ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for February 2019

Gazetari më i vjetër i PS: Rama të largohet, vendit i duhet një Kryeministër tjetër

February 26, 2019 by Pafragje Leave a Comment

NGA: HAMDI JUPE
Protesta e opozitës mbushi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me njerëz. Nuk ishin parë aq shumë protestues prej shumë vitesh në shesh. Na nxori mallin e protestave të moçme. E pashë në televizor dhe u kënaqa. Protesta zgjati për pesë orë, si asnjëherë tjetër më parë. Ajo u transmetua në të gjitha televizionet e botës. I pashë vetë në disa prej tyre. Na nxinë faqen televizionet e huaja. Por fajin për këtë e ka Arta Dade, që ka kritikuar qeverinë në një artikull a intervistë në një gazetë të Tiranës.
Protestuesit sulmuan selinë e qeverisë. Në atë seli është zyra e kryeministrit. Ajo zyrë është e mbushur me pikturat e Edit. Atje ka edhe një fushë basketbolli, enkas për të luajtur kryeministri. Atje, edhe fasada e ndërtesës gati njëqind- vjeçare kryeministrore, është ndryshuar, sipas shijes së kryeministrit aktual. Në oborrin e kryeministrisë, ishte vendosur edhe një këpurdhë prej çimentoje (e paharruar qoftë!) Domosdo, këpurdha është simboli ynë kombëtar! Thonë se këpurdha ishte vendosur atje, me qëllim që të tërhiqte sulmet e opozitës mbi vete dhe kështu, të shpëtonte zyra kryeministrore, e kthyer në studio piktori. Dhe opozita ra në kurth. Fajin për këtë e ka Arta Dade.
Po si nuk u kujtua kryeministri të vinte edhe një monument të preshit atje, te dera e kryeministrisë, ashtu, prej allçie dhe të lyer me bojë preshi, se preshi na mban gjalle tre muaj të vitit, atëherë kur nuk ka perime të tjera të freskëta? Ky do të ishte një kontribut i shquar në fushën e zhvillimit intensiv të bujqësisë socialiste. Kështu do t’i mbyllej goja edhe Arta Dades dhe nuk do ta kritikonte më qeverinë.
Ndërkohë që po organizohej protesta në Tiranë, kryeministri kishte organizuar në Vlorë antimitingun e popullit të qytetit të pavarësisë. Kishte lezet: miting në Tiranë, antimiting në Vlorë. Të dya, “live” në televizor. Na nxorri mallin e antimitingjeve, kur u rrëzua monumenti i shokut Enver. Të tilla mitingje/antimitingje, populli ynë kishte parë vetëm atëherë. Edi Rama atëherë ishte në miting në Tiranë, jo në antimiting, si tani në Vlorë.
Kryeministri deshi të tregojë se sa shumë e do populli atë dhe qeverinë e tij. Mirëse erdhe Edi Djali, se neve na mori malli! Ai mund ta bënte mitingun atje nje ditë para ose një ditë pas, por jo, duhej bërë pikërisht atë ditë dhe atë orë që kishte miting opozita. Por fajin për ketë e ka Arta Dade. E ka thënë edhe kryetarja e sotme e gruas socialiste në Facebook.

Pensionet për këtë vit do të rritej 2,5 përqind. Kaq ka thënë opozita (se qeveria nuk e ka dhënë akoma sihariqin) Pensionet do të rriten një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit, me qëllim që pensionistët të mos harrojnë të mirën që po u bën qeveria. (të mos harrojnë, gjithashtu, gjelin e vitit të ri) Se ata dreqër pensionistë, janë nja gjashtëqind e pesëdhjetë mijë tani dhe ata të hedhin në erë në votime. Dhe për këtë, fajin e ka Arta Dade.
Në rrethin e Sarandës prodhuesit e agrumeve këtë vit dolën me këpucë të kuqe. Ata nuk e shitën dot prodhimin e mandarinës, prodhimi mbeti atje dhe u kalb. Për t’u qarë hallin. Ata nuk dinë gjë tjetër, veçse të punojnë. Ndërsa tregun duhet ta gjejë Ministria e Bujqësisë, që paguhet për atë punë. Prodhimi është shumë më i madh se nevojat e vendit. Por shteti u zhduk, nuk ndihmoi për të gjetur tregje. Dhe kështu, rreth dhjetë milionë Euro prodhim i mandarinave vajti dëm. Atëherë fermerët u nisën për në miting në Tiranë kundër qeverisë. Edhe fajin për këtë e ka Arta Dade.
Prodhuesit e mollëve në Peshkopi dhe në Korçe ankohen se nuk e shesin dot mollën. Prodhimi ka qenë i mbarë, por çmimet e shitjes janë përtokë. Dyqanet gjithandej janë të mbushura me mollë, me çmime qesharake. E gjitha kjo, bie mbi fermerët që vitin tjetër do të braktisin tokën, duke na e lënë barkun thatë, sepse bujqësia nuk po u jep gjë. Po ka edhe më keq, fshatarët po i presin mollët për dru zjarri. Dhe pastaj nisen për protestë në Tiranë. Dhe fajin për këtë e ka Arta Dade.
Studentët dolën në shesh në bulevard për një muaj rresht. Ata e tundën qeverinë nga themelet. Sepse studentët, edhe për të marrë një vërtetim në universitete, duhet të paguanin para, megjithëse e kishin paguar më pare taksën e shkollës.
Kryeministri u zgjua nga gjumi i pataksur nga këto që po dëgjonte. Nëntë pika kanë studentët? Nëntëmbëdhjetë do t’u japim ne. Po ku ishte qeveria deri atëherë? A kishte apo nuk kishte qeveri ky vend, që i plasi papritur bomba në duar? Por fajin për këtë e ka Arta Dade.

Ministrja e Arsimit kishte mbaruar shkollën e lartë me notë mesatare 5,9 dhe kishte rritur njohuritë shkencore te Universiteti “Kristal”. Fëmijën e saj e kishte çuar në universitet jashtë vendit, sepse “nuk bëjnë këto universitetet tona”. Megjithatë, ajo qëndronte ministre arsimi, derisa i thanë studentët “ik, ik, ik!” “Ti Halim që s’di këndim, je adapt për arsim”. Këtë poezi Noli e ka shkruar për qeverinë e kohës së Zogut, po ja që ka vlerë aktuale. Po si nuk vajtën studentët më parë në protestë atje, te
Ministria e Arsimit, xhanëm? Ku flinin gjumë studentët deri atëherë! Po fajin e ka Arta Dade.
Parlamenti shqiptar prej 28 vitesh ka 140 deputetë. Kaq kishte kur populli shqiptar ishte katër milionë, në vitin 1991, kaq ka edhe sot, kur populli është 2,8 milionë. Këta deputetë marrin rroga dhe trajtime të majme. Ata nuk bëjnë asnjë punë, ata vetëm ngrejnë kartonin një herë në javë, siç t’u thotë partia. Askush nuk i njeh tre çerek të tyre, përveç grave/burrave të vet. Ata janë anonimë, nuk dinë të flasin. Kjo ndodh sepse në vitin X, Berisha dhe Rama u mblodhën kokë më kokë dhe vendosën të ndryshojnë Kushtetutën, duke ia hequr popullit të drejtën e zgjedhjes së përfaqësuesve të tij dhe duke ia dhënë atë Berishës dhe Ramës. Dhe kështu, na vijnë në Parlament deputetë merhumë, të nxjerrë nga xhepi i kryetarit të partisë, për arsye që i di vetëm kryetari. Por fajin për këtë e ka Arta Dade.
Kryeministri shkarkoi shtatë ministra menjëherë, megjithëse ata nuk kishin një vit e gjysmë në detyrë. Askush nuk u pyet për këtë nga forumet e partisë (mavro forume!) Vetëm Edi vendosi. Dhe çfarë vuri në vend të atyre që hoqi? Vuri ca njerëz anonimë dhe një ministër të jashtëm po aq anonim, shokun e Batonit. Ah, po, më falni, vuri edhe Braçen zëvendës/kryeministër. Por nuk sqaroi se përse e shkarkoi zëvendës /kryeministren që e mori nga Shkodra një vit më parë, megjithëse nuk e njihte askush. Nuk sqaroi as atë se përse e shkarkoi ministrin e punëve të jashtme. dhe vuri një kalama në vend të tij. Prish bucela, bëj kanaçe. S’ka gjë, se pas një viti, do t’i heqë edhe këta ministra që vuri tani dhe do verë ca të tjerë, po aq anonimë. Por fajin për këtë prapë do ta ketë Arta Dade që boton intervistë.
Kryeministri vete u bën dhuratë nga një shtëpi familjeve të vobekta, atje në fshatin e humbur, të Republikës së Edit, i shoqëruar kudo nga ministrja e shëndetësisë. Kur pyetet kryeministri se ku i gjen paratë që bën këto “bamirësira”, ai thotë se ua merr miqve të tij bisnesmenë. Mirëpo këto në italisht quhen “tangente”, domethënë korrupsion. Me fjalë të tjera, “unë të jap tenderin, ti më jep ca para që të bëj ca bamirësira, siç bënte Nënë Tereza”. Dhe këto pastaj dalin në televizionin ER TV, te rubrika “Shqipëria që duam” që t’i shikojë gjithë bota. Turp! Qeveria ka fond rezervë të miratuar nga Parlamenti për këso rastesh. Ato nuk janë dhurata të kryeministrit, janë kontribut i shoqërisë për njerëzit në nevojë. Por ç’ti bëjmë Arta Dades që jep intervista kundër qeverisë?

Tre tendera, me dyzetë milionë Euro, u dhanë për të ndërtuar Unazën e Re. Kryeministri i kishte propaganduar vetë këto rrugë të reja të qeverisë së tij me të madhe. Mirëpo na dolën ca probleme me tenderat. Fillimisht një tender, pastaj tjetri, pastaj edhe projekti i të tretit. Pra, nusja ishte një çikë “me barrë”. E pranoi vetë ministrja e re, e cila tha sa mund të rishikohet projekti i unazës. Por ajo nuk tha se kush është ai që e bëri “me barrë” projektin. Pra, nuk e ka fajin çuni i Fariut që ngriu e mbiu në protestë me banorët e atjeshëm. Kushedi se çfarë do dalë akoma. Rruga te Unaza e re ka mbetur copë – copë, sepse ashtu filloi, po copë – copë. Kushedi se kur do të mbyllen tani ato rrugë. Unaza e Re kutërbon erë të qelbur korrupsioni që tutje. Por fajin për këtë e ka Arta Dade.
Kryeministri mbledh forumet e partisë në orarin zyrtar të punës në shtet. Gati 250 anëtare të Asamblesë Kombëtare të Partisë (asambleistë, ose: shto miell e shto ujë) lënë punën e shtetit për të cilën marrin rrogën atje ku punojnë dhe vijnë në Tiranë, po me makinat e shtetit, për të bërë mbledhjen e partisë. As Enver Hoxha që e kishte partinë – shtet, nuk i bënte mbledhjet në orar të punës. Por Edi e bën. Është i zoti Edi. Edhe për këtë e ka fajin Arta Dade.
Ka ardhur koha që në Partinë Socialiste të mendohet për një kryeministër të ri. Të mendohet, thashë. Ka një përvojë në këtë drejtim. Gjatë qeverisjes tetë-vjeçare 1997 – 2005, Partia Socialiste ndërrroi gjashtë herë kryeministrin: Fino, Nano, Majko, Meta, Meta, Nano. Të gjithë ishin socialistë. (Atëherë ishte ministre edhe shoqja Arta) Dhe në fund të mandatit në vitin 2005, rritja ekonomike në vend ishte 6 përqind. Mos vallë duhet mësuar nga kjo përvojë? Përvojë socialiste është. Po të duan, le të pyesin Arta Daden për këtë.
Të shkojë Edi të pushojë ca kohë në vilën e tij në Surrel, pse të mos shkojë? Të bëjë atje piktura dhe ekspozita. Të luajë atje bashketboll dhe të mbjellë edhe një këpurdhë betoni te shtëpia e tij. Le që, atje këpurdhat mbijnë vetë, nuk ka nevojë t’i mbjellësh. Kështu do të freskohet nga ajri i pastër dhe do t’i vijë mendja në vend Edit. Këtu është Shqiperia. Edhe partinë atje e ka. Arta Dade do ishte shumë e lumtur me këtë. Ah, Arta, Arta, ç’na bëre!
Pas këtij shkrimi, kryeministri mund të më fusë edhe mua te “mediat e kazanit”. S’ka gjë. Unë dhe Arta nuk mërzitemi. Pensionin nuk na e heq dot kryeministri. Kryeministri neve vetëm të na hajë atë që s’thuhet me gojë. Vetëm se herën tjetër, mund të jemi edhe ne në protestën e opozitës në bulevard.
Doni më për Arta Daden?

Filed Under: Uncategorized

Dikur proletarë (kupto horra) të të gjitha vendeve bashkohuni , sot spiun e bir spiunesh (të komunizmit e rilindjes) bashkohuni…

February 25, 2019 by Pafragje 3 Comments

Nga Ndue  Bacaj

Në kohen e dajave dhe baballarëve të Edvin Kristaq Kolekës-Ramës ekzistonte parulla :“proleterë” (kupto horra) të të gjitha vendeve bashkohuni, sot në kohen e trashigimtarëve biologjik dhe ideologjik të horrave të ish bllokut komunist  me emrin socialist-rilindas , kjo “parullë” për kushtet e reja në Shqiperi është shendërruar në “parullen” ; spiun e bir spiunesh (komunist) shqiptar kudo që ndodheni bashkohuni. Bashkohuni pë të ruajtur qeverinë e pushtetin e horrave , kriminelëve , mafiozëve , oligarkëve , të korruptuarve , klyshëve të bllokmenëve , drogaxhinjëve , trafikantëve dhe hajdutëve  të mbuluar me mentelin mavi-“rilindas” që (ç)qeverisin Shqipërinë ,(mbasi atij të kuq i ka dalur boja) … Këtë “parullë” antishqiptare  e antidemokratike ,fatkeqësisht kryeqeveritari i enturazhit të votave të grabitura apo blera ,  Edvin Kristaqi po e kushtrimon edhe me një dorë mbeturinash me emrin e “nëpërmbkëmbur“  ambasadorësh të blerë apo trashiguar nga sorosianët… Në fakt “parulla” spiun e bir spiunësh (komunist) bashkohuni ka qenë prezente që kur pushtetin e muaren “klyshët” e bllokut komunist me në krye “kryeklyshin” Edvin Kristaqin , por kjo “parullë” ka marrë force duke u kthyer në një kushtrim , veçanarisht pas dy protestave antiqeveritare të datave 16 dhe 21 shkurt (2019) , dhe dorzimit të mandateve të deputetëve të opozitës , që treguan se populli opozitar është aq i madh sa i ngjan një urugani të pandalshëm që pret të shperthejë dhe të “shtyp” pa mëshirë sektin e horrave të rilindjes edviniste.. Parulla-kushtrim ; spiun e bir spiunësh , bashkohuni, se perndryshe qeveria dhe pushteti juaj mbaroi”, do të thotë bashkohuni per të lehur , mashtruar , shpifur , gënjyer , friksuar , vjedhur  e  rrënuar shqiptarët e mjeruar nga qeveria edviniste , se per ndryshe pushtetin do ta marrin demokratet dhe aleatet e tyre… Nëse sot lehni me tagji perpara në kazanat apo kusiat e partisë , po humbi pushtetin Edvini dhe pushtat e tij që e rrethojnë edhe  lehja e spiunëve dhe bijëve e bijave të tyre (qofshin gazetarë apo zagarë) do të jenë pa gja perpara , pra do të lehni siç thotë “mileti” si qeni në hanë. Në këto kushte ekstreme mbijetese Edvin Kristaqi dhe horrat e tij kanë riaktivizuar në të gjitha nivelet llumin e shoqërisë shqiptare me në krye spiunet e bijët e spiunëve (komunist e rilindas) për të zhurmuar , çorientuar dhe mashtruar shqiptarët kudo që janë… Rol primar në këtë “çorbë” spiunësh kanë spiunet  mediatikë të instaluar në mediat  e kazanit dhe kusijave (lokale) , që zbatojnë “parimin” qenor , qeni ku han lehë. Dallohen në lehjen mediatike e më gjërë “emrat” e analistëve , opinionistëve e gazetarëve shrbetorë e spiunë ,(të zbuluar me dashje apo padashje , ndër media dhe libra që i janë kushtuar ndër vite sigurimit të shtetit..),  dhe që  mbanin psudonimet (ata ose baballarët e tyre) si ; “çorapja” , “vjershëtori” ,”filluronjësi” , “besniku” , “kapteri” , “zerzelja” , “labi” , “malësori” ,“diplomati” , “fëtyrvrerosuari” , “ortodoksi”, “polifonia” ,”pelivesa”, ”greku” , “i binduri”,’lozonjaria” , ”stilografi”, “çiftelia” , “kameleoni”, “qorri” , “pioneri” , “mundësi” , “dispeçri” , “vigjilenti” , “fatosi”e tjer… Këto pseudonime të “pagëzuara” nga ish sigurimi i shtetit komunist , qenëve , më falni njerzve më besnik të tyre unë nuk i kujtova per të dekonspiruar “puntoret” e partisë të ed-mavisë , por “thjeshtë” per tju treguar atyre se ju a kuptojmë hallin që i detyron të shpifin , mashtrojnë , rrejnë dhe glorifikojnë qeverinë edviniste me padronet e tyre të zhytur në krrupsion , hajni , krime , mafiozlleqe e poshtersina të tjera që i kanë sjellë ketij populli në keto pesë vite e gjysem çqeverisje rilindase-edmaviste. …Gjithsesi lehje të mbarë , se “mileti” sot e ka kuptuar se ju spiun e bir spiunesh kudo që jeni vetem lehni se nuk jeni të zotet të kafshoni ma…

V00: Kushdo që lexon ketë shenim , ju njoftojmë se nuk mbajmë pergjigjësi që me pseudonimet e spiunëve e bijëve të spiunëve (komunist-rilindas), ndokush kerkon të identifikojnë sherbetoret më të zellshëm mediatik të Edvin Kristaqit e Ç’qeverisë tij – gazetarët- opinionistët –analistët apo propogandistët të rilindjes  si pershembull Mero  Bazen , Lorenc Vangjelin , Mustafa Nanon , Baton Haxhiun , Karlo Bolinon , Skender Minxhozin , Iris Luarasin , Artan Hoxhen (e ERTV-2) , Alfred Pezen e tjer , duke perfshirë edhe spiunët enverist të diasporës… që i bëjnë hyzmet të keqes çdo ditë e natë në mediat e shkruara dhe vizive duke na “çarë” trapin siç thotë populli…

Shqiperi me 23 shkurt 2019

 

 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

ZOJA MUGERINI PROVOJE NJE LENG FRUTASH SERBE ME BAGLA TE ARUSHES URALE….

February 25, 2019 by Pafragje Leave a Comment

     …dhe do te vjellesh hem gjithe jeten!

   “…ushqimet serbe kane per qellim te sterilizojne femrat dhe mashkujt shqiptare kosovare qe te mos lindin femije…” “te ma shterrosh bakun e nanes qe te mos shtohem, kjo eshte ferr zonja Mugerini dhe Zoja e madhe qe qyteterimit dhe e lirise Amerika ime!” “Si mund te ushqej femijen me helm Serbie! – pyet nana kosovare qe humbi familjen ne lufte. A i ka mbet botes se qyteteruar ndonje pike gjak arsye njerezore?! Ngihuni shqiptare e bejuni bashke ta shporrim kete fare te keqe qe po na shkombetarizon!”

 

     ZEF PERGEGA, SHBA

Me heret nepermjet shkrimeve u kam kerkuar autoriteteve amerikane qe nepermjet nje ekipi, ku ka tashme edhe kosovare te perfshire ne administraten amerikane qe kontrallon mallrat dhe ushqipmet qe hyjne ne Amerike, nderkohe keta eksperte shkojne e verifikojne deri ne origjine te mallit, te kene mundesi te zbullojne helemet serbe qe shiten si ushqim per kosovare.

Ushqimet serbe kane per qellim te sterilizojne femrat dhe mashkujt shqiptare kosovare qe te mos lindin femije… Te ma shterrosh bakun e nanes qe te mos shtohem, kjo eshte politike zonja Mugerini dhe Zoja e madhe qe qyteterimit dhe e lisise Amerika ime?!

Kur Haradinaj ishte ne Hage me ane te nje letre i kujtova gjyqtareve nje histori te kobshme paramiltareve serb. “Paramilitaret e armatosur dhe te xhindosur hyne me force ne nje shtepi kosovari. Zjarri ne oxhak dhe nje kusi me uje qe valonte. Paramilitari duke i drejtuar qyten e pushkes me bajonete te ngrehur e pyeti te zotin e shtepise: A keni mish!” “Jo” – i tha ai i frikesuar. Paramilitari mori femijen ne djep e beri copa copa dhe e hodhi ne kusine e valuar dhe me nje terbim te kobshem i tha: “Tani hani mish!”

Eshte mire qe Nusret Pllana te ia dergoi librin e tij me qindra foto me kasaphanen e paramilitareve serb mbi popullin e pafjashem Kosovar. E di qe Mugerini po ta shikonte te pakten nje muaj do ta kalonte ne spital, duke vjelle!

Sipas shtypit frutat Serbe të Infektuara me norovirus alarmojnë tregjet. Ngarkesa me fruta pylli nga Serbia rezultojnë të prekura nga Norovirus. Eksportet ushqimore të Serbisë po shkaktojnë kaos në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. www rrjetat.com njofton se autoritetet hungareze dhe franceze të kontrollit të cilësisë së ushqimit kanë tërhequr nga tregu sasi të konsiderueshme frutash pylli të ngrira me origjinë nga Serbia. Gjendja e alarmit në lidhje me produktet ushqimore të kontaminuara të Serbisë u shpall më 11 Maj, 2018 dhe u shpërnda në të gjitha vendet Evropiane, si rrjedhojë e rëndësisë së situatës. Ngarkesat me mjedër të ngrirë janë futur në territorin e BE-së nga Hungaria. Franca dhe Hungaria kanë ngritur alarmin në maksimum si pasojë e kontaminimit të këtyre frutave me Norovirus, një viruset më infektive në qarkullim.

Qendra e Alarmit e Komisionit Evropian, njoftimit të së cilës i bazohet AgroWeb.org, deklaron se situata është mjaft serioze për shkak të shpërthimit potencial të mikrorganizmave patogjenë të norovirusit që u zbuluan në ngarkesat me mjedër që vinin nga Serbia. Autoritetet franceze dhe hungareze kanë urdhëruar tërheqjen e plotë të këtyre sasive ushqimore nga tregjet e tyre.

Ata po hetojnë mbi mënyrat se si kjo sasi e rrezikshme ushqimesh ia doli të kalonte kontrollet kufitare dhe mbi rreziqet që u kanosen shëndetit të qytetarëve të këtyre shteteve.Të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë forcuar masat e kontrollit në kufi duke shënjestruar produktet serbe, veçanërisht ngarkesat me fruta dhe perime sepse Norovirus është një nga viruset më të rrezikshëm epidemikë në histori. Kosova dhe shqipëria më të prekura nga produktet sërbe. Sot në shqipëri dhe kosovë janë shtuar sëmundjet e ndryshme me bazë kancerin. Kosova sot po përballet me shterpësin më të madhe së sa para luftës. Çifte të shumtë nuk lindin më fëmijë. Situata është dramatike Sërbia po hakmerret ndaj popullit shqiptar të  kosovës duke i infektuar ushqimet të cilat janë me destinacion Kosovën dhe Shqipërinë. Shifrat janë katastrofike sipas institutit të shëndetit publik  të Kosovës.

                  Pse kerkohet te hiqet taksa

      Ne fillim Amerika nuk e ka patur kete ide. Por presidenti serb nepermjet lobit serb ne Amerike pasi ka marre miratimin e presidentit Thaci kane ndryshuar mendim deklerativ per mundesine e nje marreveshje. Sharra e keqe ka ngecur ne gozhde. Gjaku i lirise kerkon shagim dhe ndeshkim sabotatoreve te te ardhmes Europine te Kosoves. Po pse erdhi deri ne kete pike?! Se pari ishte nje periudhe 10 vjecare e intresit te paket te qeverise amerikane e demokrateve per Kosoven me gjithe perpjekjet e vazhdueshme te kongresistit Eliot Engel, i cili me ton i kerkoi Kliton, sekretares se shtetit qe te kthehet vemendja ne Kosove dhe ti jepet zgjidhje perfundimtare. Madje ai kerkoi prej saj ti jepte pergjigje per shpenzimet e taksapaguesve amerikane per lirine e Kosoves. Se dyti ishte qeverisja e vendit si osmanet me dhomat e gjykimit dhe me fis, kur shkurrja u be lis. E treta eshte se diasporen shqiptare ne Amerike e ne boten e lire ia perdhosen fytyren e saj dhe nuk krijuan asnje kusht qe investimet e tyre te ktheheshin ne vendlindje. Madje shume prej tyre jane shprehur se ishim me mire nen Jugosllavi se nen keta te pashpirt dhe te kalbur ne atdhedashuri. Se katerti, te gjitha doganat jane Thaci –Pacolli, te lidhur ngusht me bizinesin e mallarve serbe qe vijne ne Kosove. Ata jane demtuar rende nga fitimit dhe kjo perkthehet ne presion ndaj Hardinajt per suspendimin e takses. Se pesti qeverite e kaluara nuk punuan per integrimin sipas raporteve te pakicave te kombeve te tjere si serb, malazes, ashkali, rom, egjyptjan apo ato te shpalluar turq, Si nuk e derguan nje katolik ne vendet perendimore si ambassador? Edhte turp tu thuash katolikeve ne Kosove se ato jane shkie, kur ato themeluan kishat katolike, te cilat i pervetesuan serbet e i bene te tyre. Duhet bac ti kishin mbrojtur dhe ai gjak do tu kthehej ne prosperitet. E gjashta ata vende qe kane terhequr njohjet jane nga shkaku se Pacolli u ka premtuar nga 100 mije dollare dhe nuk ua ka dhene, por i ka mashtruar dhe me paturpesi del e thote se serbet kane lobuar me femra!

Ata qe bejne presion per heqjen e takses, duan te fshehin hordhite qe kane bere mbi jeten e femijeve dhe nenave kosovare. Por kane edhe frike se me ramjen, qe nuk bie, te Haradinajt mund te zbulohen kembet e gjarperit dhe vendi shkon jo ne kaos por pa tjeter ne nje lufte civile ne Kosove qe mund te shtrihet ne nje konflikt te armatosur me Serbine. Shqitaret jane pushtuar 56 here dhe nuk jane shuar. Edhe kesaj radhe perseri do te mbijetojne edhe ne se mbetet nje shkrumb i ndezur, pikerisht ky do ti corroje ne sy. Amerika i do shume te fortit. Qendro Haradinaj!

Filed Under: Uncategorized

“Rebelizmi” i vonshëm tarifor 100% është pothuajse dëmtim mortor

February 25, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Agim Vuniqi

Nuk duhet harruar asnjëherë se Serbia me politikën e saj hegjemoniste shkatërroi ish federatën Jugosllave dhe mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për të gjitha luftërat e përgjakshme në Ballkan. Ajo e humbi kontrollin ushtarak mbi Kosovën në vitin 1999, kur atë e bombardoi NATO për të ndalur vrasjen e shqiptarëve në një luftë dyvjeçare.

Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së dhe NATO-s, pas një lufte ajrore të udhëhequr nga NATO, që ndali goditjet e ish-udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosheviç i cili kishte shtrirë aktivitetin ushtarak jo vetëm kundër UÇK-së (qëllim politik i së cilës ishte dekolonizimi nga Serbia), por edhe kishte planifikuar shkatërrimin fizik të popullatës shqiptare.

Në vitin 1999 qe aprovuar edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe administrata e përkohshme e OKB-së – deri te zgjidhja e statusit të saj përfundimtar.

Pas nëntë viteve të protektoratit ndërkombëtar, Kosova shqiptare, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së, shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kosova e cila ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme në botë, ka arritur pothuaj afro 116 njohjeve, shifër që herë pas herë lëkundet. Tash për tash ky numër është i pamjaftueshëm për t’u anëtarësuar në OKB, ndërsa njohjet po sfidohen nga diplomacia serbe me një draft të ri – rezolutë, platformë – për të penguar njohjet e reja.

Si duket përpjekjet e saj kanë shqetësuar diplomatët perëndimorë. Britania ka paralajmëruar vazhdimisht Serbinë se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës do të nxisë një ballafaqim me ato vende që kanë njohur Kosovën, vërejtje që shkakton në qortim të fortë nga Rusia. SHBA është shprehur për mbështetjen e plotë për Kosovën. Diplomatët amerikanë konsiderojnë se pavarësia e saj është e pakthyeshme, e kufijtë e saj janë të pacenueshëm. Qëndrimi i deritanishëm i amerikanëve ka ndryshuar me ardhjen e John Bolt si këshilltar i Presidentit Trump për siguri kombëtare, aktualizoi si zgjidhje “racionale” ndarjen etnike në vija të trasha, duke krijuar laramani territoriale me zona speciale.

Më 17 shkurt 2008, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që vepronin jashtë kornizës së IPVQ-UNMIK-ut (që nuk përfaqësonin Kuvendin e Kosovës ose ndonjë tjetër prej këtyre institucioneve), kanë shpallur Deklaratën e Pavarësisë, duke themeluar Republikën e Kosovës. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë të 17 shkurtit 2008 nuk shkel ligjin themelor ndërkombëtar, rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999) apo Kornizën Kushtetuese, për shkak se autorët e deklaratës, të cilët janë “përfaqësues të popullit të Kosovës, “nuk janë të detyruar nga këto dokumente”. Shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme.

Një argument kyç në anën e Kosovës ishte se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final.

Pas debaklit në GJND Serbia kishte dërguar një projekt-rezolutë për 192-vendet në Asamblenë e Përgjithshme që kundërshtonte pavarësinë e Kosovës dhe përpiqej me çdo kusht të sfidonte pavarësinë saj duke bllokuar anëtarësimin e Prishtinës (term që përdor në komunikimet zyrtare) në organizmat ndërkombëtarë.

Kështu, nëse Serbia vazhdon në këtë mënyrë mund të rrezikojë progresin drejt objektivit të bashkimit me Bashkimin Evropian, jo vetëm të sajin, por rrezikon edhe rajonin të ngecë mbrapa në integrimet euroatlantike. Çdo përpjekje për të inkurajuar ndarjen e Kosovës, apo kantonizimin e saj, dhe bisedimet mëtejme për statusin e rregullimit brenda territorit të Kosovës, do të janë kundër interesave afatgjata të qytetarëve të të dy vendeve Kosovës dhe Serbisë.

Ballafaqimi i hidhur i elitës polotikës të Kosovës më një realitet abstrakt shtet pa sovranitet dekurajoi administratën e tashme amerikane të ndërmarrë masa ndëshkuese përmes diktatorit hipokrit Thaçit, i cili realizoi në përpikëri projektet e pluhrosura serbe për ndarjen e Kosovës dhe realizimin e ëndrrës së kahmotshme serbe të krijimit të Serbisë së madhe.

Kjo këthesë e përnjëhershme ka krijuar nebulozë në të dy vendet, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Jo rastësisht u krijua atmosfera për tarifën doganore shumë të përfolur të 100 % si instrument populist për “argëtim” të qytetarëve. Kjo dridhje artificiale tektonike me epiqendër në Prishtinë, konkretisht në kryeministri krijoi një “dinamizëm” të ri kinse u ba nami, gjë që nuk u prit me ovacione nga krijuesit e hartave të reja gjeostrategjike, përkundrazi u përcollë me kritika ky rebelizëm i vonshëm, pothuajse mortore.Kjo këthesë e përnjëhershme ka krijuar nebulozë në të dy vendet, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Jo rastësisht u krijua atmosfera për tarifën doganore shumë të përfolur të 100 % si instrument populist për “argëtim” të qytetarëve. Kjo dridhje artificiale tektonike me epiqendër në Prishtinë, konkretisht në kryeministri krijoi një “dinamizëm” të ri kinse u ba nami, gjë që nuk u prit me ovacione nga krijuesit e hartave të reja gjeostrategjike, përkundrazi u përcollë me kritika ky rebelizëm i vonshëm, pothuajse mortore.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

MARGARET THATCHER – 8 THENIET E SAJ QË VLEJNË NË ÇDO KOHË

February 25, 2019 by Pafragje Leave a Comment

“Zonja e Hekurt” Margaret Hilda Thatcher, Baronesha Thatcher, politikane Britanike, Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, drejtuesja e Partisë Konservatore me të drejtë është quajtur e tillë. Në çdo moment të ecjes së saj ajo është udhëhequr nga shpirti i saj luftarak, nga një mendje e kthjellët duke shpërfillur përkatësinë gjinore.

 

8 theniet e ZONJES SË HEKURT

1. Një grua me një vullnet të fortë quhet “e keqe”; Një burrë me një vullnet të fortë quhet “i fuqishëm”.

2. Unë nuk e njoh kuptimin e fjalës humbje.

3. Çdo grua që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do t’i afrohet shumë kuptimit të problemeve në drejtimin e një vendi.

4. Mund të jetë gjeli që këndon, por është pula ajo që shtron vezët.

5. Askush nuk do ta mbante mend Samaritanin e mirë, nëse ai do të kishte thjesht qëllime të mira; Ai kishte edhe para.

6. Shtëpia duhet të jetë qendra, por jo kufiri i jetës së një gruaje.

7. Unë gjithmonë ngazëllehem jashtëzakonisht shumë, nëse një sulm që më bëjnë është veçanërisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata më sulmojnë personalisht, kjo do të thotë se nuk u ka mbetur as edhe një argument politik.

8. Ia vlen ta njohësh armikun, sepse në një moment të caktuar të kohës, mund të keni mundësi ta ktheni atë në mik.

 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Kriza politike: Si po përpunon opinion e huaj propaganda e Edi Ramës

February 24, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Ilmi Rehova

Reagimi i parë i Kryeministrit Rama ndaj krizës pas lënies së mandateve parlamentare nga opozita është përpjekja për ndikimin dhe manipulimin e opinionit ndërkombëtar. Qëllimi është i dyfishtë: t’i pozicionojë përfaqësuesit e huaj në krah të tij, që në momentet e para, kur informacioni dhe kuptimi nga ana e tyre i gjendjes është i përciptë; dhe përmes të parës të krijojë për publikun e brendshëm idenë se ai jo vetëm ka mbështetjen e huaj, por se madje të huajt janë kundër opozitës.

Është një veprim me rëndësi strategjike, duke ditur se publiku shqiptar ka mbivlerësim për të huajt dhe shpesh i gjykon ngjarjet e brendshme politike, tërthorazi, përmes qëndrimit të të huajve ndaj tyre. Kjo është, gjithashtu, diçka në të cilën Rama ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në të shkuarën, dhe që i ka sjellë përfitime jetike politike. Rasti i reformës në drejtësi është më i spikaturi—pasi Rama i investoi të huajt në një reformë, të cilën ai e kontrolloi dhe manipuloi nga fillimi në fund me mjeshtëri, tani që reforma ka dështuar dhe drejtësia është kapur nga Rama, të huajt e investuar vazhdojnë me kokëfortësi ta çojnë deri në fund mbështetjen për reformën dhe vetë Ramën.

Sipas të njëjtit model, Zoti Rama ka vënë në zbatim, javën e fundit, një operacion të vrullshëm propagandistik për të manipuluar opinion ndërkombëtar. Ai po përdor të gjitha kanalet e mundshme të komunikimit për agjitacionin e tij—kontaktet zyrtare të komunikimit me të huajt; mediat e huaja, veçanërisht korrespondetët e tyre lokalë; mediat shqiptare, që pasqyrohen rëndom në buletinet e shtypit të  përfaqësive të huaja në Tiranë, si dhe përfaqësitë shqiptare nëpër botë.

Një burim diplomatik perëndimor në Tiranë pranoi për Exit.al se misionet perëndimore janë kontaktuar në mënyrë të pandërprerë nga qeveria, me mesazhe, informacione dhe kërkesa. Ndër të tjera, burimi ndau me Exit.al një memo, që qeveria ua ka dërguar të gjitha kontakteve të huaja, ku jep “shpjegimet” e saj në lidhje me zhvillimet politike në vend.

E gjithë propaganda e qeverisë është përqendruar në tre drejtime kryesore.

Drejtimi i parë është krijimi i opinionit se opozita kërkon të marrë pushtetin me dhunë. Kjo teori është synuar të ngulitet përmes shtrembërimit të natyrës së protestave të thirrura nga opozita.

Para protestës së parë të 16 shkurtit, policia dhe drejtuesit më të lartë qeveritarë propaganduan se në protestë do të kishte persona me të shkuar kriminale, të cilët do të kryenin akte të dhunshme.

Gjatë protestës dhe pas saj, qeveria dhe surrogatët bombarduan opinionin publik duke folur vetëm për dhunën e supozuar në protestë. Pamje të një dyndjeje të pak njerëzve drejt derës së Kryeministrisë u shpërndanë kudo, me mesazhe që e amplifikonin këtë veprim si sulm të dhunshëm ndaj Kryeministrisë.

Propaganda e tyre qe e suksesshme dhe arriti që të shtyjë disa përfaqësi të huaja në Tiranë të bënin thirrje të përsëritura kundër dhunës, si para, ashtu edhe gjatë protestës.

Por, në të vërtetë, protesta qe tërësisht paqësore. E vetmja dhunë e vërtetë në të ishte shkulja vandale e veprës “Kërpudha” në lulishten anash ndërtesës së Kryeministrisë. Kjo vepër ishte kthyer në simbol të shkëputjes së Edi Ramës nga realiteti dhe të përdorimit të pushtetit për përmbushjen e interesave dhe kapriçove të tij private. Asgjë tjetër. Madje, në përpjekje për të treguar dhunë, Erion Veliaj, në mënyrë qesharake, të vetmin dëm që mundi të shfaqte në një mesazh të tij publik ishte bari i shkelur anash ndërtesës së Kryeministrisë dhe një filiz peme i thyer.

Reagimi i parë i Kryeministrit Rama ndaj krizës pas lënies së mandateve parlamentare nga opozita është përpjekja për ndikimin dhe manipulimin e opinionit ndërkombëtar. Qëllimi është i dyfishtë: t’i pozicionojë përfaqësuesit e huaj në krah të tij, që në momentet e para, kur informacioni dhe kuptimi nga ana e tyre i gjendjes është i përciptë; dhe përmes të parës të krijojë për publikun e brendshëm idenë se ai jo vetëm ka mbështetjen e huaj, por se madje të huajt janë kundër opozitës.

Është një veprim me rëndësi strategjike, duke ditur se publiku shqiptar ka mbivlerësim për të huajt dhe shpesh i gjykon ngjarjet e brendshme politike, tërthorazi, përmes qëndrimit të të huajve ndaj tyre. Kjo është, gjithashtu, diçka në të cilën Rama ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në të shkuarën, dhe që i ka sjellë përfitime jetike politike. Rasti i reformës në drejtësi është më i spikaturi—pasi Rama i investoi të huajt në një reformë, të cilën ai e kontrolloi dhe manipuloi nga fillimi në fund me mjeshtëri, tani që reforma ka dështuar dhe drejtësia është kapur nga Rama, të huajt e investuar vazhdojnë me kokëfortësi ta çojnë deri në fund mbështetjen për reformën dhe vetë Ramën.

Sipas të njëjtit model, Zoti Rama ka vënë në zbatim, javën e fundit, një operacion të vrullshëm propagandistik për të manipuluar opinion ndërkombëtar. Ai po përdor të gjitha kanalet e mundshme të komunikimit për agjitacionin e tij—kontaktet zyrtare të komunikimit me të huajt; mediat e huaja, veçanërisht korrespondetët e tyre lokalë; mediat shqiptare, që pasqyrohen rëndom në buletinet e shtypit të  përfaqësive të huaja në Tiranë, si dhe përfaqësitë shqiptare nëpër botë.

Një burim diplomatik perëndimor në Tiranë pranoi për Exit.al se misionet perëndimore janë kontaktuar në mënyrë të pandërprerë nga qeveria, me mesazhe, informacione dhe kërkesa. Ndër të tjera, burimi ndau me Exit.al një memo, që qeveria ua ka dërguar të gjitha kontakteve të huaja, ku jep “shpjegimet” e saj në lidhje me zhvillimet politike në vend.

E gjithë propaganda e qeverisë është përqendruar në tre drejtime kryesore.

Drejtimi i parë është krijimi i opinionit se opozita kërkon të marrë pushtetin me dhunë. Kjo teori është synuar të ngulitet përmes shtrembërimit të natyrës së protestave të thirrura nga opozita.

Para protestës së parë të 16 shkurtit, policia dhe drejtuesit më të lartë qeveritarë propaganduan se në protestë do të kishte persona me të shkuar kriminale, të cilët do të kryenin akte të dhunshme.

Gjatë protestës dhe pas saj, qeveria dhe surrogatët bombarduan opinionin publik duke folur vetëm për dhunën e supozuar në protestë. Pamje të një dyndjeje të pak njerëzve drejt derës së Kryeministrisë u shpërndanë kudo, me mesazhe që e amplifikonin këtë veprim si sulm të dhunshëm ndaj Kryeministrisë.

Propaganda e tyre qe e suksesshme dhe arriti që të shtyjë disa përfaqësi të huaja në Tiranë të bënin thirrje të përsëritura kundër dhunës, si para, ashtu edhe gjatë protestës.

Por, në të vërtetë, protesta qe tërësisht paqësore. E vetmja dhunë e vërtetë në të ishte shkulja vandale e veprës “Kërpudha” në lulishten anash ndërtesës së Kryeministrisë. Kjo vepër ishte kthyer në simbol të shkëputjes së Edi Ramës nga realiteti dhe të përdorimit të pushtetit për përmbushjen e interesave dhe kapriçove të tij private. Asgjë tjetër. Madje, në përpjekje për të treguar dhunë, Erion Veliaj, në mënyrë qesharake, të vetmin dëm që mundi të shfaqte në një mesazh të tij publik ishte bari i shkelur anash ndërtesës së Kryeministrisë dhe një filiz peme i thyer.

Reagimi i parë i Kryeministrit Rama ndaj krizës pas lënies së mandateve parlamentare nga opozita është përpjekja për ndikimin dhe manipulimin e opinionit ndërkombëtar. Qëllimi është i dyfishtë: t’i pozicionojë përfaqësuesit e huaj në krah të tij, që në momentet e para, kur informacioni dhe kuptimi nga ana e tyre i gjendjes është i përciptë; dhe përmes të parës të krijojë për publikun e brendshëm idenë se ai jo vetëm ka mbështetjen e huaj, por se madje të huajt janë kundër opozitës.

Është një veprim me rëndësi strategjike, duke ditur se publiku shqiptar ka mbivlerësim për të huajt dhe shpesh i gjykon ngjarjet e brendshme politike, tërthorazi, përmes qëndrimit të të huajve ndaj tyre. Kjo është, gjithashtu, diçka në të cilën Rama ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në të shkuarën, dhe që i ka sjellë përfitime jetike politike. Rasti i reformës në drejtësi është më i spikaturi—pasi Rama i investoi të huajt në një reformë, të cilën ai e kontrolloi dhe manipuloi nga fillimi në fund me mjeshtëri, tani që reforma ka dështuar dhe drejtësia është kapur nga Rama, të huajt e investuar vazhdojnë me kokëfortësi ta çojnë deri në fund mbështetjen për reformën dhe vetë Ramën.

Sipas të njëjtit model, Zoti Rama ka vënë në zbatim, javën e fundit, një operacion të vrullshëm propagandistik për të manipuluar opinion ndërkombëtar. Ai po përdor të gjitha kanalet e mundshme të komunikimit për agjitacionin e tij—kontaktet zyrtare të komunikimit me të huajt; mediat e huaja, veçanërisht korrespondetët e tyre lokalë; mediat shqiptare, që pasqyrohen rëndom në buletinet e shtypit të  përfaqësive të huaja në Tiranë, si dhe përfaqësitë shqiptare nëpër botë.

Një burim diplomatik perëndimor në Tiranë pranoi për Exit.al se misionet perëndimore janë kontaktuar në mënyrë të pandërprerë nga qeveria, me mesazhe, informacione dhe kërkesa. Ndër të tjera, burimi ndau me Exit.al një memo, që qeveria ua ka dërguar të gjitha kontakteve të huaja, ku jep “shpjegimet” e saj në lidhje me zhvillimet politike në vend.

E gjithë propaganda e qeverisë është përqendruar në tre drejtime kryesore.

Drejtimi i parë është krijimi i opinionit se opozita kërkon të marrë pushtetin me dhunë. Kjo teori është synuar të ngulitet përmes shtrembërimit të natyrës së protestave të thirrura nga opozita.

Para protestës së parë të 16 shkurtit, policia dhe drejtuesit më të lartë qeveritarë propaganduan se në protestë do të kishte persona me të shkuar kriminale, të cilët do të kryenin akte të dhunshme.

Gjatë protestës dhe pas saj, qeveria dhe surrogatët bombarduan opinionin publik duke folur vetëm për dhunën e supozuar në protestë. Pamje të një dyndjeje të pak njerëzve drejt derës së Kryeministrisë u shpërndanë kudo, me mesazhe që e amplifikonin këtë veprim si sulm të dhunshëm ndaj Kryeministrisë.

Propaganda e tyre qe e suksesshme dhe arriti që të shtyjë disa përfaqësi të huaja në Tiranë të bënin thirrje të përsëritura kundër dhunës, si para, ashtu edhe gjatë protestës.

Por, në të vërtetë, protesta qe tërësisht paqësore. E vetmja dhunë e vërtetë në të ishte shkulja vandale e veprës “Kërpudha” në lulishten anash ndërtesës së Kryeministrisë. Kjo vepër ishte kthyer në simbol të shkëputjes së Edi Ramës nga realiteti dhe të përdorimit të pushtetit për përmbushjen e interesave dhe kapriçove të tij private. Asgjë tjetër. Madje, në përpjekje për të treguar dhunë, Erion Veliaj, në mënyrë qesharake, të vetmin dëm që mundi të shfaqte në një mesazh të tij publik ishte bari i shkelur anash ndërtesës së Kryeministrisë dhe një filiz peme i thyer.

Përveç përforcimit të idesë së dhunës, përqëndrimi tek Zoti Berisha bëhet edhe për të ulur autoritetin e Lulzim Bashës, në mënyrë që ai të mos shihet nga të huajt si faktor i rëndësishëm politik dhe, për rrjedhojë, si person që ka aftësinë për të garantuar zgjidhjet politike që mund të synohen. Në këtë mënyrë, Edi Rama kërkon të ndikojë sidomos të huajt që janë kritikë ndaj tij për t’i shtyrë ata drejt qëndrimit: “Dakord, Rama ka probleme, por ai është i vetmi me të cilin mund të bësh marrëveshje.”

Duket se edhe në këtë drejtim propaganda e Ramës po ia del, të paktën për momentin. BURIMI : EXIT.AL

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Ndërkombëtarët përherë kundër opozitës në emër të ‘stabilitetit’ — qendrimet dje e sot si dy pika uji

February 24, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Sot Shqipëria është në udhëkryq, ku pushteti grabit votat, shkel liritë dhe të drejtat e njerëzve duke e kthyer popullin në rob të keqqeverisjes”.

Edhe pse duket sikur ka dalë sot nga goja e Lulzim Bashës, bëhet fjalë për deklaratën e Edi Ramës në 1 maj të vitit 2010, ditën kur 22 deputetë të PS (atëherë në opozitë) nisën një grevë urie përballë godinës së kryeministrisë.

Asokohe, me vendim unanim, Asambleja e PS-së vendosi të bojkotojë pa afat dhe parlamentin, duke vënë në dyshim edhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e ardhshme lokale, gjë që nuk u prit aspak mirë nga ndërkombëtarët. Ja se si reagonte Departamenti amerikan i Shtetit, nëpërmjet Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Thomas Countryman, më 9 shkurt 2011:

“Nuk është gjë e zgjuar bojkoti i zgjedhjeve. Shqipëria nuk është i vetmi vend europian ku protestat përfundojnë me dhunë. Gjej rastin të shpreh pakënaqësinë që opozita dhe mazhoranca nuk kanë gjetur gjuhën për të trajtuar problemin e zgjedhjeve.”

Po kaq e ashpër ka qenë dhe gjuha e europianëve. Ja se ç’deklaronte në 3 shkurt të vitit 2010 Presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert për bojkotin e opozitës:

“Duke qenë se në sistemet demokratike roli i parlamenteve është i një rëndësie tejet të madhe, sigurisht që nuk është një ide e mirë bojkotimi i parlamentit, nuk ka rëndësi se me çfarë argumentimi, dhe sigurisht që kjo ide e bojkotimit nuk përmirëson cilësinë e vet edhe nëse bazohet në precedentë të mëparshëm.”

Edhe më i ashpër, pak muaj më vonë, ka qenë qëndrimi i OSBE-së për bojkotin parlamentar. Ja se ç’shkruhej në deklaratën e shtatorit 2011:

“Duke bojkotuar, opozita nuk kreu detyrën kushtetuese dhe nuk bashkëpunoi për reformat. Me gjithë thirrjet e përsëritura ndërkombëtare për t’iu rikthyer pa kushte Kuvendit, mospranimi i PS-së për ta bërë këtë kontribuoi në pamundësinë e Kuvendit për të vazhduar reformat.”

Bojkoti klasifikohet indirekt si mosplotësim i detyrave kushtetuese “për të këqyrur punën e qeverisë dhe për të kontribuuar veçanërisht në reformën zgjedhore, në kohën e duhur, për zgjedhjet për qeverinë vendore […]”.

Duket se ndërkombëtarët janë të kursyer në fantazinë për të ndryshuar gjuhën e komunikimit me partitë politike shqiptare kur bëhet fjalë për bojkot. Qëndrimet ngjajnë si dy pika uji edhe pse djegia e mandateve nga deputetët e opozitës është një akt i pandodhur më parë në historinë e politikës shqiptare.

Sa më lart, lë të kuptohet se të vetmet raste kur ndërkombëtarët reagojnë seriozisht për zhvillimet në Shqipëri janë vendimet ekstreme të partive politike apo dhuna e shfaqur në protestat popullore. Në asnjë rast më herët nuk ka ndodhur që reagimet e ndërkombëtarëve të çdo lloji të kenë qenë në mbështetje të opozitës, që ka nxitur prishjen e stabiliteteve false që kanë mbizotëruar herë pas here në politikën shqiptare.

Askush në Europë apo në SHBA nuk ka dëshirë të investohet në një demokraci të pazhvilluar si ajo e Shqipërisë, ku ambasadorët herë pas here mbyllin një sy për problemet që ndodhin, për të mos “hapur probleme” që mund të zgjidhen me stafin lokal. Por këtë herë, vendimi ekstrem i opozitës, përtej deklaratave standard të ngjashme me ato më lart, pa dyshim që do të sjellë dhe zhvillime të reja dhe reagime më të forta nga ndërkombëtarët, që bashkë me ndryshimin e gjuhës së deklaratave (siç ka ndodhur rëndom) do të ndërhyjnë për t’i dhënë zgjidhje krizës më të fundit në Shqipëri. Krizë që, gjithsesi, tashmë edhe ligjërisht e ka të pamundur rikthimin normal të funksionit të parlamentit.

Këtu  (poshte) gjendet intervista e vitit 2010 e Edi Ramës për Zërin e Amerikës.

Bojkoti i parlamentit do të vazhdojë

27 Jan 2010   

Intervista e Kryetarit të PSSH Edi Rama, dhënë për Zërin e Amerikës.

Zëri i Amerikës – Z. Rama, po e filloj intervistën me një zhvillim të fundit në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese  ka marrë një vendim lidhur me marrëveshjen ujore të Shqipërisë me Greqinë. Sipas njoftimeve të para të shtypit, marrëveshja është rrëzuar, por ende nuk dihen argumentat e Gjykatës. Do të ishim të interesuar për regimin tuaj lidhur me këtë …?

Reagimi i parë që vjen ndër mend është keqardhja e thellë për katandisjen e qeverisjes në Shqipëri në një instrument të errët, i cili vepron për fat të keq në kundërshtim me interesat e publikut, dhe në këtë rast me interesa akoma më të mëdha. Arsyeja pse ne iu adresuam Gjykatës Kushtetuese ishte për t’i dhënë mundësi mendimit të lirë, të bazuar në një ekspertizë të thellë, dhe për t’a larguar këtë çështje shumë të nxehtë që me të drejtë provokoi ndjeshmërinë e mbarë publikut shqiptarë  nga tryeza e debatit politikë, të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila duhet mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëveshje mes dy vendesh jo vetëm fqinje, por dhe vendesh mike, por njëkohësisht dhe shumë të shqetësuar për faktin se ky instrument i domosdoshëm për mbarëvajtjen e punëve mes dy vendeve, rezultonte nga shqetësimet e ngritura si një instrument jashtë kontrollit të Kushtetutës dhe ligjit.

Zëri i Amerikës – Zoti Rama, le të ndalemi tek qëndrimi i Partisë Socialiste që pas zgjedhjeve. Po bëhen gati 5 muaj që socialistët po bojkotojnë parlamentin. Cili është vlerësimi juaja, a mendoni se bojkoti i ka realizuar apo po i realizon synimet e tij?
Bojkoti i parlamentit nga ana jonë nuk është asgjë tjetër veçse  shprehja e një krize të thellë të demokracisë.

Ne kemi zgjedhur që t’a bojkotojmë parlamentin, jo si shprehje e një dëshire  apo një vizioni për të bërë politikë, por si të vetmen rrugë për të mbajtur fokusin tek çështja e transparencës së zgjedhjeve, pa të cilën askush në Shqipëri nuk ka garanci se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë një kopie akoma më e shëmtuar madje e zgjedhjeve të shkuara të cilat në këndvështrimin tonë ishin jashtë standarteve që meriton populli shqiptar për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit e tij dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përsëriten

Zëri i Amerikës – Z. Rama, ju jeni shprehur se Partia Socialiste e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve por nga ana tjetër ajo konteston legjitimitetin e tyre. Kjo thënie tingëllon si kontradiktore…

Aspak…

Zëri i Amerikës –  A mund të na e sqaroni këtë…?

Aspak ! Kjo është thjesht shprehje e një të vërtetete që ka të bëjë nga një anë me faktin se pavarësisht se ne kemi qenë dhe jemi të bindur për padrejtësinë e vendimit të gjykatës, vendimi i gjykatës është një vendim i cili nuk mund të rrëzohet përveçse përmes gjykatës, dhe në kushtet kur proçesi në rrugë gjyqësore është ezauruar, rezultati i zgjedhjeve është legal. Pra ne e pranojmë si të tillë, sepse kemi pranuar sistemin demokratik si të vetmin sistem ku ne mund të jetojmë por nga ana tjetër ne jemi absolutisht të bindur se është i domosdoshëm një hetim i gjithë proçesit zgjedhor jo për të ndryshuar rezultatin, as për të rrëzuar vendimin e gjykatës i cili po e përsëris merret si i mirqënë, por për t’i prerë rrugën përsëritjes së farsës së zgjedhjve të 28 qershorit, në proçesin e ardhshëm zgjedhor, kurdo që të jetë ai. Transparenca e plotë e proçesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e kutive të votimit, për të nxjerë në dritën e diellit gjithçka kanë ato kuti, si dhe vërtetësinë e këtij proçesi, është një parakusht për të garantuar fundin e një tradite të shëmtuar zgjedhjesh të deformuara dhe të kontestuara…

Zëri i Amerikës – Sa pritet të vazhdojë bojkoti…?

Deri kur të realizohen qëllimet që na kanë shtyrë të refuzojmë të marrim pjesë në një parlamenti i cili sipas nesh duhet të rifitojë legjitimitetin duke u rikthyer në arenën e ballafaqimit politik përpara syve të gjykatësit popull i cili me votë vendos se kush fiton,  kush duhet të qeverisë, kush humbë dhe kush duhet të qëndrojë në opozitë.  Në rast se vota e popullit humbet vlerën, vetë parlamenti nuk ka asnjë vlerë.

Zëri i Amerikës –  Ju keni thënë se mandatet e deputetëve socialistë nuk do të digjen. A ekziston mundësia e hyrjes së Partisë Socialiste në parlament për të bërë betimin..? Teorikisht a ekziston kjo mundësi..? E përjashtoni ju nga skema juaj e mosdjegies së mandateve…?

Unë kam thënë se mandatet nuk do të digjen, dhe se si kjo do të ndodhë ka pak rëndësi, rëndësi ka që bojkoti i parlamentit nuk do të ndërpritet deri në realizimin e qëllimeve tona dhe në arritjen e objektivit madhor, që Shqipëria të mos ketë më zgjedhje  maskaradë si ato të 28 Qershorit.

Zëri i Amerikës – Z. Rama, në rast të ngërçeve apo bllokimeve politike, ka gjithmonë një palë e cila hedh hapin e parë drejt konsensusit dhe përgjithësisht kjo palë fiton në planin moral. A jeni ju i pregatitur të hidhni hapin e parë…? Për të arritur konsensusin, pra që Partia Socialiste të kthehet në parlament….

Ne në planin moral kemi qenë dhe mbetemi të fituar, sepse gjithmonë kemi vënë interesat e vendit dhe cilësinë e demokracisë në Shqipëri, mbi interesat e pjesshme të forcës politike apo llogaritë personale të ditës. Në këtë aspekt dëshiroj t’a rithkesoj që megjithëse jemi të pazgjedhur edhe pse  i kemi fitura zgjedhjet, për shkak të manipulimit elektoral, megjithëse e konsiderojmë mos hapjen e kutive të votimit një shkelje flagrante të një ligji të votuar konsensualisht pasi është shkruar konsensualisht, megjithëse e konsiderojmë vendimin e gjykatës së padrejtë, ne kemi pranuar se rezultati i zgjedhjeve është ai që ka dhënë gjykata, dhe e kemi hedhur hapin tonë duke thënë : ” …dakort zotërinj, edhe pse populli nuk iu ka dhënë votën për të qeverisur, qeverisni,  sepse proçesi ligjor në fund iu dha mandatet për të qeverisur, plus mashtrimi i madh publik i Ilir Metës e plotësoi këtë farsë, por nga ana tjetër ne refuzojmë t’i nënshtrohemi logjikës që ju kërkoni të impononi sipas së cilës në Shqipëri do të fitojë ai që numëron, dhe jo ai që voton, pra vullneti i popullit”….

Zëri i Amerikës – Dua t’iu pyes në lidhje me hapjen e kutive të votimit, si e parashikoni ju, në çfarë hapash do të kalojë ky proçes. Në fund të fundit, kush do t’i hapë këto kuti, cilat kuti do të hapen, a do të përcaktoni ju se cilat duhet të hapen….?

Nuk asnjë rëndësi! Rëndësi ka parimi i garantimit të transparencës në funksion të një hetimi i cili si çdo hetim parlamentar duhet të na japë dy konkluzione: a ka pasur apo jo deformim të proçesit dhe shkelje të ligjit, dhe në rast se po i kalohet organeve kopetente për shqyrtim kjo shkelje, dhe nga ana tjetër çfarë masash duhen marrë për t’a përmirësuar proçesin legjislativ. Këto janë dy gjërat që ne duam të arrijmë. Pra një autopsi e zgjedhjeve të vdekura, për mos të lejuar që zgjedhjet e ardhshme të vdesin nga e njëjta sëmundje.

Zëri i Amerikës – A mund t’i arrini këtë synime dhe këto kërkesa, përmes negociatave?

Ne e kemi thënë dhe e përsërisim që për ne dialogu është instrumenti i politikës së mirëkuptimit. Por për sa kohë nuk ka vullnet për dialog dhe mirkuptim atëherë me patjetër ka edhe të tjerë instrumenta që demokracia i njeh, ndër të cilët është dhe instrumenti i protestës popullore që në javët e ardhme do të njohi përshkallëzime të reja për faktin se një popull i tërë nuk mund t’i nënshtrohet arbitraritetit, shkeljes së ligjit dhe deformimit të vullnetit të tij për një periudhë madje të pacaktuar siç është periudha që kemi përpara ku na presin të tjera zgjedhje dhe ku nuk kemi më asnjë garanci se ajo që shkruhet në ligj zbatohet në realitet.

Zëri i Amerikës – Në qoftë se më lejoni t’iu sjell në vëmendje një shembull nga Shtetet e Bashkuara, në një rast po kaq të kontestuar elektoral që ndodhi këtu në vitin 2000. Gjykata e Lartë amerikane mori vedimin e saj sipas së cilit, kandidati i atëhershëm Al Gore u tërhoq, pranoi rezultatin, dhe kandidati tjetër z. Bush, u bë president. Më pas, votat e kontestuara në Florida u hapën dhe u gjykuan nga shtypi, shoqëria civile për efekte transprence në bazë të lirisë së informacionit…

Madje ai proçes, nxori edhe dy rezultate. Në rast se do të ishin hapur vetëm kutitë që kërkonte kandidati Al Gor, do të kishte fituar presidenti Bush, në rast se do të ishin hapur të gjitha kutitë, do të kishte fituar kandidati Al Gor. Asgjë nuk ndryshoi në kuptimin e rezultatit, por shumçka ndryshoi në proçesin legjislativ për përmirësimin e kushteve për bërjen e zgjedhjeve në Florida dhe përtej Floridës. Ky është shembulli tipik që tregon pse nuk asnjë kundërshti të brendshme në kërkesën tonë. Ne rezultatin e konsiderojmë si shprehje të një proçesi legal, pra nuk kërkojmë marrjen e pushtetit në tavolinë, as rishpërndarje të mandateve nga ky proçes transparence, por kërkojmë transparencë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të ardhshme.

Zëri i Amerikës – Po transparencën nuk mund t’a kërkoni t’a bëni ju që jeni palë në zgjedhje, por një palë e tretë, siç ndodhi në Shtetet e Bashkuara…

Ne këtë transparencë kërkojmë t’a bëjmë duke qenë palë, por jo e vetmja palë, sëbashku me palën tjetër në qeveri, sëbashku me shoqërinë civile nëse është e interesuar që të marri pjesë, dhe nën monitorimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Zëri i Amerikës – Këtu futeni në një rreth vicioz. Ju kërkoni që t’a bëni këtë, por në parlament nuk shkoni. Si mund të dilet nga ky ngërç…?

Ne jemi gati të shkojmë në parlament, qysh nesër, në rast se qeveria është e gatshme të pranojë publikisht se nuk ka ndërmend t’a kufizojë objektin e hetimit. Pra se është e gatshme të përfshijë edhe hapjen e kutive në këtë objekt të hetimit. Kërkojmë një marrëveshje të negociuar paraprakisht me dialog, për t’i hapur rrugë një proçesi transparence nga i cili do të fitojë në rradhë të parë, populli shqiptarë dhe pastaj pa dyshim do të fitojë ligji dhe do të fitojnë zgjedhjet e ardhshme pavarësisht se kush do të jetë fituesi në fund të tyre.

Zëri i Amerikës –  Do t’i kthehem dhe një herë fjalës tuaj për mosdjegien e mandateve. Si do t’i përgjigjeshit ju atyre deputetëve socialistë që kanë gjithë këto muaj që nuk po marrin rrogën. A do t’a pranonit ju dhe një herë teorikisht, bërjen e betimit dhe bojkoti mund të vazhdojë dhe duke bërë betmin, apo jo…?

Kjo nuk ka pasur nevojë për pëgjigje sepse deputetët socialistë kanë marrë përsipër një përgjegjësi e cila është një përgjegjësi morale dhe qytetare, për të përfaqësuar gjithë atë popull opozitar i cili erdhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një masë 100 mijëshe dhe do të dalë përsëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e ndoshta dhe më i shumtë në numër, dhe sigurisht nga ana tjetër këtu kemi të bëjmë përsëri me një telenovelë e cila është inspiruar dhe sponsorizuar nga Sali Berisha, me ndihmën e Ilir Metës, me ndihmën e Fatos Nanos nga mbrapa kuintave, me ndihmën e një pjese dërrmuese të organeve të shtypit që e kanë bastarduar misionin e tyre, për t’a kthyer këtë histori, në një histori u dogjën – s’u dogjën mandatet, ndërkohë që çështja e mandateve është një çështje e cila në rradhë të parë nuk ka të bëjë fare me vullnete jashtë vullnetit të popullit opozitar, ato janë mandatet e popullit opozitar, nuk janë më shumë por janë më pak çfarë populli i ka dhënë me votë Partisë Socialiste, ato mandate nuk do të digjen, modalitetet janë një çështje krejt e parëndësishme, ndërkohë që ajo që mbetet e rëndësishme është thelbi i çështjes.

Filed Under: Uncategorized

A do të sjellë bashkimi i partive politike shqiptare pranverën në Malësi

February 21, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Gjekë Gjonaj

Të gjithë shqiptarët iu gëzuan lajmit se  partitë politike shqiptare  në Tuz, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve  u pajtuan të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet  lokale të datës 3 mars 2019. Ky koalicion, ndonëse i vonuar, megjithatë vjen në kohën e duhur për maksimalizimin e potencialit të votës  dhe vullnetit të zgjedhësve të Malësisë, me qëllim të marrjes  së pushtetit në  përbërjen e parë të Kuvendit të Tuzit , pas mëvetësimit të kësaj komunë.  Ky formalizim i vullnetit të qytetarëve  dhe zgjedhësve të Malësisë menjëherë pati reflektim pozitiv dhe jehonë jo vetëm në Malësi, por edhe në  hapësirën mabrëshqiptare dhe diasporë. . Një përgjegjësi dhe pjekuri e tillë politike e liderëve politikë shqiptarë është edhe një shenjë e mirë që po ndodh midis tyre.  Kjo marrëveshje, natyrshëm, ndodhi për shkak se përvoja e deritashme dhe rezultatet  e zgjedhjeve  në  sistemin shumëpartiak ( pluralist)  në Malin e Zi  dëshmoi qartë se përçarja   dhe ndarja   e  partive politike shqiptare  gjithmonë përfunduan me  humbje (disfatë).

Ky bashkim i faktorëve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi është hapi i parë i rëndësishëm  drejt fitores së parë poltike të shqiptarëve në Malësi. Nuk thonë kot: “ Bashkimi bën fuqinë”. Thuajse të gjithë e dimë  se kjo  thënie  e famshme është një nga sentencat më të njohura botërisht, por rrallë herë e vëmë re se kjo frazë është e vlefshme edhe në veprimet më të vogla tonat.  Po ashtu e dimë se fuqia të ruan. Të mbron. Të bën të mundur vendosjen e raporteve të mbështetura në interesin e ndërsjellët midis njerëzve, popujve, shteteve. Muret dhe kufijtë janë pengesa të papranueshme për secilin popull, pra edhe për kombin shqiptar. Rrënimi i tyre është akt  civilizues, sepse çliron energjitë e mëdha të  bllokuara dje, të penguara sot të një kombi që mund të prodhojë vlera dhe t’i sjellë të mira jetës në paqe dhe harmoni midis popujve. Përveç kësaj klima e mirë politike forcon mungesën e  bashkëpunimit dhe  prodhon marrëdhënie të shkëlqyera mes faktorëve politikë shqiptarë.  Vetëm të bashkuar jemi  më të fuqishëm.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për politikën që ruan ndarjen  brenda shqiptare. Shqiptarëve kurrë nuk iu ka dashur platforma politike qe ec ne trendin që ruan ndarjen brenda tyre. Sa herë që ka qenë Malësia e bashkuar ka qenë fitimtare. Shumë vendime të rëndësishme, disa prej të cilave edhe historike,  që janë dukur të vështira e të rënda , por të duhura për kohën dhe rrethanat,  janë sjellë falë bashkimit të malësorëve  dhe besës së dhënë njëri-tjetrit. Vetëm të  bashkuar malësorët ( shqiptarët)  mund të çojnë përpara amanetin  e  të parëve. Vetëm  duke qëndruar të bashkuar shqiptarët në Malin e Zi mund të arrijnë të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutën dhe ligjet e   këtij shteti shumëkulturor, shumetnik  dhe shumëkombësh ,  në ruajtjen e dinjitetit dhe identitetit të tyre nacional, gjuhësor, kulturor e të tjera. Pa asnjë dilemë nuk ka shpëtim tjetër, përveçse asimilimit dhe zhbërjes së plotë të shqiptarëve në trojet e veta etnike në Malin e Zi. Mbase  popujt e vegjël ( lexo pakicë) nëse nuk bashkohen ata zhduken.

Le të shpresojmë se me bashkimin  e subjekteve politike shqiptare në prag të zgjedhjeve  vendore  në Tuz  përfundimisht do të lihen anash demonstrimet e inatosura  politike kundër njëri-tjetrit  dhe  do të marrë fund politika e deritashme e mbrapshtë, që ka prodhuar situata të pa lakmueshme  për shqiptarët.

Rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të tregojnë realitetin,  duke menduar se nuk do të ketë shkelje ligji në këtë garë. Por kam frikën, qofsha i gabuar,  se  prapë do të gabohet pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve. Andaj themi: A do të sjellë bashkimi i partive politike shqiptare pranverën në Malësi ?

Filed Under: Politikë

Votoni SHQIP :/ ME SHPIRT ATDHETARI DHE VETENDERGJEGJE SHQIPTARI

February 21, 2019 by Pafragje 1 Comment

Voto per vete, voto per vellane, voto qe Zot te jesh ne token tende, voto programin e partive shqiptare, voto numerin 5 me pese gishtat e dores se djathte!

ZEF PERGEGA

Eshte nje moment historik dhe kombetar per cdo votues ne Malesi te Madhe, per cdo mergimtar ne boten e lire qe i ka syte, shpirtin, zemren dhe humanizmin e tij nga rrenjet e te pareve qe voten e tij me ndergjegje me vullnetin e tij te lire ta hedhe ne favor te vetvetes, familjes dhe te ardhmes. Ju qe dje drejtuat fisin, bajrakun, luften, kuvendin dhe i dolet zot trojeve, sot duhet ti dilni Zot votes dhe te ardhmes se Malesise. Tani Malesia ka intelektuale, shkrimtare, poet, artiste deri ne Hollywod, ata qe kane shendrit me peformancen e tyre ne skenat boterore, ata qe i kane dhene emer te mire Malesise ne sport e gara te tjera boterore dhe thirrja e tyre sot me piskame eshte per te votuar qe Komunen, pushtetin lokal te administrohet nga shqiptaret, per ju per Malesine!

Bashkimi i subjekteve shqiptare ne Mal te Zi eshte Beslidhja e dyte e Malesise. Votimi i ketyre subjekteve ka mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve ne boten e lire dhe sidomos te malesoreve.

Vota juaj nuk eshte thjesht vote per nje pushtet, por eshte vote per gjuhen e Fishtes, edhe vote per abetaren shqipe, eshte vote per Marash Ucin, eshte vote per Ded Gjo’lulin, eshte vote per Tringen, eshte vote qe kembanat e besimit te bien me mushkeri te plota ne Hyun, eshte vota e vellaut qe beson ndryshe ne nje Zot, eshte vote per Lahuten, vote per xhubleten katermijevjecare, eshte vote per heronjte dhe martiret e Malesie, eshte vote per pishtaret e drites, eshte vote per klithjen e djepave nina-nana shqip, eshte vote per emrin shqiptar, eshte vote per flamurin kuq e zi qe aq shume e keni deshiruar.!

Faqebardhe faqja e bardhe!

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Ndërroi jetë në Detroit, në moshën 96-vjeçare kundërkomunisti Kolec Pikolini

February 21, 2019 by Pafragje Leave a Comment

In Memoriam

Klajd Kapinova

Miku im i vjetër Franz Llesh Grishaj me telefon më dha një lajm të hidhur, se miku ynë i përbashkët aktivisti veteran Kolec Pikolini, ndërroi jetë në Detroit të Michigan-it, në prani të familjes dhe miqëve të tij të dashur.

Shkodrani me tradita të hershme qytetare në Shkodër Kolec Pikolini, deri sa kaloi në amshim ishte një mik i dashur i familjes atdhetare dhe antikomuniste Grishaj në Detroit, familje e cila ka kaluar kalvarin komunist, mbasi qysh në fillim ishte krahu i djathtë i patriotit të shquar kundëkomunist Prekë Cali (1872–1945), për të cilin kam shkruar një studim të gjatë dhe hollësishëm shumë vite më parë…

Koleci, për shumë dekada punoi pa u lodhur dhe me pasion si elektricist në Detroit për Ford Motor Company deri sa doli në pension. Ai ishte një ndër themeluesit e zjarrtë të kishës katolike shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit në Warren, Detroit, Michigan.

Aktivisti i palodhur i kishës Pikolini, ishte ai që për herë të parë gjeti tokën ose vendin se ku do të ndërtohet kisha e shën Palit dhe shën Pjetrit në Warren, Detroit, MI dhe shërbeu për shumë vite si antar i këshillit të kishës katolike shqiptaro amerikane.

Kundërkomunisti shkodran Kolec Pikolini, kishte një pasion të madh për artin e bukur të fotografisë. Ai kishte blerë disa aparate fotografikë, të cilat i përdorte për të fotografuar dhe fiksuar në celluloid historinë, aktivitet e ndryshme atdhetare, që organizonin shqiptarët emigrant për çështjen kombëtare të lirisë dhe çlirimin e Kosovës dhe lirinë e rrëzimin e komunizmit të zi në Shqipërinë e diktatorit Enver Hoxha.

Fotografi amator Pikolini, ishte i pari që i dhuroi kishës katolike shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit fotot origjinale të Dedë Gjon Lulit dhe liberatorit demokrat Luigj Gurakuqit, të cilat, i zmadhoi dhe edhe sot perdoren në ambientet e kishës në fjalë, në Ditën e Flamurit dhe Pavarsisë, më 28 nëntor 1912, në Vlorën historike dhe për përkujtimin e përvitshëm të ngjarjes më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, sikurse ka mbetur Kryengritja e Malësisë më 6 Prill 1911 e udhëhequr nga fatosi i lirisë Dedë Gjon Luli.

Qysh nga dita që mbërriti në tokën e premtuar të SHBA, Koleci, ka marrë pjesë në të gjithë demostratat patriotike të shqiptarëve në SHBA, të cilat zhvilloheshin kundër pushtimit serb të Kosovës dhe kundër rregjimit komunist të Tiranës së kuqe.

Ai vazhdimisht deri në vitin 1991, ngriti zërin në mbrojtje të disidentëve shqiptarë që ishin në burgjet komuniste të diktatorit Enver Hoxha. Ai u takua disa here në qytetin e Shkodrës me ish antar të Shoqatës së ish të Persekutuarve Politikë të qytetit të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Ai e vizitoi disa herë Shqipërinë dhe qytetin e tij të lindjes Shkodërlocën. Librin me kujtime të hidhura të jetës së tij, nënës, villain e tij dhe shokët e mbijetuar të idealeve dhe veprimtarive kundërkomuniste, në kohën e diktaturës komuniste deri sa arratiset me shumë mundime nga burgu dhe Shqipëria komuniste…

Ai ishte një familjar i devoshëm, me parime konservatore tradicionale qytetare shkodrane. Fotografi Pikolini, ishte babai i tre fëmijëve: Antonio, Liliana dhe Kristina. Gruaja e tij fisnike Filja, është derë e fisit Kalaj nga Gruda e Malësisë në Mal të Zi.

Shumë vite më parë, Koleci në moshë të thyer ishte rikthyer nga Florida e ngrohtë për të jetuar sërisht në Detroit.

Nga familja dhe miqët e tij mësojmë, se trupi i tij do të prehet i qetë në jetën e pasosun pranë vorrezave katolike në qytetin e madh industrial të Detroit-it.

Ai ishte një aktivist i palodhur i komunitetit shqiptaro amerikanë në Detroit, një dashamirës dhe kontribues i palodhur për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Kolec Pikolini rrëfen historinë e ikjes nga burgu

Po sikur autori i librit me kujtime origjinale  rrënqetheëse “Rregjimi i hienave” Kolec Pikolini të ishte pushkatuar pas dënimit kapital dhënë në pretencën e gjyqit farsë, a do të binin në dorë të lexuesit kujtimet e gdhendur thellë në kujtesën e shkruesit!?

Familja e tij u përshkua vazhdimisht nga keqtrajtimi. Vëllau Paloka u masakrua nën tingujt e këngëve dhe valleve partizane, që kishin ardhur si pushtues dhe “triumfator” nga Jugu i Shqipërisë.

Me një urretje të thellë për banorët e qytetit kundërkomunist partizanët komunistë menjëherë vranë 8 martirë shkodran para Bashkisë së Shkodrës. Por dufi i tyre nuk soset me kaq. Fyerjet e komunistëve vijuan para turmës fanatike komuniste, që gëzohej, këndonte e hedhte valle para pamjeve horror… të kufomave shqiptarë…

O Zot çfarë po ndodhte kështu!? Historia, është një mësuese e mirë, por njerëzit që abuzojnë janë nxënës të këqinj. E për fat të mirë autori mbijetoi, për të dëshmuar, fakte dhune të tërmetit komunist, që hienat i ngrinë buzëqeshjen në buzë shkodranëve për shumë dekada deri në vitin 1990…

 

Drejtësia është burimi i përbashkët i virtyteve

 

Nëpër faqet e librit me kujtime të dhimbshme “Rregjimi i hienave”, kushdo e kupton se Pikolini, ka pasur parasysh Aristotelin e madh grek, i cili, ka thënë: “E dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën.”

Pse autori nuk i botoi kujtimet më 1990, kur Shqipëria e lodhur filloi të hapë dyert e shkatërruara!?

Pas bisedave të shpeshta me autorin, mësova, se Kolec Pikolini me zgjuarsi kishte pëlqyer qetësinë e njerëzve, që ngjarjet e së kaluarës të mos i përjetojnë emocionalisht dhe pa paragjykime.

Ai mendoi, që kujtimet të jenë pronë e bashkëvuajtësve kundërkomunist të kohës së rregjimit kundëshqiptar të Enver Hoxhës.

Në faqet e librit me kujtime, Pikolini përpiqet të japë një pasqyrë të zhvillimit të ngjarjeve të viteve 1938-1952, dhe më pas, kur bën realitet planin e ikjes apo arratisjes nga burgu komunist…

Vërtetë është një hark kohor i shkurtër, por ngjarjet që përfshihen në libër janë të ngjeshura me dramacitet.

Këtu nuk kemi të bëjmë me trillime artistike apo kompozicion vlerash narrative, por histori të përjetuara.

Në mbarështrimin e problematikës, ai përfill dhe trajton hollësisht çdo ngjarje, që i ka ndodhur nga përsonazhet publikë ose jo të qytetit.

Duke kaluar episode të shpeshta, fare lehtë lexuesi mund të dalloj njerëzit të ndarë në dy anë të kundërta: kundërkomunistë e anasjelltas, të shoqëruara me fakte, dialogje origjinale për Shkodrën, qytet e katundet e ndryshme, që iu desh të kalonte, me shteg e pashteg, duke pasur kokën në rrezik nga asgjësimi fizik…, pasi ndiqej këmba-këmbës kudo.

Hapësirë e rëndësi në kujtime Pikolini i ka dhënë martirëve të klerit katolik në Shkodër e Shqipëri, në ruajtjen e qëndresës së popullit shqiptar gjatë historisë e në vitet e zeza të diktaturës.

Autori, sapo u arratis, me të mbërritur në Jugosllavi nisi të hedhë kujtimet në letër, duke krijuar kështu bllokun e shënimeve, një pjesë prej të cilave kujtonte ai nuk mundën të mbijetonin.

Ato janë përshkrime për njerëzit, që jeta i mundësoi të kishte kontakte në rrethana të ndryshme, fshatrave e fshatarëve, maleve e kodrave, shkurreve e anës lumenjve, që iu desht të kalonte çdo ditë, për të shkuar drejt “tokës së premtuar” (Jugosllavi), që shpesh do ta zhgënjente.

Autobiografi tregon haptas për jetën e tij, ku, frika e ankthi ishin bashkëudhëtarë gjatë ecejakjeve, se mund të zbulohej nga Sigurimi famkeq i Dullës së Gjirokastrës.

Dhe nëse ndodhte arrestimi, jeta e tij përfundonte përballë togës së zezë të ekzekutimit, që nuk e ndërronte me mishin e dashit.

Pikolini, bënte një jetë endacaku plot vuajtje. Shpesh iu desht që ditën të bënte gjumë letargjik, i mbuluar vetë me mjetet rrethanore, për të mos rënë në dyshim e zbulim nga njerëzit përreth.

Ai hapte strofën me këmesen e vogël që kishte me vete, dhe ngrysej pa futur asgjë në gojë.

Koleci, nisë të flasë për familjen, kur vendosën në Shkodër për herë të parë. Kujton me radhë fëmijërinë e lumtur, duke vlerësuar virtytet më të dobishme edukative të shkollës private.

Me freski e përkujton vizitën e parë në Podgoricë (Mal të Zi), atmosferën festive që ndiente, këngën që kishin kënduar kushtuar trimit të bjeshkëve Dedë Gjo Lulit…

Nga leximi i pjesëve ngjarjet, marrin një drejtim real dhe zbardhën pas shumë viteve në libër.

Autori, risjellë situatën e qytetit pas ardhjes së italianëve: “Karabinieria e Kuestura ishin të rreptë. Policia e fshehtë u shihte rrallë. Unë ditën shkoja në shkollën profesionale dhe në mbrëmje punoja në kinema. Më vonë u bëra operator dhe aty u njoha pothuajse me të gjithë shkodranët që vinin në kinema, sepse ishte i vetmi dëfrim për qytetarin…”

Jo larg vëmendjes nuk ka mbetur në analizën e ngjarjeve politike botërore, ku përplaseshin dy rryma politike e ushtarake: boshti fashist Romë-Berlin-Tokio dhe forcat e rezistences kundërfashiste brenda e jashtë vendit.

 

 

Dy familje ebreje shpetohen

nga familja Pikolini

 

 

Dy familje ebrej janë shpëtuar pa bujë e zhurmë nga familja Pikolini dhe media komuniste 1944-2019, në vendlindje dhe diasporë vijon të hesht!

Fakti është fakt, se në familjen Pikolini, kanë qenë strehuar dy familje çifute. Dhe detajet e kësaj historie kanë domethënien e tyre.

Eshtë i habitshëm fakti, se edhe në Konferencën e zhvilluar shkurt të vitit 2019, në Selinë e OKB-së nga një nga organizatorët e saj ambasadorja e Shqipërisë Besiana Kadare, nuk ftoi asnjë pjesëtar të familjes Pikolini, për të marrë pjesë, ndonëse ata prej shumë dekadash jetojnë në Detroit, MI.

Kjo është bërë me paramendim, sikurse bëri nga viti 1949-1985 idhulli i tyre shpirtëror e ideologjikisht diktatori kundërisraelit Enver Hoxha, për të treguar se vetëm komuniteti musliman shqiptar ka shpërtuar ebrejt në ish vendin tonë.

Dhe ndodhi ajo që nuk pritej. Shqiperia socialiste votoi kundër SHBA dhe Izraelit. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për vitin 1949, kur Shqipëria e njeh Izraelin si shtet të riformuar në vitin 1948, por flitet për vitin 2018, kur Qeveria socialiste votoi kundër SHBA, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, të cilin historikisht Libri i Shenjtë – Bibla e permend 95 herë si kryeqendër të madhe tregtare, administrative, kulturore, fetare të ebrejve autokton…

Shqipëria radikale socialiste, me perfaqsuesit e saj në New York, u kujdes që të ftoj më shumë komuniste, për ti treguar ebrejve dhe SHBA-së (Pjesëmarrës në takim), se ishin komunistët 1941-1944, që i shpëtuan ebrejt dhe nuk ka asnjë rast, që kundërkomunistët t’i kenë shpëtuar ebrejt… Kështu ka thënë Enveri dhe kështu vijon tradicionalisht edhe sot pasuesit e tyre me diplomacinë hipokrite dhe shumë fytyrëshe gjoja shqiptare…

Ebrejt, për t’i shpëtuar përndjekjeve nga gjermanët, kanë gjetur tek Pikolinët bujarinë shqiptare, besën, fisnikërinë e mikëpritjes shkodrane, deri sa çifutët vendosen vetë vullnetarisht, që të largohen në një shtet tjetër.

Autori shkruan: “Kaloi një kohë dhe u dha lajmi se dy civila e një ushtar gjerman janë gjetur të ekzekutuar diku jashtë qytetit. Gjermanët nuk dinin se në shtëpi ishin të strehuar dy familje çifute. Për këtë ishin në dijeni vetëm tregtari Tefë Pogu e familja Jani (komshiu)”.

Kolec Pikolini, trajton vitin 1945: “… mortaja bolshevike e përcjellur prej një të ftohtit të fortë, filloi një ofensivë me qëllimin e nënshtrimit të maleve të Veriut të Atdheut të Lekëve, që turku e sllavët asnjëherë nuk munden që t’i nënshtronin.”

Kelmendi i Norës dhe Malësia si krahinë pushke dhe rezistence kundërkomuniste bëhen personazh interesant në libër.

Hisgtorikisht, dihet se malësorët tanë ndër shekuj kanë luftuar kundër pushtuesit turk, sllav dhe u përballen me një armik tjetër (1941-1990), që mbante veshjet e armët angleze, por kishte gjuhë e gjak shqiptari.

U vranë me e pa gjyq, trimi i maleve, atdhetari i flaktë Prekë Cali, i cili, u pre në besë nga komunistët. Kështu 14 vetë u pushkatuan në varrezat e vjetra katolike të Rrmajit me poetin e ëmbëlsisë martiri i kishës dom Ndre Zadejën.

Duke iu rikthyer për së afërmi librit, vërejmë se aty ka përpjekje nga autori, për të nxjerrë sa më mirë në dritë figurat e fyer nga diktatura. Këtu për herë të parë mësojnë një sekret të rëndësishëm të familjes Pikolini, ku, nëna e tij, në acar dimri tërheq mes dhembjes kufomen e të birit, që ishte braktisur nga ekzekutorët dhe se njeriu roje që e ndiqte skenën ishte autori i kujtimeve.

Luftëtarët e lirisë kundërkomuniste krijuan lidhje të ngushta, në Mirditë, Dukagjin, Pukë, Malësi e Lumë. Luftëtarët e lirisë “ishin në lëvizje me aksione të vazhdueshme“, shkruan Pikolini.

Ai ndalet në elementët që i shërbyen me fanatizëm sistemit, duke i analizuar portretin e gjithsecilit, jo me fjalë të përgjithshme, por me veprime konkrete gjatë kohës që vuante në burg.

Eshtë i habitshëm fakti, se disa prej tyre kanë arritur të vijnë në SHBA dhe kanë fituar letrat dhe shtetësinë amerikane si të “persekutuar”…

Natyrshëm jepet i përshkruar çasti i arrestimit… Torturat mizore, që në ditën e parë ishin të vështira e ushtroheshin rregullisht. Ai kujton gjyqet e zhvilluar pak kohë më parë ndaj qytetarëve të ndershëm të qytetit.

Në kinema “Rozafat”, ku, kishte punuar, filluan seritë pambarim të gjyqeve farse.

Autori shkruan: “… Seancat vazhduan me atmosferen e terrorit në sallë… Një rast kur salla ishte duke u zbrazur, në momentin e daljes atë Gjon Shllaku, me zë të ulët na tha: “Kjofshi bekue se s’na keni lanë gojen me na u tha dhe na keni shërbye… Në shesh, grumbuj njerëzish, prindër dhe familjet e tyre donin t’i jepnin zemër të lidhurve dorë për dorë, të rrethuar me roje të shumta. Ata priteshin nga një turmë rrugaqësh, duke brohoritur e kënduar disa këngë “ala partizanshe“.

Këtu shfaqen të përjetuara torturat, të cilat autori është përpjekur t’i rishfaqë me korrektësi e detaje në kohën që vuante dënimin.

Çdo akuzë ishte shtim i torturave komuniste-naziste, që pa kursim rëndonin trupin e dobësuar. Krypa në gojë, lidhja e duarve, varja në çengela për shumë orë, grushtat e shqelmat, nuk e mposhtën.

Kolec Pikolini, nuk trathëtoi shokët e vet të idealeve antikomuniste. Edhe atëherë kur gjaku e pështyma i ishin trashur nga torturat dhe nuk kontrollonte vetën apo i sillnin dëshmitarë të rremë me plot provokime, asnjëherë nuk harroi se cilët kriminela kishte përballë dhe për inat të tyre mbijetoi.

Në burgje ai ka qëndruar e biseduar me njerëz të ndryshëm, duke njohur nga afër karakterin, burrërinë, gjakëftohtësinë, besën, sinqeritetin, miqësinë e tyre.

Edhe pse priste që të pushkatohej (u rrëfy tek prifti), ka patur në mendje një ide fikse, që të largohej me çdo kusht burgut.

Ishte 21 gusht 1952, kur Koleci me bashkëvuajtësin Gjovalinin ishin përgatitur përmes një plani të detajuar të iknin prej burgut të ofiçinës…

Koleci me dy gra të familjes së tij, hynë në qytetin e Shkodrës i veshur me rrobat e gruas. E rëndë ishte situata në popull, pasi frika kishte depërtuar thellë mes banorëve të qytetit. Ai njeri, familje që kapet duke strehuar “diversantë” (luftëtarë lirie), të ikur nga burgjet denohej ose syrgjynosej me internime pambarim.

Ankthi, frika, ferrat, shkurret me plot rreziqe, të lehurat e qenjve, lëvizjet e ushtarëve të Sigurimit, vështirësuan rrugën drejt Mal të Zi. Humbja e Gjovalinit gjatë ndjekjeve (pritë), ritakimi, humbja përsëri, janë pjesë të dhimbshme.

A nuk ngjasojnë ngjarjet me ikjet e skllevërve në kohën e Spartakut, për të shpëtuar nga masakrimi i gladiatorëve të Romën?!

Libri “Regjimi i hienave, me autor Kolec Pikolinin, është botuar nën kujdesin e Shtëpisë Botuese “Camaj-Pipa” në Shtypshkronjën VOLAJ, Shkodër.

 

Filed Under: Bota

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

February 2019
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
« Jan   Mar »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in