Thu, October 2, 2014

Në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë

A DO TE FESTOHET 100 VJETORI PAVARSISE NE MIÇIGAN ME MOTON ?
” NJE GUHE, NJE ATDHE ,NJE FLAMURE”
Ndue GJEKAJ **

Kremtimi i 100 vjetorit të pavarsise si ngjarja më madhore dhe sublime e kombit shqiptarë, ka muaj që ka filluar. Në të gjithë botën shqiptare, jo vetem se kanë filluar pregatitjet por dhe po punohet intisivisht për ta bërë atë feste të të gjithë shqiptarve kudo që ndodhen.Jam i mendimit se koha nuk është aq e tepert dhe e kufizuar siç ka filluar të flitet në disa qarqe të mbyllura ketu në komunitetin tonë, që perpiqen të jenë “dollia’” e ketij akti Kulmor.Kjo për arsye se një ngjarje e tillë duhet ta kompletojë gjithë vitin me veprimtari të shumëllojshme,për nderimin e sakrifices së atyre që derdhen lumenje gjaku për lirinë dhe pavarsinë e shqiperisë. Po keshtu nuk duhet harruar për asnje çast dhe të prezantohen vlerat kombetare të diaspores, dhe kontributet e medha qe ka dhëne ajo që nga rilindasit tanë e deri në ditet e sotme.Ne në ketë vit jubile duhet tu tregojme edhe popujve të tjerë dhe veçanarisht evropes plakë, se 100 vjetorin e pavarsisë nuk e festojnë vetem banoret e shqiperisë të 1913,por të gjithë shqiptaret kudo që ndollen nën moton ;
“NJE GJUHE,NJE ATDHE NJE FLAMURE.” 28 nentori është e vetmja ngjarje sublime qe i perket mbare popullit shqiptar pa dallim feje, krahine apo ideje.Mëndoj se ky është momenti me i veçantë për ti parë edhe shqiptaret e Michiganit të bashkuar dukei sheshuar ato”kreshta”që na kanë ndarë për shumë kohë.Për ketë ngjarje kaq të rëndesishme une kam mëndimin se duhet aktivizuar i gjithë potenciali intelektual në diasporë e në veçanti të gjitha ato organizma shoqerore që veprojne ketu që nga institucionet fetare, shoqatat e ndryshme, mediat etj. Të cilat të gjitha së bashku,të  zgjedhin një grup që të organizoje punen deri në diten e fundit të kesaj ngjarje. Ky grup pune duhet të ketë një përfaqsim dinjëtoz të të gjitha ngjyrave që reflektojne në komunitetin tonë , në mënyre që të jemi të gjithë bashkë në këtë festë.Le të shohim në ditet që vijne reflektimet. Koha është për bashkim jo për perçarje.

** Ndue GJEKAJ,ka qënë Udheheqes Artistik i Qëndres Kulturore “Edit Durham” në Malësi të Madhe

Ndiqni Ndue Gjekaj në Facebook duke klikuar ketu…

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

25 Comments to “Në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë”

  1. I brengosuri says:

    Zoteri Ndue Gjekaj e keni me vend,dhe ne koh te duhur ket veshtrimin tuaj,si dhe deshiren qe tregoni dhe angazhimin qe ju afroni qe ky 100 vjetor te kalojn si esht me se miri. Jam ne dijeni se qendra e kishes se Shen Palit, ne krye me administratorin e saj Don Fran Kolaj,ka marre ket iniciativ qe te ftojn mbar komunitetin tone shqiptar ne Michigen, qe pa dallime,krahinore e fetare, por te gjithe si vllezer e motra ta festojm ket ngjarje te madhe te historis sone kombetare. Eshte gadi e pamundur te perfshihen te gjith njerzit e ndryshem qe ne menyra te ndryshme mund te japin kontributin e vet ne ket drejtim. Eshte e pamundur qe mos te harrohet ndokush,pore shpresoj se edhe njrzit vetevetiu do te angazhohen. Frati e ka marre ket iniciativ,por aje kete ceshtje e ka si te gjithe ne te tjeret. Une jam i bindur se aje ashtu edhe do veprojn ne apelin e tije qe do ti jap komunitetit per ndihme qe do ti nevoitet. Pra pa dallim feje,krahine dhe ideje te gjithe se bashku ta festojm kete pervjetor te lavdis kombetare.

  2. Mark Gjonaj says:

    Z. Gjeka, si ne kohe dhe hapsire, eshte me vend kjo pyetje . Ne nuk kemi asnje media me tagren e votes se zgjedhjes se nje organizmi per te marre drejtimin dhe vendimet perkatese. Formalisht dhe si vazhdim i ekzistences, kjo u eshte njohur qendrave fetare; por tanime dihet se cfare drejtimi i japin ato me kater ngjyrat shekullore. Prap ne drejtim kemi Turqine, Vatikanin, Patriarkanen dhe abazalinjet e Mekes. Mendoj qe te behet nje mbledhje me drejtuesit e mediave, nen drejtimin e TV. te shqiptarve te Amerikes dhe te perplasim idet fillimisht, duke pare dhe kahjen e shumices. Ne kete mbledhje te jene fillimisht ne liste intelektualet me te degjuar,, si perfaqesues te mediave dhe vetem e per vetem, duke kaluar nje darke pune ne shtepine e shqiptarve Imperial House dhe shpenzimet te jene me gjepin e sejcilit me nivelin e aktiviteteve qe ka zhvilluar deri me tani kjo qender shqiptare. ketu shihet predispozicioni i sejcilit dhe gatishmeria per te marre detyra ne te ardhmen, qe dhe komuniteti yne te mos mbetet mbrapa dhe i bashkuar pa asnje dallim. Mendoj qe televizioni ta filloje duke marre dhe nje tager nisjative, vec detyres profesionale. Ky ishte vetem mendimi im si fillim! Faleminderit Z. Ndue per kujtesen e madhe dhe ju urojme te gjitha te mirat! Diten e mire!

  3. Muje T. says:

    Mendoj se I brengosuri ka gabuar ne kete se pse tu referohemi prifterinjeve dhe hoxhallarve a thua kaq injorant jemi more “I Brengosur”.Shpallja e Pavarsise a eshte feste fetare apo kombetare?!!!

    Mendoj qe Marku ka gabuar se nuk eshte TV i Shqiptarve te Amerikes ai qe duhet te na vendosin ne rresht si ne kohen e DULLES ne zbor kur ka te tjere edhe me ndryshe.

    Idea eshte me vend qe duhet te behet por duhet te ngelen jashte ata qe terheqin vetem ne interes te vetit e nje nga ata jane ata qe permendeni me lart.

    Ne tash e prapa mund te na drejtoni pse jo ju te dy; I Brengosuri dhe Ju Sh.Mark (n.q.s eshte emer i vertete Marku) !

  4. Gjoke Gojcaj says:

    Te pakten kete jubile te madh ta festojme te gjithe bashke, se tjetrin qe vjen…, jam i sigurte se po.

  5. NJE GJUHE,NJE KOMBE,NJE FLAMURE DUHET FESTUR SE BASHKU,SE JEMI SHQIPTARE?RRETHE KESAJ MOTOJE DUHET BASHKUAR TE GJITHE?
    ————————————————————————————————————–
    Me rastin e 100 vjetorit te Pavarsise se krijimit te shtetit shqiptare,duhet bashkuar te gjithe pa dallim feje,krahine,se ne kete raste feja yne eshte shqiptaria.
    Duhet te bashkpunojne te gjithe se bashku,Lideret e kulteve fetare,Karyetaret e shoqatave me veprimtari ne shtetin e Michganit,Intelktualet,shkrimtaret,poetet,qe tu jepet munsia te paraqesin krijmtarit e tyre,Te gjitha Medjat,per kete date te shenuar qe si date historike perseritet nje here ne nje 100 vjete,si date kalendarike vjen cdo vite,
    Nje komentues ne nje shkrim te ma perparshem ka dhene nje mendim te shkelqyer per mendimin tim,Te merret leje ne qytetin Troj,ne big biwer rd te ngrihet nje podjum i Madhe qe tu jepet munsia te mblidhemi te gjithe,edhe para opinjonit te komuniteteve te tjera te jemi krenare per kete dite te shenuar,Mue me eshte dhen rasti qe ta shof se dhe komunitete te tjera ne qytete te ndryshme te Michganit te bejne kete gje publike,
    Le te mblidhemi si burrat motit ne kohen e Kastriotit,besa beses si ne beslidhjen e Lezhes qe kjo feste e shqiptarve te behet sa me e lavdishme,pas na bashkojne ato virtyte qe thame me larte,Deshiroj qe te jemi te gjithe se bashku per kete date te shenuar per Popullin Shqiptare,Faleminderit.L,S,MI.

  6. Vetem nje mendim says:

    QARQET E MBYLLURA DHE DOLLIA

    Nje ide e mire qe tregon nivelin artistik dhe atdhetar te Ndue Gjekes, por njeheresh edhe te pronarit te Albdrems qe e ka paralajmeruar kete ide qe disa muaj me pare, kur ka thene se le ta leme biznesin dhe te mendojme per kete dite te madhe te kombit tone sic eshte 100 vjetori i pavaresise.
    Propozimet qe ben Nduja jane normale, njerezore dhe profesionale. Qarqet e mbyllura jane fatkeqesia me e madhe e kombit tone, aty ku nderrohyen pelenat e tradhetise kombetare. Po kujt i drejtohen propozimet e Ddues?! Ndergjegjes te secilit! Po kush i pengon ato?! Puthlerpiresit e injorances qe rrine si spaleta mbi supet e lodhura te komunitetit dhe liderit fetar ferkojne duart. Ata mrndojne se cdo gje duhet te kaloje neper filtrin e tyre. Keto jane qarqet e mbylluara qe pasi te presin tek dera, te vene perpara ne pjate nje cope mish pule te cofte dhe nen duartrokije rendin te dalin ne tavolinen e nderit qe eshte me e gjate se salla, te slikohen dhe para kamerave te mbajne fjalime te thata si lekura e pulave te papjekura. Ketu po shqimbet cdo vlere njerezore dhe po i thyhet qafa inteligjences qe ndjehet deri ne skaj e ofenduar nga kokoshet pa pupla. Mendimi intelektual po davaritet dhe dialogu nuk zhvillohet ne tryeza te rrumbullakta por skutave. Lexova me vemendje si gjithnje te brengosurin dhe u ndala ne frazen “Jam ne dijeni se qendra e kishes se Shen Palit me ne krye administratorin e saj ka marre kete inisiative qe te ftoje mbare komunitetin tone shqiptar ne Michigan qe pa dallime krahinore fetare, por te gjithe si vellezer e e motra ta festojme kete ngjarje te madhe te historise se popullit shqiptar”
    Po nuk e kuptoj nga cili pozicion e larte flet i brengosuri dhe si ai eshte vene ne dijeni?! Po si mund te festohet 100 vjetori i pavaresise si vellezer e motra kur i brengosiri thote me tej: “Eshte e pamundur te perfshihen te gjithe njerezit e ndryshem qe ne menyra te ndryshme mund te japin kontributin e vet ne kete drejtim” Po kush na qenkan keta speciale, qe kane ne dore fatin e kombit dhe kontributin e tjetrit?! Mos e ka fjalen per ndonje te deleguar nga komiteti qendror i partise qe me dollaret e diapores te vije dhe te na shpalle heronjte duke ngitur nje pale dhe mbi tjetren te hedhe balte! Me tej i brengosuri dekonspiron planin sekret te nencmimit, ne te cilin besoj se ai personalisht nuk ben pjese, por e ka me te degjuar nga keto qarqet e mbyllyra kur vete thote me poshte: “Eshte e pamundur te mos harrohet ndokush” Pra i brengosuri ka njohuri te thella se kush do te harrohet e kush do te poshterohet ne kete dite qe simbolizon beslidhjen. Dekospirimi i ketij plani qe eshte ende ne koka te semura nuk do te hidhet ne leter, por te le te kuptosh se i brengosuri e ka lexuar ate liste qe dikush ia ka afruar per te shkarravitur ndonjerit. Nese nuk eshte keshtua ai ka kurajo te thote me te mire te kunderten.
    Cdo inisiative e qarqeve te mbyllura eshte tradheti njerezore. Personalisht mendoj qe jashte cdo institucioni kulti te mblidhet keshilli i kultures, ose te themelohet menjehere, dhe ne media te vloje debati i sinqerte se si te dalim nga kjo kllapi injorance.

  7. Mark Gjonaj says:

    Ju Mujti, mos e veni ne dyshim emrin tim, ju me njihni mire. Rruga e propozuar eshte fillimi, ka kohe dhe me ba ndryshime. Mashtrimi i radhes(biles klasik) eshte se kur bene thirrje nje qender fetare, pa dallime, ajo vetem don te duket dhe njera nga keta, eshte kethyer instrument i paster i malsorve qe besa dhe “hajren” ja kane pare deri tani se nuk kane gje ne torbe; por ne jemi ketu mbi 120 mije shqiptare dhe nuk duhet lejuar toleranca juaj, sepse ate percarje qe keni mbjelle ne Malsi dhe s’po merreni vesht njeri me tjetrin doni ta shtrini dhe ne diaspore. Kjo nuk duhet lejuar, ka rregulla, pakica i nenshtrohet shumices, aq me teper ju jeni testuar. Ne, mire o keq, jemi mesuar te jetojme fryme me fryme me te gjitha fete dhe pakicat, per kete duhet te merrni shembull nga ne! Nese une kam marre si shembull TV-ne, keshtu kam menduar, ju jeni i lire per alternative tjeter dhe mos u kurseni, jepeni. Une, kam gjykuar se sot persot ka aftesi dhe mundesi, media shqiptare me e madhe dhe e konsuliduar qe e shohin, shijojne dhe e lexojne te gjithe. Madje, zeri i malsorve kumbon me shume nga te gjithe dhe nuk behem gjeloz per kete, por eshte ne nderin tuaj t’i hapni rruge kesaje media. Mire eshte takimi separi dhe pastaj ne darken e punes, te behen zgjedhjet perkatese. Faleminderit, dhe ne kete 100 vjetor uroj qe te xhvisheni nga orteku i mllefeve. Ndryshe, do t,ju ulim ne bythe dhe te marrim drejtimin per te derguar perseri divizionet tona dhe ta clirojme malsine nga cetniket ne sherbim te malazezve; sepse cdo gje po e humbin duke thirrur me ze te larte, “patriotizem”, “gjuhe”, “flamur”, “atdhe”, “fe”, por Berisha, jo ne emerin tone, por ne koken e tij dhe me ndihmen tuaj, shkoi dhe mund ne voter, ju tha chat up(mbylleni gojen) dhe nuk qete ne gjendje dhe as nuk shkruajti njeri nje llaf, me perjashtim te Ndue Ivanajt.

  8. Per ata... says:

    a keni marr leje me fol kaq achik o burra
    nalni pak se festat i bajne ata qe kane paret dhe bile asosh qe jane pa fort mun e djers

    kshtu qe mos rrahni uje ne havan kot skoti

  9. fiks says:

    i brengosuri se pari po te ishte komunitet i fort i bashkuar kisha as xhamia sdo ishte mire te marrin asnje inisjativ per festa te tilla si pavarsia, festa komtare nuk jane fetare te festohen neper qenra fetare, e dyta kisha ka kapacitet deri ne 800 presona ketu jane me shum se 10000 shqiptar si komunitet i mi, pra vec nese shtrohet banket dhe ne parking te makinave se nuk na zen lol e treta ne kish nuk shkojn muslimant sado qe dom frani ti ftoj ,as katoliket ne xhami ,,,Mark imperial house edhe ajo ka kapacitet deri ne 1200 presona per te festu sebashku duhet nje qener te pakten 5000 deri 10000 presona pra qender kultirore per te gjitha aktivitetet e kominitetit, nje shemull per vit te ri kane kene mos gaboj ne 4 vene te nryshme duke u festu te gjitha kane kene plot dhe shume njerz kane met pa shku kun se ska pas me bileta, pra ky komunitet ka nevoj per nje qender kulturore se as imperiali nuk esht ne gjenje te perbadhoje komunitetin tone me 1200 vene qe ka ,,,,

  10. zef Kalaj says:

    …Duke mos i thene askujt “te lumte” per kete apo ate mendim,qe te festojme se bashku pa “dallime” 100 vjetorin e pavaresise,,,dua te shtoj nje verejtje qe e kam patur dhe e kam gjithnje , qe “ambicjet ” mos ti konsiderojme “percarje” as krahinore dhe as fetare…!
    Pra fjalen e kam qe te cilivizojme secili mendimin e vet,per te qene te zellshem per te festuar gjithmone bashke…!
    Per te mos u vonuar shume ne termologji ndjenjash festive,me kete rast po perpiqem qe funksion te tematikes, te sjelle nje propozim konkret:

    Duke pare shperndarjen e komunitetit tone ne Michigan ,me shtrirje vendvanimesh ne rreth 83 qytete,propozoj qe vendfestimi i 100 vjetorit te pavraresise te behet Big Biver ,ne sheshin e “Ballkan Cultural Center”,,,,
    Te ngrihet nje komision gjitheperfshires per te kordinuar veprimtarine festive:
    Konkretisht une mendoj keshtu:

    Mergim Korrca
    Ekrem Bardha
    Vasej Ujkaj
    Petrit Musolli
    Novruz Nazarko
    Elinda Marku
    Kol Kakarriqi
    Mimoza Rroji
    Shuaip Gurguri
    Anton Kcira
    Luigj Gjokaj
    Behar Lumani
    Ermira Babaliu
    Ndue Gjeka
    Arben Dervishi
    Albina Ndeja
    Ndrek Guri
    Kol Kola
    Ilia Gorani
    Jahn Geci
    Rrok Dedvukaj
    etj…

    Monitorues:

    TV Michigan
    ACTV
    Albdreams
    Kuvendi
    Drini

    Mjellja e pare duhet ti paraprije rregjistrimit te dates 28 Nantor si dite festive per komunitetin Shqiptare ne Michigan dhe zyrtarizimi i lejes per ushtrim te veprimtarise publike…!

    Te negocohet per pjesemarrje ne kete veprimtari autoritetet e shtetit Michiga:
    1-Governatori
    2-Senatoret (njeri te pakten)
    3-Kongresmeni qe mbulon distriktin ku zhvillohet veprimtaria
    4-Drejtori i muzeut te Mishiganit
    5-Majori i qytetit Troj

    Nga ky grup te caktohet personat pergjegjes per te bashkuar grupet muzikore-folklorike dhe perzgjedhjen e kostumografise popullore…
    Po keshtu te ngrihet grupi per te ndjekur skenografine,,,me ndertimin e tribunes dhe zbukurimi (i nje territori te lejuar) me flamujt tone komtare….

    E keshtu ne vijim do te kemi proposime konkrete,,,e jo me fjalet “te bashkuar apo te ndare”…!

  11. lahomil says:

    Ne rralle te pare mirenjohje Baces Ndue per iniciativen dhe deshiren per te dhene gjithmone kontribut. Jam shume dakort qe 100 Vjetori i Pavarsise eshte nje ngjarje madheshtore ne historine tone kombetare.
    SI rrjedhoje edhe festimi duhet te jete madheshtor sic i ka hije ketij jubileu. Le te shqyrtojme opsionet,,,
    a e ploteson nje darke me 700-800 vete te Ftoni nje eveniment te tille?
    a mund te mblidhen te gjithe shqiptaret te Kisha e Shen Palit ne Rochester duke pase parasysh ambientet, kohen (tetor) dhe territorin.
    ne cfare vendi tjeter do te ishte me e pershtatshme mbajtja e nje tubimi qe te jete madheshtor sic don Baca Ndue dhe pse jo edhe larg vendeve fetare qe ti bahet qejfi edhe ateistit Mark,?
    Baca Ndue duhet te kthehet ne kete bisede me nje ide konkrete qe ti pergjigjet pyetjes se cfare festimi do te mbushte kriteret e nje festimi madheshtore?
    Une e di qe atij imagjinata nuk i mungon dhe duhet te kete disa ide ne mendje,,,?
    Pasi te jete hedhur nje ide ne leter atehere do te gjenden organizatoret, sponsoret dhe vullnetaret,,,do te seleksionohen ftesat per politikanet nga memedheu qe te mos kemi filo-greke e filo-serbe neper tribuna…

  12. Mark Gjonaj says:

    SHENIM: Komentit tim date 1.3.2012 ora 8:48 ne fund kisha per t’i shtuar dhe kete: _ … me perjashtim te Ndue Ivanajt dhe ne emisione te nxehta drejtuar nga gazetaret e televizionit te shqiptarve te Amerikes, time by time. Te tjeret intelektuale te Malsise rane dakort me diktimin e Berishes per ta kaluar me dhimbje shqetsimin e tyre; duke e quajtur edhe ata vete, te mireqene. Si duket, edhe keta prisnin rastin per ta mbylle dhe te aplikojne nje armpushim me Luksicin e Cerno Gores. Asnje ndeshje nuk kane fituar, qofte dhe barazim; megjithse kishin shume shpresa te stapfather Berisha.

  13. FESTA ESHTE NE PRAG TE DERES,LE TI LEM GERR VERRET,BINJET POLITIKE
    ———————————————————————————————————————-

    Me duket qe ne kete tem jemi duke diskutuar qe si e si te festohet 100 vjetori i PAVARSISE?
    Apo jeme duke ber analize kujte ja ka zene rrugen Sali Berisha.
    Z.Kalaj ne kete raste une bashkohem plotsishte me mendimin tuaj,
    Nga Intelektualat,dhe organizatoret e ketije tubimi,Duhet marre ne konsiderate ky Propozim,Ku i madhe dhe i vogel ne kete raste festojn,
    duhet hedhur ne votim,e nese noj njeri ka ndonje mendim,apo ide le ta shprehin,ne kete website,Le te lem grindjet politike,dhe politizimin e gjerave ne kete raste,Se kemi nje dite te shenuar qe eshte ne prag te deres,Lete mendojme serjozishte,qe te festojme Bashkarishte?Faleminderit,L,S,MI.

  14. agjenti says:

    Ket 100 vjetor mendoj se asht shum i randesishem per ta festuar sidomos per ne mergimtart asht shume ma e rendesishme se ne shtetin AM nuk ka komente per tu komentuar se ata jan ne shtetin kun vije me kenun por ne si Shqiptar ne SH B A kun gjindemi duhet per tu bashkuar dhe te festojm tan zbashkut e jo dikush ne Detroit dikush New york e tijera e tiera vende pa dadhim feje apo krahinet tan e dim kun e kem vendin me festua por ti lam inadet se tietrin 100 vjetor na ta gjith kem me festua zbashkut .

  15. Pa liste says:

    100 vjetori i pavaresise nuk bahet me liste pervec ekzemutimet me qitje ushtarake. I bregosmi ka than se dikush ka me met mrapa liste dhe Zoti kalaj i ka fut tek te tjert Zoti Kalaj me publikimi e kesaj liste ka dekonspiruar sekretin ushtarak te hartuesve te ksaj liste te zez qi ka qarkullua tavolin tavoline. ky asht turp zoti kalaj se i brengosmi ka than se kush asht jasht liste ta bajn ne menyr te vet.
    E sa per memrrit te marku duhet me msu mir fangjisht dhe me kale me i ra 100 reth lavanterise se repartit.
    kam menimin qi albdreams te mos e trajtoje ket ceshtje ne rrang komentesh anonim po me nje seriozitet te baj biseda e intevista te hapura. faliminderit Z kalaj dhe esht mire tu thuash padroneve se ajo liste nuk pi uje

  16. zef Kalaj says:

    …Kjo praktike festive duhet te shperndahet ane e mbane botes , si faktor kyc per diasporen shqiptare,,,per te arritur tek e pashmanshmja “Bashkim Komtare”…!
    Nese ne kulturen ton qytetare,ketu ne michigan nuk arrijme te sensibilizojme njeri-tjetrit,me nje vendim marrje per kete date (28 nantori i bie dite e merkurre)qe cdo shqiptare duhet ta ndjeje veten e lire,nuk kemi bere asgje…! E kjo arrihet ne ndergjegjen e cdo shqiptari,duke e planifikuar qe sot “DITE PUSHIMI”,,,dhe te jene ne kontakt me manifestimin e komunitetit te michiganit ne 100 vjetorin e pavaresise…!
    Pas perfundimit te ceremonise festiv (qe une mendoj se mund te zgjate nga ora 12:00 deri ne ora 16:00),cdo institucion apo grupe muzikore mund te festoj gjithe naten neper darka,party, bare e sipas gjetjeve te veta secili…!

  17. werti says:

    Une propozoj qe 100 vjetori i pamvarsis te festohet me moton….NI KOMBE-NI GJUHE-…..NI FE…… DHE NI FLAMUR ta chtoj dhe NI SHTET…..natyrisht kuptohet se e cila fe esht ne pyetje per ata qe mund ta shfrytzojn ket pyetje per manipulime.Esht feja e te gjith tpareve tone,pa marr para sysh vendin , esht feja jone qe ne muoren dhe e zavendsuon me ni fe te mbrapambetur,jo civilizuose,pa kulture .Dhe ne fund kjo esht e vetmja rruge qe dotna chilin syte dhe rrugat ndaj perparimit,rrespektit,civilizimit dhe stabilitetit Europian.

  18. F.Nikaj says:

    Mister Werrti! Mi ke qua nervat ne qielle! Po te godas me telekomande…, akoma nuk e dine se cfare do te thote kulture njerzore…, po kultura bujqesore, ku ndryshon fjala kulture me edukim e shkollim…, kush e ka kulturen me te vjeter, Lindja apo Perendimi dhe e fundit te mos asgjesoj krejtesisht se na duhesh, te dy kulturat lindje dhe Perendim kane per baze kodet fetare qe jane fe monoteiste; ku ndryshon Bibla nga Kur’ani? Shpjegoi ndryshe, dorzo lajcencen e gazetarit.

  19. werti says:

    Zotri Nikaj,
    Besoj se ky propzim qe une e shkrova esht i vetem dhe ne vend per te avancuar edhe pse disave nuk dotju pelqej,une jam mase i vetedishem per ket ghe.Poashtu e di dhe e kuptoj se kultura njerzore apo intelekyuale dhe civilizuose gjindet ne perendim dhe ka ken ne perendim.Mund te debatojm per ket mnyr civilizimit por duhet ni kohe e gjate dhe bindjen e disave ne mnyr njerzore nuk mund ta ndrrosh.Nuk esht kjo tabull as ni sen qe na befason esht realitet, ne qoft se kjo gje te behet nuk esht per tu chuditur tye para se vetem shkojm ne fen e parardhseve sone.Gjithashtu tye kqyr realitetin , boten , Europen ,prosperitetin qe shumica e vendeve rreth e rreth shtitit ame kane ather esht mase e kollajt ta kuptojm .Poashtu te kqyrim Historin jo fort ka her ather mund te vim ne perfundim se si te ketille jemi popudh nenchmuos nga te gjithet , jemi ni problem per Ballkanin dhe Europen ( gje qe tregon realiteti),une nuk deshiroj qe ta shof shtetin Shqiptare ne ket situate mjeruose jo vetem sote por tash mase sa shekuj e ky mjerim do te vazhdoj edhe ma tutje ne qoft se rrim kote.Nuk esht per tu ofenduar se ne kongresin e Berlinit u coptuan tokat shqiptare bash nga kjo tye e spjegua se Shqiperia esht Turqi e Vogel ne Ballkan.As ni sen te mire nuk kemi perfituar nga islamizmi as nuk do te fitojm se jemi ne mesin e ujqeve qe dotna coptojn ata apo dote coptojm vetvehten.

  20. Mister Wertit. says:

    Jam dakort me shpjegimin tend, por ne kendin e veshtrimit tim do te shtoi ca gjera, ndoshta do jeshe me mendje ndryshe, debat do te bejme. Keshtu duhet, jo te shajme njeri tjetrin, por me argumenta, une mesoi nga ju dhe ju ndoshta mund te merrni nje llaf nga une; asnje zhvillim e shpikje z. Werti nuk mund te ece pa pase bazen e kaluar. Do e flasim me vone, por nuk kam kohe tani, jo se te nenvlehtesoj. Faleminderit!

  21. Admiruesi says:

    100 vjetori i shpalljes se pavarsise mendoj se nuk duhet konsiderue vetem si moment festimi por edhe reflektimi. Tue hedhe veshtrimin ne lashtesine e kombit tone besoj se 100 vjet pavarsi jane shume pak. Kjo asht edhe pergjegjesi para historise per ndamjet e perçamjet e Shqiptarve, vet-ngatrrimin, vet-denimin i cili mjerisht vazhdon edhe sot. Te gjithe e kritikojme Shqipnine e Kosoven per ndamjet e perçamjet per interesa te ngushta. Po ne qe jetojme per shum e shum vjet ne vendin model te civilizimit e qytetnimit a duhet me tregue se kemi mesue diçka, se gjith keto vjet nuk i kem perdore vetem me mbushe barkun e xhepin por edhe kryet.
    Festimin se bashku, gezimin dhe idhnimin se bashku i kemi pase gjanat ma te shenjta e te shtrenjta. Para flamurit jem te gjith Shqiptare e nuk ka vend per bajraktare. Bashkohem me mendimin e bashkimit. Çmoj e respektoj sejcilin drejtues pavarsisht nga krahina, pavarsisht nga emni. E respektoj ne qofte se e ka emnin bjen fjala Nikolle, Nimet apo Nikollaq.

  22. zef Kalaj says:

    More mu me duket se gabohemi kur themi 100 vjetori,,,po le te bejme prova per festime te tilla,,,pasi kjo eshte “fusnota” e 1912-tes,,,ktheni shikimin nga vetja,e pregatituni per te festuar 600 vjetorin e Flamurit tone Kombetar vitin qe vjen….!

  23. Shoqata "VOTRA" says:

    Njoftojme lexuesit e ketij Portali dhe neperemjet tij te gjithe ata qe duan te dine se eshte ne
    krijim e siper SHOQATA SHQIPETARE “VOTRA” me qender ne New York

    Kjo shoqate pro shqiptare eshte nje nisem e disa emigranteve shqiptare per te treguar se si eshte e verteta e Shoqates PANSHQIPTARE Federata “VATRA” e cila ka pase te vetmen marrveshje me Shqiperine, ate me qeverine e Enver Hoxhes.
    Kujto Fan Noli ka rrezuar me revolucion komunist qeverine e Ahmet Zogut.

    Ne kete shoqate “VOTRA” do te pranohen te gjithe ata qe punojne e nuk kane synim qe mbi bazen e Shoqates te zhvasin ndonje DOLLAR nga kishat,xhamijat,teqet apo emigrantet , POR qofte edhe nga qeverite e Kosoves dhe Shqiperise

    Menjefjale do te jete shoqate e cila Kryetarin e Nenkryetarin i zgjedhe nje here ne dy vjet dhe kure te zgjedhen nuk therrasin plaka e pleq te fisit per te bere zgjedhje por anetar me libreze dhe aktivitet te plote,kjo ne ndryshim nga Federata Panshqiptare “VATRA”

  24. lal meri says:

    me zemer po e uroj këtë shoqatë
    qi nuk mendon për noj kafshate

    nalt ma nalt i shkofte zani
    qi nuk pyt çka asht hajduti e as çobani

    ylli i nacionalizmit po venitet
    i yll i dekun po babzitet

    njolla te medha lane monsturacionet
    në mledhjen e fisit(tek gjeta)
    …pis na banë zakonet

    ai keni pa do melhema
    qi janë helm përmrëna

    shtatin e shtrëmer e barkun e madh
    fjalën e lire e kan lidh për gardh

    çdo nate në televizi
    kultures dhe gjuhes balte i hedhin në sy

    “vatrën” e pare e themeluan korçaret
    në krye dun me dal brekdhirët mënjetharët

    I her thonë âsht komuniste
    në er të keqe gjithë bythlepirse

    kan vu gradat e gjeneraltit
    servile të kapun pas kapistallit

    lidh me botën greko-sllave me celulate
    me njolla të kuqe në balle

    po dun me dal si gjeli mi pleh
    në grazhdin e huaj veç tuj leh

    besa në qëndrën e bisnesit
    5 mijë dallar i morën prej gjel këndezit

    tuj kujtue se ai asht pashallari
    sa forcë bre burre paska ky dollari !!

    mençuri sjeton tek xhuxh maxhuxhet
    rrumpallhanet dhe minuket

    morra të çallmes e velladonit
    po lujn lojen e padronit

    marrja e zeze ju shkofte për qafe
    asht serioze nuk asht llafe

    çasht kjo qi lidert na vijne prej serbie
    në vrim të gjilpans duan me na shtie

    A keni gjak a keni flamur
    drite synit muros në mur

    Dilni more nga vetja
    Ti shtypim keta pleshta

    Bani more sakrifice
    edhe nëse jane fsheh
    … në xhami apo kishe
    (lal meri e uron SHOQATEN SHQIPTARE ( E RE) ***VOTRA***)

  25. Nje mendje hic gje... says:

    per kto diskutime ne kete forum interesant me duket idea e Zotni Zef Kalaj

    pa nje tubim si ai i Mukjes,pa u dallim feje,krahine e ideje nuk mund te realizohet dicka e pranueshme nga te gjitha palet

    iniciativa e priftit (per te cilen thone) na duket dic interesante

    n’amerike ka vend e toke per te tane,kush te jete i zoti te kontribuoj pa pas inate se cha asht ky e cha asht ai,te gjithe kan kaj grimce mendim e ide

    askujt nuk mun ja pshile gojen me inat e force,kan ik ato kohna qe me ba si te thone i madhi,ku drejne ka aq te medhoj tash

Leave a Reply

 
 

K O M E N T E

 

KALENDARI

 
October 2014
S M T W T F S
« Sep    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
 

RADIO ALBDREAMS

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

Mesazh për vizitë e Papa Françeskut në Shqiperi

fra Gazmend TINAJ, OFM

ARSHIVA ALBDREAMS