ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV
You are here: Home / Politikë / OKB voton kundër embargos amerikane ndaj Kubës

OKB voton kundër embargos amerikane ndaj Kubës

October 26, 2010 by Pafragje 1 Comment

(Reuters)

Kombet e Bashkuara – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në masë dje për heqjen e embargos tregtare amerikane gjysmë shekullore ndaj Kubës, duke e thyer këtë tashmë në një ritual me gjithë një farë lehtësimi në marrëdhëniet e superfuqisë me ishullin e regjimit komunist.

Asambleja e OKB kaloi rezolutën e saj jodetyruese — me 187 vota në favor, dy kundër dhe tre abstenime – për të 19-in vit radhazi, duke reflektuar kundërshtimin botëror ndaj tentativës së Uashingtonit për izolimin e Havanës.

Presidenti amerikan, Barak Obama ka ndërmarrë disa hapa për lehtësimin e situatës me Kubën, megjithëse nuk ka bërë mjaftueshëm për heqjen e embargos tregtare me këtë vend.

Reshje bore në Austri dhe Gjermani

Bora e parë e madhe që ka rënë në Austri dhe Gjermani ka shkaktuar kaos në komunikacion, si dhe ndërprerje të rrymës elektrike. Në krahinat austriake Tirol dhe Shtajerska janë bllokuar rrugët, meqë automobilat kryesisht janë pa pajisje dimri. Bëhet e ditur se qafa malore Fernpash në krahinën Tirol është mbyllur për komunikacion.

Shqipëri: 248 efektivë të policisë kanë humbur jetën në 20 vitet e fundit

248 efektivë të policisë kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës nga viti 1990 e deri më sot. I fundit është oficeri i policisë së Vlorës, Roland Lika.

43-vjeçari u ekzekutua pas shpine në orët e para të 18 tetorit në lagjen Çole teksa ishte në ndjekje të një të kërkuari. Ende nuk ka asnjë gjurmë të vrasësit.

Në listën e të rënëve janë renditur që nga emrat e policeve të thjeshtë dhe deri tek ata të drejtuesve të lartë. Shumica e tyre janë vrarë në përballje direkte me krimin, në operacione për kapjen e të superkërkuarëve.

Pjesa tjetër ose janë vrarë në pritë ose kanë mbetur viktimë në aksidente. Numri më i madh i takon të vrarëve në vitin ’97. Nëse në intervalin kohor nga viti 1990 e deri në vitin 1996 në radhët e policisë janë shënuar 26 viktima, vetëm në 12 muajt e ’97-ës janë vrarë 54 efektivë të policisë në të gjithë Shqipërinë.

Edhe viti pasardhës, ’98-ta ka rezultuar fatal për uniformat blu me 29 të vrarë. Tirana, Shkodra, Berati dhe Vlora kanë numrin më të madh të policëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Disa nga vrasësit e policëve vazhdojnë të jenë ende të lirë.

Nju Jork: Një grua hidhet nga trageti duke i dhënë fund jetës

STATEN ISLAND, N.Y. Dëshmitarët tregojnë për rrjetet e mediave në Nju Jork, se një grua që u hodh në oqean nga Staten Island Ferry mbrëmje e hënë, “shpëtoi” fillimisht nga ndihma që i dhanë punonjësit e një barke të poliicisë nga NYPD.

Incidenti ndodhi pas orës 17:30 dje në mbrëmje në liman e Epërm shumë afër me Ishullin e quajtur Guvernator Island.

Deshimtarët thanë se një varkë e policisë NYPD, shumë shpejtë e nxorrën nga uji i ftohtë i oqeanit gruan, që besohet të jetë në të 30 tat e saj, disa minuta , pasi ajo ra në ujë duke i humbur syve të pasagjerve të tragetit Upper Harbor që lidh dy brigjet e ishulve Staten Island dhe Manhattan.

Viktima u dërgua me helikopter në spitalin në qendër të qytetit të Nju Jorkut, ku ajo u deklarua e vdekur.

Besohet se ajo u hodh nga anija në një përpjekje për të kryer vetëvrasje. Arsyet janë të paqarta tha policia ndërsa është duke bërë përpjekje pëe indetifikimin e saj./B.Sina/

Alkooli, pse nuk duhet abuzuar me të

Efektet pozitive arrihen nga doza shumë të vogla: 40 gramë në ditë për meshkujt dhe 25 për gratë. Vetëm në këtë sasi alkooli provokon një ulje të vdekshmërisë me 18 për qind, tregon një studim holandez

Nëse është e vërtetë se abuzimi me alkoolin kontribuon pak a shumë drejtpërdrejt në 4 për qind të vdekshmërisë në botë dhe se është një nga shkaqet kryesore të problemeve të rënda me shëndetin, është njëlloj e vërtetë se një sasi e vogël e tij çdo ditë mund të sjellë plot anë të mira për organizmin. Le ta nisim pikërisht nga jetëgjatësia që e konfirmon plotësisht një studim që vjen nga Greqia, një vend me një regjim ushqimor të ngjashëm me atë italian, d.m.th. vend që aplikon dietën mesdhetare: e pasur me karbohidrate, fruta, perime dhe që tradicionalisht përfshin një konsum të verës mes vakteve. Ky studim përfshiu 23 qendra në dhjetë vende europiane, me qëllimin e vlerësimit të impaktit të faktorëve biologjikë, dietikë, ambientalistë dhe stilin e jetesës në shkaktimin e sëmundjeve të tilla si kanceri apo sëmundje të tjera kronike. Kërkimi konfirmoi aftësinë e dietës mesdhetare për të reduktuar vdekshmërinë e popullsisë, por shtoi edhe disa të dhëna të reja mbi efektet mbrojtëse të dietës tipike të vendeve në jug të Europës. Ai tregoi se çdo ushqim ndihmonte në reduktimin e vdekshmërisë, ndërsa alkooli ishte ai që na ndihmonte të jetonim më gjatë. “Kjo shihet kur pimë verë gjatë vakteve, si një traditë e vendeve mesdhetare”, thonë autorët. Vetëm pas tij renditeshin konsumi i moderuar i mishit dhe ai i sa më shumë frutave e perimeve. Një studim ky që nuk është se na befasoi shumë. Në të njëjtën ditë u publikua në “Journal of epidemiology and commmunity health” një kërkim i gjerë i zhvilluar në Holandë, ku të dhënat i referoheshin popullsisë së lindur në fillim të shekullit të shkuar. Rezultati? Konsumi i moderuar i alkoolit për një periudhë të gjatë kohe ul rrezikun e vdekshmërisë dhe rrit pritshmërinë e jetës. Në rastin e verës kjo vihej re pas një konsumi 5-vjeçar të saj dhe efektet pozitive regjistroheshin në sistemin kardiovaskular me një reduktim të infarktit dhe iktusit. Me pak fjalë duhet të pimë alkool për të jetuar sa më gjatë? Por në çfarë sasie? “Vite më parë shtronim problemin se cili ishte impakti i konsumit të alkoolit mbi shëndetin tonë”, tregojnë ekspertët e studimit. “Na interesonte të dinim nëse efektet pozitive në sistemin kardiovaskular nuk ishin zbehur nga dëmet e mëlçisë, nga rritja e përqindjes së tumoreve apo vdekjeve prej aksidenteve. Për më tepër na interesonte të dinim se në çfarë dozash mund të merrje nga alkooli vetëm efekte pozitive”. Kështu, pasi u analizuan të dhënat nga 34 studime të vlerësuara më parë në fushën ndërkombëtare, që kishin përfshirë të paktën 1 milion individë, u pa se “sasia e alkoolit që mund të na bëjë mirë, ashtu siç besoj se e kemi kuptuar të gjithë, nuk duhet të jetë e madhe. Efektet pozitive arrihen nga doza shumë të vogla, d.m.th. 40 gramë në ditë për meshkujt dhe 25 për gratë. Vetëm në këtë sasi alkooli provokon një ulje të vdekshmërisë me 18 për qind”. Sigurisht një e dhënë e rëndësishme, por vetëm për të gjithë ata që dinë ta ruajnë këtë prag. “Tek alkooli gjenden disa përbërës që ndalojnë koagulimin e gjakut dhe rrjedhimisht edhe infarktet dhe iktuset. Pastaj nuk duhet harruar edhe efekti i substancave antioksiduese, siç janë polifenolet”. Mbi këtë pikë mbërrin një hipotezë e propozuar kohët e fundit në një studim të publikuar në “Journal agricultural and food Chemistry”, që i përket verës. Efekti antioksidues i pijes, sipas kërkuesve, do të shpjegohej mbi të gjitha në stomak, që funksionon si një lloj “bioreaktori”. Aty, përbërësit antioksidues të sjella përmes verës, janë në gjendje të neutralizojnë efektet e dëmshme të yndyrave të oksiduara, të pranishme në ushqime, të njëjtat yndyra që i janë atribuuar aretereoskerozës, kancerit, diabetit apo parkinsonit. Por kjo nuk është gjithçka. Një tjetër mekanizëm duket se shpjegon efektet pozitive të alkoolit: një tjetër studim ka treguar se konsumi i verës është i lidhur me rritjen e plazmës dhe membranave qelizore të acideve yndyrore omega 3. Kjo të ndihmon për të shpjeguar efektet pozitive në sistemin kardiovaskular, sipas kërkimeve të zhvilluara deri më tani. Hipotezat shtohen, por në fakt, kërkuesit jo për çdo gjë bien dakord: nëse ka një efekt të pijeve alkoolike mbi sistemin kardiovaskular, kjo i detyrohet alkoolit në vetvete, që ndihmon edhe në uljen e kolesterolit”. Por, pavarësisht se mbrojnë me forcë sasinë që duhet konsumuar, shkencëtarët vënë vazhdimisht theksin te rreziku që na vjen nga abuzimi me të. Në fund ata thonë se nuk duhet të harrojmë se është pija fisnike që na shoqëron në çdo festë, ngjarje të rëndësishme, apo thjesht në ditët e zakonshme të jetës, përveçse aleatja më e mirë e shëndetit. Nuk ka njeri që nuk ka dëgjuar për vetitë “çudibërëse” të saj. Pjesë e çdo studimi, që nga e kaluara, tani të gjithë e dimë se një gotë verë në ditë ndihmon në parandalimin e infarktit dhe shumë sëmundjeve të zemrës, kancerit të prostatës, apo rrezikut të Alzhajmerit, ndërkohë që jo pa të drejtë e kanë cilësuar si “eliksir i jetëgjatësisë”. Shkencëtarët, kudo nëpër botë, thonë se kanë gjetur arsyen përse vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe, sipas tyre, i gjithë sekreti qëndron te një substancë kimike, e cila parandalon bllokimin e enëve të gjakut, shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve. Sipas tyre, janë pikërisht substancat e quajtura polifenole që gjenden në lëkurën. Në Amerikë, një rritje e madhe e konsumit të verës së kuqe u pa më 1990-n. Tashmë është e qartë se konsumi i rregullt gjysmë gote në ditë ul vdekshmërinë dhe mundësinë e sëmundjeve të zemrës për njerëzit mbi moshën 35 vjeç. Sidoqoftë, me sasi më të mëdha të konsumuara, ky efekt balancohet me mundësinë e rritjes së sëmundjeve të lidhura me konsumin e alkoolit, si për shembull kanceri i gojës, probleme të frymëmarrjes dhe eventualisht ceroza e mëlçisë.

Filed Under: Politikë

Comments

  1. Amanda says

    July 1, 2011 at 10:20 pm

    Hello, just wandered by. I have a website. Can’t believe the amount of information out there. Wasn’t what I was looking for, but very nice site. Cya later.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Michigan/ Koncert i madh nga “Treva e Dukagjinit”
  • Ku po shkon Shqipëria!?
  • PSE NUK NA I LEJUAN FEMIJE TE LUANIN SHQIP ME ENDERRAT
  • PERSHENDETJA E DR. GJON BUCAJ ISH KRYETAR I VATRES/Qendres se kultures “Nana Tereze” ne kishen Zoja Pajtore” ne Detroit
  • Per Kishen Zoja Pajtore Michigan/LETER NGA AMBASDORJA FABER
  • “The Economist”: Gjysma e kompanive amerikane do të shkatërrohen nëse Warren zgjidhet Presidente e SHBA
  • Vaclav Havel, paralajmërimi i një realisti të vjetër për Perëndimin
  • SHBA : Në New Jersey, vendoset Shtatorja e Nëna Terezes – Parku merr emrin “The Mother Therese Park”
  • Timo Werner thyen rekordin e Bundesligës

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Ç’domethënie ka të shohësh një gjarpër në ëndërr?

Ndonjëherë ëndrrat zbulojnë diçka për ju që, në … [Vazhdo....]

Mësoni pse vjeshta është “stina e shpirtit”

Ngjyrat e vjeshtës janë ato të forta, që hyjnë në … [Vazhdo....]

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore … [Vazhdo....]

Hithra, ilaçi magjik që iu shpëton nga dhimbjevet e artritit – Tri mënyra si ta përdorni

Në Shqipëri hithrat janë shumë të përdorura, si në … [Vazhdo....]

Vajzat e Instagram,bukuri femrore

Kurre mos paragjykoni bukurine qe zoti u ka dhene … [Vazhdo....]

The Difference Between a U.S. Green Card and U.S. Citizenship

Both lawful permanent residents (green card … [Vazhdo....]

Poezi nga “RREKONI”

DASHURI PAS VDEKJES  .......dëshirë dhe … [Vazhdo....]

Mbrojtja nga dielli: A dini gjithçka?

Kremërat mbrojtës janë të domosdoshme, por ju … [Vazhdo....]

10 gjërat që meshkujt pëlqejnë te femrat, por nuk ua thonë

Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë … [Vazhdo....]

Kur humb një njeri të dashur ndryshon gjithçka, brenda dhe jashtë teje

Humbja e një njeriu të dashur është një nga … [Vazhdo....]

Shqipëria e viteve ‘30-‘40! Kur transportin ajror ishte më i zhvilluar se ai rrugor

Fillesat e aviacionit në Shqipëri janë të lidhura … [Vazhdo....]

Në promovimin e librit ”Trishtimi i dritës”i poetit Dodë Kaçaj

 Kadri Ujkaj  ;Kryetari i shoqatës se … [Vazhdo....]

Hijet

Po udhëtoja me avjon nga New York-u për në Romë; … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria njeh kundërshtarët e saj

Sot, në orën 12:00, u … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

Autobiografia e artistit Paulin Preka

Kam lindur në Shkodër me … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

December 2019
S M T W T F S
« Nov    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

Copyright © 2019 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in