ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for April 21, 2019

Procedura dhe kushtet e BE-së për rikthimin e vizave për Shqipërinë

April 21, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Më 16 prill, parlamenti holandez votoi pro mocionit të një grupi deputetësh për t’i bërë thirrje qeverisë t’i kërkojë Komisionit Evropian nisjen e procedurës për rivendosjen e vizave me Shqipërinë për zonën Shengen.

Më poshtë Exit.al shpjegon bazën ligjore ku mbështet një nismë e tillë dhe kushtet që çojnë vendet e BE-së në marrjen e një vendimi të tillë:

Më 15 dhjetor 2016, Parlamenti Evropian miratoi procedurat për rivendosjen e vizave me vendet jo anëtare të BE-së të cilat mund të lëvizin pa viza. Masa e re ligjore për pezullimin e vizave u miratua nga Parlamenti Evropian me 485 vota pro, 132 kundra dhe 21 abstenim.

Propozimi u raportua nga eurodeputeti Augustin Diaz de Mera (EPP dhe ES). Ai tha se “ne kemi krijuar një mjet operacional më fleksibël duke respektuar të drejtat e njeriur dhe rolin kyç të Parlamentit Evropian”.

Sipas rregullit të ri, vendeve të treta, të cilat janë pjesë e marrëveshjes së lëvizjes së lirë me BE-në, mund t’i rivendosen vizat për të hyrë në BE:

– Kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të qytetarëve të një shteti të cilëve u refuzohet hyrja ose qëndrojnë kundër rregullave në territorin e BE-së;

– Kur ka rritje në aplikimet e pabaza për azil;

– Kur ka rënie të bashkëpunimit në lidhje me pranimin e migrantëve të kthyer mbrapsht;

– Kur ka rritje të rreziqeve apo të kërcënimeve të dukshme për politikat publike apo për sigurinë e brendshme, që vijnë nga qytetarët e një vendi joanëtar i BE-së.

Procedurat për rivendosjen e vizave

Të gjitha qeveritë e vendeve të BE-së, ashtu si dhe Komisioni Evropian mund të nisin procedurat për rivendosjen e vizave për shtetet e treta që udhëtojnë pa viza. Vendimi duhet të merret mbi të dhëna e fakte objektive.

Pas lajmërimit nga një vend anëtar i BE-së (ose nga një shumicë e thjeshtë e vendeve anëtarë), ose bazuar në raportin e vetë Komisionit, Komisioni ka një muaj afat për të vendosur mbi pezullimine vizave për një periudhë nëntë mujore. Ky vendim ka efekt të menjëhershëm.

Gjatë periudhës së pezullimit, Komisioni duhet të përpiqet sëbashku me vendin e prekur, të gjej një zgjidhje për rrethanat që çuan në rikthimin e sistemit të vizave.

Komisioni duhet të monitorojë situatën në vendin e prekur dhe të raportojë, të paktën një herë në vit, tek Parlamenti dhe Këshilli Evropian nëse vendi i përmbush kushtet për të hequr vizat.

Zgjatja e periudhës së rivendosjes së vizave

Nëse gjendja në vendin të cilit iu rikthyen vizat, vazhdon dhe nuk ka përmirësime, Komisioni duhet të propozojë të paktën dy muaj përpara përfundimit të afatit 9 mujor, zgjatjen e periudhës së pezullimit për 18 muaj. Eurodeputetët dhe vendet e tjera anëtare të BE-së mund të mos e pranojnë këtë propozim.

Komisioni mund të vendosë në çdo moment të paraqesë një propozim ligjor për të hequr vendin e prekur nga lista e vendeve për lëvizje të lirë në listën e vendeve ku kërkohet vizë. Kjo zhvendosje duhet të miratohet nga Parlamenit dhe Këshilli Europian.

Ky mekanizëm, u fut në legjislacionin e BE-së që prej vitit 2013, kur parlamenti evropian diskutoi për heqjen e vizave për Gjerogjinë, Ukrainën dhe Kosovën.

A i përmbush Shqipëria kushtet për rivendosjen e vizave?

Shqipëria që prej vitit 2016 ka qënë vendi me numrin më të lartë të emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve të pajustifikuar në vendet e BE-së.

Në 29 dhjetor 2018, Paramenti Europian shprehu shqetësim e thellë për faktin se Shqipëria mbetet vendi i Ballkanit Perëndimor me numrin më të lartë të hyrjeve të paligjshme dhe të kërkesave të pabaza të azilkërkuesve në vendet e BE-së, dhe i kërkoi autoriteteve masa për të parandaluar aplikimet e shumta për azil.

Në vitin 2018, autoritete holandeze thanë se mbi 90 për qind e emigrantëve të paligjshëm që enden në dy portet kryesore hollandeze janë shqiptarë dhe se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Hollandë.

Sipas raportit të Eurostatit, në vitin 2017,  Shqipëria u rendit e para në botë për numrin e emigrantëve të paligjshëm të dëbuar nga vendet e BE-së.

Grupet kriminale shqiptare janë kthyer në problem për vendet e BE-së, veçanërisht në trafikimin e drogave të rënda. Madje, përpara dy javësh një operacion policor i Europolit arrestoi një grup kriminal shqiptar me aktivitet në Blegjikë, Holandë, Gjermani, dhe Itali.

Në tetor 2018, në pesë kushtet e vendosur nga Parlamenti Europian për hapjen e bisedimeve me BE-në theksoi si kusht kryesore luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe luftën ndaj drogës.

Në dhjetor 2018, Komisioni Europian, në raportin për përmbushjen e kritereve nga vendet të cilat kanë marrëveshje liberalizimi vizash me BE-në, theksoi se:“Grupet kriminale shqiptare janë zakonisht të përfshirë në një sërë aktivitetesh kriminale në BE. Këto grupe kriminale trafikojnë heroinë në sasi të mëdha duke bashkëpunuar me grupet e organizuara kriminale turke përgjatë rrugës së trafikimit”.

Këshilli i Evropës në vitin 2017 në raportin e tij për vendet nën marrëveshjen e liberalizmit të vizave konfirmoi rritjen dhe shpërndarjen e  gjerë të grupeve kriminale shqiptare anembanë BE-së.

Filed Under: Uncategorized

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU
  • Si po zhduket gjuha shqipe…!?

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

April 2019
S M T W T F S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
« Mar   May »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in