Tue, February 7, 2012

Nga Përparim Hysi


1.Baloja

         Kur shitëm shtëpinë e vjetër në fshat,lamë atje ,bashkë me
shtëpinë dhe Balon,qenin tonë.Se ne do vendoseshim në një pallat,në
fermë,dhe,nga që në pallat nuk lejohej të mbahej një  qen,e lamë
Balon,me keqardhje,atje.Balon unë,pothuaj,e kisha rritur vet dhe nuk
qe qen do si do,po një qen zinxhiri.E mbanim lidhur,larg syve të
njerëzve dhe,kur binim të  flinim,në orët e vona të natës, e
zgjidhnim.Pa rënë mirë agimi,kushdo prej nesh që çohej i pari në
shtëpi,kish detyrë që ta lidhte atje,në koliben e tij,Balon.Se po të
qe lëshuar,bëhej i rrezikshëm për këdo që i afrohej shtëpisë.Kur
shitëm shtëpinë,një nga djemtë e atij që bleu shtëpinë,erdhi dhe bëri
disa herë"parjen" me Balon,duke i hedhur bukë që të
miqësoheshin,se,ndryshe,e kush mund t'i afrohej Balos?! Kam qarë kur u
ndava prej Balos,po qeshë i detyruar.

                     *     *    *
Kishim tri vjet që e kishim shitur shtëpinë.Pra,tri vjet pa u parë dhe
me Balon.Po ja që m'u desh,pas tri vjetësh,që të shkoj tek shtëpia ime
e vjetër,për një punë shtetërore.Ne shtëpinë e kemi patur mbi një
kodër,në të njëjtën lartësi ku është vendosur Manastiri i Ardenicës
dhe,po të hiqje,një vijë të drejtë ajërore nga shtëpia jonë në
Manastir,s'kishe nevojë për shmangie.Manastiri,po të ktheheshe me
fytyrë drejt Veriut,qe ballë për ballë.(në këmbë gati triçerek ore nga
shtëpia) .Pra,sa u rrëfeve para shtëpisë,pasi ngjita një të përpjetë
jo të butë,drejt meje u lëshuan me të lehura jo një,po tri qenë
njëherësh.Tek po kërkoja të gjeja diçka që të mbrohesha,pashë që qe
kot.Qentë po afroheshim me vrap dhe mu në ballë printe,miku
im,Baloja.Duket ia kishin hequr zinxhirin dhe kish përfunduar nga ata
qentë që lehin,më shumë se të kërcënojnë.Instiktivisht,nga që nuk
gjeta gjë që të mbrohesha,provova "fishekun" e
fundit:Balo,-thërrita.Balo !(këtë radhë e ngrita zërin dhe një
oktavë!)  ,dhe,për çudi,"magjia" zuri."Miku",tak frenoi,pushoi
lehjen(ndërkaq e pushuan të lehurit dhe dy "shokët" e tij) dhe,m'u
duk,se për një çast,sikur po "hamendësonte".Balo,-thirra triumfues, po
hajde këtu,o mik.Nuk e imagjinoni  dot seç gëzim ndjeva,kur u afrua
dhe zuri e po më lëpinte duarët.Gati qava.Ai seç më thoshte me gjuhën
e tij,tek më lëpihej nëpër duar dhe,ndërsa "shokët" ngelën atje si
"spektatorë".U preka shumë nga ky takim miqësor,Dhe kurrë,kurrë nuk e
harroj dot.

2.Çapi

         Çapi qe qeni i komshisë sonë kur rronim në pallat.I
zoti,Asllani,e linte lëshuar dhe ky,Çapi, qe si qeni i të
gjithëve.More,- tha dikush nga ne,- fatin e këtij 'Çapit të Asllanit
të kesh:e ka gjetur si djali i njerkës,I zoti po,po dhe ne të pallatit
varda i hedhim dhe ka ardhur dhe më është bërë si sheleg.As leh dhe as
trazon askënd.As të madh dhe as të vogël.Po rri shtritur dhe bën
kokrrën e pallës.Hajde,Çap,hajde.Më të paça fatin!Natyrisht,edhe unë
qeshë miqësuar me Çapin.Sa herë dilja për të,shkuar në shkollë,e gjeja
aty,poshtë shkallëve.Bënte sikur flinte,se sa më shihte,e hapte njërin
sy.Në kishe për t'i hedhur gjëkafshë,mirë.Jo-jo as që e prishte
rehatin.Le të vinte kushdo e të ngjitej nëpër shkallë.Nuk prishte gojë
Çapi ,jo.Po do të thoni ju,po kur paka qenë kështu,pse po na shkruan
për Çapin?Po prapa e ka avazin qemanja e Nastradinit,se kështu është
dhe puna e Çapit.
Një pasdite vere,do shkoja në Petovë për një vizitë tek një mik.Qe
mbasdite e bukur dhe vendosa të shkoja në këmbë.Them në
këmbë,se,zakonisht,rrugën për në Petovë nga Mbrostar-Ura ku banoja,e
bëja gjithmonë me biçikletë.U nisa(Petova nga Mbrostari është dy km
larg),kur shoh që pas meje po vinte Çapi.E lashë që të vinte pas meje
dhe me vetë mendova:kur të marrë kthesën për Petovë,e kthej dhe Çapi e
mban frymën në shtëpi.Sa mbrrita tek kthesa dhe mora të përpjetën për
në Petovë,i thashë Çapit që të kthehej.Merrte vesh dhe qe i
urtë.Por,për çudinë time,kur bëra të shoh në po kthehej,pashë që
nxitoj këmbët që t'më zinte.Unë tani sapo zbrisja një tishezë goxha
për në Petovë,po Çapi më arriti.Ndalova dhe,me që nuk iu bind
"urdhërit" tim,mora dy gurë dhe i vërvita në drejtim të tij.Iu shmang
gurëve,bëri sikur u kthye mbrapsh dhe,sa kisha hedhur 10 çapa,pashë që
Çapi ia dha vrapit(duhet të shkurtonte distancën me mua) dhe erdhi
drejt meje."Tisheza"(tani është asfalt e gjitha,por qe  me
zhavorr),ishte e gjatë rreth dyqind metro dhe,ku mbaronte ajo,kishte
një bërryl,që,mbasi të kaloje atë,dilje në xhadenë drejt që të shpinte
në fshat.Bërryli qe i lartë gati njëmetrosh,dhe as ti nga kjo anë ku
isha unë,as tjetri që vinte për matan,nuk dinte seç fshihej në dy anët
e bërrylit. Tek po i afrohesha bërrylit,Çapi vrap e më parakaloi mua
dhe,ngjitur me bërrylin,tak dhe ra barkas dhe mori pozicion luftimi.I
njihja këto pozicione se i kisha vënë re kushedi sa herë me qentë e
mi.Natyrisht,kur pashë këtë pozicion të Çapit,ndalova dhe unë.Pa të
shohim,-thashë me vete,se ç'ndodh?! Kur ç'të shoh,nga ana tjetër e
bërrylit dha ballë një qen tjetër dhe Çapi,iu hodh në kokë.U përleshën
një copëherë dhe vetëm komanda ime,ia hoqi  Çapit nga
dhëmbët"armikun".Nuk e mbaja dot të qeshurit dhe sa m'u bë qejfi për
Çapin.Sa mbrrita tek miku në Petovë,i them të zonjës së shtëpisë.-Një
copë bukë.me shpejt!Ajo,po miqësisht ama,pse ke qenë lidhur?Por sakaq
i tregova historinë për Çapin.I hodha bukën që më dha mikja nga Petova
dhe që atëherë,kurrë nuk e lija Çapin pa i hedhur ndonjë gjë.Se qe mik
 i çmuar.

3.Bistër

Qemë dhjetra vetë nëpër hollin e një super marketi të madh,këtu,në
Amerikë.Supermarketi kish një koridor  gati 300 metro të gjatë dhe me
një mori marketesh.Po pija ekspersin bashkë me disa shokë në Stari
Buxs ku eksppresin e bëjnë si në Europë.Nëpër korridore njerëz mizëri
që venin e vinin.Ngjitur me kafenenë qe një "Publix" i madh ku çfarë
nuk gjen.Vetëm parkimin,po të shohësh,del për të strehuar një qytezë
nga tonat.Tek gjerbnim kafenë për qejf dhe kushedi seç tirrnim me
furkat tona të bisedës,kur dha ballë një qenujk,i madh sa një ari.I
kreshpëruar me qimet përpjetë,i shqetësuar dhe si në alarm.Nxitonte si
ta ndiqte dikush me shkop dhe veç hungërinte si i inatosur.Njerëzit
kush e kush mëshumë,mundheshin që t'i shmageshin,se ,po të bënte
vaki,që të lëshohej mbi ta,kushedi se si do të vinte puna.E lamë
kafenë dhe e ndiqnim me sy."Ariu"(se sa një ari i madh dhe i zi
qe),sikur nuk kish fare punë me njerëzit.Ai sillej në mes tyre,u binte
dyerëve me turinj dhe,kur ndonjëra nuk hapej,tak dhe vinte dy këmbët e
para dhe e shtynte.Hynte dhe,sa hynte,dilte.Linte atë dhe sakaq
mësynte një tjetër.Qe me të vërtetë i alarmuar,por dhe ne nuk qemë më
pak.Se nuk ndodh këtu,në Amerikëqë qeni,qoft dhe i vogël dhe jo një
ari i tillë të lihet i lirë:hergjele.Tek bridhte aty ,mes nesh,një
gocë e guximshme,tak dhe  e zuri tek një "kordele" që kish në qafë.E
zuri dhe po e përkëdhelte butë-butë(ah,sa e kupton kafsha njerinë!Po
njeriu nuk  do të kuptoj?!) ,dhe,kur pa në kordele numrin e telefonit
të të zotit dhe emrin e qenit:"Zistër!",i thiri dhe po  ashtu e
urdhëroi që të ulej.Ndrëkaq,sa dëgjoi që e thirrën në emër,"ariu"
sikur u qetësua.Pastaj goca telefonoi dhe i tha të zotit se ku ishte
që të vinte të merrte qenin.Dhe ne tani u qettësuam dhe shihnim se si
goca(amerikanët i duan shumë kafshët e,sidomos,qentë  ) ,nxori nga
çanta një çokollatë dhe iu lut"ariut" që ta hante.Ndërkaq,vazhdonte ta
ledhatonte sikur ta kishte një bebe a një person që e donte.Qeni sikur
u qetësua dhe të gjithëve na erdhi mirë,por nga larg u dëgjua një
zë:"Zistër!".Qeni ari tani e harroi çokollatën dhe dashamirësen e tij
dhe vrik i dha trupit,i shpëtoi nga dora gocës dhe u derdh vetëtimë
andej nga dëgjoi zërin.U zgjatëm andej nga erdhi zëri edhe ne dhe
çfarë të shihje:Zistëri i kish hedhur dy këmbët e tij të mëdha mbi
supet e të zotit dhe sikur i thoshte:-Po ku ishe?Si më le vetëm?Dhe
mezalla se nuk i hiqte këmbët nga supet e tëzot.Ah,thamë njëzëri,një
mik besnik si "Zisteri" të kemi!Dhe jovetëm si "Zisteri,po dhe si
Baloja,po dhe si Çapi.Pse a nuk janë qentë  kafshët më besnike në
botë?!
Këto janë përjetime të miat,po sa të tilla rrojnë me njerëzit dhe
mbetin  të pashfaqura.

                                  2000-2010

                      2 shtator 2010

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Leave a Reply

 
 

Muzikë

 
Flash required