ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for April 2019

Bien mitet e dietologëve, sheqeri në fruta nuk është i dëmshëm

April 28, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga: Carrie Dennett – Gjatë muajve të fundit, kolegët e mi dietologë dhe unë gjithashtu, kemi ndeshur shumë njerëz të cilët mendojnë se sheqeri në fruta është i dëmshëm. Çfarë ndodh në të vërtetë? Kam parë edhe listën e dietave në Internet dhe ajo që ndodh dhe që është kthyer në kulturën e dietës moderne, specifikon se shumë fruta nuk janë dietikë për shkak të sheqerit që përmbajnë. Kishte një kohë, kur pretendohej se frutat ishin ndër ushqimet më të shëndetshëm për njeriun. Sot, shumë njerëz janë të shqetësuar se frutat përmbajnë shumë sheqer dhe kalori.

Një paciente, para disa kohësh, më tha se nuk konsumonte të gjithë frutat, përveç boronicave, për shkak se ajo kishte lexuar në internet se boronica ishte i vetmi frut që nuk përmbante shumë sheqer, edhe pse ajo nuk e pëlqente këtë frutë. Është shumë e vërtetë se frutat përmbajnë sheqer, por ana pozitive është se sheqeri është natyral. Kur hani një mollë, një dardhë, ose disa manaferra, sheqeri i tyre vjen i mbështjellë në një paketë të pasur me fibra, të pasur me ujë, dhe me lëndë ushqyese. Kjo fibër ngadalëson çlirimin e sheqerit natyror të frutave në qarkullimin e gjakut, veçanërisht nëse ju hani frutin tuaj si pjesë e një vakt apo meze të lehtë që përmban proteina dhe yndyra të shëndetshme.

Frutat mund të nënkuptojnë përfitimin e disa ushqyesve kryesorë. Shumë fruta janë të pasura jo vetëm në vitamina dhe minerale, por edhe në phytochemicals(janë kompozime kimike të prodhuara nga bimët) , dhe që kanë një shumëllojshmëri përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë forcimin e shëndetit kardiovaskular dhe parandalimin e kancerit. Mollët dhe portokajtë janë të pasur me phytochemicals.
Disa nga pacientët e mi kanë miratuar rregullin vetëm për boronicat për shkak të hulumtimeve paraprake në dietën e MIND – një kombinim i dietës mesdhetare dhe dietës DASH. Disa hulumtime zbuluan një lidhje se konsumimi i boronicave ul rrezikun e sëmundjes Alzheimer – ndoshta sepse boronica janë të pasura me një lloj phytochemical quajtur anthocyanins. Po ashtu edhe frutat e tjera zvogëlojnë rrezikun e Alzheimer-it – por informacioni është shtrembëruar disi për t’i bërë pacientët të mendojnë se duhet të shmangin të gjitha frutat përveç manave.

Kjo është për të ardhur keq, sepse edhe nëse hulumtimet klinike në vazhdim konfirmojnë se frutat jo të thatë nuk ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes Alzheimer, një frutë i tillë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të tjera kronike, të cilat do të donim të shmangnim. Për shembull, një studim i publikuar në Journal of the Academy of Nutrition, zbuloi se marrja e moderuar e frutave ishte e lidhur me reduktimin e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, diabetit të Tipit 2, disa kancereve dhe kushteve të tjera kronike shëndetësore.

Frika për mbetjet e pesticideve në fruta gjithashtu ka bërë që disa njerëz të jenë të kujdesshëm kur vjen puna tek konsumi i frutave joorganikë, megjithëse bujqësia organike përdor pesticide të aprovuara.

Filed Under: Bota

Çfarë e bashkon Bindjen Demokratike me Ramën

April 27, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Enton Abilekaj  Nuk është asnjëherë koha e duhur për të bërë një parti të re. Sidomos në opozitë. Që me themelimin e pluralizmit ka qenë kështu. Dhe vazhdon të jetë për të evidentuar terrenin jodemorkatik që kanë krijuar forcat e mëdha.

Konflikti i përhershëm, tensioni politik konstant, i ndan kampet, jo në konkurrentë apo kundërshtarë, por në miq dhe armiq. Në këto kushte, ata që largohen nga partia nuk janë alternativë por tradhëtarë.

Kështu po ndodh edhe me Astrit Patozin dhe Bindjen Demokratike.

Një fraksion i PD-së që u shpall “tradhëtarë” sapo u shkëput për të bërë partinë. Njësoj do të quheshin edhe një vit më parë edhe një vit më pas.

Beteja e ashpër politike, krijimi i konfliktit permanent që përdoret për të konsoliduar pozitat kryetari i partisë humbëse të zgjedhjeve, shkakton efekte që nuk mund të quhen anësore.

Dëmton terrenin ekonomik, tremb biznesin, largon investitorët dhe gjithashtu shkatërron florën dhe faunën demokratike. Partitë jashtë llogoreve të të mëdhenjve dalin nga loja, askush nuk mund të dëgjojë zërat që flasin në zhurmën e luftës.

“Koha e duhur” nuk ekziston si koncept në këto kushte. Ajo që e bën Bindjen Demokratike të shihet si bashkëpunëtore e Ramës, është regjistrimi në zgjedhje. Gjykata veproi më shpejt se herët e tjera për regjistrimin e BD, por kjo mund të shndërrohet në akuzë nëse nuk do të shoqërohej me regjistrimin në zgjedhje me procedura të paprecedenta.

Një regjistrim që ndalohet nga neni 64 i Kodit Zgjedhor dhe nga neni 15 i Ligjit për partitë Politike vetëm për të futur në zgjedhje një forcë opozitare, në kohën kur opozita zyrtare refuzoi të regjistrohej.

I përndjekur ende pa u themeluar “Bindja” nga akuza për shërbim ndaj Ramës, Patozi po mundohet të nxjerrë si alibi gjithë gabimet e Bashës që favorizuan Ramën në zgjedhjet e përgjithshme.

Në fakt, qëndrimi i Patozit pro pjesëmarrjes në zgjedhje, ka qenë i tillë edhe në 2017.

Marrëveshja e Bashës i dha të drejtë, por ajo që ndodhi nuk i dha të drejtë as atij dhe as Bashës. Zgjedhjet e 25 qershorit ishin prova e pakundërshtueshme se pjesëmarrja në zgjedhje të paravendosura nuk e zgjidh problemin, por e agravon atë.

Me këtë përvojë të hidhur, opozita nuk guxon sot të hyjë në zgjedhjet lokale me gjithë presionin ndërkombëtar, ndërsa Patozi ka vendosur të hyjë.

Një vendim i kompromentuar, jo vetëm nga përvoja e 2 viteve më parë, por edhe nga momenti i zgjedhur kur opozita vendosi të mos regjistrohej, si zëvendësues i PD-së.

Të gjitha këto, përballë interesit të publikut mund të harroheshin, por pikërisht ky debat e ndan shoqërinë më shumë se politika. Ata që mendojnë se zgjedhjet mund të rregullohen duke ndryshuar Kodin Zgjedhor përballë atyre që mendojnë se pa vullnet politik, pa u krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kutitë e votimit nuk do të nxjerrin fitues, por vetëm humbës.

Zgjedhjet e përgjithshme janë shumë të freskëta për t’u harruar. Ato janë shkaku i kësaj krize, ato, jo vetëm e nxorën opozitën nga sistemi, por i dhanë maxhorancës së Edi Ramës fuqinë për të mos u trembur nga dita e Gjykimit, nga vota e njerëzve të pakënaqur dhe të qeverisë akoma më keq, ta personalizojë pushtetin dhe ta ekstremizojë abuzimin.

Çdo dalje në zgjedhje në këto kushte, vetëm sa legjitimon abuzimin, krizën politike dhe ekonomike, largimin masiv të shqiptarëve të zhgënjyer.

Megjithëse opozita nuk ka asnjë projekt se si do të realizohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme, se si do të dilet nga ky qerthull, konstatimi i problemit e bashkon me shumicën, me ata që mendojnë se nuk mund të vazhdohet me farsën zgjedhore që pjell maxhoranca arrogante dhe të korruptuara.

Duke u futur në zgjedhje, Bindja Demokratike u rreshtua me ata që duan ta mbulojnë problemin me disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, me ata që mendojnë se zgjidhja bëhet me pak make up, me fasadën e bërë gati nga Edi Rama.

Nëse ai do të rreshtohej me kërkesën për zgjedhje të lira dhe nuk do të hynte në zgjedhje me nxitim, edhe pa u bashkuar me frontin opozitar, atëherë askush nuk do të mund ta akuzonte as për kohën as për vendin e gabuar. Patozi mund të jetë kundërshtari më i madh i Edi Ramës, por me regjistrimin në zgjedhje, i shërben vetëm atij. BURIMI dosja.al

Filed Under: Uncategorized

Komediani që nuk u bë dot kurrë Kryeministër

April 27, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Enton Abilekaj Ditë shiu. Njerëz me çadra dhe pa çadra larmojnë në sheshin e Elbasanit, ku një folës me xhup jeshil, me mikrofon në dorë sundon skenën me mjeshtrinë e një Showman-i.

Qeshin, duartrokasin. Ai e ndërpret fjalën për t’i respektuar ata që po e adhurojnë.

Pastaj rifillon me batutë që të shtojë të qeshurat dhe duartrokitjet, por asgjë.

Nuk qëlloi këtë herë, hidhet me vrap tek serioziteti që të justifikojë dështimin.

Kur të qeshurat rifillojnë, në fytyrën e tij rikthehet shprehja e vetëbesimit; pak buzëqeshje ironike, lëvizje e pakontrolluar e syve dhe një ngacmim më dikë nga turma.

Performancë e pakrahasueshme. Një “One Man Show” apo “Stand up Comedy” që, megjithëse sundon me hir dhe me pahir sheshet e qyteteve prej 6 vjetësh, ka ende pjesëmarrje, vëmendje dhe ndjekës.

Nuk është një komedian mediokër që tenton të shkojë në krye të shtetit, është një kryetar qeverie që kërkon të shkojë në krye të Komedisë.

E çuditshme, e rrallë, por e vërtetë. ..

Nuk është çudi që ata njerëz që nuk përfitojnë dot nga 3 ditët e pushimit për t’u larguar në fundjavë, nuk kanë para për të dalë as gjysmë dite nga qyteti, nuk kanë as kinema as teatër as estradë, dynden aty për tu englendisur falas me shfaqjen e njeriut më të ngeshëm të këtij vendi, Edi Ramës.

Ne dhe ata janë personazhet kryesore të spektaklit të humorit në shesh.

Personazhi “ne” është pozitiv, personazhi “ata” është negativ.

Ndonjëherë personazhi pozitiv ndërron emër, “ne” bëhet “unë”, negativët mbeten “ata”.

Ndërsa ai flet dhe përpiqet që me aftësinë e kufizuar për të bërë humor të bindë njerëzit, mendja të shkon vite më parë, atëherë kur ky komedian në tentativë, ishte në ditët më të zeza politike.

Ishte viti 2011, kur botonte librin “Kurban”.

Sapo i kishin marrë me procedurë fitoren e Bashkisë së Tiranës, miku dhe mentori i tij Koço Kokëdhima po e quante publikisht të paaftë për të ardhur në pushtet, ndërsa glorifikonte kundërshtarin e tij të majtë, Ilir Metën.

Megjithëse nuk ishte fajtor për situatën, nuk ishte vetëm Kokëdhima që mendonte se ai nuk do të arrinte të bëhej kurrë Kryeministër.

Ishte një dyshim i përhapur që iu shndërrua në presion dhe më pas në obsesion. Derisa u dorëzua, ndërmjetësoi me Ilir Metën, firmosi marrëveshjen e 1 prillit dhe ardhi në pushtet.

Dukej si bast i fituar, përkundër skeptikëve, Edi Rama do të bëhej kryeministër.

Fiks 6 vjet e 26 ditë pas 1 prillit të famshëm, aty në shesh, ai vetë, po aq i gjatë, pak më i moshuar – jo domosdoshmërisht më i pjekur, ka njoftuar një takim si Kryeministër.

Shoqërohet me gardën si Kryeministër, me makinat shtetërore si Kryeministër, me televizionin që paguhet me taksat e shqiptarëve si Kryeministër, me drejtorët rajonalë që e rrethojnë si Kryeministër.

I ka të gjitha që i duhen për t’u quajtur Kryeministër, përveç punës, mendimit dhe komunikimit.

Në mes të sheshit, përballë kamerave, është ai që i ndan njerëzit në “ne” dhe “ata”, shan kundërshtarët, deputetë, pedagogë, student, votues.

Stigmatizon jetën personale të gjithkujt që e kundërshton apo e kritikon.

Kur flet për krizën politike thotë “Artisti dhe Fallxhorja të rrinë jashtë zgjedhjeve, ne do fitojmë 61 bashki.”

Kur flet për shqiptarët që largohen thotë “Do bëjmë aeroportin që të vijnë çunat e Kukësit nga Londra sa më shpesh”. E ka fjalën për ata çunat që ikin 16 vjeç për t’u rekrutuar nga bandat e shpërndarjes së drogës dhe përfundojnë në burg me jetë të shkatërruar.

Kur flet për krizën ekonomike në një qytet të mjeruar ku të rinjtë ikin ose u dorëzohen bandave lokale për të mbijetuar, thotë që “Belshi me turizmin do rregullojë Elbasanin”.

(Aty gjen rastin të bëj humor me gropat e rrugës që ka rregulluar: Erjon Braçe do humbiste në ato gropa).

Kur flet për krimin që sundon qytetin, premton se do ta luftojë në të ardhmen, ndërsa ka 6 vjet që e stimulon me para dhe pushtet. Për ndotjen nuk flet se ka çuar inceneratorin klientelist për ta helmuar përfundimisht zonën.

Ai që flet në mes të sheshit, është një njeri që ka 6 vjet në pushtet, por asnjë ditë nuk u bë dot Kryeministër. Nuk foli asnjëherë për të gjithë shqiptarët, taksat e të cilëve i administron prej 6 vjetësh. Që kur mori pushtetin deri sot, vazhdon t’i ndajë shqiptarët në “ne” dhe “ata”. Me stilin e një komediani që nuk u bë dot Kryeministër.  BURIMI dosja.al

Filed Under: Politikë

Me poeten Luljeta Lleshanaku

April 27, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Moza Boletini
SHBA, Prill 2019
Shkrimtarja dhe poetja shqiptare Luljeta Lleshanaku, sot është një ndër të nominuarat për Çmimin e madh “Griffin” 2019 në Kanada. Krijimtaria e saj e fundit në poezi titulluar “Negative Space” përkthyer nga Ani Gjika, është botur në anglisht në SHBA dhe Angli dhe është një ndër nominueset e këtij çmimi mes katër autoreve të tjerë.
Pas komunikimit me poeten LLeshanaku, mësova se ky Çmim do të ndahet më datë 6 Qershor, 2019, në Kanada.
Çmimi është themeluar në Kanada nga filantropisti Scott Griffin dhe ndahet çdo vit për kategoritë e poezive ndërkombëtare përkthyer edhe në anglisht.
Ja si është shprehur Juria e çmimit “Griffin” për përmbledhjen në poezi të Luljeta Lleshanakut: “Negative Space” i Luljeta Lleshanakut sjell një vështrim të rrallë tek poezia shqiptare bashkëkohore. Rrjedhshëm e me saktësi të mrehtë edhe Ani Gjika, e cila është edhe vetë poete ka arritur të paraqesë në anglisht jo vetëm poezitë e Negative Space, por edhe atmosferën e ngrysur që zotëron gjatë gjithë librit, një ndjenjësi e thellë e përkohëshme që është pasojë e së jetuarit nën presionin e ashpër politik. Duke hapur portën e traumës – theksojne ata – ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent. Me ngjarjet e përshkruara nxjerrin në dritë realitetin e një njeriu të përbashëkt duke rikthyer dinjitetin njerëzor. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna poezia e Luljeta Lleshanakut është përherë trazuese, por edhe qetësuese për ne banorët e saj. Këto poezi shton juria janë poezi të esencës dhe imagjinatës, që e vendosin poeten shqiptare afër poetëve të mëdhenj të Europës Qëndrore dhe Lindore të Shekullit të 20-tē.
Luljeta Lleshanaku rrjedh nga një familje që ka përjetuar dramën e egër të rregjimit komunist në Shqipëri, aktualisht punon në Tiranë – Drejtore e Institutit mbi Studimet e Genocidin Komunist në Shqipëri.
Isha prezent në promovimin e “Negative Space” që u mbajt në New York dhe pata rast të bisedoj nga afër me poeten Luljeta Lleshanaku dhe përkthyesen Ani Gjika.

Filed Under: Uncategorized

A po ndryshon Amerika?

April 27, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Vota e qytetarit amerikan më 2020 do të përcakton kursin e ardhshëm të historisë botërore

Agim Vuniqi

Kandidati për president i SHBA, senatori Bernie Sanders ka rritur interesimin e të rinjëve me iden e tij të socializmit demokratik, kjo vërehet edhe nga mjetet e shumta financiare që dhurohen si donacione për të zhvilluar fushatën elektorale presidenciale ndër demokratë, për t’u përballur më 2020 me presidentin e tanishem Trump.

Socializmi demokratik…

Në terminologjinë e socializmit demokratik, mbiemri “demokratik” përdoret për të dalluar socialistët demokratikë nga socializmi frymëzues marksist-leninist, i cili për shumë veta shihet si jodemokratik ose autoritar në praktikë. Socialistët demokratë kundërshtojnë sistemin politik stalinist dhe modelin ekonomik sovjetik, duke hedhur poshtë formën e perceptuar autoritare të qeverisjes dhe ekonominë komanduese të centralizuar-shumë të centralizuar që u formua në Bashkimin Sovjetik dhe në shtetet e tjera socialiste në fillim të shekullit të 20-të.

“Free tuition”, ide revolucionare e senatorit Sanders…

Idetë e tia janë frymëzim për të rinjtë e shtresës së mesme dhe punëtore, premtimi i tij elektoral është shkollimi falas prej atij fillor deri te ai Universitar qe deri më tash ka qene ëndërr. A do të mbetet akoma ëndërr, apo do të bëhet realiteti varet edhe nga konventa e demokratëve se kush do të përfaqëson demokratët, dhe se a do të fiton senatori Sanders në taborin e demokratëve. Është e paqëndrushme që një pakicë dominante e 1% të ketë të drejtë të financojë fushatën preidenciale me mjete të mëdha financiare, bazuar në një vendim të Gjykatës supreme, në përbërje të së cilës janë shumicë republikanët, deklaron Sanders, gjatë një interviste të shkurtër në CNN. Ai mendon se qeverinë amerikane duhet ta krijojë shumica punëtore, dhe ajo qeveri të jetë në shërbim të shumicës dominante. Një ndër prioritetet e fushatës së tij është edhe kujdesi shëndetësorë për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Sanders konsideron Kushtetuta amerikane është e përkryerë, edhe “Bill of Rights”, por përveqë mbrojtjes të të drejtave njeriut ai kërkon edhe mbrojtje të barabartë ekonomike për të gjithë qytetarët. Si duket fushata do të përqëndrohet në dicka të re në fushatën elektorale, një betëjë politike në mes të kapitalizmit tradicional, i cili është në lëkundje dhe socializmit demokratik që është më i përafërt me politikën zyrtare të BE-së.

Të drejtat e njeriut dhe barazia ekonomike…

Socializmi demokratik dallohet nga demokracia sociale në bazë të asaj se socialistët demokratikë janë të përkushtuar ndaj transformimit sistematik të ekonomisë nga kapitalizmi në socializëm duke përdorur mjete qeveritare, ndërsa socialdemokratët kundërshtojnë përfundimin e kapitalizmit dhe përkrahin reformat e drejta dhe progresive për kapitalizmin për të mbajtur një ekuilibër ndërmjet pronësisë private, shtetërore dhe publike. Në dallim nga socialdemokratët, socialistët demokratikë besojnë se reformat që synojnë adresimin e pabarazive sociale dhe ndërhyrjeve shtetërore që kanë për qëllim shtypjen e kontradiktave ekonomike të kapitalizmit, do t’i shohin ato ndryshe, të dalin diku tjetër me një maskë tjetër. Socialistët demokratë besojnë se çështjet sistematike të kapitalizmit mund të zgjidhen vetëm duke zëvendësuar sistemin ekonomik kapitalist me socializmin – dmth. duke zëvendësuar pronësinë private me pronësinë kolektive të mjeteve të prodhimit dhe duke zgjeruar demokracinë në sferën ekonomike.

Se sa janë të gatshëm të përqafojnë këto ndryshimet amerikanët mvaret edhe presj statusit të tyre dhe edukimit. Kërkesa për shkollim falas dhe për “free tuition” do të thotë për një përgatitje më të avansuar të të rinjëve, të cilët janë me shumicë të majtë. Dosido kjo polemikë e reformimit të sistemit, sigurisht do të ketë impakt në të ardhmen e SHBA-së. Zgjedhjet do të jenë treguesi më i mirë, të cilat dijnë edhe të befasojnë.

Filed Under: Uncategorized

Kishës serbe i refuzohet kërkesa për ndërtim dhe për asistencë policore në fshatin Martinaj

April 27, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Kishës ortodokse serbe që vepron në Mal të Zi i është refuzuar kërkesa për ndërtim dhe për sigurim të asistencës policore në fshatin Martinaj

Kohë më parë përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe kanë bërë kërkesë pranë organeve përkatëse të urbanizmit në komunë të Gucisë për dhënien e lejës së ndërtimit të kishës ortodokse  në fshatin Martrinaj të Plavë Gucisë.

Kjo kërkesë  është refuzuar  falë kundërshtimit  kategorik për dhënien e kësaj leje nga përfaqësuesit  shqiptarë pranë organeve kompetente të komunës së Gucisë

Po ashtu pranë organeve të punëve të brendshme në Plavë është bërë një kërkesë nga përfaqësuesit e Kishës Ortodokse  Serbe që me datën 1 Maj tu ipet asistencë policore gjatë  mbajtjes së liturgjisë fetare që  kisha serbe planifikon të mbaj në fshatin Martinaj të Plavë Gucisë.

Nga burimet e besueshme të faqes “Plava e Gucia Sot” nga vendlindja njoftohemi  se deri më tash kjo kërkesë nuk  është aprovuar nga policia e Plavës.

Kisha ortodokse serbe përveç liturgjisë ka tendenca që edhe ta rindërtoj kishën duke vazhduar kështu me provokimet e saja të vazhdueshme.

Objekti i kiishës  serbe në fshatin Martinaj të Plavë Gucisë kishte filluar të ndërtohet  dhunshëm në pronë të një  shqiptari, gjegjësisht të familjes Prelvukaj në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, por nuk është përfunduar kurrë meqë ishte shkatërruar nga banoret e fshatit ende pa u përfunduar.

Në vendin ku gjendën mbetjet e themeleve të kësaj kishe të pa qenë kleri ortodoks ultranacionlist serbë viteve të fundit provokon banoret e Martinajve dhe të Plavë Gucisë duke mbajtur qëllimisht liturgji dhe duke ndëmarrë veprime të tjera provokuese në një mjedis etnikisht të pastër shqiptar siç është fshati  Martinaj i Plavë Gucisë. /Plava e Gucia Sot

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Haberr për ata që nuk kanë haberr

April 25, 2019 by Pafragje 1 Comment

Opozita e re (edhe në nivel local) , dhuratë e Edvinit  për “pis” miletin.

Kur unë para disa kohëve pata shkruar një shkrim  me titullin : dikur proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni , sot spiun e birë spiunësh komunist e të rilindjes bashkohuni , kishte nga ata ”rilindas” të ketij kallepi  që  shkrimin tim (opinion) e quajten utopi e deri marrëzi. Mirpo ky shkrim (opinion) sot tregon një realitet që kushdo që shikon me sytë e tij dhe mendon me mendjen e tij , e dallon qartë të vënë në jetë  nga rilindasit komunisto-bllokisto-mafioz të Edvinit , dhe të propoganduar nga kazani mediatik i dhumit të ushtarëve , kapterrëve, oficerëve  e deri gjeneralëve të leshit  enverist. Pas dorzimit të mandateve të opozitës së vertet antikomuniste e demokratike , “lakuriqsia” antidemokratike Edvinit e kompanisë tij të ham hamëve u lindi nevoja e shpikjes të një opozite të re fasadë. Në parlament kjo “opozitë” fasadë per Edvinin e edvinistët  është emruar me  renegatët , tradhtarët , plaçkaxhinjët, maskarenjët , frikacakët , të korruptuarrit  e mbi të gjitha me spiunët e bijët e spiunëve komunist e rilindas… të cilët ish sigurimi i shtetit –komunist-rilandas , ja kishte bërë peshqesh prej kohës PD-s dhe partive nacionaliste (të vjetra e të reja). Mirpo pas emrimit të kësaj “opozite “ me “murriza” , “alimu..ta” , “ferra” , “filiza” , “haj(k)ara” , “gjiza e pisa” , por edhe “kurva” tamani (femra e mashkuj) në parlament , por edhe jasht parlamentit ish të pushtetshëm të PD-s të rënë nga “zamani e amani” si patosi , krrosi , shkjepuqja , karrucja e tjer që Edvini u bëri dhuratë emrin e partisë “Bindja Demokratike”. Me ketë emër partie Edvini u hoqi gjethen e fikut me të cilen mbulonte hallatet e kesaj opozite të shpikur e shpifur si fasadë sorosiste të demokratures erdoganiste , që kerkon të konsolidoj në Shqiperi zezën trashigimia biologjike e ideologjike enveriste. Pas kësaj opozite  fasadë që Edvini mendon ta perdor në zgidhjet lokare , si dikur në filllimet e pluralizmit “xhaxhi mici “ me bashkimet profesionale , lidhjen e shkrimtareve e artisteve , veteranet e luftës (civile) , bashkimin e rinisë partisë punes komuniste , organizaten e grave , frontin “demiokratik” e tjer…  Per të “ndihmuar” këtë “opozitë” fasadë Edvinit i lindi nevoja urgjente e reklames në nivel kombëtar e nderkombëtar të kesaj shpifurine me kolektivizim mbeturinash të gjithfarsoji , që me bindje demokratike do të sherbejnë e lehin sipas  “parimit” qenor , qeni ku hanë leh. Reklamen e kesaj shpifurine “opozite” edvini ja ka besuar lakunisë të agjit-propit të tij me ballë , spiropallë , minxhoz-bixhoz , lorrenc vrangel , mut-nano ,derguc-gazetar a-hoxh , mero-by..th-baze , anil-bosh , keqe kazani , kar(lo)-bol(ino), alfre-pis-prez , iriq-luarish , naz-ka…, ben-bllush … e tjerë çorbaxhi… si lumë ai që e gelltitë një lugë çorbë të till se një jetë të tërë i duhet të vjedhë. Kjo çorbë propogandistike-mediatike serviret “falas” nga kazanët mediatik të partisë së rilindjes që kanë emra televizorësh , gazetash , portalesh e tjer , dhe si kryekazanxhi me garushde në dorë kanë kryekazanin (dikush i thotë kryekuzhinierin) KM-n. Në keto kushte “opozitën e re” model ramiziste duket se Edvini nuk e ka të vështirë ta emrojnë edhe në nivel lokal , pasi ka të gatshëm spiunë e birë spiunësh , hajdutë , kriminel , trafikant e drogaxhi  të “kolektivizuar” në vathen e “rilindjes” komunisto-soroiste. Një  pjesë jo e vogël e  kësaj “opozite të së re” (pa hallate) do të jenë nga ata që kanë braktisë Partinë Demokratike (dhe LSI-n) dhe opoziten e vertet me komanden ; spiun e birë spiunësh komunist e rilindas bashkohuni…në ngrehinen komunisto- rilindase edviniste . Nuk ka ndonjë veshtirsi të madhe per t’i  identifikua me emra keto monstra e jashtqitje kryesiht të PD-s  si në nivel kombëtar e atë lokal. Dita e lakuriqësisë të emrave të “opozitarëve” edvinist edhe në nivel lokal po afron.  Por per të mos zënë gafil kjo ditë disa nga “delet” që ende blegrojnë në vathen edviniste- rilindase-“socialiste” , mendova  t’ju jap haberrin nepërmjet disa biografive të “opozitarëve” të rinjë edvinist që presin të emrohen opozitë (në nivel lokal) nga rilindja:

1.Opozitarët edvinist të shpikur (e shpifur) nga “rilindja” , janë nga ata ish “demokrat” që nuk e kanë për herë të parë që “hillërohen” me PD-n , dhe per inatin e saj kanë shkuar me “fjetë” me PS-n , (jo për çeshtje parimore , por për sherbime-parsore) , por edhe janë rikthyer disa herë për të bujtë perkohësisht te PD-ja , sigurisht me mision… Për ta bërë të besueshëm rikthimin e tyre te PD-ja ata kanë pranuar ti shajnë , rrahin e shplajnë edhe publikisht PS-ja , dhe mafiozo-banditet-kriminel –trafikant –drogaxhi të saj të veshur me pushtet e para , dhe të mbrojtur nga drejtësia (kupto dreqësia) e partisë dhe organizatat e saja rilindase të kësaj dreqësie të “re”komuniste.  (Fatkeqësisht PD-ja edhe e ka hanger jo pak këtë mashtrim…).

2.Opozitarë të rinjë edvinist pritet të emrohen mjerisht edhe “ndonjë” nga shtresa e ish të persekutuarve politik , që para-ardhësit e Edvinit u kishin pushkatuar , vrarë , varë, prerë e persekutuar gjyshërit , baballarët , xhaxhallarët e farefisin e tyre , madje disa duke i lënë edhe pa vorr. Por per efekt të rregullimit të  biografisë kishin pranuar të bëheshin spiun e birë spiunësh të komunizmit dje e  trashigimtarëve të tyre sot , duke e bërë kështu siç thotë populli gjakun e njerzve të tyre jo ujë , por shurrë…

3.Ndonjë prej opozitarëve që pretë të emrohet nga Edvini e edvinistët ka tundur (dhe do ta tundë) jo pak “karten” e studentit të dhjetorit. Në fakt “ai” ose “ajo” ka qenë student i dhjetorit 1990… , por  misionin e ka pasur  me vijë sjellje nga ish sigurimi i shtetit komunist , per spiunimin e  studenteve  antikomunist të dhjetorit pluralisto-demokratik…

4.Opozitar edvinist pritet të shpallen edhe ish drejtues të PD-s , pushtetar e shtetar të saj , të cilet sa ishin sipër “kalit” të PD-s nuk lanë gjë pa vjedhë , pa shitë , pa grabitë , pa u korruptuar e dreqnuar , duke fituar para e prona në mënyren më antiligjore e antinjerzore. Për të gjitha këto faqe të zeza  dikur kur ishte në opozitë Edvini me “kompaninë” e tij nuk la gjë pa thënë , madje premtoi per t’i  çuar para ligjit si hajdut e të korruptuar sapo të vinte në pushtet… Mirpo jo vetëm kjo nuk ka ndodhur , por një pjesë të tyre i  ka bërë aleat dhe u ka ridhënë pushtet e besuar “detyra” të rendësishme… Një nga këto detyra që i pretë është edhe “krijimi” i “opozitës” së re edviniste , që shumë shpejt  do të shfaqet edhe në nivele lokale… Nëse me disa nga biografitë e “opozitarëve” edvinist që cilësova , mileti i identifikon me  emra kokret , unë nuk mbaj pergjigjësi për konçidencën e emrave me biografinë e tyre , pasi unë jam thjesht haberrxhi , dhe pergjigjësinë e mbanë  “pis” mileti… të cilit Edvini i bënë dhuratë “opozitën e re”, pas djegies të mandateve të opozitës së “vjetër”… Gjithsesi nëse shqiptarët këtë “dhuratë”  e “hanë” u bëftë “mirë , siç u kanë bërë edhe  “dhurata” të tjera  edviniste-enveriste-ripjellje-erdoganiste…

V00:Haberri vlenë për “pis”miletin që adhuron “dovletin” , si për atë që jeton në Shqipëri , por edhe për diasporën e partisë s… nëpër Botë…

Ah sa mirë sikur  të ishte fillim prilli , por ske çi bënë se është fund- prilli 2019

Percolli haberrin , “haberrxhiu”- Ndue  Bacaj

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

POLITIKA NDAJ PAKICAVE-përshpejton integrimin e shtetit në BE

April 25, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Shkruan, mr. Kristjan DUKAJ

Procesi i bisedimeve për integrimin e vendit në BE, sipas vlerësimeve të institucioneve relevante, është duke u zhvilluar  sipas dinamikës së paraparë e që paralajmëron rrugëtimin e suksesshëm në këtë proces. Por, pavarësisht mendimit pozitiv lidhur me rrjedhën e procesit integrues, ende mbetet shumë punë për tu bërë në mënyrë që Mali i Zi sa më parë të jetë pjesë e bashkësisë së vendeve Evropiane. Angazhimi i deritashëm i shoqërisë malazeze dhe institucioneve të tij e kanë sjellur  Malin e Zi në pozitën e liderit në rajon në procesin e  e integrimeve. Andaj, është obligim parësor i institucioneve përkatëse, të shfrytëzojnë përparësitë e pozicionimit të këtillë dhe në afatin më të shkurtër të bëhet anëtari i radhës i BE. Jo për shkak të dëshirës por si nevojë që sa më parë të përvetësojmë vlerat Evropiane të jetës; për punë, shkollim, shoqërinë e  barazisë sociale me shanse dhe mundësi të barabarta.

Në këtë kontekst, strategjia e politikës së pakicave, respektivisht, realizimi i të drejtave të pakicave, paraqet njërën nga urat kryesore në procesin e përgjithshëm të Integrimeve Evropiane. Jo rrallë, kjo problematik shqyrtohet në nivelet më të larta, nacionale dhe ndërkombëtare. Me mbajtjen e tubimeve të tilla në këtë temë, dëshirohet, apriori, të sigurohet hapësirë më adekuate për realizimin e politikës së proklamuar siç qëndron edhe në aktin më të lartë juridik të vendit dhe aktet tjera ndërkombëtare, konventat dhe marrëveshjet bilaterale.

Është fakt se popujt pakicë i kanë dhënë përkrahje të parezervë  procesit të  integrimeve të bindur se suksesi i këtij procesi kontribuon pozitës  më kualitative të tyre në të gjitha nivelet. Të vetëdijshëm se pozita e pakicave në një vend në mas të madhe mund të jetë pengesë në  procesin e negociatave, Mali i Zi ka harmonizuar legjislaturën nacionale me përvojat e ngjashme të vendeve të BE. Me Kushtetutën e Malit të Zi, si dhe me aktet dhe dispozitat tjera ligjore, është definuar korniza institucionale e politikës ndaj të drejtave të pakicave. Kushtetuta, si akti më i lartë juridik i vendit, paraqet bazën themelore në promovimin, përforcimin dhe avancimin në mbrojtjen e  të drejtave lirive themelore të njeriut, pjesë e pandashme e të cilave janë edhe të drejtat e popujve pakicë.

Me Kushtetutën e Malit të Zi, neni 6, garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si kategori të patjetërsueshme. Kurse, neni 7, ndalon diskriminimin mbi çfarëdo baze qoftë. Krahas legjislaturës nacionale e cila garanton respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, Mali i Zi, me dispozitat e nenit 9, të Kushtetutës, ka përcaktuar se “kontratat e miratuara  ndërkombëtare  dhe rregullat e aprovuara të përgjithshme nga fusha e të drejtës ndërkombëtare janë pjesë përbërëse të rendit të brendshëm juridik dhe, si të tilla, kanë përparësi ndaj legjislaturës vendase dhe se zbatohen drejtpërdrejtë në rastet kur raportet i rregullojnë ndryshe nga legjislatura e brendshme”. Në kuadër të drejtave të veçanta të pakicave, konsiderohen edhe të drejtat shtesë të cilat popujve pakicë në Mal të Zi, ua garanton Kushtetuta dhe dispozitat e parapara ligjore, qëllimi i të cilave është mbrojtja e identitetit të përgjithshëm nacional. Konform kësaj, në pjesën e dytë të Kushtetutës, me nenin 79, pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive tjera nacionale, u garantohen të drejtat dhe liritë të cilat mund ti shfrytëzojnë individualisht ose në bashkësi me të tjerët, ku mes tjerash, duhet veçuar:

-e drejta në përfaqësimin  autentik në Parlamentin e Malit të Zi dhe parlamentet e njësive të vetëqeverisjes lokale në të cilat përbëjnë përqindje të konsiderueshme të popullsisë, në pajtimin me principet e aksionit afirmativ;

– përfaqësimi proporcional në shërbimet publike, organet e pushtetit qendror dhe vetëqeverisjen lokale.

Kuptohet se realizimi i normave të parapara duhet të jetë sfidë, në veçanti,  për ata që janë drejtpërdrejtë përgjegjës në zbatimin e tyre në punë dhe veprimtari të përditshme  e që, individin apo bashkësinë e bëjnë të sigurt, nëse jo edhe të kënaqur dhe kjo duhet të jetë qëllimi i pushtetit ekzekutiv të Malit të Zi në realizimin e  strategjisë së politikës ndaj pakicave.

Duke folur me gjuhën e shifrave në mungesën e studimit dhe analizës së detajuar, nuk kemi të dhëna precize statistikore e që do të pasqyronin qartë gjendjen në fusha të ndryshme kur është fjala për realizimin e strategjisë së politikës ndaj pakicave, sepse në bazë të dhënave parciale nuk mund të vërtetohen faktet për nivelin e arritur në këtë fushë. Andaj, aktivitetet në përpunimin e të dhënave në pasqyrimin e situatës ekzistuese duhet koordinuar mes ministrisë përkatëse dhe institucioneve tjera të kyçura në këto projekte. Kur është fjala për pakicën nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi, sipas të dhënave në dispozicion, përfaqësimi i tyre në organet e legjislaturës publike nuk është në proporcion me përqindjen prej 4.9% sa është pjesëmarrja e tyre në numrin e popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.

Edhe pse rezultatet e deritashme janë përpunuar kryesisht në mënyrë parciale dhe variojnë nga 1.5% deri në 2.8%, varësisht nga periudha dhe institucioni që kanë punuar në grumbullimin e të dhënave, është e qartë se ajo ende nuk është në nivelin e duhur. Natyrisht se nuk është fjala për respektimin strikt të normave në  përqindje por, duke marr parasysh faktin se një numër i madh i të rinjve nga këto hapësira, vite me radhë  është duke u shkolluar në qendra prestigjoze universitare në Mal të Zi dhe dhe jashtë tij, duhet dhënë shansin kuadrove të rinj të arsimuar, që me angazhimin e vet profesional të kontribuojnë në përvetësimin e standardeve demokratike, respektivisht ndërtimin e Malit të Zi si shtet të barazisë sociale.

Tentativat e deritashme që të kihet një pasqyrim më i qartë i situatës ekzistuese nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Andaj, siç është paralajmëruar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, (KKSH), puna në studimin e gjendjes aktuale në këtë fushë do të kontribuojë në procesin e avancimit të drejtave të pakicave. Avancimi i gjendjes në këtë fushë, përveç integrimit të bashkësisë, s’ka dyshim, edhe nëse nuk do të ndalojë me siguri do të ngadalësojë largimin e kuadrove të rinj në botën e jashtme. Njëkohësisht, Mali i Zi si demokraci në zhvillim, me integrimin maksimal të pakicave në sistemin e  vlerave, do ta dëshmojë pozicionin e vendit lider në miratimin e parimeve të pranuara në rrafshin më të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ende nuk mund të lavdërohet me nivelin e arritur në zgjidhjen e çështjeve të shumta nga kjo fushë. Sa më shumë  që të jenë popujt pakicë dhe bashkësitë tjera të pakicave aktive dhe të integruara në bashkësinë e gjerë shoqërore, aq më parë do të krijohen kushtet për përparimin më të shpejtë dhe më të suksesshëm të  gjithë shoqërisë në procesin e integrimeve drejtë BE.

 

( Autori është politolog, magjistër i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare)

Filed Under: Uncategorized

ISMAIL KADARE DHE “NOTRE DAME” DEKADA MË PARË

April 25, 2019 by Pafragje Leave a Comment

December 1994, Paris, France — Albanian writer Ismail Kadare — Image by © Sophie Bassouls/Sygma/Corbis

Gjekë Gjonlekaj/New York
Javën e kaluar botën e qytetëruar e kishte kapluar paniku nga zjarri katastrofik në katedralën Notre Dame të Parisit. Kjo botë u tronditë si asnjëherë në historinë e njerëzimit. Fakti që ky tmerr u shkaktua një javë para Pashkëve shkaktoi një ankth të paparë për besimtarët e krishterë dhe më gjerë.
Zoti bëri mrekullinë e vetë, pasi që askush prej zjarrëfikësëve nuk humbi jetën në këtë ferr përmasash vullkanike.
Në  fund të dhjetorit 1994, unë dhe miku im Palokë Vulaj vizituam Ismail dhe Helena Kadarenë në Paris.Gjatë tri ditëve sa kalaum në qytet, ne ishim dy tri herë mysafirë në shtëpinë e tyre për dreka dhe darka. Na bënë një pritje shumë të ngrohtë që nuk e harrojmë kurrë. Helena kishte përgatitur ushqime të mrekullueshme, bile edhe të traditës shqiptare siç ishte lakërori. Ismaili kishte zgjedhur verën e preferuar  për të cilën kishte shije edhe Paloka ngase  kishte një përvojë të gjatë në biznesin e restauranteve në New York. Para se të uleshim në tryezën e darkës Ismaili më pyeti: “Kush ulet në krye të vendit sipas Kanunit të Lekës” ? Une iu përgjigja: “sipas Kanunit në krye të vendit ulet miku. Kadare tha se: “këtu në Paris në krye të vendit në sofër ulet i zoti i shtëpisë.”Atëherë iu luta të ulej dhe shtova:” siç është vendi bëhet kuvendi”. Ismail Kadare kishte njohuri të shkëlqyeshme për Kodin Shqiptar të Lekës. Ai mund të fliste orë të tëra për nene të ndryshme të këtij Kodi. E nderonte si të ishte një dokument  biblik. Kurrë në jetë nuk kam takuar shqiptarë dhe as të huaj që kishin aq shumë respekt për Kanunin e Lekë Dukagjinit. Edhe fjalimin që kishte mbajtur në Legjionin Francez të Nderit (Legion d’honneur) në rastin e ceremonisë së pranimit në vitin 1996. Fjalimin e tij e kishte filluar duke cituar nenin e Kanunit të Lekës: “Dy gisht nder, në lule te ballit na i ka dhane i Lumi Zot”. Gjatë darkës biseduam për Parisin duke e pyetur për qëndrat më artistike dhe historike të atij qyteti. Zotni Kadare na sugjeroi të vizitojmeë katedralën Notre Dame dhe shtoi se  është një mrekulli për besimtarët, për artet  dhe për kulturën. Na sugjeroi edhe disa qëndra të tjera. Gjithashtu na jepte edhe udhëzime për udhëtime në metron e nëntokës së Parisit. Poeti dhe shkrimtari i madh francez Viktor Hugo kishte lënë shkrime të mrekullueshme për katedralën Notre Dame. Ato ditë pas atij zjarri të hatashëm shtypi dhe shumë mjete të innformacionit e citonin V. Hygon për shkrimet e tij. Javën e kaluar mu kujtuan vargjet poetike monumentale të poetit dhe shkrimtarit  tonë gjenial ku përmendet katedralja Notre Dame. Kjo poezi është botuar në vëllimin 11, me titull : “Poezi(1957-1997)”, nga Shtëpia botuese Fayard, Paris 2002. Këto vargje poetike janë hyjnore dhe historike, kurrëgjë më pak se ato të Viktor Hugos. Kjo tregon se kush ishte Ismail Kadare 32 vjet më parë kur në atdheun e tij sundonte diktatura staliniste e Enver Hoxhës. Mr. Kadare ishte në atë kohë si një trëndafil i vëtëm në shkretirën e Saharës, do të thoshte analisti i përmendur i çështjes shqiptare Anton Logoreci. Kjo poezi titullohet ” E DIEL E PASHKËVE NË PARIS PRILL 1987″.

Këmbanat qenë të gjitha brenda meje.
Megjithatë i llahatarisur brofa
Nga shtrati.
Timpani gati po më çahej

Në shtratin ngjitur po flente ime shoqe
E qetë krejtësisht
Ndihej që s’kishte
Asgjë ndërgjegjeshpuese që ta trembte:
Blasfeme, vjersha, britma në plenume,
Dhe deklarata kundër fesë.

Ato po më shurdhonin…Megjithatë
Me zë të ulët, me një mënyrë të vjetër
(Mënyrë e vjetër, ah plot mall),
I thirra:
<<Ngrehu, ime zonjë, se mesha ka filluar. >>
Kështu u ngritëm, ajo e qetë,unë i çakërdisur.
Në metro <<Motte Piquet>>,thellë nën dhe të errët.
Në <<Concorde>>ndërruam stacion.
Nëpër nëntokë
Porsi Virgjili treni elektrik më udhëhiqte.

Këmbanat plot qortim po më shurdhonin
(Plot pesë i kishin shkuar që kur arbëreshët
Mbi supe kishin i mbartur ndërsa iknin
Nga vendi i tyre, të ndjekur prej Islamit).

Por hija e tyre m’ rëndë se se bronzi qe
Mbi shpinën time sot në metro të Parisit.
Kështu, gati, më dysh i krrusur, dola.
Në tokë mu në këmbë te Notre Dame.

Atje qirinjtë digjeshin pa fund
E midis tyre, midis mijërave prej tyre,
M’u bë se pashë flakën e zbehtë
Ttë humburit, dikur të krishterit, shpirtit tim

Pavarësisht se nuk kisha folur këto javët e fundit me Kadaretë në Paris, jam shumë i bindur se ata e përjetuan rëndë katastrofën e katedralës Notre Dame. Ata janë qytetarë shumë të nderuar të Parisit. Kurdo permendet Parisi shkon mendja te Ismail dhe Helena Kadare. Ky shënim dhe poezia e Ismail Kadaresë për Notre Dame botohet në javë, që është koha midis Pashkëve katolike dhe ortodokse.

Filed Under: Uncategorized

Agron Tufa / Një deshmi e radhe për Shaqir Bejto Faslline (Vukaj)

April 25, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Lejfenisti Veshëcurrekë Shaqir Bejto Faslia

Kundërshtari im qelbet erë. Se ka prejardhje kërmash. Kufomash. Dhe spiunllëqesh: shpifjesh, sajesash. Kur u bie kresë me dokument, ndodh reaksioni i pritshëm kimik: çlirojnë erë kërmash. Si Shaqir Bejto Faslia. Nuk është as një e dhjeta e bëmave të babait, të përlyer e zhyer me gjakun e shkodranëve dhe malësorëve të Kelmendit e krej Malsisë së Madhe. I biri, Shaqo, ende pretendon se paska gëzuar respekt. Në realitet gëzon urrejtjene krej popullit të Shkodres dhe Malsisë ku ka kryer krimet bashkë me Toger Babën e të tjerë gjaksorë. Edhe i biri, Shaqa, një komunist i zombifikuar, megjithëse qan vaktin e të atit, kryen “vrasje” të tjera me shpifje, gënjeshtra e përbaltje, të cilat ai ëndërron fort t’ia blejë ndokush. Sajon një situatë imagjinare, në gazetaën Transheja e Kuqe, sikur më paska thirrë të më japë një mundësi përballjeje në një studio ruse, për t’ju përgjigjur kolegëve serbë dhe rusë! Dhe unë qenka trembur(!) O pika në bythë! Dhe kush e thotë? Ai që i vuri tutiusin ambasadës sonë dhe u fsheh në sënduk. Le t’i lëmë lloqet se paskam shkuar keq me ish bashkëstudentët e mi e sjellje të tjera jo të partishme. Kë ka si jallan shahit? Ia vë gishtin një të vdekuri, Jorgo Bllacit, bash atij që ishte relatori im i mbrojtjes së diplomës në Institutin e Letërsisë “Gorki” mbi krijimtarinë dhe përkthimin e poetit mobelist rus Josif Brodskij. Merr dëshmitar Jorgon, që rrinim bashkë, pinim e dsikutonim. Shaqo e di se Jorgi i ndjerë, nuk ngrihet prej andej ku nuk kthehen, por prapë nuk e lë të qetë në prehjen e përjetshme. Ku i ra infarkt, për ditë me radhë Jorgo mua më pati te kryet dhe asnjë nga ambasada e Shaqës. Krenohet Shaqo ibriku se paska dhënë një dy intervista. Ia kanë shkepur me zor, në gazeta të papërfillshme. Po ku qëndronte detyra e ambasadorit? Ku i ka deklaratat? Notat diplomatike? Zero! Gjithsesi e pranon Shaqa se shkrimi im është botuar (anipse në revistë “të qepur me tel”). Po Shaqa i vuri tutiusin ambasadës dhe u struk në benevrekë! Unë isha tek pullë, një djalosh që kërkoja një mundësi dhe arrita të botoj nga “Novoje vremja” (me pseudonim “Elez Isufi”) deri tek një revistë studentësh (ani pse e kapur me tel).
Tani ta presim shkurt: nga bërsitë e kalbura, nuk del raki e mirë. Kështu dhe Shaqir Bejto Faslia, vazhdoi rrugën e zombifikimit komunist, syri e veshi i Partisë, denonciator e spiun, për çka dëshmojnë dhe spiunimet e tij në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës. T’ia nisim nga ky zell lejfenist prej vigjilenti që i raporton kryekrimenelit torturues Shyqyri Çokut (në DPB të Shkodrës). Të tjerat, avash-avashë…

Filed Under: Uncategorized

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

April 2019
S M T W T F S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
« Mar   May »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in