ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for March 2019

Influenca ruse dhe mediat e partisë

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Blog-Alias: Jozef Shvjek

Ditët e fundit kazani mediatik ka arritur një pikë të re vlimi pas historisë me agjentë rusë të infiltruar dhe me lidhje të dukshme apo padukshme të lidershipit të PD në Shqipëri me demonin e kudondodhur rus. E gjithë kjo vëmendje në crescendo vjen pasi materialet e shpërndara në media përmbushin pritshmëritë e qeverisë së Edi Ramës për një ndryshim të vëmendjes së publikut. Sigurisht, kjo skemë e pastër është pjesë e kundërfensivës Rama ndaj atij që duket si një kundërshti e gjerë dhe në rritje popullore ndaj qeverisjes së tij.

Detajimet e kësaj çështjeje që nisin me një shkrim të gazetarit Besar Likmeta, dhe që kulmojnë me një shkrim të portalit të majtë amerikan Mother Jones disa muaj më pas po shndërrohen sot në shtizën perfekte që “çunat e Sorosit” i kanë vënë në dispozicion Edi Ramës (apo anasjellas?).

Historia është kjo: Në vitin 2017 PD nënkontraktoi të paktën një kompani për lobim në SHBA (të njëjtën gjë bëri PS dhe LSI). Kompani zotërohej nga Nick Muzin, një republikan i njohur dhe ish shefi i fushatës së Ted Cruz më vonë anëtar i shtabit të fushatës së Presidentit Trump.

1. Ndarja e detyrave!

Disa muaj pas mbarimit të zgjedhjeve në Shqipëri, gazetari Likmeta përmes të dhënave që gjenden fare lehtë online mbi raportet e kompanive të lobimit në SHBA, zbuloi se kompania e nënkontraktuar nga PD në zotërim të Nick Muzin kishte ndryshuar deklarimin. Në deklaratën e re të postuar online, më 22 nëntor 2017, portali superinvestigativ Reporter.al “zbuloi” se sipas Muzin PD nuk ka paguar më 25 mijë USD, por plot 675 mijë USD.

Sipas letrave të publikuara, kompania e Muzin kishte marrë një pagesë tjetër nga kompania Biniata Trade, e regjistruar në Skoci në trajtën e një kompanie offshore. Kjo kompani, sipas deklarimit të ri të Muzin, kishte kontribuar me dy pagesa (150 mijë USD dhe 500 mijë USD).

Akuza kryesore që ngrihet (përtej pompozitetit të një kompanie tjetër që është përdorur) është se PD nuk ka deklaruar shumën e mbi 500 mijë USD të paguar për lobim në KQZ.

Disa muaj pas këtij shkrimi, portali ultra i majtë Mother Jones (mars 2018), botonte një tjetër shkrim me këtë temë (lidhja mes Mother Jones dhe Reporter.al është evidente). Shkrimi argumentonte me indicie të tjera investigimin e saj për kompaninë skoceze Biniata Trade. Mother Jones argumentonte se sipas indicieve të saj kjo kompani zotërohej nga disa rusë (Evgeny Sheremetyev dhe Kostandin Ferulev) të cilët kishin krijuar kompaninë offshore në Skoci ku janë paguar Nick Muzin për llogari të PD.

Akuza kryesore e Mother Jones është se Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ishte kanali përmes të cilit Vladimir Putin dërgonte para për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA. Mother Jones e nënvizon këtë fakt disa herë me radhë ndërsa sjell në vëmendje të publikut disa indicie që vështirë se vërtetohen ose rrëzohen, pra indicie të pambështetura në fakte konkrete. Jo vetëm kaq, por portretizimi i Ramës si një lider vizionar perëndimor dukshëm e kthen në problematik shkrimin investigativ të Mother Jones.

Në fund të shkrimit, gazetarët e “Nënës Xhons” nënvizojnë edhe një herë çështjen kyçe.

Sipas tyre, çështja tanimë është e qartë se “kush i ka sponsorizuar përpjekjet e Muzin për të ndihmuar PD-në” Evidencat sugjerojnë një skenar turbullues; një lidhje klandestine me Rusinë që ka turbulluar Washingtonin në mënyrë që të ndiqet një agjendë e mbuluar në Shqipëri.” Më tej gazetarët shkruajnë se Mueller ka nisur fletë arrestet për 13 agjentë rusë ndërkohë që hetimet po thellohen për të shkruar deri tek njerëzit më pranë Trump që kanë lidhje me Rusinë dhe bashkëpunimin e tyre me Rusinë. Në fund gazetarët e shkrimit argumentojnë “Ky bashkëpunim Biniatta Trade-Shqipëri është një sinjal paralajmërues se lufta e fshehtë politike e Rusisë mund të shkojë më thellë” duke aluduar se Putin ka përdorur vetë Lulzim Bashën për të ndërhyrë direkt në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Duhet pasur parasysh se shkrimi i Mother Jones është shkruar në kulmin e sulmeve dhe konspiracioneve të ngritura ndaj Presidentit Trump. Ky shkrim, siç gjithsekush mund ta lexojë me vëmendje, ngrihet mbi akuzën se Trump dhe njerëzit pranë tij kanë bashkëpunuar me rusët. Sipas akuzave, Nick Muzin (gjithashtu njeri i Trump) ka bashkëpunuar me rusët dhe bashkëpunim faktohet nga kompania Biniata Trade që është e lidhur me dy rusë (sipas shkrimit të Mother Jones).

Qartësisht Mother Jones dhe Reporter.al ndonëse ngrenë akuza ndaj të njëjtit njeri (apo parti), kanë dy pretendime të ndryshme. E para pretendon që FBI po heton një lidhje ruse Muzin-Basha-Putin ndërsa e dyta, pretendon që Basha ka thyer ligjin zgjedhor duke mos deklaruar 650 mijë USD. Kjo e fundit është në fakt edhe ajo çka heton prokuroria e Shqipërisë sot. Ndërsa media, natyrisht e ndihmuar (jo)vullnetarisht nga të dyja mediat e mësipërme, po përzien çështjet nën frymën e dezinformimit publik.

2. Idet e Marsit

Një vit më pas, në prokurorinë e Tiranës rihapet çështja e lobimit për PD-në. Lulzim Basha shkon në prokurori dhe jep përgjigje për pyetjet e tij, në media ai shprehet se “Prokuroria duhet të nxjerrë çfarë FBI ka sjellë”.

Gjithashtu një vit më pas hetimi i Robert Mueller (Prokurorit special për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet në SHBA dhe hetimin e Donald Trump) dorëzon raportin tek Prokurori i Përgjithshëm William Barr. Ky informon kongresin në një letër të gjatë katër faqe, nga ku dilet në dy konkluzione që kanë lidhje me temën tonë; a) Stafi i Donald Trump nuk ka bashkëpunuar me rusët, dhe Donald Trump nuk ka bashkëpunuar me rusët. b) Nuk ka prova që Donald Trump ka penguar drejtësinë në hetimin ndaj tij për këtë çështje.

Shkurt dhe qartë, Nick Muzin (pjesëtar i stafit të Trump) nuk ka bashkëpunuar me rusët gjatë fushatës elektorale apo pas saj.

Gjithsesi në Shqipëri është ngritur një zallamahi. Çështja e rusëve në SHBA (pra çështja e Mother Jones) dhe ajo e hetimit të Prokurorisë së Tiranës për fondet e padeklaruara të PD janë përzier bashkë. Kjo përzierje të kujton çështjen e Gërdecit, ku Berisha junior u përzie me trafikun e armëve të Diverolit, çështje që për ironi të fatit mori drejtim përpara një jave. Duke zbuluar një tjetër dezinformim medaitik të drejtuar dhe krijuar prej të njëjtëve njerëz.

Nga ana tjetër, gjatë gjithë hetimit të tij, prokurori Mueller ka bërë publike të gjitha fletë-arrestet apo dëgjesat në lidhje me çështjen e tij. Tanimë përveç të arrestuarve (për çështje të tjera dhe jo lidhje me Rusinë) janë bërë publike dhe 13 emrat e të huajve që kërkohen në SHBA në lidhje me hetimin për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA nga Rusët.

Kjo do të thotë që nëse emri i asnjë funksionari të lartë të PD nuk është i shkruar aty, atëherë askush nga PD nuk po hetohet nga FBI për këtë çështje.

A ka lidhje Basha me rusët dhe a po heton FBI lidhjen në fjalë? Duke qenë se në Shqipëri institucioni i Prokurorisë funksionon hera herës si një organizëm okult, na duhet të hedhim sytë diku më larg.

Përzierja e çështjeve duket se po krijon frynën e përgjithshme që Lulzim Basha realisht është një njeri i rusëve. Ajo çfarë vlen të theksohet gjithsesi është se Nick Muzin, njeriu i akuzuar që ka marrë paratë ruse nga Mother Jones, sot e kësaj dite është i lirë dhe drejton një kompani tjetër lobimi. Në faqen zyrtare të kompanisë së re të Muzin vërehet se ai e konsideron arritje foton mes Bashës dhe Donald Trump, që ai e ka mundësuar. Për këtë foto, Mother Jones dhe Reporter.al, ngrenë aludimin se Basha ka paguar para nga rusët.

Po në Tiranë?

Akuza e Prokurorisë së Tiranës është se kryetari i PD Lulzim Basha nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer në SHBA, ndërkohë që ai e mohon se ka kryer këtë pagesë. Por, në këtë mes nuk ka as rusë dhe as Putin.

Marsi është një muaj interesant. Sheksprisi shkruan se Çezari u vra në Idet e Marsit, ndërsa ndodhitë e fundit dëshmuan një dështim spektakolar të të gjitha mediave që ngritën konspiracionin Trump-Putin. Duket se gazetaria shqiptare, e cila ka ves autocensurën dhe të cilës i mungon virtyti i përgjegjshmërisë, nuk i ka nxjerrë akoma mësimet e saj. Por, e me gjasë këtu është problemi i disave. Ne presim përgjegjshmëri nga gazetarë dhe media që qartazi kanë të shkruar në ballë parrullën e nënës parti.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Mos e shani Lali Erin

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Pano Soko

Mos e shani Erion Veliajn, sepse i bëni nder. Kushdo që shan personin Erion, thjesht sa bie në kurthin që ai ka përgatitur me aq kujdes.
Ti e shan mashtrues, i bën nder.
Ti e shan manipulator, i bën nder.
Ti e shan hajdut, i bën nder.
Ti e shan gënjeshtar patologjik, i bën nder.
Jo sepse këto nuk janë të vërteta, por kur debati fokusohet kundër individit, është në favor të individit.

Kryetari i Bashkisë duhet vënë para përgjegjësisë të tregojë:

– Ku janë shpenzuar 480 milionë USD që qytetarët i kanë paguar Bashkisë këto 4 vjet?

– Erion Veliaj ka marrë nga qytetarët në formë taksash të rritura dhe taksash të reja, si dhe ka harxhuar 120 milionë USD (pa përfshirë rritjen e çmimit të ujit, vetëm taksa e tarifa) më shumë sesa paraardhësi i tij në katër vjet. Ku i ka shpenzuar këto lekë? Çfarë shërbimesh apo mallrash morën qytetarët më tepër për këto lekë që paguan më tepër?

– Janë paguar 24 milionë USD në 3 vjet si taksë për infrastrukturën arsimore, mjaftueshëm për të ndërtuar minimalisht 48 shkolla të reja? Ku janë shkollat? Ku shkuan këto lekë?

– U rrit çmimi i ujit me 45% me justifikimin se në fund të mandatit gjithë Tirana do të kishte të zgjidhur problemin e ujit, pra do kishte 24 orë ujë dhe do ta kishte të pijshëm. Ndërkohë situata veçse është përkeqësuar që nga 2015 dhe uji ka filluar dhe vjen gjithnjë e më pak, për shkak të ndërtimeve të reja dhe ndërhyrjeve të shtuara në rrjet? Ku shkuan 20 milionë USD që janë mbledhur nga rritja e këtij çmimi? Meqë kushti i rritjes së çmimit (ndërtimi i ujësjellësit të ri) nuk u realizua, a e di Kryetari që në bazë të Kodit Civil, UKT SHA duhet t’ua kthejë lekët mbrapsht qytetarëve, ndërsa Enti Rregullator i Ujit duhet ta anulojë rritjen dhe ta kthejë çmimin aq sa ishte?

– Në Tiranë janë dhënë 390 leje të reja ndërtimi. Janë mbledhur gjithsej rreth 90 milionë USD nga Taksa e ndërhyrjes në Infrastrukturë. Ku kanë shkuar këto lekë? Kush është përmirësimi në infrastrukturë që është bërë me këto 90 milionë USD (ose 90 miliardë lek të vjetra)? Le të na i numërojë të gjitha ndërhyrjet, bashkë me kostot përkatëse.

– Bashkia sapo ka tenderuar riparimin e 600 metrave Bulevard për afërsisht 6 milionë Euro. A mund të na i detajojë se çfarë do të blehen konkretisht në detaje, preventivin me çmimet përkatëse sesi doli në shifrën 6 milionë Euro? Normalisht riparimi i 600 metrave Bulevard bashke me ndërhyrjet e tjera në dy mini-sheshet anësore (të vetmet ku mund të ndërhyet) ka kushtuar në të shkuarën jo më shumë se 300 mijë Euro. Pse kjo rritje 20-fish?

– Kryetari, në fushatë elektorale, premtoi zero ndërtime në mamdatin e parë, ndërkohë që deri tani (3 muaj para zgjedhjeve) ka dhënë më shumë leje se çdokush tjetër në atë post, duke kolapsuar jetën urbane në qytet si dhe duke dëmtuar financiarisht dhe sociologjikisht, në mënyrë të pariparueshme, jetët e qindra mijra qytetarëve. A e di që kjo konsiderohet shpërdorim detyre dhe është vepër penale?

Cili person duhet të përgjigjet penalisht nga administrata aktuale për dëmin që iu është shkaktuar qytetarëve?

Këto, dhe të tjera që për momentin s’më vijnë në mend, janë të vetmet fjali që duhet t’i drejtohen Kryetarit të Bashkisë.

Nëse i thua mashtrues, hajdut, i pafytyrë, i lig, thjesht e shpëton atë, sepse e çon topin në fushën e tij të preferuar, me armët e tij të preferuara.

Madje ai, njëlloj si eprori i tij, duke ditur impulsivitetin si instikt shumë i fortë njerëzor, e bëjnë veten kastile të duken të tillë, që të tjerët të harrojnë problemet e sipërpërmendura dhe të merren me ta personalisht. Dhe aty, në atë nivel, ata fitojnë gjithmonë, sepse e trajtojnë si: -“Ja po flasin këta që na kanë inat ne personalisht, sepse s’kanë ç’ka thonë për punën tonë. Prandaj na shajnë personalisht.”

E di që është e vështirë që të mbash veten përballë instiktit. Edhe vetë personalisht, e kam parë veten të bie prè e kurthit të tij, duke u marrë shpeshherë me Erionin si njeri. E di, ta sjell në majë të hundës dhe është e vështirë të përmbahesh. Por është gabim. Kështu i bëjmë veçse nder.

Ku janë lekët, kjo është ajo që duhet të pyesim. Individi Erion është i nënës dhe gruas së vet, lekët janë tonat. Ne me ato duhet të merremi.

Filed Under: Uncategorized

SHBA mesazh shqiptarëve: Qeveria e Edi Ramës është e korruptuar në çdo nivel dhe e kapur nga kokat e drogës

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Uashingtoni shkallmon qeverinë Rama, e shpall më të korruptuarën në Evropë dhe i hedh poshtë propagandën mafioze, sipas DASH qeveria nuk merret më me hashashin, por vetëm me drogërat e forta. A do ta shpallë Rama kazan edhe DASH?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë në konkluzionin se qeveria e Edi Ramës është e korruptuar në çdo nivel, duke iu dhënë një mesazh të qartë shqiptarëve se nuk po qeverisen, por po plaçkiten nga një bandë me tipare mafioze dhe të korruptuar deri në palcë. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e radhës për Shqipërinë ka konfirmuar atë që ‘Pamfleti’ ka denoncuar prej muajsh, se Edi Rama drejton qeverinë më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nga 250 milionë euro që vidheshin mesatarisht në vit, qeveria e Edi Ramës e ka çuar këtë shifër vjedhjeje në 1.7 miliardë euro në vit. Së dyti, në raport thuhet se kokat e trafiqeve, që kanë kapur qeverinë e krimbur nga korrupsioni, nuk merren më më hashash, por me drogërat e forta.Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se nga kapja e qeverisë nga korrupsioni, po bëjnë festë kokat e trafikut të drogës. Në raportin e DASH thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar. Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. Mbetet për t’u parë nëse Edi Rama do ta shpallë kazan edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Evropë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. “Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi”. Sipas propagandës së qeverisë, historia e hashashit ka mbaruar. Por, kjo propagandë synon të fshehë aktivitetin e kokave të drogës në një tjetër nivel. Ata po merren vetëm më drogërat e forta, ku fitimi është shumë i lartë. Një pjesë e parave shkojnë për të korruptuar degët e qeverisjes

 

SHBA “nxin” Edi Ramën: Shqipëria e zhytur në korrupsion, burim i pastrimit të parave, trafikut të kokainës dhe heroinës

Korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar

Departamenti amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve.

Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.

Në këtë raport që mbulon vitin 2018, Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.

Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhet në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian.

Sipas raportit, roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Europë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. “Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi.”

Në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Sipas raportit, përpjekjet për të çrrënjosur kanabisin dhe ndjekur penalisht kultivuesit e tij kanë qenë të gjera, por jo kudo njëlloj, dhe ndërhyrja në infrastrukturën e trafikimit të drogës që është krijuar gjatë dy dekadave përbën një sfidë.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

PASTRIMI I PARAVE

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Reformat e fundit në drejtësi, verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion dhe për lidhjet me krimin e organizuar si dhe krijimi i një task-force policore që synon aktivitetet e krimit të organizuar, thuhet në raport, kanë krijuar një trajektore pozitive që Shqipëria të trajtojë çështjen e pastrimit të parave dhe të krimeve financiare.

Megjithatë, përfundon raporti i DASH, korrupsioni i përhapur përbën një sfidë për zgjidhjen e tyre.

Raporti vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, i kërkuar nga Kongresi dhe i ndarë në dy vëllime, vlerëson përpjekjet e qeverive të huaja për të reduktuar prodhimin, trafikimin dhe përdorimin ilegal të drogës, si dhe punën e tyre për të luftuar pastrimin e parave që lidhen me trafikimin e drogës.

Raporti nisi të botohej në vitin 1986 dhe publikimi i tanishëm mbulon vitin kalendarik 2018./VOA

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Edi Rama nuk i lëshon dot “bilalët” e Shqipërisë

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Bilal Shehu është një shqiptaro-amerikan deri pak kohë krejt i panjohur për këdo, por që u bë botërisht i famshëm në vitin 2016, pasi u dënua në SHBA me burg për një konspiracion për të dhunuar ligjet amerikane.

Që Edi Rama të bënte një fotografi me Barack Obamën për ta përdorur në fushatën zgjedhore të vitit 2013, ai së bashku me shoferin e taksisë Bilal Shehu, dhe një greko-amerikan të quajtur Uilliam Argeros thurën dhe ekzekutuan një operacion të fshehtë qarkullimi parash, përmes disa dërgesave të njëpasnjëshme në dia vende të ndryshme për t’i dhuruar në fund në fushatën e Obamës në vitin 2012.

Me anë të këtij konspiracioni ata dhuruan për fushatën e Obamës një herë $75 mijë dhe një herë tjetër $100 mijë të ardhura nga Shqipëria, me gjasa të paguar nga biznesmenë të afërt me Edi Ramën.

Financimi nga burime të huaja i fushatave politike në SHBA është krim federal. Bilal Shehu ishte i vetmi nënshtetas amerikan në konspiracion dhe u dënua pasi pranoi krimin.

Hetimi amerikan vertetoi faktin, që u përcoll nga të gjitha mediat ndërkombëtare, se Edi Rama ishte bashkëfajtor dhe përfituesi kryesor i krimit për të cilin Bilal Shehu sot është në një burg federal.

Në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama ky lajm u kalua pa shumë bujë. Për të nuk u bënë reportazhe, dokumentarë, lajme kryesore dhe nuk u revoltuan intelektualët e qëmtuar të Tiranës. Kurse kalorësit socialistë që këto ditë po ulërasin me shpatë në dorë për drejtësi, atehere ishin pula të lagura dhe të strukura.

Prokuroria nuk e hetoi fare për këtë krim, që me gjasa përfshinte edhe pastrim parash të ardhura nga aktivitete të paligjshme. Ajo nuk çoi letër porosi dhe nuk verifikoi asgjë. Madje nuk foli fare.

Nuk u shqetësuan as oficerët e FBI-së që kanë ardhur në Tiranë për të na mësuar dhe ndihmuar si të luftojmë krimin dhe korrupsionin.

Të gjithë heshtën. Omerta. Sikundër të gjithë, përfshirë dhe më dashamirësit e kanë të qartë se Edi Ramës nuk ja solli votat fotografia me Barak Obamën, por ca të tjerë që më mirë se presidentët e Amerikës njohin telefilmat me mafiozë dhe banditë.

Ndërsa Bilali i shkretë bëri burg për një foto, disa të panjohur të tjerë janë ata që mbajnë peng qeverinë me skandalet milionëshe për të cilat sërish “të gjithë” heshtin. Një prej shumë këtyre është Avjol Dobi, krejtësisht i panjohur për publikun, ndërsa e vetmja gjë që mund të gjesh për të në Google është fakti që ai është në kërkim pasi ka fallsifikuar dokumentat amerikane të kompanisë DH Albania. Me këto dokumenta ai fitoi tenderin për rindërtimin e disa qindra metrave të Unazës së Madhe, plot 18 milionë euro, dhe një tjetër për ndërtimin e një linje të tensionit të lartë plot 12 milionë euro.

Megjithatë emri i tij është zhdukur nga publiku, prokuroria nuk informon se c’po ndodh me hetimet, as se çfarë informacioni ka kërkuar në Amerikë.

Sikur të mos ishte protesta e banorëve të Astirit, pakkush do të hetonte dhe do të merrej vesh një abuzim kaq flagrant, për të cilin sot heshtin të gjithë, nga Kryeministri tek ata që duhet të hetojnë.

Këta të fundit, në një heshtje karakterizuese të vitit të fundit dhe duke u ankuar vazhdimisht për sulme nga politika, në fakt në një nga herët e vetme që kanë reaguar është rasti i hetimit për kryetarin e opozitës.

Bëhet fjalë për çështjen e lidhur me financimin e një kompanie lobimi në SHBA, vendin që duket bashkëpunues me Prokurorinë e Përgjithshme për çështjen e Lulzim Bashës, ashtu sikundër ka hapur hetime edhe për rastin e abuzimit në tenderin e Unazës së Madhe.

Por nëse SHBA kanë të njejtin standard edhe kur bëhet fjalë për një shtetas që falsifikon dokumentat edhe për kryetarin e opozitës shqiptare, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka të njëjtën metodë pune. Që gjithsesi duket të jetë dhe problemi më pak shqetësues në kushtet kur hetimi i nisur për Lulzim Bashën merr përmasa të mëdha duke u vendosur në kontekstin e krizës politike në Shqipëri.

Në një histori që për herë të parë e botoi revista amerikane Mother Jones, një shqiptar i zakonshëm duhet të mundohej shumë të kuptonte se si transaksionet e ndërlikuara financiare kishin ndihmuar PD të paguante një kompani lobimi në SHBA. Me shumë mundim dhe përpjekje makineria e propagandës qeveritare i mëshon prej ditësh kësaj ngjarjeje, thirrjes së Lulzim Bashës në prokurori dhe teorive konspirative që lidhin drejtuesit e PD me segmente spiunazhi.

Pas rrezikut të “invazionit të spiunëve rusë”, kjo e Lulzim Bashës duket të jetë akti i dytë i përfshirjes së opozitës me “segmente” që nuk ja duan të mirën Shqipërisë. Akt që qartas është ideuar dhe sponsorizuar nga ata që ende nuk arrijnë dot të artikulojnë qartë emrin e drejtuesve të kompanisë që ka fituar 18 milionë euro me letra të falsifikuara.

Pa dyshim që Lulzim Basha duhet të hetohet deri në fund për transaksionet financiare të bëra gjatë fushatës elektorale të vitit 2017. Bashkëpunimi i tij, me gjithë rezervat për mënyrën si funksionon prokuroria, tregon se ndoshta ai do t’i shkojë deri në fund këtij procesi. Që ndoshta është një mësim i mirë për opozitën dhe mënyrën si e ndërton platformën për një fushatë elektorale dhe fondet e përdorura në të.

Sikundër është një mënyrë për të kuptuar se në Shqipëri “heshtin” për një vjedhje 30 milionë euro, por ngrenë një legjendë të tërë, sponsorizojnë investigime për mënyrën se si i ka bërë transaksionet financiare partia e opozitës duke na mësuar me idenë se standardi i dyfishtë është mënyra më e zakonshme e funksionimit të ligjit në Shqipëri.

Kjo për mendimin tim mbetet sfida më e fortë e opozitës shqiptare që duhet të kuptojë se besimi tek shqiptarët rikthehet vetëm nëse njerëzit binden se nuk do të ketë më standarte të dyfishta. Se makineria e propagandës që funksionon dhe nuk ka mëshirë për kundërshtarët politikë, që përdor cdo instrument të huazuar nga ish sigurimi i shtetit, që nga “agjitacioni e propaganda” tek sulmet e ulëta personale dhe familjare, nuk mundet dhe nuk duhet të jetë modeli i qeverisjes së re. Mbi të gjitha, opozita duhet të jetë e qartë se nuk duhet të ketë ndërrim të “padronëve” të kësaj makinerie propaganda, por shembje të sistemit dhe ringritje të vlerave.

Kjo është një nga kauzat kryesore që i jep shpresë një shoqërie që në tymnajën e sajesave dhe legjendave të sponsorizura për spinazh rus, të kuptojë se ndërkohë abuzimet dhe vjedhjet e parave publike bëhen në mes të ditës dhe askush jo vetëm nuk heton për to, por në pjesën më të madhe të rasteve as nuk i përmendin.

Që kur hetimet e prokurorisë përqendrohen tek kompanitë lobuese dhe asnjë pikë e energjisë hetimore nuk shkon për kontratat dhe koncesionet dhjetëra e qindra milionëshe që u jepen personave dhe kompanive anonime; apo tek politikanët që bëjnë pazare votash me krimin e organizuar; apo tek kryepolicët që bashkëpunojnë me malavitën; apo kullat me paratë e pista që shtohen nga një përditë.

Këto janë qartas hallet e një Kryeministri, që me fantazinë e mbetur ende tek filmat komunistë, tashmë prodhon armiq dhe agjentura ruse, ndërkohë që “bilalët” e Shqipërisë vështirë se do të jenë të gatshëm të bëjnë burg për hesap të tij.

Sepse nuk duhet shumë për të kuptuar që pasunarët e “rilindjes” tashmë kanë hallin e tyre më shumë se atë të Edi Ramës.

Filed Under: Politikë

SHBA/30 vjet nga “Greva politike e urise në Detroit” kundër Jugosllavise.

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Rush Dragu – 30 vjet me pare,emigracioni shqiptar nga Malesia e Madhe nen Malin e Zi në shtetin e Michiganit ka organizuar një greve urie kunder reprezaljeve te makinerise ushtarake serbe kunder popullsise shqipatre ne Kosove në tokat  e veta,në shtepiat e veta,në te drejtat e tyre ligjore,njerzore,para botes dhe zotit.Malesoret e merguar në SHBA-se kane nje kontribut te gjate dhe te madh në çeshtjen shqiptare e në veçanti ate kosovare. Jo vetem greva e sukseshme e urise qe beri te terheqin vemendjen e senatorve amerikan dhe kogresit por edhe kontributet e medha financiare në ndihme te Luftes Çlirimtare te Kosoves dhe pjesmarrja aktive në çeshtjet e medha kombetare në administraten e SHBA-se

Në statusin e vet Luke Junçaj,pjesmarres në greven e urise ka postuar me kete rast shkrimin.Ai gjithashtu ka sjelle dokumenta te kohes.

 

Luke Junçaj -Sot eshte 30 vjetori i fidhimit te Greves se Urise, protestes me te madhe dhe me te sukseseshme ne kolonin shqipetare te Michiganit. Kjo demonstrate qe zgjati 7 dite ishte e para e ketij dhoji ne SHBA e organizuar nga Gjok Martini, Prof. Alex Efthimiu, Rrok Dedvukaj, Rrustem Dinosha, Dode Nicaj, Dr. Prenke Ivezaj dhe te tjere. Ideatore ishte Rrok Dedvukaj. Ne greve fillimisht ishim 21 veta por per shkaqe shendetesore disa u desht te dilnin nga greva, kurse ne fund mbas shtate diteve mbetem 18 veta.
Ata ishin:
Zef Dedvukaj
Pjeter Ivezaj
Tom Gjokaj
Luke Juncaj
Rrok Gjelaj
Zef Kalaj
Zeke Ivezaj
Kol Gojcaj
Ded Gojcaj 
Rrustem Dinosha
Hajdar Nikaj
Rrustem Gacaferri
Katrina Dedvukaj
Luigj Shkreli
Tush Marniku
Nikoll Tomaj
Husein Nikaj 
Kole Nicaj
Fran Dedvukaj
Gjeto Berishaj
Gjelosh Kalaj
Kjo Greve zgjati plot nji jave nga 28 Marsi gjer me 4 Prill para nderteses federale John McNamara ne Detroit ku ne mbeshtetje te grevisteve kryesishte Malesore dolen me mijera protestuas qe asniher me pare nuk kishin marre pjese ne protesta anti Jugosllave. Aty protestohej 24 ore ne dite dhe njerzit vinin e shkonin tere kohen. Objektiva jone e vetme ishte qe senatoret e shtetit Michigan te asaj kohe Don Reagle dhe Karl Levin se bashku me Senatin Amerikan te benin presion ndaj Serbise qe i ishte turrur Kosoves me gjithe makinerine e saj vrastare. Kjo proteste ishte grushti I dyti i Malesoreve qe nakautoi Pro-jugosllavet mbas rastit te Pjeter Ivezaj. ( Statusi : https://www.facebook.com/luke.juncaj?__tn__=%2CdlC-R-R&eid=ARC3csJsB5pFCHKcqmiNGrMKtI06_bvDJYwmb1990JT4xl69pUVksd39JwGW4JJbzzXkf80yTbvsM6m8&hc_ref=ARSpgYcVthVI4gVxsrN6QRbfv4RnkUcOQearRaL_sp1nYUoX-dIW3U_q2c4KFOaC9_I)

Filed Under: Uncategorized

Skandalet e demokratëve të SHBA-së i fshehen me qëllim publikut amerikan nga FAKE NEWS

March 28, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Shitja e Uraniumit Një Rusisë në kohën Sekretares së Shtetit Clinton krijoi interesa personale për te me vlerëv$140 milionë si shpërblim Fondacionit Clinton

Klajd Kapinova

Media në SHBA, ka vdekur – Sean Hannity (Fox News)

Shqiptarët, nën rregjimin e egër stalinist, sikurse edhe shumë vende të ish blokut komunist të Europës Lindore, ishin të izoluar për të ditur mbi SHBA, për të parë, mësuar dhe ecur me hapin e demokracisë bashkëkohore amerikane në çdo këndvështrim dhe më së shumti në fushën e medias.

Ne të gjithë kemi ëndrruar, menduar dhe shikuar të shohin nga SHBA një model shembullor të medias bashkëkohore informuese dhe investiguese të saktë për trevat tona, por për fat të keq, kohët e fundit kanë pësuar zhgënjim, si ne emigrantët shqiptarë, amerikanët dhe opinioni dhe media botërore.

Pikërisht kjo propagandë Non Stop dhe e shfrenuar (24/7 për 365 ditë të vitit) gënjeshtare marramendese anti Trump, ka bërë që shumë shqiptarë këtu në SHBA dhe vendlindje t’a shohin fituesin e zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016 në mënyrë negative.

Kjo për faktin se 95% e shqiptaro amerikanëve të regjistruar si demokratë (ku përshihen edhe ish të dënuar politik të kohës së rregjimit komunist), që punojnë dhe jetojnë në Amerikë (me shumicë në New York, Detroit, California, New Jersey, që janë shtete blu të mbushur me simbolin politik të gomarit), nuk e kanë mbështetur asnjëherë kandidatin TRUMP, gjatë fushatës elektorale dhe pas zgjedhjes së tij suprizë si President i 45-të i SHBA.

Amerikanët e duan Trumpin, prandaj edhe e kanë votuar për President mbi 63.000.000 vetë me të drejtë vote, ku ai mori 306 vota elektorale. Në fitoren e tij spektakolare kanë votuar edhe shumë demokratë dhe të pavarur, që e kanë mbështetur me zemër në ditën e votimit në nëntor të vitit 2016.

Zëri i Amerikës u bë simotra

e CNN, MSNBS, The New York Times etj.

Nëse e ndjek historikun edicionit të lajmeve gjatë dy viteve të fundit në gjuhën shqipe të Radios Zëri i Amerikës (VOA), del se ajo më shumë ka botuar lajme apo bërë përkthime, të njëanshme duke u mbështetur në shumicën e rastëve pranë mediave FAKE NEWS, duke i përmendur shpesh emërat e tyre si burim referimi.

Ajo në vend që të ishte dhe jetë sot asnjanëse, ka preferuar të shpreh bindjet dhe preferencat e majta, duke mbajtur hapur një qëndrim të njënshëm, kur duhet të ishte e paanshme, sepse paguhet nga taksat tona, mbasi është Agjenci lajmesh shtetërore.

VOA, duhet të pasqyroj pikëpamjet e Qeverisë së SHBA-së (pra dhe të Presidentit aktual, sikurse kanë vepruar me fanatizëm dhe dashuri për 8 vjet me ish Presidentin e tyre të preferuar Barok Hysen Obamën gjatë viteve 2008-2016), me zyrat e saj qendrore në Washington D.C.

Sot, për fat të mirë përmes kablove televizive apo falas nëpërmjet rrjeteve sociale në vendlindje, shqiptarët i marrin lajmet direkt pa patur nevoj më t’ia serverin si propapagandë me dy standarte, sepse edhe atje tashmë ndiqen Live kanalet amerikane etj.

Në ketë rast ata kanë parë nga afër njëanshmërinë e disa gazetarëve të VOA e cila ka botuar ose përkthyer direkt vetëm “lajme” apo “analiza”, që kritikojnë njëanshmërisht Presidentin e SHBA zotin Trump, ndërsa nuk kanë informuar asgjë për Fondacionin Clinton, që FBI, ka kohë që po vijon pa ndëprerë investigimin kriminal për abuzime dhe marrje si dhuratë të miliona dollarëve nga shtete, mbretër, organizata, qeveri të ndryshme gjatë kohës që ajo ishte Sekretare e Shtetit të SHBA-së.

Në faqen e kësaj agjencie shtetërore në internet, kemi lexuar raste të rralla dhe shumë shkurt njoftime nga mediat e fuqishme të majta sikurse quhen këtu FAKE NEWS, duke venë në pikëpytje “besueshmerinë” e tyre, në rolin e gazetarit të paanshëm, të cilët paguhen nga taksapaguesit amerikanë, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Kur VOA ka botuar njoftime nga CNN, duhet të kishte botuar edhe lajme për të njëjtin teme nga Fox News, duke krijuar balancë (barazpeshë), për të ruajtur ekuilibrin e lajmeve dhe analizave “të tyre”.

Kjo sëmundje ngjitëse ka prekur edhe mediat e shkruara këtu në NY. Ajo është e dukshme edhe në faqet e dy gazetave që botohen në New York (Bronx, Manhattan) edhe në internet gjoja për komunitetin tonë shqiptaro amerikanë. Këtu më shumti shquhet gazeta e majtë private e “komunitetit” Illyria.

Por nga ana e tjetër edhe gazeta Bota Sot (me zyrat qendrore në Zvicër), në internet ka botuar kronika, lajme, reportazhe dhe takime të pjesëtarëve të ndryshëm këtu, të dërguar nga bashkëpunëtorët dhe korrespondentët falas të komunitetit tonë, për takimet elektorale të globalistë të majtë para dhe mbas zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, aktivitetet e “bujshme” vetëm nga partia blu e gomarëve.

Skandalet e demokratëve të SHBA-së i fshehen me qëllim publikut amerikan nga FAKE NEWS

Skandali më i madh i shekullit në historinë e SHBA-së, me prova dhe dokumente origjinale ekziston Lidhja e Rusinë me kupolen e Partisë Demokratike të Amerikës, ish administratës së Obamës, dinastisë së korruptuar të familjes Clinton, e cila me mjeshtëri të lartë propagandistike e ndihmuar nga makina marramenëse e medias ultra të majtë FAKE NEWS, ka mundur të fshihet dhe manipuloj popullin amerikan.

Mbi 500.000 artikuj të ndryshëm FAKE News, janë publikuar për “lidhjet” e mundshme të zotit Trump dhe antarëve të fushatës elektorale së tij me qeverinë e Rusinë dhe Putinin, ku vendet e para i zënë mediat FAKE NEWS, si: CNN, CNBS, The New York Times, Washington Post, etj., shkruan gazetari dhe editori Glenn Greenwald, themelues i “The Intercept”.

Mediat e tilla, gjigande si: CNN, CNBS, The New York Times, Washington Post, MSNBS, WSJ, Los Angelos Times, Chicago Tribune, CBS, Bloomberg News, AP Associated Press, Newsweek, TIME, Voice of America (e cila mbahet nga taksapaguesit amerikanë), Social Media: Facebook, WhatsApp, Instagram, Google, Tweeter, Yahoo, Fiber, In; Daily News, USA Today, BBC, EuroNews, Buzz Feed, The Huffington Post, PolitiFact, Snopes, Rolling Stone, etj., dhe kupola e FBI, CIA dhe DOJ ia faturuan për 24 muaj ekipit elektoral dhe vetë Presidentit Trump.

Këto media me dy standarte edhe pas daljes së rezultatit të hetimeve nuk kanë kërkuar falje publike, për mashtrime të turpshme mediatike, gjë që ka irrituar popullin e thjeshtë amerikanë.

Barr: Nuk ka patur komplot me Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje, sipas raportit të z. Mueller

“Gjëja më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë. Ë shtë turp që vendit tonë iu desh të kalojë nëpër këtë sprovë. Është një turp që presidenti duhej të kalonte nëpër këtë sprovë, madje qysh përpara para se unë të zgjidhesha. Ky ishte një akt ipaligjshëm poshtërimi që dështoi dhe shpresojmë se dikush do të hetojë edhe palën tjetër. Asnjë bashkëpunim i fshehtë, asnjë pengim i drejtësisë, pafajësi e plotë. Le ta mbajmë Amerikën të Madhe” – Donald J. Trump, President i SHBA-së

“Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën” – Mike Pence

Prokurori i posaçëm Robert Mueller, në raportin e tij përfudimtar dorëzuar Kongesit dhe Senatit Amerikan, thotë se as Presidenti Donald J. Trump, as fushata e tij dhe as ndonjë tjetër i lidhur me këtë fushatë, nuk kanë komplotuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, sipas një përmbledhjejr të paraqitur të dielën nga kreu i Departamentit të Drejtësisë (U.S. Department of Justice) Prokurori i Përgjithshëm) William Barr.

Ai publikoi një përmbledhje prej 4 faqesh nga raporti i shumë pritur për hetimin që zgjati 22 muaj rreth akuzave se fushata e zotit Trump kishte bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit te vitit 2016 në favor të zotit Trump.

“Hetimi i Prokurorit të Posaçëm nuk arrin në përfundimin se fushata Trump apo dikush i lidhur me të ka bashkëpunuar me qeverinë ruse në aktivitetet për ndërhyrjen në zgjedhje,” thuhet në përmbledhjen e zotit Barr.

Zoti Barr thotë se raporti arrin pikërisht në këtë përfundim, megjithë “ofertat e shumta nga individë të lidhur me Rusinë për të ndihmuar fushatën Trump“.

Prokurori i Posaçëm Mueller nuk nxjerr përfundime nëse Presidenti Trump ka penguar drejtësinë, duke ia lënë këtë çështje zotit W. Barr dhe Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein.

Kreu i Departamentit të Drejtësisë shkruan se nuk ka prova të mjaftueshme për të konkluduar nëse zoti Trump ka kryer krimin e pengimit të drejtësisë. Ai thotë se kjo nuk bazohet në ndonjë nocion se ndaj një presidenti në detyrë nuk mund të ngrihet aktpadi.

Gjatë hetimit gati dy vjeçar, Prokurori i Posaçëm Mueller kishte në dispozicion të tij 19 avokatë dhe 40 agjentë të FBI-së që punonin me të, lëshoi më shumë se 2.800 thirrje për paraqitje, bisedoi me rreth 500 dëshmitarë dhe kreu gati 500 urdhra për bastitje.

Të gjithë duhet të festojmë rënien e gënjeshtrës së madhe të Hillary Clinton. Ivanka Trump citon Abraham Lincoln pas lirimit të rezultateve të hetimit të Rusisë.

Zbulimet e zotit Barr thyen ëndrrat e demokratëve, të cilët me guxim të sigurisë së lartë parashikonin se hetimi i Mueller do të shkatërronte presidencën e Trump dhe do të çonte në akuza penale kundër tij.

Kjo e nxiti atë të deklaronte se ai ishte shpallur i justifikuar pas “një rrëzimi të paligjshëm që dështoi“.

William P. Barr Attorney General, gjithashtu tha se ai dhe zëvendës AG Rod Rosenstein vendosën që raporti i Mueller nuk përmban prova “të mjaftueshme për të vërtetuar se Presidenti ka kryer një vepër të pengimit të drejtësisë“, në lidhje me hetimin, të cilin Presidenti Trump vazhdimisht e kishte quajtur një “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht.

“Vendosmëria jonë u bë pa marrë parasysh dhe nuk bazohet në konsideratat kushtetuese që rrethojnë aktakuzën dhe ndjekjen penale të një presidenti të ulur“, shkroi Barr.

Thomas J. Fitton dhe Judicial Watch

Thomas J. Fitton, është presidenti i Watch Judicial, një grup konservator mbikëqyrës i organizuar. Ai ka punuar për Televizionin Amerikan të Zërit Kombëtar për Fuqizimin, Forumin Ndërkombëtar të Politikave, Institutin e Lidershipit dhe Saktësinë në Media.

Fitton, ka lindur në Nyack, New York. Babai i tij ishte menaxher në një supermarket dhe nëna e tij ishte infermiere.

Ai ka një diplomë bachelor në anglisht nga Universiteti George Washington.

Tom, ka është President i Watch Judicial, që nga gushti i vitit 1998. Grupi kryesisht kërkon qasje në të dhënat e qeverisë, paraqitjen e Ligjit për Lirinë e Informacionit (FOIA) dhe dokumenteve të tjera publike që veprojnë në gjyq, duke u angazhuar në forma të tjera të procesit gjyqësor civil dhe duke ndjekur veprime të ndryshme, që gjenerojnë presion publik mbi agjencitë qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Në korrik 2013, Fitton fitoi një vëmendje të gjerë pasi një jurie e gjeti Xhorxh Zimmerman jo fajtor në vdekjen e Trayvon Martin në Sanford të Floridës, kur Fitton u shfaq në intervista të shumta duke pretenduar se Departamenti i Drejtësisë i Obamës kishte dërguar përfaqësues në Sanford pas vdekjes së Martinit ndihmojnë në organizimin dhe menaxhimin e tubimeve dhe protestave ndaj Xhorxh Zimmerman”.

Tom mbështet Breitbart News

Watch Judicial, ka shprehur ide për vite me radhë tek Breitbart News, një faqe e drejtuar nga Steve Bannon. “Aktivistët liberalë duan të shkatërrojnë Breitbart, por ne nuk do të vrasim.”

Gjatë zhurmës së madhe propogandistike të koordinuar mediatike të majtë, të quajtur si “ndërhyrja” ruse në zgjedhjet 2016, në vitin 2017, Tom, bëri thirrje që hetimi i Këshillit Special të mbyllet, duke argumentuar se prokurorët në hetim ishin tepër të njëanshëm kundër Presidentit Trump, për të kryer një hetim të besueshëm.

Dhe ashtu doli në mbyllje të saj nga vetë Prokurori i posaçëm Robert Mueller, në raportin e tij përfudimtar dorëzuar Kongesit dhe Senatit Amerikan dhe lexuar nga Prokurori i Përgjishëm William Barr.

Ai gjithashtu kërkoi mbylljen e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) “sepse u shndërrua në një operacion të tipit KGB nga administrata e Obamës“. Dhe ashtu ndodhi, sepse sot ekziston Deep State.

Kur Michael Cohen, ish avokati personal i Trump, u deklarua fajtor e u denua me 3 vjet burg (nga këto 3 muaj burg pse ka rrejt Kongresin), se gënjeu Kongresin dhe për krimet e tjera e nxjerra në dritë nga hetimi i avokatit special Robert Mueller në dhjetor 2018, Tom tha se ishte “çaj i dobët” dhe kishte për qëllim “ta bënte Presidentin Trump të duket keq.”

Sërisht kongresisti Jim Jordan dhe një tjetër koleg i tij, kanë depozituar në një Gjykatë dy aktipadi të tjera të reja ndaj Michael Cohen, për një tjetër gënjeshtër sërisht në Kongres dhe për disa probleme dhe parregullsive me taksat dhe bisnesin e tij.

Demokratët fanatië si “bemirës”, zotërojnë Kongresin Amerikan, e rrezikuan sërisht veglën e tyre duke ia rritur shumë shpejt kohën e qendrimit në burg, mbas një gjyqi të dytë, që pritet të zhvillohet ndaj tij…

Watch Judicial padit në gjyq me fakte rastin e emaileve të Hilary Clinton

 Gazetari investigativ amerikan Josh Gerstein, ndër të tjera shkruan se kontradiktat e email-it, që e ndoqën Hillary Clinton-in në shumicën e garës presidenciale të vitit 2016, mund të jenë duke u nisur në garën 2020, pasi një gjykatës federal urdhëroi fakte shtesë nëse përdorimi i Clinton-it nga sistemi privat i emaileve ishte një përpjekje e qëllimshme e saj për të penguar lirinë e Akti i Informacionit.

Në një opinion gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Royce Lamberth tha se pavarësisht nga FBI, inspektori i përgjithshëm dhe hetimet në Kongres për përdorimin e një llogarie private për të gjithë trafikun e saj të email-it gjatë katër viteve të saj si sekretare e shtetit, lejohet të kërkojë dokumente dhe dëshmi shtesë për praktikën.

Lamberti, i cili është ndeshur me Clinton dhe ndihmësit e saj në rastet që i përkasin administratës së bashkëshortit të saj, ishte i pakalueshëm në vlerësimin e tij për veprimet e ish-sekretarit.

Ai i hodhi poshtë praktikat e emaileve të Clinton-it si “një nga veprat më të rënda moderne ndaj transparencës së qeverisë“.

Lamberti, gjithashtu shprehu shqetësime se avokatët në Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Shtetit e mashtronin gjykatën kur u përpoqën në fund të vitit 2014 për të përfunduar padinë e FOIA të Gjyqësorit për pikat e bisedimeve në Bengazi edhe pse disa zyrtarë ishin në dijeni muaj më parë se Klinton kishte dhjetëra mijëra e-mail në një sistem privat dhe kishin rënë dakord t’i kthenin shumë prej tyre në Shtetin sipas kërkesës së tij.

Skandali e-maileve të Hillary Clinton

Presidenti i Judice Watch, Tom Fitton, thotë se shpresonte që vendimi i Lamberthit do të bënte ndryshime në emërimet e Presidentit Donald J. Trump në Departamentin e Drejtësisë, për të ndryshuar kursin e procesit gjyqësor dhe për të marrë një qasje më bashkëpunuese.

Vendimi gjyqësor historik ngre shqetësime në lidhje me skandalin emaileve të Hillary Clinton dhe korrupsionin qeveritar, për të cilën janë të shqetësuar miliona amerikanë.

“Judice Watch, shikon përpara për të kryer një zbulim të kujdesshëm në çështjen email të Clintonit dhe shpresojmë që Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të njohin kritikën dhe ndihmën e Gjykatësit Lamberth, dhe jo të pengojnë këtë zbulim të urdhëruar nga gjykata.” – tha Fitton, në një deklaratë.

Gazetari i Fox News Dom Calicchio, shkruan:  “Hillary Clinton e përdori serverin privat të emailit në mesin e veprave më të rënda ndaj transparencës, thotë gjykatësi.

Gjyqtari rregullon më shumë gjetje faktesh në përdorimin e 33.000 emaileve të Clinton-it

Royce Lamberth thotë se Judice Watch, duhet të lejohet të kërkojë dokumente dhe dëshmi shtesë, nëse përdorimi i Hillary Clinton nga një sistem privat i emaileve ishte një përpjekje e qëllimshme për të penguar Ligjin për Lirinë e Informacionit; reagim nga presidenti i Judice Watch, Tom Fitton.

Një grup konservator realizoi një fitore gjyqësore, kur një gjykatës federal urdhëroi më shumë fakte në hetimin e emaileve të Hillary Clinton.

Në sundimin e tij gjykatësi i Gjykatës së Rrethit Royce Lamberth sulmoi përdorimin e Clinton e serverit privat, ndërsa Sekretari i Shtetit si “një nga veprat më të rënda kohës moderne ndaj transparencës së qeverisë“.

Grupi konservator Judicial Watch, kishte ngritur një padi kundër Lirisë së Informacionit (FOIA), kundër departamenteve të Shtetit dhe Drejtësisë, duke pretenduar se praktikat e emaileve të Clinton-it përfaqësonin një përpjekje të qëllimshme për të shkelur FOIA, sikurse raportoi edhe revista amerikane Politico.

Presidenti Tom Fitton vlerësoi vendimin e Lamberthit, duke treguar në kanalin Fox News se gjykata nuk ishte “shumë e bindur” se ish drejtori i FBI James Comey hetoi në mënyrë serioze përdorimin e Clinton-it të serverit privat kur ajo ishte Sekretare e Shtetit 2009-2013.

Si rezultat i vendimit të Judicial Watch, “Disa njerëz si znj. Clinton-it potencialisht do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve të tjera.” – tha Fitton.

Lamberti urdhëroi departamentet e Shtetit dhe të Drejtësisë të punonin me Watch Judicial, në një plan zbulimi, për të përcaktuar nëse zj. Clinton përdorte serverin për të anashkaluar kërkesat e FOIA, raportoi website Hill.

Presidenti Trump dhe republikanët, me fakte kanë folur në mënyrë të përsëritur për përdorimin e Hillary Clinton të serverit privat të mbi 33.0000 emaileve, duke argumentuar se perdorimi i saj, potencialisht e ka vënë informacionin e klasifikuar të qeverisë në rrezik të madh.

Clinton u zbulua se kishte fshirë emailet, dhe ajo genjeu kur tha se ishin emaile personale dhe nuk ishin të lidhura me punën e Departamentit të Shtetit.

Ish drejtori i CIA James Comey njoftoi gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 se trajtimi i postës elektronike nga Clinton ishte “jashtëzakonisht i pakujdesshëm”, por nuk garantonte akuza penale, shkruan ndër të tjera raporteri i Fox News gazetari Adam Shaw.

Emailet jashtë kontrollit

Në kohën kur Judicial Watch zbuloi skandalin email të Clinton-it, Departamenti i Shtetit, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI luftuan për t’i mbajtur përmbajtjen e dokumenteve sensitive sa më larg publikut amerikan.

JW e dinte se qeveria dhe administrate e Obamës e dinte se po mbronin Hillary Clinton, këto agjenci. Ata me ketë rast po synonin të luftonin edhe kundërshtarin e saj politik, Donald Trump.

Dhe, qysh atëherë, JW ka zbuluar një skandal të madh në historinë amerikane, në lidhje me abuzimet nga zyrtarët, zyrat dhe agjencitë qeveritare për qëllime politike.

Administrata e Obamës e përdori Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe agjencitë e tjera për të spiunuar opozitën e saj politike; dhe ka punuar me Hillary Clinton dhe me Komitetin Kombëtar Demokrat, për të pastruar të dyshuarin e inteligjencës nga shtetasit e huaj dhe për ta përdorur këtë si pretekst për të spiunuar Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij.

Michael Bekesha e bëri të qartë se shteti i thellë po lufton për të mbuluar gjurmët e tij.

Tre vjet pasi mësuam për serverin privat të Hillary Clinton, ne ende nuk kemi të gjitha emailet e saj. Kanë kaluar gati dy vjet që kur përfundoi hetimi i FBI-së. Ne ende nuk kemi të gjitha emailet e saj, dhe ne nuk kemi të gjitha dosjet që lidhen me hetimin. Ne vazhdojmë të luftojmë në gjykatë. Qeveria vazhdon të ecin ngadalë. Ata vazhdojnë të na pengojnë. Dhe kështu që gjithçka që kemi janë rrjedhjet nga Shteti i Thellë (Deep State), dhe ky është një problem. Publiku amerikan nuk e di se çfarë duhet të besojë, sepse nuk kemi pamje të plotë.

Filed Under: Uncategorized

TRUPI DIPLOMATIK KULLA E KRIMIT…

March 28, 2019 by Pafragje 1 Comment

Shkrim i vjeter i botuar disa vite me pare, situate e njejte!

  …shpresoj dhe kete ma perforcoi nje mendim i Dritan Demirajt se presidenti Meta do ta vere doren mbi plage per ta riprezantuar shtetin shqiptar ne bote me diplomate te denje. Le te shpresojme qe fjala e kryemisnitrit Rama te kthehet ne veper me nje kosultim edhe me inteligjencen shqiptare qe punon e jeton ne boten e lire, duke perjashtuar organizatat e partise qe  perpiqen te ngjallin komunizmn ne Amerike….!

Zef PERGEGA

Disa here kam shkruar rreth kesaj teme. Trupi dilomatik shqiptar eshte kulla e krimit politik dhe specia agjenturore e antikombetare. Asnjehere kjo hurdhe e qelbur ne qafe te Shqiperise si nje ciban i pasheruar, kurre nuk u muar ne analize nga parlamenti shqiptar. Kurre nuk u publikua lidhja e tyre me Ish byrone Politike te komunizmit dhe me sherbimet sekrete te huaja. Madje ajo kosovare luan gof me serbet e malazezet ne fund jave…Por peta e lakrorit po del. Kjo ministri duhet te shpallet e falimentuar sepse kurre nuk dhane llogari ne popull as ne parlament. Asnjehere nuk u publikua biografia dhe karriera e tyre. Si hyne ato ne diplomaci dhe kushi futi e cili i mbeshtet?! Ato jane percaresit me te medhenj te diaspores ne bote e sidomos asaj ne Amerike qe eshte me impulsive ne ceshtjet kombetare. Jane dhene 20 milion dollare per krijimin e 85 celulave komuniste ne Amerike dhe per financimin e agjenteve te ish sigurimit te shtetit qe kane ne dore edhe organizata e media, shumica e te cilave edhe te dekoruara. Trupi diplomatik ka punuar me mish e me shpirt qe te shuhet gjuha dhe kultura shqiptare ne bote dhe po me mish e me shpirt ka punuar me programe per ta paraqitur Shqiperine islame. Kurr nje yndyre kombetare nuk mund ta nxjerresh nga nje diplomat. Dy pjestar, njeri shef dhe tjetri diplomat, u perfshine ne nje afere te piste ne Amerike per pervetesimin e nje milin e 20 mije dollare qe do ti siguronin nga shitja e nje institucioni kulti te ngritur me mund nga shqiptaret e Detroitit. Ne kete corbe u perfshije dhe nje organizate gjoja patriotike e shoqerore dhe diplomati u “zgjodh’ ne krye te saj.

Une kam disa te dhena dhe me vjen turp nga vetja ti publikoi.

Nuk e kuptoj pse ne ambasdat tona ne boten e huaj punojne njerez jo me nenshtetesi shqiptare. Ambasadoret dhe trupi diplomatic, disa jane shqipate te dyshimte e disa te huaj ose prodhim i martesave. E dini ju se sherbimet e huja te martojne e te ndjane kur te duan!

Nese nje popull do te ishte me te vertete democrat, duhej te mos e ndalte protesten derisa ti vinte flaken dhe te digjte kete pesticid helmues per te ardhmen e Shqiperise. Edhe ne Amerike e kudo ne bote Shqiperia paraqitet fosile muslimane turke. Shiko emrat e ambasadoreve qe shumica vijne nga organizat e partise se Enverit. Si ka mundesi qe asnje student qe ka mbaruar ne Amerike, France , Itali, Gjermani nuk eshte ambasdor i Shqiperise. Si ka mundesi qe ne shtete perendimore, kur flitet per tolerance nuk ka ambsadore nga komuniteti katolik. Madje edhe ne Vatikan kerkojne me cdo kusht te jete musliman. E di se do ta perdorin kete qe them si ceshtje fetare, por kur ti ke shtrategji ta ndyshe Shqiperine pse nuk kam une te drejte vetem ta them kete konstatim?!. I shikoj kongresmenet dhe senatoret amerikane, ato nuk shprehen, por kush banon ne Amerike e kupton ne syte e tyre shqetesimin. Pse kerkojne keta ta ndajne komunitetin shqitar nga Amerika dhe nga Shqiperia sepse komuniteti shqiptar i Amerikes ka qene zjarr ndaj padrejtesive. Edhe ky ka per te mbetur nje show  radhes…dhe hakmarres per ato qe thone te verteten!

Kryeministri Edi Rama i quajti dy ditë më parë të lodhur, të avashtë dhe të përgjumur, por etiketime të tilla nuk u shkojnë aspak ambasadorëve tanë nëse u referohemi pasurive që disponojnë. Ndonëse bilanci i tyre në raport me ekonominë e vendit, pra me thithjen e investimeve të huaja është i zymtë, nga ana tjetër, ambasadorët shqiptarë duket se janë mjaft të zhdërvjellët dhe aktivë për shtimin e pasurive të luajtshme dhe llogarive bankare nëpër Evropë.

Shqiptarja.com, duke iu referuar deklaratave të pasurisë ndër vite, publikon pasuritë e paluajtshme të disa prej ambasadorëve shqiptarë në vendet më të rëndësishme të Evropës dhe në Shqipëri. Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ka në pronësi, bashkë me bashkëshorten, rreth 18 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 8 apartamente në Tiranë dhe Durrës, garazhe, bodrume, njësi ndërtimore, sipërfaqe trualli etj. Ambasadori Canaj deklaron gjithashtu disa llogari bankare, ku vetëm tek njëra ka 250 mijë euro gjendje, ndërsa posedon edhe një makinë me vlerë 48 mijë euro. Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber, është bashkëpronare e 9 pasurive të paluajtshme.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi, deklaron një shtëpi në Bruksel, me sipërfaqe 240 m2, me vlerë 320 mijë euro si dhe disa llogari bankare. Apartament në Bruksel, me sipërfaqes 105 m2 dhe në vlerën 295 mijë euro ka blerë edhe ambasadori në Gjermani, Artur Kuko, më parë ambasador në NATO. Ambasadori shqiptar në Danimarkë, Kastriot Robo, ka në pronësi dy shtëpi banimi në Shqipëri, të cilat i ka dhënë me qira, ndërsa djali i tij, Besart Robo, ka një shtëpi banimi në Angli, blerë me kredi.

Apartamente dhe makina
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, ka në pronësi dy apartamente, garazh për dy makina, ullishte në Tiranë me sipërfaqe 6 188 m2, makinë Citroen 24 mijë euro, makinë Fiat 14 mijë euro si dhe ka firmosur një kontratë për dhënien e një trualli për ndërtimin e një objekti. Ambasadori i Shqipërisë në Çeki, Riza Poda, posedon ambiente tek Shallvaret në Tiranë dhe bodrum, të dhëna gjithashtu me qira. Poda ka shlyer një kredi për blerje banese si dhe ka blerë një makinë tip Audi Q5 në vlerën 24 600 euro.

Në vitin 2014, kur ishte konsull i Përgjithshëm në Selanik, Poda ka deklaruar disa llogari bankare nëpër bankat e Greqisë, në shumat 17 000 euro, 9 000 euro, 9 600 euro, 5 000 euro, 1 935 euro, 1 108 dollarë dhe 60 000 lekë. Visar Zhiti, i ngarkuari me punë në Vatikan, deklaron tre apartamente, një në Tiranë dhe dy në Durrës, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Katar, Edmond Çaça, deklaron se ka shituar një truall në Tiranë me vlerë 637 mijë euro.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Ardiana Hobdari, ka në pronësi një makinë tip Mazda, me vlerë 11 000 euro dhe 25% të një apartamenti banimi në Tiranë. Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo deklaron një apartament 84 m2, blerë me këste nga Enti i Banesave si dhe një llogari investimesh me vlerë 51 mijë euro. Ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite, Sami Shiba, deklaron të ardhura nga dhënia e një apartamenti me qira si dhe pagën rreth 25 mijë euro.

Ambasadorët e tjerë
I ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Brazil, Nuri Domi ka në pronësi disa apartamente dhe bodrum. Vetëm nga lëshimi me qira i bodrumit, ambasadori deklaron 12 mijë euro të ardhura brenda një viti kalendarik.

Ambasadori i Shqipërisë në Bullgari, Qirjako Kureta, brenda vitit ka blerë një dyqan me një shumë që nuk përcaktohet në deklaratën e pasurisë si dhe një makinë me vlerë 6 mijë euro. Si burim për blerjen e këtyre pasurive, ambasadori referon kursimet nga paga e tij dhe paga e vajzës, e cila punon në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Bardhyl Canaj
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ka në pronësi, bashkë me bashkëshorten, rreth 18 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 8 apartamente në Tiranë dhe Durrës, garazhe, bodrume, njësi ndërtimore, sipërfaqe trualli etj.

Kastriot Robo
Ambasadori shqiptar në Danimarkë, Kastriot Robo, ka në pronësi dy shtëpi banimi në Shqipëri, të cilat i ka dhënë me qira, ndërsa djali i tij, Besart Robo, ka një shtëpi banimi në Angli, blerë me kredi.

Pasuritë e paluajtshme të ambasadorëve shqiptarë në vite të ndryshme  
Bardhyl Canaj, ambasador i Shqipërisë në Izrael, pasuria në disa vite

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 68.2 m2 në Tiranë + shtesë me sipërfaqe 22.2 m2.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 99.3 m2 në Tiranë, vlera 500 000 lekë + shtesë me sipërfaqe 23.30 m2 me vlerë 204 730 lekë.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 59.5 m2 në Tiranë, vlera 1 900 000 lekë.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 68.22 m2 në Durrës, vlera 25 925 dollarë.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 90 m2 në Vlorë, vlera 4 600 000 lekë.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 66.3 m2 në Tiranë, vlera 47 645 euro.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 157 m2 në Tiranë, vlera 12 380 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me sipërfaqe 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë.

Pronar me 50 % i një njësie me sipërfaqe 68.7 m2 në Tiranë, vlera 11 048 750 lekë.

Pronar me 50 % i një tokë arë me sipërfaqe 8064 m2 në Durrës, vlera 10 886 500 lekë.

Pronar me 50 % i një bodrumi me sipërfaqe 140 m2 në Tiranë, vlera 5 040 000 lekë.

Pronar me 50 % i një njësie me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, vlera 12 300 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me sipërfaqe 50 m2 në Tiranë, vlera 1 800 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me sipërfaqe 43 m2 në Tiranë, vlera 1 548 000 lekë.

Pronar me 50 % i një bodrumi me sipërfaqe 192 m2 në Tiranë, vlera 6 912 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare e një apartamenti banimi me sipërfaqe 113 m2 në Durrës, vlera 3 000 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare e një objekti me sipërfaqe 31 m2, vlera 1 400 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 18 000 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 250 000 euro.

Bono thesari në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 000 lekë.

Pronar i një automjeti, vlera 48 mijë euro.

Alma Canaj, bashkëshortja, shitur 50 % të aksioneve në shoqërinë Epigrama, 6 052 071 lekë.

Bashkëshortja, gjendja cash, 1 200 000 lekë.

Djali, Ezjon Canaj, pronar i një motori “Aprila”, vlera 1 700 euro.

Djali, Ezjon Canaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 000 euro.

Djali, Klesti Canaj, pronar me 50 % i aksioneve të blera nëpërmjet një llogarie investimi në një bankë të Paris, Francë, vlera 2 200 euro.

Floreta Faber, ambasadore e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pronare me 50 %, me bashkëshortin i një ap. me sip. 83 m2 në Shkodër, vlera 4 772 500 lekë.

Pronare me 50 % me bashkëshortin i një ap. me sip 122 m2 në Shkodër, vlera 7 015 000 lekë.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 584 400 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 9 800 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 77 800 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 88 100 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 547 200 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 8 200 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone ullishte në Durrës me sip. 500 m2, e trashëguar.

Pronare me 50 %, me bashkëshortin i një makine “Shevrolet”, vlera 7 800 euro.

Të ardhura nga shitja e një apartamenti në Shkodër i trashëguar nga prindërit, 2 248 404 lekë.

Bashkëshorti, Edmond Faber, blerë tokë në vitin 2015, me sipërfaqe 7 200 m2, 500 000 lekë, pjesa 50 %.

Pronë e trashëguar, me sipërfaqe 230 m2, posedon 1/12.

Gjendje llogarie, në deklaratën fillese

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 62 671 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 100 200 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 771.71 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 514 819 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 15 540 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 254 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 32 041 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 5 406 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 23 146 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 340 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 2 522 056 lekë.

Artur Kuko, ambasador në Gjermani
Blerë apartament në Bruksel me sipërfaqes 105 m2, në vlerën 295 000 euro.

Kredi 180 mijë euro, interes 3.784% dhe afat shlyerje 15 vjet, për blerje apartamenti.

Borxh pa interes 20 000 euro marrë prindërve të bashkëshortes, përkatësisht Z. Dhimitri Samara dhe Znj. Iliana Samara.

Shitje apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 79 m2 në vlerën 88 000 euro.

Riza Poda, ambasador në Çeki
Ambiente të dhëna me qira tek Shallvaret në Tiranë.

Ambient bodrum të dhënë me qira.

Shlyer një kredi për blerje banese.

Paga si ambasador, 21 mijë euro.

Shitur makinë tip Tuareg në vlerën 13 000 euro.

Blerë veture tip Audi Q5 në vlerën  24 600 euro.

Gjendjet e llogarive në vitin 2014

Gjendja cash, shtuar me 120 000 lekë.

Gjendja e llogarisë në Bankën Greke Selanik, shtuar me 9 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare Greke, shtuar me 9 600 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare, 1 935 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare, 1 108 dollarë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë, 60 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së përbashkët bankare në Selanik, 17 000 euro.

Qirjako Kureta, ambasador i Shqipërisë në Bullgari
Blerje dyqani, pagesa e këstit vjetor, 5 mijë euro.

Blerje makine, 6 mijë euro, burimi nga kursimet e pagës sime dhe nga kursimet e pagës së vajzës Anisa.

Të ardhura nga paga ime si ambasador, 21 mijë euro.

Paga e bashkëshortet, 1 140 723 lekë.

Paga e vajzës, 895 734 lekë.

Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë
Shtëpi 240 m2 në Bruksel, 320 mijë euro, (regjim martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin), burimi kredi bankare dhe të ardhura mujore.

Pronare (regjim martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) një makine “Skoda Cambia”, vlera 15 000 euro.

Llogari rrjedhëse në Belgjikë, 36,26 euro.

Llogari e mbyllur në dollarë, 6 419 USD.

Llogari e mbyllur kursimesh në Belgjikë, 6 190 euro.

Kredi e përbashkët për blerjen e një shtëpie, në vitin 2009, 150 mijë euro.

Kastriot Robo, ambasador në Danimarkë
Dy shtëpi banimi, dhënë me qira.

Djali Besart Robo shtëpi banimi në Angli, blerë me kredi, detyrimi i mbetur 60 346 sterlina britanike.

Djali Besart Robo të ardhura nga qira ambient banimi në vlerën 8 040 sterlina britanike.

Pronar i një automjeti “Toyota”, 2 100 sterlina britanike.

Paga si ambasador 22 mijë euro.

Selim Belortaja, ambasador i Shqipërisë në Kinë
Apartament banimi, 142 m2 në Tiranë.

Apartament banimi në Qerret të Kavajës.

Garazh në katin nëntokë në Qerret të Kavajës.

Blerë makinë tip Land Rover, 950 000 lekë.

Depozitë e vajzës dhe bashkëshortes, 14 mijë euro.

Depozitë e vajzës dhe bashkëshortes, 55 000 lekë.



Sami Shiba, ambasador në Arabinë Saudite

Qira apartamenti banimi në vlerën 108 000 lekë.

Paga si ambasador, 25 mijë euro.

Djali Orlen Shiba paga pranë kompanisë “Daimler Trucks North America LLC” në vlerën 23 273 dollar.

Djali, Orlen Shiba, gjendja e llogarisë bankare në një bankë në Amerikë në janar 2015, 19 094 dollarë.

Nuri Domi,  i ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Brazil
Qira apartamentesh në vlerën 400 000 lekë.

Qira bodrumi në vlerën 12 000 euro.

 Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë
Automjet Citroen, 24 mijë euro.

Apartament me sipërfaqe 128 m2, 50 mijë USD.

Apartament i përfituar nga privatizimi i banesave në 1992.

Vend parkimi, garazh, për dy makina, 30 mijë euro.

Tokë arë dhe ullishte, me sipërfaqe totale 6 188 m2 në Tiranë, 2 000 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje për dhënie trualli për ndërtim, 50 % me bashkëshorten.

Automjet i vjetër historik Citroen, 2 mijë euro.

Luena Tolica, bashkëshortja, makinë tip Fiat, 14 mijë euro.

Pjesë aksionesh në Arkën e Përkthyesve në Gjenevë, 5 mijë euro.

Ardiana Hobdari, ambasadore e Shqipërisë në Greqi
Pronare me 100% e një veture tip Mazda, me blerje në vitin 2009, në vlerën 11 000 euro.

Pronare me 25% e nj apartamenti banimi me sipërfaqe 66 m2 në Tiranë, me vërtetim pronësie, në vlerën 7 260 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e një autoveture, 4 700 euro.

Depozitë bankare në Francë, shtuar me 5 500 euro.

Edmond Çaça, ambasador i Shqipërisë në Katar
Shitje toke truall, 637 mijë euro.

Marrje overdrafti, 20 mijë euro.

Paga si ambasador, 25 644 USD.

Të ardhura nga shitja e pronës në Tiranë, 150 mijë euro.

Pakësuar llogaria bankare, 60 mijë euro.

Visar Zhiti, i ngarkuar me punë në Vatikan
Apartament banimi, 40 mijë USD.

Edlira Zhiti, bashkëshortja, apartament 66 m 2 në Durrës, plazh

Apartament 63 m 2, në Durrës, plazh, dhuratë nga mamaja.

Roland Bimo, ambasador i Shqipërisë në Austri
Apartament 84 m2, çmimi 2 286 797 lekë, blerë me këste nga Enti i Banesave.

Llogari investimesh, 51 mijë euro

Paga si punonjës i Loyens Loeff N. V, si avokat, 46 mijë euro.

Ridi Kurtezi, ambasador në Spanjë
Të ardhura nga paga si ambasador në Madrid, 1856 euro në muaj.

Detyrimi për shlyerje huaje ndaj vjehrrit, 50 000 dollarë.

Asnje mase nuk u muar kur dolen keto te dhena. Sipas nje te persekutuari politik ne Amerike, Minstria e Jshtme e Shqiperise ka 345 punonjes dhe vetem kater jane nnga shtresa e te persekutuarve politik dhe te besimit musliman jene 85 perqind e tyre.

Filed Under: Uncategorized

Sfidat e kryetarit të ri të Komunës së Tuzit

March 28, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Qeverisje në shërbim  të qytetarëve , e jo  të pushtetarëve

Gjekë Gjonaj

Tuzi -komuna më e re në Mal të Zi,  nga e shtuna  e kaluar,   fitoi edhe kryetarin e ri  Nikë Gjeloshaj, kandidat i dalë nga bashkimi i tri partive shqiptare. Emërimi i tij nga 21 këshilltarë , 16 nga radhët e Forumit Shqiptar, 4 nga radhët e Partisë Boshnjake dhe 1 nga radhët e  Demokratëve , erdhi pas fitores historike  së përbashkët të Alternativës Shqiptare, Lidhjes  Demokratike të Shqiptarëve dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve,  me moton  “ Malësia na bashkon”. Gjeloshaj  tanimë zyrtarisht është kryetari i parë shqiptar në Komunën e mëvetësishme të Tuzit, që ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe  për faktin se në qoftë se komunën e drejtojnë qytetarë që nuk flasin shqip, atëherë ajo nuk është komunë shqiptare.

Ardhja e tij në krye të kësaj komunë është sfidë jo vetëm për kryetarin Gjeloshaj ,  por edhe  për të gjithë  bashkëpunëtorët e tij, që do të ushtrojnë pushtetin  e ardhshëm katërvjeçar. Edhe pritshmëritë e qytetarëve  të Malësisë janë të mëdha, ndonëse  shumica e tyre e kanë humbur shpresën, apo më mirë të themi janë skeptik që Tuzi për një kohë të shkurtër  mund të ndryshojë  pamjen  e sotme mjaft të zymtë, për mos thënë  gjendjen  mjaft dëshpëruese ( shqetësuese).

Njohësit e mirë të rrjedhave të këtushme politike dhe ekonomike janë të një mendjeje se Tuzi duhet transformuar krejtësisht. Dhe kjo është e mundshme. E kryetari i ri duhet ta pranojë këtë sfidë. Sepse nëse dëshiron të jetë i suksesshëm  (për çka nuk dyshoj), duhet të ndryshojë mënyrën e qeverisjes së Tuzit. Modeli i tij i ri duhet të jetë progresi, e jo pushteti. Kjo sfidë e fuqishme dhe delikate ( e vështirë) për të gjithë shqiptarët mbështetet te vizioni për një të ardhme ku jeta të ketë vulën  e dinjitetit personal dhe profesional, e krahasueshme me vlerat e jetës në  komuna e shtete që e kanë konsoliduar dhe janë duke e zhvilluar këtë standard. Në këtë kuptim Tuzi ka nevojë për një qeverisje e cila  fokusin e vetëm e ka në hapësirën e përbashkët  të jetesës  të të gjithë qytetarëve të tij.

Qeverisja vendore  ka të bëjë vetëm me probleme lokale,  e cila në fokus ka vetëm problemet dhe  nevojat ( hallet) e qytetarëve,  që ata i shohin dhe i prekin çdo ditë,  dhe këtu qëndron përparësia. E jo , siç jemi mësuar shpesh  të dëgjojmë kryetarë komunash  të cilët merren me çështje “ madhore”, me   kryeministra të vendeve të rajonit,  me çështje  globale  e çështje të partisë nga vjen.

Bazuar në përvojën e komunave tjera në Mal të Zi Tuzi ka nevojë për një qeverisje pa pazare e ndasi politike, dhe për një kulturë të re qeverisjeje. Tuzi ka nevojë për një kryetar që merret me probleme konkrete të qytetarëve të saj, me rritjen e mirëqenies së qytetarëve.   Kjo komunë, e cila për herë të parë në  sistemin shumëpartiak në Mal të Zi   do të udhëhiqet ( drejtohet) nga shqiptarët  ka specifikat dhe problemet e veta. Ajo gjithashtu është njëra prej komunave në Mal të Zi ku banojnë qytetarët me nevoja e kërkesa të tyre.

Parimi i programit qeverisës te kryetarit Gjeloshaj  do të duhej të jetë ndryshimi i Tuzit dhe dhënia e identitetit, meqë Tuzi aktualisht nuk ka asgjë me të cilën mund të identifikohet. Misioni dhe  vizioni i tij do të duhej të jetë  që Tuzin ta shohë me infrastrukturë të zhvilluar, bujqësi intensive, mjedis të pastër dhe pasuri natyrore të menaxhuara mirë, turizëm të zhvilluar dhe tërheqës, me vende të reja të  punës, dhe me ekonomi të qëndrueshme.

Mënyra se si është  konceptuar Tuzi deri më sot,  vetëm të arnohet,  respektivisht të kryhen shërbime elementare, mendojmë se  ka kaluar ajo kohë. Domethënë, organizimi i deritashëm  i qeverisjes vendore ka treguar  se nuk ka ecje progresive të dëshirueshme dhe të pritshme nga secili banorë i kësaj komunë. Andaj kryetari i ri i Komunës së Tuzit   do të duhej të tregohej i matur, me durim dhe me përkushtim , por mbi të gjitha me përgjegjësi morale dhe politike në  ushtrimin e detyrës në pajtueshmëri të plotë me  kompetencat e veta ligjore. Dhe gjithë angazhimi dhe puna e tij  të bëhet  në mënyrë transparente,  të kontrolluar dhe  në bazë të rregullave   në pajtim me Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale. Bashkëpunimi në nivel vendor e qendror  do të duhej të jetë baza e qeverisjes së kryetarit të ri, qasja e tij dhe  themeli i konceptit të tij qeverisës për komunën, në mënyrë që të përfitojë qytetari e jo pushtetari.

Pritshmëria e qytetarëve të Malësisë , përfshirë këtu  edhe diasporën e saj,  është që kryetari i ri Nikë Gjeloshaj  të bëjë  krejt çka është e mundur që shumica e tyre  të jenë të kënaqur,  t’u ndihmojë  maksimalisht , që asgjë të mos jetë e fshehur dhe çdo vendim të jetë publik dhe sipas ligjit. Qytetarëve të kësaj komunë u mbetet  të shpresojnë  në premtimet e kryetarit të ri   se  përparësia e politikës së  tij   është përparimi ekonomik dhe se për këtë ai ka bashkuar rreth vetes njerëz të shkolluar dhe të ditur. Në vend të përfundimit po e parafrazoj presidentin  e 14-të të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Abraham Lincoln i cili   ka thënë  se në qoftë se kam pas sukses në karrierën time politike është rezultat i asaj që  jam munduar ta mbajë fjalën. 

 

Filed Under: Uncategorized

Kosova sa herë që reflekton paqe, atakohet më së shumti nga Serbia!

March 28, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Kolumne: Marty, fatura serbe dhe “milingonat” shqiptare 

Agim Vuniqi

Si duket Serbia e cila ka investuar shumë në prishjen e imazhit të Kosovës, ka tronditur opinionin evropian përmes Dick Marty-t, për të zhvendosur lajmet e mira për një situatë relativisht të qetë që vjen nga Kosova, dhe për një pjesëmarrje të konsiderushme të serbëve në te. A është ky skenar shumanshëm i qëllimshëm, apo vetëm një parapërgatitje për të shfajësuar KE-në dhe diplomatët evropianë për dështimet e njëpasnjëshme në Kosovë mbetet të shihet, por edhe simulimi për kinse ndërtimin e institucioneve të qëndrusheme shtetërore është vetëm dëshirë, a nuk ishte kështu lajm i bujshëm kur u formua Agjensia e Intelegjencës, e cila nuk përmendet aq shumë në krahasim me SHIK-un e paraluftës, dhe pas saj që e tregonte “fuqinë vepruese” të Kadri Veselit, i cili mundohej ta bindëte opinionin se ka “blerë” informacione shumë të rëndësishme nga DB-ja serbe. Bile, ai është dashur së paku ta dinte se sa Serbia e ka te fuqishëm rrjetin e informatorëve, në Kosovë, duke bërë shkëmbimin e informative, edhe përmes bizneseve profitabile me shqiptaro-kosovarët me kollare.

 Legjenda për Drakullën nga Transilvania

Duhet pranuar që ky montim i përrallës ballkanike, nga gazetarët avanturierë është shumë i dëmshëm për Kosovën, edhe për faktin se legjenda për Drakullën nga Transilvania po tentohet të bartet në Kosovë dhe në Shqipëri. Ky skandal që u pat lansuar në “The Guardian” kishte marrë premisa trishtuese, ngase si lajm senzacional u bartë  në tërë shtypin botëror, dhe ishte shumë vështirë të demantohet me një reagim qeveritar. Lexuesi i painformuar mund edhe t’u besoj shkarravinave gazetareske, por kur lidhej me një gjykim të paqartë, dhe të padrejtë, kur “s’ke çka i bën gomarit mëshoj samarit”, që trazonte publikun në Prishtinë kundër një klinike profesionalisht shumë prestigjioze “Medicus”. Loja e “macës me miun”, i tejkalonte edhe kufijtë e normalitetit, duke bërë shtrembërimin e fakteve për t’i dhënë “gjak të freskët” mitit Translevinian, por edhe duke e ngjyrosur atë me nuancë shqiptare.

Shqetësimi pro serb, Dickian dhe tarifa 100%

Vet fakti që shqiptarët u shliruan nga dogma komuniste, dhe tash e tutje po udhëtojnë pa viza, për dallim nga ata të Kosovës, të cilët pa të drejtë kanë mbetur të ghetoizur, lajmi për tarifën doganore 100%, ka trazuar Serbinë dhe të tjerët 100%, edhepse me vërejtje të qarta kundër, si duket ka shqetësuar shumë Serbinë dhe diplomatët vendor dhe ndërkombëtarë të paguar për të krijuar skandale. Nuk është e rastësishme edhe vendi nga u lansuan shigjetat e Dick Martyt, ngase Zvicra ka pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërshtetërore me ish Jugosllavinë (Serbinë), qysh nga marrëveshja e hershme për shkëmbim kuadrosh nga koha e Nikolla Pashiqit, për nder të cilit më 1939 është vendosur pllaka përkujtimore në Zurich. Nuk duhet harruar pa përmendur edhe skandalin me sigurime shëndetësore-faturat e fryera të shkaktuar nga mjeku serb Dr. RajkoMedenica, që pat futur dy vendet “mike” dukshëm në ftohjen e marrëdhënieve të atëhershme ndërshtetërore në mes të Beogradit dhe të Bernit zyrtar, kur pala ish jugosllave kërkonte ekstradimin e Medenicës në Beograd. Nuk duhet heshtur edhe faktin se diaspora serbe e ndihmuar nga shteti serb ka bërë propagandë të vazhdueshme kundër Kosovës, jo vetëm përmes botimeve të shumta propagandistike, e financuar me miliona franka zvicerane, por edhe në regrutimin e kuadrove zvicerane me disponim kundër të huajve, për shkak të politikave të mëhershme liberale të shtetit zviceran, tash shumë më radikale. Nuk mund të hedhen poshtë edhe të dhënat me të cilat ka disponuar z. Marthy nga evidencat e shumta të azilkëkuesve shqiptarë, të cilët kanë mundur të implikohen pa vetëdije në rrjetën e marimangës, duke krijuar ngjarje imagjinative për të rregulluar statusin për qëndrim në Zvicër, apo joshja për një jetë më të mirë ua ka hapur rrugën edhe shumë avoketërve vendorë, për të shfrytëzuar tragjedinë shqiptare për pasurim. Patjetër duhet përmendur edhe faktin se biznesmenët e emigracionit kosovar kanë hyrë në aranzhmane të ndryshme profitabile duke ndihmuar pa vetëdije Serbinë në kohën kur ajo i ishte ekspozuar sankcioneve ekonomike, mu atëherë kanë lindur shumë avio-kompani kosovare me mentorë serb, edhe JAT-i përfitonte nga “milingonat” shqiptare. Nuk ishin të rastësishme as takimet e nëntokës shqiptare të biznesit me politikanët serb…

Azilkërkuesit e deridjeshëm qeverisin me Kosovën…

A kujtoni se institucionet Zvicerane kanë ndejur duarkryq dhe nuk kanë përcjellur aktivitetin e emigracionit shqiptarë, që nga qelizat e para të ndërtimit, pastaj mendoni se nuk disponojnë me dosje të “majme” për aktivitetin politiko-patriotik, të qeveriatërve të sotëm, azilkërkues të deridjeshëm në Zvicer. Aty u zhvilluan të gjitha grupacionet politike, u tubuan shumë mjete financare në fondet “humanitare” popullore. Përveq kontributit të gjithanshëm të qytetarëve kosovarë për të ndërtuar shtetin zviceran me djersë, nuk mbet pa u zgjëruar as rrjeti i narko-mafisë shqiptare, i dilerëve të shumtë, por edhe i shumë të këqijave dhe të mirave tjera që bart çdo “emigrant “azilkëkrues. Aty u tubuan vrasësit dhe viktimat, janë të panumërta shënimet dhe dosjet që janë përcjellur përmes intervistave të panumërta të aq shumë qytetarëve nga ish-Jugosllavia, shtet i cili u shkatrrua përnjëherë nga zullumi, hilet, dhe politika shfarosëse e “gospodarëve” të krimit, të njohur për verimtari diversive dhe terroriste të mëhershme, ndërkombëtare, që nga formimi i “Dorës së zezë”, e cila sfidoj sigurinë botërore, duke shkaktuar Luftën e Parë Botërore, me aktin terrorist të atentatit mbi perandorin austro-hungarez Franc Ferdinandin.

Heshtja e Thaçit dhe denoncimi i Dick-ut

Njeriu nuk mund të hesht para një denoncimi të paturpshëm të Dick Marty-t, aq më tepër kur ai mundohet që “të vërtetën” e tij t’ua shes evropianëve, ngase nuk është pa pasoja konstatimi se “një rrjet i krimit të organizuar është angazhuar në trafikun e paligjshëm, duke përfshirë edhe trafikimin e organeve të brendëshme, ishte i kontrolluar nga “grupi i Drenicës.” Grupi përfshinte të gjitha figurat e shquara të guerilës të shqiptare të Kosovës, ishte lakuar edhe këshilltari për mjekësi i kryeministrit në largim Shaip Muja si anëtar i grupit. Muja i kishte mohuar akuzat.

Raporti përshkruante se Grupi i Drenicës kishte evoluar nga një njësi guerile në një grup të “sipërmarrësve penal” të përfshirë në ndalime të paligjshëme, në torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve etnikë dhe njerëz të tjerë të dyshuar për bashkëpunim me autoritetet jugosllave dhe kundërshtarët politik në Shqipëri gjatë shkallëzimit të konfliktit në 1998 dhe 1999. Krejt ky arsenal akuzash lakohej shumë shpesh në shtypin ditor të Kosovës, në mënyrë të përgjithësuar, duke drejtuar gishtin tregues në drejtim të SHIK-ut vend e pavend, nuk lënë pa përmenduar tëra këto marifete me radhë edhe nga ulëset e Kuvendit, duke ia adresuar opinonit CD-të, që më vonë tronditën opinionin me intervistën në qendër të Prishtinës të dëshmitarit kryesor Nazim Bllacës, i cili vet kishte pranuar shumë krime, a nuk u përmend se ai ka lëvizur lirshëm në relacionin Beograd – Prishtinë(!?), një figurë e “rëndësishme” e SHIK-ut; as sot nuk dihet kush ishin akterët e njëmendët të tij, nuk dihet struktura organizative, zyrtarët, financimi… e shumë gjëra të tjera të cilat u “ruajtën” me besnikëri nga opinioni, jo që mbetëm eksiq me aq, por u tha se secila parti disponon me nga një shërbim sekret, e tash kur u ndërtua shteti mbetëm pa hiq.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është emëruar si “bosi” i grupit të Drenicës. Por ai për këtë kishte hyrë “borxh’ në ngritjen e tij për të pasur miratimin e siguruar politik dhe diplomatik nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore, si partner i preferuar në projektin e jashtëm të politikës së tyre në Kosovë.” Raporti përmend se inteligjenca shqiptare dhe zyrtarët e ushtrisë kanë marrë pjesë në marrjen në pyetje të njerëzve të ndaluar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri; cka është pritur të bënin ata? kur Serbia zbatonte projektin famëkeq të “tokës së djegur”.

Filed Under: Uncategorized

Indianët që na ndotën nderin

March 28, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Suadela Balliu

Skandali çoi në një telenovelë se mbi kë rëndonte barra e përgjegjësisë, që e kishte pajisur indianin me pasaportë diplomatike, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim

 Mashtrojnë bankat indiane, arratisen drejt Shqipërisë, investojnë paratë e vjedhura, marrin pasaporta shqiptare dhe titullin e “Konsullit të Nderit”. Kush janë vëllezërit Sandesara që mashtruan institucionet shqiptare për investime elitare, ndërkohë që këta të fundit fajësojnë njëri-tjetrin pas skandalit.

Me emrin e perëndeshës hindu të pasurisë dhe mirëqenies, dy vëllezërit Sandesara kishin pagëzuar një prej kompanive të ndërtimit në Shqipëri, “Laxmi Real Estate”. Ashtu si në një prodhim hollivudian, të kërkuarit nga drejtësia indiane, pasi kishin mashtruar bankat e vendit të tyre, jo vetëm ishin strehuar larg Indisë, por kishin krijuar në vendin tonë identitete krejt të reja.

Nëse në Indi kishin arritur të ngrinin skema mashtruese, si pronarë të kompanisë farmaceutike “Sterling Biotech”, duke zhvatur afro 1 miliard dollarë, në Shqipëri ishin prezantuar si investitorë dhe ndërtues, jo vetëm në blloqe pallatesh, biznes në lulëzim, por ishin të interesuar të investonin në resorte, në bregdetin jugor. Kështu skema e pastrimit të parave do t’u jepte mundësinë të shijonin “dhuratën” e perëndeshës Lakshmi, deri para pak ditësh, kur në media doli lajmi se indiani Nitin Jayantilal Sandesara, konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet indiane, prej vitit 2017. Vit që ai dhe i vëllai mbërritën në Shqipëri.

Skandali çoi në një telenovelë se mbi kë rëndonte barra e përgjegjësisë, që e kishte pajisur indianin me pasaportë diplomatike, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar se pajisja me pasaportë shqiptare e dy indianëve nuk është përgjegjësi e tyre. Nga ana tjetër, Presidenca, përmes zëdhënësit, ka sqaruar se institucioni ka zbatuar procedurat ligjore, bazuar në pikën 7 të nenit 9 të ligjit “Për shtetësinë shqiptare”, por propozimi ka ardhur në fakt nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga përvoja në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme, jashtë Republikës së Shqipërisë dhe të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare, në vendin tonë. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ende nuk ka folur rreth çështjes.

Pasi Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, ishin zyrtarisht shtetas shqiptarë, në shkurt të vitit 2018, autoritetet shqiptare do të jepnin pëlqimin, që njëri prej tyre të bëhej konsull nderi. Kështu, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i është drejtuar me një shkresë Shërbimit Informativ Shtetëror, ky i fundit, pasi ka shqyrtuar kërkesën në bazë të informacioneve që dispononte, ka dhënë pëlqimin që Nitin Jayantilal Sandesara të bëhej “Konsull Nderi” i Nigerisë në Shqipëri. SHISH-i nuk ka konstatuar asnjë problematikë në verifikimin e Nitin Sandesara, ndërkohë që vetëm me një kërkim në “Google” dalin artikuj të botuar nga mediat indiane (edhe në gjuhën angleze) që shkruajnë rreth mashtrimit që ata bënë në bankat shtetërore të Indisë, duke marrë kredi dhe duke zhdukur afro 1 miliard dollarë përmes kompanive “offshore”.

Edhe pse Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar, megjithëse gëzon autoritetin e plotë të pajisë shtetas me pasaportë shërbimi apo diplomatike, Nitin Sandesara, nuk është pajisur me pasaportë diplomatike. Ajo ka marrë një kërkesë nga Ministria e Jashtme e Nigerisë, e cila kërkonte që Nitin Sandesara të bëhej konsull. Vetëm pasi pak ditë më parë Interpol Tirana arrestoi shtetasin indian Hitesh Patel, kunati i vëllezërve Sandesara, i shpallur gjithashtu në kërkim nga India, çështja e u bë publike. Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se e ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri me efekt të menjëhershëm për Nitin Sandesara, megjithëse po sipas kësaj ministrie, procedura e emërimit të z. Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019. Argumenti i ministrisë ka qenë se rasti i shtetasit Sandesara mund të cenojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar në “Facebook” pas skandalit, duke shkruar se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit”, ka thënë ai. Por çështja nuk mbetet vetëm te dëmtimi i imazhit, as të rolit të konsullit të nderit e as të reputacionit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për subjekte në kërkim ndërkombëtar, që në vendin tonë pastrojnë paratë.

India ka lëshuar katër urdhërarreste për shtetasit në fjalë, ndërsa për të arrestuarin Hitesh Patel, Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë me 40 ditë burg, ndërsa pritet që autoritetet indiane të sjellin në Tiranë kërkesën për ekstradimin e tij nga Shqipëria.

Në një artikull, revista “Wire” e Indisë, në nëntor të vitit të shkuar shkruan rreth rënies së kompanisë “Sterling Biotech” dhe vëllezërve Sandesara. Nitin and Chetan Sandesara ishin sipërmarrës që nisën një grup biznesi shpesh të pasuksesshëm me interesa nga industria farmaceutike dhe infrastruktura deri tek eksplorimi i naftës dhe gazit. Ndryshe nga biznesmenët e rajonit të Guxharatit, ku edhe ushtronin veprimtarinë, ata pëlqenin të jetonin në luks dhe të siguroheshin që njerëzit përreth ta dinin. Kjo përfshinte gjithçka, nga lidhjet me Bollivudin, avionët privatë dhe festat e shfrenuara që zgjasnin me ditë. Pasi ishin diplomuar nga Universiteti i Mumbait në vitet ’80, vëllezërit Sandesara eksperimentuan për pak kohë me një firmë tregtare e quajtur “Pluto Experts and Consultants” për të hyrë më pas në industrinë indiane të çajit, me blerjen e disa kopshteve në verilindje të Indisë. Megjithëse kjo nuk u funksionoi në vitet e para, ata  gjetën një “minierë ari”, në vitet ’90, pasi vendosën të prodhonin xhelatinë për përdorim farmaceutik. Pavarësisht kërkesës, asnjë nga kompanitë e mëdha farmaceutike të Indisë nuk donin ta prodhonin në atë kohë. Arsyeja ishte se përbërësi kryesor për të prodhuar xhelatinën ishin kockat e kafshëve, kryesisht nga buajt e ngordhur. Për biznesmenët tradicionalë të rajonit kjo nuk ishte ide e mirë. Për Sandesarat ishte një mundësi. Kështu lindi kompania e tyre “Sterling Biotech”. Rënia e kompanisë së tyre erdhi nga çështjet e lidhura me ndotjen, ndërsa pas vitit 2006 ata nisën të marrin hua të mëdha në banka.

Gjatë periudhës 2008 – 2011, ata morën mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e “Sterling”, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish “offshore” të ngritura nga vetë ata. Media indiane “The Wire” madje ngre pyetjet, nëse dy vëllezërit ishin ndihmuar nga lidhjet politike dhe burokratike për të mashtruar me kreditë prej qindra milionë dollarëshe nga bankat shtetërore. Skandali u bë publik në janar të vitit të kaluar, kur Agjencia e Krimit Ekonomik në Indi arrestoi drejtorin e “Andra Bank”, bankës që kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohë autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë “Sterling Biotech”, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India, për të mbërritur në Shqipëri. Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri dhe më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe, vende me të cilat India nuk ka marrëveshje ekstradimi. Një oficer policie indian do të thoshte për mediat vendase se kishte informacione që të kërkuarit ishin arrestuar në Dubai, në mes të gushtit të 2018-s. Por kjo nuk ishte e vërtetë. Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri. Më 6 shkurt të vitit të kaluar, kur ishin në kërkim ndërkombëtar, ata morën nënshtetësinë shqiptare, që i bënte të paekstradueshëm në vendin e tyre. Por gjykata indiane autorizoi shpalljen në kërkim. Në Shqipëri, Sandesarat ngritën dy kompani në sektorin e ndërtimit “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate”, por duket se perëndesha e tyre e pasurisë dhe mirëqenies u dha një parajsë vetëm për pak kohë, edhe pse po të qe për Shqipërinë, do të vazhdonin të jetonin si investitorë të respektuar …

Filed Under: Politikë

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 7
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU
  • Si po zhduket gjuha shqipe…!?

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

March 2019
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Feb   Apr »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in