Thu, July 24, 2014

Kelmëndi “VOTRA” e shkendisë dhe vazhdimsisë heroike të kryengritjes së parë antikomuniste…

(Një kujtese e vogel historike , që nuk mundet të zevendesojë mungesen e perkujtimit të kesaj ngjarje me 15 shkurt (2012), pasi u pengua nga kushtet klimaterike në të cilat gjindet Kelmendi…)

Kelmendi gjatë muajve janar-shkurt të vitit 1945 ishte “votra” e shkendisë  dhe  vazhdimesisë  heroike të kryengritjes së parë antikomuniste  të Malesisë së Madhe , Shqiperisë ,por edhe i të  gjithë Europes  hjekakeqe që kishte rënë në duar të dreqneve të kuq.  Pak para se të vinte në pushtet komunizmi në Shqiperi një  simbol i binomit Fe dhe Atdhe (pater  Anton Harapi), do të paralajmronte : “Se vetem dora e Zotit  mund të na shpetojnë  prej një katastrofe, që i kercenohet kombit , besimeve në pergjithsi dhe kristianizmit në veçanti…Jemi (thoshte ai ) në gryken e humneres ,prej ku pritet të dalë kulshedra  e kuqe e cila kerkon gjak  e mish njerzish, pa kursyer as bijet e vet..Lutjuni thoshte frati ,që Zoti të na  ndihmojë  duke na pri në shtyllen e rësë  së perflakun per të kaluar detin e Kuq  ,para ushtrive me hyllë  pesë cepash në  ballë e helm të zi në zemer…”. Fatekeqesisht “semundja” e shurdherise kolektive kishte pushtuar jo pak nga  Shqiperia ,Europa e më gjerë.. Ndersa ketë predikim –kushtrim e degjoi mirë vetem Malesia e Madhe Etnike , me keshtjellen e saj  historike Kelmendin.. Të cilet  organizuan  kuvende e  beslidhje ,jo vetem në mes vehtes ,por edhe me Shkodren ,Nenshkodren , Dukagjinin ,Lezhen ,Puken Mirditen ,Plav-Gucin , Kosoven e më gjerë. Beslidhjet janë të shkruara në leter dhe memorien e Malesoreve  ,të cilet si gjithnje i qendruan  besnik ,Beses së dhanun… Kryekrimineli i kuq Enver Hoxha ,fill pas ardhjes ne pushtet  (me 29 nentor 1944) “orientonte” strukturat e veta  ushtarake: .. Se në Shkoder ,  Kastrat ,Shkrel , Hot , Kelmend ,Dukagjin  Mirdite ,Kukes ,Puke  ,Lezhë  e tjer. , pushteti jonë është i pa bazë dhe nuk simpatizohet…Të veperohet shpejt me  ç’armatimin  total ,dhe per çdo rezistenc të ushtrohet forcë e dhunë , deri  në pushkatim…Me 29 nentor 1944 mbi kampanjelen e kishes  Franceskane në Shkoder  ishte vendosur dhunshem  flamuri “shqiptare” me yllin e kuq

sëbashku me flamurin e komunisteve jugosllav . Gjithashtu  pa vonuar në Shkodren 28 mijë banoreshe komunistet krijuan 26 burgje , ku shpresonin  ti merrnin  shpirtin nacionalizmit shqiptare që ndër shekuj e kishte pasur  çerdhen në  trojet e Shqiperisë Veriore në pergjithsi dhe në Malesi të Madhe në  veçanti . Malesoret gjatë gjithë kesaj kohe (me bubullima e re të kuqe) nuk kishin ndejur duarkryq ,ndaj gjatë muajve nentor- dhjetor 1944 bajraqet e Selces, Vuklit e Nikçit si e gjithe Malesia ,Shkodra e më gjerë ,kishin vendosur  t’u  bejnë  rezistenc të armatosur  operacioneve  ndeshkuese e terroriste të komunisteve , te cilat mbeshteteshin edhe nga ushtria jugsllave , “Ozna Brigada”.. Në keto ditë pa dritë e diell , që paralajmronin stuhi e shterngata  Malesoret dhe Kelmendasit si gjithnjë  kishin qenë pushke e ngrehur.. Me 13 janar 1945 , duke parë se forca të shumta ushtarake  komuniste  po i afroheshin Kelmendit ,në shtepin e Mark Bikut në  Kalce  zhvillohet një takim  per të organizuar mbrojtjen e Kelmendit . Në ketë takim merrnin pjesë  Prek Cali , Kolë Gjon Bajraktari , Luc  Gjon Rapuka , Tom Dosh Preka , Fran Zefi , Mark Toma , Maç Luc Lumaj , Rrok Pretash  Zogu , Ndue Nika , Gjelosh Tom Bikaj ,Gjek Selca ,  Gjergj Lul Toma , Losh Fran  Bracaj,Dede Fran Bracaj , Ndue Gjon Smajli , Marash Kola , Ndue Pepa  e tjer ,të cilet ishin në marreveshje e beslidhje me pjesen “tjeter” të Malesisë që i printe komandanti Llesh Marashi (Shkrelit , Kastratit , Hotit etjer) , por edhe me Shkodren , Nenshkodren , e deri me Mark Sadikun ,kryetarin e djelmenise së Shales , me Xhem Sadrin  e Malesise Gjakoves , Plav-Gucin , Preng Biben e Mirdites e më gjerë…  Në takimin e  13 janarit (1945) , Prek Cali nder të tjera kishte thënë : “Ç’ka lypin partizanet sot  në bjeshket tona me borë e akull ,kur edhe ujku e ka ngushtë e Kelmendi si gjithë Shqiperia është i çliruar ,dhe ketu nuk ka pasur as nuk ka kembë gjermani ? …apo vijnë me na robnua si në Shkoder..? Per komunistat  po degjojmë zi e ma zi …por diçka ka dalë sheshit  ; komunistet shqiptarë janë bërë ortakë  me armikun e perjetshem të Kelmendit (malazezet) ,me të cilet kemi luftuar gjithë jeten ,dhe në keto luftra  kanë dhanë jeten burrat ma trima e në zë të kesaj toke..”! Por më perpara i ishte derguar edhe fjalë pushtetit komuniste se edhe kelmendasit e njihnin atë që e  merrte “kalanë” ,por per kete duhet të  bisedohet me gjuhen e shqiptarit e jo me pushken e Sllavit ,që fatkeqesisht ishte e vetmja gjuhë që dinin klyshet e kuq shqiptarë..

Pushken siç  dihet e kishin filluar  forcat partizane (te ura e Tamares) me komandantin e tyre Fejzi Micolin (në ditet e 14-15 janarit 1945),i cili kishte dhënë  alarmin e sulmit mbi Kelmend . Nacionalistet vendas  ( të perberë nga trimat e Vuklit ,Brojes, Nikcit, Tamares , Selces , Vermoshit e gjith Kelmendit ) po mbroheshin nga ekspeditet ndeshkimore të komunisteve  ,që nuk dallonin shumë nga ekspeditat ndeshkimore të famkeqit turk Shefqet Tergut Pasha (te vitit 1911),që kishte kerkuar shfarosjen e Kelmendasve e  Malsoreve dhe zevendesimin e tyre me banore nga Bosnja.. E ndersa  si per  ironi të fatit emri i komandantit të operacionit ishte perseri pas 34 viteve Shefqet ,ndersa  emri i kryekomandantit ishte Mhmet , dhe i ngjante shumë  një sulltani që per nga egersia kishte fituar “nofken“ Mehmet Pushtuesi… Në keto kushte të rezistences së  Kelmendit kishte shperthyer kryengritja e 23-25 janarit  1945 e nacionalisteve të  Kastratit ,Shkrelit  e më gjerë , që ndezi perkohesisht shpresat per perhapjen e kryengritjes antikomuniste të pakten në të gjithë Shqiperine Veriore ,gjë që do të sillte edhe “ndihmat” e menduara  Anglo-Amerikane.. Mjerisht Kryengritja  antikomuniste u shua  per aresye madhore që dihen…Por zemrat e kelmendasve  nuk u thyen as

ligështuan kurrë edhe pse tashma e dinin fundin ,ndaj vendosen me luftua e rezistua. Kjo rezistence luftarake-mbrojtese e Kelmendit zgjati më shumë se një muaj (14 janar -17 shkurt 1945), dhe ështe rezistenca më e madhe antikomuniste (në kohë e trimeri, jo vetem në Shqiperi..). Historianë  të  kohes komuniste do te shkruanin : “ Pas  Kryengritjes kunderrevolucionare të  Koplikut (siç e quanin ata) ,gjendja u acarua edhe me teper. ”Shoku”Enver ,vendosi të dergonte në vend  per udheheqjen e veprimeve …Mehmet Shehun, si kryekomandant të Operacionit…Në keto veprime do të merrnin pjesë  Brigada e I ,Brigada e XIII dhe Brigada e XIV, që perbenin  Divizionin e II ,e tjer… ”Dorzimi” i Prek Calit e shokeve te tij bashkeluftetare  ishte  bërë per të mos demtuar më tej Kelmendin, madje ky “dorzimi” ishte  në besë (të kujt, të pabeseve ?) , ndaj mund te thuhet pa frike se kishte  gjurmen e tradhtise së komunisteve e bashkepuntoreve të tyre… Gjithsei Prek Cali e dinte  se çfar e priste ,ndaj do t’u  thoshte shokve (në shpellën e ngujueme): “Të fuqishmit  zakonisht premtojnë shumë dhe mbajnë  pakë. Kjo ka qenë perherë keshtu ,por me të kuqt sot është ma zi…ndersa per hirë të së mires  së Kelmendit e Malesisë po dorzohem e sakrifikohem ,në besë të pa beseve…” (Dorzimi  i Prekes me shoket bashkeluftetarë ishte me ndermjetesin e “sforcuar” të famulltarit David Pici , te komandanti i operacionit Abaz Fejzo ,në pasditen e 17shkurtit).(Dr. Luigj  Martini , Prek Cali ,Kelmendi dhe kelmendasit ,fq.284). Gjithsesi me legjendarin Prek Cali në shpellen e Tratashices kishin shkruar historine edhe  Dede Lulash Smajli ,Ded Gjon Deda ,Fran Zef  Pellumbi , Kol Prek Pellumbi , Ndue Gjon Rapuka ,Zef Gjon Rapuka , Maç Luca , Dode Fran Doshi ,Fran Dosh Preka ,Mark Gjek Pepushi ,Ndue Gjek Pepushi , Pal Mark  Gjeka , Gjelosh  Tom  Bikaj , Tone Tom Bikaj…, te cilet siç dihet   ishin pjese e kalvarit të denimeve e mundimeve komuniste..  Në historine kriminale të ekspeditave  ndeshkimore të  komunizmit në Kelmend gjinden  jo vetem pushkatime pa gjygje ,por edhe  njerzë  të prerë me thikë në qafë , të nxjerrur të syve me bajonet , të futur  në dhe ende pa u dalur shpirti mirë , të  djegur të gjallë  në shtepiat e tyre , të varrosur në gropa kolektive e tjer..duke vijuar me qindra vite burgime , internime ,shpronsime e persekutime të ajkes së shqiptarisë në Kelmend e më gjerë. E kjo vijojë per 46 vite rrjesht , deri në fundin e vetë ketij sistemi gjakatar.. Famulltari , albanologu dhe etnografi At Kol Berisha (malesore nga Gruda) do ta  “memorizonte” gjendjen e Kelmendit nën terrorin e stuhinë komuniste me vargjet lapidare:

“…Tash Pranvera  kur të fillojnë  / Në mal qyqet do të  kendojnë /

Vjeherr e re le tu ndihmojnë . / kanë  me kendue rrem  në rrem /

Në çdo vend neper Kelmend..”

Por Kelmendi sot është ringjallur ,është ringjallur krenar ,sepse pas 46 viteve roberi ,tmerr e terrë të kuq ,të mbushur me shtellunga tymi , gjaku e mjerimi  ka dalë në driten e të vertetes , ajo per çfarë luftuan ,rezistuan dhe u sakrifikuan ,kelmendasit ,malesoret e më gjerë, per lirinë e demokracin…

Duke i ardhur fundi ketij shkrimi të vogel ,para vepres së madhe të ketyre    kreshnikëve të koheve te “reja”, unë mendova të paraqes listen emrore

të atyre burrave dhe burrneshave , shpirti i të cileve pastë driten e pambarueme ,ndersa trupi u pushoftë në paqe kudo që pushojnë (pasi disave nuk ju dihet as varri) . Në ketë liste emrore janë futur edhe ata  kelmendas që kur u martirizuan nuk banonin në keto troje fizikisht ,por  perjetesisht shpirterisht…

LISTA E MARTIRVE DHE DESHMOëVE  KELMENDAS

TË RËNË GJATË REZISTENCES ANTIKOMUNISTE (JANAR- SHKURT 1945), TË  PUSHKATUARVE , TË VDEKURVE   NË BURGJE , KAMPE INTERNIMI  DHE TË VRARËVE NË KUFI GJATË  DIKTATURES  KOMUNISTE .

1.PREK  CALI

2.PJETER GJEKA

3.MARASH  VATA

4.DEDË  PREK NIKA

5.NIKË MARK REXHA

6. GJERGJ NDUE  BUJAJ

7.GJON PREÇ  REXHAJ

8.GJEK MARASH SELCA (TINAJ)

9.GJERGJ LUL TOMA

10.ZEF SOKOL PELLUMBAJ

11.PJETER ZEF  PREÇI

12.GJERGJ NDUE PEPAJ

13.NIKË MARASH BUJAJ

14.NIKË TOM BUJAJ

15.PREK GJOK BUJAJ

16.MARK GJELOSH MARKU

17.UJK GJELOSH MARKU

18.NIKOLL UJK  GJELOSHI

19.UJK MARK BIKU

20.NDUE MARK  BIKU

21.MARASH MARK BIKU

22.NIKOLL GJERGJ QOSAJ

23.UJK MASH QOSAJ

24.MIRASH FRAN  QOSAJ

25.GJON SOKOL RRUKAJ

26.NDUE FRAN  RRUKAJ

27.PJETER ZEF  RRUKAJ

28.MARTIN ÇOT  QOSAJ

29.KATRINA  TOM  LULI

30.ZHUKË TOM SMAJLAJ

31.ZEF NIKE TURKAJ

32.DEDË GJON BAJRAKTARI

33.NIKË  LUC  BAJRAKTARI

34.FRAN ZEF BAJRAKTARI

35.LUCË  GJON BAJRAKTARI

36.PASHKO MIRASH  ZEFI

37.DEDË GJON  DEDA

38.NIKË GJON DEDA

39.GJERGJ GJON DEDA

40.LUCË GJON RAPUKA

41.ZEF  GJON RAPUKA

42.NDUE  GJON RAPUKA

43.RROK ZEF RAPUKA

44.NDUE  NIKË STAKA

45.RROK PRETASH ZOGU

46.NDUE ZEF  GJERKAJ

47.DEDË FRAN BRACAJ

48.LOSH FRAN  BRACAJ

49.ZEF  LUL GJELAJ

50.KOLË MARK DEDA

51.TOM DOSH  PREKA

52.FRAN DOSH  PREKA

53.MRI DEDË PREKA

54.DEDË NIKOLL DEDA

55.UJK NIKË MIRASHI

56.NIKOLL ZEF  HUTA

57.MARK  DEDË  ALIA

58.DEDË GJELOSH  LULA

59.LULA NDOJ  GJELAJ

60.ZOJA  NDOJ  GJELAJ

61.LUL  MIRASH VOCRRI

62.LUCË  GJON UCI

63.FRAN GJOKE  GJELAJ

64.PREK UJK  DOKA

65.SHAQE LUC  DOKA

66.KOLEC  UCI  (TRIESHI )

67.PREK ZEF DOKAJ

68.IDRIZ KADRI  DELAJ

69.SHYTAN TOM DELAJ

70.FRAN  ZEF PELLUMBI

71.GJELOSH  FRAN  PELLUMBI

72.DEDË LULASH SMAJLAJ

73.GJON LOC  PELLUMBI

74.NIKOLL  PAT  CALI

75.LUKE TOM CURANAJ

76.GJEKË  ZEF MIRAJ

77.LULE  MIRASH  PRELDAKAJ

78.DOM DEDË  MAÇAJ

79.DUL       BAJRAMI

80.MALIQ  BAJRAMI

81.DOM DEDË  MALAJ

82.PELLUMB  NIKOLL  PELLUMBAJ

Në vitin 1944 kapiten Gjelosh Luli i Hotit (nacionalist i martirizuar  nga komunistet), ndër të tjera do të shkruante në revisten “Hylli i Drites” nr.4 ,fq.11 :  “…Gjithshka harrohet në ketë shekull ,gjithshka  shuhet si vesa para diellit  ; por kurrë  gjaku i derdhur per liri të atedheut…”

Nderim të perjetshem , e mos na raftë me i harrua…!

(NDUE   BACAJ  ,Publicist ,Studiues)

Voo: Në ketë shkrim kushtuar 67 vjetorit të luftes antikomuniste të Kelmendit jamë munduar,  që të mos perserisë shumicen e atyre që kamë shkruar e thënë në shkrimet dhe kumtesat e më perparëshme…

Koplik – Shkurt  2012

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

2 Comments to “Kelmëndi “VOTRA” e shkendisë dhe vazhdimsisë heroike të kryengritjes së parë antikomuniste…”

  1. Ne (lexuesve të shkrimeve Tua bukur të shpeshta në këtë Website) na mbetet,zotëri Ndue
    Bacaj me tu faleminderua për veshtrimet e bukura dhe historikisht mjaft të argumentuara si dhe me të urua sukses edhe në të ardhëmen!Propozoj (nëse ende nuk i ke botuar)që punimet tua të vlefshe ti botosh si libër,me qëllim që të munden me u përdorur edhe nga masa e gjërë e lexuesve.

  2. Ndue Gjekaj says:

    VESHTRIM I SHKURTER HISTORIK PER FISIN E KELMENDIT PUNUAR NGA DOM NIKE UKGJINI

    Bani nje klik ketu dhe eshte nje shkrim shume interesant
    http://www.albdreams.net/veshtrim-i-shkurter-historik-per-fisin-e-kelmendit-2/

Leave a Reply

 
 

K O M E N T E

 

KALENDARI

 
July 2014
S M T W T F S
« Jun    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
 

RADIO ALBDREAMS

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

Mesazh për vizitë e Papa Françeskut në Shqiperi

fra Gazmend TINAJ, OFM

ARSHIVA ALBDREAMS