Sun, February 5, 2012

Sportistet e dekoruar: Topi na preu ne bese

Rozeta Rapushi

U dekoruan vetem pak dite nga Bamir Topi per kontributin e tyre ne fushen e artit dhe te sportit, por shprehen se ne fakt jane prere ne bese nga Topi per ato fjale qe tha per qytetin e Shkodres dhe gjuhen. Sportisti i njohur shkodran Zef Gjoni, tha dje tre dite pas dekorates si “Mjeshter i Madh”, se Topi u tregua i pabese me dekorimet, pasi i perdori ato per qellime politike. Ne nje kohe kur sipas tij, para ceremonise se dekorimit, u ra dakord qe ajo te mos perdorej per motive politike. “Ajo qe ndodhi ka qene nje pabesi e Bamir Topit, sepse ne me te, kemi pasur nje pakt qe me pare, qe ketu do te nderohet djersa dhe mundi yne, por politike nuk do te kete aspak dhe per kete kemi rene dakord. Ne nuk e dinim absolutisht se do te kishte me pas deklarata politike. Ndaj them zoti Topi me kete pabesi qe na ke ba, nese do te vish ndonje here ne Shkoder, me dy apo tre militante qe do t’i kesh me vete, nuk do te kesh mundesi qe ta shfrytezosh me politikisht dhe them se nuk do te kesh me shanse te vish ne Shkoder per te formuar partine tende. Me kete qe ka ndodhur ke mbyllur historine tende ne Shkoder”,- reagoi teper i indinjuar Gjoni. Sportisti u dekorua vetem tre dite me pare me motivacionin: “Per kontribut te gjate shumevjecar ne pasurimin dhe gjallerimin e jetes sportive ne qytetin e Shkodres, per merita te shquara si trajner i suksesshem i sportisteve te boksit shqiptar”,- nga Bamir Topi. Po kaq i indinjuar dhe te njejtin reagim, pati edhe nje nga portieret me te shquar te futbollit shkodran, Paulin Ndoja, i cili u dekorua po nga presidenti me motivacionin: “Per kontributin dhe vlerat e paraqitura ne sportin e futbollit, si portier i talentuar dhe trajner i perkushtuar, me kontribut te rendesishem ne futbollin shkodran dhe ate kombetar”. “Nese eshte e vertete nje gje e tille, mendoj se Bamir Topi ka gabuar. Une kurre nuk jam dakord nese eshte keshtu. Ne fakt, ne kemi qene brenda dhe me vone e kemi marre vesh. Persa i perket zonjes Topalli, une e njoh mire, jam rritur me te dhe them qe eshte nga nje familje e nderuar dhe me tradita te njohura shkodrane”,- reagoi edhe Ndoja. Ishte pikerisht pas dekorimit te sportisteve, qe Bamir Topi, reagoi ndaj kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. “Keto zonja apo zoterinj duhet te mesojne pikerisht artin e komunikimit qytetar, te dine te komunikojne ne menyre etike, sepse komunikojne publikisht me Institucionin e presidentit. Se dyti, ne rast se do te dalim ne nje plan tjeter, ju e dini qe, per definicion, spikeri pergjithesisht i merr tekstet e recitimit nga te tjeret. Eshte ceshtja se sa ne menyre cilesore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja te gjithe ketyre qe, se paku ne komunikim me publikun te jene qytetare dhe, e dyta, ta flasin gjuhen shqipe ne menyre korrekte”,- tha ai.

Doda: Topi, nje sherbetor i opozites

Deputetja e Partise Demokratike, Mesila Doda vlereson se situata ne te cilen eshte perfshire Bamir Topi e ka zhytur ate ne dy faktore negative, shkelje te rendit kushtetues dhe sherbim ndaj opozites. Ne bisede me Abc News, Doda vlereson se kryetari i shtetit nuk duhet te behet pale me nje politike te caktuar te mazhorances apo opozites

Zonja Doda, si e gjykoni kete replike ne distance mes Presidentit te Republikes dhe Kryetares te Kuvendit?

Besoj qe fjalori qe eshte perdorur, akuzat qe jane leshuar jane krejtesisht te papershtatshme. Duhet te ishte nje moment reflektimit, te mendonim per ate qe duhet te bejme te gjithe se bashku per te hequr kete tentative bllokuese qe po e fut vendin ne nje lengate prej me shume sesa 2 vitesh dhe nderkohe perballe ndeshim nje front te bashkuar i cili tenton qe te vazhdoje te mbaje te bllokuar situaten. Keshtu, forces politike te PS-sw i shtohet edhe qendrimi i kreut te shtetit, i cili kushtetutshmerisht duhet te qendroje mbi te gjitha palet politike dhe gjithashtu duhet te perfaqesoje unitetin kombetar te nje vendi. Te dy keto detyra Presidenti i Republikes me dashje po i shkel haptazi se fundi. Qe nga 21 janari kemi deklaruar haptazi se Presidenti i Republikes, me veprimet dhe mosveprimet e tij po cenon rendin kushtetues dhe pozicionin qe kushtetuta i ka dhene atij. Veprimet e fundit jane te papranueshme dhe per shkak te rezultatit qe ato sjellin.

Cfare doni te thoni me kete?

Presidenti i Republikes kthen ligjin per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Nje ligj i cili ishte kerkuar nga Bashkimi Evropian, ishte hartuar nga BE, dhe nuk parashikonte importimin e plehrave per te mbetur ne Shqiperi por per te punuar nje industri, e cila eshte industria e riciklimit dhe qe eshte shume e rendesishme pasi eshte nje kerkese e BE dhe ne perputhje te plote me direktivat e saj. Pra eshte nje ligj i nevojshem.

Po Presidenti i dha me shume rendesi pjeses se importimit te mbetjeve, pra interesit publik…

Problemi eshte se Presidenti po na shfaqet me nje nervozizem politik te jashtezakonshem. Presidenti nuk mund te mendoje se cfare do te beje pas nje viti, dhe nderkohe te cenoje dhe te shkele detyren qe i ka dhene kushtetuta. Importimi i ketyre mbetjeve eshte i parashikuar edhe ne ligjin ekzistues. Ndersa ajo cka parashikohet ne kete ligj, eshte qe importimi i mbetjeve behet jo per te qendruar ne Shqiperi por te perfshihen ne industrine e riciklimit. Gje e cila eshte njelloj, sepse ne vend nuk kemi mbetje urbane te diferencuara dhe qe te funksionoje kjo industri eshte e nevojshme qe te kemi importime dhe kjo eshte ne perputhje te plote me direktiven e Bashkimit Evropian dhe te gjitha mallrat qarkullojne lirshem ne vendet aspirante per ne BE. Pikerisht per kete, dua te theksoj se eshte kerkese e kohes, ne perputhje te plote me ligjet evropiane por gjithashtu eshte nje ligj qe kerkohet me shume urgjence nga BE per permiresimin e mjedisit ne vend.

Presidenti dha nje kendveshtrim krejt te kundert persa i perket ketij ligji…

Presidenti i Republikes, ka tentuar qe ta menaxhoje te gjithe kete situate sikur ketu po tentohet qe te nxirren perfitime, qe te ndotet me shume ambienti, gje qe eshte totalisht e kunderta.

Cfare do te beni me kete ligj si mazhorance?

Ligji do te ndjeke hapat qe parashikon kushtetuta. Dua te them se ne e kemi kaluar tek Komisioni i Integrimit, pasi eshte ne perputhje te plote me direktivat e BE dhe kushtetuten. Por kemi nje sinkron qendrimesh dhe deklaratash dhe gjuhe te perdorur nga Presidenti i vendit dhe kreu i opozites.

Kujt i referoheni?

Jo vetem qendrimit te kthimit te ligjeve, qendrimin bllokues ne aspektin politik por edhe gjuha e perdorur qe tenton te denigroje kreret e tjere te shtetit, te denigroje qendrimet e pozites, eshte sinkron me PS dhe kjo eshte shume e shemtuar. Te pakten Presidenti i Republikes nuk mund te jete sherbyesi i kreut te opozites.

E ben kjo opozitar zotin Topi, apo thjesht opozitar te mazhorances?

E ben sherbyes te opozites. Kjo shkon ndesh me dy gjera shume te rendesishme ne Kushtetute. Se pari me ate qe Presidenti i Republikes perfaqeson unitetin e te gjithe kombit, dhe duhet te qendroje mbi te gjitha palet. Nuk duhet te behet pale me nje politike te caktuar te mazhorances apo opozites. Do te duhet te deklarojme sot qe Presidenti eshte bere pale me ato njerez qe kerkojne te ndajne kombin ne dysh, midis veriut dhe jugut. Dhe tentojne me po te njejtin sens kriminal ndaj shtetit dhe Shqiperise dhe shqiptareve te quajne sikur PD i perket veriut dhe PS i perket jugut. Partia Demokratike eshte pasuri kombetare dhe i perket veriut dhe jugut dhe verioret dhe jugoret jane te gjithe shqiptare. Eshte e kote qe te perpiqemi qe ne baze te axhendes tone personale dhe politike, te arrijme deri ne akte te tilla te cilat denojne dhe godasin zemren e rendit kushtetues.

Zoti Topi ka reaguar dhe kundershton qe nuk e ka pasur me dialektin apo kulturen gege, por si reagim ndaj mungeses se qytetarise ne komunikim midis kreut te institucionit te Kuvendit…

Ndoshta Presidenti ka nxjerre ne pah nje kompleks apo frustrim qe ka me pjesen tjeter te vendit, nderkohe qe nuk i takon pasi edhe ai vete duhet ta pranoje se eshte me origjine nga veriu i vendit. Ceshtja eshte qe veriu eshte po aq pjese e ketij vendi sa c’eshte edhe jugu. Presidenti nuk mund te behet dot lideri i ndasive ne kete vend. Apo krijuesi i filozofive te tilla qe tentojne te percajne vendin mes gegeve dhe toskeve.

Mos po kerkohet nje arsye per nje konfrontim edhe me te forte politik?

Nuk besoj, sepse nuk ka qene asnjehere qellimi i mazhorances per konfrontim politik. Ne jemi forca legjitime udheheqese e ketij vendi dhe po kerkojme me te gjitha forcat qe te kemi mbarevajtje. Zoti Topi ne kete moment eshte President i Republikes dhe nuk mund te shprehet dot politikisht. Duhet te permbahet dhe duhet te beje ate pune per te cilen e kane votuar shqiptaret, pasi shqiptaret kane votuar deputetet dhe deputetet ate dhe ndaj duhet qendroje ne krye te drejtesise, qe sot vuan nga fenomene shume te renda. Mos harroni se sot po shikojme se te gjithe kriminelet i kemi te liruar. Nga te gjithe ata qe kemi degjuar, emra te njohur te botes se krimit, sot mund te themi se vetem Zani Caushi eshte akoma ne burg. Te gjithe te tjeret jane jashte. Ku jeton Presidenti i Republikes qe nuk e shikon se cfare po ndodh me sistemin e drejtesise? Ku jeton qe nuk e sheh qe ne sallat e gjyqit po ndodhin akte te jashtezakonshme? Presidenti i Republikes, duhet te qendroje ne maje te sistemit te drejtesise sepse eshte nje nga sektoret qe po lengon ne vend. E kuptoni se kush eshte problematika? Se Presidenti nuk duhet ta shohe veten ne opozite me mazhorancen, nuk eshte ne beteje me mazhorancen. Presidenti i Republikes eshte nje pushtet me vete.

Po mazhoranca e mendon kete gje?

Maxhoranca po sheh qe Presidenti i Republikes me veprimet apo mosveprimet e tij po shkel rendin kushtetues. Presidenti nuk mund te beje sikur nuk e sheh dhunen qe ndodh para dritareve te tij per pese ore rresht, ajo qe ka ndodhur ne 21 janar. Presidenti nuk mund te beje sikur nuk e shikon ate qe po ndodh prej 2 vitesh ne kete vend, kur ke nje opozite e cila nuk voton asnje ligj dhe mban peng integrimin e vendit. E fill pas kesaj ai tenton te bllokoje ligje qe jane jetesore per ekonomine e vendit me ecurine e vendit.

Po cdo te ndodhe me ligje te tjera ne rast se do te behen pjese e kesaj beteje te re politike?

Ne do te vazhdojme te ndjekim te gjitha etapat qe percakton kushtetuta. Pra do te shqyrtojme projektligjet me shume kujdes ne komisionet parlamentare, do te bejme debatin e nevojshem ne komisione dhe seanca plenare me qellim qe pervec atyre 400 ligje qe kemi votuar deri me tani, te kemi mundesine te votojme edhe akte te tjera. Duke ju rikthyer pikave te progres raportit, aty ka qendrime, qe do te sherbejne si axhende e punes se mazhorances. Do te jene fokus i punes tone. Pikat e rendesishme te saj jane qe qendrimi i opozites dhe bojkoti ne keto 2 vite ka bllokuar jeten parlamentare dhe kjo eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe. Ka qene nje strategji e mbrapshte kjo e opozites per te penguar jo vetem jeten politike te vendit por edhe te integrimit te vendit. Kjo eshte e rendesishme te theksohet, sepse te gjitha pjeset e tjera fillojne zbehen me kete objekt te madh. Se dyti ka te beje me Reformen Zgjedhore qe duhet te realizohet sa me shpejt.

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

Leave a Reply

 
 

Muzikë

 
Flash required