Ing. Gjeto DUKAJ : Sarajevo, 27-29 shtator 2018, ne “European Rivers Summit”, bashke me Prof. As. Dr. Rrok Smajlaj dhe Martine Wolff, tue prezantu vlerat kulturore dhe natyrore te Kelmendit si dhe tue sensibilizu institucionet dhe organizatat Europiane per shkaterrimin e ktyne vlerave, prej HEC-ve egzistues, te atyne qe jane ne proces dhe atyne qe pritet te ndertohen. Ne e bame t’kjarte se gjithcka qe po zhvillohet atje, asht ne kundershtim me vullnetin e banoreve dhe ne kundershtim me ligjet e vendit si dhe konventat nderkombetare te cilat shteti shqiptar i ka nenshkruar por qe nuk i zbaton. Shqetesimi jone u vleresua me shume seriozitet dhe tashme edhe Cemi dhe resurset e tjera natyrore te Kelmendit do te jene pjese e axhendes europiane te rrjetit te organizatave dhe institucioneve te mbrojtjes se natyres dhe ambjentit. Summit u mbyll me nje memorandum drejtue Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Ministrave te Energjise, Ambjentit dhe Ekonomise si dhe Kryetareve te shteteve dhe Kryeministrave, per problemet e evidentueme dhe kerkesat per ndalimin e shkaterrimit te natyres dhe ambjentit sidomos ne vendet e Ballkanit.
Leave a Reply