Kush e vrau Miladin Popoviqin ?

0
311

NË PËRKUJTIM TË PUSHKËS TOP TË HAKI TAHËS…

NGA NDUE  BACAJ

Me 13 mars të vitit 1945, një krisem pushke që gjemoi më shumë se një top ,prishi qetësin mashtruese të kryeqytetit të Kosoves ,Prishtines. Patrioti 32 vjeçar Haki Taha do të vriste sekretarin krahinore të Partise Komuniste të Jugosllavise per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit , Miladin Popoviçin , që ishte edhe themeluesi e tutori i partisë komuniste shqiptare, i cili ketë krijes antishqiptare ja kishte berë dhuratë Enver Hoxhes , në kembim të Kosoves e më vonë edhe të Shqiperisë që mendohej të bëhej Republik e shtatë e ish Jugosllavisë… Haki Taha ishte nga Gjakova ,profesionin e mesuesit e kishte fituar në normalen e Elbasanit , ndersa patriotizmin e kishte të lindur ndër breza dhe të mesuar nga nëna që kur e kishte perkundur në djep duke i kenduar kenget e trimerise e atdhedashurisë , per Shqiperinë Etnike dhe Kosoven si truall i lashtë i saj.. Vrasjen e Miladin Popoviçit e vajtuan jo vetem jugosllavet ,por edhe Enver Hoxha me shpuren e tij . Vlem të cilësohet se për vrasjen e Miladinit u dënua nga komunistët shqiptar edhe Qazim Vula, i cili ishte arratisur nga Jugosllavia, përt t’u strehuar në Shqipërië “Nanë”, por kjo “nanë” i doli më e keqe se një ndjerkë katile.  Në Shqipëri Qazimin e burgosen me akuzën e pjesëmarrjes në këtë vrasje, pasi ai tregoi me detaje se Miladin Popoviçin e vrau Haki Taha. Qazimi u dënua dhe më pas u ridënua në Shqipërinë “miladiniste”… Ndërsa më pas sigurimi i shtetit komunist shqiptar ekzekutoj vëllan e Haki Tahes, Qamil Tahen në Tiranë, si hakmarrje për vrasjen e Miladinit nga Haki Taha. Nëse Jugosllavet e vranë fizikisht Haki Tahen shteti komunist në Shqiperi e vrau për të dyten herë ,duke e quajtur shovinist e deri agjent të huaj që kishte vrarë gjoja simbolin e vëllazërimit në mes popullit shqiptarë e atij serbo-sllav, që në fakt ishte simboli i skllaverimit të shqiptareve para Jugosllavisë titiste… Në kunderpergjegje të ketij akti patriotik të Haki Tahes,  djalit të nanlokes Kosovë , filosllavi Enver Hoxha me vendimin nr.117 të dates 5 shtator 1945 dekoron një serë antishqiptaresh të terbuar si Miladin Popoviçin, Aleksander Rankoviçin e tjer.. Në nderim e perkujtim të pushkes top të Haki Tahes , por edhe të fjales dhe vepres së ketij martiri të shqiptarizmit po kujtoj disa vargje lapidare të shkruara si kushtrim nga Ai, gjatë luftes së dytë boterore (dhe të botuar në Gazeten Kosova të dates 01 qershor 1941):

“…Një tokë që me gjakë s’laget s’mbine liria /

Pra nuk ka ç’pret më gjatë tash djelmënia /

Buria sod gjithkah të leshojë zë kushtrimi /

Që kush është kosovarë me turrë duhije /

Kah vendi i të parëve çdo djalë trimi /

Për Kosoven, të vdesi si i ka hije….”
Këto vargje “amanet” u bënë realitet nga UÇK-ja dhe faktoret e tjerë atdhetarë shqiptar (e ndërkombëtar).. duke rikthyer aromen e lirisë dhe pavarësisë së këtyre trojeve të lashta Ilire e Europerendimore…
Filozofi i madh shqiptarë pater Anton Harapi (edhe ky i martirizuar nga krijesa e M.Popoçit – PKSH) shkruante: “ Atdhetaret edhe në varrë qendrojnë hjieshem, pasi janë gurët e themelit të një binaje që quhet Shqiperi …” Padyshim edhe Haki Taha është njeri nga këta gurë- -shkembinjë që qendron hjieshëm në themelet e lirisë e pavaresisë të Kosoves e krejt Shqiperisë Etnike…

(SHËNIM: Shkrimi im që nuk publikohet për herë parë, ka qellim thjeshtë memorativ, e jo t’u prish qjefin atyre që “duan” që Miladinin ta nxjerrin si “mik e mbështetës” të shqiptarëve, e për rrjelloj nuk kishin si ta vrisnin shqiptarët , por antishqiptarët serbo-sllav).