ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for March 29, 2019

Influenca ruse dhe mediat e partisë

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Blog-Alias: Jozef Shvjek

Ditët e fundit kazani mediatik ka arritur një pikë të re vlimi pas historisë me agjentë rusë të infiltruar dhe me lidhje të dukshme apo padukshme të lidershipit të PD në Shqipëri me demonin e kudondodhur rus. E gjithë kjo vëmendje në crescendo vjen pasi materialet e shpërndara në media përmbushin pritshmëritë e qeverisë së Edi Ramës për një ndryshim të vëmendjes së publikut. Sigurisht, kjo skemë e pastër është pjesë e kundërfensivës Rama ndaj atij që duket si një kundërshti e gjerë dhe në rritje popullore ndaj qeverisjes së tij.

Detajimet e kësaj çështjeje që nisin me një shkrim të gazetarit Besar Likmeta, dhe që kulmojnë me një shkrim të portalit të majtë amerikan Mother Jones disa muaj më pas po shndërrohen sot në shtizën perfekte që “çunat e Sorosit” i kanë vënë në dispozicion Edi Ramës (apo anasjellas?).

Historia është kjo: Në vitin 2017 PD nënkontraktoi të paktën një kompani për lobim në SHBA (të njëjtën gjë bëri PS dhe LSI). Kompani zotërohej nga Nick Muzin, një republikan i njohur dhe ish shefi i fushatës së Ted Cruz më vonë anëtar i shtabit të fushatës së Presidentit Trump.

1. Ndarja e detyrave!

Disa muaj pas mbarimit të zgjedhjeve në Shqipëri, gazetari Likmeta përmes të dhënave që gjenden fare lehtë online mbi raportet e kompanive të lobimit në SHBA, zbuloi se kompania e nënkontraktuar nga PD në zotërim të Nick Muzin kishte ndryshuar deklarimin. Në deklaratën e re të postuar online, më 22 nëntor 2017, portali superinvestigativ Reporter.al “zbuloi” se sipas Muzin PD nuk ka paguar më 25 mijë USD, por plot 675 mijë USD.

Sipas letrave të publikuara, kompania e Muzin kishte marrë një pagesë tjetër nga kompania Biniata Trade, e regjistruar në Skoci në trajtën e një kompanie offshore. Kjo kompani, sipas deklarimit të ri të Muzin, kishte kontribuar me dy pagesa (150 mijë USD dhe 500 mijë USD).

Akuza kryesore që ngrihet (përtej pompozitetit të një kompanie tjetër që është përdorur) është se PD nuk ka deklaruar shumën e mbi 500 mijë USD të paguar për lobim në KQZ.

Disa muaj pas këtij shkrimi, portali ultra i majtë Mother Jones (mars 2018), botonte një tjetër shkrim me këtë temë (lidhja mes Mother Jones dhe Reporter.al është evidente). Shkrimi argumentonte me indicie të tjera investigimin e saj për kompaninë skoceze Biniata Trade. Mother Jones argumentonte se sipas indicieve të saj kjo kompani zotërohej nga disa rusë (Evgeny Sheremetyev dhe Kostandin Ferulev) të cilët kishin krijuar kompaninë offshore në Skoci ku janë paguar Nick Muzin për llogari të PD.

Akuza kryesore e Mother Jones është se Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ishte kanali përmes të cilit Vladimir Putin dërgonte para për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA. Mother Jones e nënvizon këtë fakt disa herë me radhë ndërsa sjell në vëmendje të publikut disa indicie që vështirë se vërtetohen ose rrëzohen, pra indicie të pambështetura në fakte konkrete. Jo vetëm kaq, por portretizimi i Ramës si një lider vizionar perëndimor dukshëm e kthen në problematik shkrimin investigativ të Mother Jones.

Në fund të shkrimit, gazetarët e “Nënës Xhons” nënvizojnë edhe një herë çështjen kyçe.

Sipas tyre, çështja tanimë është e qartë se “kush i ka sponsorizuar përpjekjet e Muzin për të ndihmuar PD-në” Evidencat sugjerojnë një skenar turbullues; një lidhje klandestine me Rusinë që ka turbulluar Washingtonin në mënyrë që të ndiqet një agjendë e mbuluar në Shqipëri.” Më tej gazetarët shkruajnë se Mueller ka nisur fletë arrestet për 13 agjentë rusë ndërkohë që hetimet po thellohen për të shkruar deri tek njerëzit më pranë Trump që kanë lidhje me Rusinë dhe bashkëpunimin e tyre me Rusinë. Në fund gazetarët e shkrimit argumentojnë “Ky bashkëpunim Biniatta Trade-Shqipëri është një sinjal paralajmërues se lufta e fshehtë politike e Rusisë mund të shkojë më thellë” duke aluduar se Putin ka përdorur vetë Lulzim Bashën për të ndërhyrë direkt në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Duhet pasur parasysh se shkrimi i Mother Jones është shkruar në kulmin e sulmeve dhe konspiracioneve të ngritura ndaj Presidentit Trump. Ky shkrim, siç gjithsekush mund ta lexojë me vëmendje, ngrihet mbi akuzën se Trump dhe njerëzit pranë tij kanë bashkëpunuar me rusët. Sipas akuzave, Nick Muzin (gjithashtu njeri i Trump) ka bashkëpunuar me rusët dhe bashkëpunim faktohet nga kompania Biniata Trade që është e lidhur me dy rusë (sipas shkrimit të Mother Jones).

Qartësisht Mother Jones dhe Reporter.al ndonëse ngrenë akuza ndaj të njëjtit njeri (apo parti), kanë dy pretendime të ndryshme. E para pretendon që FBI po heton një lidhje ruse Muzin-Basha-Putin ndërsa e dyta, pretendon që Basha ka thyer ligjin zgjedhor duke mos deklaruar 650 mijë USD. Kjo e fundit është në fakt edhe ajo çka heton prokuroria e Shqipërisë sot. Ndërsa media, natyrisht e ndihmuar (jo)vullnetarisht nga të dyja mediat e mësipërme, po përzien çështjet nën frymën e dezinformimit publik.

2. Idet e Marsit

Një vit më pas, në prokurorinë e Tiranës rihapet çështja e lobimit për PD-në. Lulzim Basha shkon në prokurori dhe jep përgjigje për pyetjet e tij, në media ai shprehet se “Prokuroria duhet të nxjerrë çfarë FBI ka sjellë”.

Gjithashtu një vit më pas hetimi i Robert Mueller (Prokurorit special për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet në SHBA dhe hetimin e Donald Trump) dorëzon raportin tek Prokurori i Përgjithshëm William Barr. Ky informon kongresin në një letër të gjatë katër faqe, nga ku dilet në dy konkluzione që kanë lidhje me temën tonë; a) Stafi i Donald Trump nuk ka bashkëpunuar me rusët, dhe Donald Trump nuk ka bashkëpunuar me rusët. b) Nuk ka prova që Donald Trump ka penguar drejtësinë në hetimin ndaj tij për këtë çështje.

Shkurt dhe qartë, Nick Muzin (pjesëtar i stafit të Trump) nuk ka bashkëpunuar me rusët gjatë fushatës elektorale apo pas saj.

Gjithsesi në Shqipëri është ngritur një zallamahi. Çështja e rusëve në SHBA (pra çështja e Mother Jones) dhe ajo e hetimit të Prokurorisë së Tiranës për fondet e padeklaruara të PD janë përzier bashkë. Kjo përzierje të kujton çështjen e Gërdecit, ku Berisha junior u përzie me trafikun e armëve të Diverolit, çështje që për ironi të fatit mori drejtim përpara një jave. Duke zbuluar një tjetër dezinformim medaitik të drejtuar dhe krijuar prej të njëjtëve njerëz.

Nga ana tjetër, gjatë gjithë hetimit të tij, prokurori Mueller ka bërë publike të gjitha fletë-arrestet apo dëgjesat në lidhje me çështjen e tij. Tanimë përveç të arrestuarve (për çështje të tjera dhe jo lidhje me Rusinë) janë bërë publike dhe 13 emrat e të huajve që kërkohen në SHBA në lidhje me hetimin për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA nga Rusët.

Kjo do të thotë që nëse emri i asnjë funksionari të lartë të PD nuk është i shkruar aty, atëherë askush nga PD nuk po hetohet nga FBI për këtë çështje.

A ka lidhje Basha me rusët dhe a po heton FBI lidhjen në fjalë? Duke qenë se në Shqipëri institucioni i Prokurorisë funksionon hera herës si një organizëm okult, na duhet të hedhim sytë diku më larg.

Përzierja e çështjeve duket se po krijon frynën e përgjithshme që Lulzim Basha realisht është një njeri i rusëve. Ajo çfarë vlen të theksohet gjithsesi është se Nick Muzin, njeriu i akuzuar që ka marrë paratë ruse nga Mother Jones, sot e kësaj dite është i lirë dhe drejton një kompani tjetër lobimi. Në faqen zyrtare të kompanisë së re të Muzin vërehet se ai e konsideron arritje foton mes Bashës dhe Donald Trump, që ai e ka mundësuar. Për këtë foto, Mother Jones dhe Reporter.al, ngrenë aludimin se Basha ka paguar para nga rusët.

Po në Tiranë?

Akuza e Prokurorisë së Tiranës është se kryetari i PD Lulzim Basha nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer në SHBA, ndërkohë që ai e mohon se ka kryer këtë pagesë. Por, në këtë mes nuk ka as rusë dhe as Putin.

Marsi është një muaj interesant. Sheksprisi shkruan se Çezari u vra në Idet e Marsit, ndërsa ndodhitë e fundit dëshmuan një dështim spektakolar të të gjitha mediave që ngritën konspiracionin Trump-Putin. Duket se gazetaria shqiptare, e cila ka ves autocensurën dhe të cilës i mungon virtyti i përgjegjshmërisë, nuk i ka nxjerrë akoma mësimet e saj. Por, e me gjasë këtu është problemi i disave. Ne presim përgjegjshmëri nga gazetarë dhe media që qartazi kanë të shkruar në ballë parrullën e nënës parti.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Mos e shani Lali Erin

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Pano Soko

Mos e shani Erion Veliajn, sepse i bëni nder. Kushdo që shan personin Erion, thjesht sa bie në kurthin që ai ka përgatitur me aq kujdes.
Ti e shan mashtrues, i bën nder.
Ti e shan manipulator, i bën nder.
Ti e shan hajdut, i bën nder.
Ti e shan gënjeshtar patologjik, i bën nder.
Jo sepse këto nuk janë të vërteta, por kur debati fokusohet kundër individit, është në favor të individit.

Kryetari i Bashkisë duhet vënë para përgjegjësisë të tregojë:

– Ku janë shpenzuar 480 milionë USD që qytetarët i kanë paguar Bashkisë këto 4 vjet?

– Erion Veliaj ka marrë nga qytetarët në formë taksash të rritura dhe taksash të reja, si dhe ka harxhuar 120 milionë USD (pa përfshirë rritjen e çmimit të ujit, vetëm taksa e tarifa) më shumë sesa paraardhësi i tij në katër vjet. Ku i ka shpenzuar këto lekë? Çfarë shërbimesh apo mallrash morën qytetarët më tepër për këto lekë që paguan më tepër?

– Janë paguar 24 milionë USD në 3 vjet si taksë për infrastrukturën arsimore, mjaftueshëm për të ndërtuar minimalisht 48 shkolla të reja? Ku janë shkollat? Ku shkuan këto lekë?

– U rrit çmimi i ujit me 45% me justifikimin se në fund të mandatit gjithë Tirana do të kishte të zgjidhur problemin e ujit, pra do kishte 24 orë ujë dhe do ta kishte të pijshëm. Ndërkohë situata veçse është përkeqësuar që nga 2015 dhe uji ka filluar dhe vjen gjithnjë e më pak, për shkak të ndërtimeve të reja dhe ndërhyrjeve të shtuara në rrjet? Ku shkuan 20 milionë USD që janë mbledhur nga rritja e këtij çmimi? Meqë kushti i rritjes së çmimit (ndërtimi i ujësjellësit të ri) nuk u realizua, a e di Kryetari që në bazë të Kodit Civil, UKT SHA duhet t’ua kthejë lekët mbrapsht qytetarëve, ndërsa Enti Rregullator i Ujit duhet ta anulojë rritjen dhe ta kthejë çmimin aq sa ishte?

– Në Tiranë janë dhënë 390 leje të reja ndërtimi. Janë mbledhur gjithsej rreth 90 milionë USD nga Taksa e ndërhyrjes në Infrastrukturë. Ku kanë shkuar këto lekë? Kush është përmirësimi në infrastrukturë që është bërë me këto 90 milionë USD (ose 90 miliardë lek të vjetra)? Le të na i numërojë të gjitha ndërhyrjet, bashkë me kostot përkatëse.

– Bashkia sapo ka tenderuar riparimin e 600 metrave Bulevard për afërsisht 6 milionë Euro. A mund të na i detajojë se çfarë do të blehen konkretisht në detaje, preventivin me çmimet përkatëse sesi doli në shifrën 6 milionë Euro? Normalisht riparimi i 600 metrave Bulevard bashke me ndërhyrjet e tjera në dy mini-sheshet anësore (të vetmet ku mund të ndërhyet) ka kushtuar në të shkuarën jo më shumë se 300 mijë Euro. Pse kjo rritje 20-fish?

– Kryetari, në fushatë elektorale, premtoi zero ndërtime në mamdatin e parë, ndërkohë që deri tani (3 muaj para zgjedhjeve) ka dhënë më shumë leje se çdokush tjetër në atë post, duke kolapsuar jetën urbane në qytet si dhe duke dëmtuar financiarisht dhe sociologjikisht, në mënyrë të pariparueshme, jetët e qindra mijra qytetarëve. A e di që kjo konsiderohet shpërdorim detyre dhe është vepër penale?

Cili person duhet të përgjigjet penalisht nga administrata aktuale për dëmin që iu është shkaktuar qytetarëve?

Këto, dhe të tjera që për momentin s’më vijnë në mend, janë të vetmet fjali që duhet t’i drejtohen Kryetarit të Bashkisë.

Nëse i thua mashtrues, hajdut, i pafytyrë, i lig, thjesht e shpëton atë, sepse e çon topin në fushën e tij të preferuar, me armët e tij të preferuara.

Madje ai, njëlloj si eprori i tij, duke ditur impulsivitetin si instikt shumë i fortë njerëzor, e bëjnë veten kastile të duken të tillë, që të tjerët të harrojnë problemet e sipërpërmendura dhe të merren me ta personalisht. Dhe aty, në atë nivel, ata fitojnë gjithmonë, sepse e trajtojnë si: -“Ja po flasin këta që na kanë inat ne personalisht, sepse s’kanë ç’ka thonë për punën tonë. Prandaj na shajnë personalisht.”

E di që është e vështirë që të mbash veten përballë instiktit. Edhe vetë personalisht, e kam parë veten të bie prè e kurthit të tij, duke u marrë shpeshherë me Erionin si njeri. E di, ta sjell në majë të hundës dhe është e vështirë të përmbahesh. Por është gabim. Kështu i bëjmë veçse nder.

Ku janë lekët, kjo është ajo që duhet të pyesim. Individi Erion është i nënës dhe gruas së vet, lekët janë tonat. Ne me ato duhet të merremi.

Filed Under: Uncategorized

SHBA mesazh shqiptarëve: Qeveria e Edi Ramës është e korruptuar në çdo nivel dhe e kapur nga kokat e drogës

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Uashingtoni shkallmon qeverinë Rama, e shpall më të korruptuarën në Evropë dhe i hedh poshtë propagandën mafioze, sipas DASH qeveria nuk merret më me hashashin, por vetëm me drogërat e forta. A do ta shpallë Rama kazan edhe DASH?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë në konkluzionin se qeveria e Edi Ramës është e korruptuar në çdo nivel, duke iu dhënë një mesazh të qartë shqiptarëve se nuk po qeverisen, por po plaçkiten nga një bandë me tipare mafioze dhe të korruptuar deri në palcë. Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e radhës për Shqipërinë ka konfirmuar atë që ‘Pamfleti’ ka denoncuar prej muajsh, se Edi Rama drejton qeverinë më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Nga 250 milionë euro që vidheshin mesatarisht në vit, qeveria e Edi Ramës e ka çuar këtë shifër vjedhjeje në 1.7 miliardë euro në vit. Së dyti, në raport thuhet se kokat e trafiqeve, që kanë kapur qeverinë e krimbur nga korrupsioni, nuk merren më më hashash, por me drogërat e forta.Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se nga kapja e qeverisë nga korrupsioni, po bëjnë festë kokat e trafikut të drogës. Në raportin e DASH thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar. Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. Mbetet për t’u parë nëse Edi Rama do ta shpallë kazan edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Evropë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. “Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi”. Sipas propagandës së qeverisë, historia e hashashit ka mbaruar. Por, kjo propagandë synon të fshehë aktivitetin e kokave të drogës në një tjetër nivel. Ata po merren vetëm më drogërat e forta, ku fitimi është shumë i lartë. Një pjesë e parave shkojnë për të korruptuar degët e qeverisjes

 

SHBA “nxin” Edi Ramën: Shqipëria e zhytur në korrupsion, burim i pastrimit të parave, trafikut të kokainës dhe heroinës

Korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar

Departamenti amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve.

Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.

Në këtë raport që mbulon vitin 2018, Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.

Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhet në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian.

Sipas raportit, roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Europë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. “Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi.”

Në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Sipas raportit, përpjekjet për të çrrënjosur kanabisin dhe ndjekur penalisht kultivuesit e tij kanë qenë të gjera, por jo kudo njëlloj, dhe ndërhyrja në infrastrukturën e trafikimit të drogës që është krijuar gjatë dy dekadave përbën një sfidë.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

PASTRIMI I PARAVE

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Reformat e fundit në drejtësi, verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion dhe për lidhjet me krimin e organizuar si dhe krijimi i një task-force policore që synon aktivitetet e krimit të organizuar, thuhet në raport, kanë krijuar një trajektore pozitive që Shqipëria të trajtojë çështjen e pastrimit të parave dhe të krimeve financiare.

Megjithatë, përfundon raporti i DASH, korrupsioni i përhapur përbën një sfidë për zgjidhjen e tyre.

Raporti vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, i kërkuar nga Kongresi dhe i ndarë në dy vëllime, vlerëson përpjekjet e qeverive të huaja për të reduktuar prodhimin, trafikimin dhe përdorimin ilegal të drogës, si dhe punën e tyre për të luftuar pastrimin e parave që lidhen me trafikimin e drogës.

Raporti nisi të botohej në vitin 1986 dhe publikimi i tanishëm mbulon vitin kalendarik 2018./VOA

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Edi Rama nuk i lëshon dot “bilalët” e Shqipërisë

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Bilal Shehu është një shqiptaro-amerikan deri pak kohë krejt i panjohur për këdo, por që u bë botërisht i famshëm në vitin 2016, pasi u dënua në SHBA me burg për një konspiracion për të dhunuar ligjet amerikane.

Që Edi Rama të bënte një fotografi me Barack Obamën për ta përdorur në fushatën zgjedhore të vitit 2013, ai së bashku me shoferin e taksisë Bilal Shehu, dhe një greko-amerikan të quajtur Uilliam Argeros thurën dhe ekzekutuan një operacion të fshehtë qarkullimi parash, përmes disa dërgesave të njëpasnjëshme në dia vende të ndryshme për t’i dhuruar në fund në fushatën e Obamës në vitin 2012.

Me anë të këtij konspiracioni ata dhuruan për fushatën e Obamës një herë $75 mijë dhe një herë tjetër $100 mijë të ardhura nga Shqipëria, me gjasa të paguar nga biznesmenë të afërt me Edi Ramën.

Financimi nga burime të huaja i fushatave politike në SHBA është krim federal. Bilal Shehu ishte i vetmi nënshtetas amerikan në konspiracion dhe u dënua pasi pranoi krimin.

Hetimi amerikan vertetoi faktin, që u përcoll nga të gjitha mediat ndërkombëtare, se Edi Rama ishte bashkëfajtor dhe përfituesi kryesor i krimit për të cilin Bilal Shehu sot është në një burg federal.

Në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama ky lajm u kalua pa shumë bujë. Për të nuk u bënë reportazhe, dokumentarë, lajme kryesore dhe nuk u revoltuan intelektualët e qëmtuar të Tiranës. Kurse kalorësit socialistë që këto ditë po ulërasin me shpatë në dorë për drejtësi, atehere ishin pula të lagura dhe të strukura.

Prokuroria nuk e hetoi fare për këtë krim, që me gjasa përfshinte edhe pastrim parash të ardhura nga aktivitete të paligjshme. Ajo nuk çoi letër porosi dhe nuk verifikoi asgjë. Madje nuk foli fare.

Nuk u shqetësuan as oficerët e FBI-së që kanë ardhur në Tiranë për të na mësuar dhe ndihmuar si të luftojmë krimin dhe korrupsionin.

Të gjithë heshtën. Omerta. Sikundër të gjithë, përfshirë dhe më dashamirësit e kanë të qartë se Edi Ramës nuk ja solli votat fotografia me Barak Obamën, por ca të tjerë që më mirë se presidentët e Amerikës njohin telefilmat me mafiozë dhe banditë.

Ndërsa Bilali i shkretë bëri burg për një foto, disa të panjohur të tjerë janë ata që mbajnë peng qeverinë me skandalet milionëshe për të cilat sërish “të gjithë” heshtin. Një prej shumë këtyre është Avjol Dobi, krejtësisht i panjohur për publikun, ndërsa e vetmja gjë që mund të gjesh për të në Google është fakti që ai është në kërkim pasi ka fallsifikuar dokumentat amerikane të kompanisë DH Albania. Me këto dokumenta ai fitoi tenderin për rindërtimin e disa qindra metrave të Unazës së Madhe, plot 18 milionë euro, dhe një tjetër për ndërtimin e një linje të tensionit të lartë plot 12 milionë euro.

Megjithatë emri i tij është zhdukur nga publiku, prokuroria nuk informon se c’po ndodh me hetimet, as se çfarë informacioni ka kërkuar në Amerikë.

Sikur të mos ishte protesta e banorëve të Astirit, pakkush do të hetonte dhe do të merrej vesh një abuzim kaq flagrant, për të cilin sot heshtin të gjithë, nga Kryeministri tek ata që duhet të hetojnë.

Këta të fundit, në një heshtje karakterizuese të vitit të fundit dhe duke u ankuar vazhdimisht për sulme nga politika, në fakt në një nga herët e vetme që kanë reaguar është rasti i hetimit për kryetarin e opozitës.

Bëhet fjalë për çështjen e lidhur me financimin e një kompanie lobimi në SHBA, vendin që duket bashkëpunues me Prokurorinë e Përgjithshme për çështjen e Lulzim Bashës, ashtu sikundër ka hapur hetime edhe për rastin e abuzimit në tenderin e Unazës së Madhe.

Por nëse SHBA kanë të njejtin standard edhe kur bëhet fjalë për një shtetas që falsifikon dokumentat edhe për kryetarin e opozitës shqiptare, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka të njëjtën metodë pune. Që gjithsesi duket të jetë dhe problemi më pak shqetësues në kushtet kur hetimi i nisur për Lulzim Bashën merr përmasa të mëdha duke u vendosur në kontekstin e krizës politike në Shqipëri.

Në një histori që për herë të parë e botoi revista amerikane Mother Jones, një shqiptar i zakonshëm duhet të mundohej shumë të kuptonte se si transaksionet e ndërlikuara financiare kishin ndihmuar PD të paguante një kompani lobimi në SHBA. Me shumë mundim dhe përpjekje makineria e propagandës qeveritare i mëshon prej ditësh kësaj ngjarjeje, thirrjes së Lulzim Bashës në prokurori dhe teorive konspirative që lidhin drejtuesit e PD me segmente spiunazhi.

Pas rrezikut të “invazionit të spiunëve rusë”, kjo e Lulzim Bashës duket të jetë akti i dytë i përfshirjes së opozitës me “segmente” që nuk ja duan të mirën Shqipërisë. Akt që qartas është ideuar dhe sponsorizuar nga ata që ende nuk arrijnë dot të artikulojnë qartë emrin e drejtuesve të kompanisë që ka fituar 18 milionë euro me letra të falsifikuara.

Pa dyshim që Lulzim Basha duhet të hetohet deri në fund për transaksionet financiare të bëra gjatë fushatës elektorale të vitit 2017. Bashkëpunimi i tij, me gjithë rezervat për mënyrën si funksionon prokuroria, tregon se ndoshta ai do t’i shkojë deri në fund këtij procesi. Që ndoshta është një mësim i mirë për opozitën dhe mënyrën si e ndërton platformën për një fushatë elektorale dhe fondet e përdorura në të.

Sikundër është një mënyrë për të kuptuar se në Shqipëri “heshtin” për një vjedhje 30 milionë euro, por ngrenë një legjendë të tërë, sponsorizojnë investigime për mënyrën se si i ka bërë transaksionet financiare partia e opozitës duke na mësuar me idenë se standardi i dyfishtë është mënyra më e zakonshme e funksionimit të ligjit në Shqipëri.

Kjo për mendimin tim mbetet sfida më e fortë e opozitës shqiptare që duhet të kuptojë se besimi tek shqiptarët rikthehet vetëm nëse njerëzit binden se nuk do të ketë më standarte të dyfishta. Se makineria e propagandës që funksionon dhe nuk ka mëshirë për kundërshtarët politikë, që përdor cdo instrument të huazuar nga ish sigurimi i shtetit, që nga “agjitacioni e propaganda” tek sulmet e ulëta personale dhe familjare, nuk mundet dhe nuk duhet të jetë modeli i qeverisjes së re. Mbi të gjitha, opozita duhet të jetë e qartë se nuk duhet të ketë ndërrim të “padronëve” të kësaj makinerie propaganda, por shembje të sistemit dhe ringritje të vlerave.

Kjo është një nga kauzat kryesore që i jep shpresë një shoqërie që në tymnajën e sajesave dhe legjendave të sponsorizura për spinazh rus, të kuptojë se ndërkohë abuzimet dhe vjedhjet e parave publike bëhen në mes të ditës dhe askush jo vetëm nuk heton për to, por në pjesën më të madhe të rasteve as nuk i përmendin.

Që kur hetimet e prokurorisë përqendrohen tek kompanitë lobuese dhe asnjë pikë e energjisë hetimore nuk shkon për kontratat dhe koncesionet dhjetëra e qindra milionëshe që u jepen personave dhe kompanive anonime; apo tek politikanët që bëjnë pazare votash me krimin e organizuar; apo tek kryepolicët që bashkëpunojnë me malavitën; apo kullat me paratë e pista që shtohen nga një përditë.

Këto janë qartas hallet e një Kryeministri, që me fantazinë e mbetur ende tek filmat komunistë, tashmë prodhon armiq dhe agjentura ruse, ndërkohë që “bilalët” e Shqipërisë vështirë se do të jenë të gatshëm të bëjnë burg për hesap të tij.

Sepse nuk duhet shumë për të kuptuar që pasunarët e “rilindjes” tashmë kanë hallin e tyre më shumë se atë të Edi Ramës.

Filed Under: Politikë

SHBA/30 vjet nga “Greva politike e urise në Detroit” kundër Jugosllavise.

March 29, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Rush Dragu – 30 vjet me pare,emigracioni shqiptar nga Malesia e Madhe nen Malin e Zi në shtetin e Michiganit ka organizuar një greve urie kunder reprezaljeve te makinerise ushtarake serbe kunder popullsise shqipatre ne Kosove në tokat  e veta,në shtepiat e veta,në te drejtat e tyre ligjore,njerzore,para botes dhe zotit.Malesoret e merguar në SHBA-se kane nje kontribut te gjate dhe te madh në çeshtjen shqiptare e në veçanti ate kosovare. Jo vetem greva e sukseshme e urise qe beri te terheqin vemendjen e senatorve amerikan dhe kogresit por edhe kontributet e medha financiare në ndihme te Luftes Çlirimtare te Kosoves dhe pjesmarrja aktive në çeshtjet e medha kombetare në administraten e SHBA-se

Në statusin e vet Luke Junçaj,pjesmarres në greven e urise ka postuar me kete rast shkrimin.Ai gjithashtu ka sjelle dokumenta te kohes.

 

Luke Junçaj -Sot eshte 30 vjetori i fidhimit te Greves se Urise, protestes me te madhe dhe me te sukseseshme ne kolonin shqipetare te Michiganit. Kjo demonstrate qe zgjati 7 dite ishte e para e ketij dhoji ne SHBA e organizuar nga Gjok Martini, Prof. Alex Efthimiu, Rrok Dedvukaj, Rrustem Dinosha, Dode Nicaj, Dr. Prenke Ivezaj dhe te tjere. Ideatore ishte Rrok Dedvukaj. Ne greve fillimisht ishim 21 veta por per shkaqe shendetesore disa u desht te dilnin nga greva, kurse ne fund mbas shtate diteve mbetem 18 veta.
Ata ishin:
Zef Dedvukaj
Pjeter Ivezaj
Tom Gjokaj
Luke Juncaj
Rrok Gjelaj
Zef Kalaj
Zeke Ivezaj
Kol Gojcaj
Ded Gojcaj 
Rrustem Dinosha
Hajdar Nikaj
Rrustem Gacaferri
Katrina Dedvukaj
Luigj Shkreli
Tush Marniku
Nikoll Tomaj
Husein Nikaj 
Kole Nicaj
Fran Dedvukaj
Gjeto Berishaj
Gjelosh Kalaj
Kjo Greve zgjati plot nji jave nga 28 Marsi gjer me 4 Prill para nderteses federale John McNamara ne Detroit ku ne mbeshtetje te grevisteve kryesishte Malesore dolen me mijera protestuas qe asniher me pare nuk kishin marre pjese ne protesta anti Jugosllave. Aty protestohej 24 ore ne dite dhe njerzit vinin e shkonin tere kohen. Objektiva jone e vetme ishte qe senatoret e shtetit Michigan te asaj kohe Don Reagle dhe Karl Levin se bashku me Senatin Amerikan te benin presion ndaj Serbise qe i ishte turrur Kosoves me gjithe makinerine e saj vrastare. Kjo proteste ishte grushti I dyti i Malesoreve qe nakautoi Pro-jugosllavet mbas rastit te Pjeter Ivezaj. ( Statusi : https://www.facebook.com/luke.juncaj?__tn__=%2CdlC-R-R&eid=ARC3csJsB5pFCHKcqmiNGrMKtI06_bvDJYwmb1990JT4xl69pUVksd39JwGW4JJbzzXkf80yTbvsM6m8&hc_ref=ARSpgYcVthVI4gVxsrN6QRbfv4RnkUcOQearRaL_sp1nYUoX-dIW3U_q2c4KFOaC9_I)

Filed Under: Uncategorized

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

March 2019
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Feb   Apr »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in