Sat, May 19, 2012

Referendumi pro anarkisë

Serbët votuan në shtetin e Kosovës kundër institucioneve të Kosovës

Nuk ndodhë të mos përmendet në ndonjë takim të rëndësishëm çështja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe folësit janë pothuajse të njëjtë, dhe dëgjohet e njëjta retorikë
Agim Vuniqi
Problemeve të shumëta zhvillimore dhe të mirëqenies së qytetarëve, edhe pse nuk janë të pakta, po i shtohen edhe problemet e natyrës politike-etnike, që shumë po e rëndojnë perspektivën e qytetarëve. Klima e krijuar politike në popull se shteti do të zgjidhë problemet e grumbulluara, jo vetëm politike por edhe ato ekonomike, ishte uvertyrë e një realiteti të ri joreal, të bojkotit të përgjithshëm të minoritarëve serb në veri, të udhëzuar nga qeveria serbe, gjë që po vështirëson në mënyrë të theksuar jetësimin praktik të projektit politik dhe kombëtar-shtetëror shumë domethënës, atë të pavarësisë praktike. Ballafaqimi me një situatë të re, atë të referendumit serb në një pjesë të okupuar të territorit të Republikës së Kosovës po ndryshon realitetin politik në Kosovë; nuk mund të thuhet se nuk ndodhi gjë…, ngase ilegalët serbë votuan ilegalisht kundër institucioneve të Republikës së Kosovës, pa asnjë “consequence” politike as juridike, një shumicë e të cilëve ushqehej dhe ushqehet edhe nga buxheti i Kosovës. Sigurisht diç ka e tillë do të përjetohet politikisht rëndë, edhe nga përballja e përditshme me frytet e Marrëveshjes së Ahtisaarit, e pranuar me pajtimin e vullnetshëm të palës shqiptare, ngadal po i rikthehet “normalitetit” të nevojshëm për të kuptuar të gjitha vështirësitë menagjuese me të cilat do të përballet qeveria e Kosovës në t’ardhmen.
Sigurisht që mosmarrëveshjet e brendshme shqptaro-serbe në Kosovë do të acarohen edhe më, ashtu siç do t’i diktojë qeveria serbe me aparatin e saj. Jugosllavia e cila u shpërbë me luftë-Serbia kundër të gjithëve; të gjitha subjektet ish-federale me kufij të e brendshëm dolën me kufijë të trashëguar si të jashtëm, ishte ky një proces që ligjërisht përfundojë me pavarësinë e Kosovës. Si të kuptohen ndryshe propozimet për revidime të kufijëve në baza etnike, përveç se joserioze, kur në njërën Kushtetutë, atë të Serbisë, nuk përmendet Marrëveshja Ahtisaari, dhe në preambulën e së cilës Kosova është pjesë integrale e saj, ndërsa në atë të Kosovës, as që është lënë një mundësi e tillë, meqë Marrëveshja Ahtisaari është kurrizi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të shtetësisë së saj.
E mira së mirës do të ishte që të kryhen sa më shpejt “marifetet” kushtetuese për të përmbushur kriteret e shtetëzimit të Kosovës, në veriun e së cilës abuzohet gjuha shqipe, nuk repsektohet rregulli për mbishkrimet e lokaleve afariste edhe në gjuhën shqipe; valon vetëm flamuri serb, tregëtohet me dinarë dhe, ligjet që prodhohen nga Kuvendi i Kosovës nuk po janë aktive në anën tjetër të Ibrit? Në vend të ligjërimeve të stërngarkuara politike, sigurisht që më mirë do të ishte që edhe grupet e qytetarëve të japin propozime konkrete të zgjidhjes së problemeve të tyre për të kaluar edhe në procedurën e dëgjimit në komisionet dëgjimore, në t’ardhmen, fundja ia vlen të punohet për veten dhe për të ardhmen e vendit.
Kosovës edhepse ngadalë po i bëhet pranimi ndërkombëtarë “Diplomatic Recognition”, ajo po gjenë mbështetës të rinjë në rrugën e saj të anëtarësimit në OKB. Eshtë çështje tjetër sa kanë kapacitet politik dhe diplomatik kosovarët të kyqen në rrjedhat integruese në Evropë dhe në botë dhe, pa një plan konkret për të ardhmen e vendit, nuk ka edhe ndonjë perspektivë të qartë. Nëse qeveria pretendon që të ngulfat hapësirën e autonomisë institucionale të subjekteve buxhetore sidomos të atyre ekonomike, përfshirë edhe kompanitë publike, atëherë vërtetë vendi mund të sharrojë në krizë. Tendencat për qeverisje “centraliste” kanë filluar të vërehen dukshëm, kjo nga shkaku se qeveria nuk ka ndonjë program të qartë për qeverisje. Kompanitë publike janë nën presion të vazhdueshëm, jo vetëm në realizimin e detyrave të parashtruara ditore javore, mujore.., por edhe nën diktatin e vazhdueshëm të ministrave. Si duket mungesa e eksperiencës menagjuese ka bërë të veten, në vend të avancimit të proceseve vërehet një ngadalësim i tepruar. Qeveria dhe ministritë përkatëse nuk janë të emruara për të udhëhequr ndërmarrjet, shkollat, spitalet, për të menagjuar tokën…, ato janë për të ndërtuar pakot ligjore që do të lehtësojnë dhe avansojnë marrëdhëniet ekonomike në vend. Deri më tash nuk ka pasur ndonjë fjalim të qartë të kryeministrit se cilët janë hapat që do të ndërmarr ai për të lëvizur ekonominë vendore nga vendi. Ka shumë çështje që janë lënë pas dore, nuk është qartësuar ende pronësia dhe, kush është titullar i vërtet i ndërmarrjeve publike, pyetja është a janë ato vërtetë “puro” shtetërore, nëse po, gjë që është evidente, meqë ato po i menagjon qeveria, atëherë po vërehet se qeverisja e ekonomisë në Kosovë është “centraliste” (edhe vendimet në Kuvend mbivotohen, nuk përfillen aspak propozimet e opozitës), për atë edhe politika kadrovike është dështake, e si atëherë po proklamohen partitë në pushtet se janë reformiste! Edhe ato ndërmarrje të cilat janë të privatizuara janë në funksion të aparatit shtetëror, veç po shihet se shumë ndërmarrje të cilat janë regjistruar kanë qenë fiktive, qëllim parësorë i të cilave nuk ka qenë afarizmi i sukseshëm dhe zbutja e papunësisë, por partneriteti në pastrimin e parave dhe zhvillimi i aparatit korruptiv, duke u krijuar ndërmarrësit politik ndërmjetësues të cilët shfrytëzojnë lidhjet me pushtetin “deal, no deal”, edhe gjatë procesit të privatizimit “më jep-të jap”; nuk ndodhë të mos përmendet në ndonjë takim të rëndësishëm cështja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe folësit janë pothuajse të njëjtë, dhe dëgjohet e njëta retorikë. Nuk është arritur deri më tash gjë kur thuhet se auditimi ka gjetur shkelje procedurale në menagjim dhe pastaj të shtohet se ndaj tyre do të ngritet kallximi penal. Së pari duhet kuptuar se edhe ndërmarrjet publike, por edhe private, janë të detyruara të bëjnë auditimin e brendshëm tremujor (nëpër kuartale) dhe atë vjetor, për të pasur më të qartë afarizmin e ndërmarrjes. Kjo është esenciale edhe për politikën tatimore të vendit ngase është shumë më lehtë të përcillen ecuritë ekonomike në vend. Përveq kësaj kështu më lehtë mund të përcillen të gjitha subjektet tatim-paguese. Eshtë gabim i rëndë kur ndonjë person zyrtar intervenon në organizatat publike dhe përzihet në politikën kadrovike drejtpërsëdrejti, pavarësisht nga pozita në hierarki, në PTK, KEK, apo në RTK…, Sigurisht që është gabim i pafalshëm menagjimi i ndërmarrjeve me qeverisje të centralizuar, është ky koncept i dështuar i ekonomisë centraliste…, bile shumë më fleksibil dhe më i butë do të ishte bashkëpunimi me sindikatën, për të qenë më tranparencial dhe me një kontrollë më të theksuar të afarizmit, ndoshta edhe nga vet prodhuesit e drejtpërdrejt, jo si tash kur afarizohet përmes vijave telefonike kryeministër-qeveri-ministër-menagjer dhe anasjelltas, ja pra si përcillet afarizmi i ndërmarrjeve publike, më mirë do të ishte të krijohet korniza ligjore për të gjitha subjektet e organizuara afariste, private dhe publike, ndaras, dhe kështu të përcillet afarizmi i tyre në suaza ligjore

Edhe pse ende nuk ka nisur vrullshëm fushata zgjedhore në Kosovë, rivaliteti garues ka filluar të kulmojë me një konkurrencë të denjë të kandidatëve të kualifikuar për kryetar të komunave në Kosovë, asnjëra nga partitë politike nuk është e sigurt për elektoratin stabil votues, për një arsye të thjeshtë, të mospërmbushjes së premtimeve të deklaruara më herët publikisht. Kutitë votuese janë ende të ftohta para fillimit të procesit të njëmendët zgjedhor, si tregues i mundshëm i sigurimit të biletës për hyrje në asamble komunale, por edhe për t’i kryesuar ato.

Kutitë do të hapen në mesin e nëntorit (15), ndërsa dhuruesit vullnetar të gjakut votues do të joshin vetëm njërin nga kandidatët e mundshëm nëpër komuna duke përfshirë edhe ato të rejat të parapara në bazë të kartës së decentralizimit të Kosovës. Do të jetë kjo një finale që do t’i mbajë të lidhur kandidatët por edhe votuesit për kutinë e votimeve, do të krijohet një partneritet i shkëlqyer që demonstron raportet e ndërsjella, por që kanë detyra diametralisht të ndara por shumë të përgjegjshme.

Meqë ky cikël i votimeve është individual-zgjedhja e kryetarëve komunal, ngase ai kolektiv është i ndarë, atëherë edhe kënaqësitë janë shumë më tepër të personalizuara, vetëm një kandidat do të përfitoj ofiqin “VIP”, ndërsa kandidatët tjerë do t’u rikthehen punëve tjera. Kandidatët do të jenë ende të fokusuar në atë se çka do t’i ofrojnë elektoratit, sigurisht që në këtë do të ndikojnë edhe koalicionet e mundshme të bartura edhe nga pushteti qendror, do të jetë ky një infuzion real për ta.

Gati te të gjitha subjektet politike mbretëron skepticizmi se sa votues do të dalin në zgjedhje, ngase mund të krahasohen ngjarjet lidhur me zgjedhjet e fundit, ato të para dy viteve, nuk u përfolën vetëm nga vendorët por edhe nga ndërkombëtarët dhe atë nga nivelet më të larta të BE-së, për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje, ata ripërsëritën disa herë se zgjedhësit janë të zhgënjyer në udhëheqësit e tyre për politikën dështake në fushën e drejtësisë.

Vendorët të preokupuar me zanatin e vjetër të futjes së dorës në xhepin popullor të euros publike as që i shihnin këto marifete. Disa nga skeptikët janë shumë të bindur se do të rifillojë matematika e vjetër e huas dhe borxheve, sa do të jenë në nivel të detyrës kandidatët që do të propozohen mbetet të shihet, por sigurisht do të përballen me shumë vështirësi, që tash nuk bënë të përmenden meqenëse akoma nuk ka filluar fushata e njëmendët zgjedhore.

Patjetër në epiqendër të angazhimeve të reja do të jetë edhe decentralizimi politik i Kosovës, i cili është në fushatën e mbjellje-korrjes, dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve për kryetar të asambleve komunale.

Përveç sekuencës zgjedhore ka edhe shumë observime të hapura dhe interesante për pavarësinë dhe sovranitetin. Nuk ishte edhe aq i lehtë, ngase pavarësia kërkonte njohjen e saj, dmth pranimin ndërkombëtar.

Për të vepruar njëanshëm duhej ditur edhe konstalacioni i forcave të brendshme, e ai ishte shumë stabil, edhe ashtu dihej se pavarësia nuk arrihet me shumë alternativa, ose duhej t’u besohej subjekteve që do të qeverisnin me Kosovën në t’ardhmen, sipas procedurës zgjedhore por edhe sistemit zgjedhor, dmth kandidimit, votimit dhe numërimit të votave, ose alternativa tjetër ishte shembja institucionale “domino” e të pakënaqurve (që nuk janë të paktë) dhe prishja e konfiguracionit politik-institucional çfarë është tash.

Një gjë është evidente që faktori ndërkombëtar nuk ka kohë të merret me kaq shumë alternativa, as tash, duhet pra me u parapri proceseve që në nismë, e jo të reagohet me vonesë, dhe pastaj të bllokohen nismat e çfarëdo projekti qoftë edhe ai protokollar, ngase BE-ja nuk do të tërhiqet aq lehtë nga investimet e deritanishme diplomatike, dhe çfarëdo tërheqje nga premtimet e tyre do të jetë katastrofale, sidomos humbja eventuale e përkrahjes, ngase atëherë do të sorollaten udhëheqësit me certifikatën e pavarësisë pa vulë ndërkombëtare.

Patjetër duhet të ketë marrëveshje të zgjeruar dhe qeveria e Kosovës duhet të jetë të vendosur se çfarë kërkon, dhe si mendon ta realizojë shtetndërtimin dhe sovranitetin e plotë territorial. Pra, ai që ka marr përgjegjësin për një akt të tillë madhor duhet të njeh mirë e mirë konstalacionin e forcave të brendshme, ngase shumë nga ata që kane qenë “te rebeluar” sot janë shumë paqësor, janë “majur” nga të mirat e hyqymetit, dhe cili do të na bind se ata do ti lenë anash aq lehtë, te mirat materiale që ua garantojë hyqymeti.

Tashmë janë ndërruar rolet nuk ka opozitë të sinqertë, siç kishte më herët, këtë e kanë harruar edhe shumë nga ata që vuajtën burgjet më të rënda, ajo është edhe tash siç ishte përpara jashtë dyerve të Kuvendit të Kosovës, opozita e sotme e vetme është ajo e të rinjve, në krye me disidentin politik Albin Kurtin, prandaj meriton të dëgjohet alternativa e tyre, nëse jo tash, do të jetë më vështirë më vonë, ngase pakënaqësia po vjen duke u shtuar, me tendenca të rritjes dhe rrezikut të daljes jashtë kontrollit.

Realisht nuk duhet të harrohet as roli i PK-së, si forcë e pajisur me armë të nxehta, se kah do të pozicionohet, a do të ketë fuqi të mbetet nën kontrollin civil të institucioneve qendrore vendore me zinxhir vertikal komandues, apo do të hamendet edhe nga kontrolli i ndërkombëtarëve, meqë ajo deri më tash ishte zbatuese e përkryer e vendimeve të ndërkombëtarëve që janë në fuqi dhe faktikisht edhe e kanë themeluar atë.

Të gjitha ata që mbështeten vetëm në faktorin e brendshëm, mund të jenë edhe të vrullshëm, a kanë ata informata të bollshme dhe sa janë duke menduar mirë dhe esëll, duhet të gjykojnë vetë, por është pikëpyetje e madhe sesa Kosova do ta ketë përkrahjen e jashtme, dhe për këtë duhen investimet nga jashtë.

Pra realisht pa një përkrahje të njëmendët të SHBA-së, e cila do ta përkrah fuqishëm dhe do të shtyjë përpara njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës nuk do të ketë pavarësi të njëmendët, për atë është e domosdoshme puna me ëashingtonin, e të gjitha forcave politike por edhe e diasporës shqiptare, se lufta diplomatike koordinohet në Prishtinë dhe në ëashington, me mirëkuptim të palëve të cilat janë të interesuara të bashkëpunojnë dhe jo të armiqësohen.

Fjala është për konstalacionin e brendshëm politik të pozitës dhe opozitës legale, por edhe asaj reale e cila tash për tash është jashtë institucionale, këto mund të konsiderohen se janë në rivalitet politik që kanë një qëllim shtetndërtimin e Kosovës, prandaj duhet te flaken inatet dhe gërryerja e zorrëve të njëri tjetrit.

Ka humbur realisht sensi për jetën e përditshme të qytetarëve, jeta ka fituar ngjyrat e një spektakli të vërtetë, është kohë e magjistarëve që vrëngëllojnë në ajr shkopin magjik; i shkon mendja njeriut se është në epiqendër të bursave botërore ku bëhet shitblerja e valutave konvertibile “online currency”

Rrenët sa më afër që të vjen dita “e gjykimit” do të vazhdojnë duke u fryrë, duke mbushur thasët që shkunden nga pleshtat. Edhe pse statistikat tregojnë për një rritje të analfabetizmit, kjo nuk i pengon “sugarët” politikë të premtojnë për gjithçka dhe për çdo gjë, edhe digjitalizmin e administratës. Votues të dashur ju vetëm shprehni dëshirat, politikanët janë ata që do i plotësojnë ato, edhe bërllogun do ua pastrojnë… Nejse de…, edhe shprehja e dëshirave është një kualitet i ri… Nuk është edhe keq kështu, nuk ka ndalje në shprehjen e dëshirave për asnjë çast, por ka edhe prognoza, kështu bile u shtohen epshet lojtarëve nëpër bastore. Sa më shpejt që do të afrohet dita “e shpëtimit”, aq më agresive do të jenë premtimet. Deputetet partiak dalin me ide të reja të sajuara në kthinat e errëta të selive partiake, për t’i ndriquar ato para spektatorëve të shumtë në TV. Këto gara kanë edhe një lehtësi, nuk duhet të vrapohet shpejt për të humbur energji, me rëndësi është zërimi i mirë dhe fjalët e rrepta, duke u thirrur edhe në veprat e tjerëve që nuk janë në mesin e të gjallëve. Shqiptarët e kanë një të mirë që të vdekurit nuk i lëjnë asnjëherë reahat, kur u duhen përbehen në ta, nuk u bënë përshtypje fare që karierën e tyre e mbështesin në mite, prandaj vazhdimisht qytetarët folklorist kanë kënduar në përcjellje të instrumenteve me dy tela, duke u kënduar dhe hymnizuar veprat e të vdekurve, sa janë gjallë nuk ua njohim vlerat. Shpesh testohet edhe historia, përmenden datat historike me rend, çuditërisht gjatë fazës premtuese ofrohen zgjidhje shumë “cilësore” dhe të avansuara të shekullit XXI, ndërsa në anën tjetër rikujtohet historia si rekuizit i nevojshëm i zgjedhjeve. Dhe çfarë fushate do të ishte po të mos jepeshin shifra të shprehura në euro, i shkon mendja njeriut se është në epiqendër të bursave ku bëhet shitblerja e valutave konvertibile “online currency”. Nuk pamë ndonjë ide programore që udhëzon në ruajtjen e tokës së punës si resurs natyral, meqë ndërtimi i egër paraqet kërcnim për qytetarët e Kosovës, dhe kështu këto resurse natyrore që do të përmbushnin nevojat elementare për ushqim pa dalje në treg gradualisht po humbin kapacitetet e nevojshme duke degraduar familjet farmere. Uji si resurs i domosdoshëm jetësor po humb, nuk është as temë shqyrtimi i akademikëve dhe profesionistëve, të cilët të ardhmen e tyre shkencore e kanë gjetur në shpresën e votuesit, i cili eventualisht do t’i shpërblej ata me gradat e reja që i tejkalon ato shkencore. Preferencat e shumta për projekte të reja, pa u realizuar projektet e sigurimit të ujit të pijshëm, por edhe atij për amvisni, do të paraqesin kërcnim për një jetë normale të qytetarëve në të ardhmen. Shëndetësia e mirëfilltë për populltatën e bazuar në betimin e Hipoktatit gradualisht është duke humbur luftën nga tregu informal, i cili banorët i furnizon me barëra të dyshimta dhe afate të skaduara. Pse nuk zvoglohet personeli adminitrativ dhe pse nuk autorizohen nga qeveria shoqatat profesionale për të kryer punën e tyre, ç’u duhen qytetarëve aq shumë këshilltarë “të dijshëm”. Kjo formë e deritanishme e qeverisjes është shumë centraliste, nuk jep mundësi për një debat cilësor me qytetarë, sidomos ajo në qeverine lokale. Angazhimi i shoqërisë civile për pastrimin e “ambientit” nuk po jepë rezultate inkurajuese, le të shpresojmë që kandiatët që do t’i shpërblejë vota qytetare do të mendojnë pak më tepër për sigurimin e kushteve për një jetë të dinjitetshme, jo si këta që ishin deri më tash. Ata që do të garojnë do t’ua shohim shpesh “suratet” në TV, bile për asgjë qytetari do të argëtohet për ditët që do të vijnë, fundi i dimrit do të jep porosi


Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Leave a Reply

 
 

Muzikë

 
Flash required

VIDEO ALBDREAMS

 

Elvana Gjata

Gjaku Im

 

PERLA E KELMENDIT

 

GJETO DUKAJ

Kryetar i Komunes Kelmend

VIDEO ALBDREAMS

 

RITA ORA

How We Do