Sat, May 19, 2012

Raporti nga SHBA: Sulmi në Kandahar, pas një sherri mes shqiptarëve dhe afganëve

Foto: Vendi ku ndodhi ngjarja

Kabul, Afganistan, 21 Shkurt 2012 NOA/ Ariola Ymeraj – Masakra e Kandaharit ku humbi jetën një ushtarak shqiptar dhe u plagos një i dytë, dyshohet se erdhi pas një sherri mes tyre dhe afganëve.

Rrjeti prestigjioz mediatik CNN ka publikuar sot detaje të tjera mbi vrasjen e komandos shqiptar në Afganistan. Në një raportim për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, bëhet e ditur se policët afganë kanë qëlluar mbi forcat e shqiptare pas një sherri që ka ndodhur mes tyre.

“Dhuna rezultoi nga një grindjeje ndërmjet policisë afgane dhe ushtarëve të koalicionit të cilët ishin duke shpërndarë dokumente për studentët në zonë”, thuhet në raportin e CNN i cili u referohet zyrës së shtypit të forcave ushtarake në Kandahar, Afganistan.

Rrjeti informativ amerikan i shpërndarë në gjithë botën, shkruan se nga hapja e zjarrit mbeti i vdekur një prej komandove shqiptare dhe plagos një tjetër. Gjithashtu i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur dhe një prej trupave të ushtrisë amerikane.

CNN e cilëson këtë ngjarje si sulmin e radhës ndaj forcave të koalicionit. Gjatë 5 viteve të fundit raportohen 42 sulme të forcave të sigurisë së Afganistanit ndaj trupave paqeruajtëse.

e.t/NOA

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

6 Comments to “Raporti nga SHBA: Sulmi në Kandahar, pas një sherri mes shqiptarëve dhe afganëve”

  1. Ikni e shkoni ne shtepi veta..leni ata fanatike, kafshe te egra te Azise te jetojne neper shpella ashtu si jetuan tash dy mij vjet. S’ka pas as kurr nuk do te kete civilizim atje me ato kafshe te gjalla…

  2. Polici Afgan says:

    Nuk je pa rrezik o Prele, as kur komenton ne Albdreams….!

  3. Mark Gjonaj says:

    Nuk me bene pershtypje ngjarja, sepse Komando shqiptare ka shkuar te permbushe detyren, te ruaje qetsine ne nje zone qe akoma nuk kane mbaruar luften. Perse shqiptaret te grinden me policet afgane? Perse jane kaq te shkujdesur trupat shqiptare? Perse bejne llafe me patrullat afgane? Une mendoj se trupat shqiptare nuk e vlersojne detyren; nga ironia qe kemi si shqiptare, nga shperdorimi i detyres ne formen e fjalorit dhe shprehjeve te pakontrolluara deri dhe dallimeve raciale; kane bere te mundur qe te ngacmojne, te irritojne jo popullin, por vete policine ruajtese te asaje zone.. Te mos harrojme se edhe ata kane informacion se kush jane shqiptaret. Mediat e ndryshme i kane bere me dije se edhe ne shqiptaret, po behemi pjese e koalicionit dhe ne forma te ndryshme ne duart e terroristave, ndoshta dhe te vete policise afgane kane rene arme te shitura kondrabande, qe vriten ata vete dhe populli prej terroristave dhe grupeve guerrile qe nuk kane dasht as rusin, as amerikanin dhe duan te jetojne ne menyren e tyre. Skandale Presidenti dergon leterngushllimi dhe per ushtarin qe eshte akoma gjalle ne gjendje kome. Ja se cfare nderlidhje kane ata me Ministrine e Mbrojtjes dhe kjo e fundit me Presidencen! Mos lexoni vetem te djathtat, por dhe te majtat, se ajo mizerabel ushtri qe ka mbetur nuk eshte ne gjendje dhe te pergadise keto komendo paqeruajtese, pa lere te mbroje atdheun e vet. Ka kohe qe qarkullon nje korrupsion i brendshem, qe per te shkuar ne kete sherbim duhet te parapaguajshe 7 mije evro. Vete Berisha ne krye te ushtrise sjelle ushtarake te korruptuar, te liruar per vjedhje, me qellim qe ti koruptoje e ti perdore per vete. Sistemi Berisha i koruptimit, eshte i paperseritur dhe i pafshire. Perballe tij ne opozite qendron po i njejti me plane te miratuara, me ndryshim se ata nuk e kane marre akoma pushtetin. Prandaj konkluzioni i AK-se eshte sinifikativ, pa hequr sulltanet e majte dhe te djathte ne Shqiperi nuk ka demokraci. Si mund te shkojne punet persembari ne nje vend, kur Presidenti nuk flet me kryeministrin, kryetaren e Kuvendit, kur deputetet ne mes tyre shkojne si macja me miun!? Si mund te udhehiqet nje vend, kur ka dhe fatkeqesi me te medha te natyres si nje termet shkatrrues dhe te behet me faj nje kryeminister qe perse nuk e parashikoi nje gje te tille.!? Perse nuk foli e majta ku kane shkuar mjetet e infrastruktures se fshatrave, ish kooperativave te bashkuara, si spitalet, ambulancat, farmacite, rrjeti i telefonave, deri dhe magazinat me rezerva shtetrore per keto inondata dhe kohe lufte? Mire e djathta qe i shkaterroi, por as e majta qe nuk e ngriti zerin, merr pjese indirekt dhe e mbeshtet me heshtje. Faleminderit!

  4. Coku says:

    Edhe Ballkani afer ashte me Afganistanin more Prel.

  5. I brengosuri says:

    Ju zoter Prel,te ju them se sipas mendimit time,ase keta nuk jan qelluar fare kot pa ba ashe gja fare. Simbas CNN keta kan nise sherrin dhe provokimin me Avganistanasit. Prandej kam respekt,dhe e nderoj ushtarin shqiptar dhe uniformen qe ata mbanin,por duhet te ken ndollur dicka qe ne nuk e dim dhe ndoshta ase sdo ta dim askurre. Ju shoku Mark nenkoloneli,e di se ishe ushtarak dhe ti dhimbset ushtari shqiptar,por se di kun i merr keto statistika,apo informata te rrejshme se me shkua ne detyr paqeruajtesi ne Avganistan,apo Bosnje,e deri dje ne Irak, duhej te paguheshin nga 7000 se di ka te vin keto. Keta ushtar shqiptar reprezentojn kombin ton,ushtrin shqiptare dhe shtetin ton,duke vure vehten ne rrezik, e jo ma simbas teje edhe me pagua Lek me marre ate detyr,kjo ska kuptim. Me ato qe thoni se nuk ka marreveshje ase bashkepunim ne mes kreut politik qe udheheq shteti shqiptar,kjo esht ma se e vertet,dhe shum shqatsuese pa kurrni dhoje komande ase respekti organizativ,dmth….gjithkushe ne koken e vet, europa afer kurse shqiptaret large saje.

  6. fiks says:

    hahah prel mir thote polici afgon edhe ketu je ne rrezik??? sepse disa shqiptar harrojne se cfar kane kene ne shekuj, dhe jane ber me musliman se talibanet saqe u dalin zot atyre e kunershtojne vllain e vet …..

Leave a Reply

 
 

Muzikë

 
Flash required

VIDEO ALBDREAMS

 

Elvana Gjata

Gjaku Im

 

PERLA E KELMENDIT

 

GJETO DUKAJ

Kryetar i Komunes Kelmend

VIDEO ALBDREAMS

 

RITA ORA

How We Do