Sat, April 19, 2014

Ruzhdi Lata, është një ndër tre kandidatët të cilët pretendojnë të udhëheqin Komunën e Dibrës në katër vitet e ardhshme!. nën siglën e BDI-së

ruzhdi lataBeqir SINA New York

STATEN ISLAND NY: Tash që dita kur vota e sovranit, është ajo do të të vendosë, se kush do të marrë drejtimin e qytetit të Dibrës, pra kush do të jetë i pari i Dibrës, duket se ky qytet me tradita të lashta dhe një vend që ka pjesë të rëndësishëme në historinë kombëtare, pothuajse e ka “zgjedhur kryetarin” e saj.
   Kështu të paktën, mendojnë pjesa më e madhe e dibranëve që jetojnë e punojnë në SHBA, kur u pyeten nga gazeta jonë.Ruzhdi Lata, është një ndër tre kandidatët të cilët pretendojnë të udhëheqin Komunën e Dibrës në katër vitet e ardhshme!. Dhe, jo vetëm sipas informacioneve që vijnë nga Dibra e Madhe, por edhe nga ato që qarkullojnë këtu në diasporën dibrane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shanset më të mëdha për të marrë një mandat deri tani i ka Ruzhdi Lata, i cili gëzon një autoritet të pakontestueshëm në shoqërinë dibrane dhe njëherësh mund të ishte edhe njeriu që mund të ndryshojë Dibrën – për të gjithë qytetarët e kësaj komune.

Përndryshe, sipas një sondazhi në facebook, 2/3 e emigrantëve dibranë në New York, ku jeton edhe pjesa më e madhe e komunitetit dibranë në SHBA, mendojnë se kandidati i BDI-së, zoti Ruzhdi Lata do të jetë Kryetar Komunës së Dibrës. Duke biseduar me dibranët në Amerikë, ata thonë se maxhistër Ruzhdi Lata nuk mund të ketë befasi në fitore.

Si favorit “në hije” sipas tyre, llogaritet edhe kandidatura e biznesmenit të suksesshëm në Amerikë, vemprimtarit të dalluar Ibrahim Kolari, i cili ka mbështetjen e madhe këtu në diasporë të liderve shqiptaro – amerikan, por jo aq sa për të “fituar” të dibranëve, të cilët kan shumë ndikim në familjet e tyre në Dibër të Madhe.

Historiani i mirënjohur  Ruzhdi Lata, ka një popullaritet të madh dhe jashtë Dibrës së Madhe, emri i tij është i njohur dhe i vlersuar në Shqipëri, Kosovë, dhe viset e tjera në Ballkan, dhe sidomos këtu në diasporë, ku ai ka qenë disa herë. Bashkia e Peshkopisë, qendra tjetër administrative e “krahut tjetër” të ish Sanxhakut të Dibrës, e ka shpallur atë disa vjet më parë qytetar nderi.

   Kurse, shapllje e Latës, për qytetar ndëri I Peshkopisë, thuhet se është bërë për kontributin e tij të shquar në mbrojtjen e çështjes kombëtare, mbështetjen e lëvizjeve demokratike, për udhëheqjen shpirtërore të komunitetin islam Dibër e më gjërë, për toleracën, harmonin e vizionet modern në trajtimin e çështjes të religjionit.
Maxhistër Ruzhdi Lata, është nderuar edhe nga Shoqata Atdhetare Dibra me një pllakat Mirënjohje! Ku ai ka marrë pjesë si i ftuar special nga komuniteti dibran.
   Në Amerikë, tek dibranët Lata shihet si një nga figurat e shquara dibrane, shembulltyrë frymëzimi për çështjen shqiptare, edhe për liderit e tjerë. Ai është shquar si klerik, dijetar, atdhetar, historian, politikan, dhe publicist .

Ruzhdi Lata, duket se po ndjek rrugën patriotëve dibran hafëz Ali Korça, Said Najdenin, Haxhi Vehbi Dibra, Dom Nikoll Kacorri të dy këta të fundit përfaqësues të komuniteteve fetare, të cilët dhanë kontribut të madh në shpalljen e pavarsisë të shtetit shqiptar në vitin 1912. Ku siç dihet Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh para 100 viteve kryetari i parlamentit kurse Dom Nikoll Kacorri nënkryetar I Qeverisë të Ismail Qemalit.

Disa të tjerë e shohin me skepticizëm – shpalljen e kandidaturës s Ruzhdi Lata për kryetar Bashkie në Dibër të Madhe . Ngaqë mendojnë se myftiu i Dibrës, “nuk duhej të merrej me politik!?”.Por të mos harrojmë se ish kryeministri më i suksesshëm në historinë e Britanisë së Madhe, Tony Balir, ka thënë se :”Si politikan u bëra mbasi kam njohur Zotin dhe jam bërë besimtarë”

Maxhister Ruzhdi Lata, edhe si lider fetar por edhe si historian  ka një respekt të jashtzakonshëm në mesin e qytetarëve dibranë, çka tash është gati të vihet edhe në krye të Dibrës. Kjo i jep atij edhe një mundësi tjetër, që ashtu si ishte si myfti të jetë mbas datës 24 mars edhe një Kryetar Komune shumë më i sukseshëm për Dibrën dhe dibranët.

    Ruzhdi Lata, padyshim që shihet në Dibër si shpresa ose njeriu që mund të bëjë një ndryshim të madh për Dibrën, në ringjalljen e Dibrës e di se çfarë sfidash e presin në Dibrën e Madhe si kryetar komune.Megjithëse, dikush mund të thotë, po ku është dallimi mes Ruzhdi Latës myftiu i Dibrës dhe Ruzhdi Latës kryetar i Komunës së Dibrës? Për mendimin tim ka shumë ndryshim sepse ai e njeh më mirë se çdo dibran Dibrën, mentalitetin dibran – problemet dhe hallet e dibranëve, çka  ai mund të sjell një erë të re në drejtimin e qytetit. Ai është jashtzakonisht i zgjuar, me shkollën e lartë të kryer, njeri i palodhur dhe punëtor një njeri që sot për sot gëzon mjaft autoritet.

Nga ana tjeter Ruzhdi Lata e ka experiencën e pa kontestueshme për qytetin e Dibrës, mbasi nuk ka njeri që e njeh Dibrën dhe mentalitetin dibran në këtë qytet më mirë se ai – duke “trokitur derë më derë” sa herë e ka dasht nevoja, si në kohën e luftës së UÇK-ës, por edhe kur në mexhelisin dibran pajtojë dibranët.

Kështu që duke e parë aktualitetin në Dibër, ku qysh në kohën e ish Jugosllavisë ky qytet mbeti si “zorrë qorre”, por edhe në dy dekadat e fundit dëgjojmë shpesh për ata që e drejtuan Dibrën, nuk bënë dotë atë që meritonte dhe kërkonte ky qytet. Arsyet nuk duhen kërkuar tek ata që drejtuan Dibrë, por për këtë kan qenë më shumë politikat nga lart, ato që e kan lënë në kët “dorë dite” Dibrën e Madhe.

Mirëpo tani duket se në kohën dhe vendin e duhur ka ardhur njeriu që mund të bëjë ndryshimin – mbasi ka ardhur koha që ky qytet të ri-ngjallet dhe Dibra të vendoset aty ku e ka vendin e saj . Ashtu si ka qenë deri në vitin 1911, kur  Dibra e Madhe ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore.BDI-a, me Ruzhdi Latën nën slloganin elektoral :”Bashkë ndërtojmë!” besohet se kësaj radhe ka për ta bërë Dibrën e Madhe. Kjo është shfaqur edhe në spotin e tij televizivë për këtë fushatë, ku zoti Lata  thotë se :”Të gjithë e dimë mirë situatën aktuale të Dibrës, dimë edhe se çfarë i dihet Dibrës për të qenë një qytet ashtu si edhe e ka emrin,. Puna e bërë deri tani duhet të vazhdojë edhe me ritëm më të lart ! të gjithë e duam Dibrën që të jetë një qytet që ofron kushte dinjitoze jetese dhe një të ardhme më të sigurtë.

Për këtë thotë kandidati për kryetar Komune të Dibrës së Madhe, Maxhistër Ruzhdi Lata nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, : “Unë dalë para jush duke qenë dibranë dhe jo i plotikës e di shumë mirëse për çfar ka nevojë sot Dibra, Në mbështetjen e BDI-së në katër vitet e ardhshme kam planifikuar mjaft projekte: Prioritet im është Dibra me rrugë efikase, rindërtim i qendrës së qytetit, ujë pandërpreje, dhe një ambjent të pasur jetësorë. Ndërtesa e Gjimnazit duhet ndërtuar sipas sandarteve bashkëkohore, që edhe jeta e të rinjë të marrë përparësi, Do t’i hapim rrugën investitorve dhe bashkëatdhetarëve tanë nga SHBA, dhe Europa, kudo që janë në emigrim, Me përkrahjen tuaj bashkë do ta ndërtojmë Dibrën më të bukur, për një jetë më të mirë për ne dhe fëmijët tanë.Bashkohuni me ne jepeni votën tuaj për të ardhmen e Dibrës!”
Pak histori nga Dibra e Madhe ….
Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nga vendet më të pazhvilluara ne Maqedoni.
Dibra është një qytet pa fshatra, pasi pjesa më e madhe e fshatrave mbetën përtej kufijëve, praktikisht në Shqipëri. Qyteti pësoi degradim ekonomik dhe degradim kulturor të gjithanshëm.
Sot,Komuna e Dibrës rradhitet në rendin e komunave të pazhvilluara, në Maqedoni kjo si pasojë e politikave diskriminuese që janë ndjekur ndaj këtij qyteti. Si veprimtari kryesore ekonomike janë bujqësia dhe blegtoria. Sipërfaqja e përgjithshme agrare në komunën e Dibrës përfshin 7.708 ha nga e cila tokë 33.4% është tokë e punueshme, kullosat përfshihen me 22% ndërsa me pyje përfshihen 44.6%. Si pasuri natyrore të qytetit mund të përmendim ujërat më të njohura termo-minerale në Evropë, rezervat e mëdha të gipsit si dhe liqenin hidroakumulues si burim të energjisë. Industria ka qenë promotori kryesor i proçeseve pozitive të zhvillimit të ekonomisë në komunën e Dibrës.
Sipas të dhënave statistikore në vitin 1994 në Komunën e Dibrës jetojnë 17.588 banorë nga të cilët 77% jetojnë në qytetin Dibër ndërsa 23% jetojnë nëpër fshatrat perreth qytetit.
Sipas regjistrimit të vitit 2002 Komuna e Dibrës kishte 19 452 banorë, shtesa e popullsisë vjen nga shtimi natyral i saj dhe nga bashkëngjitja e dy fshatrave që i ishin hequr Komunës së Dibrës në vitin 1994. Fshatrat që u shtuan janë te Mogorces dhe Garit.
Në regjistrimin më të fundit Popullsia e qytetit të Dibrës së Madhe ne vitin 2002 arriti në 14 561 banorë

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Leave a Reply

 
 

RADIO ALBDREAMS

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

SHKODRA

Foto Galeri

ARSHIVA ALBDREAMS