Fragmente nga libri i Toni Blerit t me titull “Një udhëtim” ndodhen në faqet e para të shumicës së gazetave britanike, shumë prej të cilave i kushtojnë këtij libri edhe faqe të tjera të brendshme.E përditshmja Daily Telegraph ka një foto të Toni Blerit të kohës kur ai ishte kryeministër me pasardhësin e tij, Gordon Brown , të dyte duke shikur në drejtime të kundërta.
Ajo mban titullin, “Gordon Brown u përpoq të më bënte shantazhi – thotë Bleri”.
E njejta e përditshme thotë se në libër Toni Bler fajëson pasardhësin e tij për humbjen e zgjedhjeve të kaluara.
Ai gjithashtu thotë se princesha Diana ka qenë manipuluese ndërsa Mbretersha Elisabeta e Dytë – thote Daily Telegraph.
Një e përditshme tjetër Guardian mbi një portret të madh të Toni Blerit ka titullin : “E dija se kryeministri Brown do të jetë fatkeqësi për partinë tonë.
Guardian citon zoti Bler përmes librit të tij të ketë thënë se Gordon Brown kishte një inteligjencë analitike absolute por një inteligjencë emocionale zero.
Sa i përket gjasave të rikthimit në pushtet të partisë së tij laburiste zoti Bler thotë se nëse ata fokusohen në kritika ndaj qeverisë rreth shkurtimeve ata nuk do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme.
E përditshmja Times sjell këtë titull “Bler: pse humbën laburistet?”.
Gazeta sjell fragmente të ndryshme nga libri lidhur me çështje nga ato ekonomike apo të luftërave në Irak dhe Afganistan e deri tek disa më personale.
Toni Bler thotë për vehten se zemra e tij gjithmonë ka rrahur progresivisht ndërsa nga ana tjetër shpirti i tij gjithmonë ka qenë dhe do të jetë shpirt kundërshtimi.
Sa i përket krizës ekonomike zoti Bler në librin e tij thotë se roli i qeverisë është që ta stabilizojë atë dhe pastaj shpejt të largohet në një mënyrë sa më të arsyeshme që është e mundur sipas kritereve ekonomike.
E përditshmja Independent sjell titullin në faqe të parë “Fundi i Udhëtimit” që është një lojë me titullin e librit të tij.
Zoti Bler për ministrin e tij të financave dhe më vone pasardhësin e tij Gordon Brown thotë se në disa momente ka qenë çmendurisht i vështirë por se gjithashtu ka qenë i fuqishëm, i aftë dhe briliant dhe se ai e kishte respektuar atë për këto cilësi.
Sa i përket rolit të tij në luftërat në Irak dhe Afganistan zoti Bler thotë se ushtarët kanë vdekur dhe se ai që ka marrë vendimin për këto luftëra ende është gjallë./BotaSot/










