Thu, February 23, 2012

Mbrëmë në TV Klan, hetimi i parë publik ndaj Prokurores së Përgjithshme

Ina Rama, hapur në anën e dhunës mbi shtetin.Mbrëmë në TV klan, hetimi i parë publik ndaj Prokurores së Përgjithshme

Jola Drini

Mbrëmë, gjatë intervistës prej më shumë se dy orë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Klan Televizion, u realizua në një mënyrë vetë hetimi i parë, ai publik, ndaj Prokurores së Përgjithshme. Hetimi ligjor pritet të kryhet në një fazë tjetër- sipas premtimit të kryeministrit Berisha një natë më parë, i cili tha se “hetimit mbi 21 janarin do t’i shkohet deri në fund, në çfarëdo kohe”, duke lënë të nënkuptohet se kjo gje do të kryhet nën një prokuror tjetër. “Ina Rama është vetë për t’u hetuar, ajo nuk mund të hetojë mbi ngjarjen”, tha kryeministri, duke plotësuar kuadrin e një hetimi tjetër që pritet.

Hetimi i parë, publik, siç po e quajmë, megjithëse shumë i gjatë, dëgjuesin e shikuesin i çon në konkluzionin se Prokurorja e Përgjithshme mban papushim anën e dhunës së ushtruar më 21 janar 2011 mbi institucionet e shtetit. Edhe pse kjo është prokurore e shtetit, dmth., përfaqësuese e akuzës së shtetit mbi krimin ndaj tij, ka braktisur rolin dhe detyrën e vet duke kaluar në anën tjetër: Akuzuese kundër institucioneve të shtetit, në favor të krimit. Kjo është e frikshme, sigurisht, për çdo individ dhe institucion në Shqipëri. Por përderisa ndodhemi në këtë situatë, jemi të detyruar të transmetojmë rrezikun që vjen për më vonë, dhe, rreziku qëndron në faktin se pse Prokurorja vazhdon të qëndrojë në anën e sulmit mbi shtetin e të gjithëve. Në emër të cilës pakicë e bën këtë Prokurorja?

Që në fillim, Prokurorja e Përgjithshme tha se “prokurorisë i mungon kredibiliteti”. Këtë e tha prokurorja në kontekstin pse thërret gjithmonë ekspertizë nga jashtë, ose nga Amerika ose nga Anglia. Duke thënë se “prokuroria nuk ka kredibilitet”, Ina Rama la të nënkuptohet që qytetarët dhe vetë shteti të mos e besojnë akuzën në këtë institucion.

Pyetjes pse nuk u hetuan njerëzit që ushtruan dhunë më 21 janar, Prokurorja tha se “nuk mund t’i pyesim ushtruesit e dhunës”. Por pse nuk u hetuan organizatorët e dhunës, Rama iu përgjigj se “hetimi i organizatorëve nuk kishte nevojë për ekspertizë të veçantë”.

Prokurorja pranoi se që në fillim është kërkuar nga maxhoranca dhe nga Brukseli e Uashingtoni që “hetimi të jetë gjithëpërfshirës”. Fillimisht prokuroria nisi menjëherë hetimin vetëm mbi Gardën e Republikës e mbi Policinë e Shtetit, ku kërkoi edhe ndalimin ose burgosjen e gjashtë prej funksionarëve të këtyre institucioneve, por asnjëherë nuk hetoi mbi organizatorët e Demonstratës së dhunshme. Vetëm pas një viti, me ndërhyrjen e palës amerikane, Prokuroria kërkoi imunitetin e tre deputetëve socialistë si “organizatorë të dhunës”…. Por vetëm pas një viti.

Ndërsa për spotet politike të opozitës që bëjnë thirrje për dhunë, Ina Rama tha se nuk kanë qenë objekt hetimi. “Prita thirrje konkrete- tha Prokurorja- pa konkrete nuk hap hetim”. Gjë që do të thotë se edhe Prokurorja priste, njësoj si PS, që të shpërthente dhuna kundër kryeministrisë, siç ndodhi dhe pas kësaj të niste hetim kundër institucioneve të shtetit, por jo në drejtim të dhunuesve.

Për ndalimin e “zinxhirit të Gardës”, Prokurorja tha se “nuk kërkova ndalimin e zinxhirit, por vetëm të atyre që ruajnë institucioneve”. Edhe kjo shpreh vullnetin e Prokurores për të lënë zbuluar selinë e Kryeministrit, me qëllim që të kishte sukses sulmi për marrjen e pushtetit me dhunë. Kjo ka qenë edhe kërkesa e pandërprerë e Edi Ramës, si kryetar i PS. “Ose ik Sali, ose do të shkelësh mbi kufoma!”, ishte shprehur Edi Rama në prag të ngjarjes.

Ina Rama deklaroi se demonstrata e dhunshme “nuk kishte qëllim politik”, duke harruar se vetë ajo ka kërkuar imunitetin e tre deputetëve socialistë si “organizatorë”, gjë që e bën synimin politik.

Në statistikat që përdori monitoruesi Fevziu, tha se nuk rezulton të keni nisur ndonjë hetim mbi Bashkinë e Tiranës sa kohë ishte Edi Rama; ndërsa mbi institucionet e drejtuara nga maxhoranca keni bërë me dhjetëra. “Fazlliçin, biznesmen i huaj, e hetuar vetëm duke u nisur nga shtypi”. Ina Rama nuk kishte argument kundër, veçse tha se “e kemi nisur edhe një për Edi Ramën”. Në fakt kryetari i Bashkisë së Tiranës ishet një person shumë i kontestuar për korrupsion.

Pse nuk keni nisur hetime kryesisht ndaj korrupsionit ose akteve të dhunës nga opozita?- u bë pyetja. “Sepse vrasja (e quajti përsëri vrasje) e militantëve në dhunë, ishin pamje më të ndjeshme”, tha Ina Rama, duke mbajtur hapur anën e turmave që ushtruan dhunë mbi Policinë e Gardën në emër të Partisë Socialiste.

Në hetimin e fundit mbi serverët kompjuterikë të kryeministrisë, ku është ndaluar përgjegjësi i IT, Prokurorja nuk e dinte akoma kush i administron serverët, nuk e dinte se këtë nuk e bën Kryeministria.

Akoma Prokurorja e quan “ngjarja në bulevard” tragjedinë e 21 janarit mbi selinë e kryeministrit. Edhe ditën e tragjedisë e quajti kështu, me të njëjtin formulim si Presidenti i republikës që është akuzuar si bashkëpunëtor në “grusht shteti”, dhe më vonë si kryetari i PS. Sekondat e parë të hetimeve, Ina Rama kërkoi arrestimin e gjashtë anëtarëve të Gardës, por me një lapsus të rëndë: në të gjashtë vendet ishte vetëm një emër. Këtë e konstatoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, duke i thënë prokurores “ke lapsus”. Por këtë e shpalli kryetari i PS para prokurores, gjë që dëshmon se punonin bashkë, në një linjë. Edhe perimetrin e selisë së kryeministrisë vazhdoi ta quante “oborr”, duke thënë fjalët e kryetarit të PS dhe jo përcaktimet ligjore. Ina Rama justifikoi çdo akt dhune që ndodhet “jashtë gardhit të oborrit”.

Për “20 përqindëshin” ku ishte përfolur edhe bashkëshorti i Prokurores dhe Edi Rama, kjo tha kështu: ” 20 përqindëshi i famshëm”; por asnjëherë nuk pranoi ta quante 21 janarin një tragjedi, etj, por vetëm tha se “ishte akt i dëmtimit të pronës”.

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

10 Comments to “Mbrëmë në TV Klan, hetimi i parë publik ndaj Prokurores së Përgjithshme”

  1. ALBAN DEGA says:

    ” SILVIA KONDI” SHQIPTARE SFIDON KREJT “KLANIN” E “LAVIREVE” TE VICIDOLIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Rralle e permalle

    Ndoqa drejtepersedrejti “Opinionet” e Blendi Fevzi Toptan Vicidolit me Kryeprokuroren e Shqiperise Ina Rama.
    Pergjigjet ligjore, pergjigjet precize, pergjigjet aty per aty pa asnje sforcim te Ina Rames ishin nje model i shkelqyer i pergatitjes se saj ligjore, qytetare, intelektuale, kulturore, njerezore ….
    Ishin nje model i saktesise ne fushen e shkences se jurisprudences .
    Ishin nje model intelektualizmi te shkalles me te larte perballe injorances, cinizmit dhe bythelepirjes politike dhe mediatike te krejt “Klanit” te Vicidolit!
    Ishin nje model i shkelqyer i disnivelit midis nje cobani dhish te Vicidolit me nje regjizor te estrades dhe teatrit te nje qytetit antik, me kulture dhe nga me te qyteteruarit te Evropes , si Durresi.
    Ishin nje model i shkelyer i nje Teute shqiptare nga hijeshia njerezore, por edhe me teper nga bukuria e trurit.
    Ishte hera e pare e nje debati televiziv te kryeprokurores shqiptare Ina Rama, te pakonsumuar e te pashperdoruar neper ekranet e estrades politike dhe mediatike shqiptare…
    Rralle e permalle , thote sovrani me dy fjale per paraqitjen dinjitoze te kryeprokurores shqiptare Ina Rama !

    Edhe e vetme trime ne lufte

    Perballe kryeprokurores shqiptare Ina Rama nuk ishte thjeshte telalli dhe bythelepiresi me i peshtire i “Klan”-it te Vicidolit, Blendi Fevziu.
    Perballe saj ishte vete Luigji i 14-te shqiptar Sali Berisha.
    Perballe kryeprokurores shqiptare ishte “Ligji jam une” dora vete!
    Perballe zbatueses dhe mbrojtjes numer nje nje te ligjit dhe drejtesise shqiptare Ina Rama ndodhej e gjithe lukunia e Mafias qeveritare ” qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sipas “The New York Times, e kesaj ” bande gangsteresh”, sipas “The Guardian” te Londres!
    Cinizmi, pafytyresia, ligesia, arroganca e tyre cnjerezore dhe kriminale u be pluhur e hi ne syte e dhjete milione shqiptareve nga nje bije, nga nje bashkeshorte, nga nje nene, nga nje moter e vetme Ina Rama !
    Edhe e vetme trime ne luften per zbatimin dhe mbrojtjen e ligjit kunder antiligjit “Ligji jam une” te antiligjit Sali Berisha !

    Askush e asgje …. as vete ligji nuk qendron mbi ligjin !

    “Il Capo dei Capi”, vete Padrinoja dhe krejt Mafia shqiptare me Tano Kardin i kishin zene prite “Silvia Kondit” shqiptare ne “Opinionet” e Blendi Fevzi Toptan Vicidolit.
    Cdo pyetje e arnuar keq dhe ne panik prej saj ishte llogaritur si nje plumb kunder integritetit dhe personalitetit te Ina Rames!
    Krejt persekutoret politike, mediatike, antijuridike, krejt “prokuroret” dhe ekzekutoret e “Oktapodit” shqiptar nen hyqmin e Tano Kardiit te Vicidolit ishin mobilizuar per ta bere shoshe, per ta dermuar ” laviren e bulevardit” !
    – Berisha ka thënë që ju jeni për tu hetuar vetë. Cili është mendimi juaj?, pyet telalli i Berishes
    – Unë e shoh atë si një presion për hetimin. Por gjithashtu më duhet të them se frikë kam vetëm nga ligji. I bëj gjithmonë llogaritë me ligjin kur bëj diçka. Them se përderisa nuk e kam shkelur atë, nuk kam frikë”, pergjigjet kryeprokurorja pa ia bere tert syri .
    Prita tashme kishte deshtuar!
    U dolen plumbat nga qyta e jo nga tyta , sic thote sovrani. “Frike kam vetem ligjin” eshte mesazhi i saj per shkelesin me te eger, me brutal te cdo ligji dhe te vete Kushtetutes se Shqiperise, Sali Berisha.
    Ndaj mos na bej “Karaduzen e Bajram Currit qe s’ia leshon rrugen Centaurit” sic benin hajgare shkodranet me tipa si Berisha gjate ndertimit te Fierzes!

    E pac mendjen femer !

    “Ligji jam une” te Luigjit te 14-te prej Vicidolit, kryeprokuroja Ina Rama i ben pretencen me te shkelqyer “askush… askush as vete ligji nuk qendron mbi Ligjin”.
    Jo vetem kaq. I jep edhe nje keshille ligjore falas me shume vlere:
    – Beju gati te ballafaqohesh me te sapo te rivendoset shteti ligjor ne Shqiperi!
    Kushdo shkel ligjin do te ndeshkohet prej tij herdokure ai te zbatohet, qofte edhe pas 60 vjetesh sic ndodhi keto dite me nje vrases ketu ne SHBA, apo edhe mbas treidhjet vjetesh sic po ndodh me gorillat dhe “kaudiljot “ latinoamerikane, si Pinocheti, Videla, Stresner !
    Drejtesia vonon por nuk harron! Edhe kur pengohet, edhe kur sabotohet, edhe kur vonohet …. Ajo vonon por nuk harron . Never ever! Pra kurre asnjehere!
    Silivia Kondi shqiptare tashme ka sfiduar dhe rrenuar plotesisht krejt “klanin” e “lavireve “ politike, mediatike, krejt “Mafian e dale krejt jashte kontrollit” te Vicidolit !
    Nuk urojne kot shqiptaret “ E pac mendjen femer” , pra pjellore!

  2. ALBAN DEGA says:

    SIRENA ALARMI PER MBARE SHQIPTARET

    – Urgjenca e ngritjes se nje komisioni hetimor per Sali Berishen

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Akuza pas akuzash

    1-Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha eshte akuzuar qe ne 97-en nga gazeta prestigjioze e Kosoves ” Koha Ditore”, si agjent i UDB-es serbe qysh ne rinine e hershme.
    2- Te njejten akuze e ka theksuar edhe ish- deputeti i LSI- Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise, duke shtuar se Berisha i ka sherbyer jo vetem UDB-es por edhe sherbimit francez te spiunazhit dhe ish- KGB-se sovjetike duke permendur edhe shifra e kode sekrete agjenturash!

    Kryesorja e kryesoreve

    3- Kryesorja e kryesoreve… Kryetari i Sherbimit Informativ Shqiptar, SHISH, Z. Bahri Shaqiri ka deklaruar hapur ne nje seance degjimore te Kuevndit te Repuubliks se Shqieprise se ” politikane shqiptare bashkepunojne me agjentura te huaja”. Nje sirene jo dosido!
    Behet fjale per shefin e organit shteteror ligjor qe ka si detyre thelbesore ligjore mbrojtjen e sigurise kombetare nga agjenturat e huaja.
    Behet fjale per shefin e sherbimit te zbulimit dhe kunderzbulimit te shtetit shqiptar qe pervec informacioneve te tij bashkepunon edhe me agjencite speciale strategjike te aleateve tane strategjike perendimore si CIA amerikane , M-16 dhe Inteligence Service britanik, BDI gjerman, etj.
    4- Deklaratat bombastike te kreut te SHISH Z. Bahri Shaqiri ne vend te vinin ne alarm e levizje Prokurorine e Pergjithshme te Shqiperise si organin kryesor te mbrojtjes se ligjit ne Shqiperi shkaktuan regaimin brutal te Sali Berishes, te qeverise, te deputeteve te PD-se dhe krejt klanit te tij mafioz per shkarkimin e Bahri Shaqirit.
    5- Pse!? Ai kishte shkuar shume larg… Ai kishte prekur folene e grenzave te agjenturave sllavo- grko- ruse ne krye te Shqiperise… Ai kishte denoncuar kolonen e peste ruso- sllave-greke ne krye te Shqiperise.
    Vetem nderhyrja e fuqishme perendimore, kryesisht amerikane, parandaloi lincimin e pse jo edhe ndonje aksident fatkeq, vrasje ne gjueti ose helmim te tij.

    Genje e genje se dicka do te mbetet !

    6- Ate qe nuk arriten ta bente me plumba e mjete agjenturore “Mafia qeveriatre shqiptare e dale krejt jashte kontrollit” sipas “The New York Times” nuk do ta kursente ta bente me plumbat e fjaleve para e sidomos mbas ekzekutimeve nazi- komuniste te 4 deshmoreve te 21 janarit 2011, pas plagosjes se dhjetra e pas torurimit te qindra protestuesve paqesore… Secili prej ketyre akteve perfaqeson krime kunder njerezimit.
    7- Ne nje fushate tipike ala Gebelsiane ” Genje e genje se dicka do te mbetet” si kryeministri edhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise akuzuan SHISH-n dhe Prokuroren e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise si bashkautore te “grushtit te shtetit” te organizuar nga opozita dhe deri edhe kreu i shtetit kunder shtetit te vet.
    Absurditet me i ndyre nuk mund te sajohej as nga vete BIA ( bija e UDB-se) serbe dhe as nga Asfalia greke. Zedhenesit dhe sherbetoret e tyre vecsa i lexuan para publikut shqiptar!

    Pohime… me shpatulla pas murit

    8- Ka fakte te shumta, qe i ka pohuar edhe vete kryeminsitri Berisha per shkeljen e embargos nderkombetare te naftes ndaj Serbise dhe makines se luftes e terrorit te Milloshevicit nga OKB-ja ne vitet 1994- 1995. Ishte nje pohim pasi deklaratat e Beogradit dhe Podgorices e vune me shpatulla pas murit me faktet e tyre.
    9- Keto fakte i ka rikonfirmuar edhe ish Kryeministri i ish- Jugosllavise ne nje interviste per shtypin serb… Perballe fakteve te tij, vete Berisha u detyrua te pranoje nje fakt te tille, duke u justifikuar se kete kontrabande nafte ai e kishte lejuar dhe urdheruar per te ndihmuar shqiptaret e Kosoves, sikur Ibrahim Rugova dhe shqiptaret e jo Sllobodan Milloshevici e serbet benin ligjin ne Kosove.
    10- Kjo nafte u perdor nga makina serbe e luftes dhe terrorit jo vetem ne masakrat serbe te Shrebrenices dhe terrorin masiv qe shkaktoi rreth 300 000 viktima te pafajshme ne Bosnje por edhe kunder shqiptareve te Kosoves…cka perbejne krim kunder njerezimit, qe po gjykohen ende ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.

    “Tokat e helmuara” dhe atdheshitja flagrante e Otrantos …

    11- Duke mashtruar banoret e Porto Romanos dhe fshatrave perreth se gjoja tokat e tyre ishin te helmuara, qeveria e Berishes i shiti ose dhuroi serbo- boshnjakut Damir Fazlic qindra hektare toke ne ate zone ku qeveria ka planifikuar te ngreje nje park industrial me vlere qindra milione euro. Kur keto fakte dolen ne drite vete Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit Popullor se ” Fazlicin e kam mik… Ate do ta mbroj me cdo mjet dhe do tua sjell ketu ne Kuvend per ballafaqim!”
    12 – Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetuese marreveshjen atdheshitese te Sali Berishes dhe qeverise se tij me Athinen per shitjen ose dhurimin e 352 kilometrave katrore te Otrantos, ne shellfin e se ciles mendohet se ndodhen miliona tone nafte dhe pasuri nenujore multimilioneshe.
    Te gjithe autoret ose bashkepunetoret ne hartimin dhe nenshkrimin e kesaj marreveshjeve antishqiptare si Lulezim Basha, Arben Imami, Kristaq Gerveni, Ferit Hoxha… jane shperblyer me gradime dhe ngritje ne detyre. Tipik eshte rasti i “Kolonelit te Asfalise Greke me tre gishta”, sic e ka quajtur me dhjetra here Berisha nga foltorja e Kuvendit te Shqiperise Arben Imamin , te cilin e “ndeshkoi ashper ” duke e vene ne krye te Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqieprise!!!

    Urgjence …. Vigjilence !

    Ka edhe shume fakte te tjera qe e bejne te domosdoshem thirrjen nga opozita te nje seance te posacme degjimore ne Kuvendin e Shqiperise si hap i pare dhe fill pas saj krijimin e nje Komisioni Hetimor te Kuvendit te Shqiperise lidhur me keto akuza te renda publike kunder Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha,
    Ngritja e ketij Komisioni Hetimor nga Kuvendi i Shqiperise eshte ceshtja me urgjente . Pse !?
    Kete ceshtje e ben edhe me urgjente fakti qe deri sot Kryeministri ne detyre Sali Berisha nuk i ka mohuar akuzat e shumta kunder tij. Perkundrazi ai ka pohuar me gojen e vet shkeljen e embargos se naftes ndaj Serbise dhe Milloshevicit.
    Kjo shkelje perben nje shkelje te rende jo vetem te ligjeve dhe Kushtetutes se Shqiperise por edhe te ligjeve e se drejtes nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se, qe eshte nenshkruar dhe pranuar nga Shqiperia.
    Cfare fshihet pas ketyre fakteve dhe akuzave teper te renda!?
    Politika e Sali Berishes eshte politika e konfliktit. Politika perca e sundo! Politike tipike agjenturash dhe pushtuesish.
    Sirene alarmi per mbare shqiptaret: Urgjence…. Vigjilence !

    Sikur ta kishte ne dore UDB-a apo Asfalia … !

    Nuk behet fjale per ngjarje e masakra te para 65 vjeteve si ajo e Tivarit as te kohes se Baba Qemos, nga te cilat nuk u vjen asnje rrezik e asnje pasoje shqiptareve dhe Shqiperise sot.
    Nuk behet fjale per nje hafije lagje apo kaskete 80 lekeshe qe spiunonte per partine apo frontin e saj.
    Nuk behet fjale per nje diversant apo spiun te zakonshem.
    Behet fjale per kryeministrin e Shqiperise qe ka ne dore fatet, te sotmen dhe te ardhmen e vendit qe po e rrenon perdite e me shume.
    ” Eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kishte inat popullit te vet” thoshte nena ime duke e mallkuar me shami ne dore, shkalla me larte e mallkimit. ish diktatorin Enver Hoxha ne vitet 70-te.
    Eshte ka e drejton vendin sikur ta kishte ne dore UDB-a apo Asfalia. KGB-ja apo .. dreqi e i biri, thone sot shume shqiptare!

    As Hamza Kastriot … as Sinan Hasan !?

    Behet fjale per ceshtje jetike te qeverisjes dhe politikberjes ne Shqiperi, qe ndodhen nen akuza teper te renda dhe perfaqesojne nje rrezik serioz per te sotmen dhe ta ardhmen e Shqiperise.
    Ngritja e ketij Komisioni Hetimor eshte hapi i pare i Kuvendit Popullor te Shqiperise pas transparences se votave te 28 qershorit te vitit 2009. Eshte ceshtje teper urgjente qe ka te beje me fatin e shqiptareve dhe te Shqiperise.
    Shqiperise i duhen lidere te te gjithe shqiptareve. Shqiperise i duhet me shume se kurre burra shteti, qe nuk i gjeti tash 554 vjet! “Thuprat” ne duart e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut para se te vdiste ne Lezhen e Kuvendit te burrave jane harruar nga politika driteshkurter shqiptare e sotme.
    Askush nuk pret, nuk kerkon as pretendon qe Sali Berisha te jete ose te behet nje Skenderbe… Mision i pamundur per nje zjarrvenes te Shqiperise.
    Te gjithe urojme qe ai te mos na dale nje Hamza Kastriot, as nje Esat Pashe Toptan, as nje Ahmet Zog, as nje Rrahman Morine apo Sinan Hasan …!
    Sot ! Neser eshte e do te jete teper vone…. Eshte nje ceshtje urgjente qe nuk duron me. … Nuk ka me prite !

    SHENIM: KY SHKRIM ESHTE SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 28 SHTATOR 2010. ASNJE VEPRIM , ASNJE PERGENJESHTRIM. ASNJE PIPETIME TASH E GATI 1. 5 VJET …. RIBOTOHET DUKE E PERDITESUAR ME FAKTE TE REJA …. AUTORI

  3. Gazmend Xhokaxhia says:

    Dëshmitë e protestuesve: Si dhe kush na pagoi për protestën e dhunshme dhe sulmin ndaj kryeministrisë më 21 janar

    Vazhdoni sulmin ose do t’u vrasim

    E.M: “Vazhdoni sulmin, ose ju vrava”.
    L.B: “Kam gjetur një këllëf, brenda të cilit ka qenë një krehër pistolete me disa fishekë dhe e futa në xhep” Në turmë kishte njerëz që organizonin duke na thënë që të qëllonim me gurë”
    J. P : “Kam marrë nga deputeti Taulant Balla 30 mijë lekë për të qënë në protestë”
    paguar nga deputeti Kadeli me një mijë lekë, por nuk ka pranuar vetë që të marrë asnjë lek”
    L.N: “Rrugës për në Tiranë, na kanë dhënë për të pirë alkool, raki, dhe se gjatë protestës, kemi qenë në gjendje të dehur”

    Kërcënim me jetë, pagesa me para apo dhe dehje me alkool kanë qenë mënyrat e drejtuesve të Partisë Socialiste për të detyruar dhe joshur protestuesit e 21 janarit të sulmonin me bomba molotov, gurë e sende të forta selinë e kryeministrisë. Në dosjet dërguar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetëve socialistë Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare ekzistojnë filmime, fotografi dhe dëshmi të vetë demonstruesve se jo vetëm u organizuan dhe u paguan, por edhe që goditën me mjete të forta ndaj Kryeministrisë. Kanë qenë vetë deputetët e Partisë Socialiste ata që rekrutuan individë kriminalë dhe deri grupe të veçanta, të cilët do të sulmonin godinën e Këshillit të Ministrave dhe në këmbim, eksponentët e Partisë Socialiste u premtuan shuma lekësh nga 1000 deri në 30 000 apo afirmime në poste drejtuese në rrethe. “Vazhdoni sulmin, ose ju vrava”, ky ka qenë kërcënimi që u bëhej protestuesve ditën e 21 janarit nga persona kriminalë të rekrutuar nga deputetët e Partisë Socialiste, nëpërmjet shumave nga 10 000-30 000 në ditën e 21 janarit. Dëshmitë janë dhënë nga vetë personat e ndaluar nga organi i akuzës, të cilët kanë deklaruar se janë thirrur në demonstratën e 21 janarit me motivin për të rrëzuar qeverinë. Nga të dhënat e mbledhura nga Prokuroria e Përgjithshme, që çuditërisht vetë Ina Rama i mohoi kur deklaroi se nuk kemi indicie për organizatorët e 21 janarit, jepen dëshmi se si u është bërë thirrje për organizimin e një demonstrate të dhunshme në Tiranë për të rrëzuar qeverinë. “Më thirrën në protestë për të rrëzuar qeverinë”, “Më premtuan në këmbim të pjesëmarrjes afirmim në strukturat rinore të PS-së në Librazhd”, “Kam marrë nga deputeti Taulant Balla 30 mijë lekë për të qenë në protestë”, apo kërcënime të tilla se sulmoni ose ju vrava, kanë qenë disa prej dëshmive që vetë të arrestuarit nga policia kanë bërë. Gjithashtu një mënyrë për t’i nxjerrë jashtë kontrollit mbi të rekrutuarit është përdorur edhe stimulimi i dehjes me alkool raki gjatë udhëtimit nga rrethet deri në mbërritjen në Tiranë.
    Por ekzistencën e këtyre provave, Ina Rama vazhdon ta mohojë megjithëse është vetë ajo që ka firmosur dosjet me mbi 200 faqe të tre deputetëve socialistë të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Një vit pas ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit tashmë janë publikuar edhe organizatorët e grupeve kriminale që me shishe molotov, sende të forta dhe armë zjarri do të rrëzonin qeverinë. Prokuroria e Përgjithshme i ka disponuar këto dëshmi që pas ngjarjeve të dhunshme, por për një vit të tërë nuk ka nisur hetim ndaj emrave të përmendur si organizatorë, deputetëve Taulant Balla, Tom Doshi apo kryetarët e Partisë Socialiste në rrethet Shkodër, Librazhd. Qëllimisht, kryeprokurorja ende deklaron se nuk ka fakte e prova, se më 21 janar u sulmua institucioni i rëndësisë së veçantë, godina e Këshillit të Ministrave. Por të kundërtën tregojnë vetë të dhënat e mbledhura nga Prokuroria.

    Dëshmitë e të arrestuarve gjatë protestës së 21 janarit

    E.M., është shprehur se gjatë kohës që protestuesit e kanë përplasur me kordonin e policisë, këta të fundit e kanë qëlluar me shkopinj gome dhe për këtë arsye ai ka marrë një çadër e me të ka qëlluar në drejtim të policisë. Në kohën që policia përdori gaz, është larguar nga protesta dhe me makinat e rastit është kthyer në Dibër. Ai sqaron se gjatë protestës ka parë një protestues kokëqethur, i gjatë, që mbante veshur një xhaketë të zezë dhe këmishë të bardhë dhe i thoshte turmës së protestuesve “vazhdoni sulmin ose ju vrava”, por se kush ishte ky person dhe nga ishte, ai sqaron se nuk e kishte parë më parë.
    L.N., është njoftuar për protestën përmes mediave dhe ka udhëtuar për në Tiranë me një autobus, i cili ishte vënë në dispozicion të protestuesve falas, por se kush i paguante lekët, nuk ka pasur dijeni. Rrugës për në Tiranë, protestues të tjerë që ishin me të në autobus i kanë dhënë për të pirë alkool, raki dhe se gjatë protestës ka qenë në gjendje të dehur. Nuk mban mend se çfarë veprimesh ka kryer në protestë.
    Gj. N., anëtar i PS-së nga Shkodra, me gjendje gjyqësore të paverifikuar, i dyshuar për veprën penale “Të shkatërrimit të pronës”, ka pohuar se është lajmëruar në telefon nga kryetarja e PS së këtij qyteti, Keti Bazhdari, e cila e ka lajmëruar për të marrë pjesë në protestën e datës 21 janar 2011 për të rrëzuar qeverinë. Ai ka pohuar se ka qëlluar policinë me shkop dhe qëllimi ishte rrëzimi i qeverisë.
    L.B., lindur në Librazhd, banues në Çermë të Lushnjës, me katër klasë shkollë, me gjendje gjyqësore të paverifikuar, dyshohet për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Në Tiranë ka mbërritur rreth orës 13:00 të datës 21 janar 2011 dhe ka pohuar se gjatë protestës ka qëndruar te Piramida, ku janë djegur dhe disa makina. Sqaron se aty ka gjetur një këllëf, brenda të cilit ka qenë një krehër pistolete me disa fishekë dhe e ka futur në xhep. Ai pranon faktin se ka qëlluar disa herë me gurë drejt policisë në kohën që edhe të tjerët po gjuanin në drejtim të tyre. Ai deklaron se në turmë kishte njerëz që organizonin duke na thënë që të qëllonim me gurë, por se nuk i njihte këta persona.
    J.P., nga Lezha, me arsim 4-vjeçar, është ndaluar për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”. Sipas tij, në protestën e 21 janarit policia ka përdorur bomba gazi dhe më pas ai është larguar për t’u kthyer sërish dhe bashkë me të tjerë ka nxjerrë gurë nga bulevardi dhe i ka hedhur në drejtim të forcave ushtarake që ndodheshin brenda territorit të Kryeministrisë. Më pas ka shkuar dhe i ka rënë me shkelm portës së Kryeministrisë, por nuk është futur brenda. Ai sqaron se për protestën, shoku i tij, emrin e të cilit nuk e jep, do t’i jepte 1000 lekë, kurse sipas tij, laçianët kishin marrë nga 6 mijë lekë.
    B.E., nga Levan i Fierit, i arrestuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë. Nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen e datës 21 janar 2011, në pamjet filmike shfaqet duke kthyer një makinë policie.
    I.V., nga Librazhdi, deklaron se më 21 janar ka ardhur në Tiranë me furgonë të rastit, ndërsa është njoftuar nga televizioni për organizimin e protestës. Ai tha se është nisur paradite nga qyteti i Librazhdit dhe në mesditë ka qenë në Tiranë. Ai ka konfirmuar gjithashtu edhe mesazhin dërguar Taulant Ballës. “Më datë 21, rreth orës 11:00, unë së bashku me Marjusin jemi nisur nga Librazhdi me një furgon me ngjyrë jeshile. Pronarin e furgonit nuk e njihja, për të marrë pjesë në protestë. Në Tiranë, unë dhe Marjusi kemi arritur në orën 13:20 dhe kemi zbritur nga furgoni në Rrugën e Elbasanit. Kur dolëm nga demonstrata ku kishte shumë njerëz, kam dëgjuar disa krisma dhe më pas ka shpërthyer një re tymi me ngjyrë të bardhë. Protestuesit janë larguar me vrap nga vendi ku doli tymi, sepse shkaktonte djegie nga sytë. Në këtë kohë nxjerr telefonin nga xhepi dhe i shkruaj një mesazh deputetit të Librazhdit, Taulant Balla, me këtë përmbajtje “Përse u tërhoq shumica e protestuesve dhe çfarë do të bëjmë”, është shprehur Vangjeli kur ka dëshmuar për ngjarjen. Ai gjithashtu ka dëshmuar se ka parë persona që kanë qëlluar me gurë ndaj Kryeministrisë dhe forcave të rendit. Vangjeli është shprehur se, “kam parë protestues të ndryshëm, të cilët qëllonin me gurë ndaj Kryeministrisë dhe punonjësve të Policisë. Kam parë se po digjnin makina. Unë mora pjesë në këtë demonstratë, sepse kisha dëshirë që të afirmohesha në forumet e PS, pasi në datë 29.01.2011 do të merrja pjesë në Asamblenë e Forumit Rinor Socialist dhe aty do të flisja në emër të rinisë socialiste të Librazhdit. Për këtë gjë kisha vënë në dijeni edhe deputetin e zonës sonë dhe ai ishte dakord që unë të merrja pjesë në këtë mbledhje dhe të flisja”. Në mbrëmjen e protestës së 21 janarit, I.V., është arrestuar në flagrancë me akuzën se ka dëmtuar me gurë godinën e Kryeministrisë. Në procesverbalin e mbajtur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Ferhat Spahiu, në datën 21.01.2011, ora 23:43, thuhet se, “më datë 21.01.2011, shtetasi I. V., ka qenë pjesëmarrës në demonstratën e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Gjatë pjesëmarrjes në demonstratë, ky person në bashkëpunim me persona të tjerë ka goditur e dëmtuar me gurë godinën e Kryeministrisë, ka djegur dhe ka dëmtuar makinat, të cilat ndodheshin pranë kësaj Kryeministrie, ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësit e policisë, të cilët e kishin në ruajtje godinën e Kryeministrisë, ka goditur punonjës të administratës shtetërore, të kësaj Kryeministrie, ka kanosur dhe fyer rëndë punonjës të policisë dhe administratës së shtetit”.
    F.Sh., nga Librazhdi, ka ardhur në Tiranë me autobusë të vënë në dispozicion nga deputeti i zonës, Taulant Balla, fakt të cilin e ka mësuar kur ka zbritur në Tiranë dhe i ka dhënë lekët shoferit për udhëtimin, ku i ka thënë se lekët edhe për të tjerët i ka paguar deputeti i zonës, Taulant Balla. Në deklarimin që ka dhënë përpara oficeres gjyqësore, Fatbardh Shata sqaron se, për protestën është njoftuar nga deputeti Taulant Balla dhe ish-kryetari i Komunës Gostimë, Agim Hoxha. Ai deklaron se vetë nuk është paguar nga ndonjë person për të marrë pjesë në protestë, por ka dëgjuar se nga biseda që kanë bërë me njëri-tjetrin shtetasit K. dhe E. Zh., këta të fundit janë paguar me nga 30 mijë lekë të rinj nga deputeti Taulant Balla dhe ish-kryetari i komunës, Agim Hoxha.
    J. P., ka ardhur nga Lezha në protestë me autobusë që ishin vënë falas. Ka qenë në rreshtin e parë të turmës dhe në kohën që protestuesit e kanë shtyrë në drejtim të policisë, kanë filluar përleshjet, ndërsa ai ka gjuajtur mbi policinë me pankartën që mbante në dorë. Ai deklaron se nuk është paguar nga asnjë person për pjesëmarrje në protestë, por deklaron se në Lezhë është takuar me një person, të cilin e kishte njohur në një protestë të mëparshme. Ai i kishte thënë se ishte paguar nga deputeti Kadeli me një mijë lekë, por nuk ka pranuar vetë që të marrë asnjë lek, edhe pse personi i ka ofruar ndërmjetësim.
    J.M., i lindur me datë 25.09.1957 në Lezhë dhe banues në fshatin Balldren Lezhë, gjinia mashkull me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm me gjendje gjyqësore të paverifikuar, dyshohet për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Deklaron se ka ardhur në Tiranë me autobusat që Partia Socialiste kishte vënë në dispozicion për të protestuar kundër qeverisë Berisha. Ka mbërritur në Tiranë rreth orës 13:15, ka zbritur tek “Zogu i Zi” dhe më pas ka marshuar së bashku me turmën drejt qendrës. Më pas ka shkuar pranë Kryeministrisë dhe ka qenë në krah të “Rognerit” së bashku me kryetarin e sindikatave Kol Nikolla. Kanë qëndruar në protestë që kanë filluar të shtënat e armëve dhe më pas është larguar. Tek “Zogu i Zi” i ka hipur një makine me targa Lezhe me një person me emrin Zefi. Gjatë ndalimit i është gjetur një shumë prej 35.000 mijë lekësh të reja që sipas tij ishin kursimet e tij. Në sediljen e pasme është gjetur një fishek, më pas është shoqëruan në ambientet e policisë. Në ripyetjen e tij ai sqaron se fishekun e ka gjetur në tokë dhe se nuk ka gjuajtur drejt Kryeministrisë.

  4. Çetina says:

    Nje vit pas 21 Janarit, Ina Rama nuk konstaton sulm ndaj Kryeministrise

    Prokurorja e Pergjithshme tha mbreme ne “Opinion” se “21 janari” ishte ngjarje bulevardi dhe kembenguli se nuk ishte sulm ndaj selise qeveritare. Pranoi se hetuesit dekonspiruan tek Edi Rama, kerkesen per arrestimin e gardisteve. Perballe gazetarit Blendi Fevziu, ne emisionin “Opinion” ne Tv Klan, Ina Rama pohoi se asnje akuze per pushtetaret e majte nuk do te shnderrohet ne dosje per gjykate, pasi ceshtjet jane pushuar.

    Nje ngjarje ne bulevard. Keshtu e cilesoi serish dje Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, 21 janarin 2011, ne emisionin “Opinion” ne Tv Klan. Duke folur gjere e gjate mbi ceshtjet me te bujshme, qe jane ne doren e prokurorise, Rama tha se edhe 21 janarin, e quajti ngjarje ne bulevard, pasi ai eshte vendi i ngjarjes. “E quajta keshtu, sepse ai eshte vendi i ngjarjes. Ajo eshte rruga, elementi qe identifikon vendin e ngjarjes. Eshte term ligjor”, u shpreh Rama, duke mos u fokusuar te sulmi ndaj Kryeministrise. Rama foli edhe per hetimet ndaj video-pergjimeve te Dritan Priftit dhe Ilir Metes.

    Zonja Rama, si ka mundesi qe ekspertiza e FBI-se per ngjarjet e 21-janarit, doli me pare ne shtyp se sa shkoi ne gjykate?

    Ne lidhje me ekspertizen e FBI-se, kane dale te dhena qe ne nje fare menyre imagjinoheshin. Sepse eshte proces i gjate.

    Por ka pasur citime ne shtyp, jo hamendesime….

    Ky eshte nje shqetesim, jo me i madhi qe kemi, por eshte nje shqetesim. Per nje hetim ngrihen grupe hetimore, oficere, eksperte dhe gazetaret jane ne kerkim te informacionit. Eshte shqetesim dhe institucioni me i demtuar ne kete rast eshte Prokuroria e Pergjithshme, pasi rrezikohet se mund te digjen shume hapa. Eshte e veshtire te identifikosh ate qe e nxjerr informacionin dhe mund te them se ky eshte problem edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

    Pse u vonua kaq shume hetimi per ngjarjet e 21 janarit?

    Une nuk mund te them se eshte vonuar shume. Koha qe ka marre eshte e nevojshme per kete hetim. Qe ne diten qe ndodhi ngjarja, Prokuroria e Tiranes, e gjitha, ka qene ne detyre, per shkak te natyres se demeve dhe pasojave. U ngriten disa grupe pune, per sektore te ndryshem. Nje grup ne terren, nje per ekspertize, nje tjeter shoqeroi demonstruesit e dhunshem, nje tjeter per t’u marre me anen dokumentare, etj. U pyeten shume persona, u shqyrtuan pamjet filmike nga TV, etj. Pra, eshte pune voluminoze.

    Nuk i kryenit dot vete hetimet pa ndihmen e FBI-se?

    Per vrasjet dhe serverin e Kryeministrise, u kerkua ndihme. Disa prej ketyre ekspertizave qe na nevojiteshin, ishin te pamundura te realizoheshin ne Shqiperi. Per te pastruar, per shembull, pamjet filmike eshte e pamundur te realizohej ketu. Ne nuk i benim dot vete te gjitha, nje pjese po mund te realizohej, por jo e gjitha. Pati dy arsye kerkesa per ekspertize: per besueshmeri per situaten, qe u krijua ne ate kohe dhe se nuk i benim dot te gjitha.

    Por, ne fakt, ju kerkuat ndihmen e SHBA-ve per kredibilitet per Trebicken, per Gerdecin, per 21 janarin. Ku qendron kredibiliteti i Prokurorise se Pergjithshme, kur therrasim gjithnje nje te trete?

    Ne kerkojme te rrisim kredibilitetin e hetimit. Kerkuam ndihme per ekspertize balistike. Per Gerdecin, kerkuam eksperte te zjarrit. Nuk i ka prokuroria jone eksperte te tille. I disponon policia shkencore. Kerkuam eksperte per Trebicken, jo sepse laboratori jone nuk ka mundesi, por edhe per nje arsye tjeter thelbesore, sepse ne te tre rastet, ishin te perfshire njerez qe lidhen me pushtetin dhe laboratori eshte ne varesi te Ministrise se Brendshme.

    Ka ardhur per 21 janarin nje prokuror amerikan?

    Po, ka ardhur, ka asistuar procesin.

    Po per organizatoret, keni thirrur eksperte te vecante?

    Po hetohen edhe organizatoret. Por edhe per kete pjese, per organizatoret, i kemi kerkuar laboratorit te FBI-se ndihme, kerkuam ekspertize amerikane. Por nuk mund t’i kerkonim oficerit amerikan, qe te pyeste protestuesit ne Lac, Shkoder, etj. Hetimi po vazhdon. Kemi dyshime qe kane qene te organizuara.

    Hetimi i organizatoreve, nuk kishte ekspertize, perse? Ju kerkuat heqje imuniteti per 3 deputete te PS-se tani, perse nuk e bete para nje viti, kur nderkombetaret, Kantrimen, Ashton, cituan qe ne fillim: hetim gjitheperfshires…

    Perse nuk filluat hetim per 3 deputetet e PS-se apo organizatore te tjere? As nuk u thirren organizatoret…

    Perpara se te pergjigjem, te shpjegohem si behet hetimi ne Shqiperi. Hetimi drejtohet nga prokuroret dhe policia gjyqesore ben veprimtarine hetimore. Me Policine e Shtetit, ne kemi raport me te vecante, pra nese ceshtja referohet nga Policia e Shtetit, ajo ka te drejte te beje veprimet qe cmon te arsyeshme dhe te jape mendimin qe ka. Per natyren e ceshtjes ne 21 janar, kemi referime nga Policia e Shtetit, i gjithe hetimi ju ngarkua Policise se Shtetit. Ju ngarkua me urdhra formale dhe verbale. Policia e pati gjithe kohen dhe atributet te bente cdo veprim dhe te propozonte cdo lloj mase, ndaj kujtdo qe ajo e cmonte, deputete, etj. Sepse eshte proces hetimor e bazohet ne fakte ndaj hetimit. Policia e Shtetit sugjeroi pezullim te hetimeve, pasi analizoi gjithcka qe ka bere. Tha se “nuk arrij dot te identifikoj organizatoret”. Ne per te garantuar hetim gjitheperfshires, i thame policise jo. Beni hetime te tjera. Kemi bere cdo te hene, takim ne oren 10, deri ne dhjetor dhe nuk patem konkluzion nga policia me. Edhe sot, nuk kemi as keto tre deputete.

    Atehere pse kerkoni heqjen e imunitetit per tre deputetet?

    Sepse ne cmuam, se nga cfare kemi deri me sot, kerkohen hetime te tjera dhe duhet hequr imuniteti.

    I keni marre parasysh deklaratat qe Edi Rama, Spartak Ngjela bene para protestave, per te vdekur….

    Prokuroret qe i trajtuan keto deklarata, nuk pane elemente te veprave penale. Per Ngjelen, eshte bere nje deklarate per nxitje dhune. Por ajo, qe te cilesohet e tille, kerkon thirrje reale per individe konkrete.

    Urdhri i pare, i menjehershem, ishte per ndalimin e gjashte efektiveve te Gardes se Republikes. Perse u kerkua i gjithe ndalimi i zinxhirit te gardes, ne te njejten dite qe opozita kishte paralajmeruar protesta te tjera, kishte serish rrezik?

    Te sqaroj kete termin e zinxhirit te gardes. Keta 6 emra, nuk jane zinxhiri komandues i gardes. Sepse Garda e Republikes ka komandante, drejtues, etj. Pra i kishte te gjithe te tjeret ne funksion. Jemi ne 21 janar dhe konstatuam ngjarje qe kane veprimtari kriminale. E para dhe me e renda jane vrasjet, 3 viktima dhe nje i plagosur rende, qe vdiq me vone. U fol per gjashte te plagosur me arme, ndoshta dhe me shume, gure, mjete…

    Qe ju i quajtet ngjarje ne bulevard…

    Sepse ai eshte vendi i ngjarjes. Ajo eshte rruga, elementi qe identifikon vendin e ngjarjes. Eshte term ligjor. Pra, kishim viktima, pame pamjet filmike, nuk ishin perdorur arme nga demonstruesit, sepse nuk kishte arme para Kryeministrise. Prokuroret konstatuan ushtare te gardes duke mbledhur gezhoja. Keto te conin se garda kishte tendence per ta manipuluar hetimin. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes, ne nuk gjetem asnje gezhoje. Arsyetimi qe beme ishte i tille, kush ka qene nga Garda e Republikes. Pame qe keta individe qe nxorem urdher-ndalimi, ishin ne krye te njesise, nuk e dinim se kush ishin vendosur ne menyre te posacme. Por ata kishin marre persiper te kontrollonin situaten ate dite. Duke pasur dyshime se plumbat kishin ardhur nga garda. Sepse procesi po tentohej te manipulohej, ne e pame te arsyeshme, te pyesnim te 6 komandantet e gardes, pa u dhene mundesi te krijonin variante te tyret, por te merrnim nje rrefim origjinal.

    Pse nuk e cuat urdhrin ne gjykate, si bete me arrestimet tani?

    Urdhrat e ndalimit jane ne kushte emergjence. Prokuroria e Pergjithshme perdor shpesh urdher-ndalimi ne kushte emergjence.

    A kishte te drejte kjo mazhorance, qe te ishte skeptike me ju, qe nje bisede mes jush dhe Burgajt u konspirua nga Edi Rama, ne nje konference per shtyp?

    Ne deklarate, Edi Rama nuk i referohet bisedes time me Burgajn. Urdhrat e ndalimit u dorezuan ne Drejtorine e Policise, ne oren 6:00 te mengjesit ate dite. Ne oren 7:00, drejtori i kabinetit te Burgajt, telefonoi nje nga zevendesprokuroret e Tiranes dhe tha se urdhrat nuk ekzekutohen, pasi ka lapsus. Ai lapsus lidhej me faktin se brenda permendej i njejti emer, kur ato ishin per individe te ndryshem. Pas kesaj, u be diskutimi midis Prokurorise te Tiranes dhe personelit te policise, qe nuk ekzekutonte urdhrat. Fakti qe u diskutua kaq gjate, pra ne polici dhe prokurori…. Pasi nuk ekziston rast tjeter qe urdhrat nuk ekzekutohen.

    A eshte pergjegjesia juaj nxjerrja e informacionit midis prokurorise dhe policise?

    Po, pse te mos jete e policise?

    A keni folur me Edi Ramen ate dite?

    Nuk kam folur as ate dite dhe asnjehere ne jeten time me Edi Ramen.

    Asnjehere?

    Kurre. Nuk kam asnjehere bisede telefonike.

    Po me zotin Bamir Topi dhe a ka ndikuar ai ne kete hetim?

    Kam komunikuar diten qe ndodhi ngjarja dhe ne vazhdim. Ka qene bisede informuese, per gjerat thelbesore. Sic kam komunikuar edhe me Ministrin e Brendshem dhe Drejtorin e Policise.

    Mendoni se nje grup i ketyre protestuesve ishte me axhende politike?

    Ky eshte nje opinion per nje tryeze politike. Mua nuk me takon te mendoj, por te dyshoj dhe hetoj. Ne kemi nje ceshtje qe po hetojme.

    A jeni i sigurt qe grupi hetimor, nuk ka qene i motivuar politikisht per 21 janarin?

    Nuk kam asnje te dhene se ka qene i motivuar politikisht.

    Thate se ne 21 janar, u krijua pershtypje se po behej manipulim i ngjarjes. Dy dite me pare, nje ish-deputet i PD-se, ndertonte nje skeme tjeter, se ceshtja e Gerdecit shkoi ne gjykate 2 dite para protestes, Ilir Metes ju komunikua akuza dy dite para zgjedhjeve dhe per 21 janarin, dosja ne 19 janar, dy dite para protestes. A ka te drejte mazhoranca t’i shohe me dyshim keto ngjarje?

    Te gjitha keto raste, Gerdeci, Meta, etj., lidhen me mbylljen e afatit te hetimeve.

    Jemi ne te njejtin argument. Per shembull, emri i Metes, u regjistrua si ceshtje ne 9 shkurt. Afati i hetimit ishte 3-mujor. Ne 9 maj, perfundonte afati. Pra, nese ne ne kete date nuk conim hetimin, atehere ceshtja do te mbyllej. Meta u njoftua ne 19 prill, erdhi pergjigjja e ekspertit britanik. E thirren zotin Meta ne date 2 maj, qe te vinte per t’ia komunikuar. Ai nuk mundi te vije dhe me pas, u shty per ne daten pese. Ka shkrese se ai tha se kishte fushate dhe e kishte fizikisht te pamundur. Pra, jane ceshtje….

    Keni ne dore ekspertizen e FBI-se per 21 janarin. Per serverin, u konstatua nga FBI-ja qe ishte riformatuar apo nga prokuroret shqiptare?

    Fillimisht, u konstatua ne laboratorin shkencor. Shpresuam se mund te rikuperohej dhe e cuam atje me kete shprese, pasi ishte mundesia e vetme per te pare pamjet nga ana brenda Kryeministrise. Kishim pamje vetem nga jashte. Nuk u rikuperuan dot, por u konfirmua per ate qe kishte bere laboratori, se ishte riformatuar serveri. Ne 4 mars, ne u informuam per nje riformatim qe ju be kamerave. Ne te thuhet, se sistemi i kamerave ka qene ne pune ne 21 janar, kur Kryeministria na tha se nuk ka qene. Edhe ne shkresen e kompanise qe beri auditimin, flitet per formatim. Jane bere 2 formatime ne 21 janar, te konfirmuara. Shkresa e kompanise konfirmoi per formatimin e ores 12 ne daten 21 janar. Kete formatim e konstaton kompania dhe nuk konstaton ate te ores 00:52, te dates 22 janar, qe fshihen pamjet ne server. Ne themi se eshte bere per te penguar te verteten.

    Ky person i akuzuar, sic thone te dhenat, nuk merret me kamerat?

    Merret me serverin dhe eshte i vetmi qe mund te hyje aty. Ai pranon vete qe ka bere formatimin e ores 12:00 te dates 21 janar, pasi duhet te ishte bosh memoria e serverit. Por nuk pranon se ka bere formatimin e darkes. Garda pergjigjet per kamerat, por jo serverin dhe i vetmi qe ka akses eshte ai.

    Ju keni kerkuar akuze vrasje me dashje ne materialin ne gjykate. Jeni e bindur qe eshte vrasje me dashje, apo tejkalim detyre?

    Kemi bindjen qe eshte kjo veper, derisa e kemi bere keshtu.

    Perse eshte vrasje me dashje?

    Kemi konsultuar ligjin per garden, per armet, etj., qe rregullon edhe detyrat qe kane ata qe ruajne institucionet. Ne to thuhet se ne rast se tubimet e ligjshme kthehen ne te kunderligjshme, duhet te perdoret minimumi i forces. Nese tentohet te hyhet ne institucione, personi paralajmerohet me pare, me pas, goditet ne ajer dhe ne fund fare, goditet ai, nese ka rrezik. Ne pame nga pamjet filmike, se keta individe, pra viktimat, nuk kane qene ne keto rrethana. Nese do te ishin ne tentative per te hyre apo te ishin futur ne institucion, do te ishte diskutim tjeter. Ne po diskutojme, qe individet jane jashte dhe po qellohen.

    Plumbin rioshet. E keni ngritur si hipoteze, e keni marre parasysh ne rastin e viktimave?

    Ne dijenine time, eshte hedhur si hipoteze vetem per viktimen e pare, Ziver Veizin. Ai qe u vra te dera e Kryeministrise. Per te u ngrit ky version, se mund te ishte rikoshet plumbi. Per te tjere nuk kam degjuar. Por per predhen ne trupin e tij, pyetem FBI-ne dhe ata thane se plumbi nuk ka shenja te tilla, qe eshte rikoshet.

    Kur do te paraqitet akuza e plote ne gjykate?

    Ne po punojme qe ta realizojme ate sa me shpejt. Nuk e them dot sot, sepse ndoshta per shkak te pyetjeve te personave qe po pyeten aktualisht, kerkohen veprime te tjera. Mendojme ta mbarojme sa me shpejt.

    A ndjeheni e paragjykuar nga mazhoranca ne kete hetim?

    Mazhoranca eshte shprehur per mosbesim.

    Kryeministri tha se ju vete jeni per t’u hetuar?

    E kam degjuar. Une e shoh si nje presion per hetimin. E vetmja frike qe ndjej si njeri dhe si Prokurore e Pergjithshme, eshte nga ligji. Une i bej gjithnje llogarite me ligjin, kur bej dicka dhe them se perderisa nuk e kam shkelur ate…

    Pse nuk e therrisni zotin Edi Rama per kete ceshtje?

    Nese do te thirret, do te thirret jo se e kerkoj une, por nese e kerkon nevoja. Nese ai ofrohet per ta dhene deshmine e tij, le ta jape. Mund te shkoje ne prokurori dhe te deklaroje ato qe di.


    Si do procedohet me ceshtjen e z. Prifti?

    Nuk ka ende nje veprim per mbyllje te ceshtjes. Por sot edhe Prifti, edhe z. Beqiri, jane marre te dy te pandehur per ceshtje te korrupsionit pasiv.

    Ish-ministri Dritan Prifti u ka derguar leter. Cila ka qene brendia e saj?

    Me ke derguar nje leter, e cila eshte protokolluar zyrtarisht dhe eshte duke u trajtuar zyrtarisht. Ai aty percjell nje problematike te karakterit penal, sic percjell dhe nje element qe lidhet me sigurine private. Une, per kete arsye, nuk mund ta bej publike. Eshte nje leter qe po kalon te gjitha hallkat e prokurorise, qe duhet ta kalojne ate.

    Behet fjale per nje raport ne parim apo mes jush dhe z. Prifti?

    Behet fjale per nje raport ne parim, une me z. Prifti nuk kam asnje lloj ceshtjeje.

    Z. Spartak Braho thote se ka 187 ore pergjime. Cfare do te beje prokuroria?

    Kjo eshte deklarate e dhene ne shtyp. Ne do e konsiderojme seriozisht dhe do therrasim z Braho, te na i vere ne dispozicion. Nese ai ka dijeni se ne ato regjistrime ka te dhena penale, ai ka detyrimin t’i sjelle ne prokurori. Sot, une nuk di per cfare flitet. Nese ka elemente penale eshte detyrim i prokurorise qe te hetoje.

    Kryeparlamentarja Topalli ka deklaruar ne kete studio se mandati juaj nuk do te perteritet. E dini kete gje?

    E kam degjuar, por une as nuk e aspiroj nje gje te tille. Jam indiferente ndaj kesaj ceshtjeje.

    Ka nje koment qe mund te jepni doreheqjen, duke i dhene mundesi z. Topi qe te zgjedhe nje kryeprokuror tjeter?

    Nuk ka ekzistuar asnje here kjo gje dhe une nuk beje pakte te kesaj natyre. Do qendroj deri ne diten e fundit.

    A keni pasur presion politik?

    Nuk them qe s’ka pasur presion politik. Por nese do e vleresonit, eshte i gjithe ai qe eshte pare ne media. Nuk kam pasur presione te drejtperdrejta nga askush.

    Si jane raportet tuaja me kryeministrin Sali Berisha?

    Korrekte.

    Paraardhesi juaj z. Sollaku, me se fundi, eshte aktivizuar ne politike. A e shihni veten dhe ju ne politike?

    Mua me pelqen profesioni im. Kam investuar shume dhe them se eshte gjeja qe e dua me shume. Une preferoj te qendroj ne profesionin tim. Nuk di cfare do te ndodhe pas 10 vjetesh.

    Keni nje plan per diten qe s’do te jeni prokurore?

    Nuk bej dot plane.

    Ne shkurt 2011, eshte nisur nje kallezim penal per kryengritje nga policia dhe ende s’ka pergjigje?

    Policia e Tiranes ka bere nje referim te vepres penale, qe eshte akti zyrtar ku ndodh nje ngjarje, qe njofton prokurorine. Referimi eshte i pasqyruar ne kete akt. Eshte kjo ceshtje dhe eshte ky referimi qe po hetohet. Ne kemi regjistruar nje ceshtje penale dhe policia ka sjelle referimin. Per kete referim eshte kerkuar nga policia te beje hetime. U kemi thene: “merrni dhe hetoheni”.

    Hetimi i policise mund te fillonte nga tabulatet dhe ato nuk mund t’i merrte policia?

    Policia s’e ka thene kete gje, kurre ne rruge zyrtare. Policia nuk percakton radhen e hetimeve, ate e percakton prokurori. Nuk mund te nisesh nga tabulatet, kur duhet te shohesh te dhenat e prekshme. Ceshtjen e tabulateve nuk e ka kerkuar kurre zyrtarisht. Edhe sot nuk thote qe i kerkon tabulatet.

    Me informojne se serveri nuk administrohet nga Keshilli i Ministrave?

    Serveri administrohet nga Kryeministria, perndryshe pse kthen pergjigje Kryeministria kur ne e pyesim? Pse nuk thote qe kjo nuk eshte ne administrim tone? Ne na ka rezultuar se drejtohet nga IT-ja e Kryeministrise. Ne s’kemi pse administrojme ceshtje, atje ku nuk jane. Te na kishin sjelle nje shkrese ku te na thoshin qe s’varet nga ne, po nga Garda apo dikush tjeter.

    Nje deputet me shkruan ne mesash se fjala “oborr” nuk perdoret per rastet e institucioneve te vecanta ?

    Mund te jete ashtu. Nuk me duket korrekte qe te merremi me definicione.

    Ka pasur disa persona qe kane hyre ne oborr?

    I jemi referuar bulevardit, sepse ai eshte vendi ku jane zhvilluar ngjarjet. Nese shkaterrohet godina, ka shkaterrim prone.

    Po thoni qe kur sulmohet nje institucion shteteror, akuza eshte shkaterrim prone?

    Ne kemi thene qe ka pasur tubim te paligjshem dhe po hetojme per kete. Une nuk mund te beje akuza pa prova. Nese duhet te beje hetime, duhet te them se sulmi kishte kete qellim. Kallezimi nuk eshte prove.

    Dyshimi juaj eshte per ngjarje ne bulevard, nuk ka sulm ndaj institucionet?

    Ne po hetojme per disa pista.

    Si shpjegohet qe gjate mandatit tuaj nuk ka asnje hetim per perfaqesues te opozites? Ju solla dy shembuj: raportin e z. Xhaferraj dhe denoncimin e deputetes Albana Vokshi?

    Dua te them nje shpjegim te pergjithshem. Prokuroria nuk eshte institucion qe shkon dh germon per aktivitet kriminal. Ka institucione te tjera qe e informojne. Ajo mund te marre dijeni edhe vete, kryesisht. Nuk ka, ne kohen qe une kam qene Prokurore e Pergjithshme, nga institucione te tjera qe merren me referime ose parandalimin e krimit, ndaj opozites. Nuk me rezulton as te jene pushuar, ne kohen time, ceshtje qe jane referuar dhe me pare. Une nuk mund te marr pergjegjesine per kohen qe une nuk e kam pasur kete detyre.

    Te dyja rastet jane hetuar. Ka hetim dhe per rastin e z. Xhaferri. Ceshtja eshte pushuar me vendim te Prokurorise se Tiranes. Eshte hetuar gjithe raporti qe percolli komisioni parlamentar. Eshte konstatuar qe ne thelb ka pasur nje konflikt interesi nga dy anetare te KKRT-se ne procesin e dhenies se lejes. Nuk ka pasur element pasoje, pasi ne kohen qe eshte bere hetimi, Bashkia e Tiranes kishte pezulluar dhenien e lejes se ndertimit. Eshte konstatuar se ILKD-ja ka gjobitur te dy keta anetare te keshillit, per konflikt interesi. Ne terma ligjore do te thote se aty nuk ka veper penale. Sepse ILKD-ja gjobit kur nuk ka veper penale. Per 20% e famshem, mund ta quajme te famshem, eshte ceshtje qe eshte permendur shume shpesh. Eshte regjistruar nga Prokuroria e Tiranes. Morem spunto nga nje deklarate publike qe beri deputetja Albana Vokshi. Eshte bere hetim i plote, jane pyetur aktoret pjesemarres ne proces, jane pyetur gjithe aktoret pjesemarres ne proces. E para: erdhen dhe deklaruan se Dritan Avllaj ishte bere pjese e kontrates kundrejt investimit te tij financuar. Vokshi ka deklaruar ne prokurori, ndryshe nga sa ka deklaruar ne Kuvend: “ishte nje perceptim politik”. Ajo ka thene se kishte degjuar se ky shtetas ishte sekser i Rames, por me pas, ishte vene ne dijeni se ky person ishte pjese e kontrates, pra ishte aksioner dhe “gjykova qe ky eshte ketu per shkak se eshte sekser i Edi Rames”. Te gjithe te tjeret kane deklaruar te njejten. Por thelbesisht, ai eshte futur aty me investimin e tij. Pra, po keta qe kane shtuar ceshtjen, e kane perjashtuar kete.

    Ekspertet thone se videoja Meta-Prifti nuk degjohet. Pse kerkuat denimin e tij?

    Ekspertet e huaj nuk thone se nuk degjohet. Kjo eshte nje ceshtje, qe nuk e kane thene. Nuk mund te thone nese degjojne nje fjale shqip. Zeri degjohet dhe kete e thene edhe ekspertet shqiptare. Nuk percaktohet nese degjohen apo jo.

    Ju i kini thene Parlamentit se video eshte bere me ore. Ne fakt, eksperti thote regjistrimi nuk u be me ore?

    Nuk e di nese e kam thene kete gje ne Parlament.

    Per heqjen e imunitetit i eshte thene Kuvendit se eshte regjistruar me ore?

    Une e kam ketu kerkesen qe i kam derguar Parlamentit. Ne thelb i kam thene kete gje: “Sipas konkluzionit te aktit te ekspertimit, rezulton se video-regjistrimi objekt ekspertimi eshte i patjetersuar, personat qe jepen ne video jane te patjetersuar dhe shkalla e gabimit eshte zero”. Dhe ky eshte citim nga akti i ekspertimit qe ka sjelle eksperti.

    A ishte regjistruar ne ore?

    Videoja, sipas eksperteve, eshte regjistruar me oren kamera.

    Ne 6 transkripte nga prokuroria nuk permendet as 7 % as 700-mijeshi?

    Permendet 7 %, nuk permendet 700-mijeshi. Ne nuk kemi thene qe zoti Meta me tha 700, sepse e kemi degjuar ne, por sepse e ka thene deshmitari z. Prifti. Kjo ka qene baza ku e mbeshtetem kete fakt.

  5. Destani says:

    Pse nuk i dorëzoi Berisha gardistët një vit më parë?
    ARMAND SHKULLAKU

    Kryeministri Berisha u detyrua të pranojë atë që ndoshta do të duhej ta kishte pranuar përpara një viti. Komandanti i Gardës është marrë i pandehur plot 12 muaj nga tentativa e parë e Prokurorisë për ta arrestuar atë. Mosdorëzimin e tij e pati marrë përsipër vetë kryeministri, i cili e argumentoi këtë në një intervistë të fundit me gazetarin Alfed Peza “për të mos ua dhënë bandave Kryeministrinë”. Pavarësisht arsyetimeve, fakti që Berisha nuk pranoi të dorëzonte komandantin dhe disa vartës të këtij, sot duket një lëvizje me kosto për mazhorancën. Ata që e njohin Sali Berishën, e dinë fare mirë që tërheqja nuk ka asnjë lidhje me karakterin e tij politik, veçanërisht në situata të tilla delikate. Por a duhej të kishte vepruar ndryshe Kryeministri, të nesërmen e 21 janarit 2011?
    Në një vështrim të parë, sot kur tensioni ka rënë dhe është krijuar distanca e duhur për të gjykuar ftohtë, dorëzimi i gardistëve organit të hetimit do të kishte qenë një veprim që së paku do të shmangte dyshimin mbi të cilin u ngrit gjithë beteja e opozitës se Kryeministri Berisha nuk ishte i interesuar të zbardhej e vërteta. Po qe se gardistët do të ishin “dorëzuar” një vit më parë, do ishin shmangur dhjetëra deklarata kontradiktore, me të cilat kapen sot kundërshtarët e tij. Duke dëshmuar gatishmërinë e tij për të lejuar një hetim pa presion politik, Berisha gjithashtu do të kishte një arsye të madhe më shumë për t’i kërkuar Prokurorisë marrjen në përgjegjësi penale edhe të palës tjetër.
    Pengimi i urdhër-arresteve për gardistët e dëmtoi Kryeministrin edhe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan në zbardhjen e të vërtetës si e vetmja mënyrë për të shfryrë tensionin e rrezikshëm politik që ishte krijuar atë kohë. Pas një viti, kur komandanti i Gardës u mor gjithsesi i pandehur, vendimi për ta shmangur një gjë të tillë rezulton i pavlerë. Pavarësisht se këtë herë “dorëzimi” i tij u bë pas ekspertizës së FBI, ngjarja në vetvete duket edhe si një “dorëzim” i Berishës. Pikërisht këtë fakt po e shfrytëzon opozita, e cila menjëherë tregoi se më shumë se gjetja e së vërtetës i intereson shndërrimi i saj në kapital politik. Edi Rama kërkoi të hetohen Kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm, pa pritur që drejtësia të nisë procesin e zbardhjes të gjithë asaj që ka ndodhur. Sot mund të jetë e vështirë të parashikohet ekzaktësisht se si do të kishin rrjedhur ngjarjet, nëse më 22 janar 2011 do të ishin zbatuar urdhër-arrestet për komandantin e Gardës dhe vartësit e tij, por me siguri që mbi kryeministrin dhe maxhorancën e tij nuk do të rëndonin së paku dhjetëra manovra që u detyruan të bëjnë më pas për të justifikuar këtë veprim.
    Arsyet pse Kryeministri Berisha zgjodhi megjithatë të veprojë kështu, e kanë një shpjegim. Ai sigurisht që e ka ditur se vendimi i tij për të kundërshtuar urdhër-arrestet e Prokurorisë do t’i krijonte gjithë këto komplikime. E ka ditur edhe që ky vendim mund të interpretohej si tentativë e tij për të fshehur të vërtetën, duke i rënduar akuzat e opozitës dhe dyshimin e ndërkombëtarëve mbi të. Ka zgjedhur të veprojë ashtu se ka dashur, siç thotë me naivitet opozita, të fshehë ndonjë urdhër të dhënë prej atij vetë. Nuk mund ta bënte një gjë të tillë duke besuar tek pengimi i arrestimit të disa gardistëve. Sali Berisha vendosi të veprojë në këtë mënyrë, sepse ajo është filozofia e tij politike që përshkon krejt karrierën 21-vjeçare. Ai nuk di të tërhiqet dhe as mendon të tërhiqet, edhe atëherë kur të gjithë besojnë se do ta bëjë hapin mbrapa. Ai, presionit di t’i përgjigjet vetëm me presion, pa e çuar ndër mend shmangien. Dhe mbi të gjitha, Sali Berisha në të gjithë vitet e tij si politikan është përpjekur të dëshmojë se ata që i besojnë atij, ai nuk i lë baltë. Se ai është një lider që i mban të tijtë, nuk “i shet” as kur një gjë e tillë mund ta lehtësonte atë vetë. Për të ruajtur këtë profil nëpërmjet të cilit beson se i frymëzon pasuesit e tij dhe i mban të lidhur pas ideve të veta, Sali Berisha është i gatshëm të rrezikojë shumë, ashtu siç bëri edhe të nesërmen e 21 janarit. Ai nuk pengoi dorëzimin e 6 gardistëve, por mbrojti qenien e tij politike. U dëshmoi edhe një herë mbështetësve të tij se kanë një arsye më shumë për të besuar tek ai. Prandaj, kostot ditore të një veprimi si ai i një viti më parë nuk hyjnë në llogaritë politike të kreut të PD.
    Sali Berisha nuk duhet të jetë ndier mirë kur në përvjetorin e 21 janarit u detyrua të pranojë atë që refuzoi një vit më parë. I gjendur në një situatë pa rrugëdalje, ai me siguri ka negociuar shtrirjen e hetimit edhe në palën tjetër si një armë që të tijtë të mund ta kenë për të vazhduar betejën politike. Deklarata e tij menjëherë pas daljes së prokurores së Përgjithshme ishte një mbështetje e hapur për ata që sapo ishin marrë të pandehur. Edhe në një moment dobësie, ai përsëri tentoi të tregojë forcë. Sepse nuk di ose nuk do të provojë rrugë tjetër. Prandaj edhe një vit më parë, ai zgjodhi të mos i dorëzojë gardistët. Mirë ose keq, ky është destini i tij politik, për të cilin jo pak herë ka paguar shtrenjtë.

  6. Mark Gjonaj says:

    Kam per te bere nje koment dhe per z. Prokurtore, por me perpara dua te them dicka per qendrimin zyrtare te berishes, ne lidhje me flamurin e Kombit Shqiptare.

    Mire qe e keni sjelle shkrimin per qendrimin e Berishes per flamurin shqiptare Z. pronare, por perse te mos japin ndonje mendim njerzit poshte shkrimit. Si mendoni qe qendrimin e Berishes, ta marrim privat e pa pergjegjesi, cfare thote, apo te nje personi te papergjegjshem?!

    Kurr nuk do te me shkonte mendja te them qe ish prifti i komunitetit shqiptare i kishes se Shen Palit, duke ngatrruar gjuhen(donte te thoshte nje fjale per nje tjeter) dhe i doli batall; por sot une qe e kam kritikuar me shume nga gjithe te tjeret, ai nuk ka dashte te ofendoje popullin e Kosoves; cka ka shume ndryshim me qendrimin me dashje direkte armiqsore me kombin e tij kur nje kryeminister pa asnje respekt e reputacion ne kombi shqiptare, del perpara malsorve dhe u thote qe flamurin ju e njihni cfare ngjyra ka, por jo me e propaganduar e valvit ne trojet e juaja, mbajeni per stoli neper shpia, palosni e mbajeni ne arka, e gati gati sa nuk iu tha qe kohet jane te veshtira, jemi te okupuar nga perandoria turke dhe e krajlovicve…! Po per kete e prisnin shqiptaret tone ma te vjetrit ne ato troje…, sepse nuk i dinin keto “ngushllime” te Berishes?!

    Kam vetem per te bere pyetje te pafundme…, kaq shpejt e harroje Berisha se cfare personifikon flamuri i nje kombi? Sa popull shqiptare eshte vrare per ate flamur? Si u ruajte flamuri dhe erdhi deri ne ditet tona? Dhe te mos i marrim te tera kethesat historike qe eshte derdhur gjak dhe flasin te renet per atdhe…; por vetem gjakun e fundit qe derdhi popuilli heroik i Kosoves( u vrane, humben dhe u plagosen 20 mije vete, per te fituar pamvarsine. A ishte ajo toke e ai flamuar qe i ngriti rine e popullin e Kosoves? A ishin ato luftetare qe rane ne fushen e betejes per ate flamur? A ishte kryetari i Kuvendit te Kosoves qe foli botrisht qe nuk e kemi pare mire ceshtjen e flamurit dhe duhet rregulluar ne te ardhmen? A mund te behej celebrimi i shpalljes se Pamvarsise se Kosoves pa flamurin kombetare?

    Si duket Berisha nuk e din se kush eshte garanti kryesore i nje shteti per te mos u rrezuar kurre flamuri dhe me shqiptaret e Malsise e kishte shume kollaj, se gati do t’u thoshte qe duhet te ishit shtet dhe pastaj te ngreni flamurin tuaj. Dhe ky antishqiptare, po te kishte gje ne dore, do te ua hiqte dhe ato pak te drejta qe kane minoritetet autoktone dhe tu thoshte mbylleni gojen! Ne te vertete malsoret jane miqe te vjeter te urtesise dhe te gjykuarit me mend…, dhe dine ta respektojne mikun dhe vellain e tyre nga trungu meme; por dine dhe t’i thone andej nga ke vene thembrat, kembet se nuk kishin nevoje per keshilla te tilla se ua kishte dhene Tito vite me pare dhe Gjukanovici, te paktern 20 vjet rrjesht! Po mire berisha kur shkon ne organizaten e kombeve dhe organizmat e Evropes, e gjene flamurin duke i marre ere tershanes dhe elbit, apo i flakerojne syte tek simboli kombetare duke i thene ulu ketu e ke karigen o tradhetare i kobit tone. Ky eshte flamuri, dhe qe nuk mund te shkembehet, si paraja me asnje malle tjeter; ky simbol eshte baraz vetem me kombin e shtrire ne nje teritor natyral dhe qe ne shekuj te kaluar dhe te ardhem nuk mund te tjetersohet.

    Armiku me i madh i popullit shqiptare, i fshehur dhe shume i eger Berisha, ne kete dhjetvjecare te ketij shekulli paralajmeron se Kombi dhe Flamuari i tij i lare me gjak per ekzistence, po tjetersohet, po shperbehet dhe ka marre rrugen e asimilimit. Prandaj, kush eshte burre dhe grua dhe nuk frikohet po vdes per kombe e flamuar; duhet te ngrihet ne kembe dhe te kundershtoje me te gjitha mjetet qendrimin armiqsore te ketij matrapazi te shitur tek pergjysmuesit e Atdheut dhe Kombit Shqiptare. Propozoj qe gjithe mediat shqiptare te komuniteteve tona ta shikojne shpejt dhe ne sy kete qendrim qe mbajti Kryeministri shqiptare ne Mal te Zi dhe para perfaqesuesve shqiptare ne Malsi, si dhe te mbajme dhe nje tubim si diaspore, nen drejtimin e shoqatave tona. Faleminderit!

  7. DESTANI says:

    Mark Gjonaj !
    Po pak ju duket se e keni pergjakur kete komb more smundje te shqiptarve
    por ban edhe thirrje per te ngrite ne kembe popullin me u vra perseri

    O mesjete marksiste,po pse o larve flet e deformon ngjarjen o mbeturine

  8. LETRA BOMB E PA PUBLIKUAR NGA INA RAMA,[SILVIA KONDI]????

    Po thuajse te tera dihen nga opinjoni i gjer publik,dhe pothuajse te tera u thane nga komentusit e ma siperme?
    Por perseri te gjitha s’jane shkruar dhe thene,Behet fjale per nja dy letra te shkruar nga njerz te politikes qe kane te pakten nje vite qe jane ber prosonazhet kryesore sot ne Shqiperi.
    Nje leter e ka shkruar Edvin Rama drejtuar Prokorores Pergjithshme Silvia Kondi
    Letren tjeter e ka shkruar Dritan Prifti i Dashuri i Silvia Kondit qe e ka pagzuar komentuesi Alban Dega qe si gjithnje mundohet qe te gjej nje dege per tu kapur dhe shpetuar Prekororen [Kondi],Pse si thuet publikut te gjera cfare kane ne permajtjen e tyre keto letra,Ja po ja u them une Edvin Rrampalla thot qe te hetohet kupola e kryeministrit,
    1 Te arrestohen te gjithe drejtuesit e gardes se Rrepoplikes.
    2 Te priten flet arreste per drejtuesit e kshillit te ministrave,
    3 Te manipulohen faktet ,pamjet filmike te marra ne vendein e ngjarjes me 21 janare 2011,
    4 Te lirohen te gjithe demostruesit qe jane arrestuar nga policia,qe ne xhepat e tyre pasi jane kontrolluar ju eshte gjetur prerje 100 euro sejcilit qe ishin paguar nga vete Kryetari o Opozites Edvin Rama?
    5 Te mbyllen te gjitha dosjet qe jane ne ngarkim te Edvin Rames dhe Z,Bamir Topi,
    Letra e shkruar nga Dritan prifti thote e dashura ime,dhe fjale te tjera ,fjale reomantike qe shkruan i dashuri i saje,
    Kjo Ina Rama[Silvia Kondi] po te kishte sa do pak moral pse prite nje vite qe te hetohen drejtuesit,dhe organizuesit e Gjemes se 21 janarit,pikrisht ketu qendron sekreti i letrave te siper permendurve.
    Perpara ligjit duhet qe te jemi te gjithe te barabarte e jo njera pale si te njerkes dhe te tjeret te mbrojtur dhe te pa prekshem nga ligjet e shtetit Shqiptare.
    Pse Silvia Kondi nuke e heton Dritan Priftin qe ka ber pergjime te pa ligjshme,
    Anuk ka prova Silvia Kondi te nis hetimet ne 170 ore pergjime qe jane ne canten e zeze te Spartak Brahos sigurisht qe po po sdon, dhe si interreson,Aska prova kjo zoje te hetoj 400 prosonazhet qe bejne korropsjon pasive kure jane ne poste te ndryshme qe paguhen me parat e taksa paguesve shqiptare,sigurishte qe po po, perseri nuke ja lejojne te siper permendurit,
    A ska prova qe te hetoj ata qe organizuan 21 janarin dhe cuan njerzit e pa fajshem ne gryke te pushkes duke ju paguar nje dite pune me nga 100 euro sejcilin perseri sekurisht qe po Z Alban Dega po nuke i interreson kjo gje se eshte e perfshir vete ne vorbullen e korropsjonit te paguar nga i dashuri i saj Z,Dritan Prifti keshtu ti ke te drejte qe e perdor fjalen Lavire se kjo me sjedhjen e saj e meriton nje gje te tidhe Zotri,
    Pastaj ngjrjen e 21 janarit Bamir Topi e quajti ngjarje te bulevardit sikur te ishen ngatrruar dy adolishente ne rruge,nuke i mjaftoj ajo qe ndolli perpara syve tije cfar tju themi ketyre fakteve Z Alban dhe noj tjeter qe i anash kalon keto fakte qe ju e mbyllni njerin sy E po e drejta duhet thene ashtu si eshte sa do qe e rene te jete,shpresoj qe ne shkrimet e tjera te jeni ma te saket,L,S,MI.

    <4

  9. Mark Gjonaj says:

    Replike me nje te pa emer, kot, qe perfiton nga liria e medias elektronike per te shkarravit dicka, duke e firmos me nje emer prej Destani, zbritur kohet e fundit nga mali, me dhimbje sepse ka lene bagetine ne kullose ne gojen e ujkut; por i corjentuar se priste nje prijes nga memedheu, por edhe ai sic e degjuat,i doli ujk!

    Kam theksuar qe ne fillim te komentit qe reagon ky coban i keq, se po shkruaj ketu poshte ketij shkrimi, pikerisht se nuk hapeshe vendi poshte fjalimit te lemerise Berisha, per kerkesat e drejta te malsorve te Malsise(komune,dinjitet, flamur e vazhdim autoktonie, mosdiskriminim deri dhe racore); dhe kishte te drejte pronari dhe te me thoshte, zoterije je jashte temes me komentin(cfare flitet dhe c’po shkruani), por siduket me ka kuptuar drejt dhe e pershendes per radhitjen e sejcilit me mendimet e veta pluraliste pa bere difrencime.

    Del nje (De Stani) tek stani dhe i jep te drejte vetes si nje revolucionar komunist “antikomunist” i kamufluar, ne mjedisin ku punon e jeton dhe nen pretekstin e gabimeve fatale te Berishes te pershkruara nga nje fare Armand Shkullaku, qe me vlersimin qe i bene ngjarjes se 21 Janarit eshte dakort indirekt qe kryeministri te vihet ne maje te bajonetes; ndersa ky i zbritur nga Stani se te pakten keshtu munde te pershtatet ne frengjisht(destan, de qua… e tj), prej nga, per cfare…; dhe nga ana tjeter me sulmon mua per mosqenien time dakort me “shporten e dhuratave e karameleve” qe u mundua t’i shperndaje para burrave degjues te malsise! Por pa u azhornuar se cfare qendrimi kane mbajtur ndaj vizitorit, me shkon mendja se ai, eshte kethyer i deshperuar nga Malsia qe asnjehere nuk e degjova ne gojen e tij kete emer; si Nikita i vogel Hrushov ne vitin 1959-te kur keshillonte qe mbjelleni kete zonene Sarandes me agrume dhe mos u interesoni per zonat e tjera se, cfare me hane minjet mbasdarke ne kotecat e Rusise, ka nevoje Shqiperia!

    Pra ky fare Destan kerkushi e askushi nga njera ane na thote se cilat jane shkeljet e Berishes per ngjarjen e 21 Janarit; nga ana tjeter per t’u duk me mjedisin dhe ndonje personi qe mund ta kete komunikuar; po e provoj nje provokim te tille qe, duke qene dakort me qendrimin e piste dhe antimalsi e shqiptare dhe ne emer te qeverise shqiptare(pra zyrtarisht) si zedhenes i Luksicit; po e provoj nje here t’ja mbylle gojen nje komentuesi te perhershem dhe pozicional, jo idellogjik e marksist, por, natyrisht krejt i pakenaqur dhe i revoltuar nga nje kryeminister qe kermi disa vjet qe po i bejme thirrje, o sot o kurr duhet ta hapishy gojen per Malsine; dhe se ata nuk kishin nevoje per nje antene te ndryshkur qe te perforconte valen tingelluese te Tito Rankovicit, te Milloshovicit, te Gjukanavicit, dhe se fundi dfhe te Luksicit.

    I them ketij Stanovicit qe me futet ketu ne endrrat shqiptare, mire qe une paskam gabuar dhe u nxitova qe dhashe mendimin tim; po a mund t’i pyesish dhe shume te tjere, me emra dhe pseudonime, si paskemi pase qene dakort dhe me nje mendje, kur shprehemi dhe kemi te njetin qendrim me komentuesin “Agjenti”, Ndua Ivanaj, Malsori e tj? Po malsoret tane kishin nevoje per tu dhene krahe dhe ne te drejten e tyre nderkombetare, apo per tu thene Luksici te nesermen, qe kur ju nuk merreni vesht me njeriun tuaj, si do te merremi vesht me ne malazezet?!

    Nuk do te ishte fare shqetsuese, nese kjo bagla e njome erleshuese Destani, do te ishte i vetem; te tille kemi shume ne mes nesh. Dhe jam i sigurte per nga referimi i komentit me emer Armand Shkullakut, se ky stan eshte i regjimit te kaluar, por meqe shkarpat e mbledhura per te mos i hedhe, i mbane ne gjendje, si arixhiu qe mbledhe cadren dhe niset per udhtim, qe mos iu paraqite dita se, perseri i ngrehe ne kembe per te strehuar “bagetine” e tij.. Kudo, por po flas per mjediset e komunitetit tone, qe na jane dyfishuar e deri trefishuar me te persekutuar politik me te vertete; sa keta, po humbin si amerikanet origjinal te kuq ne mes nje morie te madhe kombesh. Dhe poqese me te vertete kjo periudhe tranzicioni do te kishte vepruar bindshem ne kethesen renegative te tyre, pasqyrimi i realitetit do te ishte shume me i larte per nje kethim mbare shoqerore. Pikerisht ,se keto komente me emra fallso, tregojne se thirrja per distancim nga keqbersit, shkatrruesit dhe kriminelet; duhet zevendesuar me thirrjen, distancim nga keta sigjade te sistemit te kaluar e te zbritur nga kali, qe u shtrijne doren kalorseve te sotshem dhe jane te kenaqur ti terheqin mbas kali, vetem, te duken se po perparojne dhe ecin dhe keta me hapin e tyre!.

    Une nuk njohe shume malsore, dhe kur them keshtu, nuk kam shume relata me ta, por se kush jane me te degjuar, kam dieni. Per te testuar komentin tim per viziten e Berishes ne Pogorice e Malsi dhe qendrimin qe mbajti; po u drejtohem sinqerisht miqve e bashkatdhetarve qe shuma me e madhe prej tyre jane me aktivitet, si individ, shoqate dhe kane bere emer, qe nuk kemi gabuar kur ka qene nevoja per t’i kujtuar. Qe te mos ngelem abstrakt, me lejoni t’ju drejtohem personave qe koha i ka regjistruar ne memorien time: Cfare do te komentonte Z. Luigj Gjokaj, Gjok Martini, Lulash Palushaj, Shtjefen Palushaj, Mark.P. Gjokaj, drejtuesi i shoqates ma te madhe e te qendrueshme te Malsise ne diaspore Gjergj Ivezaj, Lek leci, Preng Gjokaj(ka kohe se nuk e kam degjuar), Pale Shkreli, dok. ne pedagogji Fran Ivezaj me te vellane aktivistin e shquar Pjeter Ivezaj, presidentat klerike te qendrave fetare kulturore shqitare(Fran Kola, Shuajp Gerguri, Ndue Gjergji dhe Pashaj),Marash N. Cullaj, jashte Michiganit profesor Gjok Gojcaj,Pjeter Zefi, Alban Dega, Gjon Lulgjuraj, Ish gazetari Z. Amerikes Gjek Gjonlekaj, doktor profesor Mehdi Hasani e shume e shume te tjere. Po keshtu cfare mendimi do te kishin intelektualet dhe aktivistat shqiptare brenda kufirit, qe jetojne ne komunitetet tona si: Rush Dragu, Pjete Jaku, Kujtim Qafa,Ndu Gjeka, Luigj Pepa, Gani Vila, Fran Gjoka, Mark Mici, Mark Sollaku, Paulin Gjoni, Paulin Palushi, poetesha Linda Marku, Liljana Kesulkuqi, spikera e televizionit VG. Vila(ka dhe gra te tjera , por nuk i njohe, sepse ketu ne diaspore prodominojne “meshkujt”, qe i ka lindur Zoti mashkull duke filluar me profetet), gazetaret Zef Pergega, Zef Lleshi, Refael Floqi, Gjovalin Kacori, Armand Shtiza, biznesmenet Ekrem Bardhi, Agim Lumani, Ndue Ftoni, Sako Satka, doktor ne ekonomi Teudor Kareco, e shume te tjere. Nese te gjithe ju do te thoni se shpjegimet e Berishes ishin ne kundershtim me kerkesat e malsorve, une nuk kam se cfare t’i ndryshoj komentit tim; por Destanit do t’i them qe hiqe komentin dhe fshi kepucet dhe fytyren me te. Nuk mund te jeme dakort, nese interesat e politikes se dites, te nje manovre duke mohuar keto per te fituar me shume me vone; per mua nuk jane kurre baraz me cfare kerkojne shqiptaret e Malsise. Pra Berisha nuk ishte ne gjendjen e nje nevoje ekstreme; ai vecse botkutimin e tij, e shprehu ne rruge zyrtare e duke ua lene lakuriq ne tavoline! Mbetet pergjithmone urrejtja e pameshirshme ndaj tradhetise dhe tradhetarve te popullit shqiptare! Po qe se do te perkrahni qendrimin e Berishes, do te terhiqem dhe Destanit t’i kerkoj ndiese, pamvarsisht nga bindjet e mija per kerkesen e shqiptarve ne Mal te Zi! Le te mos pertoni t’i shkruani dy llafe sejcili nga ju dhe te tjere qe nuk mund t’i kujtoj ne kete koment. Faleminderit dhe naten e mire!

  10. Destani says:

    “Silvia Ko(n)ti” si në një sfilatë mode në PS
    Basir Çollaku

    Që të nesërmen e intervistës se drejtueses në detyrë të akuzës, zonjës Ina Rama, në emisionin “Opinion” në televizionin Klan, në shtypin e majtë, vërshuan lumë lëvdatat për zonjën e prokurorisë, ku përsëritej mendimi se na paskërka bërë denjësisht gjëra të mëdha në shërbim të ligjit dhe përfaqëson cilësisht gjininë nga buron përkatësia e saj njerëzore. Për hatër të lajmeve dhe kureshtjes së madhe të drejtësisë, e ndoqa, por edhe lexova të gjithë rrëfimin e zonjës Rama, vetëm pak orë pas konferencës së shtypit që ajo mbajti në prani të ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu. Në fakt, nuk e prisja të fliste kaq shpejt e kaq gjatë, (sepse zor të kishim fakte të reja hetimore), kur mundësia iu dha të fliste e të përgjigjej shumë pyetjeve, në prezencë të mbështetjes më të madhe e serioze që i ofrohet një zyrtari në këtë planet. Nuk prisja surpriza e befasi informacioni më shumë, por ndoqa si shumë kush mbi dy orë e disa minuta pyetje-përgjigjet. Paraqitja e shefes së hetimit anonte nga një sfilatë mode, ku detaje të performancës ofronin kujdes dhe shtrenjtësi njëherësh. Mendova së pari se me kujdes të përafërt me imazhin, po të ishte parë hetimi ngjashëm edhe për ngjarjen e 21 janarit 2011, atëherë gjendja e dosjes do të ishte lakmi për drejtësinë dhe ngjarjet do të kishin rrjedhur sigurisht, shumë më për mbarë për të vërtetën e ngujuar në sirtarët politikë të Prokurorisë së Përgjithshme.

    E mbetur në arkivin e komunikimit joprofesional, e nderuara drejtuese e prokurorisë sërish na bërë leksione gjeografie se ajo dhe vartësit e saj i thonë Bulevard, vendit ku ngjau kryengritja, protesta, demonstrata. Duke shmangur sërish drejtpërdrejt se 21 janari i dirigjuar nga selia e PS-së dhe sulmi ndaj Këshillit të Ministrave, janë dy fjalë jashtëzakonisht të pashmangshme nga çdo rrëfim, qoftë zyrtar akuze, apo qytetar i këtij vendi. Bulevardi, siç herët në të shkuar të moteve i kanë thënë udhës nga Stacioni i Trenit deri te godina e Universitetit, sot sheshi Nënë Tereza, ka në gjatësinë e tij thuajse të gjithë godinat e qeverisë, përfshirë edhe Këshillin e Ministrave si ndërtesë, pra Kryeministrinë, fiksimin ushtarak të Edi Ramës. Ka në të dy anët institucione të tjera ekzekutive, kushtetuese, si Kryesia e Kuvendit, Bashkia e Tiranës, institucione private, në një numër të madh ndërtesash, që më 21 janar nuk kanë qenë të gjitha në listën e interesit të protestuesve dhe demonstruesve zjarrvënës.

    Përse Bulevard zonja Rama, apo nëse marrim emërtesën simbolike në zgjedhjen e saj, një krahasim i mazhorancës, zonja Ko(n)ti?

    Gjithë fjalitë e nxehta me temeraturë luftarake dhe kriminaliteti të artikuluara nga drejtues të Partisë Socialiste, nuk kanë pasur kryefjalë tjetër vetëm Kryeministrisë, adresën e shpërndarë nga organizatorët, si shënjestër force dhe dhune, për të tentuar marrjen e zyrës me gjithfarë lloj armësh. Atëherë, për të parë më kthjellët, më pak politikisht si i takon Prokurorisë së Shtetit, kujtojmë që në interes të saj është parësore mbrojta e shtetit, ngre akuzë në emër të tij. Duhet të selektojmë ndërtesat në Bulevard, që rezistuan të paprekura as nga vështrimet në 21 janarin e 2011 të socialistëve dhe aleatëve të tyre në institucioneve kushtetuese. Po të reduktojmë disa, asnjë nga ministritë që janë në anët e Bulevardit, as Bashkia, që drejtonte në atë ditë kryesocialisti (që shërbeu si bazë mbledhjeje dhe furnizimi ndoshta), as hotelet private që gjenden në këtë segment, nuk u orvatën të jenë në merak, madje nuk mbyllën as grilat, sepse Rama kishte lajmëruar se ku do të ndalohej. Pra, në këtë Bulevard, zonja e nderuar, kishte dijeni se nuk do të ndodhte asgjë. Por, vetëm përpara Kryeministrisë dhe ndaj Kryeministrisë, aty ku saktësisht u zhvillua sulmi i armatosur dhe me zjarr, aty skenari do të shpalosej me detaje vërtet tronditëse. Duke qeshur në më shumë se gjysmën e intervistës, zonja Rama nuk po rrezatonte qetësi se sa përcjelljeporosi, kur leksikisht ofroi variantin e saj gjuhësor se goditja ndaj Kryeministrisë mund të merrej edhe si shkatërrim prone, por jo sulm, ku zjarri printe në krye të demonstruesve. Ashtu si kishte lajmëruar zyrtarisht dhe në publikimin e urdhër-arresteve, qoftë gardistëve apo imuniteteve të deputetëve socialistë, një tjetër rrëfenjë e zonjës Rama ishte se komandanti i gardës ka vrarë një nga protestuesit, Faik Myrtajn (sipas zonjës Rama). Kreu i akuzës vjen në gjykim duke thënë se kush është fajtori, duke ndërhyrë disi më thellë në kompetencat e gjykatës, si të vetmin institucion që duhet bashkërisht të njohim për shpalljen fajtor ose jo, të një qytetari të lirë. Nuk tha pretendohet dhe do të presim, se si kjo provë e deritanishme shqyrtohet në proces drejt një vendimmarrjeje. Na provoi më vonë gjatë rrëfimit mediatik se kishte folur edhe me presidentin Topi, por jo me zotin Rama, (do kishte qenë mirë të pyetej nëse ka pasur ndonjë ndërmjetës të tij, që komunikonte. Unë jam i bindur që po.), prej të cilit ka marrë mesazh që të jetë e përkushtuar në krye të detyrës, por saktësisht, me ato sjellje të mëvonshme, marrim vesh edhe adresën e përkushtimit si porosi presidenciale. Porosi që nuk ka vonuar të shfaqet me kërkesën e bërë nga kreu i shtetit zoti Topi, për zgjedhje të parakohshme, kërkesë e bërë te ndërkombëtarët, për largimin e kësaj qeverie, që merret vesh, nuk u largua dot nga kryengritja e 21 janarit. Meraku i madh dhe i ngjashëm, me të njëjtin shqetësim si ai i Edi Ramës, duke i bashkuar halli, ashtu si me tetë maj 2011, ku votuan të dy njëlloj, si Topi dhe Rama, për njëri-tjetrin. Zonja “Ko(n)ti” nuk pranoi se ka pasur skenar, ka pasur plan, duke na shërbyer si rastësi dhunën e organizuar. Në një komunikim të tepruar me çdo punonjës policie të qarkullimit rrugor, për një kundërvajtje, mund të shoqërohesh në polici e ndëshkohesh se ke bërë shkelje për fyerje ndaj policit, për shkak të detyrës. Ndërsa 39 policë të plagosur, jo pak, nga persona krejtësisht të identifikuar dhe ne nuk njohim askënd të dënuar e ndëshkuar, duke mbetur edhe kjo rastësi. Po, sigurisht që, ka dhe shkatërrim prone, janë djegur makina, është sulmuar për t’u djegur Kryeministria. Por a ka pyetur zonja prokurore në selinë e PS-së, se si ishin armatosur me zjarr ushtarakët që sulmuan policinë dhe Kryeministrinë? Apo ka mbetur te pyetja se si u shkatërruan metra katrorë të Bulevardit nga pllakat e shqepura për t’i përdorur si mjete te forta ndaj policëve? Akuza është shkërmoqur dhe falë asistencës së FBI-së, ngjarja nuk është denigruar nga hezitimi njëvjeçar i zonjës Rama. Nëse për gardën, prokuroria priste ekspertizën nga SHBA-të, për deputetët organizatorë që duken në gjithë kamerat e gjithë ekranet, kë ka pritur zonja që ngurron të zëvendësojë fjalën Bulevard, me fjalinë sulm ndaj Kryeministrisë?! Duhet nga selia e PS-së, nga departamenti i Modës dhe veshjeve, t’ia përcjellin si shqetësim?!

Leave a Reply

 
 

Muzikë

 
Flash required