
Pershendetje, Z. Zef,Siç Ju premtova, po Ju nis fjalen time dje…Mbaresi e të diel të bukur!Miqesisht,Visar
NË SALLËN E RE TË QENDRËS KULTURORE “NËNË TEREZA”
NË KISHËS “ZOJA PAJTORE” NË MIÇIGAN…
Fjala nga Visar Zhiti
I dashur dhe i nderuari famullitar i Kishes tonë Zoja Pajtore, Dom Ndue Gjergji,
I dashur dhe i nderuar Vikar i Përgjithshem i Ipeshkvisë së Kosovës, Dom Lush Gjergji,
I dashur dhe i nderuar Dom Anton Kçira,
I dashur dhe i nderuar Konsull i Nderit,
z. Ekrem Bardha,
Të dashur vatranë, z. Zef, znj. Merita,
z. Asllan,
Klerikë të nderuar myslimanë e bektashianë,
I dashur Drejtor i Katedrës së Albanoligjisë në Universitetin DePaul, i porsa hapur në Chicago, i pari i tillë, Dr. Gazmend Kapllani,
Të dashur Koordiantorë të Veprimtarive, z. Valentin Lumaj, z. Gjekë Gjelaj, gazetarë,
Motra të dashura murgesha,
Studentë të dashur, fëmijë artistë,
“Shqiponja të vogla” të ardhura nga Kanadaja me Maestro Ramazan Këllezi, Bashkatdhetarë të dashur!
Dhe lejomëni tani t’u drejtohem dhe atyre për të cilët jemi mbledhur:
E dashur Qendër Kulturore me emrin e shenjtë “NËNË TEREZA”,
I dashur FLAMURI ynë KOMBËTAR, që rri aq hijerëndë pranë Flamurit të SHBA, si dy miq të mirëdhe aleatë!…
Duke u mbledhur së bashku si sonte, por duke qenë bashkë gjithmonë, me dije dhe ideale, me përkushtime dhe punë, gëzimet do të shtohen duke u shumëzuar me aq sa ne jemi, kurse dhëmbjet do të zvogëlohen duke u pjesëtuar në secilin prej nesh dhe arritjet do të jenë një pasuri e përbashkët, gjithnjë e më shumë.
Po kremtojmë një festë të madhe tradicionale, historike, shpëtimtare, Pavarsinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit, dhe një ngjarje të bukur, të vyer, përurimin e sallës së Qendrës kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës tonë “Zoja Pajtore”.
I lutemi Asaj, jemi me një dhëmbje të madhe në shpirt dhe trup nga shkaku i tërmetit që ra në Atdheun tonë të vogël, për jetët e humbura e rrënojat që shkaktoi. Por shpërtheu dhe një solidaritet i madh njerëzor, dashuria mes njerëzve, Kosova jonë me ushtrinë e saj, me ndihma, me policinë e specialist erdhi e para, gjysma të ndihmojë gjysmën, erdhën nga vendet fqinjë në Ballkan, Greqia e Kroacia, Serbia etj, nga Italia e Mesdheu, nga Franca e Izraeli, nga Zvicra, etj, nga Diaspora shqiptare, e para si përherë ajo e Amerikës dhe vetë SHBA, që na janë gjendur gjithmonë, jetikë në historinë tonë, mbështetësit e fuqishëm të demokracisë dhe lirive tona.
Dhe vetë Papa Françesku u lut për ne dhe tha: “Zoti e bekoftë këtë popull që e dua aq shumë”. Unë kam patur fatin e madh ta dëgjoj këtë dhe herë tjetër, duke qenë pranë Atit të Shenjtë, kur shërbeja për vendin tim në Vatikan.
Dhe t’i lutemi përherë Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqiptarëve, emrin e së cilës mban kjo kishë e dashur, e cila që kur u themelua në vitin 1977 nga i përndershmi Dom Prek Ndrevashaj, i pari prift katolik shqiptar që ngriti shërbimin meshtar në gjuhën shqipe në Michigan, kisha u kthye dhe në qendër atdhetare e kulturore, ku këtu kremtohej Festa e Flamurit e janë bërë festivale të kulturës dhe të traditës, koncerte, përurime librash e konferenca e takime e çmallje ashtu si dhe natyrshëm janë kryer meshat, liturgjitë, ceremonitë martesore dhe ato të përzishme, sakramente si dhe mësimi i gjuhës amtare, i shqipes.
Zoja Pajtore, edhe ajo ishte refugjate, iku nga Kisha e saj në Shkodër, në prehërin e kalasë së Rozafës, fluturoi me engjëjt në një kishë afër Romës, në Xhenacano, se nuk do të duronte dot pushtimin e gjatë otoman, që t’i thoshte Europës të mos e harronte Shqipërinë që po vuante, atë që ka kërkuar dhe po kërkon dhe politika sot, deri dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ne.
Qendra kulturore “Nënë Tereza” që përurojmë sot, ka si prelud të shkëlqyer devocionin, largapamësinë, punën e palodhur, përunjësinë dhe përdëllimin e famullitarit të saj, Dom Dom Ndue Gjergji.
Jam dëshmitar i dy veprimtarive të afërta: i Konferencës shkencore mbarëkombëtare e ndërkombëtare që u zhvillua në këtë Kishë për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në vitin e 550 përkujtimor të tij, me historianë, studiues e shkencëtarë të ftuar nga Amerika dhe Europa, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, nga arbëreshët e Italisë, etj, punimet e së cilës dhe pesha e tyre bënë që ajo të ishte takimi dhe kuvendi më i madh, që nuk e arritën as ambasadat dhe akademitë në atë jubile.
Po kështu dua të kujtoj dhe përurimin, sa modest, po aq dhemallëngjyes që u bë pas një meshe të bashkëcelebruar këtu nga Ipeshkvi, Imzot Walter A. Hurley dhe famullitari Dom Ndou Gjergji, të një libri për Shenjten “Nënë Tereza”, botuar në Vatikan me autore Eda Agaj.
Po në sa e sa veprimtari e takime jeni dëshmitarë e pjesëmarrës ju të gjithë…
Sonte më duket se mbajmë bashkë në njërën dorë Flamurin tonë Kombëtar dhe në tjetrën sarin e Nënë Terezës.
Shqiptarët e duan Flamurin e tyre dhe e nderojnë atë. Dhe në poezinë e postrilindasit, Asdrenit, shkruar në vitin e pavarësisë, në 1912, që u bë Himni Kombëtar, na përcillet një kumt që të magjeps: Se Zoti vetë e tha me gojë/ Që kombe shuhen përmbi dhe/ Por Shqipëria do të rrojë? Për të, për të luftojmë ne.
Flamuri është përbashkues dhe vazhdimisht atij i kanëkënduar populli dhe poetët. Dua të kujtoj tre emra klerikësh të njohur, të feve të ndryshme. Vërtet harmonia fetare e Shqipërisë është emblematike, shembullore për botën, “vëllazëri fetare” e quajti papa Françesku.
Simboli i Kombit, Flamuri, ja si valvitet në poezinë e At Gjergj Fishtës, poetit katolik, “Homerit të fundit në botë”:
Porsi fleta e Êjllit t’ Zotit.
Po rreh Flamuri i Shqypnís.
E thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.
Dhe Imzot Noli, ortodoks duket sikur vazhdon:
Flamur që lind Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin
Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi
Baba Ali Tomori, bektashian, që diktatura komuniste e pushkatoi me akuzën si agjent anglez dhe duke vrarë atë, po vritej atëhere dhe aleanca e vendit me Europën Perëndimore, ja, ç’fjalë la për identitetin kombëtar:
Zoti i math në këtë baltë
më ka bërë shqipëtar,
gjuhën shqip t’ëmbël mjaltë
ma ka fal për kombëtar.
Por dhe një poet tjetër, laik, i harruar dhe i pa njohur, i quajtur “Osoja i Ri”, Beqir Çela, nga Karbunara e Lushnjës, në konkursin që u shpall me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë në1937 për një himn të ri për Flamurin, ku në juri ishin dhe At Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Kostaq Cipo, etj, mes 76 krijimeve, merr çmimin e parë, dëgjoni, ç’thotë në njërën nga strofat e himnit të tij:
Rrahja e lum’e palës s’ate Kuq si gjaku trimëror
I krenarve bij që pate. Dhe për nder t’u bën’ theror.
Por të kuqes së Flamurit do t’i shtohej dhe gjaku i tij. Mësuesi Beqir Çela, nga arsimimi që kishte marrë, u lidhshpirtërisht me Amerikën, duke e parë atë si vendin e shpëtimit. Modelin amerikan e mendoi të adoptueshëm për në Shqipëri, kështu besoi gjithë jetën, në aq jetë sa i lanë.
E pushkatuan në diktaturë si agjent të amrikanëve, si armik. Donin të vrisnin kështu dashurinë për SHBA-në si kampion i demokracisë dhe lirive të njeriut, shpëtimtare e Kombit shqiptar, superfuqi e mirëqenies sociale. Por nuk ia dolën.
Dhe Nënë Tereza ka një Lutje për Kombet e Bashkura, për atje ku janë flamujt e gjithë shteteve të botës, pra dhe të Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, etj.
Zoti im,
e mundur është, si nuk është e mundur,
që kombet të preken nga zemra jote,
që të punojnë për bashkimin dhe dashurinë:
dy vepra të mëdha për të themeluar paqen
mbi fytyrë të dheut.
Amen!
Dhe Nënë Tereza vetë është përbashkuese ashtu si Flamuri, por flamur i bardhë paqeje, i Krishtit, i dashurisë së Zotit, që i është dhuruar njerëzimit mbarë si pasuria më e çmuar e tij.
Madje Nënë Tereza dhe kur ka shkuar në vendet që kanë qenë në luftë midis tyre, ata e kanë ndërprerë luftën. Dhe arma e saj ishte lutja që ndryshon dhe botën dhe sjell dashurinë. Sa thjeshtë Ajo thoshte: Bashkohemi nëpër lutje,
O Zot,
të falënderoj për myslimanët dhe induistët
dhe për të gjithë miqtë e mi të shtrenjtë Sa herë që të takojmë
nëpër lutje,
ti na bën të krishterë edhe më të mirë,
myslimanë edhe më të mirë,
induistë edhe më të mirë.
Ç’emër i shenjtë ky i Nënë Terezës. I gruas më të njohur të planetit. Nga Shkupi. Me prindërit nga Kosova. Që tha se nga gjaku dhe origjina jam shqiptare, në shërbim të Krishtit. Na e la si një testament me atë shkrimin e saj të bukur, botohet shpesh,iu bë i njohur dhe botës falë Dom Lush Gjergjit, vëllait të Saj dhe tonit, biografit më të mirë shqiptar të Nënë Terezës, që pothuajse çdo vit nxjerr nga një libër apo album për Të dhe në gjuhë të huaja. Faleminderit dhe mirënjohje, Imzot!
Dhe ndjej dhimbje kur kujtoj se diktatura në Shqipëri ia kishte mbyllur mizorisht derën, kur kishim aq shumë nevojë për të. Dhe Ajo na meson që të lutemi dhe për armiqtë tanë. Dhe për këtë ka shkruar dhe një qytetar i këtushëm, inxhineri shqiptar Mërgim Korça, porosi që ai e gjen ashtu si te Padre Pio dhe te Baba Raxhepi, që ka jetuar në teqene që themeloi po vetë këtu në Detroit.
Është porosi biblike, pjesë themeltare e kulturës Perëndimore tashmë.
Ndërkaq Nënë Tereza me durim shenjtjeje vazhdimisht do t’u drejtohej me kurajo dhe liderëve më të mëdhenj të botës: “Ndihmojeni popullin tim!”.
Presidenti Bill Klinton do të thoshte në qershorin e 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Ishte çliruar Kosova kështu.
Nënë Tereza do të ishte dhe Qyetare Nderi e SHBA ashtu siç do t’i jepej më në fund dhe pasaporta shqiptare.
Por më e rëndësishme mbetet se sa shqiptarët janë të Nënë Terezës?
Një përgjigje dhe dëshmi është dhe kjo prani e bukur këtu, kjo sallë, që na mbledhur si me ngrohtësinë e krahëve të saj.
Virtyte të Nënë Terezës, harmonia që përcillte, paqja dhe përkushtimi, kultura e dashurisë, besoj se janë dhe në qendër të Qendrës tuaj.
Shoh statutin. Në nenin 3 të tij keni sanksionuar që: “…ka karakter laik, pa dallim feje, krahine apo bindje politike.” Dhe në nenin 4: “…do të veprojë dhe punojë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e SHBA”. Ndërsa në krye, në nenin 1, është Emri: Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Nënë Tereza”. Albanian American Cultural Center “Mother Teresa”.
Dhe me nëpërmendet një thënie e Nënë Terezës: “… ajo që bëjmë ne, është një pikël ujë në oqean, por oqeani prej pikave bëhet… pa këtë pikël diçka do t’i mungonte…”. Sipas saj, rëndësi ka se sa dashuri vëmë në atë që bëjmë.
Nën dritën dhe bekimin e saj komuniteti shqiptaro-amerikan ka bërë dhe dhe do të bëjë më shumë dhe më bukur duke shpalosur vlera dhe kulturë, tradita dhe art, duke ruajtur dhe mësuar, krahas anglishtes botërore dhe gjuhën amë, shqipen, që rilindasit tanë e quanin “gjuhë perëndish”.
E sigurtë është që albanalogë, gjuhëtarë të huaj, shkencëtarë, e rendisin shqipen si në 10-12 gjuhët më të rëndësihme në botë, pra është pasuri linguistike e njerëzimt, që duhet ruajtur dhe si detyrë e parë kjo është e ne, shqiptarëve, kudo qofshim. Është gjuha që kanë folur Skënderbeu dhe Shenjtja Nënë Terezë në shtëpi. Janë lutur me këtë gjuhë brezat në shekuj dhe nuk e rroposën dot luftërat, pushtimet, perandoritë, ndarjet, asimilimet, diktaturat, varfëritë.
Dhe këtu emigrantët e mëdhenj Ambasador Faik Konica, Imzot Fan Noli, Profesor Arshi Pipa, që iu arratis ferrit të burgjeve, apo dhe Profesor Isuf Luzaj, Sami Repishti, shkrimtari çam Bilal Xhaferri, etj, e kanë shkruar shkëlqyer, madje kanë bërë që të flasin në shqip dhe Shekspiri, edhe përrallat arabe të 1001 netëve të tregohen shqip si dhe poetë latinë të kumbojnë në gegnisht dhe toskërisht, edhe “Dielli” del shqip, edhe “Zëri i Amerikës” flet dhe shqip, dhe “Radio Vatikani”. Me këtë gjuhë dhe Kadare ia dha romanin shqiptar botës.
Shqipja jonë shkoftë e begatë brez pas brezi, se fjala që themi është dhe
Leave a Reply