Klikoni mbi foto për ti parë ato të zmadhuara (Foto AlbDreams Studio)
Firmat e nenkontraktuara per ndertimin e superstrades Shkoder – Hani i Hotit me plot kuptimin e fjales, po tallen me qytetaret ndersa bejne gjoja sikur punojne.
Nga ish SMT e deri ne hyrje te qytetit te shkodres prej disa javesh kane shtruar me pak centimetra asfalt nje pjese te rruges dhe asgje me shume. Ne terren nga dalja e qytetit e deri pasi kalon tregun me shumice te fruta perimeve, segment qe eshte ne juridiksionin e bashkise Shkoder, firma ben sikur punon duke nxjerre ne terren 2 punetore dhe nje makine rul qe ben shtrimin e zhavorit.
Absurde per nje investim si ky i kesaj superstrade, qe te kete nje ritem te tille punimesh, kur vete ministria e Puneve Publike dhe Transportit e ka shpallur perfundimin e saj si nje prioritet per vitin 2012. Punimet me segmente te vogla dhe me nje neglizhence te tille kane bere qe edhe asfalti i hedhur ne keto pjese pa mbushur mire muajt te pesoje demtime.
Ne kete gjatesi rruge sheh gropa te hapura, balte dhe tubacione nentokesore akoma te pahapura. Nderkohe prane tregut te fruta perimeve me shumice po behet edhe mbyllja e nje prej kanaleve kulluese me te rendesishem per derdhjen e ujrave te zones, sa here bie shi.
Gjithashtu edhe rreth rrotullimi qe do te ndertohet po ne kete zone, prej 32 metrash akoma nuk ka njohur asnje shenje nisjesh te punimeve, ndersa panorama qe te ofron ky investim eshte mese i shemtuar.
Vete institucionet vendore dhe ato qendrore ka ardhur tashme koha te mos heshtin sic bene ne vitin qe lame pas, por ti kerkojne firmave seriozitet ne punime dhe ecuri me te shpejte pasi nese do te vazhdohet me kete ritem, kjo rruge jo vetem nuk do te perfundoje kete vit, por me shume gjasa as ne 2013-en.
Afati i saj zyrtar ka mbaruar me 17 gusht 2010 dhe firmat akoma nuk kane bere asnje korigjim te tabeles te pakten per te treguar sa do te zgjasin keto punime, qe i kane kushtuar qeverise shqiptare 40 milion euro, si bashkefinancim me qeverine Italiane.
Pamje nga ura e Prronit të Thatë
5 Comments to “Kur do te mbaroje rruga Shkoder – Han i Hotit?!”
-
cdo fjale kundra rruges eshte fjale kundra “partise”, prandaj te jeni me te matur se partia te godet po te jete nevoja,,,
partia gjithmone i ka pase malsoret si tufe berresh qe knaqen me pak tagji, puna eshte qe te mos cofin krejt,,,
sapo te afrohen zgjedhjet partia do te cohet ne kame, dhe do ti godisin edhe nja dy-tre qind metra sa me u marre votat,,beeeeeeee,,,beeeeeeee,,, -
Pse merziteni per kete rruge kaq shume,,,me sa kam pare tek firma “SIVA Partner L L C” , drejtuesit kryesore jane Malesore,,,keshtu qe sa te hapet rruga e investimeve “gjigande” te kesaj kompanie ne Shqiperi,do te bejme nje rruge tjeter te papare ne infrastrukturen boterore deri sot…!
Nese kjo rruge po i kushton qeverise shqiptare 40 miljon euro,,,c’jane 100-200 apo 300 miljon euro ti pakesoje investimet e veta “SIVA Partner L L C” nga planifikimet e 1,5 miljarde dollare ne jug te vendit…!
Une personalisht ,do te bej te mujtun takimin me Valentin Gurraj dhe Gjergj Frangaj,qe ta fusin ne projektin e tyre edhe njehere kete rruge,,,e mos rrime tu qajte gjithmone mas qeverise…!!! -
Po more Zef ashtu asht, por kur vjene e ta ban rrugen ai i huaj, ta vendose kotecin ne qoshe dhe krahun e hekurt te traverses, dhe eshte ma kollai tani te kalosh piken kufitare se sa keto koteca kontrolli me partofol ne dore. Gjithe kto borgje qe po merren, o kane me u paguar me perqindjen, ose do te behesh vasal i tij. Dhe tash 21 vjet jane ba shume borgje. Zef, keto kompani dhe me dyshimet qe keni ngrit ju ekonomistat ne drejtim te tyre, vine per te fituar; kurse me mija e milion shqiptare largohen se nuk kane me se me paguar e jetuar atje. Kjo Zekaidin per mbas 500 vjetve ka qene tradhetia me e madhe qe ka tash 21 vjet qe rrjedhe si gjak i nje plage te pasherueshme te shkaperderdhjes se kombit tone dhe dale- ngadale te zevendesimit me kolon te huaj ballkanas e evropiane. Zvarritja e punimeve tregon se ajo zone eshte e paperfillshme nga qeveria dhe ishte shume e lehte per te mbaruar. Berisha i leviz fondet jo ne interese te ndertimeve e nevojave te vendit, si manovrat e komandantit te zotit ne lufte,por te tijat dhe kryesisht per fushate dhe kur i rezikohet pushteti. Faleminderit, nuk di si u ndave me ate gjyqin, a te ra gja me marre se ke pase nje kejse te mire!
-
jam kurioz te di nese dikush nga kto shoqatat e panumerta te malsorve ne komunitet do te kujtohet per ndonje ndihme per familjen Pepushaj ne Vukel, te cilet kane mete ne qiell te hapur pa kurrgja mas shpirtit pas zjarrit qe ju shkaterroi gjithcka,,,
****sikur ekziston edhe nje shoqate kelmendase (mish ferlikut e birre) qe mund te marrin ndonje iniciative per vllaznit tane qe gjenden ne nevoje!!!
peshendetje













Pamje e bukur.Mashallah!