ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for March 19, 2019

Amerikanët frymëzohen nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës (Shën Tereza e Kalkutës)

March 19, 2019 by Pafragje Leave a Comment

“Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit” – Shën NënëTereza

Klajd Kapinova

BRONX, New York. Amerikanët e vlerësojnë shumë gonxhen e shqiptarëve dhe shën Nënë Terezën e botës. Ajo ishte Qytetare Nderi e SHBA, titull i dhënë shumë vite më parë nga Presidenti republikan Roland Regan, i cili e adhuronte shumë për punën e saj fisinike në shërbim të të varfërve amerikanë dhe botës. Ajo vetëm në New York ka disa shtëpi dhe më së shumti në Bronx dhe Brooklyn…

Duke shëtitur në disa kisha katolike në Bronx, New York dhe shtete të tjera të SHBA-së, kam parë shumë piktura murale me tematikë shqiptaren e madhe të përmasave botërore, të cilat i kam fiksuar me aparat dhe ndoshta ka ardhur koha t’i bëj publike, për bashkëatdhetarët tanë në vendlindje, lexuesit dhe biografët e shën Nënë Terezës, të cilat po i ofroj të shoqëruar me shkrimin e mëposhtëm.

Ajo ishte dhe mbeti e Shenjt

Tek figura e saj humane evidentohet si element plot vlerë unisimi mes filozofisë së saj humane, përkushtimit shpirtëror, duke dhuruar kompleksin e ndjejave që quhet mirësi njerëzore si veprim, ku, karakterizohet gjithçka si përkushtim, ndjenjë dhe mesazh filozofik, shoqëror e rezatues.

Kjo strukturë vlerash, projekton Atë, jo si moralizuese, por si objekt human, që mishëron diçka më shumë. Ajo, krijoi një filozofi sociale, me një kurs tokësor, me qëllim; kujdesin tokësor dhe jo pranimin e vuajtjes në emër të shpëtimit të shpirtit me një botë tjetër.

I shtrenjtë është ai njeri, i thirrur nga Zoti, në gjithçka që bënte derisa Zoti e mori në krahët mikpritës të Tij.

Butësia, buzëqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese më të varfër midis më të varfërve, më të përbuzur, mdis të përbuzurve, më të uritur midis të uriturve, njerëzve të braktisur si mbeturina të mbeturinave.

Ajo, u shtriu dorën e përjetshme të mirësisë. I mori në krahët e saj të ngrohtë, duke u thënë mos u merzisni, unë do t’ju mbaj me ngrohtësinë prindërore. Buzëqeshje, lumturi shpirtërore dhe ngrohtësi shoqërore u fali me gëzim përherë Nënë Tereza.

Si një mesazhere humane biblike, shenjtore e gjallë dhe e prekshme, Ajo sillte e përhapte atë gonxhe jete të mrekullueshme si vetë emri i saj, atë dashuri njerëzore kaq të zbehur gjatë shekullit XX, kur përbuzja, mjerimi, lufta e pakuptimta, kërcenin valle si në shtëpinë e tyre.

Një ushtri e vërtetë dashurie

Thjeshtësia, ishte bashkëudhëtare në jetën në shërbim të të varfërve, të sëmurëve me lëbrozë, antikapatëve, jetimëve, të moshuarëve, që padrejtësisht ishin braktisur nga aparaardhësit e tyre, fakirëve të Indisë, me të cilët gjithë jetën ndau vuajtjet e kësaj bote.

E donte thjeshtësinë, sepse njerëzit me të cilët punonte u dhuronte mirësinë me përkushtimin mbinjerëzor, duke ua dhënë me ëmbëlsi aq të dashurën fjalë të nënës – Dashurinë.

Ajo është lart në Qiellin e pavdeksisë së përjetshme, në atë banesë që e ëndrronte drejt lumturisë së pasosur në paqe. Ajo është ulur në tryezën e shenjtorëve të historisë së krishtërimit dhe po kuvendon për jetën tokësore me të cilën ajo u shkëput me dëshirë.

Në sintezë është mirë të thuhet

Është e vërtetë se shqiptarët ndër shekuj, janë ndeshur me të keqen dhe kanë dhuruar vazhdimisht mirësinë.

Për më tepër, ndër shekuj, besa, mikpritja, qëndresa, fjala, etj., si institucione të traditës popullore, mbetën kode morale, juridike, etike, kushtetuese, etj., të cilat, së bashku shpalosin veoritë e genit shqiptar, atë kumt e formulë magjike shekullore, që humbet në mugëtirat e lindjes së njerëzimit, të transmetuar nga brezi në brez, nga vitet në shekuj.

Edhe fjala, si varg konstitucional, ka me vete esencën e mëshirës, e cila në ballafaqim mendor të shqiptarit shprehet me një semantikë të veçantë, duke pohuar njëherazi bujarinë, dhurimin, dhënien e vetës, flijimin për të tjerë.

Purifikimi i shpirtit njërzor dhe mbushja e vullnetit të tij me dashurinë dhe përkushtimin për të bërë vetëm mirë, e për t’ju ndodhur pranë atij që vuan, se i kërcenohet vdekja, i është gjymtuar trupi, e turturon sëmundja, i mungon dashuria njerëzore, e tmerron braktisja e shoqërisë apo e shpërbën vetmia torturuese, janë abetare të virtytit terezian, të cilat mishëruan njerëzoren e pamëkatuar dhe bënë që hierarkia e lartë shtetërore të përkulej e të bënte apel përballë trupit të saj pa jetë, duke kërkuar një kod të ri moral.

E kësisoj, ky dhurim, kjo fjalë, ky flijim për gjakun shqiptar ka përmasa që kalon kufijtë e lindjes, duke pushtuar hapësira e vizione të reja përjetimi.

Dhe Shqipëria e vogël gjeografikisht, a nuk i dhuroi njerëzimit figura të mëdha krenarie, qofshin këto perendorë të tillë, si Konstandini i Madh me origjinë ilire, që në vitin 313 pas Krishtit, nxori Dekretin e Milanos, tek sanksionoi krishtërimin si fe zyrtare?

A nuk u përpoqën të parët e krishterë ilirë, tek të cilët kemi edhe martirët e parë të krishtërimit, si: shën Lauri, shën Flori, shën Asti (emrat e të cilëve përmenden në librin e njohur “Martyriologun romanum”, të cilët në kohën e perendorit Adrian në Ulpianë të Dardanisë, dy gurëgdhendësit (të parët shën Lauri e shën Flori) i mbysin në pus, për të mohuar fenë e Krishtit?

A nuk janë ndjekësit më të mëdhenj, në kohën, kur kisha po legalizohej si institucion shpirtëror, perandorët e gjakut ilir, në mënyrë sistematike përmes Decit, Aurelianit, Dioklecianit, bëjnë që të derdhet gjaku i fatosave të krishterë kudo?

Sa kontrast i madh!

Mirëpo kjo trevë e begatë dhe konkretisht nga Salona (Vlora), në vitin 183 mbas Krishtit, dhuron edhe një papë me emrin Gain, të pa zbardhur deri tani nga historiografët kishtar shqiptar.

E gjithsesi, bota e krishtërë dhe kisha në veanti, gjatë kësaj periudhe ballafaqohet edhe me herezi të shumta që të parë në prizmin njerëzor, kanë mundur të jenë edhe fatale. “Mirëpo, këtu shihet Provania Hyjnore dhe elementi Hyjnor i Kishës.”, -sintetizon studiuesi i shquar akademik prof.dr. Zef Mirdita, pedagor i historisë antike në Universitetin e Zagrebit.

Por historia është e lavdishme, sepse të tillë e bëjnë njerëzit në Tokë, duke kulmuar më tej me një nga prelatët më të mëdhenj të krishtërimit papa Klementi XI (Gjon Albani), i lindur nga prindërit me origjinë të trungut të mirëfiltë shqiptar në Urbino, duke qenë kësisoj i 250-i papë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Ai, ishte përkrah papëve të famshëm, si: Gjoni XII, Gregori VII, Piu V, që kishin sukses në organizimin kishtar, etj.

Por të mos harrojmë se lutja e famshme dhe e mbarë krishtërimit “Te Deum”, është shkruar dhe kompozuar nga një peshkop shqiptar. Po shën Jeronimi ilir (340-420), që përktheu Shkrimin e Shenjtë (Bibla) në latinisht?

Kësaj radhe, Zoti me fisnkëri për Shqipërinë dhuroi plot bujari një Nënë të Madhe, që shquhej për nga forca shpirtërore deri në kufijtë e shenjtërisë.

Dhe kjo ishte Nënë Tereza e Kalkutës, e lindur në dekadën e parë të shekullit XX. Sa dorëlëshuar jemi treguar ne shqiptarët, sa shumë kemi dhuruar si komb deri aty, sa i falem njerëzimit Nënë Terezën!

Ajo u bë e famshme sa trimëria dhe vendosmëria e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit legjendar, që si Atlet i Krishtërimit, u bë mburoja e civilizimit evropian, ndërsa Nënë Tereza e Kalkutës së mjerë, u bë mburojë dhe histori e gjallë feje, përkushtimi, duke ndryshuar fytyrën e botës së mjeruar.

Nëna, jetoi në varfëri, me të varfërit midis më të varfërve, duke përjetuar tërësisht filozofinë e Krishtit. A nuk u shndërrua ajo si e tillë se qe shqiptare?

Të gjitha këto janë pyetje me përgjigje shembullore të popullit shqiptar. Një Nënë prej gjak shqiptari, që do të lindte trupvogël e imët dhe shëndetlig, do të vinte një ditë që të shpërthente si një trëndafil i mrekullueshëm, të kthehej në trëndafil të dashurisë, duke u dhuruar skamnorëve dashuri të përjetshme.

Gonxhja tronditi botën, duke i apeluar, se kjo substancë e shformuar është pjesë dhe produkt i shoqërisë së sotme, që kontraston me qytetërimin.

Në fund të shekullit XX, Ajo rizgjon imazhin e Jezusit të Nazaretit dhe aksioni i saj human mori sendertim real, duke shpalosur tipare krejt unikale.

Ku ta dinte babai i Nënë Terezës, ky tregtar i thjeshtë shqiptar, se para thjeshtësisë së bijës së Tij, do të përuleshin me respekt të thellë mbretër, presidentë, prelatë të kishës dhe të gjithë besimeve fetare në botë!

Në historinë e botës plot vuajtje të ndryshme, si i lajmëruar prej një fuqie Hyjnore, ai vuri emrin e thjeshtë, por kuptimplotë gonxhe dhe gonxhja, si një syth trëndafili, nuk mund të rrijë plotësisht e tillë.

Ajo kërkonte me ngulm dritën dhe dashurinë. Ajo është një dhuratë e Zotit për t’i shërbyer me përvujtëri vetëm Atij. Me jetën dhe veprën e Saj, na tregoi, se do gjë është e mundur me Zotin. “Mbani qetësinë e zemrave, meditoni, sepse atje do të takojmë Krishtin, sepse edhe ne mund të ecim të takojmë Zotin tonë”- i porosistë bashkëudhëtaret e “Misionit të Dashurisë” kryemurgesha Nënë Tereza. Jeta pa vepra është e kotë, se veprat pa lutje janë të papërkryera.

Ajo nuk është e shkëputur nga universi shqiptare

Mbretëresha e humanizmit, e pëllumbit të paqes tokësore, nuk kishte se si të mos ishte shqiptare. Ajo është pjesë e hershme e genit shqiptar.

Rastësia nuk e solli atë që të lindte në këto troje me tradita të pastra, në këto treva ilire të lashta, aty, ku, kanë zanafillën e tyre kozmike erërat që sollën agimin e lindjes së qytetërimeve më të lashta se sa vetë historia e kontinentit të plakur të Evropës; aty ku ngjizi miti dhe legjenda, kënga e vaji, ninulla e fosnjes mitologjike, aty ku morën udhë shtrati i besimeve dhe drita e dijeve, filozofia e jetës dhe e vdekjes.

Gonxhja erdhi në jetë, në fillim të shekullit tonë, kur ende nuk kishte shtet shqiptar politikisht të krijuar dhe u largua nga kjo botë e zhurmshme në fund të shekullit, duke i mbyllur sytë në një vend të largët nga Atdheu, por shumë të dashur prej saj, atje, ku në saj të veprës që ajo realizoi, shnderrimin e madh të vetes dhe të moralit njerëzor në përmasa të tilla tronditëse, si rrallëkush tjetër.

Në tryezën e shenjtorëve të Romës do të ftohet të kuvendojë në paqe, mirësi dhe dashuri Hyjnore edhe Nëna e të gjithë Nënave.

Ndoshta, edhe një Nënë që po shëron plagët e nipave dhe mbesave të atyre shenjtorëve, që përfaqësojnë për nga origjina shtetet ku ato kanë lindur.

Tashmë Nëna në Shqipëri, është një institucion me vlera dashurie ndaj të gjithë atyre, që kërkojnë të triumfojnë mbi kulturën e vdekjes, për t’i dhënë dritë e shpresë kulturës së jetës.

Në rrugëtimin e Saj, mbështjellë me një frymë universale, krijoi mitin e shenjtit, të profetit të luftës kundër mjerimit, të engjëllit mbrojtës, që komunikoi me botën hyjnore, të shpresës dhe të guximit për një jetë më të lumtur.

Pamteoni i njerëzve të shquar, që me veprën e tyre të shumanshme kanë manifestuar virtyte të larta njerëzore dhe forcën inspiruese për bashkësinë sociale me mungesën tokësore të Nënë Terezës, pësoi një zbrazje të thellë e të gjërë.

Kur individë të tillë unikal lënë pas një filozofi, një moral dhe një përkushtim nga dishepujt, Ata (në këtë rast) Ajo, njëherësh gjenden në majë të panteoneve të vlerave universale të njerëzimit, duke rrëzuar njëherësh pseudovlerat.

Ajo me shpirtin e paqes ka bërë mrekulli. E shpirti i mrekullueshëm qe Nënë Tereza. Dhe shpirti e njohu, jetoi me Nënë Terezën, që ishte një njeri i tillë. “Çdo njeri ka lindur shenjt, por duhet të dëshiroj dhe t’a dëshmoj”- ka përkufizuar Nënë Tereza.

Gonxhja,. besonte shumë në familje si një bërthamë solide, që duhet ruajtur nga tjetërsimi i demtuesve mëkatorë.

Familja shtonte Ajo, aty lind, krijohet dhe vazhdon t’i jepet shoqërisë, kur shpesh takohej me të rinjtë shqiptarë.

Nënë, kam etje, dua të ha, të pi, kam ftohtë…

Nënë, kam etje, nënë dua të ha, nënë dua të pi, nënë kam ftohtë, nënë jam sëmurë, nënë o NENE, i thërret fëmija, i riu, i braktisuri, plaku që rënkon nga plagët e gërbulës, në çastet e hidhërimit e të gëzimit.

Mirëpo binomi Njeri-Nënë, që kërkon ndihmë, është një nyje e pazgjidhshme në çastet e hidhërimit të madh, në vuajtje e dhimbje.

Për njerëzimin dje dhe sot nëna është një titull, një ofiq, një gradë, një mision e mbi të gjitha një mesazh jete, buzëqeshjeje, gëzimi e hareje.

Në çdo gjuhë të botës, ajo është fjalë e parë dhe më e dashur që kanë mësuar të gjithë njerëzit në këtë planet, por në shenjë dhembshurie e dashurie të pakufi, ajo ka kuptimin e oksigjenit për çdo qënie njerëzore.

Ajo, me shpirtbutësinë bujare, përmes duarve të rreshkura që kanë pritur e përcjellë për shumë dekada miliona fëmijë në buzë të vdekjes së sigurtë.

Vdekjen e të sëmurëve e ka larguar, duke mëkuar dashuri njerëzore, për ditë të tëra në krye të të lënduarve, ka lidhur miliona plagë, sikurse u ka mbyllur sytë pranë një vdekje të qetë natyrale tek i përkdhelte me uratë në dorë.

Ajo ka ofruar jetën e ka larguar vdekjen e etur për flirte mjeranësh, në çdo kënd të globit; ka dhënë frymë, duke ngrohur trupat e ngrirë në borë pa përkujdesje.

Në shtegtimin e saj të gjatë, si ikonë e gjallë që adhurohet me dashuri nga të gjithë, është ledhatuar, ndjerë nga miliona njerëz, duke ndezur qiriun e dritës së përjtshme.

Njerëzimit iu dorëzua e gjallë, duke dhuruar trupin, zemrën, mendjen, fjalën, frymën, jetën e saj dhe gjeneroi me forcë dashurinë, këtë gonxhe të mrekullueshme të fshehur thellë në skutat e shpirtrave njerëzorë.

Postulatet e saj janë të thjeshta në formulim, por janë të thekuara si ide: “Nuk ka paqe pa dashuri”, “Nuk keni bërë pak nëse keni dhuruar buzëqeshje”, “Po, dashuria është e vërtetë dhe ju takon juve!”

Duke u endur e palodhur, Nëna e botës arriti ta gjejë, ta këputë këtë gonxhe dhe ua dëshmoi si shembull jetësie, se kjo është dashuria në Hyjin dhe njeriun, që Ai vëtë krijoi për të përballuar mirësitë e natyrës që përsëri vetë i dhuroi. Njerëzorja, autentike është institucioni më i lartë, më i pastër, më human dhe se institucionet e tjera, si: shteti, propoganda, ceremonitë, janë të vonshme, e jo të sinqerta përballë humanizmit dhe dashurisë.

Kur shihte bebe të vogla, vraponte që t’i përkthelte dhe i merrte në krahët e saj të ngrohtë, duke u dhuruar dashuri me një buzëqeshje fisnike.

Gonxhja – Nënë, kishte një optikë tjetër, kur vraponte nën moton, se dhimbja e tjetrit zbutesh kur kujdesesh për te, dhe kujdesi kryehet kur vetë jeton thjeshtë e bashkë me te.

Ajo shihte frikë nga vdekja ndaj edhe jetoi gjatë. Veshja e thjeshtë dhe këmbët e zbathura me sandale, asnjëherë nuk qenë garniturë moralizuese, por sfidë stoicizmi.

E komentonte gjithnjë fjalën “Kam etje” (“I’m thirsty), për dashurinë e njerëzve, ashtu sikurse e thotë Krishti në kryq.

Ajo bëri atë që bënte me dashuri, i jepte ujë të uriturit, veshte të zhveshurit, mëkonte me ngrohtësi prindërore më të braktisurit.

Dhe këtë rit e përsëriti për shumë dekada, duke sfiduar përherë moshën e vet, sëmundjet e njëpasnjëshme që e shoqëruan kudo, dhe mbi të gjitha kohën që jetojmë.

Nënë Tereza është poezia e jetës, poezia njerëzve të varfër.

Ajo u shpall shenjtneshë, por nëse altari shpirtëror, do të mbaj në koleksionin e tij si brilant emrin Shenjt, altari i vërtetë i prekshëm tokësor, human, bartë Nënë Terezën e vërtetë, e cila duket tashmë e shpërndarë si eter në veprën e misioneve të Saj, të cilat me stoicizmin e tyre janë plazmor si specie tereziane, aq të mirëpritura e të respektuara…

Nënë Tereza në Harlem, Bronx dhe Brooklyn, New York

Në dy qytetet e mëdha të New York City, Bronx me 2.2 milion banorë dhe Brooklyn me 2.4 milion banorë, ka disa shtëpi të motrave të Nënë Terezës, që shërbejnë edhe sot për të varfërit, të pastregët, të sëmurët, të braktisurit, jetimët etj. përkujdesi i motrave është i madh e i vazhdueshëm. Ajo ka udhëtuar disa herë nga New York në Romë dhe anasjelltas edhe pse shpesh nuk ishte mirë me shëndet, sikurse tregon mjeku i Nënë Terezës, Dr Patricia Aubanel. “Pra, ne e konsiderojmë këtë si një mrekulli”.

Ajo rrezikonte shëndetin e saj të dobët duke fluturuar nëpër botë për të vizituar njerëzit e varfër në Harlem, të cilët i donte shumë. Një herë Nënë Tereza po ecte me Princeshën Diana në rrugët e Bronx-it.

Kështu ajo hapi misionin e saj të parë në vitin 1970, në East 145 St. në jug të Bronx-it.

Në vitin 1997 Nënë Tereza qëndroi në Misionin e Bronx-it për disa javë dhe gjatë muajve maj – qershor të vitit 1997 ajo u takua për herë të fundit me Princeshë Diana. Muaj më vonë, bota po mbante zi të dy ikonat, të cilët vdiqën vetëm pesë ditë larg.

Misioni më vonë e zgjeroi shërbimet e tij në Harlem, ku drejton një strehë për gratë dhe Brooklyn, ku ka një shtëpi për nënat e pamartuara.

Në vitin 1985, urdhri i Nënë Terezës hapi një shtëpi në Greenëich pacientët me AIDS dhe të shtëpi tjetër për të pastrehët në Newark (New Jersey). “Në ato ditë nuk mund t’i tregoja askujt që po merrej me njerëzit me AIDS,” kujton Gene Principe, 85 vjeç, i cili ka qenë vullnetar me misionet e Nënë Terezës që nga viti 1983.

Principe kujtoi një vizitë që ajo bëri në Harlem disa vjet para se të vdiste. Ishte pas një stuhie të madhe dëbore, dhe pastruese e borës kishin ende shumë punë hapur rrugën në Ëest 127th Street.

“Dy djem të rrugës vrapuan në makinë,” tha Principe. “Ata e kapën dhe e shoqëruan atë. Ajo që më bëri përshtypje më shumë ishte se këta djem kishin kaq shumë dashuri dhe respekt për të…” (James Keivom, New York Daily News)

Në vitin 2010, me rastin e ditëlindjes së 100-të, mbështetësit kërkuan të nderonin ikonën e ndjerë me një shfaqje të dritës së Empire State Building, por zyrtarët ndërtesës gjigande nuk dhanë aprovimin e tyre, ndezi kritika të ashpra në mëdia. Refuzimi asokohe preku shumë komunitetin e madh katolik në SHBA dhe shtetin e New York-ut.

“Si një ndërtesë në pronësi private, ESB ka një politikë specifike kundër ndriçimit të figurave fetare ose kërkesave nga fetë dhe organizatat fetare”, tregon Anthony Malkin, CEO i ndërtesës dhe presidenti i saj.

Literatura:

  1. Who was Mother Teresa? 5 Facts about Mother Teresa, acton.org‎
  2. Mother Teresa of Calcutta, America Magazine Jesuit Revieë‎
  3. Tony Marcano, May 28, 1997, Mother Teresa Has Quiet Day At Her Convent in the Bronx, May 28, 1997,
  4. Leonard Greene, Harlem, the Bronx and Brooklyn held special places in Mother Teresa’s heart, New York Daily News March 9, 2016)
  5. Chelsia Rose Marcius and Larry Mcshane, Bronx man who served as a driver for Mother Teresa during her visits to New York, NYDaily News, March 15, 2016.
  6. Amanda Marinaccio, Dedication set to honor Mother Teresa, Bronx Times, October 21, 2011.
  7. Allerton Ave mural of Mother Teresa inspires neighbors, New York Bronx News

 

Filed Under: Uncategorized

Bota ku shkelqejne grate

March 19, 2019 by Pafragje 2 Comments

Nga Klara Matja 

New York, mars 2019

Pritet në Tokio të zhvillohen punimet e Asamblesë Botërore të Gruas, sipas organizatorëve kjo konferencë dëshmon mbi  përpjekjet që duhen bërë për të arritur një shoqëri ku gratë të shkëlqejnë. E pranishme do të jetë edhe gazetarja Moza Boletini, e cila është edhe autore e librit më të ri “E bukura nën pranga”. Botim që flet mbi persekucionin komunist në Shqipëri ndaj femrave dhe fëmijëve nga diktatura komuniste dhe mbi genocidin serb ndaj grave, fëmijëve e popullsisë së pambrojtur në Kosovë.

Edhe pse ka patur presione në SHBA… dhe në Shqipëri kërcënime vite më parë Moza nuk e ka ndalur penën e saj, por njihet si kritike e fortë edhe ndaj korrupsionit, varfërisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Ja çfarë shkruan në një rast shkrimtari Klajd Kapinova për miken time të palodhur: “Moza të përgëzoj për shkrimin real. Sartre thotë: I urrej viktimat që respektojnë ekzekutorët e tyre….Suksese Moza për kurajon tuaj! Shpresoj që të gjithë të persekutuarit e tjerë politikë të reagojnë njësoj si ju, e jo të pozojnë me ato”.

Duke u ndalur përsëri tek konferenca botërore e gruas, por duke hedhur vështrimin pas shikojmë se bota e qytetëruar flet për një jetë më të bukur, më sociale dhe për zhvillimin e femrës në të gjitha fushat e jetës, ndërsa Shqipëria mbetet mbrapa. Vetëm për vitin që lamë pas kishim rritje të ndjeshme të urdhërave mbrojtëse nga gratë. Tregues që dhuna në familje atje mbetet akoma problem madhor. Në vitin 2018 u vranë 6 gra, shkak – konflikti në familje. Shifra tepër tronditëse për familjet e të ardhmen e kombit.

Për parandalimin e këtyre fenomeneve të rrezikshme ndaj njerëzimit ndaj dhunuesit duhet të vendosen ligje të forta, të përdoren të gjitha metodat e torturës që ai/ata ushtrojnë ndaj një femre, gruas e fëmijëve të vegjël. Mbi kriminelët që kërcënojnë jetë, masakrojnë gratë me thika, siç ka ndodhur në Angli, Shqipëri, e gjetkë të ketë dënime kapitale, mos të lihen të lirë, qoftë edhe nën vëzhgimin e policisë. Gjykimi i lirë apo lirimet me kusht nuk i shërbejnë harmonisë familjare, rendit e qetësisë publike.

Në Asamblenë Botërore të Gruas që do të mbahet në Japoni, tema kryesore do të jetë diversiteti dhe shoqëria jonë duhet ta pranojë atë. Pasi mirëqenia sjell lumturi, përparim e paqe

Filed Under: Uncategorized

POSHTE TE ÇON TEK KRIMBI LART TEK HYJNIA

March 19, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Zef Pergega

    Poema “Kanali”, inspektim dantesk në kampin e shfarosjes së Maliqit, Vloçisht, poema me 26 soneta, si një ndër ekuivalentet e “Ferrit” të Dantes në letërsinë shqipe. Arshi Pipa e shkroi këtë poemë tinëz, përmbys, në një shtrat spitali të Korçës, drejt në një tefter letrash duhani dhe e tillë ka shpëtuar e ruhet dorëshkrimi i saj unikal, tek e motra. Është një ndër figurat poliedrike që i bën nder çdo kulture të madhe të euro-amerikës, ku në fakt pati sukses vepra e tij në shumë gjuhë, sikundër dhe kariera e tij si profesor i universiteteve amerikane. Për turp, e kaluar çdo turpi qё figura e tij nuk ёshtё nderuar nё lartësinë e merituar dhe as vepra ende nuk është botuar as në një të dhjetën e saj, rrjedhimisht qëllimisht pёr diversitetin dhe disidencën e saj ka mbetet e panjohur. Mjafton të përmendim  sonetin e parë hapës, për të nënkuptuar lëndën e kësaj poeme:

Nga Korça bumbullon. Currila shiu

rrjedhin prej mushamás mbi krena e shtroje.

Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:

Nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

Mbramje. Dikush përbrî qet gjak për goje.

Këndon letas mbatanë nji fmí arxhiu.

Ky grindet për pak uj qi shoku i piu,

Ai shán se i vodhën bukën. Hín nji roje.

Shkopinj e shqelma. Britma. Frín bilbili.

Pushim. E dergjet lodhja, prân secili,

E flên kush mundet për atë natë me fjetë.

Si lazaret rënkon e fshân baraka.

Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,

veç atyne qi pret nji vorr i shkretë.

    Njё rrëfim i shkurtër i Prof. Arshi Pipes, i cili dha mësim ne disa universitete Amerikane: “…Nё fillim pata menduar Olimpin e kulluar tё poezisë sё kulluar. I tërhequr pas vorbullës se jetës, nё kushte shumё tё vështira nga degjenerimi dhe kafshimi, jam reflektuar ne sytë e shokëve te mi te dhimbjes dhe jam trembur e jam trishtuar.

       A do ta kisha  imagjinuar ndonjëherë qe njeriu kjo qenie qe Zoti e krijoi sipas shëmbëlltyrës se vet mund te jete aq afër kafshës?!

      Tani po e kuptoja se ç’domёthёnjё kishin ato hyjni pagane, gjysёm njeri e gjysёm kafshё! Nё burg kam njohur gjithё poshtёrsitё e njeriut, gjithçka qё ёshtё trashёgim shtazor tek ai, nga egoizmi i vjetёr qё arrin tё uroje vdekjen e shokut pёr ti vjedh buken, tek frika e marrё shtazore qё ёrrёson jo vetem arsyen, por edhe ndjenjat. Nё kёtё ferr shemtije kam ndeshur si njё oaz i vёrtetё nё mes tё shkretetirёs shpirtin e pastёr, tё butё feminore, çiltёrsinё e vitytshme dhe pranё tyre Farinata-t dhe Kapaneusa-t e kohёve tona. Kam njohur tё miren dhe tё keqen nga eksperienca ime dhe tё gjitha shkallёzimet e tyre. Edhe po tё kisha jetuar 100 vjet, kurrё nuk do ta kisha menduar tё mblidhja kaq kokrra me varietete tё psikologjisё. Pak nga pak kjo experiencё ka kaluar nё art. Eshtё ngritur si ylber mendimi i ringjallur. Eshte ngritur mbi njё burg. Kan prangosur trupin, por nuk munden ta prangosnin mendimin. Trupin e kanё bёrё pothuajse kufomё e atёherё mendimi ka fituar lirinё. Mё kanё mbyllur nё kёtё burg qё tё vuaj. Ai qё e mund vuajtjen do tё duhej ta bekonte!”

      Gjate njё intervistё qё zhvillova me Prof. Arshiun, ne Shkoder me 1994, pёr ATSH, Agjensia Telegrafike Shqiptare me tha: “Mёsojeni dhe shkruajeni gjuhёn e bukur gege, se ajo ёshte zemra e gjuhёs tonё…!” Dhe nёnvizova fjalёn e tij misionare:

      “…Ndёrsa njёra dёgjenёron nё vuajtje, tjetra ripёrtrihet. Poshtё ajo tё çon tek krimbi e lart tek Hyjnia…!”

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Kriza politike dhe roli i ndërkombëtarëve

March 19, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Altin Gjeta

Shqipëria ka jetuar mes krizash pothuajse gjatë gjithë historisë së saj moderne politike. Pikërisht prej kësaj, shumë energji është shpenzuar nga faktorët e brëndshëm (qeveritë) dhe të jashtëm (burokratët ndërkombëtarë) për ta fashitur ose fshehur anomalinë si një truk ndaj gjendjes para-demokratike ku kemi pluskuar. Ndërkohë, me një vendim të  guximshëm

kundrejt majisjes së pri-demokracisë sonë 30 vjeçare drejt një autokracie të  tipit one man show, opozita është tërhequr përfundimisht nga parlamenti duke i dhënë  fund fasadës hipokrite. Vazhdimi i pranisë së saj në Kuvend, pasi kishte djegur çdo mekanizëm institucional, u bë i pakuptimtë dhe vetëm sa legjitimonte një normalitet demokratik të rremë.

Mos të kemi asnjë iluzion se ky aksion sui-generis është në proporcion të drejtë me gjendjen ekstremisht të rëndë në të cilën ndodhet vendi. Të gjithë treguesit socio-ekonomikë flasin për një rrëshqitje drejt greminës. Mjafton të kujtojmë së gjatë këtyre viteve kemi dërguar azilkërkues drejt vendeve të BE-së krahasimisht dhe herë-herë më shumë së vende të  Lindjes së Mesme të zhytura në konflikte civile. Balancat kushtetuese mes pushteteve kanë  degraduar totalisht sa as për formalizëm nuk pyet më kush. Skandalet qeveritare janë  kthyer në  normalitet, ndërsa media serioze, si ‘Zëri i Amerikës’, kanë nxjerrë në dritë fakte sesi pushteti në bashkëpunim me botën e krimit blejnë vota duke minuar themelet e një  demokracie përfaqsuese, lirinë për të zgjedhur.

Në këtë linjë, raporti i fundit i Freedom House rreth një muaj më parë i titulluar Demokracia në  tërhqje e ka cilësuar Shqipërinë përsëri vend pjesërisht të lirë dukë mos bërë asnjë hap përpara. Ndërsa, Departamenti i Shtetit në një raport të dy ditëve të fundit e konsideron Shqipërinë si vendin më të korruptuar në rajon. Në këto rrethana kur opozita ka dalë në rrugë duke ravijëzuar në publik krizën politike përtej fasadës së cirkut shëtitës të qeverisë, kanë ardhur edhe reagimet e para të komunitetit ndërkombëtar, i cili nën qeverinë e Edi Ramës i ka lënë mënjanë formalizmat diplomatikë dhe disa herë ka zbritur vetë në fushën e lojës.

Duke ndjekur një trajektore historike, ata e kanë konsideruar të papranueshme vendimin e opozitës, pasi sipas tyre në një vend demokratik jeta politike zhvillohet brenda institucioneve. Gjykoj, se bash për këtë, ka ardhur koha që shqiptarët të mos i marrin më seriozisht ndërkombëtarët të cilët kanë tre dekada që vijnë e shkojnë pa mundur të sendërtojnë ato parime të cilat proklamojnë se mbrojnë. Përkundrazi, duket se politikat e tyre, bazuar në qasjen

top-down (imponimin e reformave nga lart nëpërmjet kondicionalitetit në rrugën e integrimit europian), kanë qenë kundërproduktive. Rasti më i freskët sesi komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në narrativën e tij pro-demokratike është reforma në drejtësi, e cila u imponua si një platformë transformuese. Kane kaluar të paktën dy vite që kur reforma u miratua, por duket se e ka zhytur sistemin në një amulli totale dhe askush nuk është në gjendje të thotë se cilat janë produktet e saj. Duke marrë shkas nga ky rast i fundit dhe angazhimi i tyre prej tri dekadash, dua të shtroj dy probelme që, në fakt janë edhe dy anë të së njëjtës medalje, e që lidhen edhe me aksionin e fundit të opozitës.

Të dy problemet kanë të bëjnë me legjitimitetin, i cili në rastin që po flasim ka pasoja dykahëshe. Të jemi të qartë, nuk është e panjohur që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet në shtete të dobëta si Shqipëria për të ndihmuar në forcimin e institucioneve të cilat mandej japin garanci për mirëqënien e qytetarëve të shteteve respektive, por që plotësojnë edhe agjendat e tyre të sigurisë. Në rastin e Shqipërisë anagazhmi i tyre ka sjellë dy probleme me

legjitmitetin.

Së pari, reformat që ata kanë projektuar nuk kanë prodhuar rezultatet që priteshin në një terren të panjohur për ta, duke sjellë kështu gërryerjen e atij që, studiuesit e shkencave politike Krasner dhe Risse e quajnë output legitimacy ose legjitimet i produkteve. Kështu ato janë zhytur në politika afatshkurtrua duke mbëshetur liderë të korruptuar për hir të parimit, stabiliteti i pari. Kjo ka bërë që në Shqipëri, por edhe në rajon të shpërthejnë protesta kundër asaj që Florian Bieber, profesor për Studime të Europës Juglindore e ka titulluar, stabilitokraci e cila ka lulëzuar me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Së dyti, ndërsa vendet (në tërësi në Ballkan) nuk kanë bërë hapa substiancialë përpara, përkundrazi kanë rrëshqitur në autoritarizëm, legjitimiteti që komuniteti ndërkombëtar i’u ka dhënë liderëve tanë politikë është demaskuar totalisht. Ndërsa në Bruksel Rama paraqitet si një demokrat, në Shqipëri është në prag të instalimit të një autokracie mbytëse, ku nuk qeveriset, por korruptivisht administrohet pushtet në kurriz të lirisë së qytetarëve dhe përparimit të vendit.

Kësisoj, shqiptarët duhet të refuzojnë propagandën bajate të qeverisë e cila në mes të një krize shumëdimensionale, kërkon të marrë oksigjen nga deklaratat standarde të disa euro-burokratëve, larg ose symbyllazi nga realiteti ynë. Duhet, njëherë e mirë, t’i japim fund konsakrimit nga ndërkombëtarët të pushteteve në Tiranë. Andaj, vendimi për djegien e mandateve nga opozita është një hap për të rrëzuar fasadën e hollë me të cilën jemi mbështjellë për kaq kohë. Si i tillë, aksioni i saj duhet parë si një hap serioz për t’i dhënë fund rrëshqitjes së mëtejshme në autoritarizëm.

*Autori po kryen studimet pasuniversitare për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Politikë pranë Universitetit të Westminsterit, Londër. 

Filed Under: Uncategorized

Efraim Diveroli: Pse trillova për Shkëlzen Berishën

March 19, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Kjo është dëshmia e Efraim Diverolit dhënë në Gjykatën e Floridas në datën 7 maj 2018, ku tregon se si e ka trilluar dëshminë për Shkëlzen Berishën.

Në dëshminë e tij, pronari i kompanisë së AEY, tregon se këtë histori e kishte trilluar me qëllim që të ushtronte presion ndaj kontraktuesit të tij të armëve.

Dëshmia e Efraim Diverolit në Gjykatën e Florida:

Deklarata nga Efraim Diveroli në Gjykatën e Floridës, SHBA, më 7 maj 2018

Unë, Efraim Diveroli, në përputhje me 28 U.S.C. 1746, deklaroj si më poshtë:

Unë e bëj këtë deklaratë bazuar në njohuritë e mia personale.

Nëse thirrem si dëshmitar, unë mund të dhe do të dëshmoja me kompetencë për çështjet e shtruara në këtë deklaratë.

AEY u krijua në shtetin e Floridës me zyra qendrore në Miami Beach.

Në 2006 dhe 2007, AEY është angazhuar në prokurimin e armëve dhe municioneve.

Gjatë kësaj kohe, unë kam qënë Presidenti dhe pronari i AEY dhe kam menaxhuar dhe drejtuar veprimtarinë e AEY.

David Packouz ishte një konsulent dhe i referohej vetes si drejtor dhe zv.President i AEY.

Alexander Podrizki ka qënë një agjent i AEY me vendndodhje në Tiranë, Shqipëri.

Më 26 janar 2017, Komanda e Mbarëvajtjes së Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara, që është sektor i Departamentit të Mbrojtjes, zgjodhi AEY për të përmbushur kontratën me numër W52P1J-07-D0004 për gjetjen dhe dërgimin e municioneve të ndryshme në Republikën Islamike të Afganistanit, përfshirë këtu fishekë të kalibrit 7.62×54 mm dhe 7.62×39 mm.

Kontrata kishte një vlerë prej 298,000,000 dollarësh.

Midis të tjerave, kontrata përmbante një klauzolë që nuk e lejonte AEY të përmbushte kërkesat e kontratës me municion të blerë ‘direkt ose indirekt’ nga kompani ushtarake komuniste kineze.

AEY nënkontraktoi një kompani të huaj, Evdin lrt., për prokurimin e fishekëve me kalibër 7.62x54mm dhe 7.62×39 mm.

Nënkontraktori i AEY i mori këta fishekë nga Kompania për Import Eksportin Ushtarak në Shqipëri (‘MEIKO’).

Fishekët e MEIKO-s ishin prodhuar nga fabrika në Republikën e Kinës, mes viteve 1958 dhe 1974.

Fishekët do të dërgoheshin nga Shqipëria në Afganistan nëpërmjet fluturimeve të organizuara nga AEY.

Në mënyrë që të kursenim kostot e transportit, përfaqësues të AEY vendosën të çmontonin arkat e drurit ku ishin depozituar kutitë e fishekëve.

Në prill 2007, unë dërgova Podrizkin në Shqipëri si një agjent të AEY për të mbikëqyrur procesin e çmontimit të arkave të drurit dhe ngarkimin e fishekëve në avionët transportues.

Gjatë këtij procesi, Podrizki zbuloi që fishekët e MEIKO-s ishin prodhuar në Kinë.

Packouz, Podrizki dhe unë kuptuam që gjetja dhe dërgimi i fishekëve të prodhuar në Kinë ishte një shkelje e klauzolës kontraktuale, që ndalonte dërgesën e fishekëve të marrë në mënyrë indirekte nga kompani ushtarake komuniste kineze.

Natyrisht, Packouz, Podrizki dhe unë diskutuam me njeri-tjetrin dhe njerëz të tjerë të AEY për mënyrën se si të evitonim këtë shkelje.

Një nga alternativat e propozuara ishte për të parë nëse Departamenti i Shtetit do të lejonte AEY të dërgonte fishekët e prodhuar në Kinë.

Unë pata korrespodencë me Departamentin e Shtetit në lidhje me këtë çështje nëpërmjet e-maileve që shkëmbyem mes 20 dhe 24 prillit 2007.

Departamenti i Shtetit na informoi që AEY nuk lejohej të dërgonte fishekët e prodhuar në Kinë.

Packouz, Podrizki, unë dhe të tjerë tek AEY vendosëm që të fshihnim origjinën e fishekëve, duke u hequr paketimin origjinal që kishte shenja kineze dhe letrat identifikuese në gjuhën kineze dhe duke i ripaketuar fishekët në kuti kartoni.

AEY në fillim punësoi “Xhoi shpk”, një kompani shqiptare për të ripaketuar fishekët në kutitë e kartonit.

Kontakti për AEY te “Xhoi” ishte presidenti i “Xhoit”, Kosta Trebicka.

Pasi AEY punësoi Trebickën për të ripaketuar fishekët, Podrizki më informoi se trebicka kishte filluar të pyeste kontaktet e tij në qeverinë shqiptare në lidhje me kontratat e MEIKO-s me Evdin.

Trebicka i tha Podrizkit dhe Podrizki më pas më tha mua, që Evdin po e blinte municionin me një kosto prej 0.02 dollarësh për çdo fishek.

Gjatë kësaj kohe, AEY kishte rënë dakord me Evdin që të paguante 0.035 dollarë për fishek.

Kur mësova çmimin që Evdin po paguante MEIKO-n për fishekët, vendosa që AEY duhet të rinegocionte marrëveshjen për shitblerjen e fishekëvë direkt me zyrtarët e MEIKO-s.

Si rezultat, në maj 2007 vendosa të organizoj një takim personal me drejtorin e MEIKO-s, Ylli Pinarin.

Në fund të majit 2007 unë shkova në Tiranë, Shqipëri.

Gjatë kohës që qëndrova në Shqipëri, Podrizki dhe unë u takuam me përfaqësues të MEIKO-s për të negociuar një çmim të ri për fishekët.

Pjesëmarrësit e atij takimi ishin unë, Podrizki, Pinari, Mihal Delijorgji dhe individë të tjerë, që nuk e identifikuan veten.

Gjatë këtij takimi më informuan që AEY mund t’i blinte fishekët me një çmim më të lirë nëse AEY do të prishte marrëveshjen që kishte me Trebickën për ripaketimin e fishekëve.

Trebicka më kishte informuar që, nëse AEY do të përpiqej ta prishte kontratën me Trebickën për ripaketimin e fishekëve, Trebicka do të raportonte për aktivitetin e AEY në agjenci dhe institucione të ndryshme të qeverisë amerikane, gjë që ai në fund e bëri.

Unë e kuptova që Trebicka do të reagonte keq për prishjen e kontratës dhe mund të prishte punë për AEY në Shqipëri.

U ndjeva i shantazhuar nga Trebicka dhe për t’i bërë presion që të mos fliste dhe për të marrë reduktimin e çmimit të fishekëve, unë, pa asnjë bazë faktike, vendosa t’i them Trebickës që kontrata e fishekëve ishte nën kontrollin e mafies shqiptare dhe që djali i Kryeministrit të Shqipërisë ishte i përfshirë.

Të nesërmen e takimit e informova Trebickën që AEY do të prishte kontratën për ripaketimin e fishekëve nga “Xhoi”.

Gjithashtu, pa asnjë bazë faktike, i thashë Trebickës që Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit të Shqipërisë, ishte një nga pjesëmarrësit e takimit me MEIKO-n dhe që mafia shqiptare po kontrollonte kontratën e fishekëve.

Berisha nuk ishte pjesëmarrës në takimin me MEIKO-n dhe nuk ka pasur asnjë lloj përfshirjeje me kontratën e fishekëve të AEY.

Unë kam parë fotografi të Berishës dhe asnjëri nga pjesëmarrësit e takimit me MEIKO-n nuk i ngjante Berishës.

Përshkrimi im për Berishën si një “tip skandinav, me tipare të zbehta” në librin tim “Kur tregtoja armë”, është qartazi i gabuar.

Berisha nuk ka tipare “skandinave” apo “të zbehta”.

Sidoqoftë, një nga pjesëmarrësit në atë takim kishte tipare të zbehta.

Unë e trillova historinë për pjesëmarrjen e Berishës, në mënyrë që që të avancoja interesat e biznesit të AEY.

Qëllimi kryesor ishte që Trebicka të mos fliste.

Gjithashtu, unë isha në dijeni që një histori e tillë mund të ndihmonte AEY për të marrë mbështetje nga Departamenti i Shtetit  në marrëdhënien mes AEY dhe MEIKO-s.

Disa javë para takimit me MEIKO-n, Podrizki më tha që ai kishte komunikuar me zyrtarë të ambasadës amerikane në Shqipëri për të kërkuar mbështetjen e tyre dhe për t’u bërë presion zyrtarëve shqiptarë që t’u përgjigjeshin kërkesave të AEY.

Podrizki, nëpërmjet e-mailit më informoi që një zyrtar i ambasadës amerikane në Shqipëri i tha që ambasada nuk i ndihmonte dot nëse ishte duke ndodhur diçka e jashtëligjshme.

Unë mendova që trillimi i korrupsionit nga djali i Kryeministrit do të ndihmonte AEY të merrte mbështetje nga ambasada.

Deklaroj nën rrezikun e dënimit për mashtrim që deklaratat e mësipërme janë të vërteta dhe të sakta.

Firmosur më 7 maj, 2018.

Filed Under: Uncategorized

Krishtërimi dhe islami-bejlegu i mirëkuptimit

March 19, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Shkruar nga Bruno Forte (Ipeshkëv i Chieti-Vasto, Itali)

Pak më shumë se tridhjetë vjet më parë, Samuel P. Huntington në librin “Ndeshja e qytetërimeve dhe rendi i ri botëror”, kishte përcaktuar fushën e betejës globale të shekullit XXI në kundërshtinë mes qytetërimeve, të njehsuara me botët e mëdha fetare, mbas konflikteve ndërmjet kombeve, tipike të shekullit XIX, dhe atyre ndërmjet ideologjive, që kanë shënuar shekullin XX. Duket se i jep të drejtë politologut amerikan “lufta botërore me copa”, shpeshherë e paditur nga Papa Françesku, aq më tepër se në të besimet fetare kanë një përgjegjësi të rëndësishme. Ja sepse një mirëkuptim ndërmjet Krishterimit dhe Islamit, si ai i shprehur në Abu Dhabi, 4 shkurtin e kaluar në “Dokumentin mbi vëllazërimin njerëzor për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët”, të nënshkruar nga ipeshkvi i Romës dhe nga imami i madh i Al – Azhar-it, Ahmed Muhamedal Tajib, përbën një shpresë dhe një premtim për të gjithë. Në dokument do të doja të vija në dukje disa parime frymëzuese, që e bëjnë, mes të tjerash, një fryt shumë të lartë të Koncilit Vatikani II.

I pari është ai i solidaritetit universal ndërmjet qenieve njerëzore përpara misterit të të njëjtit Zot. Teksti e sjell me një fjali të thjeshtë e të rrasët: “Feja e bën besimtarin të shohë te tjetri një vëlla për t’u mbështetur e për t’u dashur”. Nëse të krishterët do të rigjejnë në këto fjalë zemrën e “urdhnimit të ri” të Jezuit, besimtarët myslimanë nuk mund të mos ndiejnë jehonën e karakterit themelues të Atij që është shembulli i shkëlqyer i “atij që fal e mëshiron”, siç pohon fillimi i Kuranit duke kumtuar Zotin. Tejet e rëndësishme është pasoja etike e këtij parimi: “Cilido që vret një njeri është njësoj sikur të kishte vrarë të gjithë njerëzimin e kushdo që shpëton njërin është njësoj sikur të kishte shpëtuar mbarë njerëzimin”. Nuk mund të ishte më i prerë dënimi për çdo formë të dhunës, një jehonë e “Mos vrit”, të përbashkët për të dy fetë (Es. 20, 1 e Mt. 5, 21-22 dhe në Kuranin vargu 32 i Surës 5).

Për të frymëzuar tekstin e Abu Dhabit është parimi i bashkëbisedimit, i bazuar në konceptin konciliar të marrëdhënies kishë – botë: katolikë e myslimanë së bashku “deklarojnë të pohojnë kulturën e bashkëbisedimit si rrugë”. Nuk mohohet sesa shumë dhuna e ushtruar në emër të Zotit, gjatë historisë, ka përdhosur urdhnimin hyjnor. Pikërisht për këtë, është shumë domethënëse të pohohet: “Ne, besimtarë të Zotit, në takimin e fundit me Të e në gjykimin e Tij, duke u nisur nga përgjegjësia jonë fetare e morale, nëpërmjet këtij dokumenti, i kërkojmë vetes sonë dhe Drejtuesve të botës, arkitektëve të politikës ndërkombëtare e të ekonomisë botërore, për t’u zotuar seriozisht në përhapjen e kulturës së tolerancës, të bashkëjetesës e të paqes.”

Duhet vënë në dukje parësia e njohur e etikës dhe e përmasave shpirtërore të jetës: “Përkeqësimi i etikës, që kushtëzon jetën ndërkombëtare dhe dobësimi i vlerave shpirtërore dhe ndijës së përgjegjësisë …. ndihmojnë në përhapjen e një ndjesie të përgjithshme zhgënjimi, vetmie e dëshpërimi, duke i drejtuar shumë të bien …. në integralizmin fetar, në skajshmëri e fondamentalizmin e verbër”. Bëhet fjalë për një pohim të vyer, që vë në rojë nga rreziku, gjithmonë në pritë për çdo qenie njerëzore, të braktisë horizontin e fundit, për t’u përthyer në masat e shkurtra të lakmisë dhe etjes për pushtet.

Kundërhelmi është për katolikët e myslimanët rizgjimi “i ndijës fetare dhe nevoja për të ringjallur atë në zemrat e brezave të rinj”, duke bërë front të përbashkët kundër prirjeve egoiste e kundërshtuese, që janë në bazën e radikalizmit e të skajshmërisë. Teksti është i një vendosmërie absolute: “Dënojmë të gjitha praktikat që rrezikojnë jetën si gjenocidi, aktet terroriste, zhvendosjet e detyruara, trafikun e organeve njerëzore, dështimet, vetëvrasjet e politikat që mbështesin gjithë këto gjëra”. Shumë i prerë është pastaj pohimi që detyron të ndahet emri i Zotit dhe besimi në Të nga çfarëdo forme dhune: “Ne u kërkojmë të gjithëve të heqin dorë nga instrumentalizimi i feve për të nxitur urrejtjen, dhunën, skajshmërinë dhe fanatizmin e verbër e të mos vazhdojnë të përdorin emrin e Zotit për të ligjësuar veprimet e vrasjeve, të përzënieve, të terrorizmit e të shtypjes. E kërkojmë për besimin tonë të përbashkët te Zoti”.

“Jo”-së rrënjësore kundrejt dhunës së përsëritur në emër të fesë teksti i shton, pastaj, “po”-në kundrejt lirisë fetare e të ndërgjegjes si “e drejtë e çdo njeriu”. Deklarata të bëra, thotë teksti, duke u dhënë zë “katolikëve dhe myslimanëve të Lindjes e të Perëndimit” e të drejtuara jo vetëm besimtarëve, por çdo personi që ndihet plotësisht njerëzor: a do të dimë të pranojmë të gjithë një bejleg të këtillë?

“Corriere della Sera”, 14 shkurt 2019

E përktheu nga italishtja Eugjen Merlika /Gazeta Liberale

Filed Under: Uncategorized

Studenti përplaset me Lleshajn: Më ke helmuar me gaz lotsjellës

March 19, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Gjatë takimit të tij në Durrës në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u përplas me disa studentë, sipas Panoramës.

Këta të fundit, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrisnin “turp”. Kjo ishte një formë proteste nga ana e studentëve për hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e policisë gjatë protestave të fundit.

Biseda që u zhvillua mes ministrit Lleshaj dhe studentëve si më poshtë:

Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?
Studenti: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret
Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?
Studenti: Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di
Lleshaj: Kush jeni ju?
Studenti: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmuar mua, a je ministri Brendshëm me ke hedhur gaz.
Lleshaj: Duhet të komunikojmë
Studentët: Çfarë të komunikojmë, çfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?/ Gazeta Liberale

Filed Under: Uncategorized

Ndërron jetë “mjeshtri i ahengut shkodran”

March 19, 2019 by Pafragje Leave a Comment

“Artisti i Merituar” Shyqyri Alushi ka ndërruar jetë të martën. Prej mbi dy javë këngëtari i muzikës popullore të Shkodrës ishte shtruar në spital ku edhe ka ndërruar jetë. “Mjeshtri i ahengut shkodran”, kështu i thërriste e gjithë Shkodra artistit Alushi.

Ai ishte këngëtar dhe muziktar popullor në fyell dhe zumare.

Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës./ Gazeta Liberale

Filed Under: Uncategorized

A kemi qeverinë që meritojmë?

March 19, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Erion Kristo

Shpeshherë, në kokat tona qarkullon një sasi e caktuar informacioni, që përhapet e shtillet gjithandej, pa u ndalur, duke zaptuar mendjet e të gjithëve. Ndodh që ky informacion që ne ia kallim njëri-tjetrit në mendje, është i cekët, i pasaktë dhe më së shumti paragjykim. Të përpunosh mendimin, ta shtysh atë më tutje, të kapësh caqe të reja me mendje, është një detyrë e intelektit. Ndaj, në këtë triptik do të hedhim dritë dhe do të thellojmë tri paragjykime të zakonshme, të cilat askush nuk i vë në dyshim, por që në të njëjtën kohë janë vrastare për fatet e njerëzve, sepse aty ngërthehen disa pika nevralgjike të ligjërimit publik. Këto paragjykime na lënë aty ku jemi dhe nuk na ndihmojmë të ecim përpara. Duket si çudi që ne merremi me forma mentis, por këto modele mendore prodhojnë sjellje të caktuara shoqërore.

Paragjykimi i parë është shprehja e famshme: çdo popull ka qeverinë që meriton (Joseph de Maistre). Ne e përdorim shpesh këtë shprehje, sa herë që nuk ja dalim dot të kemi qeverisjen që duam: këtë qeveri meritojmë. Kjo do të thotë se nuk jemi të zotë të kemi një qeverisje tjetër. Mirë na e bëjnë. Madje populli ynë është edhe më i mençur se të mençurit e botës, kur thotë: Kështu i do mushka drutë!

Këtë shprehje disfatiste e përdorim prej disa dekadash tashmë. Po a ka kjo shprehje një shkallë vërtetësie? Natyrisht që në demokraci, do kesh atë qeveri që zgjedh. Po a zgjedhim vërtet ne shqiptarët? Duket se ne nuk kemi shumë mundësi për të zgjedhur. Për tri dekada jemi qeverisur nga partitë e emëruara nga regjimi komunist të cilit po i binin patkonjtë në fillim të viteve ‘90. Gjenitë e komunizmës gjetën mënyrën për ta zgjatur sundimin e tyre dhe përtej doktrinës. E për çfarë duhet doktrina, kur përtej fasadës, regjimi sundues vijon? Janë të njëjtët njerëz të emëruar nga regjimi që vijojnë të kontrollojnë çdo aspekt të jetës sonë shoqërore, tashmë për një kohë shumë të gjatë. Dhe kjo nuk paskësh qenë më e keqja. Më e keqja është që sundimi po trashëgohet. Fëmijët e klaneve sunduese të diktaturës po marrin pushtetin. Disa prej tyre kanë dhe shkollë tani, edhe pse shumica janë thjesht pinjollë. Gjithsesi, nëse regjimi i kohës sonë është një postkomunizëm, mund të themi me plot gojën se ne nuk kemi shumë mundësi për të zgjedhur. Natyrisht që mekanizmat e dukshëm demokratikë janë: vota, zgjedhjet, partitë, fushatat. Por shumë nga këto elemente janë vetëm në dukje të tillë. Ato kontrollohen në mënyrë të përkryer. Jo nga loja demokratike, jo nga nevojat e vendit, jo nga ardhmëria, por nga interesat e ngushtë. Prandaj mund të themi me plot gojën që ne nuk kemi se çfarë të zgjedhim. Të gjitha sistemet elektorale që kemi provuar, të gjithë i kemi dështuar: Dushku i Madh, Dushku i Vogël, Dushku i Mesëm.

Shqipëria nuk do ishte kurrë kaq keq, nëse ata që na vjedhin nuk do kishin leje për ta bërë këtë. Dhe ata kanë. Asnjë sistem i jetës sonë nuk shkëlqen, përveç kriminalitetit. Për këtë të fundit jemi kampionë tashmë në disa vende të Europës. Shkenca shqiptare (sa fjalë qesharake tingëllon) është për ibret, arsimi gjithashtu, kultura është bërë tallava, ushtria, policia, shëndetësia, bujqësia, turizmi, mbrojtja sociale, e plot e plot fusha të jetës, janë të pazhvilluara. Ndërkohë një industri të lehtë dikur e kemi pasur; një farë bujqësie e kishim; një rrjet hekurudhor, një rrjet energjetik etj. Nëse nuk duam ta analizojmë thellë, mjafton të përmendim largimin e shqiptarëve nga atdheu sikur këtu të kishte gjenocid. Nga Kosova në luftë u larguan 800 mijë njerëz. Nga Shqipëria, pa luftë u larguan 1.6 milion njerëz. Kjo tregon se shumë njerëz në këtë vend janë përjashtuar për t’u larguar. Ata nuk kanë patur mundësi të zgjedhin tjetër, përveç largimit. Pra, shqiptarët nuk zgjedhin dot tamam atë që duan në krye. Ata zgjedhin me mençuri ekstreme, të keqen më të vogël. Kaq është mundësia. Prandaj, nuk mund të thuhet se ne kemi atë qeveri që meritojmë. Gjithmonë po na ndodh që kemi qeveri që nuk i meritojmë.

Në përgjithësi, për ta rrëzuar këtë tezën e meritimit, do të mjaftonte një arsyetim fare i shkurtër: asnjë popull nuk meriton të vidhet. Dhe kjo vlen edhe për popuj e kombe shumë më të mëdhenj, e shumë më të zhvilluar se sa ne. A nuk ndodhi që kombi gjerman apo italian, apo spanjoll, apo grek, e plot të tjerë, të binin në kthetra diktatoriale? Popujt është e lehtë t’i shtypësh. Përmes mekanizmit të frikës dhe dhunës mundet që për një kohë të caktuar ta sundosh një popull. Natyrisht, jo përgjithmonë. Popujt ngrihen, kudo. Edhe populli shqiptar është ngritur, nuk duhet mohuar. Në 1997 pati një rebelim. Ky vit që na vjen përherë në mendje, nuk na lë të rebelohemi sërish. Ndaj zgjedhim të keqen më të vogël.

Dhe së fundit, ç’faj ka populli, i cili i jep besimin një politikani, apo një partie, dhe në fund, ky besim nëpërkëmbet, dhe lind zhgënjimi. Ne kemi votuar për t’u qeverisur, jo për t’u qeverisur. Ne duam shpëtim, ndërsa ata që janë në krye duan pasurim. Dhe ky pasurim ndodh në kurrizin tonë. Në këtë mes, nuk është krejt faji i popullit. Populli është dukshëm i zhgënjyer. Madje, nëse mund të lejohet edhe ndonjë blasfemi e vogël, pa dëm, se dëmin nuk e bën thjesht fjala, por qëndrimi, ne mund të shprehemi se shitja masive e votës tregon pikërisht zhgënjimin që ka sjellë politika. Shqiptari nuk ka më besim tek askush. Të paktën kënaqet që e marrin seriozisht një herë në katër vjet.

Ndaj nuk kemi pse ta mbushim gojën plot, duke thënë se e meritojmë këtë qeveri që kemi. Qoftë dhe për një arsye tjetër, se ne ende nuk kemi arritur në shkallën e duhur të vetëdijes reaguese. Do ta kishim këtë vetëdije që çon në mirëqeverisje, nëse politika nuk do ishte treguar ekstremisht e zonja për ta minuar shpirtin rebel të popullit. Ndërkohë që populli stërmundohet të mbijetojë, politika ka luksin të projektojë ardhmëri të paracaktuar. Duke fikur vazhdimisht individë, lëvizje, media, gjithçka që krijon idenë e kundërtisë. Në këtë pikë, populli duket si i tradhtuar. Ai nuk ka besim tek intelektualët, as te shoqëria civile, as te media. Besimi i tij është vrarë në mënyrë programatike, duke blerë njerëz, duke heshtur zëra dhe duke krijuar bindjen e mirëfilltë se e vetmja agjenci e fuqishme në këtë vend është politika dhe askush tjetër nuk duhet besuar. Ndaj një rrugë shpëtimi e fuqishme është reagimi shoqëror. Ai do të sillte doemos një qeverisje më të mirë. Trajektorja e qeverisjes mund të korrigjohet përmes trysninë popullore. Por edhe kjo shpresë na është fikur.

Në përfundim të këtij rrugëtimi të shkurtër mendor, mund të themi se e keqja që na ka zënë, nuk është përfundimtare. Ajo, si çdo e keqe, si çdo sëmundje, do bëjë të vetën dhe do zhduket. Ashtu siç do zhduket e gjithë klasa politike shqiptare, si një klasë politike antishqiptare dhe e pafrytshme. Një klasë politike ngatërrestare dhe vonuese në maksimum e ardhmërisë së shqiptarëve. Por do duhet të presim dhe pak sa gijotina e ngritur të bjerë mbi kokat e zuzarëve. Ndërkohë që presim, mund të rregullojmë ligjërimin tonë, pritshmëritë tona, idetë tona. Një ndër to është: qeveritë e këqija nuk na meritojnë. Ne meritojmë gjithmonë më shumë. Duhet t’ia themi fort vetes: Ne nuk e meritojmë një qeverisje të tillë. Edhe pse sot nuk mund të ngrihemi ta rrëzojmë, përsëri kjo pamundësi e jona nuk duhet të jetë shkas i keqqeverisjes. Ne mund të vidhemi, po asnjëherë me bekimin tonë.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

March 2019
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Feb   Apr »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in