ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • Ulqini
You are here: Home / Bota / Uncategorized / Magjia 130 vjeçare e cila ndriçoi Trieshin

Magjia 130 vjeçare e cila ndriçoi Trieshin

February 19, 2017 by Pafragje 1 Comment

Gjekë Gjonaj

Treshianët këtë vit  ndjehen  më shumë se krenarë. Dhe kanë arsye. Sepse sivjet mbushen 130 vjet  në rrugën e    dijes për të gjithë bijtë e bijat trieshiane dhe shkollarët e  tjerë  që u shkolluan këtu. Trieshi , pra,   ka madhështinë  të përkujtojë se nuk njihet vetëm për historinë e  tij në luftë por edhe në përhapjen dhe ruajtjen  e gjuhës shqipe, në përhapjen e arsimit shqip, pavarsisht veshtirësive te asaj kohë dhe problematikave të shoqëruara gjatë viteve.  Shkolla e këtushme, e cila mban emrin e heroit tonë kombëtar „ Gjergj Kastsrioti- Skënderbeu“, bashkë me të edhe shkrimi i gjuhës shqipe, si pjesë përbërëse e çështjes së lëvizjes kombëtare kanë  historinë e tyre. Hapja e shkollës në gjuhën shqipe në Triesh, në kushtet e atëhershme, përbënte aktin më të madh kulturor dhe patriotik. Ajo për këtë trevë ishte “mësonjëtorja” e parë në gjuhën shqipe.

Rrugëtimi i trieshianëve për të dalë nga errësira shekulllore në dritën e diturisë  ishte i gjatë, i mundimshëm e i vështirë, por i lavdishëm dhe i suksesshëm. Ata u përballën me  rryma nga më të mprehtat, shumë prirje e pikëpamje, mjaft dukuri politike të kundërta, kurthe e pengesa të panumërta, shtigje të rrezikshme, me forca të errëta në shumë drejtime. Dhe përherë dolën fitimtarë. Puna vetëmohuese e trieshianëve të penës   të brumosur  dhe të ushqyer me „armën“ më të fortë  interesin kombëtar ka shkëlyer dhe i ka mundur të gjitha rrebeshet dhe stuhitë  e kohës.

Historia e këtij tempulli të djes, edukimit dhe atdhedashurisë   është si një  romancë plot aventura, që pati arritje të rëndësishme  dhe me vlerë. Ishte sikur një re pluhuri e krijuar prej erës që u hoq nga shkretëtira ku kshte lindur  dhe u shndërrua si një magji në një shtyllë të bukur e të fortë, për të ndriçuar e stolisur Trieshin e  trieshianët.

Në këtë përvjetor kujtoj atë pafundësi mësuesish ( mësimdhënësish) vendas dhe të huaj, të gjallë e të vdekur,  që kanë dhënë apo japin  mësim në këtë çerdhe shqiptarësh. Këta veprimtarë të arsimit shqip vendosën  themelet e shkollës, thesarin më të çmuar, librat dhe shkronjat shqipe. Ata ishin në ballë të luftës për arsim kombëtar e në krye të ngjarjeve të atyre viteve Me punën e tyre, pasionin, edukimin dhe arsimimin e mijëra nxënësve skalitën pavdekshmërinë tyre ndër breza. Punuan me vullnet. Pa zhurmë e bujë. Pa lavdi. Të heshtur. Por të vendosur dhe të ndërgjegjshëm për atë që bënin. Dashuria  e tyre  për gjuhën amtare nuk u zbeh para asgjëje. Nëse do të marrim parasysh madhështinë e qëllimit të tyre, mjetet e pakta që patën në dispozicion, si dhe rezultatet fantastike që arritën, ata me të drejtë e meritojnë emërimin „ gjenialë“.

Në këta 130  vjet  janë me mijëra nxënës që janë shkolluar dhe me qindra intelektualë që kanë dalë prej kësaj  vatre të dijes dhe kulturës. Brezat përulen me respekt para këtij obelisku të ABC-­së në përvjetorin e saj.

Ky tempull i ndritur i gjuhës shqipe, i dijes, i edukimit dhe i atdhedashurisë, përmes skrificave, vuajtjes dhe mundimit, përmes punës, qëndresës, dashurisë dhe frymëzimit,  arriti  të përballojë  sfidat e kohës dhe   vendosi baza të forta drejt qëllimit të përbashkët dhe fisnik, për një arsimim dhe edukim të vazhdueshëm ndër breza. Rëndësia e kësaj  shkolle i kalon kufijtë e  Trieshit –Malësisë dhe bëhet pjesë e kulturës kombëtare.

Unë si bir i kësaj trevë, si ish – nxënës dhe ish- mësimdhënës i kësaj shkollë përulem, vlerësoj dhe çmoj gjthë kontributin e vyer që mësuesit e këtij institucioni publik  arsimor  dhanë dhe po japin për  brezat e ri.

Dhe në fund   një  propozim. Mendoj se  bashkëvendasit e mi  në Amerikë, të cilët deri më tani kanë investuar në vendlindje  mbi 2 milionë dollarë, do të ishte mirë sikur vitin e ardhshëm të financojnë ngritjen e  bustit apo përmendores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në oborrin e kësaj shkollë. Kjo për faktin se  me datë 11 mars 2018 mbushen 50 vjet që kjo shkollë mban me krenari emrin e  prijësit  tonë legjendar.

Ulqin, 9 shkurt 2017

Filed Under: Uncategorized

Comments

  1. Trieshjani says

    February 19, 2017 at 11:25 am

    Gjergji esht teper i madh me e vendos aty ku vendi po zbrazet dita dites, sikur te kishin mundesi te zbresin diku posht asni famile sdo te mbetej ne Triesh me banim te perhershem, e shum shpejt do mbetet si vend qe veres ata qe kan mundesi do i perdorin ato shpia si vikende.Vendi i te madhit Gjergj Kastriotit esht neper sheshe e ne vende ku shtohet popullata e jo aty ku do e mbulojn ferrat.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

” ALBDREAMS TELEVIZION “

RADIO ILIRIA DETROIT

REKLAMONI BIZNESIN

PAMJE NGA KELMENDI

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

Shqiperia dikur kliko foton

BISEDE ME MJESHTRIN E MADH

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • TRIDHJETË XHAMIAT E NJË TYRBE NË MALËSI TË MADHE
  • Gulf, skema e radhës e piramidës së naftës, kush i mbron konsumatorët nga kompanitë offshore?!
  • Surpriza e Lulzim Bashës, fut Jozefina Topallin në Këshillin Kombëtar të PD
  • DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes
  • Emrat e te akuzuarve per shitje te statusit te veteranit në Kosove.
  • Gazetaria e AlbDreams Televizion,Kozeta Bruçaj ” Çfarë mendojne shkodranet per mergimin dhe emigrantet?”
  • Kisha dhe xhamia e Tuzit ruajnë simbolikën e bashkëjetesës fetare
  • ERTV tashmë një reality show si Big Brother, gazetarja ironizon keq Ramën
  • Kush është Asma Al Assad, “Zonja e parë e ferrit”?!

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate
E ardhmja e individualizmit amerikan.

E ardhmja e individualizmit amerikan.

Një përshkrim brilant i shpirtit të Amerikës, nga … [Vazhdo....]

Vlerat ushqyese të vezës. Pse nuk duhet ta hiqni nga dieta juaj ushqimore?

Vlerat ushqyese të vezës. Pse nuk duhet ta hiqni nga dieta juaj ushqimore?

Veza bën pjesë në listën e 10 ushqimeve më të … [Vazhdo....]

“THE ESPRESSO  HOUSE”

“THE ESPRESSO HOUSE”

Eshtë kafja e parë shqiptare në shtetin e … [Vazhdo....]

GJAKU I ARBERIT (Video..)

GJAKU I ARBERIT (Video..)

AlbDreams.Net Drama "Gjaku i Arberit" eshte nje … [Vazhdo....]

Krijimtaria e poetëve të Diasporës (Rasti: Pjetër Jaku)

Krijimtaria e poetëve të Diasporës (Rasti: Pjetër Jaku)

Dr. Ermira Ymeraj Pjetër Jaku si krijues larg … [Vazhdo....]

“Shqipja” gjuhë e vështirë, më shumë se 3 vite për ta mësuar

“Shqipja” gjuhë e vështirë, më shumë se 3 vite për ta mësuar

Duhen më shumë se 3 vjet për të mësuar gjuhën … [Vazhdo....]

Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë

Ulni rrezikun e kancerit të mëlçisë me vetëm tri kafe në ditë

Kafja është një nga pijet që konsumohet më shumë … [Vazhdo....]

Publikohet vendbanimi i “ më të bukurës” së kohës së Zogut

Publikohet vendbanimi i “ më të bukurës” së kohës së Zogut

Në një postim në rrjetet sociale, historiani … [Vazhdo....]

Një raketë e re që shkurton distancat mes kontinenteve

Një raketë e re që shkurton distancat mes kontinenteve

Elon Musk, miliarderi amerikan që zotëron … [Vazhdo....]

Njoftim “Fondacioni Prek Cali”

Njoftim “Fondacioni Prek Cali”

Fondacioni Prek Cali organizon mbremje familjare … [Vazhdo....]

Ja 18 fitoret e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, trajnerët dhe autorët e golave

Ja 18 fitoret e Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, trajnerët dhe autorët e golave

Fitorja 2-0 e Shqipërisë me Lihtenshtajnin e çoi … [Vazhdo....]

“Patër Andrea  Gjekaj  pas  100 viteve rikthehet martir në vendlindje…”

“Patër Andrea Gjekaj pas 100 viteve rikthehet martir në vendlindje…”

Perg. Ndue BACAJ Siç ishte njoftuar para disa … [Vazhdo....]

Kronika e plotë për librin “Malësoret”

Kronika e plotë për librin “Malësoret”

AlbDreams.Net & ACTV Po sjellim të plotë … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Radio Evropa e Lirë
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Daily
  • Shkodra Info
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Radio Evropa e Lirë
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Daily
  • Shkodra Info
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

Prek Cali

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Cili ishte dhe është roli i UDB-se në diasporen Shqiptare në Amerikë?

Cili ishte dhe është roli i UDB-se në diasporen Shqiptare në Amerikë?

Nga Rush DRAGU Vasel … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

Gjonaj: Mr. Riza Rexha, Historian i së vërtetës

Gjonaj: Mr. Riza Rexha, Historian i së vërtetës

Gjekë Gjonaj Mr. Riza … [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Sot, në orën 12:00, u … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Kam lindur në Shkodër me … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

April 2018
S M T W T F S
« Mar    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  

Copyright © 2018 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in