kishin të drejtën e besimit dhe  praktikimit të riteve fetare ortodokse, të drejtën për shkollim në  gjuhën e tyre, kurse shqiptarët nuk i gëzonin këto të drejta.

Me  shpartallimin e perandorisë osmane trojet shqiptare u nxorën në pazar  nga vetë perandoria për ti joshur apetitet sllavo-ortodokse të Moskës,  Beogradit e Athinës .Prej më shumë se 100 mijë km², Shqipëria londineze  ngeli vetëm me rreth 28 mijë km² , sepse të tjerat u aneksuan nga  Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me pamundësinë e  mbrojtjes nga shtetet përendimore . Edhe kjo pak Shqipëri , përveç  përpjekjeve dhe gjakut të derdhur , është një dhuratë e bërë për  popullin shqiptar nga ana e disa shteteve mike evro-përendimore dhe  SHBA-ve.

Shkëmbimi  i popullsive Greqi-Turqi dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga vilajeti i  Kosovës, (si turq, sepse atyre u ndrroheshin emërat, mbiemërat, shtetsia  dhe përkatësia kombëtare në Shkup, para se t’i dërgonin për nëTurqi),  në Turqi flasin qartë për bashkërendimin dhe bashkëpunimin në fjalë .

Le  të më falin imamët e ndershëm , të cilët kurrë nuk mohuan që para se të  ishin hoxhë ishin shqiptarë, të cilët kanë hangër ma shumë dajak, sesa  bukë gjatë gjithë jetës së tyre nga OZN-a , ose UDB-ja, !

Hoxhollarët  në kohën e Perandorisë Otomane ishin pushteti vetë, por i padeklaruar,  kurse në kohën e Serbisë së parë ishin kthyer në misionarët më të  rrezikshëm në shërbim të pushtetit okupues për asimilimin e popullsisë  shqiptare . Ata ishin bërë “dërzhavni imami” që don të thotë imam  shtetëror, të cilët paguheshin drejtpërdrejt nga Beogradi. Rrogat e tyre  ishin në rangun e ministrave dhe me një rrogë mujore të cilën e merrte  imami i tillë , mund të blente dy penë qe(kije), që për kohën ishte  vlera e një hektari tokë pune. Porosia e tyre ishte që, imamët çdo të  dytën fjalë t’i predikonin popullit se ishin turq, në vend të fjalës  musliman, kurse emërtimi shqiptar të çrrënjosej nga fjalori ynë i  përditshëm dhe nga zhargoni i ngjarjeve historike. Efekti predikues i  kësaj maskarade antishqiptare arriti  deri aty, sa që një pjesë dërrmuese e pleqëve, që edhe vetë i mbaj  mend, betimin kryesor e kishin “-Pasha turqninë!, Në kofsha turk i biri  turkut ! …” etj. Kurse pohimi “jemi turq, jam turk,…” kishte zëvendësuar  atë shqiptar . Ky lloj imamësh shkonin deri aty sa që popullsisë së  besimit islam i predikonin që “…serbin ortodoks e kemi më të afërt se  shqiptarin katolik.” , “…e dini sa afër e kemi serbin ortodoks, sa  trashësia e mazës së qepës, kurse katolikun shqiptar sa trashësia e  pjesës tjetër të qepës!…”, “…katoliku shqiptar, për tu konvertue në fenë  islame, së pari duhet të shkojë të konvertohet në kishën ortodokse  serbe, për ta zbutur fenë katolike dhe të praktikojë ate së pakut tre  vjet, e tek pastaj të vij të konvertohet në fenë islame.”, por jo vetëm  kaq, sepse “këshillonin” edhe se “…në qoftë se je i shoqëruar me gruan  dhe takohesh me një serb dhe një  shqiptar të krishterë, gruaja e besimtarit islam duhet të fshihet pas  serbit që mos ta shoh katoliku,…”, që ,”…mos e dërgo djalin në shkollë  se bëhet shkja !, …mos e dërgo vajzën në shkollë se bëhet shkinë! ,  …djali që i lëshon flokët bëhet shkja ! ,…vajza që nuk mbulohet me  ferexhe bëhet shkinë ! ” , “…varri i muslimanit sa më shpejt të zhduket  është aq më sevap!, …është haram të rregullohet varri i muslimanit,  sepse shkijet i rregullojnë varret !”, “…kjo botë është e kaurrëve,  kurse bota tjetër është e muslimanëve !” e shumë prapështi të këtij  lloji që vetëm hoxhollarët me gjak të prishur dinin t’i bënin .

Pasojat  e predikimeve të tilla për popullin shqiptar janë të pariparueshme,  sepse kanë bërë efektin e tyre direkt. Po ju jap vetëm një shembull, –  në fshatin tim të lindjes Bllacë, komuna e Therandës , sipër lagjes  Guraziu është një lendinë e shkretëruar në të cilën deri para njëzetë e  pesë vitesh janë varrosur bashkëfshatarë të një pjese të fshatit tonë,  unë mbaj mend mirë raste varrimi me emër e mbiemër dhe sot nuk dihet  asnjë gjurmë varresh . Si pasojë, sot një pjesë madhe e bashkëfshatarëve  të mi nuk dinë as varret e prindërve të tyre, e lere më varret e  gjushërve që nuk vjen as në shprehje .Këtë “meritë” të imamëve  antishqiptar , gjithësecili nga ju lexues të nderuar, mund ta verifikojë  vetë pa më të voglin mundim . Mjafton të bëni një vizitë në kodrinën  sipër lagjes Guraziu të fshatit  Bllacë .

Nuk  do mend të gjitha këto bëheshin në bashkëpunim të ngushtë dhe me  direktiva të dhëna nga OZN-a dhe më vonë nga UDB-ja . Bashkërendimi dhe  bashkëpunimi në mes sllavo-ortodoksizmit dhe islamizmit kishte shkuar  deri aty sa që një numër i madh rusësh e sllavësh të tjerë ishin  shkolluar në mejtepet e medresetë e Stambollit dhe ishin trajnuar në  Moskë e Beograd e pastaj ishin dërguar si imamë nëpër vendbanimet  shqiptare për t’i spiunuar dhe për t’i asimiluar shqiptarët . Edhe  Kurani që përdorej në territoret shqiptare ishte i modifikuar dhe i  përshtatur për dezorientimin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve .

Për  fat të keq edhe në Jugosllavinë e Titos një pjesë dërmuese e imamëve  ishin anëtarë të LKJ-së dhe ishin dora e djathtë e pushtetit në  spiunimin e popullsisë shqiptare tek organet e sigurimit shtetëror .

Shihni  sot gjendjen e Sanxhakut të Bislim Boshnjakut, bashkëluftëtarit të Isa  Boletinit , shihni sot gjendjen e Plavës dhe Gucisë së Ali Pashë Gucisë  si janë katandisur dhe kanë humbur identitetin e tyre, gjuhën e tyre dhe  e quajnë veten e tyre sanxhaçki muslimani, (muslimanë të Sanxhakut) ,  respektivisht cernogorski muslimani, (muslimanë të Malit të Zi), kur  fare mirë e dimë që ata deri para pak dekadash ishin shqiptarë, çka  tregojnë qartë edhe mbiemërat e tyre shqiptar , si Laiç=Lajçi ,  Gashiç=Gashi , Shaliç=Shala , Shkreliç=Shkrreli , etj. Po për boshnjakët  kur do të dimë se në ç’kohë janë asimiluar ! Iu mbetet historianëve të  punojnë për të ndriçuar këtë tragjedi pellazgo-iliro-shqiptare .

Në  kohën e kriminelit të radhës Millosheviç, prap imamët u bënë “dërzhavni  imami” , sepse Beogradi iu lidhi paga të majme dhe iu bëri privilegje  nga më të ndryshmet . Një pjesë e madhe e spiunimit të populit shqiptar  bëhej pikërisht nga vetë imamët shqipfolës . Në vitet ’90-ta, sidomos  pas largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna dhe vendosjes së masave të  dhunshme dhe segregacionit të plotë në Kosovë dhe viset tjera  shqiptare, filloi me të madhe propagandimi i imamëve që i paguante  Beogradi për mbledhjen rreth veti edhe të asaj pjese të popullit  shqiptar , të cilët kurrë nuk kishin vënë këmbën as në Kishë e as në  xhami. Pra rifilloi islamizimi i popullsisë shqiptare . Kulmi i  tradhëtisë dhe vetëdenoncimit të imamëve ishte organizimi dhe mbajtja e  zgjedhjeve të serbisë , në veçanti të partisë së  kriminelit Millosheviç , SPS në xhamitë tona . Në ditët tona pjesa  dërrmuese e xhematit në xhamitë tona janë ata njerëz të cilët ishin  dikur anëtarë të devotshëm të LKJ-së, nëpunës shtetror, policë e spiunë  të UDB-së dhe të cilët përjashtonin mësuesit tanë që shiheshin te dera e  oborrit të xhamisë ditën e bajramit, edhepse këta të fundit nuk  luteshin, por vetëm ishin spektatorë të faljes së namazit të festës së  Bajramit . Çfarë të drejte morale ,njerëzore e kombëtare kanë imamët e  tillë të qëndrojnë ende në ato xhami ?!…

-Kur njeriut i zihet bishti me derë !

Pas  luftës së shenjët të UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga çizmja serbe,  në vendin tonë dolën në shesh fenomene të reja . Përveç ndërtimit të  xhamive jasht traditës dhe motiveve ekzistuese edhe në ato fshatra të  thella që kurrë më parë nuk kishte xhami , u krijuan edhe qendra e sekte  të reja fetare ekstremiste që kurrë më parë nuk i kishte parë dhe  njohur populli ynë . Po të analizojm dhe të studiojm mirë të kaluarën e  misionarëve të këtyre sekteve ekstremiste, (lexo: terroriste), pjesa  dërrmuese e përfaqësuesve të tyre janë nga ata individë të cilët i  takojnë grupit të cilët kanë qenë nga “shqiptarët e ndershëm” në bazë të  propagandës së Beogradit . Ndër individët që drejtojnë dhe ata më  aktivët në këto veprime antishqiptare janë pjesa dërrmuese e imamëve,  hoxhollarëve, por kanë afruar  rreth veti edhe shumë këngëtarë e artistë , të cilët deri më 1999  merreshin me këngë të përkthyera nga gjuhët sllave, arabe, rome, turke,  induse etj, degjeneronin muzikën popullore shqiptare, sepse ato këngë  prezantoheshin si muzikë shqiptare, në anën tjetër këta këngëtarë e  artistë frekuentonin klubet e natës ku edhe promovoheshin dhe merreshin  me përdorimin e drogës dhe shitjen e shpërndarjen e sajë, kurse alkooli  ishte një rutinë për ta . Kjo kategori njerëzish tani kanë ndërruar  pamjen dhe sjelljen e tyre, sepse meshkujt përveç që kanë lëshuar  mjekrra, veshin pantallona të shkurtra , por tani kanë ndryshuar edhe  repertoaret e këngëve të tyre dhe gjithë repertoarin e këngëve i kanë  zëvendësuar me këngë e uluritje arabe dhe me derse, (ligjërata fetare),  nëpër xhamitë dhe në disa nga shkollat private e publike ku kanë ndikim,  kurse femrat që sot i shohim të mbuluara me ferexhe dhe me shami  me ngjyra fetare dhe na paraqiten sikur engjuj dhe nuk pranojnë as ti  japin dorën njeriut me të cilin përshëndeten , pjesa dërrmuese e tyre  dikur ishin nga femrat më të përdalura dhe merreshin me prostitucion, me  konsumim e shpërndarje drogash nëpër klubet e natës që u sillnin  përfitime të majme materiale pronarëve të tyre dhe ndonjë shefi të lartë  të policisë serbo-çetnike, pse jo edhe ndonjë zyrtari të niveleve  komunale , të cilët ishin mburojë e tregëtarëve dhe tregëtive të pista .  Në këtë kategori janë kyçur edhe shumë intelektualë me bisht të zënë me  derë nga UDB-ja, për të bërat kundër kolegëve të tyre të dikurshëm dhe  rinisë studentore, të cilëve iu jepet bukur shumë vënd dhe hapsirë në  mediat tona të shkruara dhe elektronike dhe në institucionet më të larta  shtetërore të shtetit tonë të brisht laik . Ky kor i organizuar me  dhunë shantazhuese nga ana e Beogradit janë dora e  djathtë e sllavo-ortodoksizmit dhe islamizmit në shërbim të asimilimit,  tjetërsimit, zhdukjes dhe shfarosjes së popullit shqiptar duke cenuar  në rend të parë gjuhën, kulturën, traditën, historinë, të tashmen dhe të  ardhmen e shqiptarëve . Kjo dihet mirëfilli, por pse vallë kurrë nuk  reagoi Bashkësia Islame e Kosovës,(BIK-u), për këto degjenerime të  radhës ?!… Erdhi një ditë që më 11 shtator 2001 , kur ndodhi sulmi  terrorist ndaj kullave binjake në qendër të Nju Jorkut , një imam në  Prizren nxori besnikët dhe shërbëtorët e tij në rrugë, që me tabaka të  shpërndajnë llokume në shenjë solidarizimi me terroristët e organizatës  Al Kaida . Erdhi një ditë që këta misionarë të dalin dhe të rrahin disa  nga ata imam të vërtetë , që kurrë nuk harruan që para se të ishin hoxhë  ishin dhe janë shqiptarë . Erdhi një ditë që këta misionarë shanë  Gjergj Kastriotin , Nënë Terezën e Pjeter Bogdanin  , sepse i pengon vlera që bartin këto personalitete të historisë sonë  kombëtare dhe respekti që gëzojnë në popull . Erdhi një ditë që këta  misionarë të dalin në rrugët e Prishtinës , por edhe në kalanë e  Prizrenit , të ulurisin në arabisht me flamur të organizatës terroriste  Hamas dhe të kërkojnë ndërtimin e një xhamie në trojet e universitetit ,  por edhe në kalanë e Prizrenit . A thua se nuk paska xhami në Prishtinë  e Prizren ?!… Autoparlantët e vendosur në minaretë e xhamive të  Prishtinës, Prizrenit dhe gjithandej trojeve shqiptare, na e prishin  gjumin në ora pesë të mëngjesit me ulurimën lemeritëse e rrënqethëse dhe  ate jo në shqip, por në arabisht edhepse 90% e popullsisë nuk janë  praktikues .

Po pse kërkohet të ndërtohet xhami mu në trojet e universitetit ?!… Pse kërkohet të ndërtohet xhamijë në kalanë e Prizrenit ?!…

Nuk  do mend, sepse në trojet universitare gjëndet kisha sllavo-ortodokse, e  cila në bazë të pohimeve të imamëve është motra e madhe e xhamisë, pra  aty është kisha ortodokse serbe e ndërtuar nga autoritetet okupuese  serbo-çetnike te Millosheviqit në kohën e okupimit të Kosovës në të  gjitha lëmitë e jetës, që ende nuk është bërë meremet. Me ndërtimin e  xhamisë ,pretendohet të përgatitet terreni që, të fillojë procedura për  legalizimin dhe meremetimin e kishës ortodokse serbe në zemër të  Prishtinës dhe ate, në trojet e ndërgjegjjes dhe të krenarisë kombëtare,  pra në trojet e universitetit të Kosovës dhe me fondet e qeverisë së  Kosovës , që janë ndjersa dhe të hollat e taksapaguesve të qytetarëve të  Republikës së Kosovës .

Le  të më falin njerëzit hallexhinjë dhe të mashtruarit qoftë nga  fukarallëku, qoftë nga rënja viktimë nga këta misionarë maskarenjë !

Këta  mjeranë, pra këta misionarët, janë njerëzit më të mjerë që thithin  ajrin, pinë ujin dhe hanë bukën e Kosovës me hile dhe me zemër të zezë .  Këta mjeranë kanë bërë aq shumë mëkate ndaj familjes së tyre, fqinjëve,  shokëve e miqëve të tyre, ndaj gjithë popullit shqiptar, sa që sot  detyrohen të luajnë vallen ashtu si iu thotë, pra ashtu si i urdhëron  Beogradi, sepse të tillët janë të shantazhueshëm dhe prandaj  zhantazhohen nga UDB-ja . Në fillim të shekullit XXI, kundër dëshirës së  tyre lëshojnë mjekrra, veshin pantallona të shkurtra mbi zogun e  këmbës, i detyrojnë gratë, motrat, kunatat, vajzat e tyre të vishen në  ferexhe dhe shamija fetare dhe të dallohen prej popullit të tyre , sepse  Beogradi ashtu kërkon që shqiptarët të paraqiten para botës si  islamistë ekstremistë dhe mundësisht të largojë  përkrahjen e shteteve të Evropës dhe SHBA-ve për Kosovën, Shqipërinë  dhe shqiptarët në përgjithësi . Edhe rasti i tentimit të sulmit ndaj  bazës së ushtrisë amerikane në Nju Xherzei dhe rasti i vrasjes së  ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfutit në Gjermani janë  bashkërendim dhe bashkëpunim i ngushtë ndërmjet atyre që unë i quaj  sllavo-ortodokso-islamistë .

Duke  i analizuar këto të bëra, po e përsëris që këtyre mjeranëve iu është  zënë bishti me derë nga UDB-ja dhe nuk pritet asgjë e mirë prej tyre !

Për  fat të mirë evropianët dhe amerikanët i dinë mirë këto lojëra dhe nuk  pinë uji më , sepse sot nuk është koha kur shqiptarët nuk mund të flasin  për veten e tyre dhe në mos sot nuk do të vonojë dhe vetë ineligjenca  shqiptare do të ngritet kundër këtyre maskarenjëve servilë .

Imponimi i ceremonive arabo-xhihadiste dhe mungesa e kurajos së shqiptarëve për ti kundërshtuar imamët

Me  rastin e ndonjë varrimi si në atdhe, ashtu edhe në diasporë , imamët  kanë ndryshuar ritet e ceremonialet e mortjes dhe të varrimit nga ato që  ne i njihnim para vitit 1981, sepse përveç faljes së xhenazës dhe  thirrjes së tallkinit, pjesa dërrmuese e imamëve, tashti arkivolit po i  hudhin një leckë të gjelbër me ca shkresurina arabe gjatë gjithë kohës,  prej shtëpisë deri te varri, pastaj me të mbuluar kufomën e të ndjerit  në varr , imamë, hoxhollarë e haxhinjë po organizohen në kor dhe po  fillojnë këndimin e këngëve arabe që kurrë më parë nuk i kemi parë dhe  ndëgjuar, po i detyrojnë të gjithë pjesëmarrësit të ulen galuç(kacul)  derisa ata po i mbarojnë uluritjet e tyre në një arabishte që mund ti  ngjajë çdo uluritje tjetër përveç origjinalit ! Këndime të tilla  organizohen edhe me rastin e varrimit të  ndonjë komandanti e ushtari shumë të nderuar të UÇK-së , edhe me rastin  e varrimit të ndonjë intelektuali e veprimtari të çështjes kombëtare,  edhe me rastin e varrimit të ndonjë prindi të dëshmorëve e të cilitdo të  ndjerë ku imamët e tillë kanë mundësinë të imponojnë mënyrën e  ceremonialit mortor arabo-xhihadist . Nga frika se “mos po e prishin ”  ceremoninë mortore pothuaj pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve përulen para  autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtetin e të  gjithë okupatorëve të popullit tonë që nga otomanët e deri te  sllavo-ortodoksët .

Pjesa  tjetër e pjesëmarrësve të cilët nuk i përfillin këto ceremoniale të  huaja për popullin dhe traditën tonë qëndrojnë në këmbë dhe nuk i  ngrisin lartë as duart e as këmbët, por me qëndrimin e tyre stoik  nderojnë të ndjerin, të afërmit e të ndjerit dhe injorojnë imamët e  tillë arabo-xhihadistë dhe misionarë të sllavo-ortodoksizmit dhe  islamizmit .

Për  fat të keq, imamët, edhe sot e gjithë ditën janë imponues , përbuzës,  poshtrues, denigrues, asimilues e çka jo tjetër ndaj vlerave të  mirëfillta kombëtare shqiptaro-iliro-pellazge .

Varrimi  i fundit ku isha prezent ndodhi në fshatin Karvasari të komunës së  Malishevës të njohur si fshat me dy besime fetare. Banorët e fshatrave  të kësaj ane , jo vetëm qytetarët e Karvasarisë, por edhe nipat e tyre i  quajnë romano-katolik, sepse këta të fundit janë nipa të Karvasarisë .  Më 28 shkurt 2012 ndrroi jetë Zeqir O. Gërdalla ,(Mhill Gërdalla, sipas  atyre që dinë për pakëzimin e tij), një prej pleqëve më me zë të asaj  treve, për nga zgjuarsia dhe njohja e traditës së vjetër iliro-shqiptare  . Zeqir Gërdalla ishte personi , i zgjedhuri parë , i cili pranoi që të  hedh gurthemelin e kishës romano-katolike në fshatin e tij , ishte  gjithashtu personi që preu shritin përurues të hapjes së kishës . Për  hirë të mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare Zeqir Gërdalla pranoi të  vejë edhe gurthemelin e xhamisë së  fshatit . Ai ishte njeri me bindje plotësisht të besimit të krishterë ,  por nga rrethanat , pothuaj gjithë miqësinë i kishte të besimit islam,  por familja e tyre nuk ishte praktikuese e riteve fetare. Aty pritej dhe  flitej vetëm bujarisht, miqësisht dhe shqiptarisht, sepse izmat nuk  kishin vend . Më 28 shkurt në darkë filluam bisedën rreth mënyrës së  rrjedhes së ceremonisë mortore , temë që e hapa unë duke dashur të jemi  besnik ndaj opinioneve dhe dëshirave të të ndjerit . Si gjithëherë aty u  fol shumë , por nuk u vendos asgjë konkrete, përveç pastrimit të trupit  të të ndjerit që ishte bërë nga familja. Pra kjo dihej mirë, se nuk do  të kishte hoxhë që do të prekte kufomën e tij . Pyetjet se ; -çka do të  thojnë miqtë?, çka do të mendojnë kojshitë?, çka do të thojnë  bashfshatarët?, e një mori pyetjesh të tilla të kota, sikur mos të  njihej dhe sikur mos të diheshin paraprakisht idetë dhe  opinionet e të ndjerit rreth besimit fetar , nuk kishin të ndalur . Për  habinë më të madhe në mesin e të pranishëmve kishte edhe individë që  heqen si intelektualë dhe ngulmonin në bërjen e ceremonialit mortor  islam , kishte edhe burra që e kishin shoqëruar të ndjerin me rastin e  prerjes së shiritit për hapjen e kishës në fshat, kishin pirë verë  bashkë dhe kishin marrë pjesë edhe lutjet fetare në atë rast , por ishin  indiferent dhe nuk bëzanin fare . Këta të fundit kishin ngrënë edhe  dreka e darka në restorante të ndryshme bashkë me Zeqir Gërdallën dhe  priftin e fshatit . Ndonjë rast më kishin telefonuar edhe mua, por  pasiqë unë ndodhesha në Prishtinë, ose jasht vëndit nuk kisha pasur rast  t’iu bashkangjitem në një ndejë të tillë . Prej të pranishmëve në  mbrëmjen e 28 shkurtit vetëm një nip i Zeqir Gërdallës , Ganiu i tha  gjerat shkurt dhe trup para të gjithëve .

“-Burra  ! – tha ai, -Qamili po thotë që nëse ne i respektojmë opinionet, idetë ,  besimin dhe dëshirat e dajes Zeqir, ceremonia e varrimit duhet të behet  ashtu si ka dashur i ndjeri, ose tek e fundit mos thirrni as hoxhë e as  prift, për ceremoninë mortore , se nuk bëhet nami ! Në qoftë se duanë  të vijnë i ftoni thjeshtë, vetëm si pjesëmarrës në varrim !”

Mirëpo  nuk patëm përkrahje dhe fundi mbet pezull , me hoxhë po, por pa i  përcaktuar kufijtë as në vija të trasha . Pra kishte vend për manipulime  të shumta . Me sa e di unë, prifti i fshatit nuk ishte ftuar dhe nuk  ishte lajmëruar fare, edhepse ishte mik shumë i mirë i të ndjerit !!!…  Më 29 shkurt do të bëhej varrimi . U grumbulluan shumë miqë e dashamirë,  erdhi edhe imami i fshatit, një i ri me të kaluar shumë të dyshimtë,  por që tani mbante çallmën e imamit të fshatit . Si gjithë imamët edhe  hoxha në fjalë, megjithëse më i ri në moshë se pjesa dërrmuese e miqëve,  pa pyetur askend iu drejtua vendit të nderit në odën e Gërdallëve .  Askush nuk kundërshtoi . Unë si nip i Gërdallëve u ngrita dola jasht dhe  takova kryetarin e fshatit me qëllim që të ndaloja uluritjet në  arabisht para trupit të të ndjerit . Në  fund me pikë të zorit arrita që të siguroj që së pakut te varri mos të  këndohej dhe mos të bëhej asnjë lutje në gjuhën arabe, përndryshe për  gjerat tjera , në qoftë se këmbëngulja, isha i bindur që do të lindnin  probleme ndërmjet meje dhe ndonjërit prej anëtarëve të familjes  Gërdalla. Ora 13 e 30 minuta dalin tre a katër veta që “kishin abdes” ,  thanë se diku pranë shtëpisë bënë një lutje arabe pranë arkivolit të të  ndjerit, pastaj u bart arkivoli deri në afërsi të verrezave të familjes  Gërdalla, e vunë arkivolin mbi dy trejë dhe bënë edhe një lutje arabe që  për fat nuk zgjati shumë, u soll arkivoli afër varrit, un ia lexova një  biografi të shkurtër që më mori kohë rreth katër minuta , u vendos  arkivoli në varr, u mbulua dhe unë ndjeva një lirim shpirtëror që së  pakut para varrit nuk u këndua arabisht . Por tamam kur mendova se çdo  gjë mbaroi, mu afrua djali i të ndjerit dhe mu  drejtua me fjalët ; “- Hoxha po pyet a ban me e bërë një lutje në  gjuhën shqipe ?” , e pashë në sy djalin e të ndjerit dhe e pashë se nuk  kisha mundësi të mohoj, kur ai vetë ishte detyruar të intervenonte nga  presioni i hoxhës dhe një pjese të të pranishëmve, ndër ta edhe nga  ndonjë anëtarë i familjes Gërdalla . Hoxha u ul pranë varrit të të  ndjerit Zeqir Gërdalla dhe kërkoi nga të pranishmit që të ulen derisa ai  të bënte lutjen e tij . Një pjesë , pothuaj gjysma e të pranishëmve u  ulën galuç dhe përcollën lutjen e imamit, kurse pjesa tjetër qëndruan në  këmbë . Megjithëse lutja u bë në shqip, nuk kishte asgjë shqiptare dhe  asgjë nga ajo se si do të dëshironte i ndjeri, por autoriteti i  trashëguar i imamëve nga pushtetet okupatore , shkeli edhe njëherë mbi  vlerat tona kombëtare, shkeli mbi traditën e familjes Gërdalla, shkeli  mbi opinionin, bindjet, dhe besimin fetar e kombëtar të të  ndjerit Zeqir Gërdalla , lutja e përherëshme e të cilit ishte : ” -O i  madhi Zot, mbushjua mendjen shqiptarëve me dashtë gjuhën e vetë, me u  lutë në gjuhën e vetë,me dashtë kombin e vetë, me dashtë vendin e vetë,  me dashtë kulturën e vetë,me dashtë historinë e vetë,me dashtë traditën e  vetë dhe mos me i harrue dhimbjet dhe krenaritë e veta, mos me e harrue  gjakun e derdhur për liri qe 2000 vjetë,sepse Harresa është mallkimi më  i madh për një popull dhe populli që i harron këto gjëra të shenjëta,  nuk mund ta gëzojë të tashmen dhe nuk mund të ket ardhmëri të sigurt.  Amen !”

Daja  Zeqir, unë nipi yt Qamili,kërkoj ndjesë, që së pakut me rastin e  nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të realizoj një  ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshiruar dhe merituar, nuk munda të  mbetem besnik ndaj opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me  besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore !

Imamët dhe hoxhët vetëm në safin e parë ! Pse ?!…

Duke  e shfrytëzuar taktikën e imponimit dhe të autoritetit tradicional të  imamëve të mbështjellur me pushtet, cilido imam apo hoxhë, me të hyrë në  ndonjë vend ndeje, për gëzim apo hidhërim , pa i thënë dhe pa i dhënë  leje askush i drejtohet vendit të nderit , te oxhaku i odave tona, ose  rendit të parë të karrigave të rezervuara për musafirët më të nderuar ,  pra safit të parë siç e përdorin imamët dhe një pjesë e popullit. Edhe  në këto raste të pranishmit e sidomos organizatorët ngelen pa fjalë nga  mungesa e kurajos e guximit dhe nga frika se “mos po e prishin” ndejen  në kuvendin , në gëzimin apo në hidhërimin e rastit . Në të njejtat  ndeje e kuvende shumë intelektualë të nderuar ngelen te dera e odës, pra  te trapazani, ose në rendin e fundit të karrigave e shumë herë edhe nuk  iu sigurohet fare vend dhe  detyrohen të qëndrojnë në këmbë . A nuk është kjo injorim , përbuzje,  poshtërim , nëpërkëmbje,…e këtyre të fundit në krahasim me hoxhët ?

Në  rrethana normale dhe në rast të ekzistimit të vetëdijes së lartë  njerëzore në rend të parë e pastaj edhe të asaj kombëtare, njeriu me t’u  liruar nga imponuesi okupator e hudh poshtë barrën e ngarkuar nga  robëria, por në të kundërtën do ta mbajë atë përgjithëmonë mbi kurrizin e  tij dhe kurrë nuk do të mund ti çelë sytë dhe të shoh dritën e vërtetë  të lirisë .

Sjellja  e masave të popullit tonë karshi imamëve e hoxhollarëve më kujtoi një  tregim të një të moshuari çam në Durrës në vitin 1993 .

Ishim  unë dhe Rizahu, njëri nga vëllezërit e mi duke shetitur në Durrës . U  ndalëm në një dyqan të vogël për të blerë ca gjera . Aty shërbente plaku  çam, xha Nakipi . Me të kuptuar që ne vinim nga Kosova, plaku doli  jashtë banakut dhe na mori ngryk të dyve. Me lot në sy ai filloi bisedën  me ne…., ai donte të dinte çdo gjë rreth asaj që ndodhte në dhe me  popullin e Kosovës. Pyetjeve të xha Nakipit më tepër iu përgjigjej  vllau, pasi ai vinte drejtë nga Kosova dhe i njihte gjerat dhe rrethanat  më mirë . Në një moment xha Nakipi na u drejtua të dyve me fjalët e  zjarrta që i dilnin nga thellësia e shpirtit : “- E dini ju si janë  kosovarët ! Kosovarët janë sikur ai bualli të cilin e kanë lidhur me  zingjirë të trash për dyreku në ahur . Bualli mbasi provon të këpus  zingjirët dhe nuk ia del, sepse zingjiri ishte i  trash dhe trau gjithashtu i trash dhe i vendosur mirë, fillon ti besoj  forcës së zingjirit… E keni pa , kur bualli është i lidhur me zingjirë,  apo me litar, e tërheç për dore një fëmijë i vogël, sepse bualli është  provuar me zingjirin, apo me litarin dhe nuk mendon në forcën e kufizuar  të fëmiut. Po të kishte vetëdije bualli për forcën e fëmiut, me një  lëkundje koke do ta hudhte fëmiun për tokë dhe vetë do të lirohej !  Kështu janë edhe kosovarët ! Po ti rrokin armët në dorë dhe tua tregojnë  vendin çetnikëve serbë do të lirohen shumë shpejt nga ajo barrë e rëndë  e robërisë !…” . Kështu mbyll tregimin xha Nakipi duke na përqafuar dhe  duke na dhënë zemër që mos të dorëzohemi, por të revoltohemi deri në  çlirimin e vendit dhe popullit tonë nga zgjedha serbo-çetnike.

Rrefeva  këtë tregim të plakut çam për të shpjeguar mungesën e guximit dhe  kurajos, gjithashtu edhe frikën e mbjellur ndër shekuj me radhë nga  pushtetet okupatore , fatkeqësisht të trashëguar deri në ditët tona ,  por edhe nëpërmjet autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me  pushtetin e arëmiqëve tanë, sepse po të kundërshtoje hoxhën dikur  internoheshe me gjithë familje në ndonjë ujdhesë të mesdheut, ose në  shkretëtirat e Anadollit , ose më vonë treteshe kazamateve të  Jugosllavisë , duke mos harruar se imamët dhe hoxhët e tillë kishin  duart e gjata deri në majat e pushteteve okupuese dhe shumë shpejt  fillonin torturat më të tmerrshme ndaj atyre që guxonin të ngriteshin  kundër pushtetit dhe autoritetit të tyre. Kur e dimë mirë që, më shumë  se nëntëdhjetë përqind të popullit tonë , nuk janë  praktikues të asnjërit besim , heshtja para këtyre çoroditjeve që po i  bëhen popullit tonë e sidomos rinisë sonë aqë të pastër e aq të shenjët,  ka qenë, është dhe do të jetë si një kancer me pasoja të  drejtëpërdrejta pikërisht nga hyrja e frikës deri në palcë , ndoshta  edhe në gjenet e popullit tonë si pasojë e egërsisë së robërisë  shekullore nga pushtetet okupuese dhe veglat e tyre të veshur me  uniformën e hoxhës dhe imamit . Mua shpesh më ka rastisur të revoltohem  kundër këtyre fenomeneve të shëmtuara , të cilat popullit shqiptar po i  kushtojnë shumë dhe do ti kushtojnë e do ti lëjnë pasoja afatgjata, në  qoftë se nuk ndërmerret diçka konkrete nga inteligjenca jonë , nga vetë  vetë populli ynë dhe nga vetë shteti ynë, pra nga Tirana dhe Prishtina  zyrtare . Të punojmë dhe të shpresojmë !

Dy të kundërta që ndihmojnë njëra tjetrën

Kur  e dimë mirë që të krishterët lindorë sllavo-ortodoks dhe ata  përendimorë romano-katolik, janë të përçarë që nga mesi i shekullit  XI-të dhe ende nuk kanë asnjë bashkëpunim ndërfetar, kur e dimë mirë që  gadi gjatë gjithë mileniumit të dytë të erës sonë pushtetin e kishte ai  që kishte besimin, kur e dimë mirë që edhe sot e gjithë ditën ekzistojnë  dy pole të forta interesash gjeostrategjike , Rusia me aleatët e vetë  në njëren anë dhe NATO-ja me anëtarët dhe përkrahësit e vetë në anën  tjetër, del fare lehtë konkluzioni që besimi i krishterë sllavo-ortodoks  dhe islamizmi kishin të njejtin kundërshtar (lexo:armik) sidomos në  trevat e Ballkanit në përgjithësi e në trojet shqiptare në veçanti .  Duke e ditur që qendra e krishterizmit sllavo-ortodoks është në Stamboll  dhe gjithëherë ka qenë e lirë të  ushtrojë ritet dhe besimin sllavo-ortodoks, në mënyrë të natyrshme vjen  në shprehje bashkëpunimi në mes të besimit sllavo-ortodoks dhe besimit  islam në dëm të besimit të krishterë romano-katolik . Pasi që shqiptarët  ishin dhe janë në luftë të përherëshme me sllavët, e gjithë makina  propaganduese e shtypëse sllavo-ortodokse e shekullit të kaluar , që për  fat të keq vazhdon edhe sot e gjithë ditën, në bashkërenditje me  islamizmin janë përqëndruar në konvertimin e shqiptarëve në një islam të  degjeneruar , në çoroditjen e kulturës, traditës , dokeve e zakoneve  shqiptare dhe në krijimin e një lëmshi që askund nuk mund t’i gjindet  filli, në mënyrë të tillë që ne shqiptarët të mos kemi mundësi të  luftojm kundër prezencës së armiqëve të popullit tonë, por të merremi me  vetëveten tonë, të përçahemi në mes nesh dhe të shpërbëhet qënja jonë  kombëtare .

Kur  i analizojmë të gjitha kohërat , gjithëherë në rast krizash politike të  popullit shqiptar, sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi janë aktivizuar me  të madhe , që para botës perëndimore, kombit shqiptar t’i japin një  imazh të islamizmit ekstrem , në mënyrë që ne të humbim përkrahjen e  perëndimit , kështu që sllavo-ortodoksizmi të ketë duart e lira në  asimilimin , dëbimin dhe shfarosjen e qënjes shqiptare nga faqja e dheut  . Kushdo që ka dy fije mend mund të vërejë sesa xhami janë ndërtuar  vetëm pas mbarimit të luftës çlirimtare 1998/1999 për çlirimin dhe  bashkimin e trojeve dhe popullit shqiptar edhe në ato fshatra të thella  që kurrë nuk ka pasur as kishë e as xhami, në ato fshatra ku nuk ka as  ambullantë, as shkollë, as çerdhe fëmijësh, kurse për habinë më të madhe  përparësi ndërtimi iu është dhënë  xhamive dhe ate gjithëkund në vënde të ekspozuara mirë për t’i parë dhe  për të rënë në sytë e secilit kalimtar vendor apo të huaj . Fondet për  ndërtimin e këtyre xhamive janë shumë të dyshimta ! …

Kur  analizojmë dhe shohim përfundimin e luftës, ndihmën e NATO-s me në krye  SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme përendimore, pastaj edhe njohjen e  Republikës së Kosovës nga këto shtete dhe miqtë e tyre në njërën anë ,  kurse në anën tjetër refuzimin, injorimin , denigrimin e Republikës së  Kosovës nga sllavo-ortodoksizmi dhe Lidhja islamike, pa më të voglin  dyshim, del i vërtetë pohimi i imamëve se : “-Feja islame është më e  afërt me besimin e krishterë sllavo-ortodoks sesa me atë romano-katolik .  “

Kjo  thënje ishte gjithënjë një aksiomë e imamëve tanë, sidomos kur është  puna për t’i larguar shqiptarët sa më shumë nga gjuha, tradita, kultura  dhe të gjitha vlerat e tyre shekullore të trashëguara nga të parët e  tyre iliro-pellazgë, për t’i larguar nga lutjet në gjuhën e tyre të  ëmbël që vetë natyra nënë, që vetë Zoti iu ka dhuruar , vetëm e vetëm  për t’i larguar nga rrënjët dhe vlerat e tyre evro-përendimore dhe për  t’i bërë shqiptarët që të sillen sikur popull i droguar, hipnotizuar ,  degjeneruar , tjetërsuar e asimiluar, në mënyrë që kurrë mos të mund të  organizohen e të mbrohen nga rreziku sllavo-ortodoks, islamist dhe  komunist .

Fajtorë  për lejimin e këtyre imponimeve, fajtorë për këtë gjendje të nderë në  të cilën është katandisur kombi shqiptar, jemi vetë ne shqiptarët që nuk  reagojm, ose së pakut që nuk distancohemi nga këto të bëma  antikombëtare, por me heshtjen tonë , sikur pajtohemi dhe jua lëjm duart  e lira armiqëve dhe misionarëve të tyre të punojnë me besnikërinë e  qenit për interesat e padronëve të tyre e në dëm të popullit shqiptar .

Si  pasojë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit të sllavo-ortodoksëve ,  islamizmit dhe komunizmit kundër popullit tonë, ne jemi katandisur  gjithandej rrugëve të botës, njëlloj sikur çifutët dhe nuk besoj të ket  vend në botë ku nuk mund të hasësh në emigrantë shqiptarë dhe çifutë .

Po e përmbyll me thënjen e njohur filozofike :

- Në fund, ne nuk do të kujtojmë fjalët e armiqëve , por heshtjen e miqëve !

Kurse  mua personalisht nuk më habit sulmi i armiqëve dhe veglave të tyre  qorre ndaj çdo vlere shqiptare, por heshtja e më shumë se 90% të  popullsisë shqiptare jopraktikuese e cilitdo besim fetar në përgjithësi ,  heshtja e intelektualëve, heshtja e Akademisë së Shkencave në Prishtinë  dhe në Tiranë dhe heshtja e qeverive shqiptare në të dy shtetet tona të  brishta laike në veçanti !

Kontakt me autorin : QAMIL ZEKOLLI

Adresa elektronike : qamil_zekolli@hotmail.com ;

Tel.                         +377 44 991 258             dhe                         +386 49 402 249

Publikuar ne

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=23864

dhe ne http://kosova.albemigrant.com/?p=8757

Rudi Vata akuzon sërish: Grima u bë pjesë e pazareve në kurriz të Vllaznisë
Rudi Vata rikthehet të flasë për Vllazninë, duke rikonfirmuar edhe  një herë tjetër akuzat ndaj drejtuesve të klubit. “Shpresoj të më hedhin  në gjyq, pasi do t’ua çjerr maskën të gjithëve. Edhe ai, drejtori  teknik Grima, i cili bënte naivin, u bë pjesë e pazareve. Me mua nuk  kishte asnjë shans që t’i luanim Skënderbeut me ekipin e dytë. Do t’i  merrja pikë, ashtu siç i bëra Teutës dhe Tiranës”. Këto, por jo vetëm,  Vata i rrëfen në intervistën për “Panorama Sport”, nëpërmjet linjës  telefonike nga Skocia.

Rudi, me çfarë po merreni aktualisht?

Po pushoj pranë familjes. Kam disa plane në kokë, por ende s’kam vendosur për të ardhmen.

A e keni ndjekur ecurinë e Vllaznisë?

Po, sigurisht. Nuk më vjen keq për asgjë, pasi tani ndihem i çliruar dhe  nuk bashkëpunoj me një pjesë të madhe injorantësh që janë te Vllaznia. E  ke të vështirë të punosh me ata dhe të sillesh ndryshe, sepse duhet të  bëhesh pjesë e pazareve. Janë nevojtarë dhe bëjnë çfarë ju thonë ata nga  lart.

Ku doni të dilni?

Po jua them: pazaret kanë filluar që në Pogradec, kur ndeshja u kombinua  sipas interesave të drejtuesve. Në një kohë që Vllaznia masakrohej në  fushë nga gjykimi, Grima, Shaba dhe Troshani gëzonin për humbjen dhe  përgatisnin largimin tim. Të gjithë më pas e panë vetë se çfarë ndodhi  në ndeshjen me Skënderbeun.

E keni fjalën për humbjen 2-0 në Korçë?

Po. Thanë që do linin lojtarët pushim, në një kohë që te kjo ndeshje  luhej nderi dhe dinjiteti i një klubi të madh si Vllaznia. Më bukur se  të luash me titullarët ndaj Skënderbeut, nuk ke me kë luan tjetër. Ishte  një skenar, të cilin unë kurrsesi nuk do ta pranoja. Nëse do të isha  trajner, do të shkoja në Korçë dhe do merrja pikë, ashtu siç bëra ndaj  Teutës, ku fitova dhe indirekt i prishëm punë, por edhe ndaj Tiranës, ku  morëm një barazim. Unë nuk do pranoja kurrë të bëhesha pjesë e së  keqes.

Legjenda e futbollit shkodran, Rramazan Rragami, ka deklaruar së  fundmi se në ndeshjen Vllaznia- Shkumbini ndërhyri politika. Si e  komentoni këtë?

Së pari, më lejoni të them se edhe ai, drejtori teknik i Vllaznisë,  Grima, i cili bën naivin, u bë pjesë e pazareve dhe humbi gjithçka para  popullit të Shkodrës në ndeshjen e turpit me Shkumbinin. Ku është  karakteri i Grimës, apo mos ndoshta kështu ka vepruar edhe në të  kaluarën!?. Grima me shokë justifikohen se kanë marrë urdhra. Po  dinjiteti i atij si trajner ku shkoi?!

Ndërkohë, edhe tifozët dolën hapur kundër klubit…

Më vjen keq vetëm për tifozët. Ata reaguan, por nuk i dëgjoi njeri, sepse drejtuesit e Vllaznisë nuk mendojnë për skuadrën.

Të kalojmë te një çështje tjetër. U përfol se do të ballafaqoheshit për akuzat që keni bërë me administratorin Shaba…

Kjo është e vërtetë, por nuk më njoftuan, edhe pse më 11 maj Shaba ka  qenë në FSHF. Madje, edhe ky i fundit ka thënë se nuk është njoftuar,  por sipas informacioneve të sigurta që unë kam, ai ka qenë në  institucionin e futbollit në atë datë. Kam kontaktuar edhe me njerëz në  FSHF dhe pasi ata kanë pyetur në Komisionin e Etikës, si justifikim ka  dalë fakti që nuk më kanë gjetur dot numrin e telefonit. Nëse ky  komision ka marrë në pyetje vetëm Shabën, atëherë do të thotë që është  një mbledhje hipokrizie. Ky komision e ka një qëllim dhe unë jam gati që  t’i luftojmë këto fenomene. Nëse FSHF nuk do, atëherë le t’i gëzojë.

I qëndroni akuzave për “fondin e zi” të arbitrave?

Absolutisht po. Duhet të kuptoni diçka, nuk kam bërë unë pas, por klubi i  Vllaznisë. Unë prisja që ata të më hidhnin në gjyq, por kjo nuk ka  ndodhur. Më kanë bërë një shantazh, ose më mirë le ta quajmë presion,  teksa më kanë kërkuar që të tërhiqem nga ato që kam thënë përpara se të  largohesha. Kjo ka qenë edhe deklarata e klubit pas akuzave të mia.  Mirëpo, unë mezi pres që këtyre njerëzve t’ua çjerr maskat në gjyq.  Shpresoj dhe uroj që persona si Grima, Shaba, Troshani, bashkë me  kryetarin e Bashkisë, t’i drejtohen Gjykatës për t’u ballafaquar me mua.  Dua që diçka të tillë ta bëj edhe një person tjetër aty në klub.

Ju keni ndonjë plan për ta bërë vetë hapin e parë?

E kam edhe një plan B. Jam duke u konsultuar seriozisht me avokatët e  mi, sepse pas shkarkimit, klubi ka dhënë një prononcim në lidhje me mua  si trajner. Mendoj se më kanë cënuar imazhin, por unë do të bëj hapin e  duhur në kohën e duhur. Nuk përjashtohet mundësia që t’i hedh vetë në  gjyq. Dua t’ju sqaroj se një nga anëtarët e bordit, kur është firmosur  shkarkimi im, më ka thënë se kam hedhur firmën pa ditur se çfarë  shkruhet aty. Ky quhet Anketil Rroji. Pra, e mohojnë ata që kanë  firmosur.

Çfarë motivesh ju dha klubi për shkarkimin?

Në letrën që mua më ka ardhur në shtëpi nga klubi, ndër të tjera  akuzohesha për korrupsion me lojtarët. Kur kam vënë re se aty flitej për  punën time dhe vihej në dyshim integriteti im, jam bindur se me këta  njerëz duhet ta çoj drejtësinë në vend. Tani shpresoj që të kem një bazë  të fortë ligjore, për të vazhduar luftën me këta njerëz. Ata ndoshta  mendojnë se kjo çështje kaloi, por unë nuk e lë me kaq. Këtu bëhet fjalë  për emrin e Vllaznisë së Shkodrës, por këta njerëz po tallen. Po e  trajtojnë skuadrën si të jetë pronë e tyre, ndërsa njerëzit si vegla.  Shumë njerëz te Vllaznia janë kthyer në vegla të tyre. Arsyeja pse unë u  ndava me ta ishte se këta njerëz kuptuan që me mua nuk kishin shanse të  bënin pazar. Opinioni e di se kush është Rudi Vata, ndërkohë këta  njerëz në një farë mënyrë janë munduar të shpifin në kurrizin tim. Më  kanë prishur imazhin dhe do të kërkoj që kjo të pastrohet, por  gjithashtu do të kërkoj edhe dëmshpërblim.

REAGON GRIMA

“Nuk më intereson, të mendojë çfarë të dojë”

Armir Grima i është përgjigjur shkurtimisht akuzave të Rudi Vatës.  Ish-portieri i shquar i Vllaznisë ka thënë për “Panorama Sport” se Vata  ka mendimin e vet dhe nuk i intereson aspak ajo që ai ka thënë. “Nuk më  duket e arsyeshme t’i japë ndonjë përgjigje konkrete Vatës. Ai ka  mendimin e vet, por deri tani nuk është se ka thënë ndonjë gjë të  hajrit. Mund të mendojë çfarë të dojë, është e drejtë e tij. Kaq mund të  them”,- deklaroi Grima. Ishkapiteni kuqeblu drejtoi Vllazninë pas  largimit të Vatës. Skuadra shkodrane e mbylli sezonin në vendin e  shtatë, me pikë të barabarta me Bylisin. Në fakt, përpara se Vata të  merrte drejtimin e Vllaznisë, për gazetën është shprehur me superlativa  ndaj figurës së Grimës. Mirëpo pas largimit, ish-trajneri e akuzon  portierin legjendar se është bërë pjesë e pazareve. Grima bën detyrën e  drejtorit teknik dhe do të vazhdojë në këtë post, pasi në krye të  pankinës klubi do të emërojë një tjetër trajner. 38-vjeçari ka më pak se  një vit që ka lënë futbollin.

JORGIS MEMO