Perbindeshat e diktatures qe jane sot kudo ne administraten sheterore, te denoncuar qarte dhe direkt ne nje forme te plote dhe dinjitoze nga Institute i Krimeve te Komunizmit me drejtor Z Agron Tufa duhet te jete nje sirene alarmi turpi dhe, duhet te na shqetesoje te gjitheve te gjalle e te vdekur, parti politike e gazetare, brenda dhe jashte atdheut, ashtu si me dhimbje te madhe po e perjetojne shume njerez, qe dikur kane pasur nje rini, por qe me trishtim nga gremina e viteve, kujtojne rinine e tyre ku diskutohej buka e gojes, veshja mbathja e, jo me te flisje per lirine e fjales dhe te levizjes,nga keta perbindesha te deklaruar qarte dhe me nje kurajo te papare ne keto 29 vjet, nga ky institut dinjitoz dhe me integritet, ne deklarimin dhe perplasjen e madhe te fakteve, duke shpalosur faqet e nje historie mizore dhe te llahtarshme, nen qiellin e kombit tone, duke na dhene nje ndjenje krenarie, respekti dhe mirnjohje te pafund per kete institucion vertet demokratik. Faktet e ketij instituti, me drejtor Agron Tufen, te rrenqethin. Intelektuali model dhe kurajoz deri ne vetmohim, nepermjet disa botimeve shume serioze, na ka dhene shume fakte denoncuese edhe per disa prej politikaneve te sotem dhe, pikerisht per kete kercenohet e sulmohet ne menyren me te paskupullt dhe te ulet, nga keto personazhe, qe jane nje njolle e erret e vendit tone. Sot eshte nje moment per nje mbeshtetje pa kompromis te gjere dhe te drejteperdrejte. Volteri, ne letren drejtuar mikut te tij d’Alertit, me 18 korrik 1766 shkruan: “Barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone,neser ajo dote na there, kur ti vij qejfi, madje dhe juridikisht”. Ne Shqiperi, demokracia erdhi mbi trupat e viktimave, qe provuan drejt ne kurriz mizori torturash e tmerre te pa degjuara, nga ata qe sot deklarohen nga ky institut,qe jane ne administrate. Sot po emrohen me gjakftotesi kudo, si per te na kujtuar ato vite krimesh torturash internimesh burgjesh mizore, te pameshirshme, vetem e vetem pse aspironin per demokraci, per fjalen e lire, per zgjimin e ndjenjes se te qenit njeri dhe, ky aspiracion i dhimbshem u be realitet ne fund te shekullit 20. Eshte kohe e madhe, ku atdheu po perpelitet, kohe qe therret çdo individ te jete nje ze, nje shpirt dinjitoz, eshte nje test i madh ne historine tone te dhimbeshme. Te qendrojme dhe te mbrojme demokracine qe historia te mos perseritet, pasi atdheut mundi ti jepet sherbim edhe me buze, pa qene kryetar partie deputet apo minister,qe neser mos te skuqemi dhe pendohemi.