ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for December 2017

Viti 2017 iku rrëmujshëm, 2018-ta po vjen me shumë zhurmë e pranga

December 31, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Iku 2017-ta. Një vit plot debate, sherre, rrëmujë, akuza, fyerje dhe kulisa, ndërsa viti 2018 mbërriti. Me pak fjalë 2017-ta njohu një varg zigzakesh në politikën shqiptare, ku nga urrejtja dhe sherri u kalua në çadër lufte e mënjëherë në dashuri mesnate, por më pas prapë sherr e konflikt. Ekonomia nuk ishte atje ku ishte parashikuar për shqiptarët të cilët aspirojnë një jetë më të mirë për familjet e tyre. Një fushatë elektorale në dukje e qetë me një kompromis PS-PD për bashkëqeveërisje, por që në heshtje banditët e drogës hodhën miliona euro në kutitë e votimit. Gjithsesi PS fitoi 74 mandate, aqsa PD-ja nuk kishte asnjë shpresë që të ndikonte me votën e saj në një bashkëqeverisje me Edi Ramën. LSI mori më shumë vota, por u sakatua nga pazari Basha-Rama. Kryeministri mori gjithçka në dorë; timonin, tepsinë dhe krejt ekonominë. Sapo e mori një kockë i mbeti në fyt. Plasi skandali Tahiri dhe Habilaj.

Po mundohet ta përtyp e gëlltit, pasi nxitoi të marrë edhe prokurorinë, pas SHISH. Një mbipushtet i madh në supet e PS. Kështu e mbylli vitin mazhoranca. Ndërkohë Ilir Meta u zgjodh President Republike. Lulzim Basha e ndjen veten opozitë. Berisha kërkon djegie mandatesh në janar 2018. Monika Kryemadhi e vendosur për ta rrëzuar me çdo kusht kryeministrin. Ajo e quan atë kryeministri i  bandave të drogës. Ndërsa Presidenti Meta e etikoi si “fashionist i shkëlqyer”, një ironi britanike.

Mbërriti  2018-ta. Me zhurmë siç është premtuar. Zhurmë protestash dhe prangash. Do ti kemi të dyja në vitin 2018. Kush e ha? Të presim. Sheshi është gati për rrethim të kryeministrisë, siç ka premtuar opozita. Edhe SPAK-u dhe BKH po gati janë. Prangat janë marrë nga SHBA, të forta e të bukura.

Iku një vit i rrëmujshëm, kurse 2018-ta do jetë i zhurmshëm. Shumë politikanë do digjen, disa do të “piqen”. Po ekonomia? Presim dhe shpresojmë të rregullohet. Në fund të fundit ekonomia duhet për familjet. Njerëzit duan jetë të qetë, me ekonomi të fortë dhe siguri publike.

Kjo është detyrë e pushtetit dhe shtetit. Por pushteti ndodhet në krizë, kurse shteti në kthetrat e rrezikut të kaplimit nga pushteti.

Spiten Prulli

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Tre kartolina per qeveritar , gazetar dhe opozitar per vitin e ri 2018 .!

December 31, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Nga  Ndue  BACAJ

Sic eshte bere tradite prej kohesh me rastin e cdo viti te ri , njerzve me te afermeve u dergohen kartolina ne te cilat me fjale zemre u urohet viti i ri , si vite  qe shpresohet se do tu realizojne endrrat dhe deshirat personale e familjare , se bashku me mbaresine dhe sukseset ne pune e jete e kudo.. Nje urim te till si fillim ju a kushtoje (pa kartolina) jo vetem te afermeve , miqeve dhe dashamiresve te mi , por te gjithe shqiptareve kudo qe jane… Ndersa kartolinat mendova tu a dergoj  qeveritareve , atyre gazetareve qe u sherbejne qeveritareve  dhe ne fund opozitareve. Tekstet e kartolinave mendova te mos perpiloj une por  t’i marre “hua” nga  dy poetet  e veprimtar te njohur , Gjergj  Fishta dhe  Fan Noli.

Kartolina e pare  kushtuar Qeverise  dhe  kryeministrin Edvin K. Ramen:

Gjergj  Fishta :

“Korrupsioni”

…………………………

T’kanë ba zyret monopol

Ç’prej Koplikut m’Konispol,

Franka ar tue grrye me spol,

Do ministra-e Kryeministra,

Tjert prefekta-e nënprefekta,

Kta n’Botore ata n’Foshnjore,

Disa antarë-disa gjygjtarë:

Kush me da tokën e Shqipnisë…

Ju rrugaça e sallahana,

Vagabonda, shakllabana,

Rriqna t’ndyet, mikrobë të kqi,

Qi të mjerës moj Shqypni

Kthellë hi i keni në mushkni,

Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

Po der kur, bre batakçi!

Bre coftina kalbë mbi dhe!

Der kur ju t’u u tallë npër ne,

Do t’na qelbni fis e atdhe?…..

Kartolina e dyte kushtuar gazetareve te kazanit te qeverise te PS-s , te cilen cdo dite duke hanger corbe partie e qeverie glorifikojne realitetin e mjeruem te Shqiperise e shqiptarve

Gjergj  Fishta :

Për do “gazetarë”

…………………….

Edhe kshtu po qep e shkep,

Me nji shqipe per gazep

E si t’ishin ne kllapi,

Pa kqyre cak, pa mbajte hulli,

Pa pase shkrimi as kambe as krye,

N’mereqep kartat kane zhye,

E t’kane pjelle-me nder me thane-

Njata artikuj qe ty dhane

S’ t asht der sot me u vu me i kndue.

Se ata, besa – m’ndigjo mue-

Nuk i kane shkrimet zanat:

S’ jane per pendë, por jane per shat.

Jo, po, kshtu asht mor t’u ngjate jeta!

Per me shkrue zotni n’gazeta

Duhet shkruesi t’jete ma parë

Njeri i ndershem e atdhetar,

T’ jete fisnik, zemer-bujar,

Jo intrigant e ngatrrestar

Edhe kenë mos t’ket hafije

Mandej duhet qe t’ kete dije-

Dije t’hàpt n’ekonomi,

N’histori e ne tregti,

N’politike e ne drejtsi;

Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi

Shk’ asht lirija e qytetnimi,

T’jete shqiptar ne shkrim e n’goje,

Fjala n’pende mos t’i ngurroje:

Mbare e mbare punte t’i kallzoje

Me t’ ngushtue me kndue perdhuni

Shka nder shtylla ai rresht vuni,

Tashti, pra nji sallahan,

Vagabond e shakllaban,

Njeri idiote e laraman,

Qe mendon se per taman

Te tane bote rri i n’“sahan”,

Çka mund t’shkruej, po t’pyes une ty

Ky qi as byk nuk ka ne krye …

Kartolina e trete qe besoj se i shkon per shtat  Opozites  se Shqiperise , e cila gjate vitit 2018 duhet te jene ne krye te shqiptareve qe duan nje jete me te mire e me te dinjitetshme , si edhe e meritojne si Europian e Perendimore..

Fan  Noli:

“Anes Lumenjeve”

……………………

Ku e lam’ e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mileti,
anës detit i palarë,
anes dritës i paparë,
pranë sofrës i pangrënë,
pranë dijes i panxënë,
lakuriq dhe i dregosur,
trup e shpirt i sakatosur.

se ç’e shembenë derbederët,
mercenarët dhe bejlerët,
se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës
anës Vjosës, anës Bunës.
…………………………
dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet Vjosa, derdhet Buna,
skuqet semani dhe drini,
dridhet beu dhe zengjini,

………………………
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar’ e punëtorë,
që nga shkodra gjer në vlorë!
………………………….

ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep force e më jep shpresë,
……………………………
se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
anës vjosës, anës bunës.
………………………

Edhe pse vargjet e tre kartolinave jane shkruar nga Fishta e Noli rreth nje shekull ma pare , dhe duken shume aktuale , faji nuk eshte ime , por i atyre dy mendjeve e pendave qe i kane shkruar.. Sidoqofte une e bera urimin  per vitin e ri 2018 ,kujt te mos i pelqejne une vendosa te mos mbaj pergjegjesi , per te mos me kapur vetingu i dreqsise , me falni i drejtesise se qeverise e partise…

Athine me 31 dhjetor 2017

Filed Under: Uncategorized

Karamele leshi në tezgjah

December 29, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Agim Vuniqi

Bisedime… me kushte, pa kushte, me flamuj, me himn, me karrige në OKB, me sovran tjetër të deleguar nga BE-ja, jo nga OKB-ja… “Ali Hoxha, Hoxhë Alia”. Për pak harruam edhe shumë ëmbëlsime tjera autoktone, lesh me fije sheqeri, sheqer-lesh, etj?

Shumica i duan festat, shumë festa. Por unë jo aq shumë, e di unë pse-në. Tension i njëjtë për çdo vit, një garë kolektive që kulmon me shumë premtime; pranimet nuk do të shtyhen…Sivjet, jo se jo, por vitin tjetër, gjithsesi…? Babadimrin finlandez Aahtisari e kishte kapur klimaksi sivjet, nuk kishte pasur rrymë të mjaftueshme për të gatitë çajërat me hithëra, që ia kishin rekomanduar mjekët popullorë. Nuk ka ndonjë arsye të përmendet fundi i këtij viti kalendarik, ashtu si ndërrimi i motit nga meteorologu… Festohen rrenat me një stres të ethshëm, edhe një komplot i cirkut ndërkombëtar, “gripi i pavarësisë”, shyqyr që s’po hamë më pula, se do të përballeshim me një situatë kaotike shëndetësore, gripin e shpezëve, ec e kupto politikanin që udhëheqë shëndetësinë me stupc në krah. Edhe ky vit s’është gjë tjetër, veçse një vit më shumë, e unë që plakem për një vit. Për atë them: “Gëzuar edhe juve, kalamaj!”… Se unë për vete s’e kam zakon të ngutem.

E pra, kush ngutet…., hëngërt karamele-sheqer-leshi, se vërtet e kisha në qejf sa herë që vinte ndonjë cirk ndërkombëtar. Por që vjen dita kështu, që të ushqehemi kaq shpesh me këta topa leshi-fije të holla të sheqerit nuk më ka shkuar mendja, sigurisht, kjo ka ndodhur pasi ndërkombëtarët i kemi këtu, sheqer-lesh, e lara-lara, sepse duam t’u hyjmë në hatër me shumë a(bs)traksione autoktone.

Ajo që i duhet kësaj gare festash është…jo vetëm fjalët e ëmbla të “hyqmetlinjëve”, që janë pelim si tabletat e përditshme që duhet t’i blej pensionisti me 70 euro, me ligjin që është në fuqi, etj. Tash, pra, kupto sa të ëmbla janë festat për ta, dhe them lirisht se këtyre, sa herë që mbahen garat zgjedhore u japin sheqer-lesh, që të ëmbëlsohen me diçka. Ai që do të zgjedh artin e gatitjes së leshit-sheqer, do të ndërtojë një biznes rentabil në të ardhmen, si veprimtari do t’i shënohet në formularët e MSHPK, gjatë fazës eksperimentale të regjistrimit të popullatës në Kosovë: leshpunues i sheqerit-shumë fije të sheqerit në lëmsh. “Art pour l’art”, do të thoshte Apolineri.

Shumë e preferoj biznesin në avlëmend, më duket më origjinal ashtu dhe përkon me art artizanati dhe kështu dua të kontribuoj me këtë propozim, për të ngritur tatëpjetë treguesin në diagramin e punësimit? Po-po, sheqer-lesh në tezgjah? Por është e vështirë se “hyqmetlijtë” kanë ngritur frerin e dorës, nuk kanë kuorum për t’i gatitur shpejt ligjet, besa është punë e vështirë, duhet të marrësh pjesë në mbledhje dhe të ngrehësh gishtërinjtë tatëpjetë. Tash u duhet t’i ngrehin tagrin përpjet edhe për kravatat shumëngjyrëshe të kryeministrit, të ministrave dhe korin e zëvendës ministrave “Collegium Cantorium”, edhepse kori i njëmendët artistik u shua, në mungesë të mjeteve buxhetore, a është ashtu apo jo… fundja lidhja nyje-“guxhë” e kravateve është profesioni më rentabil në Kosovë, qeveritarët paguhen për këtë inovacion kulturor-shkencor-mjekësor-biznesor…

U lodha, shumë mend “po shtjerri”, do të ndalem pak nga mendimet patriotike, do ta pi një kapuçino, me shumë shkumë, por kur po fryhet shumë po merr formën e lëmshit, është e natyrshme, kah po sillem po më parafytyrohet sheqer-leshi. Sa rekorde idiotike do të thyej këtë vit që po vjen? A do ta kem kështu çdo vit? Kush bëhet më i/e lumtur pse merr një rrogë në “vek” (avlëmend) prej meje? Ose, pse jo, jap dhurata një herë në vit, jo këtë vit-vitin e ardhshëm, se sivjet s’kam gjetur kohë, mundësi e vullnet për të bërë plane dhe prognozuar, 365 ditë me radhë?

Njësoj edhe politikanët tanë. Veç bëni seri, ju lutem, përmbushje premtimesh, tejkalim qind për qind i planeve, shumë projekte të “realizuara”, mesazhet e tyre për kremte, patjetër, si dezert pavarësia në bredh. Ato janë “kartolinat” e tyre për tagërpaguesit, se për serbët që s’paguajnë gjë, atyre do t’u ndahet tokë shoqërore për kthim e ndërtim, për këmbim Serbia do të dërgon ndonjë kontingjent kufomash, mirë të paketuara. S’kanë filluar ende, por do të vijnë, ju premtoj. Jam qind për qind i sigurt, krejt një si vitin e kaluar. Rrymë, ujë, bukë dhe ndonjë cirk ndërkombëtarë për popullsinë: Kremte suksesesh, shumë festa këtë vit kombi shqiptar? Le të shtyhen nga ndërkombëtarët për vitin e ardhshëm? Bisedime…, me kushte pa kushte, me flamuj me himn, me karrige në OKB, me sovran tjetër të deleguar nga BE-ja, jo nga OKB? “Ali Hoxha, Hoxhë Alia”, për pak të harroj edhe shumë ëmbëlsime tjera autoktone lesh me fije sheqeri, sheqer-lesh.

E ç’rol lozkan urimet e fundvitit të një politikani ? shpesh më duken “ashik-dylberë”, s’e çajnë “bythën” për asgjë. Jo..! Nuk është ashtu, për ta flitet 365 ditë me radhë, apo jo!?

Filed Under: Uncategorized

Një bust i ri i madh i Shën Terezës së Kalkutës në varrezat katolike të Saint Raymond’s Cemetery, New York

December 29, 2017 by Pafragje Leave a Comment

“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit” – Shën Nënë Tereza

Klajd Kapinova

BRONX, New York. Amerikanët e vlerësojnë shumë Nënë Terezën. Ajo ishte Qytetare Nderi e SHBA, titull i dhënë shumë vite më parë nga Presidenti republikan Roland Regan, i cili e adhuronte shumë për punën e saj fisinike në shërbim të të varfërve të botës. Ajo vetëm në New York ka disa shtëpi dhe më së shumti në Bronx dhe Brooklyn…

Këto ditë me mikun tim studiuesin dhe publicistin Tom Mrijaj, duke shoqëruar mikun nga Shkodra meshtari i ri dom Nikolin Deda (Sheldija), i cili, kishte ardhur në New York, për të gjetur dorëshkrimet dhe vendosur lule në varrin e axhës se tij meshtarë shkodran, i vrarë mizorisht në banesën e tij, sikurse thotë Policia e New York-ut (NYPD), në varrezat katolike në Saint Raymond’s Cemetery, Bronx, New York, ku ndodhet sektori më i ri i varrezave ishte ngritur një bust i lartë  4-5 metër mbi një bazoreliev, në ballinën e së cilës janë shkruar në gjuhën angleze disa fjalë me vlerë edukative të Nënë Terezës.

Për miqët e mi jo shqiptarë në Facebook, po jap një permbledhje të shkurtër në anglisht, në lidhje me historikun e varrezave të famshme në New York.

– – –

Saint Raymond’s Cemetery is a Roman Catholic cemetery at 2600 Lafayette Avenue in the Throggs Neck and Schuylerville sections of the Bronx, New York City, United States.

The cemetery is composed of two separate locations: the older section (main entrance is located at 1201 Balcom Avenue), and the newer section (where most present-day burials now take place), both east of the Hutchinson River Parkway. The Bronx–Whitestone Bridge is located adjacent to the cemetery’s newer section, while the neighboring Throgs Neck Bridge can be seen from a distance.

The cemetery is owned and operated by the Archdiocese of New York. It is the only Catholic cemetery in the Bronx and is one of the busiest cemeteries in the United States with nearly 4,000 burials each year.

The cemetery provides in-ground burials, in-ground crypt burials in the new Holy Cross section, Mausoleum burials and niches for cremains and burials in the base of the gigantic granite Cross located in the Holy Cross section. There is also a special Garden of Innocents where still-born and young babies are laid to rest. A portion of the St. Peters section was set aside in 1964 for the burial of the Archdiocese’s clergymen.

The cemetery land was originally the “Underhill Farm of Throgg’s Neck.” It was purchased and consecrated by the forward-thinking Rev. Michael B. McEvoy, pastor from 1875 to 1885 of St. Raymond’s Church, who bought the land and utilized it for burial purposes as Saint Raymond’s Cemetery.

Through its connection to St. Raymond’s Church, the cemetery was dedicated in honor of Saint Raymond of Penyafort, a 12th-century Catalan-Spanish saint.

Kush është seminaristi i arratisur nga komunizmi dom Lazër Sheldia (1928-1988)?

 

Ai ka lindur më 15 janar 1928, në fshatin Sheldi, jo shumë kilometra larg nga qyteti i Shkodrës. Poeti i embëlsisë, martiri i shenjtë dom Ndre Zadeja, duke pikatur talentin dhe zellin për libra të Lazrit të vogël e ndihmon për të vijuar studimet për meshtari në Shkodër.

Në vitin 1941 ai filloj jetën studentore si seminarist jezuit, ku del me rezultate shumë të mira në mësime. Me mbylljen e seminarit, pas ardhjen në pushtet nga komunistët ateist, studenti Sheldia rregjistrohet në gjimnazin e shtetit dhe më vonë bëhet mësues.

Meqenëse në shkollë ai fliste për vlerën pozitive të doktrinës kristiane, ai bie në sy të forcave të Sigurimit të shtetit komunist, të cilët e kishin futur në rreth të kuq për ta arrestuar.

Duke e nuhatur rrezikun që e priste, ai mendoi të arratisej nga Shqipëria. Dhe një ditë ëndrrën e bëri realitet, duke shkuar drejt botës së lirë në ish Jugosllavi dhe më pas në vitin 1954 shkon në Vjenë (Austri). I riu Lazër për tu bërë meshtar shkon në Itali, ku regjistrohet në Universitetin e Urbinos, Propaganda Fide.

Në vitin 1960 ai bëhet meshtar. Duke parë nevojën e emigrantëve për meshtarë Selia e Shenjtë e emron meshtarë kapelan i shqiptarëve për Europën Perëndimore.

Tre vjet më vonë, në vitin 1963 ai dërgohet si misionar i Krishtit në arkidioqezin e Rio De Janeros në Brasil, ku punoi deri në vitin 1973.

Në muajin mars të vitit 1973 dom Lazri vjen në Californi (SHBA), ku qëndron 6 muaj dhe më pas udhëton drejt New York.

Nga viti 1973-1988, qëndroi në New York, ku për 15 vjet i shërbei komunitetit amerikan dhe shqiptarë, në kishën Holy Rossary, në Eastchester Road, Bronx, New York.

Më 22 nëntor të vitit 1988, ai gjendet i vdekur në shtëpinë e tij nga Policia e shtetit të New York. (NYPD). Ai varroset me nderime dhe respekt nga komuniteti shqiptaro amerikan, në varrezat katolike në Saint Raymond’s Cemetery, Bronx, NY.

Në rrasën e varrit të misionarit të Krishtit dom Lazër Sheldia gjendet e shkruar në shqip ky epitaf: “Në Përkujtim të Përjetshëm të Misionarit Katolik.”

Më 30 qershor 2005, në fshatin e lindjes në Sheldi të Shkodrës, u përurua monumenti i martirëve, që kanë shërbyer në Sheldi, ku tre pëllumba të bardhë simbolizojnë tre meshtarët: Dom Ndre Zadeja, dom Dedë Maçaj dhe dom Lazër Sheldia.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

PAK HISTORI , NE VEND TE VOTES NGA NJE SHQIPTAR , PER JERUSALEMIN KRYEQYTET MBI TREMIJE-VJECAR..!

December 29, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Perg. Ndue BACAJ
Informacionet e para me te njohura mbi Jerusalemin na detyrojne te kthemi te mijevjecari i trete para Krishit. Prej qindra e mijera vitesh fiset hebreje kane qene ne konflikt me fiset arabe qe i rrethonin. Ne shekujt para lindjes se Jezu Krishtit fiset arabe qe i luftonin me shume herbrejt kane qene egjyptianet. Kjo tregohet edhe ne Bibel nepermjet krimtimit te Pashkeve, te cilat kremtoheshin nga hebrejte qindra apo mijera vite para ardhjes të Mesise së paralajmruar Jezu Krishtit në token e Shenjtë të Jerusalemit e Izraelit. Ne Bibel (ne fq.92-94) e gjejme te shkruar se Pashkë në hebraishten e vjeter do te thoshte KALIM ( kjo e bazuar në foljen PASAH). Pashket atehere simbolizonin kalimin e Zotit neper tokat e hebrejve ,per ti shpetuar nga roberia e paganizmit Egjyptian..Vet Moisiu në ato kohë i thoshte popullit të tije që diten e Pashkeve të benin nga një Qengje fli ,ku me gjakun e tije të sterpiknin ballin e shtepiave të tyre. Sterpikja behej me deget e bimes së kuqerremt me emrin HISOPI. Gjithashtu Moisiu i porosiste që mishi i qengjit të piqej dhe të hahej shpejte pasi janë Pashket ,pra Kalimi…Pashket në ate kohe festoheshin të shtunden e parë pas ekuinoksit me henë të plotë.. Pas ardhjes në jetë të Jezu Krishtit dhe doktrines së tije , festimi i Pashkeve vijoje edhe nga vetë Jezu Krishti me Apostujt e tij. (Bibla fq.1451). Ndersa pas kryqezimit dhe ringjalljes se Jezusit Pashket moren karakter fetar kristian , qe kane kuptimin e ringjalljes se jetes dhe vete Krishtit , ashtu sic i kremtojme edhe sot… Jerusalemi mori nje rendesi te vecante gjate mbreterimit te Davidit , (hebre i lindur ne Betlehem i cili jetoi nga viti 1040 deri ne vitin 970 para lindjes se Krishtit). Davidi gjate mbreterimit te tij e beri Jerusalemin kryeqytet te mbreterise se tij Hebreje. Davidi ne Jerusalem ndertoi akropolin , tempullin e Zotit , si dhe ndertime e rindertime te tjera ,aq sa edhe sot shpesh Jerusalemi kujtohet si qyteti i Davidit… Pas mbreterimit te Davidit ndertime te rendesishme beri mbreti tjeter hebre Salomon (970-930 para Krishtit) , ne Jerusalemin kryeqytet… Jerusalemi dhe trojet e tjera hebre ishin vazhdimisht nen kercenimin e fiseve , mbreterive apo perandorive fqinje e me tej , qe kerkonin ti pushtonin keto troje dhe vende te ndertuara e zhvilluara per ato kohe. Ne vijim po “rendisim” sa per kronologji vetem disa nga ato kohe te veshtira per Jerusalemin dhe trojet hebre apo izraelite.. Ne vitin 587 para Krishtit Jerusalemi perballet me invazionet Babilonase… Ne vitin 331 (para Krishtit) Jerusalemi pushtohet nga Aleksandi i Madh dhe perandoria e tij , per te vijuar me pushtimin e Egjypptit te udhehequr nga Tolomei… Ne vitin 198 (para Krishtit) , Jerusalemi pushtohet nga Siria e Seleuecidit. Ne vitin 165 Para Krishtit) ne Jerusalem herbrejt ngrihen ne revolten e famshme qe njihet ne histori si revolta e MAKABEI-t , qe perfundon me fitoren e rivendosjes se dinastise Asomanei , e cila qendroi deri kur ne Jerusalem arriti te fitoi (romaku) Gneo Pompeo Magno ne vitin 63 mbas Krishtit… (Vlen te kujtohet se rreth vitit 135 para Krishtit u ndertuan disa “objekte” qe kane bere shenje ne histori , si “Fortesa e Sionit” e deri te Kolona Romake etjer…) Ne vitin 70 (mbas Krishtit) ne Jerusalem shenohet revolta e hebrejve kunder pushtuesve romak dhe konkretisht kunder legjoneve romake te komanduara nga Tito… Ne vitin 614 mbas Krishtit ne Jerusalem ka nje perndjekje me permasa reprezalje ndaj te gjithe atyre qe zotronin relike te verteta kryqi. Ne vitin 629 Bizanti (Perandoria romake e lindjes) ishte nen rrethim… Ne vitin 637 Jerusalemi rrethohet nga kalifi Umar ibn al Khatab dhe pas pushtimit ai “qeveriset” dhunshem nga kalifet Omayyadi i Damaskut e Bagdatit. Nga viti 972 deri ne vitin 1076 Jerusalemin e sundojne pushtuesit Selcuk-Turq. Ne ate kohe Jerusalemi ishte nen kalifin Ismaili Fatimidi… Ne vitin 1095 Papa Urbino II nderhyne prane perandorit te Lindjes (Bizantit) per clirimin e Jerusalemit nga pushtuesit Selcuk-Turq. (Eshte koha e kryqzatave te botes kristiane per clirimin e vendeve te shejta nga muhamedanet…).Kryqtaret e clirojne Jerusalemin ne vitin 1099 , duke e rikthyer ne kryeqytet te latineve (kristianeve)… Pas disa luftrave me emertimin kryqezata ne vitin 1187 Jerusalemin arrijne ta pushtojne muslimanet arab te udhehequr nga Saladino , ku nga kjo kohe Jerusalemi eshte nen sundimin musliman nga Ayyubidi e pastaj nga Mamluket e tjer , pushtim qe zgjati deri ne vitin 1516 kur Egjypti e Siria pushtohen nga sulltani ottoman Selimi I … Sundimi ottoman mbi Jerusalemin zgjati deri ne vitin 1917 , kur Jerusalemi pushtohet nga Britaniket nen komanden e gjeneralit Edmund Allenby… Ndersa ne Traktatin e Versajes 1919 qyteti i Jerusalemit u deklarua kryeqytet me mandat britanik i Palestines…

Ne keto kohe hebrejt pengoheshin që të frekuentonin kampusin e Universitetit të Jeruzalmit në Malin Scopus, i themeluar në 1925 dhe i mbështetur nga Albert Ajnshtajni. Hebrenjtë nuk mund të kuroheshin në Spitalin Hadassah, gjithmonë në Malin Scopus, që kishte kuruar si hebrenj, ashtu edhe arabë, qysh nga viti 1918. Hebrenjtë nuk mund të jetonin në lagjen hebraike të Jeruzalemit, ku paraardhësit e tyre kishin ndërtuar shtëpi e sinagoga prej mijëra vjetësh. Keto ndalime u dekretuan nga Jordania, e cila i kishte kapur nëpërmjet forcës ushtarake ato zona hebraike gjatë luftës për pavarësi të Izraelit në 1948, dhe kishte pushtuar ilegalisht të gjithë Cisjordaninë , që Kombet e Bashkuara ia kishin destinuar një shteti arab. Kur qeveria jordaneze pushtoi vendet historike hebraike, u shkatërruan të gjithë shenjat e hebraizmit si sinagoga, shkolla dhe varreza etjer… Vlene te kujtohet se shume hebrej nder shekuj kane qene te detyruar te braktisin trojet e tyre nga dhuna e tmerri qe kane pare e hequr , ndaj edhe ne Shqiperi kur dikush detyrohej te braktise trojet e tija per ne dhena te huaja , thuhej se endet si cifuti (hebreu) ne Shkretetire… Kombet e Bashkuara me rezoluten nr.181 te dates 29 nentor 1947 e ndane Jerusalemin ne dy shtete si kryeqytet , ndersa Betlehemin e lene zone nen administrimin nderkombetar (OKB-s). Me 14 maj 1948 Izraeli pranohet si shtet nga OKB-ja , ndersa ne vitin 1949 legjonet arabe sulmojne Jerusalemin nga lindja dhe arrijne deri ne qytetin e vjeter. Jerusalemi mbetet i ndare. Ne vitin 1950 Israeli (ri)zgjedhe Jerusalemin kryeqytet te vetin. Gjate pushtimit Jordanez –arab thuajse gjithshka e shenjte dhe historike ne Jerusalemin e vjeter u shkaterrua , ndersa Kombet e Bashkuara nga ky pushtim e deri ne vitin 1967 nuk miratuan asnjë rezulotë të vetme që të dënonte pushtimin jordanez dhe shkatërrimin historik e kulturor… Me 5 qershor 1967 Izraeli per tre dite me forcen e ushtrise tij sulmon shtetet fqinje arabe dhe arrine te clirojne krejt Jerusalemin nga pushtuesit arabe… Me 27 qershor (1967) parlamenti Izraelite adapton ligjin per mbrojtjen e vendeve te shenjta, Shteti Izraelit impenjohet seriozisht te garantoi ruajtjen e te gjitha vendeve te shenjta per te gjitha besimet… Me kete rast vlene te kujtohet rezoluta e turpshme e Këshillit të Sigurimit (te OKB-s) qe deklaronte se “çdo modifikim ndaj linjave të 4 qershorit 1967, edhe për sa i përket Jeruzalemit” nuk ka “asnjë vlefshmëri ligjore dhe përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Veç të tjerash, kjo nënkupton se vendimi i Izraelit për të ndërtuar një shesh lutjesh përpara Murit Perëndimor, vendit më të shenjtë të hebraizmit, përbën një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Përpara 4 qershorit 1967 hebrenjve u ishte ndaluar që të luteshin në Murin Perëndimor…(Me 30 korrik 1980 parlamenti izraelit aprovon dekretin qe dekleron zyrtarisht aneksimin e zones se pushtuar nga Jordania dhe (ri)shpalle Jerusalemin kryeqytet unik te Izraelit , gje qe nen presionin e shteteve arabe OKB-ja nuk e pranon.. Shtetet e Bashkuara morën pozicionin zyrtar se nuk i njihnin rivendikimet legjitime të Izraelit mbi Jeruzalemin hebraik. Pohuan se statusi i Jeruzalemit, përfshi zonat e sapoçliruara, do t’u bashkangjiteshin negociatave finale dhe se ndërkohë të rrinte në fuqi statukuoja. Por megjithe kete favorizim te shteteve arabe e vecanarisht te palestinezve nga OKB-s nuk u arrit thuajse asgje ne bisedimet arabe-izraelite. Ne keto kushte me 23 tetor 1995 kongresi amerikan , kur president ishte Bill Klinton miratoi ligjin per njohjen e Jerusalemit si kryeqytet te Izraelit , ligje qe detyronte administraten qe te zhvendoste ambasaden (amerikane) nga Tel-Avivi ne Jerusalem. Ligji u miratua thuajse me konsensus maksimal si nga senati (me 95 vota pro dhe vetem 5 kundra) dhe nga kongresi (me 374 vota pro dhe 37 kundra).Ky ligje u la disi ne harrese nga George Bush dhe u sabotua (sot thuhet) me qellim nga ish presidenti Borak Obama , gjoja ne emer te statukuos te bisedimeve arabo-izraelite , por qe mendohet se tek ai kishte influencuar edhe “nje pjese” e origjines… Presidenti Obama me politiken e tij ka ndryshuar statuskuonë dhe e ka bërë paqen më të vështirë, duke u dhuruar palestinezëve një avantazh të madh negociues dhe duke u hequr atyre stimulin për të pranuar një kompromis paqeje… Donald Trump me aktivizimin e ligjit te vitit 1995 per njohjen e Jerusalemit kryeqytet te Izraelit ka bërë gjënë e duhur ne interese te SHBA-s dhe dhe njerit nga popujt e kombeve me te vjetra te Botes… Ndersa mos miratimi apo me keq “denimi” me rezoluten turko-arabe te vendimit te SHBA-s dhe presidentit Trump , nga shumica e vendeve te Bashkimit Europian tregon pak smiren ndaj Amerikes , dhe shume me shume friken deri ne palce qe u kane kallur terroristet islamik , te “pranuar” nga vete keto vende europiane nder mote , gje qe nese keto vende e shtete europiane nuk “zgjohen” nga frika , nuk do te jete e larget dita kur sic thoshte gazetarja dhe publicistja e njohur italiane Orjana Fallaci , Europa nuk do te quhet me Europe ,por Eurabi… Larg qofte e Zot…
Edhe pse ky shkrim ime perben pake histori , tregon qarte se Jerusalemi eshte kryeqytet i Hebrejve e Izraelit , me te drejten e Zotit e ropit (njeriut) qe mbi tremije-vite me perpara e vazhdimisht.. Kjo me ngjason me te drejten e shqiptareve e Shqiperise , nese duan per te pasur ne te ardhmen kryeqytet Shkodren (ish kryeqytetin e Ilirse) , por qe OKB-ja te mos e pranoi pasi shteti i Malit te Zi ka pretendime teritoriale mbi Shkodren (sic edhe ka pasur pa te drejte nder mote e shekuj) , ose sikur Shqiperia te kerkojne qe te bejne kryeqytet Korcen apo Gjirokastren per te cilat ka pretendime dje dhe sot Greqia fqinje.. E deri te “Jerusalemi” i Shqiperise Etnike ,Kosova e pavarur , per te cilen ka pretendime teritoriale Serbia dhe ende nuk e kan njohur si shtet te pavarur disa shtete islamike-arabe dhe europiane , dhe per mos plotesim kuorumi nuk e ka njohur as OKB-ja deri sot…
Referencat:
Storia di Gerusalemme ,da vikipedia,l’enciklopedia libera (e stata modificata per ultima volta il 23 novembre 2017).Perkthim i imi nga italishtja.
Gazeta “55” dt.23.12.2017 , (shkrim i Alan Dershowitz).
Athine me 29 dhjetor 2017

Filed Under: Uncategorized

Irma Libohova,Sabri Fejzullahu,Ylli Baka,Arberie Hadergjonaj dhe Genta Ismaili tundin “The Imperial House” në Michigan (Video….)

December 28, 2017 by Pafragje Leave a Comment

ALBDREAMS TV – ADTV

Super restoranti “The Imperial Hose” nw Metrone e Detroit te shtetit Michigan ka prituar kengetaret e njohur shqiptar Irma Libohova,Ylli Baka,Sabri Fejzullahu,Areberie Hadergjoaj dhe Genta Ismaili me kenge dhe duartrokitje deri ne oret e para mba mesnat me rastin e pavarsise se Shqiperise.

“GLOBAL VIDEO STUDIO” ka filmuar te plote kete concert drejtuar nga mjeshtri Petrit Goçaj,ndersa Studio  e   ALBDREAMS TV  e ka transmetuar ne  Televizionin ADTV (ALBDREAMS TV) në Channel 135 te tij ne Paketen  TVALB IPTV,me e madhja pakete e tille ne boten shqiptare.

Ne po e sjellim te plote transmetimin e  ADTV (ALBDREAMS TV).

Filed Under: Uncategorized

Dilema e Besnik Mustafajt: A e mbajnë dot radikalizimin deputetët aktualë të PD-së

December 28, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e Berishës në vitet 2000, Besnik Mustafaj, trajton në një analizë të tij publikuar sot në Panorama disa momente të qëndrimeve të mundshme politike të opozitës për të dobësuar ramën dhe qeverinë e tij.

“Një nga pyetjet që preokupojnë më shumë opinionin tonë publik në përgjithësi, e veçanërisht demokratët, në këtë fundvit është: Çfarë do të bëjë opozita gjatë vitit të ardhshëm për të luajtur përpara shqiptarëve rolin e vet kriticist dhe alternativ? Kjo pyetje përmban shqetësimin e thellë që ka shoqëria jonë sot, përballë një qeverie arrogante, të korruptuar dhe të lidhur në shumë segmente të rëndësishme me krimin e organizuar. Në një intervistë të gjatë para pak ditëve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmendi tre skenarë, që janë në shqyrtim, duke lënë qartë të kuptohet se njeri prej tyre do të zgjidhet.

Të tre skenarët kanë si pikënisje shkeljen e rëndë të Kushtetutës nga ana e shumicës qeverisëse në rastin e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.
Skenari i parë është për të mbajtur një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Kjo kupton që deputetët e opozitës të qëndrojnë në sallë, duke penguar funksionin e Parlamentit deri në rikthimin e kushtetutshmërisë, që do të shprehej përmes anulimit të zgjedhjes së kësaj prokuroreje.
Skenari i dytë është bojkoti. Largimin pa afat të opozitës nga Parlamenti, siç edhe vetë Basha e theksoi gjatë kësaj interviste, do ta simbolizonte për shqiptarët dhe të huajt shpërfaqja e krizës politike.
Skenari i tretë do të ishte mirëfilli djegia e mandateve parlamentare nga ana e deputetëve të opozitës apo, thënë me gjuhën e Bashës, “invalidimi” i këtyre mandateve. Me një veprim të tillë, opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar do t’i thuhej se ka pushuar së ekzistuari Parlamenti pluralist i Republikës së Shqipërisë.

Të tre këta skenarë burojnë nga vlerësimi i opozitës se shumica qeverisëse shkeli Kushtetutën e Republikës me procedurën që përdori për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Lidhur me këtë argument, është zhvilluar një luftë e ashpër komunikative qoftë përballë opinionit tonë publik, e qoftë atij ndërkombëtar, luftë, të cilën më duket se e ka fituar Edi Rama. Kryeministri dhe zëdhënësit e tij kanë arritur të mbjellin gjerësisht përshtypjen, shpesh edhe bindjen se opozita nuk e ka hallin te Kushtetuta, por ka frikë nga Prokurorja e re, e cila nuk do t’ua mbajë anën siç kishte bërë Prokurori i mëparshëm i Përgjithshëm . Gjithsesi, shqyrtimi i së vërtetës është një çështje më vete dhe nuk është qëllimi im në këtë rast. Duke u kthyer te pyetja e shtruar në fillim të këtij shkrimi, ne dimë tashmë me siguri se në fillim të vitit tjetër e në vazhdim opozita do të zbatojë njërin nga tre skenarët e mësipërme.

Skenar të katërt nuk do të ketë. Por, edhe pse në gradë të ndryshme, të tre këto skenarë do të sillnin radikalizimin e luftës politike, me pasoja që kapërcejnë menjëherë casus–in origjinar dhe shtrihen horizontalisht në mbarë jetën politike dhe institucionale të vendit. Edhe çështja nëse ka në realitetin tonë socio-politik kontekst të përligjur për një radikalizim të tillë është tjetër dhe do të meritonte një analizë më vete në një rast tjetër.

Ta zëmë se Lulzim Basha beson vërtet se radikalizimi është rruga më e mirë për t’i dhënë opozitës rolin që i takon në zhvillimet e ardhshme të vendit. Po kush do ta udhëheqë atë? Radikalizmi është një proces i vrullshëm, shumë kompleks dhe doemos me pjesëmarrje popullore të gjerë. Derisa të na japë provën e së kundërtës, Lulzim Basha vetë njihet si një lider pa karizëm dhe pa vizion.
E vetmja strukturë politike, që ai udhëheq në njëfarë mënyre brenda ngrehinës legjitime të Partisë Demokratike, është grupi parlamentar. Në parim nuk është pak. Por për një mision të tillë, siç është radikalizmi, duhet parë konkretisht cilësia e Grupit Parlamentar Demokrat. Sepse Basha mund t’i urdhërojë të dyzet deputetët në fjalë të pushtojnë aulën e Parlamentit (skenari 1) për një kohë të pacaktuar, apo të bojkotojnë Parlamentin (skenari 2) po për një kohë të pacaktuar dhe ata t’i binden kokulët.
Le të besojmë madje se ata do t’i bindeshin edhe për të djegur mandatet (skenari 3), gjë që nuk duket shumë e mundshme. Po pastaj, cili do të ishte roli i deputetëve në zhvillimet politike të vendit? Djegia e mandateve, bojkoti i Parlamentit apo qoftë edhe bllokimi i punimeve të Parlamentit duhet të shoqërohet me patjetër nga protestat masive në rrugë. Përndryshe, sakrifica e deputetëve mbetet në caqet e një kryengritjeje brenda pallatit të politikës, pa ndonjë tronditje në sistemin qeverisës të Edi Ramës, i cili, siç e dimë të gjithë, e ka tashmë të plotë timonin për vete.
Ajo, që Basha e quan krizë, është sigurisht e padiskutueshme dhe do të shpërfaqej botërisht. Por vetëm kaq. Kanë ndodhur edhe më parë zhvillime të tilla tensionuese në parlamentet e vendeve demokratike, zhvillime që nuk ia kanë shkurtuar dot megjithatë mandatin shumicës qeverisëse të radhës. Sepse kanë mbetur brenda mureve të ngushta të institucioneve.
Prandaj deputetët e vërtetë ndërmarrin veprime të tilla ekstreme vetëm kur kanë mirëkuptimin dhe mbështetjen e fuqishme të votuesve të tyre të paktën, në mos edhe të një pjese tjetër të opinionit publik, për të refuzuar qeverisjen e Edi Ramës, besimin e së cilës e kanë fituar ndërkohë. Grupi i sotëm parlamentar i Partisë Demokratike, me disa përjashtime që kapin a nuk kapin çerekun e anëtarëve të tij, përbëhet nga njerëz krejtësisht anonimë, të ngjitur në atë lartësi rastësisht apo edhe më keq, në sajë të klientelizmit të Bashës.
Nuk shoh asnjë shpresë që ata të frymëzojnë zgjedhësit e Partisë Demokratike, aq më pak të frymëzojnë opinionin e gjerë publik. Cilindo nga këto tre skenarë që të zbatojnë ata deputetë, në përmbushje të urdhrit të njeriut që i ka graduar, Lulzim Bashës, veprimi i tyre në vetvete sigurisht që do jetë radikal, por pa jehonë radikalizuese në opinionin publik. Ata thjesht do të shënojnë dështimin e radhës për Partinë Demokratike. Ka edhe një mënyrë tjetër për ta shmangur këtë dështim. Që Partia Demokratike të jetë e strukturuar mirë organizativisht.
Domethënë, ta ketë tretur helmin e katastrofës elektorale që pësoi pak muaj më parë, në qershor 2017, ta ketë mbledhur veten duke përtërirë udhëheqjen e vet përmes një procesi të rreptë analize dhe të shohë me besim përpara. Potencialisht, Partia Demokratike është një fuqi e jashtëzakonshme. Edhe vetëm ajo, me anëtarësinë e vet, e mobilizuar si në kohërat e veta të lavdishme mund t’ia shkurtoje jetën regjimit kleptokratik të Edi Ramës.
Por, sa thashë më sipër janë vetëm hipoteza. Në votimet e shëmtuara për rizgjedhjen e Lulzim Bashës, gjatë muajit korrik të këtij viti, morën pjesë faktikisht afro 10 për qind e anëtarësisë së PD-së. Kjo mungesë e demokratëve në llogoren e luftës politike vazhdon. Madje, duke u përkeqësuar. Në mbledhjet e zhvilluara gjatë këtyre javëve në kuadrin e të ashtuquajturës fushatë analize për humbjen e qershorit, të ndërmarrë nga Basha, seksionet me zakonisht nga 40 e 50 anëtarë nuk arrijnë dot të mbledhin as pesë apo gjashtë vetë.
Pra, Partia Demokratike është një kolos në agoni. Edi Rama e di shumë mirë këtë gjë dhe bën ç’i do qejfi. Udhëheqja e sotme e Partisë Demokratike nuk ka aftësitë e nevojshme për ta strukturuar politikisht dhe ta drejtojë një lëvizje radikale të demokratëve kundër Qeverisë së Edi Ramës dhe aq më pak t’i japë kësaj lëvizjeje një program politik realisht të besueshëm dhe frymëzues. Fatkeqësisht. Kjo që po them unë është realpolitikë. Por nuk e përjashton aspak mundësinë që Lulzim Basha të ndërmarrë pas pak javësh zbatimin e njërit nga të tre skenarët që ka paralajmëruar. Ai e tregoi gjatë pranverës me çadrën që është i aftë të futet qorrazi në aventura pa krye. Por, ne që e ndoqëm herën e parë në çadër, mbajmë në mendje këshillën që ai vetë na ka dhënë: “Më mashtrove një herë, faqja e zezë është e jotja. Më mashtrove për së dyti, faqja e zezë është e imja”. Shkurt fjala, Partia Demokratike, ashtu siç është sot me Lulzim Bashën në krye, nuk ka asnjë nga cilësitë që do t’i duheshin për t’i dhënë jetë një lëvizjeje radikalizimi të jetës politike të vendit. Rrjedhimisht, Edi Rama do ta hajë gjelin e Vitit të Ri i qetë, pa asnjë ankth. Dhe ne, demokratët, bashkë me qindra mijë të zhgënjyerit nga ky Kryeministër tallava, do të mbetemi në pritje të skenarit të katërt të opozitës, e që duhet të jetë skenari që do të na ngjallë shpresën”./Burimi : Droni.al/

Filed Under: Politikë

Libri francez i 1553: Skënderbeu mes personaliteteve më të famshëm, nga Krishti te mbreti Henri II

December 28, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Nga Aurenc Bebja, Francë

Në faqen n° 196, të librit me titull “La Seconde partie du Promptuaire des medalles des plus renommees personnes commençant à la nativité de notre Sauveur Jesus Christ & continuant iusques au Treschrestien Roy de France Henri. II. du nom, à present eureusement regnant. – Pjesa e dytë e përmbledhjeve të medaljeve të njerëzve më të famshëm duke filluar që prej lindjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit dhe duke vazhduar deri te mbreti i krishterë i Francës, Henri II, që tashmë fatmirësisht mbretëron”, të autorit dhe botuesit francez, Guillaume Rouillé, gjejmë një medalje dhe shkrim të veçantë, dedikuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell në vijim këto informacione për lexuesin shqiptar:

“Skënderbeu (i quajtur kështu nga turqit, pasi u bë synet, sepse më parë quhej Gjergj Kastrioti) u dha peng nga babai i tij, mbret i Epirit dhe Shqipërisë, vende të njohura më parë si Maqedonia, Muratit, perandorit të shtatë të turqve, i cili pasi eksperimentoj aftësinë e tij gjatë përleshjeve, e bën atë shefin e tij të ushtrisë kundër hungarezëve, të cilëve Skënderbeu u dorëzua, për fat të keq të turqve. Për më tepër, detyroi Bashën, sekretarin e turqve, që t’u shkruajë drejtuesve të Krujës, që ai është dërguar nga vetë Murati për të drejtuar qytetin e lartpërmendur. Kështu e mori në drejtim vendin e tij…Murati u nis për Epir me një fuqi të madhe, duke e mbajtur Krujën të rrethuar pa sukses për disa muaj, vdiq nga trishtimi.”

Filed Under: Uncategorized

GJAKU I ARBERIT (Video..)

December 27, 2017 by Pafragje Leave a Comment

AlbDreams.Net

Drama “Gjaku i Arberit” eshte nje nga kryeveprat e dramaturgjise shqiptare e Fadil Krajes (Mjeshter i Madh) dhe realizuar nga trupa profesioniste e Teater “Migjenit” Shkoder.

Ne si redaksi kemi transmetuar varjantin e filmuar nga RTSH-ja ne  AlbDreams TV dhe ne statusin  tone ne Facebook.

Per lexuesit tone po e risjellim te plote.

Filed Under: Kulturë

Janari – Muaji i Isa Boletinit!

December 26, 2017 by Pafragje Leave a Comment

Nga Mimoza Dajçi

New York

Dhjetor 2017

Edhe pak ditë në kalendar hyn muaji janar 2018. Mendja më shkoi ta njoh si Muaji i Isa Boletinit. Pikërisht më 15 Janar të vitit 1864 erdhi në jetë Heroi i Kombit tonë Isa Boletini, por edhe plumbi armikut në këtë muaj i mori edhe jetën më 23 Janar 1916. Çfarë tregon se shkjau dhe pushtuesit osmanë nuk e mirëpritën ardhjen e tij në jetë. E ndien si duket se çfarë humbje do të gjenin prej tij. Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Shalës së Bajgorës. Ai rrjedh nga një familje e njohur për patriotizëm si në Mitrovicë ashtu edhe në tërë Vilajetin e Kosovës. Isa është një nga luftëtarët e paepur të periudhës së Pavarësisë, legjendë e çdo momenti historik për shqiptarët.

Historia e jetës dhe veprës se Isa Boletinit është historia e një patrioti legjendar që me sakrificat e tij hodhi një gur të madh në themelet e shtetit të pavarur shqiptar. Ishte pikërisht qëndrimi patriotik i tij dhe mijëra burrave të tjerë që mundësuan mbijetesën e popullit shqiptar.

Isa Boletini ky bir i thjeshtë e i dashur i popullit të Mitrovicës heroike, i pasur, por i varfër deri në vdekje, pasi gjithë pasurinë e vuri në shërbim të vatanit e luftës për paqe e liri. Pa dashur të përfitoj tituj e ofiqe nga veziri i Turqisë kthehet pranë Kullës, familjes e njerëzve të tij për të vazhduar amanetin e të parëve të tij të atit Ademit e vëllait të madh Ahmetit, të cilët u vranë që tokat shqiptare të jenë të lira e të pauzurpuara nga turqit, shkjau apo  pushtuesit e tjerë.

Isa Boletini ishte besnik i Ismail Qemalit, i cili vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë hyn triumfator në qyetin e Vlorës bashkë me trimat e tij të armatosur kosovarë. Më shumë se forca e tyre vlente gjesti dhe mbi të gjitha fjala e përhapur se Ismail Qemalin e ruante Isa Boletini dhe luftëtarët e tij. Kaq mjaftoi që edhe ata shqiptar gjakprishur që ishin kundër Pavarësisë, të mos guxonin të sulmonin Plakun  e Vlorës. Isa i kishte dhënë besën se jeta e tij dhe luftëtarëve që ai drejtonte do ishin për Shqipërinë e lirë dhe në fakt ai nuk e shkeli kurrë besën e dhënë. Isa Boletini nuk dorëzohej e nuk përkulej para askujt, prandaj që në moshën 54 vjeçare fitoi të drejtën të quhej “Bacë” titull që nuk fitohej lehtë ato kohë.

Një guxim madhor e historik e shtyu trimin e Kosovës martire për të ndërrmarë udhëtimin kalorsiak drejt firmosjes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Pavarësisht rreziqeve të rrugës, dimrit të egër e armikut të pabesë, 100 trimat e tij, djem, nipa, e luftëtarë të lirisë nuk e lanë vetëm, sëbashku u nisën drejt Vlorës heroike të Isamil Qemalit. Dhe ashtu me respekt e dashamirësi u prit nga Plaku i urtë e populli i Vlorës, ku u përul plot respekt para Flamurit të Kuq me Shkabën Dy Krenare. Gëzim e brohorima për ditën e madhe – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! Kudo oshëtiu  Sheshi e Vlora mbarë nga ky sihariq vendimtar për të ardhmen e vendit.

Bacë Isa si një figurë embelemë historike me kapacitete botërore është bërë i njohur përveç të tjerave edhe për ngjarjen në Londër. 1913, kohën kur Delegacioni Shqiptar do të takonte Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë Eduard Grejin. Në hyrje roja i kërkoi me xhentilesë të dorëzonte revolverin. Isa u bind e ja dha pa fjalë. Pasi përfunduan bisedimet Ministri Anglez Greji i thotë me shaka: “Nesër gazetat do të shkruajnë se, atë që nuk e bëri  dot ushtria e pamat osmane e bëra unë. Isa Boletini u çarmatos vetëm në Londër”.

Por përgjigja e Isa Boletinit ishte e menjëhershme: “Jo besa Lord, as në Londër jo”. Dhe nxorri një tjetër revolver që e mbante fshehur në brezin e mesit.

Shumë ngjarje, sakrifica e mundime do të kapërcente Isa me trimat e tij në kohë e periudha të ndryshme. Vital e i papërkulur del portreti i tij fisnik para çdo kujt qofshin edhe njerëz të pushtetshëm botëror të kohës. Mbi Isa Boletinin serbët përpiqeshin të hidhnin baltë herë pas here, madje për të ngjallur panik në rradhët e luftëtarëve dhjetëditëshin e dytë të muajit nëntor 1912, përhapën lajmin se ai ishte vrarë. Thuhej se gjenerali serb Zhivkoviç e kishte urdhëruar të udhëhiqte sulmin ndaj ushtrisë turke, por Isai i kishte thënë se në vijën e parë duhej të qëndronin serbët e jo shqiptarët. Dhe në sherr e sipër Zhivkoviçi e kishte vrarë duke e akuzuar për tradhëtarë. Në të vërtetë Isa ishte gjallë e po udhëtonte me trimat e tij drejt Vlorës.

Sipas ngjarjeve të treguara nga nipi i tij Tafil Boletini, i pranishëm në çdo ngjarje dhe udhëtim të axhës Isë, na ka treguar se Isa u vra tradhëtisht nga konsulli frances dhe frocat sllavomalazeze sëbashku me shtatë nga njerëzit e tij në Podgoricë, mbi Urën e Moracës, më 23 janar 1916. Ndërkohë që edhe Konsullata anlgeze e ftoi për ndihmë, por ai si njeri i besës, pranoi ftesën që i afroi i pari konsulli frances, që në fakt ishte ai vrastari i parë dhe i vërtetë, e për këtë akt qeveria francese duhet të kërkojë falje.

Për Isa Boletinin kane shkruar shumë shkrimtarë të huaj austriakë, rusë, francezë, anglezë, gazetarja amerikane Bertha Spencer. Shtypi amerikan i kohës ka shkruar artikullin me titull: “Isa Boletini, heroi që duhet të njihni”. Për Legjendën Isa Boletini kujtime dhe shënime nga më të famshmet ka lenë dipllomai anglez Aubrey Herbert, i cili ka patur rast ta takojë Isën dy herë në jetën e tij në vitet 1912 dhe 1913.

Sot në Mitrovicë “Kulla e Isë Boletinit” njihet e mirëmbahet si Muze Kombëtar dhe është nën kujdesin personal të nipit të tij Gazmend Boletini, i cili kryen një punë vërtetë të shkëlqyer në këtë drejtim e gjej rastin si autore e këtij shkrimi që në emrin e tij e në emër të Familjes Boletini, të falenderoj publikisht biznesmenët e patriotët e njohur te çështjes kombëtare Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, të cilët i kanë dhuruar këtij Muzeu një shumë të konsiderueshme në dollarë.

***

Dikush më pyeti mua sot: Mimoza pse harxhon kam shumë kohë nga vetja, e gjithë këtë sakrificë që bën për kombin si në Shqipëri ashtu edhe në Amerikë ku sot jeton. Pse e bën për para, për tu dukur apo se e ndjen?

Me ju tregu të drejtën me preku kjo pyetje sa dashamirëse aq edhe tinzare. Dhe përgjigja ime ishte kjo: Unë nuk paguhem për atë çfarë sakrifikoj për kombin tim Shqipërinë, Kosovën, Amerikën e mbarë popujt në botë. Unë nuk jam e pasur, por kur edhe grante i janë afrur organizatës “Hope & Peace” që unë drejtoj, u kam thënë mikeve të mija se: Mirë do të jetë që ato fonde ti kalojnë të sëmurëve me kancer dhe institucioneve kërkimore që studjojnë këte sëmundje. Për mua Geni mbetet Gen, dhe unë nuk dal dot nga gjaku i të parëve të mi”.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 12
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

December 2017
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Nov   Jan »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in