Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka nxjerre Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltar në Kuvendin komunal të Tuzit në kuadër të kryeqytetit, për më 26 nëntor të këti viti.

Para disa ditësh me kërkesë të 16 këshilltarëve u shkurtua mandati i Kuvendit të KU të Tuzit.

Për shkurtimin e mandatit votuan këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Partisë Boshnjake, Alternativës Shiptare dhe Inciativës Qytetare./Malësia.ME/

Ekskluzive: ASH dhe IQ u bashkuan në një subjekt

Alternativa Shqiptare dhe Iniciativa Qytetare janë bashkuar në një subjekt politik, këtë për Malësia.ME e konfirmuan burimet nga te dy subjektet.

Marrëveshja është që menjëherë të bëhen një subjekt dhe të vazhdohet rrugëtimi politik i ASH-së për tu zgjëruar edhe në zonat tjera me popullsi shqiptare. Pritet që shumë shpejt kryetari i ASH-së dhe IQ-së të dalin me deklaratë publike.

Gjithashtu nga burimet tona, mësojmë që shumë shpejtë edhe një parti tjetër politike do ti bashkohet ASH-së./Malësia.ME/