ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for March 23, 2019

TUZ/Fillim i mbarë i Kryetarit Gjeloshaj

March 23, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Shkruan, mr.Kristjan DUKAJ

“Në nadje shihet si do jetë dita”, është thënë moti në këto hapësira. Sa domethënëse dhe kuptimplotë kjo thënie e moçme e cila do të mund të trajtohej në punime të ngjeshura nga ekspertë të shquar në fusha të ndryshme. Ngjashëm, thënia “Fillim i mbarë”! Kështu mund të përshkruhet fillimfjala e kryetarit të posazgjedhur të Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj, në mbledhjen e Kuvendit vendor, ku u zgjodh njeriu i parë i komunës. Duartrokitjet e gjata pas numrimit të votave të këshilltarëve, dëshmuan vullnetin e të pranishmëve për zgjedhjen e Gjeloshajt në krye të pushtetit lokal. Po ashtu, edhe një detaj tjetër duhet veçuar nga zgjedhja e kryetarit të komunës, respektivisht deklarimin e përfaqësuesve të gjitha listave partiake të përfaqësuara në parlament, se edhe pse nuk do të votojnë për, nuk u deklaruan as kundër propozimeve nga koalicioni Forumit shqiptar.

Ashtu siç paralajmëroi edhe kryetari i posazgjedhur, Gjeloshaj, për një funksionim të mbarë të pushtetit vendor, është i nevojshëm bashkëpunimi me strukturat ekzistues që përmes angazhimit konstruktiv të gjinden zgjidhjet e duhura për qytetarët. Në arsyetimin e kandidaturës së Gjeloshajt, u tha se ai ka një veprimtari të bujshme që nga mosha e re në veprimtari të shumta studentore dhe më vonë në angazhime të mirëfillta publike në vijën e asaj që, sot, është realitet që banorët e Malësisë të gëzojnë vetëqeverisjen e plotë lokale. Në këtë kontekst, kryetari i posazgjedhur, falënderoi të gjithë ata  individ, struktura politike dhe shoqata joqeveritare, intelektual dhe verpimtarë të shumtë, që vite me radhë nuk kanë reshtur në angazhimet e veta për të jetësuar idenë e komunës së plotë, si e drejtë elementare për organizimine  jetës së banorëve dhe realizimin e interersave të tyre parësore. Gjeloshaj, me këtë rast në veçanti, falënderoi bashkëvendësit tonë që jetojnë në mërgim për kontributin e dhënë në vazhdimësi në realizimin e kërkesës për komunë të plotë dhe që sot, bashkërisht, të përjetojmë këtë ngjarje historike të konstituimit të pushtetit të plotë vendor, me kompetenca dhe përjegjësi të plota.

Një detaj tjetër, që në kohën e sotme të komunikimit masiv është i një rëndësie të veçantë, është edhe intersimi i madh e mediave, sidomos, që nga dita e mabjtjes së zgjedhjeve dhe gjithnjë deri me konstituimin e Parlamentit dhe zgjedhjen e dy posteve kryesore të pushtetit vendor. Madje, edh para zgjedhjes së kreut të  pushtetit vendor, media të shumta, kanë rezervuar hapësirë të konsiderueshme në faqet apo emsionet e veta për rezultatet e arritura Forumit Shqiptar, mundësitë e formimit të shumicës së nevojshme parlamentare, kolaicionet e mundshme e kështu me radhë. Mirëpo, pasi koalicioni fitues ka në radhët e veta përfaqësues me përvojë në fusha të ndryshme si dhe në bashkëpunim me media, e kanë dëshmuar edhe në këtë fushë gatishmërinë dhe vullnetin për transparencë në punën dhe veprimtarinë publike që i pretë.

Qytetarët e Malësisë, janë në pritje të instalimit të plotë të pushtetit vendor dhe organeve përkatëse për të funksionuar sa më parë me të gjiha kompetencat dhe obligimet ndaj banorëve vendas, pasi edhe nevojat e tyre janë shumë të mëdha. Urojmë që i gjithë ky proces të realizohet me sukses, me zgjidhje adekuate në fusha të ndryshme në të mirën e banorëve dhe duke kultivuar vlerat e njohura në trevën e Tuzit dhe të Malësisë, drejtë arritjes së pikësynimeve të paralajmëruara nga  vetë Gjeloshaj se “Komuna e Tuzit do të jetë shembull për komunat tjera”!

 

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Lulzim Basha për median italiane: Rama bashkëpunëtor i krimit dhe i drogës, të dorëhiqet

March 23, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Në një intervistë për median italiane “Il fatto quotidiano”, kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur për planet dhe betejat e opozitës, bashkëpunimin me LSI-në dhe dorëheqjen e Ramës.

Basha thekson se ai bashkë me opozitën duan që Shqipëria të mos jetë më parajsë e trafikut të drogës dhe trafikimit të parave. Basha është shprehur duke thënë se kjo e tyre nuk është betejë për pushtet.

Nga Giancarlo Padovan

Pyetje: Zoti Basha, ju jeni kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës që, prej më shumë se një muaji e gjysmë, po nxjerr në shesh në Tiranë mijëra njerëz kundër qeverisë Rama. Deri më tani kanë qenë 5 protesta, e fundit të shtunën e kaluar, “njëra nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë e sigurisht më e madhja në këto 6 javë” sipas jush. Pse edhe këtë herë policia përdori gazin lotsjellës?

Basha: Forcat e rendit e përdorën në mënyrë të rrezikshme dhe krejt të pajustifikueshme. Gazi lotsjellës u përdor qysh në fillim prej policisë dhe jo si alternativa e fundit e mundshme. Ekzistojnë pamje që tregojnë sesi gazi lotsjellës është përdorur në mënyrë të qëllimshme nga forcat policore për të dëmtuar protestuesit. Synimi është i qartë, nuk duan që njerëzit, veçanërisht gratë dhe familjarë me fëmijë, të marrin pjesë në protesta.

Pyetje: Nuk besoni se të rreshtoheni përkrah një partie si LSI, e cila për 4 vjet me radhë ka qenë në pushtet fiks me Edi Ramën, i heq disi besueshmërinë protestës tuaj?

Basha: Pozicioni ynë është i qartë. Çdo qytetar, organizatë a formacion politik që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar. Rama ka qenë ministër qysh më 1998-n, është lider i Partisë Socialiste prej 14 vitesh dhe shef i qeverisë prej 6 vitesh. Nën qeverisjen e tij, Shqipëria u shndërrua në një parajsë për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të pista.

Pyetje: Kush e thotë?

Basha:  Në 3 vitet e fundit, sipas Europol-it dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria ka qenë prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i marijuanës për vendet e Bashkimit Evropian, si dhe kryqëzimi kryesor për trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Evropës Perëndimore. Paraja e nxjerrë nga trafiku është përdorur si në aktivitete ekonomike, ashtu edhe në politikë. Fitimet e trafikut të drogës u ricikluan për të kushtëzuar politikën si dhe për të blerë zgjedhjet e 2017-s.

Pyetje: Çfarë kërkoni ekzaktësisht?

Basha: Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij.

Pyetje: Gjithsesi, Edi Rama, në një intervistë për “Fatto”-n ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka një revoltë të popullit, por revoltë të një opozite e cila, “u dërgua në shtëpi, pasi shkatërroi ekonominë dhe zhyti vendin në kënetën e pandëshkueshmërisë”.

Basha: Këto janë deklarata propagandistike, tipike të liderëve autokratë, të cilët mendojnë se po flasin në emër të popullit dhe që çdo kritikë e klasifikojnë si një tentativë për t’u kthyer prapa, në të shkuarën. Në fakt, kemi të bëjmë me një pakënaqësi e mjerim masiv, i cili po mishërohet jo vetëm në protesta e revolta masive, por edhe në një fluks masiv emigrimi. Vetëm gjatë viteve të kësaj qeverisjeje, thuajse 200 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në njërin nga vendet anëtare të BE-së. Para ardhjes së Ramës në pushtet, ky numër ishte më pak se 50 mijë dhe fenomeni i azilkërkimit thuajse po zhdukej.

Pyetje: Nëse do të votohej nesër, cilat janë gjasat që partia juaj të fitonte?

Basha: Kjo e jona nuk është një betejë për pushtet. Po luftojmë që të ketë drejtësi dhe një qeveri për qytetarët. Në këtë betejë besojmë se kemi edhe mbështetjen e shumicës dhe sondazhet e konfirmojnë këtë.

Filed Under: Politikë

Masturbimi i shtrenjtë dhe publik i Rilindjes

March 23, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Gentian Gaba

Kongresi i Partisë Socialiste u shfaq në trajtat që të gjithë prisnin, ato të anti-mitgut, jo i pari për këtë sezon politik. Një shfaqje force, shtrëngim dhëmbësh dhe ekzorcizëm i frikës ndaj krizës që ka kapur vendin, dhe për të cilën përgjegjës të vetëm janë ata që sot farfuritën përballë lyshtrës të mbledhur në Sheshin ‘Nënë Tereza’.

Sigurisht, duhet të këtë pasur qytetarë të thjeshtë dhe socialistë të ndershëm, të cilët i janë i janë përgjigjur instinkteve atavike të përkatësisë partiake. Gjithsesi pjesën e luanit në atë koreografi karrigesh e kryen xhelepexhinjtë, tagrambledhësit, të punësuarit e administratës së zgjeruar të Rilindjes që i’u përgjigjën me vërtik viagrës së pushtetit. Në atë që, sot për sot, mund t’a cilësojmë si masturbimi i shtrenjtë dhe publik i një grupimi politik që kërkon mbijetesën e liderit dhe të privilegjeve që ai i’u siguron.

Një gjest masiv autoerotizmi që me fërkimin e ‘rilindësve’ të nginjur, të ardhur me autobuza nga gjithë Shqipëria, të frymëzuar nga imagjinata ndjellëse e kapjes absolute të çdo centimetri të jetës politike, kërkon të frenojë rrokopujën dyvjeçare të një mazhorance të bollshme në numra, por kurrsesi qeverisëse. Një shesh që kërkon të vetësugjestionohet, nëpërmjet diktaturës së fjalëve të atyre që nga aty deklaruan se janë në “krahun e duhur të historisë”.

Dokrra që kanë forcën për të përçarë dhe për të ngritur në oktavën më të lartë përplasjen politike. Sepse, ata që sot tundnin flamujt dhe më vonë, me urdhër të kryetarit të tyre, telefonat për të shpërndarë në ‘librin e faqeve” propagandën e tij, bien ndesh me një tjetër Shqipëri. Atë që është kthyer në një morg të madh prej vrasjeve të bujshme. Shqipërinë e shndërruar në një fjetore, në të cilën vdekjet kanë kaluar lindjet. Shqipërinë mpakur nga ata qindra mijëra njerëz që u endën këmbadorës larg saj gjatë qeverisjes së Ramës. Të varfëruar nga PPP-të korruptive dhe nga mungesa e investimeve të huaja.

Me Shqipërinë e indinjuar nga krimi i lidhur me pushtetin dhe nga pushteti që riciklohet me dhunën e krimit. Shqipërinë që mbron Teatrin Kombëtar nga shkatërrimi dhe vjedhja e tokës publike. Me Shqipërinë që mbron shtëpitë e rrezikuara nga krimi prej dyzet milion euro i Unazës. Dy vjedhje të qashtra për të cilat delfini i Ramës, Veliaj, deklaroi publikisht dhe paturpësisht se do t’i çojë deri në fund. Kundër kësaj Shqipërie Rama ngriti sot ‘Rilindjen”. E mobilizoi dhe e armatosi me gjepura për të shpërndarë ‘të vërtetën’ që zotohen të kenë nga krahu i tyre. Një gabim historik që i përket gjithë diktatorëve, edhe atyre në tentativë.

I mobilizoi për t’i çuar në luftë kundër bastionit të fundit që ende nuk ka kapur: Mediat e reja. Të cilat jo vetëm kanë hedhur tuç propagandën e Ramës, por pasqyrojnë në mënyrë besnike edhe zezonën që gazetarët e gjithë botës kanë ngritur mbi qeverinë, qysh prej ditës në të cilën opozita dogji mandatet. Ndoshta, përtej fjalimeve, kandidaturave dhe premtimeve, ky është lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme. Frika nga media. Nga mendimi i lirë; i lirë edhe për të gabuar. Frika nga ata që po e nxjerrin cullak. Që e pikturojnë me ‘penelat’ e tyre dhe, jo ato që ai do të donte. Një frikë legjitime pasi, më shumë se kushdo, ua njeh forcën sepse ka ditur t’i përdorë në dobi të pushtetit të tij.

Si për ironi, pikërisht ata që ka anatemuar, karakterizuar dhe përçmuar, do të jenë ndër autorët dhe rrëfyesit e rënies së tij.

Filed Under: Politikë

Fjalimi i Edi Ramës, prelud i Luftës Civile

March 23, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Erl Kodra

Sot mjerimi i Edi Ramës “shkëlqeu”. Në çdo gjest të tij ndjehej dhe kuptohej tmerri që përjetonte së thelli, ndërsa tejkaloi vijën e fundit drejt humnerës. Unë gjithmonë e kam ditur se kush është dhe çfarë përfaqëson Edi Rama, por gjithësesi, vetëm sot ai goditi bash në zemër të bashkëjetesës qytetare;

Edi Rama shkeli vijën e kuqe. Me një gjuhë plot urrejtje dhe zhargon të rëndë për shqiptarët, ai e zyrtarizoi përgjatë fjalës së tij se ai nuk lëvizë asnjë centimetër nga pushteti i blerë, pavarësisht çmimit, qoftë edhe edhe konfilkti civil. Fjalori i ndyrë me të cilin ai sulmoi nominalisht Lulzim Bashën; gazetarët dhe mediat që nuk i nënshtrohen vullnetit të tij suprem; por edhe popullin armik opozitar, sot tejkaloi çdo kufi. Ata që nuk e duan Edi Ramën, sipas Edi Ramës janë armiqtë e popullit, ndërsa “populli i vertetë” ishte ulur në qindra karrige para tij; një lloj populli i kënaqur nga udhëheqësi i shquar i Partisë dhe i shtetit.

Ka diçka të jashtëzakonshme dhe ogurëzezë, që paralajmëron saktësisht se javët dhe muajt që do të vijnë, lehtësisht mund të kthehen në një luftë civile. Fjalori i Edi Ramës e paralajmëron këtë, ndërsa thotë pa iu dridhur qerpiku se do të shembë përdhe shtëpitë e 4000 qyetarëve tek Unaza e Re, për të ndërtuar “Unazën prej floriri” 48 milionëshe. Edi Rama zotohet se do të shembë Teatrin Kombëtar për t’i hapur rrugë përbindëshave prej betoni, sepse ai tashmë e mendon veten të pandalshëm, të papërballueshëm, një lloj Zoti i zbritur në Tokë për të udhëhequr shqiptarët.

Edi Rama as nuk i konsideron mijërat e qytetarëve shqiptarë që janë ngritur kundër tij, ai tashmë është i bindur se haremi i tij i deputetëve në të ashtuquajturin Parlamenti i Shqipërisë do të votojnë gjithçka që ai u vë përpara. Ai e di se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërsa garancitë e fundit ia jep Gjeneral Sandër Lleshaj, një “streteg” mediokër dhe fanatik enverist, i komanduar në krye të Ministrisë së Brendshme.

***

Media kryesore në vend është blerë me kohë, ndërsa mercenarët e tij mediatik vazhdojnë mbështetjen pa kushte. Gjithçka që lejohet të lëvizë nën këtë qiell duhet të ekzistojë në funksion të Edi Ramës, të marrë frymë prej tij, dhe të përçojë frymën e tij. Gjithkush tjetër që nuk i bindet, është armik, është Kadri. Qytetarët e Karrigeve janë të denjë për bekimin e tij, ndërsa ata që nuk i përulen, janë armiqtë e Popullit të Karrigeve.

A nuk është ky preludi i një Lufte Civile?

Rrethanat janë të jashtëzakonshme, ndërsa zemërimi i popullit “armik” ka arritur kulme të reja. Saktësisht, këto janë rrethanat e llojit ku arsyeja e “zakonshme” nuk ka më kuptim, ku ndahet e mira me të keqen, e vërteta me gënjeshtrën. Është ai momenti tragjik që po përjeton çdonjëri prej qindra mijëra qytetarëve që sot protestojnë kundër urisë, vjedhjes, mashtrimit, drogës, krimit dhe mafias në zemër të shtetit. Fjalimet e Edi Ramës janë fyese, denigruese, përçarëse, shantazhuese; ato kullojnë ndyrësi dhe të pëgëra në eter që rëndojnë gjendjen emocionale të shqiptarëve të pamundur.

Në këto kushte ekstreme, zemërimi kthehet në një fuçi baruti.

Partia Demokratike duhet të përkthejë fjalë për fjalë fjalimin e sotëm të Edi Ramës, me zë dhe figurë, me titra, në gjuhët gjermane, franceze dhe angleze. Këtë fjalim duhet ta dërgojnë në të gjitha kancelaritë perëndimore dhe në të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Kjo situatë shpërthyese duhet të demaskohet shpejt dhe fort, jo për të fituar mbi Edi Ramën, por për të shpëtuar vendin. Ata ndërkombëtarë që e kanë mbështetur deri më sot duhet të mënjanohen, ndërsa opozita shqiptare duhet të gjejë rrugë të tjera komunikimi, sepse qendrat vendim marrëse të botës demokratike duhet ta lexojnë gjuhën e tij të drejtëpërdrejtë dhe gjuhën e tij të trupit, qëndrueshmërinë e tij mendore, gadishmërinë e tij për ta zhytur vendin në Luftë Civile. Sot shkenca e psikologjisë dhe mjeksia ka arritur në nivele të tilla sa është në gjendje të përcaktojë saktësisht, vetëm duke analizuar fjalimin e sotëm, se çfarë diagnoze ka Edi Rama, si dhe rrezikun që ai mbartë si njeriu që ka rrëmbyer të gjitha pushtetet në Shqipëri.

Sot, Edi Rama nuk ngjante, por ishte i njëjtë me Adolf Hitler dhe Joseph Goebbels të marrë së bashku, ishte i njëjtë me Benito Mussolinin, Joseph Stalin dhe Enver Hoxha. Edi Rama sonte ngjante shumë me Slobodan Milošević. Fjalimi i sotëm para “Qytetarëve në Karrike” ishte prova. Këtë provë tashmë e njohin gjithë shqiptarët; por këtë provë duhet ta njohin edhe vendet anëtare të NATO-s

Filed Under: Politikë

“Pena e Shkodres 4” promovohet në biblioteken “Marin Barleti”

March 23, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Kozeta Bruçi 

Shqata e Shkrimtareve Shkoder prezantoi sot ne ambjentet e bibliotkes “Marin Barleti” botimin e saj me te ri “Pena e Shkodres”, nje antologji me krijime ne gjini te ndryshme te Letersise.Mori pjese dhe Kryetarja e Bashkise Shkoder Z.Voltana Ademi. 58 shkrimtare jo vetem shkodrane por edhe nga Malesia e Madhe, Mali i Zi, Kosova, diaspora, etj sollen krijimet e tyre me te mira, te cilat pasi kaluan ne “siten” e organizatoreve u botuan ne 450 faqet e ketij libri, i cili perben nje vlere te madhe ne artin jo vetem te qytetit verior. Gegerisht por dhe ne gjuhe standarde, nendialekt por edhe ne te faluren personale, shkrimet e botuara nuk kane pasur barriera. Botimi u financua ne pjesen me te madhe te tij nga intelektualet e mirenjohur me banim ne USA Rush Dragu dhe Lulash Palushaj, si dhe me mbeshtetjen e antaresise se shoqates. Aktivitetin e plote ju do te keni mundesine ta ndiqni ne emisionin “+355 Atdheu” te Albdreams tv ne USA. Shikim te kendshem!

Filed Under: Uncategorized

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

March 2019
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Feb   Apr »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in