Nga Enkel Demi, E kam lënë rakinë, ndaj nuk e kthej dot një gotë me Fylen. Ndoshta i ngjaj Don Kishotit, por jam i bindur që në Bruksel nuk gjenden mullinj të erës, por njerëz që po i lënë shqiptarët pas dere. Kuptohet, nuk është se shqiptarët po bëjnë mundimin më të arrirë që mos ta meritojnë këtë sjellje, por nuk janë gjindje pak më e rëndomtë dhe qytetare se sa serbët, malazezët apo sllavët e Maqedonisë.
Gjithsesi nga njëra gotë në tjetër të shlivovicës, Stefan Fyles, Nikoliçi duhet t’i duket më seksi se Hashim Thaçi me flokët tip ballaboks apo Rama që i ri shqiptaria si benevrekë.
Ndoshta jam pesimist dhe uroj të gaboj, madje sa më rëndë, por në qershor, Shqipëria për një arsye holandeze apo një pretekst të brendshëm do mbetet sërish pa status. Nuk mendoj se ka të bëjë më me detyrat e shtëpisë, thjesht duhet të ndërgjegjësohemi që nuk na duan. Raportet gjeopolitike në Ballkan po rrahin kah sllavo-ortodoksët, ndaj sa më shpejt ta pranojmë këtë realitet aq më mirë për ne. [Read more…]