Fri, August 29, 2014

Ish-presidenti Ramiz Alia 3 ditë në morg, të djelën ceremonia mortore

Trupi i pajetë i ish-presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia do të qëndrojë në morg deri ditën e djelë, ditë kur do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.
Njëra nga vajzat dhe djali i ish-presidentit Alia ndodhen në Suedi dhe duhet të vijnë në Shqipëri për procedurat.
Presidenti i parë shqiptar i shtetit pluralist Alia ndërroi jetë rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet pasi ka pësuar trombozë ndërsa vuante prej kohësh nga trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai ndodhej në spital prej 4 ditësh.
Ramiz Alia ka lindur më 18 tetor 1925. Është me orgjinë nga Gjakova e Kosovës, lindi në Shkodër, u arsimua në Rusi dhe prej 70 vitesh jeton në kryeqytet.
Menjëherë pas lajmit për vdekjen e tij, ministri i Shëndetësisë Peitrit Vasili ka urdhëruar kryerjen e të gjitha procedurave të nevojshme me trupin e pa jetë që ndodhet në morgun e QSUT

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

26 Comments to “Ish-presidenti Ramiz Alia 3 ditë në morg, të djelën ceremonia mortore”

  1. NE RRADHET E KOMUNISTAVE, TANI ESHTE NJE KRIMINEL MA PAKE,

    Diku rrethe ores shtate ky kriminel mbylli syte, duke marre me vehete shume enigma e krimi qe beri gjate karrjeres politike,mori me vehte,enigmen e vrasjeve ne kufi,mori me vehte vrasjet e 2 pridhit ne vitin 1991,mori me vehte masakren e tivarit,mori me vehte shume vrasje qe u bene ne luften e klasave,mori me vehte vrasjen e Mehmet SHehut,mori me vehte denimet e dhena te pushkatimeve pa gjygje nepermjet dekreteve te ketije,tani Ramis Alia vdiq bashke me te u varrosen shume krime te pa zbuluara deri tani ku tani autori kryesore mbylli syte dhe bashke me te tani u mdyllen shume dosje te krimeve qe beri gjate karrjeres politeke kjo neperke,qe ne kure guxuame te ngrenim koken per te kerkuar Liri ma shume na quajti jashte qitja e kombit,tha edhe bare do hame,e gjake do derdhim e doren kujte sdo ja shtrijme,ky donte te na mbante akoma ne rradhe per te marre 100 gr qumeshte,qe gjate qeverisjes se kesaj gjadhese Popudhit i kishte arritur thika ne palce,Ngushlloj komunistat per humjen e liderit tyre dhe kryesishte ngushlloj komunistat ne Djaspore,L,S,MI.

  2. Mark Gjonaj says:

    Ngushllime djalit, vajzes dhe vellait. Shume e ka shtyre me ngarkesen qe ka pase. Ka qene Ideollogu kryesore i PPSH-se. Me vjene keq qe Sala iu turr per genocidin e Tivarit dhe qe nga ajo kohe ai u “trondit”. Nuk di se ku pat shkuar Mesila Doda me ato verefikimet, si detyre nga parlamenti. Njekohsisht Alia nuk tregoi asnjehere te verteten e ngjarjeve mbas vetvrasjes se Mehmet Shehut. Asnje here nuk i degjova ne polemika me Nexhmie Hoxhen, si bashkpunetore gjate luftes dhe mbas luftes; ndoshta dhe kane zbatuar planin e perbashket per te pastruar rrugen e marrjen e drejtimit, nga fundi dhe mbas vdekjes se Hoxhes. Ramizi ka qene nje intelektual me pikpamje liberale. Ska asnje dyshim si iedeollog i rinise, i hapi rrugen asaje per te permbysur kasten e vjeter konservatore dhe krejt regjimin. Me duken si krejt pa kuptim dhe artificiale te tera montimet qe ka bere Berisha ne ardhjen ne drejtim; mendoj se e gjitha ishte dora e Ramizit. Si ushtarak qe kam qene mendoj se ishte shans per ate popull qe ne drejtim gjeti kete intelektual dhe po edhe per perendimin qe te mos harxhonte shume resurse per ta permbys menjehere. Per kete Ramizi, ka punuar ne hije te Enverit, por mbas vdekjes se tij, ai e futi qellimisht ekonomine ne kolaps, ndonse perendimoret i shtrine doren. Faleminderit!

  3. Mark Gjonaj says:

    Z. Pronar i Albdreamsit, mendoj qe shokut Ramiz duhej t’i kushtohej me shume kronike, se duket sikur kufoma e tij ka tre dite qe qendron ne morg, sikur eshte e paindentifikuar, ose nje personi te padegjuar. Si ju te djathtit dhe ne te majtit e kemi pase kryetare shteti(president), Sekretarin e Pare te KQ te PPSH-se dhe kryetarin e Kuvendit, komandant te Pergjithshem te Ushtrise Popullore Shqiptare. Asnje lider nuk ka pase kaq funksione ne Shqiperi deri me sot. Madje, ju shkodranet keni ma teper obligim per qytetarin tuaj ku ka linde. Kam mendimin se Albdreamsit do t’i kishte hije per nje kronike te zgjeruar, sepse intelektualet e komunitetit jane mjaft te ndrojtur per te thene dicka. Faleminderit!

  4. I brengosuri says:

    Per ata qe e deshten ngushllime me rastin e liderit tuaj,le te shkoj ne parriz,apo xhenwt,oh te me falni ky ishte Ateist dhe ska nevoj pwr asnjenen nga keto.Deshta te di a qesin te pamin dikush per te,apo do ta lini ne harres,le te rroni vete.

  5. Sterkuja says:

    Oportuniteti i Ramiz Alisë – Vlerësime të historianit Michael Schmidt-Neke
    DW: Sot ka ndërruar jetë udhëheqësi i fundit komunist Ramiz Alia, një nga personalitetet e rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, presidenti i parë në momentin e kthesës politike. I parë nga këndvështrimi i sotëm, çfarë vlerësimi mund t’i bëhet figurës së tij, çfarë përshtypje ka lënë ai që ndodhej në qendër të ngjarjeve në një moment shumë deciziv për Shqipërinë?

    Schmidt-Neke: Nga dita e sotme, dita e vdekjes së Ramiz Alisë është tepër vështirë të bësh një bilanc të përsosur të kësaj jete mjaft të ndërlikuar. Ramiz Alia qysh nga vitet 50-të, 60-të ka qenë një funksionar shumë i rëndësishëm i sistemit komunist, duke u bërë trashëgimtar i Enver Hoxhës pas vekjes së tij në vitin 85, pra ai mban në supet e tij përgjegjësitë për të gjitha të metat dhe fajet e regjimit komunist për shkeljet e të drejtave të njeriut, për izolimin e Shqipërisë pas prishjes me Kinën në vitet 70-të. Nga ana tjetër duhet marrë parasysh se brenda kornizës së mundësive të tij në vitet 80-të, kur mbajti frenat e partisë dhe të shtetit kishte nisur disa reforma sigurisht jo të mjaftueshme por të rëndësishme në fushat e ekonomisë edhe në fushën e politikës në një fazë mjaft të ndërlikuar, kur ai ishte i detyruar të mbronte idenë se socializmi në Shqipëri ishte diçka e posaçme, e pakrahashueshme me regjimet e ashtuquajtura revizioniste, sipas stilit të Bashkimit Sovjetik të Gjermanisë Lindore. Megjithatë gjithë bota e dinte se të metat e këtyre regjimeve gjenden edhe në Shqipëri, biles në permasa të ekzagjeruara. Në këtë fazë në udhëheqjene partisë së punës kishte një luftë mes dy fraksioneve, një fraksion i moderuar reformist, jo në shkallën e Gorbacovit, por në favor të reformave, të udhëhequr nga vetë Ramiz Alia, kundër fraksionit tjetër konservator, i cili nuk lejonte asnjë lajthitje nga kursi i Enverit.

    DW: Po pas vdekjes së Enver Hoxhes shumë pritën që Ramiz Alia do të sillte një frymë liberale, gjë që duke u nisur nga rrethanat nuk do të kishte qenë as e pamundur dhe as e rrezikshme më, sepse gjithë blloku i lindjes tashmë po hapej, por ai nuk e bëri këtë, përse?

    Schmidt-Neke: Ramiz Alia ishte sekretar i parë i Komitetit qendror të Partisë, por nuk ishte i plotfuqishëm të bënte si të donte.

    DW: Jeni i sigurtë se ai donte pa rezerva, por t’i jepeshin mundësitë?

    Schmidt-Neke: Sigurisht ai nuk kishte idenë të kapërcente strukturat e sistemit komunist, ta shndërronte Shqipërinë në një vend liberal pluralist, ky sigurisht nuk ishte qëllimi i tij në radhën e parë, por ai kishte në plan të ndërronte disa tipare të regjimit për shembull ekonominë krejt të centralizuar, krejt të shtetëzuar, pa asnjë lëvizje për forcat private, që kishte pasoja shumë të mëdha për furnizimin e popullit me ushqim me mish etj. Natyrisht që nuk mund të bësh gjë pa u mbështetur në forcat e ushtrisë popullore e në rradhë të parë në forcat e ministrisë së Brendshme, të policisë e të sigurimit të shtetit. Ata forca në këtë kohë ishin në dorën e krahut tjetër konservator mund të thuhet rreth Nexhmije Hoxhës. Sigurisht që ai kishte frikë nga ndonjë grusht shteti brenda udhëheqjes së partisë. Ramizi në jetën e tij ishte njeri shumë i shkathët dhe shumë oportunist. Në vitet shtatëdhjetë ai kishte një simpati për një liberalizim në fushën e kulturës, por pas festivalit të këngës të viteve ’72-’73 erdhi një erë shumë e ftohtë në skenën kulturore të Shqipërisë, duke përfunduar në një spastrim politik, i cili goditi njerëz si Todi Lubonjën e Fadil Paçramin etj. Por megjithatë Ramizi ishte si ngjalë ai diti të ruante jo vetëm kokën, jo vetëm lirinë, por edhe pozitën politike, e cila për të kishte përparësi të parë dhe në vitet 80-të ai nuk kishte ndërmend të vetëflijohej në emër të të ashtuqujaturit liberalizëm, por ai vepronte sigurisht në një mënyrë shumë oportuniste, që rezultoi në vitin 90-të, kur vala e ngjarjeve në Evropën Lindore kapi edhe Shqipërinë, me hir e pahir u detyrua të lejonte plurarizmin.

    DW: A mund të konsiderohet me të drejtë si meritë e Ramiz Alisë, që ndryshimet politike në Shqipëri u bënë në mënyrë të butë, pa gjakderdhje.

    Schmidt-Neke: Në një farë mase po, por në situata të tilla ka gjithmonë dy palë. Asnjë palë nuk kishte interes për gjakderdhje të madhe, për një luftë civile. Është edhe merita e udhëheqjes së kësaj kohe, edhe e popullit vetë, që nuk kreu akte dhune ndaj njerëzve, por vetëm kundër objekteve të regjimit, kam parasysh rrëzimin e përmendores së Enverit në shkurt 91. Pra çmimi për këtë tranzicion, në momentine parë ishte një farë anarkie, një prishje e ekonomisë, por të paktën Shqipëria nuk përjetoi në këtë moment historik përvojën e Rumanisë me luftën civile të hapur, lufta civile pastaj ka ardhur në vitin ’97, për këtë Ramizi nuk kishte përgjegjësi.

    DW: Ramiz Alia dallonte në paraqitje nga hardlajnerët e tjerë të Partisë së Punës në mënyrën e të folurit në sjellje, ishte kjo vetëm dukje, apo ishte më i thjeshtë e më i butë se të tjerët?

    Schmidt-Neke: Nuk jam i sigurt. Sigurisht Ramizi ishte një karakter krejt tjetër, po ta krahasosh me Mehmet Shehun për shembull, që ishte ushtarak i fortë gjithë jetën. Ai ishte njeri më i civilizuar, të themi. Ai nuk ishte i preokupuar nga idetë e jetës ushtarake, të forcave shtypëse represive, për mua ai është një karakter shumë enigmatik, do të ishte shumë interesant, kur një ditë të shkruhej biografia e Ramizit, por për sot ky moment nuk ka ardhur, duhet të presim ca dekada, që të mos jetë as propaganda, as denigrimi i plotë. Por është një karakter, siç thonë shqiptarët në dekadat e fundit, shumë poliedrik.

    DW: Ju si historian si e vlerësoni zbardhjen e së kaluarës komuniste në Shqipëri

    Schmidt-Neke: Sigurisht në çdo vend të Evropës Lindore zbardhjet kanë boshllëqe kanë mangësi dhe kanë natyrisht edhe rreziqe. Është diskutuar shpeshherë a është e këshillueshme të hapen dosjet pa asnjë rezervë ose në mënyrë të kufizuar, ose të mbyllen për të paktën nja dy breza. Sigurisht në një vend si Shqipëria me struktura shumë të forta implikimi i të gjithë popullsisë në përgjimin e njëri-tjetrit do të linte shumë plagë të hapura, kur vërtetohet se çfarë përmase të popullsisë kishte dëshmuar kundër fqinjëve, kundër familjarëve, kundër kolegëve, pra unë nuk shoh asnjë recetë të thjeshtë për trajtimin e kësaj kohe, por brezat e rinj të historianëve, që nuk janë rritur, nuk janë edukuar, nuk janë kualifikuar nën sistemin komunist, por edhe nuk kanë vuajtuar nga strukturat e sistemit komunist, do të jenë më të aftë se brezi i sotëm të shkruajnë të vërtetën objektive, në se ka të vërteta historike për historianët, për këtë epokë. Por duhet pritur.

    Intervistoi: Angjelina Verbica

    Redaktoi: E. Xhani

  6. Pershendetje Komentuesit Sterkuja,desha te shtoja qe ne komentin tane thoje qe Ramiz Alia nuke kishte pergjegjesi per ngjarjet e 97 Une them po e po se per ty dhe lexuesit e ketije website due tju sjedhi ato cfare di une,Ne fundin e vitit 1996 ne Greqi u hapen 2 burgje te nivelit te larte,ne keto burgje kishte disa te denuar me komsi te ndryshme,dhe keto burgje sipas informacjoneve u hapen nga Policia sekrete qe quhej ne Greqisht ASFALJA,dhe u larguan Shqiptare me denime te renda deri dhe perjetsisht,keta persona jo se nuke u arrestuan ne territorin Greke por perfunduan te armatosur ne shqiperi ni nga ata ishte i Zani Caushi me shoke keta kishin perkrahje direkte nga Ramiz Alia qe ne ate kohe ishte ne Greqi,Kico Mustaqi,e Aredin SHyti keta munsuan qe keta kriminel perfunduan ne qytete te ndryshme duke bere ate qe bene e pastaj situata doli jashte kontrollit,Pastaj Presidenti Sali Berisha i beri ftes qe te kthehej ne Shqiperi qe te kondribonte ne stabilizimin e situates,A e dini se cila ishte pergjigja e te ndjerit tash me, Alia ishte kjo GJELLEN QE KENI GATUAR JU TANI HANJENI PO JU,kjo ishte pra Ramiz Alia ka pergjrgjsi direkte me bashkepunimin me Asfaljen Greke e te tjera si keto,se tani me qe i mbylli syte skemi cfare te merremi ma me te,se SHqiptari e ka per zakon qe per te vdekurin duhet te flasim mire dhe te ja bejme hadhadhe ne diten e vdjekjes,Po kesaj gjadhes s’munde te ja falime se jane qindra nena shqiptare te veshura ne zi pikrishte nga kjo neperke qe sa po mbylli syte qe mbi shqirtin e tije edhe ne boten tjeter do ta rendojne,Krimet dhe mkatet qe beri gjate jets vete,qe popullit te shkonte SHTAT E SHTATE,pikrishte edhe shpirti i doli me daten shtate dhe ne oren shtate,Ja kjo ishte civija e kete gjake pirsi gjate karrjeress tije,L,S,MI.

  7. Shkruaje drejt historine says:

    Shuhet Ramiz Alia, presidenti i parë i shtetit pluralist
    Lideri i fundit komunist i Europës që drejtoi vendin pas vdekjes së Enver Hoxhës

    Ramiz Alia, ish-presidenti i Shqipërisë, shuhet në moshën 86-vjeçare. Udhëheqësi i fundit komunist dhe presidenti i parë i shtetit pluralist shqiptar ndërroi jetë mëngjesin e së premtes në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, pas një tromboze në mushkëri. Mjekët bënë me dije se Alia vuante prej kohësh nga trenboembolia pulmonare (një komplikacion në mushkëri) dhe ditët e fundit u paraqit me probleme të rënda në frymëmarrje, për të cilat u kurua nga një ekip i specializuar mjekësh në reanimacionin e Senaturiumit në kryeqytet.
    JETA
    Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe u bë pjesë e lëvizjes komuniste shqiptare që në fillimet e saj. Në moshë të re kreu detyra të rëndësishme në formacionet e Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në vitet e para pas çlirimit u zgjodh në krye të organizatës së BRPSH. Pas diplomimit në Moskë për filozofinë marksiste -leniniste në vitin 1954, kreu detyra me përgjegjësi në strukturat e larta të partisë e të shtetit komunist. Në vitin 1961, u zgjodh për herë të parë anëtarë i Byrosë Politike të KQ të partisë, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 1990, kur u vendos pluralizmi politik. Alia ka qenë President i Republikës nga viti 1982, deri në vitin 1992, duke hyrë në histori si Presidenti i parë i shtetit pluralist shqiptar. Në prill të vitit 1992, pas zgjedhjeve parlamentare të 22 marsit 1992, ku fitoi koalicioni antikomunist, dha dorëheqjen nga posti i Presidentit dhe u tërhoq nga jeta politike, ndërkohë që ish-Partia e Punës që kishte drejtuar për dekada me radhë, u transformua në një parti të majtë të modelit europian socialdemokrat. Në shtator të vitit 1993, u arrestua dhe pas një procesi gjyqësor, u dënua me nëntë vjet heqje lirie për shpërdorim dhe abuzim me pushtetin. Doli nga burgu në vitin 1995 dhe për një periudhë të gjatë nuk u shfaq publikisht. Qysh nga viti 1997 e deri në momentet e fundit të jetës, ka dhënë një sërë intervistash për median. Libri më i fundit “Jeta ime”, botuar vitin e kaluar, është në vetvete një autorrëfenjë për jetën e tij, por edhe historinë e Shqipërisë komuniste. Në të, por sidomos në disa intervista të viteve të fundit, Alia ka zbardhur një sërë misteresh nga ngjarjet e diktaturës komuniste. Duke iu referuar një sërë vrasjesh në kufi në vitin 1990, ka pranuar faktin se përveç ndryshimit të ligjit për kalimin e kufirit në këtë periudhë, nuk ka këmbëngulur në zbatimin rigoroz të tij. Mënyra arbitrare si është vepruar nga organet e rendit dhe atyre të kufirit, ndaj të rinjve që guxuan të kalojnë kufirin, ka pasuar me mjaft viktima për të cilat Alia penalizonte shkarazi organet e Ministrisë së Brendshme. Po kështu, ish-lideri i fundit komunist, teksa shpjegonte rrethanat si punoi për transformimin e Partisë së Punës, duke afruar në krye të saj intelektualë e profesorë të njohur, e vlerësonte të pajustifikuar vonesën për largimin e figurave të vjetra të Partisë. Me presionin e shpurës së byroistëve historikë, që u larguan nga Blloku vetëm në vitin 1981, ish-Presidenti komunist mundohej të përligjte vonesat në zhvillimet demokratike të vendit. Në refleksionet nga vitet e diktaturës, Alia më në fund nuk e shmangte përgjegjësinë për mbylljen e objekteve të kultit dhe thellimin e luftës së klasave, por sakaq mundohej ta justifikohej me kontekset historike të ngjarjeve. Si president i fundit komunist i ndodhur përballë presionit në rritje, ushtroi ndikimin e vet për ndalimin e represionit politik në agoninë e regjimit diktatorial dhe shpalli amnistinë e gjerë për të burgosurit politikë në vitin 1990. Në periudhën kur ishte në krye të shtetit, u vendosen pas shumë dekadash marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin dhe u hapën institucionet e kultit fetar. Me dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, u tërhoq në jetën private. Jetonte me të bijën në një pallat të hershëm te zona e stadiumit “Dinamo”, ndërkohë që e shoqja Semiramisi, kishte vdekur në vitin 1985. Alia bëri një jetë të zakonshme pensionisti dhe rrallë shfaqej si i ftuar në veprimtari të ndryshme me cilësinë e ish-presidentit të Republikës.

    funksionet
    .Komisar i Brigadës së VII sulmuese (1944)

    .Komisar i Divizionit të V Sulmues (1944-1945)

    .Sekretar i Parë i KQ të BRPSh (1949-1955)

    .Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958)

    .Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH (1961-1990)

    .Sekretar i KQ PPSH-së për propagandën (1961-1982)

    .Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1991)

    .Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)

    .President i Republikës së Shqipërisë (1991-1992)

    Vrasjet e pazbardhura
    “Jeta ime”, ky ishte libri më i fundit që botoi me autorësinë e tij Ramiz Alia. Aty risjell një biografi të zgjeruar, jo vetëm të jetës dhe veprimtarisë së tij, por edhe të historisë së regjimit komunist shqiptar. Mjaft ngjarje e episode të panjohura të periudhës së diktaturës zbulohen në të për herë të parë. Por, autorrëfenja e gjatë e Alisë nuk ndriçon asnjë nga enigmat e vrasjeve të bujshme të liderëve komunistë, Qemal Stafa, Nako Spiro, Alqi Kondi, Mehemt Sheu etj.

    Brenga për Semiramisin
    Mënyra si e përshkruan Ramiz Alia profilin e të shoqes, Semiramisit, në librin “Jeta ime”, është diçka e veçantë. Vdekja e saj në shtator të vitit 1985, vetëm pak muaj pasi Alia do merrte postin e Enverit, ka qenë një nga ngjarjet më të rënda për të. Të paktën në takimet konfidenciale ai nuk ngurronte ta shfaqte. Në një rrëfim për “Panorama”, para disa kohësh, Alia e vlerësonte humbjen e së shoqes si një nga brengat më të dhimbshme, jo thjesht për ikjen e parakohshme, por edhe për boshllëkun e krijuar nga ikja e “bashkëpunëtorit” më të afër të tij.

    Ramiz Alia do të thirrej në komisionin hetimor për Tivarin
    Ndarja nga jeta e ish-presidentit Ramiz Alia duket se i jep fund edhe një hetimi që kishte nisur Kuvendi për zbardhjen e masakrës së Tivarit. Parlamenti ngriti një komision hetimor në korrik të vitit 2010 për hetimin e asaj ngjarjeje dhe një prej personazheve që do të pyetej ishte Ramiz Alia, i cili, sipas maxhorancës, ishte edhe organizator i saj. Fillimisht, mandati i komisionit të drejtuar nga Fatos Beja ishte njëvjeçar, por në korrik të këtij viti ky mandat u zgjat edhe me një vit tjetër. Burime nga PD-ja bëjnë të ditur për gazetën se deri tani janë mbledhur një numër i madh dokumentesh, kryesisht nga Arkivi i Shtetit, por edhe nga dëshmitarë të kohës, dhe së shpejti do t’u shpërndahen deputetëve. Pak kohë më parë, anëtarja e këtij komisioni, deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, deklaroi se një prej personave që do të pyetet do të jetë pikërisht ish-presidenti. “Do të kërkohet që të dalë e vërteta, e cila është ende një faqe e errët në historinë e Shqipërisë. Vendi ynë ka nevojë për historinë e tij të vërtetë dhe kërkohet të zbardhet e vërteta e mohuar për kaq shumë vjet”, deklaroi Doda. Sipas saj, komisioni pritet të thërrasë për hetim edhe ish-presidentin Ramiz Alia, i cili është i akuzuari kryesor i PD-së për këtë ngjarje. “Ramiz Alia është një nga ata që kanë dijeni për ngjarjen dhe askush nuk është i përjashtuar nga thirrja në pyetje nga ana e këtij komisioni”, deklaroi Doda, duke lënë të kuptohej se ish-presidenti ishte një nga personat kryesorë që do të merrej në pyetje. Tani që ish-presidenti Ramiz Alia u nda nga jeta, hetimi duket se do të përqendrohet vetëm në materialet e arkivave.
    AFRIM IMAJ

    Mjekët: Alia ishte mirë deri në mesnatë
    “Mpiksja e gjakut në mushkëri çoi në arrest kardiak”
    Deri në orën e mesnatës të së enjtes, gjendja shëndetësore e ish- presidenti Ramiz Alia ka qenë e mirë. Këtë konfirmuan dje mjekët e spitalit të mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Nga sa pamë vetë nga afër pasdite dhe nga sa pohuan bluzat e bardha, Alia ka komunikuar normalisht gjatë gjithë ditës. Madje, në atë pak komunikim që mundëm të kishim me të në reanimacion, ai u shpreh se ndiehej më mirë. ”Edhe në orët e mbrëmjes, pacienti ishte në gjendje konstante, ndërkohë që pas orës 24:00 nisi të ankohej për dhimbje të gjoksit dhe shfaqi probleme të frymëmarrjes. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, gjendja e tij u rëndua edhe më, çka bëri që të intubohej me oksigjen. Sëmundja nga e cila ai vuante, tromboembolia pulmonare, është një sëmundje dinake, e cila sjell në kapërcimin e gjendjes shëndetësore nga normale dhe në qetësi, në rëndim të menjëhershëm, duke çuar deri në vdekje”, sqaruan mjekët e rojës që asistuan gjatë gjithë kohës ish- Presidentin. Sipas tyre, vdekja ka ardhur si pasojë e shkëputjes së një cope gjaku të mpiksur, e cila ka shkaktuar hemorragji cerebrale dhe për rrjedhojë vdekjen. ”Rreth orës 6, pacienti kaloi në arrest kardiak (ndalim i zemrës dhe mushkërisë) dhe stafi i mjekëve tentoi ta mbante në jetë edhe me shok elektrik, por edhe për shkak të moshës, ishte e pamundur të mbijetonte”, theksuan mjekët e rojës. Ata pohuan për gazetën se ish-Presidenti Alia ndërroi jetë rreth orës 7:10. Ambulanca me trupin e pajetë të Alisë u drejtua drejt morgut të qendrës spitalore “Nënë Tereza”, pas kërkesës së familjarëve, rreth orës 9:23 minuta, ku u kryen të gjitha procedurat e nevojshme të autopsisë.

    Trajtimi në Senatorium
    Ish-Presidenti Alia ishte shtruar në reanimacionin e Senatoriumit përpara 5 ditësh. Ai vuante prej kohësh nga ky komplikacion, ndërkohë që në kartelë ishin shënuar edhe dy sëmundje të tjera. Fillimisht, rreth 12 ditë më parë, Alia u shtrua në spitalin infektiv për probleme pulmonare, mungesë oksigjenimi, dhe pas konsultës u vendos të transferohej në Senatorium. Gjatë gjithë ditës së enjte, shpresat e mjekëve u shtuan për trajtimin e tij, pas përmirësimit të dukshëm të gjendjes shëndetësore. Ajo u rëndua në orët e para të mëngjesit, kur ishte e pamundur që Alia të mbahej në jetë më gjatë.

    PD- PS heshtin për Ramizin, Meta mesazh ngushëllimi
    Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë heshtur dje për ndarjen nga jeta të ish- presidentit Ramiz Alia. Selitë e dy forcave kryesore politike nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë. Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shprehu ngushëllimet familjes së ish-presidentit Ramiz Alia për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre. “Ramiz Alia ishte një figurë e shquar e Luftës Antifashiste”, thuhet në ngushëllimin e Metës. Gjatë ditës së djeshme kreu i LSI-së ka qenë i pari politikan i lartë që ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Alisë. Ndërkohë që ka patur edhe një deklaratë nga MSH, që drejtohet nga një tjetër anëtar i LSI, Petrit Vasili.

    Amaneti: Më varrosni pranë Semiramisit
    “Më varrosni pranë Semiramisit”. Humbja e saj ka qenë brenga më e madhe e Ramiz Alisë prej një çerek shekulli, por edhe amaneti i fundit në shtratin e vdekjes. Në trupin e lodhur dhe të pamundur për ta lëvizur, mendja e ish-presidentit të parë pluralist në Shqipëri, ka qenë shumë e kthjellët. Duke parandier lamtumirën, ai u ka shprehur të afërmve dëshirën që trupi t’i prehet pranë bashkëshortes Semiramis, e cila ndërroi jetë në vitin 1985. Një dëshirë që pret për t’u përmbushur të dielën, ashtu si edhe mbledhjen e plotë të familjarëve. Gjatë ditës së djeshme, vetëm vajza Zana ka hapur dyert e mortit në shtëpinë e të ndjerit, por për rrethin më të ngushtë farefisnor. Për arsye pune, dy nga fëmijët e Ramiz Alisë, djali Arben dhe vajza Besa, kanë qenë prej vitesh të larguar jashtë Shqipërisë, përkatësisht në Francë dhe Suedi. Fatkeqësisht, lajmi i hidhur e ka gjetur Besën edhe më larg sesa Suedia, me shërbim në Argjentinë, ndaj pritet që të mbërrijë sot rreth mesditës, ndërsa Arbeni është kthyer mbrëmë në orët e vona. Sa i përket trupit, ai nuk është transportuar në shtëpi, edhe pse një makinë funerale qëndroi në dispozicion për disa orë aty.
    Si ish-president i vendit, Ramiz Alia, do të përcillet për në banesën e fundit edhe nga autoritet shqiptare. Vendimi nr. 229, datë 23.4.2004 “Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, përcakton një ceremoni për ish-zyrtarin e lartë. Drejtori i Protokollit të Shtetit, Ermal Dredha, i kontaktuar nga gazeta “Panorama”, tha se të dielën do të bëhen homazhe për 60 minuta në Shtëpinë e Oficerëve. “Për ish-presidentin parashikohet edhe në protokoll një ceremoni, e cila vendoset në konsultim me familjen. Është vendosur që të dielën, në orën 10:00-11:00, të hapet Shtëpia e Ushtrisë për të zhvilluar homazhe në Shtëpinë e Oficerëve”, u shpreh drejtori i Protokollit. Burimet bëjnë të ditur se trupi i pajetë i ish-presidentit do të varroset në varrezat e Sharrës. Sipas vendimit në fuqi, ceremonia e homazheve organizohet (me lejen e familjes) në institucionin përkatës, ku vendoset arkivoli dhe hapet Libri i Ngushëllimeve. Në orën e caktuar, kortezhi i përmortshëm niset drejt varrezave, i eskortuar vetëm nga patrulla policore. “Kjo ceremoni nuk përmban bandë, truprojë nderi dhe të shtëna me armë. Në varreza marrin pjesë personalitete të larta të shtetit. Pas mbajtjes së përshëndetjes së fundit, arkivoli zbret në varr. Pjesëmarrësit qëndrojnë në heshtje deri në fund dhe, pasi përshëndeten me familjen, largohen”, thuhet në vendimin e ceremonialit zyrtar.

    Besnikët
    Pas lajmit të humbjes së Ramiz Alisë, në shtëpinë e të ndjerit nuk ka pasur ndonjë vizitë “surprizë”, sa u përket politikanëve shqiptarë. Më të pikëlluar duket se janë të njohurit e vjetër. Muharrem Ymeri dhe Ilo Kodra kanë qenë të parët nga miqtë që kanë vajtur në shtëpinë e të ndjerit Ramiz Alia, për ngushëllim. I pari, shoferi i tij që nga viti 1969 dhe i dyti, sekretari personal për gati 3 dekada. Si të tillë, ata flasin me shumë nostalgji për kohën që kanë punuar me Ramiz Alinë.

    Pastruesja
    Edhe pse shmanget dhe fshihet, duket se ajo e ka ndier shumë humbjen e Ramiz Alisë. Bëhet fjalë për gruan që i shërbente Ramiz Alisë, në katin e tretë të shtëpisë që ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Emin Duraku” dhe “Gjin Bue Shpata”. Me dy fëmijë larg Shqipërisë dhe vajzën tjetër të martuar, Alia jetonte prej vitesh i vetëm, ndërsa për pastrimin e shtëpisë dhe gatimin kujdesej pikërisht kjo grua, që pas lajmit të vdekjes, i ka sytë me lot.

    Familja Alia, krushqitë dhe fatkeqësitë
    Është folur shumë për krushqitë në ish-Bllok dhe më pak e përmendura në gjithë këto vite, ka qenë bashkëshortja e Ramiz Alisë. Dhe më të drejtë. Semiramis Alia, ndryshe nga shumë gra të ish-udhëheqësve komunistë, nuk u mor me politikë, por punoi si pedagoge në Fakultetin e Shkencave. Si vajza e profesorit të njohur Aleksandër Xhuvani, u dallua shumë në qarqet intelektuale, por duke u larguar gjithnjë e më shumë nga vendimmarrja, edhe pse ia ofronin vazhdimisht. Ramizi dhe Semiramisi u njohën gjatë studimeve në Moskë dhe ai vazhdimisht ka folur me shumë dobësi për të, duke e përshkruar me shumë dashuri në librin biografik “Jeta ime”. Ajo vdiq në vitin 1985 nga një sëmundje e rëndë, vit në të cilin ndërroi jetë edhe nëna e Ramiz Alisë. Brenda vitit, dy fatkeqësi familjare… Nga martesa e Ramizit dhe Semiramisit lindën tre fëmijë. Dy vajza, Zanën, Besën, si dhe një djalë, Arbeni. Pas viteve 1990, Besa dhe Arbeni jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, në Francë dhe në Suedi, ndërsa vetëm Zana qëndroi në Shqipëri. Martesat e fëmijëve të Alisë janë bërë jashtë rrethit të njerëzve me pushtet, ndryshe nga ç’ndodhi gjatë sistemit komunist. Siç dihet, Enver Hoxha dhe Ramiz Alia u lidhën shumë politikisht pas një krushqie. Teuta, vajza e vëllait të Ramiz Alisë, është dhe nusja e djalit të Enver Hoxhës, Ilirit.

    ELISABETA ILNICA/ ADI SHKEMBI

  8. Homazhet e Ramiz Alise says:

    Ish-sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe njëkohosisht ish-presidenti i parë i pluralizmit, Ramiz Alia, do të për përcillet për në banesën e fundit ditën e diel.

    Pavarësisht debatit mbi rolin e tij në shumë ngjarje të kohës së diktaturës dhe të fillimeve të pluralizmit, duket në një farë mënyrë, Ramiz Alisë do t’i rezervohet një trajtim prej ish-presidenti. Protokolli shtetit do të organizojë të dielën, nga ora 10.00-11.00 homazhe pra ish-Shtëpisë së Ushtrisë.

    Ceremoniali zyrtar i Republikës së Shqipërisë parashikon 4 tipe ceremonish funebër: ceremoni shtetërore, më e larta, ceremoni zyrtare, ceremoni ushtarake dhe ceremoni zyrtare ose ushtarake jo të plota. Për ish-drejtuesit kryesorë të shtetit si Ramiz Alia, dhe një sërë kategorish të tjera, parashikohet niveli i dytë, ceremoni zyrtare. Në këtë rast ceremonia e homazheve organizohet me lejen e familjes dhe hapet edhe një libër ngushëllimesh. Në orën e caktuar, kortezhi i përmortshëm niset drejt varrezave i ekskortuar vetëm nga patrulla policore. Kjo ceremoni nuk përmban bandë, truprojë nderi dhe të shtena me armë.

    Në ceremonial shkruhet se në varreza marrin pjesë personalitete të larta të shtetit. Por në rastin e Ramiz Alisë, për disa ai ishte thjesht ish-diktatori i fundit, e për disa të tjerë ish-presidenti i parë.

    Ramiz Alia vdiq në orën 7.00 të ditës së premte në sanatoriumin e Tiranës, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve në mushkë

  9. Peter Lucas says:

    Shkrimtari dhe gazetari shqiptaro-amerikan Peter Lucas, i cili vizitoi për herë të parë Shqipërinë në vitin 1988 dhe që ndoqi më pas rënien e komunizmit si korrespondent i Boston Herald, mendon se Alia ishte një njeri i mirë, por qe gjithashtu i burgosur nën prangat e trashëgimisë së Hoxhës.

    Lucas, i cituar nga gazeta “Shqip”, thotë se Alia nuk diti të kuptonte se çfarë po ndodhte, por që gjithsesi duhet falënderuar për lëshimin e pushtetit pa dhunë.

    Lucas është autor i disa romaneve dhe librave mbi Shqipërinë e kohës së komunizmit.

    “Më vjen keq të dëgjoj për vdekjen e Ramiz Alisë. Gjatë shumë rasteve që jam takuar me të, ai qe i mirësjellshëm, me dinjitet dhe i rafinuar.

    Mendoj se ishte një njeri i mirë, por mendoj gjithashtu se qe i burgosur në prangat e trashëgimisë së Hoxhës, aq keq saç qe dhe i burgosur nga Nexhmija dhe zyrtarët e PKSH

    Gjithsesi, unë e gjeta atë tërësisht të papërgatitur për ndryshimet që po ndodhin në Shqipëri dhe gjithkund tjetër nëpër Ballkan e në Europën Juglindore, pasi ai zuri vendin e Hoxhës si udhëheqës i vendit.

    Ndërsa forcat që kërkonin ndryshim po demonstronin nëpër rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë dhe ndërsa komunizmi po binte, Alia nuk dukej i aftë për t’u përballur por u zu nën status quo-në e Partisë Komuniste.

    Ai premtoi ndryshim, por qe shumë pak dhe shumë vonë dhe u gllabërua nga forcat që ai nuk i kuptonte. Kjo ishte për të ardhur keq në njëfarë mënyre. Ai trashëgoi një shtëpi që ishte e kalbur dhe po rrënohej përreth tij dhe ai nuk diti çfarë të bënte.

    Mendoj se ishte një njeri i mirë, por mendoj gjithashtu se qe i burgosur në prangat e trashëgimisë së Hoxhës, – aq keq saç qe – dhe i burgosur nga Nexhmija dhe zyrtarët e Partisë Komuniste që e rrethonin atë dhe që interesoheshin vetëm për të mbajtur pozicionet e veta.

    Rezultati në fund ishte që ata të gjithë u mënjanuan. Megjithatë, nuk pati dhunë të vërtetë përgjatë tranzicionit nga komunizmi te demokracia në Shqipëri, nuk pati luftë civile të përgjakshme apo grusht shteti, nuk pati ekzekutime në masë. Sa shumë e ndryshme qe kjo nga periudha kur komunistët e morën pushtetin!

    Largimi i tij qe pa gjakderdhje dhe ai duhet të falënderohet për këtë. Ai thjesht u zhduk si mjegull me gjithë dinjitetin që mund të zotëronte. Mendoj se ky qe karakteri i tij.

    Në rrethana të tjera dhe në kohë të tjera ai mund të kishte qenë një udhëheqës i mirë. Për fat të keq, ne nuk mund të zgjedhim kohën në të cilën ne e gjejmë veten mbi tokë”.

    Ramiz Alia vdiq në orën 7.00 të ditës së premte në sanatoriumin e Tiranës, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve në mushkëri.

    Nuk është e qartë nëse kryeministri Sali Berisha do të respektojë apo jo ceremonialin zyrtar, për t’i rezervuar ish-presidentit Alia një ceremoni zyrtare.

  10. Intervista e R.Alise says:

    Ramiz Alia, ndërroi jetë duke marrë me vete edhe disa nga të vërtetat e mëdha të periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.

    Si pasues i Enver Hoxhes ai drejtoi vendin ne vitet e fundit te renies se rregjimit dhe kalimit ne pluralizem per t’u larguar me pas nga jeta politike. Vdekja e tij perkon me pervjetorin e renies se murit te Berlinit, renie qe paracaktoi edhe fatin e pushtetit te tij, pak muaj me vone. Nje vit me pare, ne intervisten e fundit te tij politike, Ramiz Alia ishte ne Top Channel per te treguar disa nga te vertetat e
    Dëshira ime ishte që lëvizja e studentëve t’i shërbente zhvillimit të vendit në rrugë të mbarë, të futej në një rrugë normale. Unë doja të evitoja gjakderdhjen, të mos ndodhte këtu ajo që ndodhi në Rumani

    Ramiz Alia
    Ish-president
    javeve te fundit te rregjimit qe ai drejtonte.

    Per here te pare ai komentoi edhe vrasjet ne kufirin shqiptar te personave qe kerkonin te largoheshin nga vendi, duke i denuar ato.

    “Unë nuk e di që vrasjet në kufi të jenë bërë më urdhër. Ka patur njerëz, që ndoshta kanë dashur probleme të tilla për shtetin për qeverinë, në atë kohë, për të penguar proceset demokratike në vendin tonë”, tha Alia.

    Ish-presidenti i Republikes Ramiz Alia u nda nga jeta mengjesin e te premtes ne moshen 86-vjecare ne sanatorium per shkak te komplikacioneve ne mushkri.

    Zoti Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u bashkua me lëvizjen komuniste pa mbushur ende 20 vjeç. U bë pjesëtar i ushtrisë partizane dhe pas çlirimit nisi një karrierë politike. I diplomuar i shkollës së partisë në Moskë,në vitin 1954, në vitin 1961 pranohet në Byronë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të vendit gjatë diktaturës.

  11. Ibrengosuri says:

    Duhet ti bejm nje leter ngushllimi edhe Vatres qe ne vitin 1990 kure nacionalistet shqiptarne demostronin kunder tije pran OKB ne New York,vatranet ne krye me te ndierin Anthoni Athanas dhe shume Enverista te tjere nga diaspora e shqiptareve te Amerikes i ban nje mbramje shum luksoze idealistit dhe liderit te tyre te mbrapsht shokut Ramiz. E tani Vatra eshte mire le tja cojn se paku nje telegram ngushllimi familjes se ti. Kurse ju perkrahsit dhe dashamirsit e tija i ta beni nje tubim te permortshem ku minde te shkruheni edhe ne librin e zise. Se paku aqe e ka merituar nga ju,se ketu edhe keni mjafe njerez te Ushtrise dhe te Sigurimit Famekeq te Shtetit, e se paku kaq e meriton kruekomandanti juej ne diten e fundit qe po daheni nga ai me grushtin lart rroft partia.

  12. Mark Gjonaj says:

    I Brengosuri, jam tu te njohe se kush je, por perse ke kaluar ne ilegalitet, nuk jam tu te kuptuar, ju jeni i degjuar dhe legal i keni organizuar ato tubime. Te pakten, duhet te kuptosh nje gje, se ju, nuk ju ka demtuar, me perjashtim nese keni qene koloborator dhe perkrahes i murtajes fashiste, spiun i tyre dhe atehere ai ishte komisare i divizionit dhe kete kategori e ndiqte kemba kembes ushtria e tij.Duhet te jeshe ma i thelle ne koment, Ramizi ka pase shume funksione, dhe pa tjeter se dikujt do ti kujtohen goditjet qe ka marre ne ate kohe, deri dhe pushkatim, por kryetari shtetit esht ne ate detyre. Kam qene ne detyre dhe prezent, kur nuk ua fali jeten Berisha dy personave qe kishin shkele ligjin dhe qe te dy plumbin ne rreze te veshit. Si thoni ju zotri qe ish presidentit amerikan qe i ra rasti te terrorizoje dhe per here te pare te testoje 2 bomba atomike ne Jeroshima e Nakasaki dhe qe japonezet ishin ne terheqje, nuk duhej t’i benin ceremoni mortore kur vdiq, apo t’mos e rrjeshtonin ne te 44-tin president?! Ma degjo keshillen se do te duhet dhe mos u shpreh si ushtare Luvigji, nuk jemi ne monizem, por ne pluralizem. Berisha ka 20 vjet qe po tallet me te djathten, dhe eshte me te nga halli. Ai pau pulsin e te djathtes qe kur bani se i futi ne burg, byrone Politike me Ramizin ne krye. dhe i denoi per kafe. Berisha i djallzuar e parashikonte se me siuten e tij se do te vidhte, shkatrronte dhe vriste me vone deri dhe duke e shitur vendin; prandaj i denoi pak e aspak. Keni ngelur si kukuvajka duke qare, se na shkuan pa kerkuar falje. Berisha jugosllavi e pati Ramizin ne burg me gjithe denoncimet per vrasjet ne kufi nga Agim Shehu(drejtor kufiri), dhe Minister Simon Stefani dhe pastaj perseri hekuran Isaj qe s’ka akoma dy vjet qe ka vdek. Mbaje mend qe kemi punuar tere naten me projektligjin per kualifikimin e vepres penale nga tradheti ne kalim kufiri i paligjshem qe denohej me gjobe dhe me duket dhe deri ne 2 vjet burg. Atehere more i Brengosur ministrin pergjegjes per keto krime e kishin ne burg dhe nuk ju kerkua perse vazhdoj te vriste dhe Ramizin aty e kishte perse nuk ju kerkua llogari dhe te denohej per moskontroll te vartesit te tij i cili vazhdoj deri sa plasi peshku. Pra edhe sot more dietzez nuk e kuptoni, Berisha, u vu ne ate detyre nga Ramizi qe deri vone e ka pase keshilltare i jashtem, e nxorri nga burgu dhe nuk di si ju kujtua ajo masakra e Tivarit qe ju turr duke i thene se tere jeten ke ngrene shoket tuaj mbas shpine. Dhe kaq shume u “merakos” Ramizi sa, tha publikisht qe Berishen nuk e degjoi asnjehere…! Me thuaj zotri Brenga, cila nga keto nuk eshte e vertete dhe po i shtoi? Mos e ule veten, se do te kethehem si ujku me lekure. Mos shto dyshime rreth vetes. Por haptaz cfare dime rreth ketyre gjerave. Nese e ka ndaluar Luvigj Sterbici ceremonine e Ramizit me peticionet e tij, protestoj si i majte sot dhe komunist, se ky person po ndikon ne mosbatimin e e vendimit te qeverise kur vdesin ish zyrtare te larte, duke e pase dhe qytetare nga Shkodra. Faleminderit!

  13. Vladimir Karaj says:

    Partia Socialiste bojkoton ceremoninë për Ramiz Alinë, familja e zemëruar
    Partia Socialiste ka vendosur të bojkotojë zyrtarisht, qoftë mortin, qoftë homazhet për ish-Sekretarin e Parë të PPSH-së dhe ish-presidentin Ramiz Alia, duke e lënë pjesëmarrjen në ceremoninë e fundit në duart e vetë pjesëtarëve dhe gjykimeve personale. Në dy ditë që kaluan në shtëpinë e të ndjerit nuk është parë asnjë nga përfaqësuesit apo personazhet e Partisë Socialiste, ndërsa mësohet se nuk ka pasur as shprehje të ngushëllimeve me anë të mesazheve apo telefonatave. Familjarët dhe të afërmit e ish-Presidentit janë shprehur të zemëruar mbi këtë fakt në bisedat me miqtë që kanë shkuar për ngushëllim. Zyrtarisht PS-ja ka pranuar se nuk do të ketë asnjë delegacion zyrtar, ndërsa gazeta e kësaj partie, “Zëri i popullit”, ka qenë e vetmja që nuk e ka pasqyruar dje në faqen e saj të parë lajmin e vdekjes së Alisë. Veç qëndrimit zyrtar, ka qenë mungesa e mesazheve të ngushëllimit apo edhe vizitave nga persona në PS, që Alia i ka përkrahur në fillimet e tyre politike, që ka zemëruar më shumë familjarët që e kanë parë këtë si mosmirënjohje. Ndërsa kjo lexohet edhe si kompleks i frikës së kësaj partie për lidhje me të kaluarën.

    Heshtja

    E ndërsa PD-ja për mes organit të saj në shtyp, gazetës “Rilindja Demokratike” ka mbajtur qëndrim ndaj Alisë si diktatori i fundit dhe autor i shumë krimeve, PS-ja ka zgjedhur të heshtë, për të shmangur çdo mundësi që të lidhet me figurën e të ndjerit. “Zëri i popullit” nuk e kishte publikuar lajmin në faqen e parë (por e ka pasqyruar atë në një faqe të brendshme), duke qenë në një linjë me heshtjen zyrtare të partisë. Për këtë dje ka pasur reagime të ashpra nga simpatizantë të kësaj partie, por edhe nga familjarë të Alisë. ZP e ka vendosur, ndërkohë, një njoftim të shkurtër mbi vdekjen në faqen online të gazetës. Duke se PS-ja vuan nga komplekset e lidhjeve të mundshme me PPSh-në e para 12 qershorit 1991, ndërsa ka vendosur të heshtë zyrtarisht për vdekjen e Sekretarit të Parë të PPSs-së dhe njeriut që si President dhe si drejtues i Byrosë Politike organizoi kongresin që transformoi Partinë e Punës në Parti Socialiste, duke qenë edhe njeriu kryesor që u dha dorën disa prej figurave kryesore të kësaj force politike sot. Shumë njerëz e pranojnë se, ashtu siç i njihet nga një pjesë merita e lejimit të rrëzimit pa dhunë të diktaturës komuniste dhe pranimit të pluralizmit dhe një tranzicioni të paqtë, Alisë duhet t’i njihet edhe merita e fillimit të reformës në PPSh dhe themelimit të PS-së. Nga ana tjetër, frika se mos akuzohen si nostalgjikë të komunizmit, duket se do të mbajë larg homazheve edhe një sërë personalitetesh të tjera të politikës dhe kryesisht të PS-së, që kanë pasur edhe njohje personale me Alinë.

    Qëndrimet

    Një nga nënkryetarët e PS-së, i zgjedhur menjëherë në kongresin që transformoi këtë parti nga Parti e Punës në Socialiste, Servet Pëllumbi, tashmë i tërhequr nga politike aktive, tha për “Mapo”-n se gjendja e tij shëndetësore mund të mos e lejonte të merrte pjesë në homazhe, por nëse do të ndihej më mirë ai do të shkonte. Nga ana tjetër pjesëmarrjen e ka konfirmuar një nga figurat e së majtës, Paskal Milo; ndërsa një pjesë tjetër të pyetur në telefon kanë munguar të përgjigjen, qoftë pozitivisht apo negativisht kësaj pyetjeje, përgjithësisht duke iu referuar mungesë së mundësisë për të marrë pjesë. Zyrtarisht PS-ja nuk mohon se persona që e kanë njohur nga afër dhe kanë pasur lidhje me Alinë mund të marrin pjesë privatisht në homazhet për këtë të fundit. Ndërkohë, figura të tjera që kanë qenë njëkohësisht anëtarë të PPSh-së dhe më pas të PSSh-së janë shprehur të dyzuar mbi pjesëmarrjen ose jo në ceremoni.

    Ngushëllimet dhe homazhet publike

    Veç kreut të LSI-së, Ilir Meta, dhe ish-presidentit Moisiu, publikisht për vdekjen e Alisë është shprehur edhe deputeti Erjon Braçe, i cili e ka vlerësuar atë si antifashist dhe President të parë të tranzicionit, por ka kujtuar edhe se ai ishte figurë kryesore e regjimit të Enver Hoxhës. Vetë kreu i PS-së, Edi Rama, në faqen e tij zyrtare edirama.al, mban “zi” për vdekjen e themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs, duke vendosur si imazh të parë një mollë në fushë të zezë. Ndërkohë në një faqe në Facebook, që pretendon se përfaqëson qëndrimin e ish-kreut të PS-së, Fatos Nano, ky i fundit shpreh ngushëllimet duke e cilësuar Alinë si njeriun që solli pluralizmin në mënyrë paqësore.

  14. Ora_News says:

    Homazhe për Ramiz Alinë, flasin Nano, Meta dhe Klosi
    Homazhet për Ramiz Alinë kanë mbledhur politikanë e historianë të cilët janë treguar të kujdeshshëm në protetezitimin që i kanë bërë ish-presidentit të parë pluralist.
    Ndërsa mungoi presidentit Topi i cili zhvillon një vizitë zyrare jashtë vendin e kryeministrit Berisha i cili ndodhet në Korçë, nga mazhoraca vlerësimin e tij e dha kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili zhvilloi një ditë më parë edhe homazhe në familjen e të ndjerit. Meta tha se figurën e Alisë i takon ta vlerësojnë historianët e jo politikanët.
    “Mendoj se nderimin më të mirë për çdo figurë politike e bën historia. Dua të vlerësoj figurën e zotit Alia si një figurë e shquar e luftës antifashiste, dhe për përpjekjet e tij për mirëkuptuar aq sa mundej pluralizmin politik. Në fund të fundit është presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, i pari personalitet politik që jep dorëheqjen pasi partia e tij humb zgjedhjet” ka theksuar Meta.
    Por 100 metra larg Ilir Metës, për homazhe u pa të mbërrinte edhe ish- kryeministri Fatos Nano i çili vlerësoi lart kontributin e Alisë në historinë e vendit
    “Besoj se është në respekt të një epoke historike, e cila ka pasur protagonistët e saj. Shpreh respektin për kontributin që ka dhënë në luftën antifashiste. Në rastin e homazheve duhet të shpreh vlerësimin tim për figurën e Alisë që ka dhënë në etapa të rëndësishme të historisë kombëtare, deri në institucionalizimin e pluralizmit politik.” theksoi Nano.
    Në homazhe mungoi edhe kreu i PS-së Edi Rama, ndërsa përfaqësuesit socialist Gramoz Ruçi e Namik Dokle refuzuan të jepnin vlerësimin e tyre.
    Për Alinë shprehën vlerësimin e tyre ish kryetari i kuvendit Servet Pëllumbi e studjuesi Ardian Klosi. Ish-udhëheqësi i fundit komunist, Ramiz Alia u shua në moshën 86-vjeçare, mëngjesin e 7 tetorit.

  15. AAK-ja says:

    Vetëm partia e Haradinajt vajtoi Ramiz Alinë
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që thotë se është parti e djathtë, u bë subjekti i vetëm politik në Kosovë, që shprehu ngushëllime e keqardhje për vdekjen e ish-diktatorit komunist, Ramiz Alia.

    “AAK konsideron se z. Ramiz Alia, një prej figurave të shquara të Luftës Nacionalçlirimtare Shqiptare, do të kujtohet për urtësinë dhe rolin e tij të rëndësishëm në ndërrimin historik të epokave në Shqipëri, në kohën e rënies së njërës prej diktaturave komuniste më shtypëse në Evropën e shekullit XX.”, thuhej në komunikatën e partisë së Haradinajt.

    Institucionet e Kosovës, por as partitë e tjera nuk e komentuan fare vdekjen e ish-diktatorit komunist, Ramiz Alia.

  16. Ne Sharre says:

    Homazhe për Ramiz Alinë, flet Fatos Nano: Ishte protagonist i një epoke

    Janë zhvilluar homazhet për ish-udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia, ashtu siç e parashikonte protokolli i Shtetit në Qendrën Kulturore të Ushtrisë.

    Homazhet zgjatën rreth një orë dhe përveç familjarëve, njerëzve të afërt e simpatizantëve të Partisë Komuniste kanë marrë pjesë, historianë, analistë, deputetë të Partisë Socialiste si Gramoz Ruci, Namik Dokle dhe ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi.

    Homazheve për Alinë u janë bashkuar edhe ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nano, si dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta.

    Meta është shprehur se pas disa dekadash do jenë historianët ata që do japin vlerësimin e duhur për figurën e Ramiz Alisë, ndërsa vlerësoi edh njëherë rolin e tij në luftën antifashiste.

    Ndërsa menjëherë pas Metës, ka folur edhe Fatos Nano, i cili e ka quajtur Ramiz Alinë protagonist të një epoke, ndërsa vlerësoi kontributin e tij për luftën antifashiste.

    Trupi i pajetë i ish-udhëheqësit komunist, Ramiz Alia, do të prehet ne varrezat e Sharrës.

  17. Panorama says:

    Majko: Politikan hezitues, por i aftë
    Deputeti socialist, Pandeli Majko, i njohur për daljet nga rreshti, theu dje heshtjen e PS për vdekjen e Ramiz Alisë. Dy herë ish-kryeministër i shqiptarëve, Pandeli Majko dje ndodhej në Bruksel, në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, dhe iu përgjigj menjëherë kërkesës sonë për një koment për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Ramiz Alia. Edhe pse selia rozë e kaloi në heshtje dhe pa asnjë prononcim formal nga zyra e saj e shtypit, Majko nuk hezitoi të jepte komentin e tij për njeriun që qëndroi në krye të politikës shqiptare në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, që shoqëruan lëvizjet demokratike. I kontaktuar në telefon, Majko e cilësoi Ramiz Alinë “një politikan hezitues, por të dyfishtë”. “Vdekja e Ramiz Alisë është pjesë e një rregulli njerëzor! Ai nuk është më! Nuk besoj se do të kujtohet si ‘trashëgimtari’ i Enver Hoxhës. Në fakt, ai ishte veç i zgjedhuri i tij, por vetëm kaq. Historia do ta njohë si politikan të dyfishtë, hezitues, por të aftë. Statusi i tij si politikan në historinë politike të Shqipërisë, ashtu si në biologji do të njihet si ‘amfioksi’, i cili lidh jovertebrorët me vertebrorët. Me sekretet e tij të pathëna, ai, pa dyshim, ka shfaqur dhe një dallim njerëzor për të cilin koha do ta tregojë nëse ishte drama apo zgjuarsia e tij e fundit. Ndryshoi, por nuk shfaqi pendim. E njihja jo shumë. Edhe me ndërrimin e jetës duket sikur na thotë matanë ‘daleni djema se është e komplikuar…’. Shpreh ngushëllime për familjen”, shprehet Majko në përshkrimin që i bën udhëheqësit të fundit të Partisë së Punës, e cila më 1991-shin u shndërrua në Partia Socialiste e Shqipërisë. Mësohet se edhe pse nuk doli me një deklaratë zyrtare për të përcjellë njeriun që u zgjodh Presidenti i parë i ligjshëm i Parlamentit pluralist, selia rozë nuk i ka kufizuar deputetët e saj të shprehen rreth ndarjes nga jeta të Ramiz Alisë, por pa e bërë këtë si një qëndrim zyrtar të Partisë Socialiste. Pritej që deputetë të vjetër të kësaj partie, të cilët kanë punuar me Alinë, të kishin shprehur publikisht ngushëllimet për familjen e ish-presidentit. Por, pritet që gjatë homazheve që do të zhvillohen sot në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, përveç komunistëve të deklaruar dhe veteranëve të luftës, të bëjnë homazhe dhe deputetë dhe ish-deputetë të spektrit të majtë.

    Ilir Meta
    I pari politikan që ngushëlloi familjen Alia menjëherë pas ndarjes nga jeta, ishte kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili vlerësoi kontributin e Ramiz Alisë gjatë viteve të luftës për çlirimin e vendit. “Ramiz Alia ishte një figurë e shquar e Luftës Antifashiste”, vlerësoi kreu i LSI-së në ngushëllimin e tij.

    ARISTIR LUMEZI

  18. RAMIZ ALIN EDHE NE DITE EFUNDIT E BRAKTISEN ATA QE I SOLLI NE PUSHTET>>>?

    Ne rradhe te pare nuke due te rreplikoj per te keq me asnje komentues,dhe simpatizante e Ramiz Alise dhe te afermve te tije,Por une jam nje tip qe gjerat e them sic i di dhe ne sy nuk i shum fishoj por i them ashtu si une i gjykoj,Ne fidhim te viteve 90 e 91 une nuke munde te rrija pa ju bashkue zerit te ter atyre qe thonin se jeta eshte e pa jetushme kure ne dyqanin e fshatit duhej te rrije ne rradhe per nje 100 gr qumeshte,kur ne dyqan skishte cfar te bleje pervec marmadhates,makaronave,cdo gje tjetr ishte me rracjon,skisha se si te mos e ngrija zerin kure nxorri ligjin per tufzimin e tokave dhe bagetive deri dhe nje thundraket qe ishin pulat,skisha si te rrija indefirent kur nje familje nga fshati ku une banoja kure coj lopen ne stadhe per ta tufezuar,Gjate rruges ieshte duke folur me vehten e tij duke then[HAJDE LARUKE]se me gushte jme sot qe po te tufzoj ty sot se kure kesaj qeverijet ja dhashe 2 deshmor,pra vdhezrit e presonit qe derzonte lopen duke e tufzuar kishin rene heroje te LNC dhe cdo 5 maje vinin udhheqes te PPK per ti nderuar te renet.Pastaj ne vitin 90 e 91 u vran njerz direkt nga urdhat e tij ne kufi ne Han te Hotit,qe sot mund te isha edhe une i vrare nga ky gjake pires,Pastaj pasi i vrau e terhoqi zvarre te vrare neper SHkoder qe te na bente presjon ne qe guxonim te kundershtonim vijen e partis te ketyre gjake pirsave,Pastaj urrejtja qe kishte per Popullin e shkoderes qe se perkrahte ja shperbleu duke vrare me 2 pridhe po djemet qe ja u kishte shkurtuar floket me gishta,dhe pastaj ja shkurtoj edhe jeten dhe endrrat ne mes,Ky ishte arkitekti e ketyre ndollive te laret permendurave,Pastaj na quajti jashteqitja e kombit,duke then qe dhe bare do hame edhe gjake do derdhim dhe popullin shqiptare do ta mbajme nen rregjimin tone,duke pasur parasysh historin e tije mishe ngrense e gjake peres,duke bere masakren e Tivarit,duke pasur parasysh vrasjen e Mehmet SHehut,duke pare parasyshe bashkpunimin e me policin sekrete,ASFALJA ne Greqi per krijimin e vitit 97 ne Shqiperi e shume ngjarje te tjera skishte se si te ndollta ndryshe vecse nje mose mirnjohje dhe rrespekte ne diten e fundit,Qe Shqiptari e ka per zakon te ja fali viktimes edhe diten e fundit,por Politikanet dhe ishe Komunistat,Te Majtet dhe te Djathtet per mue ben nje gje normale duke protestuar haptas se vullneti i popudhit nuke duhet shkelur e as neper kembur ne cfaro situare te jesh,dhe ne cfar do posti te jeshe se ne funte te fundit para vdekjes jeme te tere te barabarte,dhe keta tipa do te perfunojne si jashqitja e kombit e jo ata qe endrrojne dite enate per te miren e shqiperis dhe shqeptarve,L,S,MI.

  19. INTERESANTE SHUME (Gjeke Marinaj !!!!) says:

    Gjeke Marinaj i arratisuri i kohes regjimit te dikatorit te fundit komunist paska pase mardhenje me Ramiz Aline per me gjate e per te na besuar neve ndiqni linkun qe sapo zbuluam:
    http://albdreams.wordpress.com/
    Vetem klik ne linkun lart dhe vlersojeni vete
    Faleminderit

  20. spirituali says:

    Tregon mjaft fakti që z. Marinaj e ka botuar intervistën në gazetat antidemokratike e antishqiptare “Shekulli” e “Tema”! Kjo tregon se ku gjindet atdhetarisht dhe politikisht Gjeka. Sikur ta kishte botuar në një të djathtë dhe në një të majtë o.k….

  21. Mark Gjonaj says:

    Nga komentet me siper une shikoj qendrime reale dhe normale per Sh. Ramiz Alia. Intervista e Gjek Marinajt, eshte pa dyshim me afer se vertetes, e ruajtur si burrat me porosi nga lideri dhe e botuar pa as me te voglin sforcim. Kjo nuk tregon ndonje shenje inferioriteti, por si fisnik ruan traditat me te mira malsore dhe lirshem pervec se e interviston, shpreh dhe opresionet e tij per ate dhe gjithe sistemin komunist.

    Por, ka dhe komente te tilla si te emigrantit shqiptare Luvigj Sterbici qe per vdekjen e Ramiz Alise shprehet: “Ne radhet e komunistave, tani eshte nje kriminele me pak”! Jam kurioz te dije, pa hyre ne burg ne ushtri, cfare do te kete thene kur ka vdek Enver Hoxha?! Po ashtu, ky njeri cfare do te thote kur te vdese Sali Berisha. Po kur te vdes une qe komunikoj shpesh me Luvigjin, cfare do te thote?!

    Mendoj se shprehet keshtu emigranti shqiptare, se vetem mbas 8 Majit e ka mesuar se ne Shqiperi ka Parti Komuniste dhe duke e ditur se Kushtetuta shqiptare nuk lejon te krijohet asnje parti apo organizate fashiste, ndersa parti komuniste ka lejuar, eshte alternative dhe si gjithe te tjerat konkuron ne fushata elektorale. Mendimet e ketij shqiptari, me shprehje prej renegati, me duken te peraferta me te Leka Zogut qe ishte shprehur se nese me jepni voten ne cdo peme do te vare komunista!

    Me poshte ligjeruesi ne fjale ka bere nje koment tjeter me te bute dhe jo si ne te parin duke perdorur impulse agresive, por si e pakuptueshme ne te dy komentet, qe sipas tij Ramizi na paskeshe thene se ata qe u futen neper ambasada ishin jashqitje e kombit. Kjo fantazme si mjergull ka vite qe po perseritet, por gjere me sot eshte pa autor; ndonse mediat i kane kerkuar Kadarese te shprehet per vertetesine e kesaje thenie dhe mos gabofsha dhe Albdreamsi per te na ndihmuar, e ka sjelle nje interviste te shkrimtarit.

    Per t’mos e renduar Luvigjin, mendoj se eshte per opinion ne krahun e kunder te liderit qe u nda nga jeta. Per kete flet vete komenti i paradokoheve, ku ai pershkruan begraundin e tij, sepse edhe perberja familjare nuk e kethen te kunderten parrullen e Luftes Nacional Clirimtare, “vdekje e fashizmi, liri e popullit”. Faleminderit dhe nje jave te zene me pune 8 ore ne dite, se me shume kethehesh ne origjine!

  22. Blendi says:

    1990/Terrori komunist i vrasjeve në kufi
    Gjatë gjithë vitit 1990 regjimi enveristo – stalinist përgjaku kufijtë

    Ndërsa u kishte premtuar të rinjve të vendit pasaporta për jashtë vendit, regjimi komunist skuqi kufijtë me dhjetëra vrasje, duke e mbyllur historinë ashtu siç e kishte nisur, me pabesi e vrasje pas shpine

    Nuk ngjau në asnjë vend tjetër të Europës ajo që u pa në Shqipëri. Afërsisht 50 të rinj e të reja e vranë në kufijtë e vendit vetëm në vitin 1990. Kur demokracia kishte ardhur në mbarë lindjen stalinistët e Tiranës mendonin se mund të mbanin akoma diktaturën e tyre.
    Kjo masakër frymëzohej dhe drejtohej nga kupola mafioze e Partisë së Punës.
    Në rregulloren e shërbimit të kufirit, miratuar me urdhrin e ministrit nr.01-40, datë 13.10.1989 thuhej: “Në themel të punës edukative, ushtarako – profesionale e teknike të Forcave të Kufirit qëndrojnë: Teoria Marksiste – Leniniste e Partisë sonë, mësimet e shokut Enver Hoxha dhe të sekretarit të parë të KQ të PPSH-së shokut Ramiz Alia, arti ushtarak i luftës popullore dhe i ruajtjes së kufirit”
    Ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, më 19 mars 1990 u deklaronte para drejtuesve të kufirit:
    “Ata që do të tentojnë të rrugë të fshehtë të kalojnë kufirin, të dënohen në bazë të ligjit dhe në rast se nuk do t’i binden kërkesave të kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital. Këtu nuk duhet të ketë asnjë lëshim e iluzion. Për ata që duan të shkojnë si vizitorë jashtë shtetit, ka rregulla të cilat kohët e fundit i kemi përsosur në gjerësi e thellësi dhe u japim mundësi që kalimin ta bëjnë të bazë të ligjit. Edhe organet tona të propagandojnë këtë ligj të shtetit tonë si një të drejtë që u garantohet qytetarëve”.

    Takimi i 17 gushtit 1990

    Takimi i 17 gushtit 1990 u zhvillua në një nga sallat e ndërtesës se Ministrisë së Punëve të Brendshme në prani të drejtuesve të dikasterit, kuadrot kryesore të organeve te punëve të brendshme në rrethe etj. Ramiz Alia shoqërohej nga Hekuran Isai dhe Xhelil Gjoni.
    Gazeta fillon sot të botojë në disa numra këtë fjalim për të kuptuar rolin e Ramiz Alisë pas takimin me intelektualët dhe forcimin e rolit të Sigurimit të Shtetit. Kjo edhe për faktin se Alia flet për ngjarje të tjera si demonstratat e Shkodrës, Kavajës, ngjarjet e 2 korrikut, zhvillimet në Evropën Lindore, etj.
    Midis të tjerash Ramiz Alia pohonte:
    “Ndjekja, kuptimi dhe analiza kohe pas kohe e situatave të brendshme e të jashtme është një nevojë pune për të gjithë njerëzit tanë, veçanërisht për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Duke kuptuar drejt zhvillimin e situatave, ­do të shikoni, së pari, se si lidhen dhe ç’efekte kanë me vendin tonë (situata e jashtme), ose me njerëzit e kategorive të ndryshme të popullsisë (situata e brendshme), dite, së dyti, kuptimi i drejtë i zhvillimit të situatave do t’u japë mundësi te diktoni ku puna të synoje dhe ku mund të gjejë pika mbështetjeje armiku. Si duhet kundërvepruar? Pa studim, pa analiza nuk ka pune shkencore, ka vetëm diletantizëm. Koha e sotme kërkon punë të kualifikuar, sepse armiku e ka ndryshuar metodën e punës së vet dhe në kushtet e sotme ai vepron nga disa pozita më të favorshme. Në radhë të parë reaksioni ka marrë ku­raja, është nxitur në agresivitetin e tij nga fitoret në Lindje, ku mori pushtetin, likuidoi partinë komuniste dhe vendosi elemente antikomunistë të tërbuar në krye të tyre. Kjo ndo­dhi në Poloni, Çekosllovaki, në Hungari, në Bullgari, në Republikën Demokratike Gjermane e gjetkë. Kjo ndodhi edhe në Bashkimin Sovje­tik, ku jo vetëm ekonomia, por edhe politika janë vënë plotësisht në binarët e kapitalizmit. Së dyti, nga këto fitore armiku është bërë më prepotent dhe më arrogant, si asnjëherë tjetër. Prepotenca dhe arroganca e tij duket në faktin që ai u dikton vendeve të ndryshme edhe kushtet për marrëdhëniet ndërkombëtare, për lidhjet dhe kontaktet me vendet e ndry­shme etj.
    Çfarë kërkon sot reaksioni nga Shqipëria? Borgjezia dhe reaksioni kërkojnë që Shqipëria të bëjë ndryshime të thella, ato ndryshime që u bënë në vendet e Lindjes Europiane, pa, as më pak e as më shumë, likuidimin komplet të sistemit socialist, shkatërrimin e pushtetit popullor, të lirisë dhe pavarësisë së atdheut. Ky është thelbi ku synon veprimtaria armiqësore ndaj Shqipërisë sot. Po nuk u kuptua ky qëllim i armiqve, atëherë nuk është kuptuar, absolutisht, asgjë nga lufta që bën sot reaksioni. Për konsekuencë, po nuk u kuptua ky qëllim, nuk dimë të shpjegojmë fenomenet që kanë ndodhur, nuk dimë a të luftojmë kundër armikut”.
    Në plenumin e 13-të e KQ të PPSH, më 11 dhjetor 1990, shefi i komunistëve deklaronte për vrasjet në kufi:
    “Vetëm varrimi i atyre që do të masakrosh, do të shndërrohet në një manifestim tjetër të madh që në asnjë mënyrë nuk e përballon dot. Përveç kësaj është edhe tjetra: me kë do të bëhet kjo masakër? Me fëmijët tanë. Një vritet në kufi dhe krijon shqetësim në tërë Shqipërinë, jo më të bësh një veprim të tillë”.
    Nuk i bënin përshtypje jetët, por ceremonitë e varrimit.

  23. OH SA KEQ gj.m. says:

    Është folur shumë këto ditë për një intervistë të Ramiz Alisë të dhënë që në gjallje për t’u publikuar pas vdekjes. Ka qenë një kërkesë e ish-udhëheqësit komunist bërë intervistuesit, Gjekë Marinaj, për të cilin të shumtit kanë dëgjuar këto ditë të flitet për herë të parë (është rezident në SHBA, poet dhe përkthyes). U nënvizua aq shumë fakti, që Alia kish kërkuar nga Marinaj që intervista të publikohej pas vdekjes, sa u besua u mendua, se ai do kish thënë gjëra të forta e do kish bërë pohime tronditëse. Mirëpo, nuk kish asgjë të tillë në këtë intervistë. Ish një intervistë, ku Alia thotë gjëra të zakonshme në stilin e tij dogmatik. Është e sigurtë se herë të tjera, Alia ka qenë më interesant se sa në këtë intervistë të dhënë për një publikim postum. E vetmja gjë interesante në gjithë këtë histori kish të bënte me faktin që kreu i regjimit komunist në periudhën 1985-1990 i ka dhënë intervistë një ish-të përndjekuri prej regjimit. Ndoshta është kjo arsyeja e porosisë a kërkesës së tij, e cila është respektuar nga Marinaj me saktësi matematike. Intervista u publikua vetëm pak çaste, pasi doli lajmi se Ramis Alia kish ikur nga kjo botë.

  24. TUFZAT SA KEQ gj.m. says:

    Në një intervistë të botuar te Shekulli sot, por dhënë një shqiptaro-amerikani me premtimin që ajo të botohej vetëm post-mortum, Ramiz Alia i cili ndërroi jetë dje, ka bërë një pohim bizar. “Kemi dënuar ata që me të drejtë a pa të drejtë i quanim armiq te pushtetit dhe popullit. Ky nuk ka qenë mëkati ynë më i madh. Tufëzat, po! Tufëzat varfëruan fshatin dhe qytetin. Ky ka qenë mëkati ynë më i madh!”, i ka pohuar Alia poetit Gjekë Marinaj, ky vetë një i arratisur nga Shqipëria dhe kundërshtar i regjimit komunist. Në fakt, duket se ka një lidhje mes përgjigjes së Alisë dhe amanetit të tij që intervista të botohej vetëm pas vdekjes. Keqardhja e ish-Sekretarit të Parë të PPSH për të dënuarit e regjimit, me vdekje apo me burgime e internime, është më e pakët se për një politikë ekonomike të gabuar: tufëzat e fshatit socialist shqiptar

  25. Arber Jugomira says:

    AGRON TUFA

    Askush nuk është (dhe nuk duhet) të jetë i dyzuar, kur bie fjala për diktatorin e fundit komunist, Ramiz Alinë. Një njeriu që ka fituar qoftë edhe një grimë ndërgjegje nën dritën e fakteve, dokumenteve, përvojës direkte nga përditshmëria komuniste apo argumenteve nuk i lejohet, sidomos dyzimi mbi domethënien thellësisht negative që ka luajtur Ramiz Alia në fatin tragjik të shqiptarëve përgjatë gjysmë shekulli. Si figura e dytë përgjegjëse e diktaturës, në të gjitha miratimet, aktet dhe vendimet e marra të diktatorit, Ramiz Alia ka qenë ai që ka ngritur gjithmonë dorën lart. Dhe këtë e ka filluar që nga çarmatosja e mandej masakra e 4900 partizanëve kosovarë në prill 1945, që nisi me itinerarin e tyre nëpër Shqipërinë e Veriut dhe sosi me kasaphanën e Tivarit, për të përfunduar me urdhrin e dhënë më 20 shkurt të vitit 1991, që të qëllohej mbi turmën e demonstruesve, mandej, në vazhdim, deri tek një prill tjetër i vitit 1992, që përmbyll kompozicionin unazë të krimeve të tij kur u qëlluan në Shkodër Arben Broci me shokë. Është një udhë e pandërprerë gjaku, vuajtjesh, torturash, lotësh, persekutimi klasor e gjenocidi ekonomik, nëpër të cilën ka shkelur figura e dytë e diktaturës komuniste, për të përfunduar si frikacak, zemërdobët, gënjeshtar e falsifikator në vitet kur Alia kishte pushtetin absolut në hierarkinë e udhëheqjes komuniste. Edhe vetë zakoni njerëzor, sipas të cilit “për të vdekurit nuk flitet keq”, nën zellin dhe ngutin e disa “ramizistëve” të rinj këto ditë, më duket i banalizuar e i pavend për një vampir, që i sosi ditët duke mashtruar, fshehur e akuzuar të tjerët, pa iu nënshtruar një tribunali si një ndër gjakësorët e krimeve kundër njerëzimit. Më duket e pavend dhe e pandershme për ta parë në dritën sentimentale njerëzore domethënien e kësaj monstre të përçudnuar pa asgjë njerëzore ndaj popullit, thuajse të vet.
    Po të hyjmë të kërkojmë episode të dobësisë njerëzore, ato mund t’i gjejmë edhe ndër xhelatët e torturave e pushkatimeve dhe, të tilla, mbase i gjen edhe tek Koçi Xoxe, Zoi Themeli, Bilbil Klosi, Aranit Çela apo Nevzat Haznedari etj., por të cilët ekzekutuan me dhe pa gjyq disa mijëra shqiptarë, intelektualë, nacionalistë të majtë e të djathtë. Ku qëndron pra sekreti i këtij parfumi nostalgjik e sentimental për “meritat” e Ramiz Alisë nga “diktatori i fundit” në “demokratin e parë” (!)? Dhe kush? Një pasardhës fanatik i Enver Hoxhës, që nuk lejoi të cenohet sistemi dhe paja e tij ideologjike; që nuk bëri absolutisht asnjë ndryshim kur e kishte në dorë; që vazhdoi luftën e klasave me po ato parime; që nuk lejoi edhe pas rënies së komunizmit të prekej figura e diktatorit; që firmoste deri në vitin 1988-1991 dënimet politike me varje e pushkatim dhe deri në fund të vitit 1990 mbushi kufirin “e paprekshëm” me të vrarë (“Qëllojini dhe vritini, ushtarët nuk mund të mbajnë përgjegjësi për ata që tentojnë të shkelin kufirin”, – ishte urdhri i R. Alisë, i cili pasohej me linçimin e kufomave ndër teatro makabre që sajonte Sigurimi nëpër fshatra); dhe ishte ky “udhëheqës” në krye të pushtetit komunist që rrënoi, varfëroi e shkretoi ekonominë shqiptare.
    Më kot parfumohet e vërteta, me spekulime të neveritshme se, gjoja, etiketimi i Ramiz Alisë është ngulitur si “udhëheqës” e jo si “diktator”. Për njeriun që kulturë qendrore ka studimin, arkivat, dokumentin dhe pasionin e ballafaqimit me faktet, Alia ka qenë, pa dyshim, një ndër diktatorët tipikë të Lindjes ish-komuniste, si: Stalini, Pol Poti e Çaushesku. Ndërsa për atë që raportet me të vërtetat i këmbejnë në tregje shëtitëse, kafene e lobingje ish-bllokmenësh, aventurierë e demagogë – e vërteta relativizohet sipas nivelit horizontal të cektësisë së spërkatur me kripëza, erëza e pluhurnaja broçkullash. Sipas këtyre retusheve, makiazheve e kozmetikave të pop-medias, Alia na serviret me merita të mëdha, të cilat (vini re!) “historia nuk mund t’i mohojë dot (!)”. Nuk e dimë për cilën histori (të paktën jo për atë të kafeneve), por për historinë tonë kombëtare, mjafton ta fusësh pak hundën në arkiva për të ndier si të shpon flegrat aroma e gjakut të pafajshëm. Por për apologjetët e rinj “ramizistë”, që interpretojnë shenjat e llurbës në filxhanët e kafesë, Ramiz Alia është pa dyshim “demokrati i parë”, që ka meritën për “zgjedhjet e para të ndershme e të lira (sidomos, meqë po më kujtohet, nën mitingjet/antimitingjet e mitingashët dhe refrenin e qindra shkollave që lëshoheshin ditën e zgjedhjeve si kryqëzatat e dikurshme të fëmijëve nëpër dyer e shtëpive me parullën “Parti-Ramiz, uniteti nuk lëviz!”)”; që si Presidenti i parë pluralist bëri “kalimin normal drejt institucioneve demokratike të një shoqërie të lirë”. Kështu thotë semiotika e broçkullitjes së kafeneve, sipas rastësisë me kë je ulur, por jo pesha tragjike e të vërtetave, prej të cilave shoqëria jonë nuk është çliruar ende.
    Por qytetari i vetëdijshëm shqiptar nuk ia fal Ramiz Alisë kryeneçësinë enveriste, kur ofertave miqësore të të dërguarit të Gjermanisë, Shtrausit, u tha “Jo, nuk pranoj!” Shtrausi këmbënguli sërish e sërish. Ja si e përcjell këtë situatë historiani M. Korça: “I ofroi Alisë, që Gjermania të ndërtonte brenda një viti e gjysmë autostradën Vermosh-Jergucat, që Shqipëria gjatë saj të shiste benzinën dhe naftën e saj, që në restorantet e motelet e saj që do të ndërtoheshin, të shiteshin mishrat, perimet e bulmeti i saj, të cilat me kosto aq të lartë e përfitim aq të vogël eksportoheshin, e R. Alia tha prapë “Jo, nuk pranoj!”. I ofroi Shtrausi të zhvilloheshin vende turistike malore e bregdetare që ta begatonin vendin sa hap e mbyll sytë, dhe përgjigjja gjithmonë qe e njëjtë: “Jo, jo dhe jo!”. Po çfarë i kërkoi Shtrausit ky imitues i madhështisë së diktatorit, që fytyrën djallëzore e fshihte pas buzëqeshjes dhe mirësisë së shtirë? I kërkoi raketa, raketa balistike ndërkontinentale! Dhe Shtrausi iku, iku. Shtrausi u kthye në Gjermani dhe vdiq. E gazeta gjermane shkruan se ai nuk vdiq nga Perëndia, por e plasi Ramiz Alia!”
    Si çdo diktaturë e diktator, edhe Ramiz Alia ka lënë trashëgiminë e tij. Të drejtpërdrejtë, të induktuar, të restauruar. Fakti i një numri të madh shkrimesh në mediat tona, që gati sa nuk na e ‘shenjtëruan djallin’ duke na e paraqitur thuajse si një gjyshe të ëmbël, të butë e zemërdhembshur, është tregues se do të na duhet ende kohë e gjatë për t’u pastruar nga fryma molepsëse “ramiziste”.
    Ramiz Alia është i qetë, largohet i kënaqur, pasi ka parë zbatimin në jetë të direktivave që u dha pinjojve të tij trashëgimtarë, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Byrosë Politike të vitit 1989, me fjalën programatike: “Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë”, ku mes të tjerash, tha dhe këto: “Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre dhe në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin. Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacioni nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën etj., dhe për “defekte teknike”, do të kthehen përsëri në të Parën… Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria e tyre na përket neve… Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist, të jemi ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tri legjislaturash, do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë. Të jeni të sigurt që e ardhmja do të jetë jona…. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe fëmijët tanë”.
    Nëse ka ndonjë sensacion tani, kur edhe vdekja e tij po shfrytëzohet për të ngjallur nostalgjitë simbolike dhe mobilizimin e kanaleve të energjisë së trashëgimtarëve të tij, i vetmi sensacion për një mendje të esëllt është ky: “Si ka mundësi që një kryekriminel i tillë vdiq nga mortja e vet, pa i dhënë llogari Drejtësisë?”. Asnjë prej diktatorëve, nga Hitleri deri tek Pinoçeti, nuk pati fund më të lumtur se Ramiz Alia. Dhe nëse në vdekjen e tij ka vend për një flamur në gjysmështizë, atë, para së gjithash, duhet ta mbajë Drejtësia shqiptare.
    * * *
    Duke parë reagimet mediatike në përcjelljen e diktatorit Alia, shumica sosh me veneracion e disa të tjerëve – duke iu përvjedhur nderimi pas dhëmbëve të shtrënguar; duke parë homazhet që iu bënë sot, sipas protokollit shtetëror në Qendrën Kulturore të Ushtrisë; duke parë zinë e disa politikanëve shqiptarë e kosovarë, të cilët justifikohen me rolin e Alisë në Luftën e ashtuquajtur Nacional-Çlirimtare dhe me gjoja urtësinë e tij në “ndërrimin historik të epokave”, ndiej trishtim të madh për instinktin përulës, përmasën mazokiste dhe njëherësh për turpin e këtij nderimi. Iluzioni se “historia e historianët do t’i japin atij vlerësimin e duhur”, tingëllon cinik dhe absurd, a thua se historia mbahet e tëra tek ndajfolja “ndoshta”. Por, kur veprat kriminale janë konkrete, të faktuara e të pandryshueshme, zor se Historia mund të shndërrohet në përrallë magjike, të rikthejë mbrapsht rrotën e saj e të ringjallë ata mijëra të vrarë, të internuar e të privuar vetëm e vetëm për hatër të Ramiz Alisë e të trashëgimtarëve të tij. Dhe historia këto krime nuk i zhbën dot as tani, as në perspektivën e saj të largët: krimi nuk do të bëhet kurrë i pranueshëm dhe damkën e krimit s’ka histori ta shlyejë! Po të gjykohet mbi natyrën abstrakte të vdekjes, gjithkush priret të mendojë se ajo në njëfarë mënyre humanizon gjithkënd, duke relativizuar shumëçka. Ndër to, edhe dhimbjen e viktimave që la pas Ramiz Alia. Por kurrsesi jo krimin në vetvete.
    Në një nga trevat e vendlindjes sime tregojnë se një herë, në po ato vite kur lindi diktatori Alia, kishte pasë vdekë një rob perëndie, edhe ky, me ermin Ramiz. Dhe kishte qenë ky katundari Ramiz një batakçi i formatit lokal, që kishte bërë nëntëdhjetë e nëntë poshtërsitë. Me respektin ndaj vdekjes në përgjithësi, katundarët i ishin lutë të vetmit njeri të dinte shkrim e këndim dhe të cilin e quenin Dijetar. Familjarët i shkuan në shtëpi Dijetarit me një pllakë varri dhe iu lutën të gdhendte në të dy rreshta fjalë të mira për të vdekurin. Ai u tha se nuk mund të shkruante fjalë të mira për të ndjerin, sepse të gjithë e dinin çfarë edepsëzi i madh kishte qenë. Pas shumë të luturash e shumë kundërshtimesh, Dijetari pranoi dhe gdhendi në pllakën e varrit për të nja dy rreshta. Gjindja ia çoi deri në fund shartet e varrimit dhe pllaka me mbishkrim qëndroi gjatë në varrin e të ndjerit, deri kur pasardhësit e katundarit Ramiz, bij e nipa, nxunë shkolla. Dhe vetëm atëherë kur mësuan të lexonin pasardhësit e Ramizit, por dhe gjithë krahina mbarë, u mor vesh se çfarë ishte shkruar në epitafin e varrit, gjithsej, dy vargje: “Vdiq Ramizi, ky farë horri,/ shyqyr vdekja që e mori!”. Dijetari nuk rronte më. Por, edhe nëse do të rronte, nuk do të bëhej ndonjë hata e madhe. Sepse brez mbas brezi fëmijët qenë rritur duke dëgjuar bëmat e batakçillëqet e tij, ndër to, edhe vetë pasardhësit e tij. Kështu që qeshën e qeshin edhe sot me vargjet e Dijetarit, sepse ai ua kishte thënë shumë kohë më parë të vërtetën e madhe, ndonëse trashëgimtarët e katundarit Ramiz nuk donin ta pranonin. U duhej kohë… Dhe historia, gjithsesi, u jep të drejtë Dijetarëve, jo Ramizëve… e sigurisht, as ramizistëve.

    Me shume nga kjo kategori:
    ■Paradoksi Withers
    ■Vdiq politikani i vetëm profesionist i Shqipërisë
    ■Cenet e një censusi
    ■Një intervistë e ambasadorit dhe reagimi maqedonas

  26. Buford says:

    Hey there! I hope you do not mind but I decided to publish
    your blog: http://www.albdreams.net/ish-presidenti-ramiz-alia-3-dite-ne-morg-te-djelen-ceremonia-mortore/ to my on-line directory.
    I used, “AlbDreams.Net

Leave a Reply

 
 

K O M E N T E

 

KALENDARI

 
August 2014
S M T W T F S
« Jul    
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
 

RADIO ALBDREAMS

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

Mesazh për vizitë e Papa Françeskut në Shqiperi

fra Gazmend TINAJ, OFM

ARSHIVA ALBDREAMS