Wed, October 22, 2014

SHBA-Një jetë e tërë me këngën popullore shqiptare !

anamalitBeqir SINA – New York

Haxhi Maqellara: “Jam një njeri i lumtur, sepse këndojë atë që e dua – këngën me taban dhe të pastër popullore shqiptare ”

STATEN ISLAND NYC : Haxhi Maqellara, është këngëtari dibran në Shetet e Bashkuara të Amerikës, që ka kënduar më shumë se 40 vjet – vetëm këngën folklorike dhe popullore atë që si thotë ai të pastër dhe me taban shqiptare. Haxhiu, është këngëtari që ka marrë deri tani, dhjetëra çmime dhe mirënjohje nga Kosova, Dibra e Madhe, Peshkopia, Tirana dhe shqiptarët e Amerikës.
       Haxhi Maqellara, pak kohë më parë u kthye nga vendlindja, ku vizita kësaj rradhe thotë ai ishte e ngrakuar me emocione të papërshkruara. Mbasi, nuk ishte thjesht ç’mallja me Dibrën dhe Tiranën, shprehet ai, por edhe supriza që më bën Tirana dhe dibranët” .
      ”Natyrishtë, këtë nuk mundet t’a “fshefi” nisi të rrefehet për gazetën tonë në një mbasdite në shtëpinë e tij në Staten Island ishullin e “dibranëve në Nju Jork duke shtuar se :”Muajin e kaluar përjetova kënaqësinë më të madhe në karrijerën time artistike 40 vjeçare, si këngëtar dhe si kompozitor. Para  disa muajve ishte Bashkia e Tiranës me kryetar zotin Lulëzim Basha me miratimin unanim të Keshillit te Bashkise duke që më akordoi titullin “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”. , dhe me propozimin të Shoqatës “Tirana”, dhe kryetarit të saj zotit Arben Tafaj, të cilin e faleminderoi jashtë mase.
      Se kisha pritur kurrë tregon Maqellara, që urimet të “rridhnin lumë’, të më vinin nga të gjitha anët, prej nga Tirana, Kosova, Peshkopia, Dibra e Madhe dhe diaspora – shqiptaro amerikane, bashkëkombasit e mi këtu në Amerikë, “Gëzimi, ishte tepër i madh dhe i papërceptuar, thotë ai sepse, ky titull më vinte në vigjilje e 60 vjetorit të lindjes dhe të 40 vjetorit të aktivtetit tim artistik.”
         Kështuqë, mezi prisja të shkoja në Tiranë dhe të merrja titullin e madh – në atë Tiranë zëmer madhe bujare dhe fisnike, e cila para 100 vjetëve na hapi dyert ne dibranëve muhaxhirë, të cilët ikën dhe lanë shtëpitë e tyre, si rezultat i spastrimit të paparë dhe barab sllavo – serb, thotë bilbili i këngës Dibrane, Haxhi Maqellara, i emocionuar.
      Tirana kryeqyteti ynë nderoi kështu Haxhi Maqellarën në 40 vjetorin e ngjitjes në skenë, duke organizuar edhe një mbrëmje Gala në restorant “Berluskoni” në Tiranë, ku morën pjesë artistë të elitës nga Tirana, Dibra e Madhe, Peshkopia, Kosova dhe Diaspora, shqiptarët e Amerikës Shoqata Atdhetare Dibra, kryetari Musa Paçuku . Organizimi ishte i jshatëzakonëshëm pohon ai. Mbasi dy artistë të dalluar, Behar Mera dhe Veli Rada i dhanë sharm spektaklit ndërsa Mjeshtri i madh i skenës Bujar Kapexhiu ishte udhëheqësi i kësaj mbrëmje.
Kënga  – hymn “Faleminderit moj Tiranë” e ka marrë subjektin e tekstit të saj nga një eksod tragjik brenda kufijve të Shqipërisë Etnike:
      Haxhiu risjell kujtimet e tij më tej, duke treguar se :” Në odat Dibrane, gjithmonë  është folur  për mikëpritjen e zemërbardhësinë e Tiranës, për bujarinë dhe fisnikërinë, që tironasit, treguan gjatë ikjes së dibranëve në eksodin tragjik të viti 1913, kur u kryen masakrat serbe mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. Dibranët, tregon ai gjetën strehë në Tiranë, dhe kjo kurr nuk është harruar sidomos nga dibranët kudo që janë.
       Ai rrefen se si i dëgjonte këto biseda nga goja e më të moshuarave nëpër oda në raste dasmash a mortesh, dhe gjithmonë e kishte mëndjen të bënte një këngë për atë pritjen bujare. Dhe momenti erdhi, thot ai, kur autori i njohur i teksteve të këngëve, Jorgo Papingji dhe kompozitori Edi Balili, krijuan këngën prekës dhe kuptimplote ”Faleminderit moj Tiranë”.
       Në vitin 1988, vetë Haxhi Maqellara e la Dibrën, që e deshte aq shumë, dhe i kishte dhënë aq shumë, me kolegët e tij me artin e tij të bukur dhe mori rrugën e mërgimit për tu vendosur “përjetësisht” në vendin kampion të lirisë dhe demokracisë në botë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin e ëndrrave të të gjithë njerëzimit dhe të artistëve të botës.
         Ai u kthye nga SHBA, në vendlindje mbasi kishte kënduar gjatë viti 1987 për rreth 8 muaj. Atëhere, vendlindja e tij ishte nën sundimin e Beogradit në të ashtuquajturën “Jugosllavi”. Në vitin 1988 – Haxhiu, mori rrugën e mërgimit , mbasi kushtet në vëndlindje ishin ashpërsuar ; kultura dhe arsimi kalonin çaste tepër të vështira, ishte koha kur represioni serb po arrinte kulmin. Ishte koha kur Kosova me lëvizjet e saj mbar popullore, kishte nisur e para rrugën e shpërbërjes së “Jugosllavisë” që nuk egzistonë më mbsa shkërrmoqjes së saj.
      Në atë kohë edhe pse i ofruan prap një vend në skenë, Haxhi Maqellara, nuk pranoi duke u solidarizuar me popullin e vet. Si mund të këndonte ai në mort? Kur qelitë ishin mbushur plot, me shqiptarë të pafajshëm dhe askush nuk e ndjnte veten të lirë. Nuk këndoi, por ndërkohë që emri i tij ishte gjendur në listën e zezë të 215 intelektulave, që policia sekrete serbe, po merrte masat për t’i burgosur ata si shkatarë të trazirave të asaj kohe kundër rregjimit të Beogradit.
……Haxhi Maqellara është këngëtari dhe kompozitori që u ka kushtuar këngë simboleve kombëtare dhe heroinave shqiptare. Ai është i pari kompozitor shqiptar, që i ka kushtuar këngë bijës shqiptare Nëna Terezes, nobelistes shqiptare , bamirses së madhe. Por, këngët e tij gjithmon evokojnë patriotizëm dhe atdhedashuri nëpërmjet notave të shpirtit të këngëtarit. Ai i këndoi Ganimete Terbeshit, Ibe Plaikuqit, Shote Galicës, Kosovës, Dibrës dhe Tiranës, i këndoi plagës së pashërueshme kurbetit, por edhe nënës shqiptare.
Ky ishte momeneti që ai e la vendlindjen dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Nju Jork , ishullin e “dibranëvë”  Staten Island – për të bërë realitet ëndrrat e tij.
      Në shtëpinë e tij në ishullin e “dibranëve” Staten Island, ku ai gruaja Fatbradha tre fëmijët nusja e djalit dhe nipi i tij jetojnë së bashku, i morëm këtë intervistë, mbas marjjes së çertifikatës “MIRENJOHJE DIBRANE” dhënë me rastin e 28 Nënotit, 101 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë nga Shoqata Atdhetare Dibra”:
       Zoti Maqellara gjatë gjithë karjerës suaj keni marrë shumë çmime, dhe çertifikata mirënjohje, vlerësime të ndryshme, por më së fundi ju u vlerësuat edhe nga bashkëqytetarët e tu – komuniteti dibran në Amerikë. Pra, si e vlerësoni ju këtë çmim nga dibranët në Amerikë – SHAD ?
H. Maqellara : Edhe ky çmim si gjithë të tjerët, është një mirënjohje të cilën unë pas atij çmimi që më dha Tirana, do ta “ruaj si syt e ballit” i themi ne shqiptarët. Ky është një vlerësim nga bashkëpatriotët e mi dibran në Amerikë, që unë mbas kaq vjetësh që jam larguar nga Dibra, ua kushtojë prindërve të mi, të dashur dhe të ndjer të cilët më lindën dhe me edukuan në frymën tonë kombëtare.Gjithashtu, këtë mirënjohje si gjithë të tjerat, ia kushtojë edhe familjes time të ngushtë bashkëshortes time Fatbardha, fëmijëve Burimit, Mimozës dhe Goxhes, nuses së djalit Mirelës dhe nipit tim të dashur Eduartid.
  Të them të drejtën më pelqeu shumë sesi Shoqata Atdhetare Dibrane, më në fund po i trajton dhe jep atë që mertiojnë njerëzit që kan merita dhe kan dhënë kontribut në komunitetin dibran, si në qytetin tonë edhe në SHBA. Andaj, mendojë, që kjo traditë të vazhdojë, që të gjithë ata që kan bërë për Dibrën dhe dibranët, kombin shqiptarë të marrin “Mirënjohjen qytetare Dibrane” që u takon.Të nderohen në festa të tilla edhe dibranë të tjerë, me qëllim që të nxirren në pah vlerat e dibranëve dhe kontributi i tyre, ndërsa të tjerë të nxiten për të bërë edhe më shumë, për Dibrën dhe çështjen kombëtare.
 Meqënëse, jemi tek çmimet nuk mund të rrimë pa permendur edhe atë të Këshillit Bashkiak i Tiranës  dhe Bashkia e Tiranës, zotit Luzim Basha, që u ka nderuar para një muaji me titullin “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”. Si keni arritur ju të ruani dhe kultivoni këtë muzikë folklorike, dibrane dhe tiranase dhe si do të ruhet më tej kjo ?
 H. Maqellara : Pyetje shumë e bukur kjo!  Nga kushtet e “egra” të emigracionit, kam qenë gjithmon i prirë të bëjë vetëm muzikë folklorike me tabanin popullor të asaj krahine, që i përkas Dibrës por edhe Tiranës, ku dibranët kan qenë pjesë e saj – këtu e 100 vjet më parë. Gjithashtu, kam punuar shumë me Grupin muzikor “Fisnikët” në Nju Jork, të ruajm dhe të kultivojmë muzikën e pastër dibrane, Dhe, kjo për vet faktin – mendojë unë se edhe muzika shqiptare në diasporë mund të ruhet e kultivohet në breza tek shqiptarët, nëpërmjet dasmave , festave dhe gazemndeve të ndryshme që kemi ne shqiptarët e Amerikës.
 Pra, duke interpretuar muzikë me taban popullor, duke u ikur atyre dukurive dhe veseve të huaja që janë futur “kot më kot” në muzikën tonë të bukur popullore. Sepse, ajo nuk na nderon edhe si komb ne në diasporë, por përkundrazi ajo na “deformon” ne si komb !.
 Duke pasur parsysh se jemi në Amerikë, vendin kampion të demokracisë lirisë dhe të drejtave të njeriut, vendin e mundësive të mëdha, ne jemi të perveligjuar. Kur dihet se në vende të tjera, emigracioni është i “egër” si thatë ju për të asmiluar lehtë. Këtu, është shumë më leht të ruash dhe kultivosh kulturën tendë, nëse dëshiron askush nuk të pengon. Gjtihashtu, ne kemi televizione , radio dhe gazeta të komunitetit, që na mbajnë gjallë me frymën kombëtare shqiptare. Duke pasur si i thonë një “Shqipëri të vogël” këtu në Amerikë, ne shqiptarët kemi shumë mundësi të ruajm dhe kultivojmë muzikën, kulturën dhe traditën shqiptare kudo.
Kur jemi në përgjigjen tuaj rreth kësaj çfarë ju u përgjigjet. A mendoni se aktivitetet kulturore dhe artistike të shqiptarëve të Amerikës janë në përputhje me numërin kaq të madh të shqiptarëve që janë në SHBA?
 H. Maqellara :  Jo! nuk është aspak!, mbasi jemi aq shumë sa duhet të kemi edhe më shumë aktivite dhe veprimtari kulturore e artistike, shqiptare. Më shumë koncerte e festivale, takime me artistë e këngëtar, promovime librash e artsitësh të rinjë, e të reja këngëtarësh, shkrimtarë , artistë dhe libra, si dhe pjesë të tjera teatrale, filma e të tjera e të tejra, aktivitete e veprimtari kulturore e sportive në komunitin shqiptarë.
 Duke shkuar në të njëjtën linjë me kërkesat e disaporës shqiptare në Amerikë, që janë shumë të mëdha. E them këtë, sepse kemi rënë si “viktimë” e biznesve, ku çdo veprimtari dhe aktivitet apo edhe fest kombëtare, po shfrytëzohet vetëm për të bërë biznes, pa parë anën cilësore dhe profesionale , ruajtjen e kultivimin e kulturës dhe artit shqiptarë.
 Do të ishte mirë duke parë se kemi kaq shumë këngëtar dhe artistë në komunitet, mbrëmjet , dasmat, gazmendet, festivalet dhe festat kombëtare,  koncertet, t’ju lihen komuniteti të arstitëve shqiptarë, atyre që janë profesionist dhe dijnë të bëjnë art dhe jo një DJ-je që ia humb vlerat muzikës shqiptare.Çdo mbërmje mendoj duhet që t’i jepet një karakter tjetër , ai totalisht artistik dhe kombëtar dhe jo vetëm për të bërë biznes.
 Çfarë mendimi keni për brezin e ri të këngëtarëve të muzikës popullore në komunitet ?
 H. Maqellara :  Çdo komunitet jo vetëm ne shqiptarët, në diasporë bërthamën e tyre e kan tek të rinjët e të rejat, këngëtarët të cilit lindin nga komuniteti. Ata duhen të përkrahen dhe mbështeten vazhdimisht më të gjitha mënyrat edhe nga ne që jemi me eksperiencë dhe profesionist. Ti inukrajojmë dhe t’ju “hapim rrugë” atyre nëpër koncerte, dasma, gazmende dhe festivale të ndryshme.
 Gjithmon, unë personalisht kam qenë mbështetës i tyre dhe kam insistuar që në vazhdimësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Sepse, vetëm në atë mënyrë mund të mbrrijnë dhe mund të trashëgojnë nga brezat e vjetër në komunitet, atë çka është me taban dhe e pastër shqiptare..
 Dhe jam i entusiasmuar që kemi plotë të rinjë e të reja këngëtare në komunitet – duke u uruar atyre suksese. Një ndër ta është edhe nipi im – djali i vëllait Agronit, Bledar Maqellara, një bariton i talentuar dhe me prespektivë të madhe, për në skenën e Operas së Nju Jorkut. Një solist i kompletur më të gjitha elementet që kërkohen, por që do më shumë përkrahje dhe mbështetjen tonë të gjithve për të arritur në majat e suksesit.
 A janë “pjekur” kushtet dhe ka ardhur koha të kemi një festival të muzikës popullore me këngëtar të komunitetit ?
H. Maqellara :  Mendojë se edhe më përpara kemi pasur kushte dhe kohë, por ka munguar “vullneti” i ynë i të gjithëve pa prejashtim, pra ana finaciare. Megjithëse, kemi  një festival të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, që duhet lavëdëruar për punë që bënë, por kurrësesi ai mund të mbush atë boshëllëkun qe kemi të bëjmë një festival të mirëfilltë të këngës e valles popullore.  Ai është një festival i këngës së kënduar dhe veprave të interpretuara, që ruan e kultivon me mënyrën e vet diçka shqiptare në diasporë. Ndërsa, çdo festival ka karakter tjetër, ka atë të pruarjes së këngës dhe valles së re popullore atë burimore folklorike shqiptare.
Në se do të kishit një mesazh për kolegët e tu, muzikanët dhe adhuruesit e tu – cili do të ishte ?
H. Maqellara :  Mesazhi im është për të gjithë kolegët e mi – muzikanët këngëtar e kompozitor, që të kultivojnë sa më shumë muzikën folklorike dhe popullore me taban shqiptar. Ndërsa fansave të mi u dëshirojë të dëgjojnë sa më shumë muzikë popullore dhe folklorike, vetëm të pastër shqiptare. Duke ruajtur dhe kultivuar atë ne do të jemi më krenar me qenë shqiptar. Se kështu mendojë se doti shpëtojmë edhe atij “asmilimit të egër të emigracionit” dhe do të njifemi më shumë si komb shqiptarë kudo që të jemi me vlera të mëdha që i kemi dhe nuk duhet t’i humbim.
 Mirënjohjet më të fundit të Haxhi Maqellarës :
Në mbrëmjen Gala kur mora titullin e nderit të Tiranës, unë dua që ti faleminderoja shokët e miqt e mijë.  Në rradhë të parë zotin Lulëzim Masha President i Institutit arsimor Uillson në Tiranë, i cili ka sakrifikuar për dhjetë vitet e fundit, jashtëzakonisht shumë së bashku me familjen e tij dhe shokët e tij, për shoqatën dhe unë e falemnderojë jashtë mase, dhe urojë që perendia dhe Zoti i madh të lëshojë bekimin ndaj tij dhe familjes së tij.
 Gjithshtu dua të faleminderojë dy miqt e mi të shtrejtë poetin e madh Jorgo Papaingji edhe kompozitorin Edi Balili si dhe kompozitorin Saimir Çili sepse edhe puna e tyre, profesionale dhe e mirëfillt më çuan deri tek marrja e këtij titulli të lart.
 Njëkohësisht, dua të faleminderojë edhe kryetarin e Shoqatës Tirana – zotin Arben Tafaj, i cili pati mirësinë të më ftoj në “Sofrën e Tiranës 2007″, ku më dhanë mirënjohjen e asaj shoqate. Dhe duke dhënë propozimin nga ana e shoqatës në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, për marrjen e titullit :”Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”, shfrytëzojë rastin t’ju shpreh edhe një herë atyre falemnderimet për këtë mirënjohje, që ish Kryetari e Këshillit të Bashkisë së Tiranës zotin Njazi Kosovrasti dhe të gjithë anëtarët që votuan unanimisht në marrjen e titullit.
Një falemnderim të veçantë ruaj nëzemrën time dhe të familjes time për Shoqatën Atdhetare Dibra, për vlerësimin që më bënë në këtë 101 vjetor të pavarësisë së Shqipërisëme çertifikatën “MIRENJOHJE DIBRANE”.
  Por, një falmendierim të posaçëm me këtë rast rezervoi edhe për kryetari i Bashkisë së Dibrës së Madhe, magjistër Ruzhdi Lata, ka qenë ai që më ka përkrahur dhe mbështetur gjithmonë, por jo vetëm mua por edhe të gjithë artsitët dibranë. Këtu në Amerikë falemnderimet e para i takojnë familjes sime të ngushtë bashkëshortes sime Fatbardhës, dhe fëmijëve , nuses dhe nipit tim Eduartid të cilët më kan përkrahur vazhdimisht.
   Dëshirojë të faleminderojë gjithashtu edhe një nga bashkëpuntorët e mi të ngushtë këtu në Amerikë, artistin e madh Edi Xhani, me të cilin kam bashkëpunuar një kohë shumë të gjatë dhe instrumentistët e Grupit Fisnikët. Si dhe  Shoatën Atdhetare “Dibra” e cila më ka sjellur një kënaqësi të veçantë
 Motivacionet :
   Në nëntor 2007 Shoqata Votra Dibrane në Dibër të Madhe i ka dhënë mirënjohjen këngëtarit Haxhi Maqellara si solist dhe kompozitor i këngës popullore me motivicionin: “Për kontributin e dhënë dhe që vazhdon të japë në intepretimin, kultivimin dhe afrimin e këngës popullore shqiptare – veçanërisht asaj Dibrane”.
     Në tetor 2008 Njësia e vetadministrimit lokal Komuna Dibër e Madhe – Kryetari i saj Agëtim Fida, nderoi zotin Haxhi Maqellara këngëtar dhe kompozitor me rastin e 35 vjetorit të aktivitetit të tij artistik dhe për merita të veçanta në promovimin e vlerave të muzikës popullore nga të gjitha trevat shqiptare, posaçërisht asaj Dibrane.
     Këshilli i Bashkisë së qytetit të Peshkopisë me vendim të posaçëm mbështetur në Ligjin për organizmin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore me nismën e Komisionit të Historianëve të rrethit Dibër dhe propozimin e Zyrës A.K.R.S. pranë Bashkisë së Peshkopisë – Këshilli i Bashkisë vendosi dhënien e titullit ” Nderi i Kulturës” -  për këngëtarin Haxhi Maqellara me motivacionin:”Për kontributin të shquar në krijimin e interpretimin dhe ruajtjen e vlerave të këngës Dibrane, veçanërisht në Amerikë”.
 Shoqata Tirana këshilli drejtues i shoqatës Tirana, nderon me çmimin “Mirënjohje Tiranase” zotin Haxhi Maqellara me këtë motivacion : ” Për pasqyrim nëpërmjet këngës të lidhjes historike të Dibranëve me Tiranën”
   Në emër të qytetarëve të Tiranës – Kryatari i Bashkisë së Tiranës  zoti Lulëzim Basha dhe kryetari i Këshillit të Bashkisë së Tiranës zoti Njazi Kosovrasti, nderuan me këtë çmim me motivacionin : ” Me titullin “Mirënjohje e lartë Tiranëse” artistin e mirënjohur të folklorit shqiptar, në ruajtjen e vlerave kombëtare, integrimin kulturor të folklorit shqiptar në botë, si dhe për kultivimin e artit dhe muzikës tradicionale të qytetit të Tiranës” . Kam përvilegjin që në ëmër të qytetarëve të Tiranës t’ju ofrojë këtë titull dhe t’ju ofrojë të gjitha të drejta e patjetërsueshme që burojnë prej këtij titulli.
      Me rastin e 101 Vjetorit të Pavarësisë Së Shqipërisë, Shoqata Atdhetare Dibra në Nju Jork, bashkëqytetarët e tij në Amerikë, në shenjë respekti dhe nderi i dhanë më 28 Nëntor 2013 – Çmimin “MIRENJOHJE DIBRANE”, këngëtarit dibran Haxhi Maqellara me motivacionin : “Këngëtar me vlera të mëdha kombëtare, dhe artistike, i shquar edhe si veprimtarë i dalluar i çështjes kombëtare, njëri prej themeluesve të Shoqatës Atdhetare Dibra në SHBA.”Bilibili i këngës Dibrane”, këngëtari i njohur në Shqipëri, Kosovë e mbarë trojet shqiptare, këngëtari që ngriti peshë Kosovën dhe tokat shqiptare, më këngët e tij patriotike !”

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Leave a Reply

 
 

K O M E N T E

 

KALENDARI

 
October 2014
S M T W T F S
« Sep    
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
 

RADIO ALBDREAMS

 
Flash required

TV ALBDREAMS

 

Ulja e zânit në xhamija

Mark P.Gjokaj

ARSHIVA ALBDREAMS