ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for April 8, 2019

Disa fjalë nga paraqitja e Mark Gjonaj në kremtimin e Kryengritjes së Malësisë në New York.

April 8, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Gjekë Gjonlekaj

Zonja dhe zotërijë, Kam nderin dhe kënaqësinë e  veçantë t’iu paraqesë sonte në këtë darkë solemmne anëtarin e Kshillit të Qytetit të New Yorkut zotëri Mark Gjonaj.Muajin e kaluar shqiptarët e Maslësisë korrën fitore në zgjedhjet e tyre lokale për Komunën e Tuzit me thirrjen “Malësia na Bashkon”, ndërsa ne shqiptarët e Amerikës do të fitojmë me thirrjen “Mark Gjonaj na Bashkon”. Nja një javë para zgjedhjeve në Malësi  e thirra në telefon zotëri Gonaj dhe i propozova që t’u bënte një dekleratë publike në mbështetje të zgjedhjeve në Malësi. Zoti Gjonaj më falënderoi për këtë sugjerim por tha: “Unë do të shkojë në Tuz dhe në Malësi për ato zgjedhje për të ndihëmuar fitoren e shqiptarëve”. Për mua tha Gjonaj ka rëndësi të madhe fitorja e shqiptarëve në ato zgjedhje.
Këto ditë bëra një vështrim të shkurtër për këtë emër shumë të njohur dhe të dashur në botën perendimore. Për emërin antik Mark kisha lexuar në librat e historisë antike të Romës. Për Mark Antonin kisha mësuar edhe nga Shekspiri. Ndërsa për Shën Markun apostull kisha lexuar në librat e shenjtë,pasi që ky kishte shkruar njërin prej 4  librave të shenjtë. Në Malësi të Madhe njëra prej festave më të përmendura është Shën Marku i Kastratit. Emëri Mark kishte nderuar shumë kombe dhe shtete. Ishte Marko Boçari ynë shqiptar që me luftërat e tij heroike fitoi pavarësinë e Greqisë. Edhe Bismarku i Gjermanisë nderohet gjithmonë për bashkimin kombëtar të kombit gjerman. Këtu në Shtetet e Bashkuara emëri më i nderuar i kulturës dhe letërsisë amerikane është Mark Twain.Kombi shqiptar kishte burra të përmendur më këtë emer. I tillë ishte Marku i Gjon Marka Gjonit të Mirditës. Edhe Kosova kishte dhënë burra të përmendur me këtë emër. Kush nuk kishte dëgjuar për Imzot Mark Sopin e Kosovës, për Profesor Mark Krasniqin dhe për themeluesin e Simfonisë Orkestrale të Kosovës Mark Kaqinarin. Mbase emëri më i lakuar sot në globin tonë është ai i Mark Zuckerbergut. Pra burrat me këtë emër kanë lënë gjurmë të mëdha në historinë botërore dhe të kombit shqiptar.
Mark Gjonaj po vazhdon rrugën e Pashko Vasës, të Abdyl Frashërit të Papa Klementit dhe të Françesko Krispit e të Jeronim De Radës, që të gjithë të fisit dhe gjakut shqiptar. Për ne shqiptarët e Amerikës Mark Gjonaj është i nderuar ashti siç ishin të nderuar emërat e Nolit e të Konicës dhe shumë patriotëve shqiptarë të Amerikës.
Mark Gjonaj ishte deputet në Ansamblenë e shtetit New York dhe vitin e kaluar pas një fushate të gjatë dhe të vështirë u zgjodhë deputetet 4-vjeçar i Bashkisë së New Yorkut. Është sukses kur ne shqiptarët e New Yorkut kemi një përfaqësues në Këshillin e qytetit më të njohur dhe më të pasur në botë. Buxheti i këtij qyteti për të cilin Papa Gjon Pali i Dytë ka thënë gjatë vizitës së tij këtu më 1995 me rastin e 50-vjetori të OKB-ës: “New Yorku ka arritur kulmin e qytetërimt njerëzor (New York has reached the peak of civilization).
Kush është qyteti New York tregon më së miri buxheti vjetor prej 90 miliardë dollarësh dhe në këtë mes buxheti i zonës që drejton Mark Gjonaj është 2 miliardë dollarë. Ky ështe treguesi më i mirë I fuqisë politike dhe ekonomike të Mark Gjonaj. Ky burrshteti ka lindur në New York dhe perspektiva e tij politike amerikane është e shkëlqyeshme. Mark Gjonaj është amerikano-shqiptari më i kualifikuar për Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Pozita e tij në këtë Kongres do të ishte fitore e madhe për kombin shqiptar. Mark Gjonaj është Luigj Gurakuqi i shekullit tonë. Ështe fisnik dhe burrshteti (gentelman and a statemen). Ështe yll drite(rising star) në politikën amerikane shqiptare.
Urdhëroni Zoti Gjonaj.

Filed Under: Uncategorized

Ditmir Bushati—disident i ri, lojë e vjetër?

April 8, 2019 by Pafragje Leave a Comment

NgNa Neritan Sejamini

Ndërsa mbështetësit e opozitës protestonin të mërkurën jashtë ndërtesës së Kuvendit, brenda saj deputeti socialist Ditmir Bushati po mbante një fjalim, i cili me vonë mbushi faqet dhe ekranet e mediave dhe u bë objekt diskutimi publik.

Me elokuencë dhe vetësiguri, Bushati kritikoi shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri, denoncoi grumbullimin e pasurisë së vendit te një grusht njerëzish pranë Kryeministrit, denoncoi faktin se politikanët nuk justifikojnë pasurit që kanë. Ai foli për nevojën për një sistem zgjedhor që garanton vullnetin e njerëzve, për një sistem të vërtetë demokratik, për një shoqëri të drejtë dhe më të mirë.

Bushati foli për trashëgiminë politike socialiste, fajësoi tërthorazi Kryeministrin për gjendjen ku ndodhej PS sot, dhe iu drejtua socialistëve të vjetër, të vërtetë si Ulqini, Majko, Ruçi, por jo Ramës, të ndalnin rrëshqitjen e Partisë së tyre të madhe socialiste.

Në të vërtetë, Bushati foli si opozitar, ose të paktën si asnjë socialist tjetër.

Që prej shkarkimit të tij në dhjetor 2018, Bushati është goditur nga një sërë masash “reformuese” të Ministrisë së Jashtme të ndërmarra nga Gent Cakaj, zëvendësi i Ministrit të Jashtëm Edi Rama. Në mënyrë demonstrative, Cakaj ka akuzuar publikisht se në Ministrinë e Jashtme ishin bërë emërime kushërinjsh në ambasada, kishte parregullsi në emërimet e konsujve, ishin dhënë në mënyrë të dyshimtë pasaporta diplomatike, apo targa diplomatike për konsujt e nderit në Shqipëri, etj.

Ndaj përgjigja nga Kuvendi e Ditmir Bushatit për Kryeministrin Rama duke përdorur krizën politike duket e natyrshme. “Nëse më sulmon, prit që të të sulmoj.”

Por kjo është vetëm një arsye që mund të shpjegojë reagimin e Bushatit. Ka edhe një tjetër: Edi Rama po rilind ish-bashkëpunëtorin e tij të afërt me një staturë tjetër, për një mision tjetër.

Le të shohim historinë. Fillimisht Bushati shprehu në takime me përfaqësues të huaj, por edhe në disa intervista në media rezerva apo mospajtim me ndryshmin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, një ide që në mos ka lindur fillimisht nga shefi i tij, mbështetet krejtësisht nga ky i fundit. Ndërsa “disidenca” e Bushatit filloi të komentohet gjithnjë e më shumë në rrethet e zakonshme të elitës së Tiranës, erdhi shkarkimi i i tij më 28 dhjetor 2018, si pjesë e ndryshimit të thuajse gjysmës së qeverisë, pas protestës befasisht efektive të studentëve.

Shkarkimi u perceptua gjerësisht në publik si konfirmim i prishjes midis Ramës dhe Bushatit, duke fuqizuar teorinë se Bushati ishte hequr për patriotizmin e tij për të mos pranuar asnjë lloj ndryshimi territori të Kosovës. Kjo bindje u përforcua nga konfirmimi i Kryeministrit të Kosovës Haradinaj dhe ish-Ministrit të Jashtëm grek Kocias, të cilët u shprehën të sigurt publikisht se ky ishte shkaku i shkarkimit.

Kjo ide u përforcua edhe më shumë nga fakti që Rama emëroi në vend të Bushatit një djalosh të panjohur 28-vjeçar nga Kosova, Gent Cakajn, i cili kishte pohuar hapur se mbështeste ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Presidenti Meta nuk e dekretoi Cakajn si ministër dhe, për rrjedhojë, nuk dekretoi as shkarkimin e Bushatit, por Bushati nuk u dorëhoq, që të mund të zgjidhte përplasjen President-Kryeministër. Edhe kjo u interpretua si një tjetër provë se prishja Bushati-Rama ishte përfundimtare.

Rama e zgjidhi krizën duke emëruar veten Ministër të Jashtëm dhe duke ia ngarkuar kompetencat e veta Zëvendës Ministrit Cakaj. Ky i fundit nisi menjëherë të ndërmerrte masa sipërfaqësore “reformuese”, që ndonëse nuk përbëjnë asnjë interes publik, u propaganduan me forcë në publik nga Cakaj. Këto veprime dhe ky zell për denononcime publike u intepretuan gjerësisht si përpjekje për zbehjen e punës dhe diskreditimin e Bushatit, nga autori i vërtetë i tyre, Kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër, këto kohë kanë qarkulluar lajme se Bushati ka filluar të kritikojë hapur në rrethe të ngushta Kryeministrin Rama, përfshi edhe me diplomatë dhe përfaqësues të huaj, por ato nuk janë konfirmuar asnjëherë me siguri.

Më në fund erdhi reagimi publik i Bushatit, i cili mjaftoi për shumëkënd për t’u bindur se ftohja, që kishte filluar me kohë mes Ramës dhe Bushatit, tashmë ishte prishje përfundimtare.

Në këtë gjendje, dhe duke patur parasysh kushtin e panegociushëm të opozitës për largimin e Ramës për t’i hapur rrugë një qeverie kalimtare socialiste, filloi hamendësimi se Bushati mund të ishte zgjedhje e përsosur për kryeministër për të vazhduar mandatin qeverisës socialist deri në zgjedhjet e ardhshme. Ky hamendësim i thënë jo publikisht, mori më shumë besueshmëri pasi një politikane e opozitës së bashkuar tha se Bushati mund të ishte vërtet një kryeministër i mirë për qeverinë kalimtare.

Çdo gjë duket e thjeshtë e logjike, një zgjidhje që mund të kënaqte shumëkënd nga të tëra anët politike. Madje edhe ata që mendojnë se është absurde që me ca kritika nën zë dhe me një fjalim të konsiderohesh udhëheqës i mundshëm i vendit, pranojnë se, megjithatë, Bushati është më mirë për këtë punë se çdo njeri tjetër i rrethit të ngushtë të Ramës.

Pikërisht këtu fillon edhe dyshimi: kjo duket zgjedhje shumë e mirë, e ardhur nga hiçi, në mënyrë të menjëhershme, në momentin e duhur. Nga një njeri që nuk kishte treguar asnjë shenjë dyshimi, disidence apo mospajtimi me Edi Ramën në të shkuarën. Madje një njeri që nuk reagoi kurrë, veçse me servilizëm dhe besnikëri të plotë, edhe kur Kryeministri Rama e sulmonte në mënyrë përçmuese publikisht.

Në të vërtetë, Bushati ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Ramës, pjesë e rrethit shumë të ngushtë të tij për të paktën një dekadë. Gjatë qeverisjes Bushati ka qenë një nga personat kryesorë që ka përcjellë dhe mbrojtur tek të huajt pretendimin se në Shqipëri çdo gjë shkon shumë mirë, se nuk ka drogë, nuk ka krim, nuk ka korrupsion, se i vetmi problem është opozita shkatërruese që minon arritjet e qeverisë për të marrë pushtetin.

Befas, Bushati po shfaq një tjetër qëndrim për krimin, korrupsionin, madje edhe për opozitën dhe trajtimin e saj nga Edi Rama.

Dhe ky transformim i beftë i tij vjen në një moment kritik për Edi Ramën. Tani që Rama ndien se mund të ketë një mundësi, sado të vogël, që atij do t’i duhet të largohet, qoftë përkohësisht, nga posti i kryeministrit. Në këtë rast atij i intereson t’ia lëshojë vendin një pasuesi që do t’i shërbejë atij me besnikëri, sikur të ishte vetë, pa e rrezikuar apo vështirësuar rikthimin e tij në krye të qeverisë. Natyrisht, ai e di se kandidatura pasuese duhet të jetë e pranueshme edhe për opozitën, që të funksionojë si “zgjidhje” e krizës, dhe për këtë arsye duhet të shihet nga opozita si dikush që do të shkëputet tërësisht nga politikat dhe klani i Edi Ramës.

Pra, Ramës i duhet një njeri besnik i tij, por për të cilin të gjithë janë të bindur se është kundërshtar i tij. Person i tillë mund të jetë dikush që ka garancinë e besnikërisë në vite ndaj Ramës, por që të duket se nuk është i tiji, duhet të jetë dikush që është kthyer në kundërshtar të tij.

Pra duhet të jetë një njeri që ka tiparet që ka marrë këto javë Bushati. Fare mirë mund të jetë Bushati.

Vërtetësia e këtij hamendësimi do të merret vesh në javët e ardhshme, nëse Bushati do të ashpërsojë sulmet ndaj Ramës, do të flasë për gjendjen e popullit, do të flasë për vlerat demokratike, do të flasë kundër kulturës politike dhe kundër elitës politike 30-vjeçare, do të flasë për integrimin europian të Shqipërisë….

Pra, do të vertetohet nëse Bushati do të përsërisë skenarin e zakonshëm që Rama u jep të interpretojnë “disidentëve” që ai rilind sa herë i duhet të fabrikojë “opozitë” brenda Partisë Socialiste, apo brenda Partisë Demokratike, apo kur i duhet të krijojë kandidatë të pavarur apo parti të reja. BURIMI : EXIT.AL

Filed Under: Politikë

Agron Tufa sfidon Spartak Brahon/ I zbulon dokumentin e dhënies së dënimit me vdekje

April 8, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Në vijim të debatit të nisur ditë më parë, Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), ka zbuluar një dokument, sipas të cilit del se deputeti në funksion, Spartak Braho, ka dhënë dënime me vdekje.

Bëhet fjalë për kohën e sistemit komunist në Shqipëri, kur Spartak Braho shërbente si Kryetar i Kolegjit Ushtarak.

Postimi i plotë i Tufës në rrjetet sociale shoqëruar me dokumentin:

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje. Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partisë së rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:

  1. a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;
  2. b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste.

Filed Under: Politikë

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU
  • Si po zhduket gjuha shqipe…!?

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

April 2019
S M T W T F S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
« Mar   May »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in