ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for April 11, 2019

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

April 11, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të dhjetë milionë eurove në aeroportin e Rinasit ministri i Brendshëm i është përgjigjur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Në vend që të dilte me përunjësi dhe me ndjenjë përgjegjësie përpara shqiptarëve, ai ka bërë një enumeracion faktesh dhe insinuatash që mëtonin të shënjestronin koncesionarin e aeroportit.

 

 

Duhet thënë që një fillim se Sandër Lleshaj nuk është përgjegjës për këtë strategji. Që prej 24 orësh, kjo larje duarsh nga faji është vendosur në zyrat e spin doctors-ave të Ramës, filozofia e të cilëve tashmë është e njohur: “sa herë ke një hall, shpall një armik”

Sipas kësaj sjelljeje ministrja e linjës u detyrua të bënte një deklaratë që nga Berlini, ku damkoste me tone të ashpra kompaninë kineze.

Edhe Sandër Lleshaj nuk bëri asgjë më tepër. Gjenerali u soll njësoj si ato velinat që i nxjerrin në tribunat e partive për të recituar tekstet e hartuara më parë në zyrat e liderëve. Me një fjalor prej demagogu ai ka numëruar paratë që qytetarët i paguajnë koncesionarit, mospërdorimin e tyre për rritjen e sigurisë, dështimin e përmbushjes së parametrave nga kinezët dhe ka premtuar se firmës private këtej e tutje shteti do t’i vërë kufirin tek thana.

Gati, gati të dukej sikur po ta dëgjoje dhe pak do të bindeshe se edhe nëna që e polli Admir Murataj nuk ishte një malësore nga bjeshkët e Tropojës, por një grua nga Azia e largët.

Po ta ndiqje seriozitetin dhe bindjen me të cilën fliste kundër kinezëve mund të harroje të bëje disa pyetje të thjeshta.

Po për Murataj që është prej 6 vitesh i pakapur, policia nuk kishte asnjë faj? A nuk të bën të dyshosh fakti se autori i së paku tre vjedhjeve spektakolare ishte ende i lirë? Po “rastësia” se ai godiste gjithnjë rreth zonës së aeroportit, a nuk duhet ta shtynte policinë të thellohej në hetimin e këtyre grabitjeve të përsëritura? Po nëse shteti sot krekoset se do të marrë masa kundër kompanisë së aeroportit, a nuk i mjaftuan rastet e mëparshme për ta bërë këtë?

Të mendosh se qeveria dhe uniformat blu janë pa faj në ngjarjen që u bë super lajm botëror do të thotë të jesh naiv.

Të besosh pastaj se këtë mund t’ua shesësh shqiptarëve si të vërtetë do të thotë t’i marrësh ata për idiotë.

Pikërisht këtë u përpoq të bëjë Gjeneral Sandër Lleshaj duke u shndërruar në një vegël qorre të spin doctor-save të Ramës.

Por e keqja e kësaj historie nuk qëndron tek manipulimi. Ajo që ka ndodhur është e qartë si drita e diellit dhe nuk ka pehlivan që mund ta devijojë.

Këtu problemi është më i madh. Ai qëndron tek transformimi i policisë së Lleshajt në një trupë që i shërben propagandës politike.

Vetëm pak ditë më parë, pasi opozita provoi me anë të përgjimeve, se një kapter nga Fieri kishte manipuluar një dëshmitar si Albert Veliu, në mënyrë që drejtësia të vërtetonte atë që pati thënë kryeministri për Agron Xhafajn, ai u gradua drejtor policie i këtij qarku.

Po të shkojmë më tej, faktet bëhen edhe më të rënda. Lapsi.al denoncoi para pak kohësh vënien e snajperëve të policisë në shërbim të televizioneve të pushtetit. Atyre që detyra ia do, për arsye sigurie, të ndjekin nga kullat e larta mbi bulevard protestat që zhvillohen aty, shpërndanin në kohë reale imazhet e gurahedhësve nga tarraca e PD-së.

Duke u shtuar këtyre edhe dhunën e shproporcionuar në protesta dhe bllokadën që u bëri gazetarëve për të raportuar për ngjarjet e bregut të lumit, nuk është vështirë të kuptohet se policia e gjeneral Lleshajt po degradon në një vegël të rëndomtë politike.

Për tu kthyer tek ngjarja e fundit, ku ajo po përdoret sërish si alibi për hallin e Rilindjes, duke krijuar një panoramë të shproporcionuar mes mëkateve të privatit dhe shtetit, e keqja nuk qëndron vetëm tek përpjekja për manipulim.

Por duke dashur ta shfajësojë policinë, duke u përpjekur ta eksportojë fajin, Sandër Lleshaj po sillet si një gjeneral që po e vë në gjumë ushtrinë e tij.

Duke nxituar t’i shërbejë Ramës ai po formëson një trupë që nuk lufton me të keqen reale, por me fantazitë oruelliane që shpikin krerët e saj.

Prandaj kur të ndodhë krimi i ardhshëm, mos prisni policë që të ndjekin autorët, por autorë që do jenë duke shpikur fantazinë alibike të radhës.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Nuk ua ka fajin Shqipëria, por njerëzit që ia fusin njëri-tjetrit dhe vetëm shesin mend

April 11, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Anisa Bega

 

 

Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit  duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen për gjërat më të vogla, etj. Tema më e përfolur është: Të largohemi nga Shqipëria, se këtu nuk jetohet!  Edhe në hënë po vajtët, nëse keni këtë frymë armiqësore me njëri-tjetrin, sërish do ankoheni dhe do tentoni të largoheni. Pra fajin nuk na e ka Shqipëria, por njerëzit që sa gjejnë momentin i bëjnë gropën njëri-tjetrit dhe ju shesin te dikush vetëm për interes. Mendoj se jemi ndër vendet më të bukura, si për bukuritë natyrore, klimën, vendndodhjen gjeografike ku edhe të huajt na lakmojnë për këtë gjë. Por na çalon te gjëja më kryesore: te njerëzit. Disa thonë që gjendja e rënduar ekonomike na bën të jemi kokëulur dhe mos të këmbëngulim te vlera tona, ndërsa unë mendoj se ky nuk është fare një justifikim. Të keqen e kemi brenda nesh, sepse ne duam të dimë gjithçka për tjetrin, sa paguhet, me kë jeton, ku shkon, sa pasuri ka, etj. Mos të flasim për pjesën ku shesim pordhë pa limit, pra kaq të varfër edhe shpirtërisht jemi saqë jetojmë vetëm për të tjerët. Për çdo gjë që tregojmë, theksojmë çmimin sa e kemi blerë ose na e kanë bërë dhuratë, ndërkohë që askujt nuk ia ndjen hiç.

A ka fatkeqësi më të madhe, sesa të jetosh me frikën se çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe ta bësh sterrë realitetin ku jeton?!

Nuk mbaron me kaq, ne edhe në vendin e punës, duam të spiunojmë te shefi, që të na marrë me sy më të mirë, t’ia çojmë kafen te zyra dhe t’i bëjmë lajka se me këtë rast mund ta kemi punën më të sigurt, ndërsa ata që flasin hapur dhe bëjnë punën e tyre shihen si “problematikët”.

Ne nuk ndihemi mirë kur tjetrit i ecën mbarë dhe analizojmë me detaje, si ia arriti të jetë kaq mirë, në vend që të shohim punën tonë dhe të përpiqemi të përmirësojmë veten tonë.

Kemi shumë ligësi brenda nesh dhe nuk duam të kemi një jetë tonën, nuk ka zë gjumi pa i bërë llogaritë tjetrit dhe nuk humbasim asnjë rast pa e bërë tjetrin të ndihet keq, duke e prekur te diçka që e ka pikë të dobët. Nëse dikush të bën një nder, ke frikë se pas kësaj fshihet ndonjë interes që do ketë prej teje. Mos të flasim për korrektesën në marrëdhëniet sidomos në punë, ku nuk kanë respekt fare për kohën e tjetrit, ti i dërgon një mesazh, ndërsa përgjigja ose të vjen shumë vonë, ose nuk të vjen fare. Nuk e kemi sensin e bashkëpunimit, por kush tregon se ka më shumë pushtet!

Ne ankohemi për çdo gjë rreth nesh dhe kemi frikë të përballemi  vetë me realitetin. Le ta fillojmë me gjetjen e problemeve te vetja jonë, e më pas të mendojmë të shajmë realitetin ku jetojmë. Askush nuk jua ul kokën, pa dëshirën tuaj. Nuk na e ka fajin vendi, por vetja jonë! Unë e dua Shqipërinë time dhe vendet kudo ku ka shqiptarë, bashkë me zakonet dhe traditat tona! BURIMI : gsh.al

Filed Under: Uncategorized

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU
  • Si po zhduket gjuha shqipe…!?

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

April 2019
S M T W T F S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
« Mar   May »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in