ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Bota / Uncategorized / Fjala e Papës Françesku shqiptarëve për Gjergj Kastriotin Skënderbeun

Fjala e Papës Françesku shqiptarëve për Gjergj Kastriotin Skënderbeun

November 20, 2018 by Pafragje Leave a Comment

Të dashur vëllezër ipeshkvij e meshtarë, vëllezër e motra,

Me kënaqësi të veçantë, ju uroj mirëseardhjen juve, që keni ardhur këtu me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit tuaj kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Përshëndes me mirënjohje të pranishmit dhe, me mendje, edhe gjithë shqiptarët, në atdhe e në vende të tjera të botës, të cilët, në emër të lidhjeve të lashta  të miqësisë e të marrëdhënieve të vazhdueshme, e shohin gjithnjë me dashuri Selinë e Shën Pjetrit. Në këtë kuadër, më pëlqen të kujtoj se 50 vjet më parë, Shën Pali VI deshi të presë një përfaqësi të shqiptarëve.

Shqipëria, tokë me histori të lashtë e të lavdishme, është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore dokumenton zanafillën e vetë qytetërimit të saj. Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht.

Rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësohet mirë në flamurin tuaj, me shqiponjën e zezë dykrenore në sfondin e kuq, bërë sipas stemës së heroit. Pak herë në histori, një individ i vetëm ka arritur t’i mishërojë kaq qartë e kaq gjerësisht virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë t’i kuptohet shpirti, pa u ndalur e pa marrë parasysh parimet dhe vlerat, që e frymëzuan atë personazh të veçantë.

Pas vdekjes së heroit dhe pas pushtimit të Shqipërisë, shumë shqiptarë preferuan të emigrojnë dhe shumë prej tyre u vendosën në Itali, në qendër të gadishullit e në jug, sidomos në Kalabri e Sicili, duke u dhënë jetë Rretheve kishtare shqiptare të Ungrës, të Horës së Arbëreshëve dhe të Grotaferratës.

Prania, në takimin e sotëm, të një grupi arbëreshësh, pra, italo-shqiptarësh, me traditat dhe shprehjet e tyre gjuhësore përçuar prej shekujsh, na bën të imagjinojmë atmosferën e Shqipërisë së Skënderbeut dhe na konfirmon se heroi kombëtar mbetet urë e vlefshme për ruajtjen e lidhjeve të frytshme të arbëreshëve me tokën e tyre të origjinës.

Për arsye të rëndësisë së veçantë të figurës dhe të veprës së gjithanshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kuptohet më së miri pse Shqipëria ka dashur ta shpallë këtë vit, “Vit mbarëkombëtar të Skënderbeut”.

Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin, duke e dobësuar vendin nga forcat dhe aftësitë e domosdoshme për zhvillimin e tij njerëzor e civil.

Puna e përbashkët e të gjithëve drejt këtij objektivi do të bëhet mënyra më e mirë për të mishëruar në kohën e tanishme, dashurinë për atdheun, që frymëzoi Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në kohën e vet. Ai, duke interpretuar sa më mirë karakterin dhe traditat e popullit tuaj, shprehu vlefshëm shqiptarinë, term i përdorur nga shkrimtari i shekullit XIX, Pashko Vasa, për të treguar identitetin shpirtëror, që i bashkonte të gjithë shqiptarët, përtej dallimeve me natyrë fetare. Në Shqipëri, kjo bindje i dha shtysë bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkisnin feve të ndryshme, duke u kthyer me kohë në bashkëpunim e vëllazërim.

Siç pata rastin të pohoj, me rastin e vizitës sime në Shqipëri, “klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është pasuri e çmueshme për vendin” (Takimi me autoritetet, 21 shtator 2014: Insegnamenti II, 2 [2014], 271). Ajo tregon se bashkëjetesa paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkasin feve të ndryshme, është rrugë, e cila mund të përshkohet konkretisht, sjell harmoni dhe çliron forcat më të mira e krijimtarinë e mbarë popullit, duke e shndërruar bashkëjetesën e thjeshtë në bashkëpunim e vëllazërim të vërtetë. Gatishmëria për t’i konsideruar ndryshimet si rast për dialog, vlerësim e njohje të ndërsjelltë, favorizon gjithashtu, zhvillimin e udhëve shpirtërore të vërteta e bëhet shembull i vlefshëm, për t’u parë me interes të madh në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme, themeluar mbi respektimin e dinjitetit të njeriut.

Duke përkujtuar me mirënjohje shenjtorët martirë, që e dëshmuan fenë me çmimin e jetës, si edhe shën Terezën e Kalkutës, me kënaqësi, i jap Bekimin Apostolik secilit prej jush, këtu të pranishëm, familjarëve tuaj dhe gjithë popullit shqiptar. Një favor, mos harroni të luteni për mua. Faleminderit!

Filed Under: Uncategorized

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Basha shpall vendimin unanim të deputetëve të PD: Jemi gati…
  • LSI MERR VENDIMIN, KRYEMADHI: DJEGIA E MANDATEVE, E VETMJA RRUGË (DEKLARATA E PLOTË)
  • APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!
  • Martin Prëtashi Camaj ( 1926-2012)
  • PSE ZEF PALI NUK U VARROS NE TIRANE NE KRAH TE MITAT FRASHERIT
  • PERKUJTOHET 74 VJETORI I LUFTËS ANTIKOMUNISTE TË KELMENDIT
  • Propaganda dhe hiletë nuk arrijnë ta fshehin frikën e Edi Ramës
  • Video shokuese.Pamje nga protesta e 16 shkurtit 2016..
  • Foto nga protesta e qytetarëve kundër Kryeministrit Edi Rama

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate
Kush është Frederik Rreshpja?

Kush është Frederik Rreshpja?

Nga: Gazmend KRASNIQI Edhe pse ka vite që nuk … [Vazhdo....]

Shkolla e parë në Gjuhën Shqipe u hapë në Shkodër me 1258

Shkolla e parë në Gjuhën Shqipe u hapë në Shkodër me 1258

Dëshmitë e pafundme të shkollave … [Vazhdo....]

Euro 2020 qualifying:Albania is Group H

Euro 2020 qualifying:Albania is Group H

England received a generous draw in their attempt … [Vazhdo....]

“Mrika”, 60 vjet më parë në Teatrin “Migjeni” u vu në skenë Opera e parë shqiptare

“Mrika”, 60 vjet më parë në Teatrin “Migjeni” u vu në skenë Opera e parë shqiptare

60 vjet më parë në qytetin e Shkodrës u shfaq për … [Vazhdo....]

Vajzat e Instagramit (Foto supersexy…)

Vajzat e Instagramit (Foto supersexy…)

Kjo eshte dhe jeta e vajzave te Instagramit,perveç … [Vazhdo....]

Inva Mula, drejtore artistike e Festivalit të 57-të në RTSH

Inva Mula, drejtore artistike e Festivalit të 57-të në RTSH

Sopranoja e njohur Inva Mula do të jetë Drejtorja … [Vazhdo....]

Kujdes prinder! Çfare mund te shikojne femijet tuaj ne Instagram

Kujdes prinder! Çfare mund te shikojne femijet tuaj ne Instagram

Instagram (i njohur gjithashtu si IG [8]) është … [Vazhdo....]

Taksa e ndërtesave, përcaktohen me Urdhër ministerial çmimet dhe tarifat

Taksa e ndërtesave, përcaktohen me Urdhër ministerial çmimet dhe tarifat

Me një Urdhër të pëbashkët të ministrit të … [Vazhdo....]

Shpejt apo ngadalë? Ja çfarë i tërbon femrat në seks

Shpejt apo ngadalë? Ja çfarë i tërbon femrat në seks

Vajzat përdorin seksin për të marrë dashuri. … [Vazhdo....]

Kjo është pija që do ju shndërrojë ‘bisha’ në seks

Kjo është pija që do ju shndërrojë ‘bisha’ në seks

Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin … [Vazhdo....]

“Ardhja e klerikeve nga Kosova,ka ndikuar në mardhenjet midis  komunitetit shqiptar në Michigan( Video…)

“Ardhja e klerikeve nga Kosova,ka ndikuar në mardhenjet midis komunitetit shqiptar në Michigan( Video…)

          _ … [Vazhdo....]

Vizat amerikane për fejesë dhe martesë, avokati nga SHBA shpjegon si jepen

Vizat amerikane për fejesë dhe martesë, avokati nga SHBA shpjegon si jepen

Avokati Kieran Both i përgjigjet lexuesve Cili … [Vazhdo....]

30 vjetori i takimit të pare me Nane Terezen në New York

30 vjetori i takimit të pare me Nane Terezen në New York

Gjekë Gjonlekaj/New York Murgeshat shqiptare … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Sot, në orën 12:00, u … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Kam lindur në Shkodër me … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

February 2019
S M T W T F S
« Jan    
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  

Copyright © 2019 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in