ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for March 16, 2019

Lenifisherat e Strasburgut

March 16, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Natën e 26 majit 1996, rreth gjysëm ore, bashkë me disa kolegë të tjerë, kalova në zyrën elektorale të kandidatit të partisë në pushtet. Të gjithë e dinim se zgjedhjet i kishte marrë lumi dhe biseda ishte korr e mos lidh.

Në kohën kur po bëheshim gati të ngriheshim dera u hap me vërvimë. Një burrë tek të dyzetat shkarkoi nga qafa kutinë e votimit që e mbante si një dele dhe ia përplasi deputetit gjithë teatralitet në tavolinë : Merre dhe Mashkullorën, tha Strazua gjithë krenari.Të gjithë u lebetitëm. Dikush i tha se duhet ta çonte në komisionin zgjedhor. Strazua u ndie i fyer. Me ju nuk luftohen komunistët. Përplasi derën dhe iku, bashkë me kutinë. Dolëm dhe ne gazetarët. Ndoqëm Strazon dhe kutinë.

Në selinë e prefekturës, ku ishte vendosur dhe komisioni i zgjedhjeve, televizioni ishte ngritur në kupë të qiellit. Vjollca Vokshi proklamonte fitoren e PD-së edhe në Skrapar me të njëjtin patos të Levitanit, spikerit legjendar të radio Moskës, kur shpalli fitoren e Stalingradit. Komisioni i zgjedhjeve zhvillonte mbledhje me dyer të mbyllura. Askush s’mund të hynte. Për ne gazetarët as që bëhej fjalë. Tek dera priste dhe një familjar i kandidatit tjetër të partisë në pushtet. Ishte e revoltuar me ata që ishin brenda. Të gjithë po marrin mandatin, përse nuk ia jepni dhe burrit tim, i tundte gishtin kërcënues prefektit që kaloi andej pari. Prefekti u tregua i sinqertë . Rasti i burrit tënd është specifik. Kandidoi në Dropull dhe askush nuk do e besojë se minoriteti grek ka votuar një mysliman, iu përgjigj.

Një javë më pas isha në Tiranë. Në Pallatin e Kongreseve jepnin konferencë shtypi një grup eurodeputetësh. Në krye të tyre ishte dikush që quhej Ieni, leni. Leni Fisher më duket. Pa ju dridhur qerpiku, pa u skuqur fare, i shpallën zgjedhjet e 26 majit “të lira dhe të ndershme”. E kisha të pamundur t’i besoja. Pak ditë më parë kisha parë Strazon. Labcja e Strazos ishte shumë më e drejtëpërdrejtë se anglishjta e drunjtë e Lenit. Çfarë ndodhi më pas e dimë të gjithë. Leni harroi dhe u harrua pas ca muajsh deri sa Bashkësia Ndërkombëtare çoi mijëra trupa paqeruajtëse për të ndarë sherrin shqiptar që kishte prodhuar mbi 2 mijë të vrarë. Deklaratat e sotme të eurodeputetëve dhe syzet e varura prej ashiku të Fleckenstein më kujtuan Strazon dhe Lenin.

Zgjedhjet e fundit u bënë 21 vjet nga koha e Strazos. Vjedhja nuk bëhet në mënyrë harbute. Gjithsesi vjedhja është vjedhje. Sado të pyesë i habitur Fleckenstein se ku janë faktet e kemi të pamundur ta besojmë. Sepse të gjithë e kemi parë se “fakti është brenda”. Mjaftojnë përgjimet e prokurorisë që janë bërë publike nga VOA. Madje produkti i vjedhjes është më i madh. Sepse nëse në ’96-ën nuk u prodhuan myslimanë në Dropull, 21 vjet më pas mësuam se ka çamë dhe në Dibër.
Për hir të vërtetës eurodeputetët nuk u treguan aq leshko sa zëvendësambasadori i OSBE-së i cili tha “votat janë blerë , por kjo nuk ka ndikuar në rezultat sepse të gjitha partitë kanë blerë”. As batuta e Shvejkut “ku di unë se çfarë bëj unë” nuk është aq tragjikomike. Megjithatë mbetet pyetja: a duhet t’i besojmë eurodeputetët që erdhën së fundi në Tiranë? Vetëm në një rrethanë mund të themi se nuk ka ndodhur ajo që kemi parë. Rilindja të ringjallë “Komandantin” (të cilin asnjëherë në 45 vjet nuk e krahasuam me Skënderbeun). Por tashmë s’kemi pse të kemi frikë. Kush ka ikur nuk është kthyer nga Andej.

E kemi parë dhe mund ta themi me zë të lartë strukturën kriminale elektorale që ka ngritur Edi Rama. Kemi parë se si territorin e Republikës e ka ndarë në çifliqe në krye të secilit ka vendosur një grusht njerëzish që blejnë vota dhe intimidojnë këdo që është kundër tij. Fotot e emisarëve të tij në tryeza me killera dhe njerëz që janë në kërkim nga policia janë bërë tashmë një rutinë. Madje dhe vetë Rama është fotografuar me më të efektshmit e tyre. S’ka Leni Fisher apo Knut Fleckenstein të na mbushë mendjen se ajo që kemi parë nuk është ajo që kemi parë.

Koha ka ardhur që shqiptarët mos kërkojnë më arbitër ndërkombëtar për sherret tona të brendshme. Madje koha ka kaluar që tre vjet më parë, në kohën kur vetëm oborri i Kryeministrisë kishte mbetur pa mbjellë me hashash, ishin ndërkombëtarë ata që thanë se “është çrrënjosur 99.8 për qind e sipërfaqes së mbjellë me kanabis”. Kjo duhet të ndodhë për shumë arsye. E para se shqiptarët tashmë nuk janë më ata të para 30 viteve më parë. Gjithkush në profesionin e tij nuk ka kompleks inferioriteti. Në krizat ciklike të politikës gjithnjë është dëshmuar se ndërkombëtarët në emër të stabilitetit, kanë zgjedhur rrugën më të lehtë, kanë ushtruar presion tek më i dobëti, janë bërë gjithnjë me qeverinë. E megjithatë kriza nuk është zgjidhur është vetëm agravuar.

Nëse kthehemi tek Strazua dhe Leni ajo që po ndodh tani ka një tjetër ngjashmëri. Sali Berisha gjeti një mjek fshati për të thyer bojkotin e opozitës. Të njëjtën gjë po bën tani dhe Edi Rama. Përmes ca leftermurrizësh po përpiqet të caktojë një opozitë të re. Sali Rexhepit të shkretë dhe mund t’i falej. Ishte i varfër dhe u tundua. Por këta të sotmit e kanë kripur djathin, janë miliarderë. Çfarë u duhet një mandat për pak muaj?

Sa më shumë të shtyhet në kohë zgjidhja politike, aq më të rënda do jenë pasojat për vendin dhe aq më i madh dëmi elektoral i PS-së. Në këtë rrethana palët duhet të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje: jo për një tranzicion pushteti, por për një pakt social, pse jo një pakt xhentelmenësh, të fiksuar në klauzola të qarta: jo më vjedhje votash.

Filed Under: Uncategorized

KU PO ECËN FONDACIONI PLAVË-GUCI

March 16, 2019 by Pafragje Leave a Comment

“Fondacioni Plavë Guci  shoqatë e Plave Guciaseve me veprimtari ne SHBA do të mbaj kuvendin zgjedhor me datën 14 Prill 2019”

U bënë njëzetepesë vjet që kur shoqata  jonë filloi një rrugëtim të gjatë, me krenari e dinjitet, por edhe me zvarritje varësisht nga periudhat dhe ngjarjet e kohës dhe lidreshipi i saj. Historia e Fondacionit Plavë- Guci ( FPG ) kishte batica e zbatica dhe kishte përjetuar arritje, mburrje dhe krenari por edhe si çdo organizim tjetër vullnetar edhe ngecje.

Gjeneratat të cilat e themeluan FPG me kalimin e kohës po moshohen,  ndërkaq pasardhësit e tyre të lindur dhe të rritur në mërgim gjithnjë e më shumë jeta dhe koha po i largon nga rrënjët e origjinës, gjegjësisht Plavë e Gucisë. Si duket,  mplakjen si proces të natyrshëm nuk po e kuptojmë si të tillë, mplakjen në kuadër të organizmit dhe funksionimit të FPG mund ta mposhtim vetëm nëse atë e ripërtërijmë me gjak të freskët të gjeneratave të reja. Një proces ky qe i gjason funksionimit dhe hapërimit të familjes, ku fëmijët vazhdojnë misionin jetësor duke trasuar atë që prindërit kanë bërë apo kishin kontribuar për pasardhësit e tyre. Duke iu kthyer shoqatës  në këtë kontekst në bazë të analizave shtrohet pyetja logjike se a kemi bërë ne si gjeneratë atë që është deshtë ta bëjmë për të trasuar rrugën e komunitetit,  gjegjësisht të diasporës që fëmijët  tanë dhe komuniteti si tërësi të kenë urën lidhëse me rrënjët e origjinës. Përgjigjja dihet qartë : jo nuk kemi bërë dhe nuk po ua lëmë pasardhëseve tanë këtë urë lidhëse me rrënjët e origjinës së tyre.

Fatkeqësisht Plava dhe Gucia sot janë në SHBA, e them këtë bazuar ne shifra dhe të dhëna sipas të cilave më shumë se 70% e popullsisë  shqiptare të Plavë-Gucisë sot gjendën përtej Oqeanit në SHBA dhe gjithandej globit . Para disa vitesh, respektivisht mes viteve 2011/15 rreth shoqatës tonë patën filluar të afrohen gjenerata të reja, që edhe qëllimi kryesor  i ekzekutivit të shoqatës aso kohe. Të rinjë këta që sot komunitetit plave-gucias i bëjnë nder me arritjet e tyre në jetën e tyre private e profesionale. Ishin po këta të rinjë të arsimuar dhe edukuar nëpër institucionet më elitare  të shkencës e kulturës  në SHBA që sollën edhe frymën e rigjallërimit dhe të rikthimit të krenarisë në kuadër të shoqatës e që sot zën pozita të drejtorëve korporatash të përmasave botërore dhe janë  mirë  të inkuadruar në politikbërjen amerikane, por për fat të keq janë të tërhequr nga aktivitet e FPG. Reflektimi i tyre në çdo fushë ishte shpresëdhënës që rruga dhe ura lidhëse filloi të ndërtohej në frymën e duhur intelektuale dhe të njerëzve të suksesshëm. Gjatë kësaj periudhëje mentaliteti ku komuniteti shikohej si donator pat filluar të merr një kahëje pragmatike ku përherë të parë FPG filloj të pranojë përkrahje nga korporatat dhe kompanitë amerikane, ku mendohej që të merren edhe grante nga shtetit,  fal statusit 501 (C) 3 që gëzon FPG pranë institucioneve përkatëse të shtetit amerikan. Ecja dhe rrugëtimi i FPG do të jetë i shëndosh dhe vizionar vetëm nëse në kuadër të ekzekutivit të saj afrohen gjeneratat e reja të arsimuara dhe të suksesshme sepse ata që dinë të udhëheqin suksesshëm korporata te fuqishme,  dinë të menaxhojnë edhe një shoqatë. E fatmirësisht në mesin e komunitetit plave- gucias të tillë njerëz këtu në SHBA kemi shumë. Shumë shoqata kanë bërë këtë hap, ta quajmë tranzicion të rëndësishëm dhe shumë domethënës duke e kyçur rininë dhe femrat ne kuadër të aktivistëve të shoqatës, e ne ende po merremi, në kuadër te shoqatës, me mentalitete vëllazërish e lagjesh. Është skandaloz fakti  se si në Kuvendet e FPG, ditën e votimit, respektivisht të zgjedhjeve vijnë për të votuar njerëzit të cilët kurrë nuk kanë bërë asgjë, ama thënë troç asgjë për FPG asnjëherë.

Këto mentalitete dhe praktika duhet të ndërpritën sepse nuk është koha e fillimit të aktivitetit të FPG, apo e ringjalljes së tij. Nëse FPG-së i’a duam të mirën, nëse FPG do të këtë vizion dhe itinerar të rrugës drejt cakut dhe destincaionit të duhur, sjelljet dhe praktikat e tilla janë të dëmshme dhe kontraproduktive . Në çdo organizim, duke filluar që nga familja, shoqëria dhe shteti nëse nuk respektohen rregullat, rregulloret dhe ligjet atëherë aty zë vend dhe lëshon rrënjë  anarkia dhe kaosi. Edhe FPG duhet të respektoi elementin bazë të funksionimit të tij- statutin ose në të kundërtën njerëzit e suksesshëm dhe të ngritur nuk do të jenë pjesë e procesit në një organizim ku nuk ka elemente bazë të funksionimit, e për këtë FPG është edhe i obliguar edhe nga shteti ku funksionon dhe ku vepron shoqata jonë.

Është koha e fundit  që komuniteti plavë-gucias këtu të bëjë diç edhe për vetëveten, për ta krijuar një qendër të vetēn e kjo është e mundur vetëm nëse afrohemi si një familje, duke ua dhënë krahun dhe mbështetjen njerëzve të suksesshëm, intelektualë,  të përkushtuar dhe me vizion largpamës për çështjen kombëtare. Rrugëtimi dhe përparimi i mëtutjeshëm i FPG do të jetë i ndritur nëse secili nga ne udhëhiqet nga profesionalizmi pragmatizmi, toleranca dhe mbi te gjitha atdhedashuria me një qëllim të përbashkët.

Esad Gjonbalaj

New York 15 Mars 2019

 

foto 1; Albert Gjonbalaj, ish sekretar i FPG ne mandatin 2013/15. sot një nder biznesmenët me te suksesshëm shqiptar  ne New York

Foto 2 : Mbrëmje rinore e FPG mbajtur ne Restorantin Antica Venecia ne New York

Foto 3 : Konference e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi”

u mbajt më 1 Nëntor 2014 në sallën historike “Meadow Brooke Mansion” të Universitetit Oakland në Roçester të Miçiganit.

Konferenca u sponsorizua nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Enti i Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Oakland, së bashku shoqatat shqiptaro-amerikane nga Nju Jorku dhe nga Miçigani ku FPG kishte rol parësor .

Filed Under: Uncategorized

“Malësia na bashkon” – gati dyfishoi votat

March 16, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Shkruan,

  1. Kristjan DUKAJ, politolog

Rezultatet e zgjedhjet  vendore në Komunën e Tuzit, të mbajtura më 3 mars, tashmë janë publikuar edhe zyrtarisht nga  Komisioni zgjedhor komunal dhe dihet përfundimisht përbërja e Kuvendit të ardhshëm, për herë të parë, të komunës së plotë të Tuzit. Edhe pse fillimisht u kërkua rinumërimi i votave në të gjitha 30 vendvotimet në territorin e komunës, kjo nuk ndryshoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të komunikuar më parë nga shtabet zgjedhore të  subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje. Zgjedhësit  deklaruan vullnetin e vet përmes votës së lirë duke mbështetur  Koalicionin “Forumi Shqiptar” , i cili fitoi bindshëm numrin më të madh të mandateve në përbërjen e re të Kuvendit vendor.  Paraqitur përmes shifrave,  nga 11.904 votues të regjistruar me të drejtë vote, në zgjedhjet e 3 marsit, në vendvotime dolën 7.825, ose 65.7% nga trupi i përgjithshëm zgjedhor. Krahasuar me numrin e  atyre që kanë votuar ( 7.011) në zgjedhjet lokale të vitit 2017, në këto zgjedhje dolën në vendvotime   814 votues më tepër, kështu që  në të gjitha vendvotimet në territorin e Komunës, u shënua rritje e atyre që kryen obligimin qytetar për të votuar njërën nga listat zgjedhore.

Në bazë të rezultateve të arritura, numrin më të madh të votave e fitoi Koalicioni “Forumi Shqiptar”, respektivisht 3.682.tepër. Krahasuar me zgjedhjet vendore në vitin 2017, në të cilat të tri subjektet nacionale në përbërje të koalicionit  shqiptar aktual, atëherë veçmas, kishin fituar  2.345 vota, respektivisht 1.337 vota më pak. Ndërkohë, Partia Boshnjake, po ashtu, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, kësaj radhe shënoi rritje të dukshme të votave duke fituar 4 mandate këshilltarësh. PDS, shënoi rënien më të madhe të numrit të votave pasi nga 14 këshilltarët në përbërjen e kaluar të Kuvendit, kësaj radhe, fitoi 10 mandate.

Demokratët, po ashtu shënuan rënie me një mandat të fituar, nga dy mandate që kishte më parë, kurse Socialdemokratët, edhe pse  shënuan rritje të ndjeshme të votave, fituan një mandat sikur në përbërjen e kaluar të Kuvendit. PSP, nuk arriti të fitoj numër të mjaftuar të votave për tu përfaqësuar në Kuvendin e Komunës. Dhjetë vendvotimet me numrin më të madh të atyre që votuan (2,185) në vitin 2017; Tuz, Dinoshë, Sukruq, Milesh, Nënhelm, Vuksanlekaj, Vrane – Vllanë, Triesh, Skorraq, Drume, në zgjedhjet e 3 marsit 2019,  shënuan rritjen më të madhe krahasuar me zgjedhjet paraprake,  respektivisht 3.401 votues. Përveç ardhjes së një numri të konsideruar të bashkëvendësve tonë nga mërgimi me të drejtë vote, dalja e përbashkët në zgjedhje e tri subjekteve nacionale shqiptare, ka kontribuar më së shumti në rritjen e numrit të votuesve për listën zgjedhore “Malësia na bashkon”.

Më në fund, pas kërkesave të shumta të elektoratit të këtushëm shqiptar për unifikimin e spektrit politik nacional, opinione dhe shkrime të panumërta, madje edhe nga autori i këtyre rreshtave ( “Bashkë drejtë arritjeve të caktuara”, libri “ Dora e parë”, fq.67), u dëshmua se ky është opsioni  fitues në variantin ekzistues. S’do mend se edhe zgjedhjet e fundit, do të analizohen nga opinionist dhe protagonist të shumtë në veprimtarinë politike por, gjithsesi, mbetet e shënuar se apeli njëzëri i opinionit mbarë shqiptar, ka ndikuar në sensibilizimin e elektoratit vendas për një fitore bindëse në zgjedhjet e para vendore në komunën e plotë të Tuzit.

Njëkohësisht, duke filluar nga komisioni komunal i zgjedhjeve dhe vetë subjektet pjesëmarrëse, është vlerësuar se i gjithë procesi zgjedhor është realizuar në atmosferë mjaft demokratike të cilës, me siguri i ka kontribuar fushata mjaft e qetë, ndoshta si asnjëherë më parë.

Urojmë që ngjashëm të vazhdojë edhe konstituimi i shumicës parlamentare, me formimin e një pushteti vendor të përgjegjshëm, transparent dhe me përkushtimin maksimal në të mirë të gjithë qytetarëve të Tuzit dhe të mbarë Malësisë.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

March 2019
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Feb   Apr »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in