ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for May 2019

Ndryshimi i madh në PS. Rama thotë: “Opozita rrugore”, kurse Ditmir Bushati: “Opozita politike”

May 30, 2019 by Pafragje 1 Comment

Sot në parlamentin e Shqipërisë folën Taulant Balla, shefi i deputetëve të PS dhe Rudina Hajdari, kryetarja e komisionit të Integrimit. Balla lavdëroi kryeministrin dhe qeverinë duke sulmuar opozitën PD-LSI, kurse Hajdari gjoja sulmoi paksa qeverinë dhe masakroi opozitën e vertetë.

Por nuk kishte se si të mos fliste ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u prit në fund të fjalës së tij me duartrokitje nga krejt salla e parlamentit. Ditmir Bushati e nisi që në fillim fjalën e tij ndryshe nga kryeministri. Ai e theksoi fort toggjalëshin “ne, socialistët dhe progresistët”, duke lenë kastile pa përmendur fjalën “rilindje” të cilën e pëlqen Edi Rama dhe Taulant Balla.

Ditmir Bushati në fjalën e tij, e cila ishte ekselente qoftë nga mesazhi ashtu edhe nga artikulimi elokuent, theksoi dy gjëra.

Së pari, ai tha se mazhoranca duhet patjetër të merret vesh me opozitën politike, pra me PD-LSI dhe partitë e tjera të spektrit të djathtë dhe jo vetëm me opozitën parlamentare momentale. E theksoj togfjalëshin “opozitën politike”, ndërkohë që kryeministri Rama e quan “opozitën rrugore”.

Ndryshim i madh substancial!

Sapo mbaroi fjalën Ditmir Bushati doli mënjëherë Taulant Balla (natyrisht pas ndonjë sms-je të Edi Ramës) dhe rrëzoi atë çka tha Ditmir Bushati. Balla sulmoi opozitën e vertetë PD-LSI dhe theksoi se “PS do merret vesh me deputetët e “opozitës së re”. Pra sulmoi Ditmir Bushatin që foli në mënyrë atdhetare dhe politike, fjalim që siç thamë u duartrokit nga të gjithë.

Por duke vazhduar me mesazhin e dytë kryesor të Ditmir Bushatit mund të themi se ai insistoi se duhet një Marrëveshje e madhe për vendin, për shqiptarët, me OPOZITËN POLITIKE, pra që nënkupton opozitën reale qe janë PD-LSI.

Ditmir Bushati kërkoi hapur dhe njëherë reflektim të krejt klasës politike për të gjetur ura komunikimi dhe mirëkuptimi në favor të vendit.

Ndaj u duartrokit nga deputetët të gjithë krahëve në sallën e Kuvendit, sot Ditmir Bushati.

Edhe në PS ka plot deputetë më dinjitet, eksperiencë dhe atdhetarë.

Ndaj foli ish-ministri Bushati!

S.Prulli

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Gjermania distancohet menjëherë nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë

May 30, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet e vendosura në qershor 2018 për hapjen e negociatave. Ky është qendrimi i Bundestagut, parlamentit gjerman, i cili u bë publik vetëm pak orë pas publikimit të djeshëm të rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.

Ky qendrim duket qartë si një distancim i menjëhershëm i Gjermanisë nga raporti i KE-së, i cili po komentohet se ka fshehur apo anashkaluar problemet e vërteta që po kalon Shqipëria.

Në një deklaratë të bërë sot paradite, Johann David Wadephul, zëvendës kryetari i shumicës parlamentare CDU/CSU, duke ju referuar raportit pohoi:

Analiza e parë tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim, të caktuara nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018. Sistemi gjyqësor ende nuk funksionon. As Gjykata Kushtetuese as Gjykata e Lartë nuk punojnë.

As institucioni i anti-korrupsioni (SPAK) as institucioni i hetimi BKH-ja nuk janë krijuar. Ka përparim të vogël në hetimin e krimit të organizuar. Më tej, nuk ka asnjë veprim ligjor ndaj politikanëve dhe kriminelëve, të cilët u hetuan në fillim të vitit për blerje vote. Mbi të gjitha, ende nuk është miratuar ndryshimi i kodit zgjedhor i kërkuar nga ministrat e jashtëm.

Në zbatim të kësaj, Shqipërisë i duhet më shumë kohë për tu përgatitur për hapjen e bisedimeve. Vendi duhet të përpiqet për të përmirësur kushtet për një vendim pozitv të BE-së në shtator. Kjo përfshin edhe dialogun ndërmjet qeverisë dhe opozitës me qëllim zgjidhjen e krizës politike.

Disa javë më parë Bundestagu bëri të qartë se se ai nuk do të mund ta analizojë raportin e progresit të Shqipërisë para mbledhjes së Këshillit Europian të qershorit 2019. Ky vendim e bëri, praktikisht, të pamundur hapjen e negociatave në qershor, pasi kancelarja Merkel është e detyruar nga Kushtetuta të marrë mendimin e Bundestagut para se të vendosë në emër të Gjermanisë për çështjet e anëtarësimit.

Ne dekalaratën e stome Wadephul ka rikonfirmaur këtë qendrim. Ai u shpreh se Bundestagu “nuk do të shqyrtojë vendimin për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë të paktën deri në shtator.” Ky vendim është dakordësuar edhe me grupin kryesor të opozitës atë socialdemokrat.

Në një tjetër goditje të nënkuptuar ndaj raporit të Komisionit Europian Wardephul u shpreh se vendimi i tyre nuk do të varet nga shumë raporte dhe të dhëna të tjera, pra jo vetëm nga raport progresi:

Grupi parlamentar i CDU / CSU do të analizojë me kujdes raportet e përparimit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do t’i krahasojë ata me analizat e tjera në dispozicion të tij.

Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet e fillimit të bisedimeve të pranimit me të dy vendet janë përmbushur. Megjithatë, një analizë e tillë nuk mund të bëhet me ngut.

Ky qëndrim i fundit i Bundestagut duket se i bën edhe më të vakëta shpresat e pakta që Shqipërisë t’i hapen negociatat për anëtarësim brenda këtij viti. Përveç, Gjermanisë kundër hapjes së negociatave është edhe Franca dhe Hollanda, gjykuar nga qendrimet dhe deklaratat e kohëve të fundit të shumicave të tyre parlamentare.

Vendimi i parlamentit gjerman erdhi menjëherë pas prezantimit të raportit të përparimit dhe rekomandimit pozitiv të Komisioni të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.EXIT.AL

Filed Under: Uncategorized

Raporti i Përparimit 2019 për Shqipërinë – Pikat kryesore

May 30, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Komisioni Europian botoi sot raportin vjetor të përparimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë. Në to rekomandohej hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë “në sajë të përparimit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar hovin aktual të reformave”. Kjo është hera e tretë që Komisioni Europian i rekomandon Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Më poshtë, Exit.al sjell gjetjet kryesore të Raporti të Përparimit 2019:

Për situatën politike:

– Vazhdon polarizimi i fortë i situatës politike. Aktiviteti i parlamenti është ndikuar nga bojkoti i zgjatur i partive të opozitës, të cilat dorëzuan në bllok mandatet parlamentare në shkurt 2019.

– Më shumë se gjysma e mandateve të dorëzuar janë ridhënë nga KQZ për personat e tjerë në listën e partive. Kuorumi për funksionin e plotë të parlamentit u ruajt.

– Mosmarrëveshja e partive të opozitës ka ndikuar në përpjekjet dypalëshe për kryerjen e reformës zgjedhore, pavarësisht përpjekjeve të shumicës për të çuar përpara procesin. Partitë e opozitës duhet të riangazhohen në institucionet demokratike.

– KE rekomandon që Shqipëria duhet të përmirësojë transparencën dhe kontrollin në financimin e partive politike.

Për reformën zgjedhore:

– Nuk është bërë shumë progres për të adresuar dhe plotësuar rekomandimet e OSBE/ODHIR për reformën zgjedhore.

– Është ngritur një komision i ri parlamentar ad hoc në tetor 2018 por komisioni ka punuar me ndërprerje. Në mungesë të konsensusit mes shumicës dhe opozitës, propozimet e njëanshme të qeverisë u paraqitën në tetor 2018 dhe përsëri në dhjetor 2018, por asnjë vendim nuk u mor.

Për reformën në drejtësi:

– Shqipëria ka bërë përparim në zbatimin e reformës në drejtësi. Formimi i institucioneve të reja si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi janë një hap kyç në forcimin e pavarësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit. Rezulatet e prekshme të procesit të vetingut kanë forcuar pavarësinë, paanësinë, profesionalizmin, dhe llogaridhënien e gjyqësorit.

– Gjykata Kushtetuese duhet të kishte nëntë anëtarë, por vetëm një prej tyre ka mbetur për shkak të dorëheqjeve, daljeve në pension dhe procesit të vetingut. Procesi për të plotësuar vendet e lira filloi pas krijimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Për luftën kundër krimit të organizuar:

– Policia ka shtuar operacionet për të shpartalluar organizatat kriminale.

– Shqipëria ka treguar vazhdimisht një angazhim të fortë për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e kanabisit. Në dy sezonet e kaluara, nga mbikëqyrja ajrore nuk është gjetur pothuajse asnjë plantacion kanabisi në zona të hapur në Shqipëri.

– Duhen bërë më shumë përpjekje për ndjekjen penale dhe dënimin përfundimtar të kriminelëve dhe konfiskimin e parave që vijnë nga veprimtaritë kriminale.

– Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet në veçanti: të bëjë përparim të dukshëm në shpërbërjen efektive të grupeve të krimit të organizuar, të marrë masa dhe të japë dënime parandaluese,të luftojë të ardhurat nga krimi duke konfiskuar pasuritë, të miratojë një strategji dhe plan veprimi të ri për drogat dhe të intensifikojë luftën kundër trafikimit të drogave të rënda.

Për luftën kundër korrupsionit:

– Shqipëria ka arritur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, përfshirë edhe procesin e vetingut, i cili ka sjellë dorëheqjen e një sërë magjistratësh të lartë, përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

– Në përgjithësi, korrupsioni është mbizotërues në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese.

Për ekonominë:

– Ekonomia shqiptare u rrit, por papunësia mbetet ende e lartë.

– Borxhit publik është ulur, por ritmi i konsolidimit fiskal është i ngadalshëm.

– Klima e të bërit biznes është përmirësuar vetëm në disa aspekte. Kapaciteti i Shqipërisë për kërkime, zhvillim dhe inovacion mbetet shumë i ulët.

– Rritja e transparencës dhe llogaridhënies, në veçanti të sistemit të prokurimit publik dhe menaxhimit të financave publike, mbetet ende thelbësore.

Për emigracionin:

– Pavarësisht se këtë vit numri i aplikimeve të pabaza për azil të shtetasve shqiptarë në BE është ulur, shifrat sërish mbeten të larta dhe kërkojnë përpjekje të vazhdueshme dhe të qendrueshme nga qeveria, në veçanti për të adresuar fenomenin e emigrimit të fëmijëve të pashoqëruar.

Për lirinë e shprehjes dhe pronës:

– Shqipëria duhet të sigurojë zbatimin e Kodit të Punës, të forcojë mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve shqiptarë, si dhe të sjellë në standardet europiane ligjet për transparancën e pronësisë së medias dhe kufizimet e saj.

– Po ashtu, nevojiten më shumë përpjekje për të konsoliduar të drejtat e pronës. EXIT.AL

Filed Under: Uncategorized

Kushtetuesja do rikthejë mandatet e opozitës? Ja ç’thotë Bylykbashi

May 28, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Kohët e fundit qarkullon hipoteza se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit mund ta konsiderojë nul procedurën për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori e pranoi se nëse do të ekzistonte Gjykata Kushtetuese, do të kishte një tezë ku do mbështetej në Kushtetutë Megjithatë ai e konsideroi këtë ide si sterile, pasi vendimi i marrë nga opozita është politik, dhe do të thotë që edhe nëse nuk digjte mandatet, atëherë do të shkonte në bojkot dhe për rrjedhojë, pas 6 muajsh do ishin djegur mandatet

Kemi marrë një vendim politik dhe i jemi bindur të gjithë ne deputetët. Ne dorëzuam mandatet, nuk na lidhi njeri dorën. Kjo është vendimmarrja jonë. Ju po thoni që Gjykata Kushtetuese do të kthejë djegien e mandateve në bojkot. Pra kjo nuk e ndryshon faktin që ne kemi marrë vendimin në atë parlament nuk shkojmë. Vendimi është politik.

Edhe sikur mos të kishte qenë ai vendim, por të kishte qenë vendim bojkoti ne nuk do kishim qenë në parlament sot dhe diskutimi ishte që pas gjashtë muajsh do ishin djegur mandatet, dhe në fund të Korrikut do kishim djegur mandatet. Ne sot nuk kemi garancinë që rotacioni politik të ndodhë me zgjedhje demokratike të lira dhe të ndershme. Ç’thotë Kushtetuta në nenin 164 që kërkon një procedurë të caktuar që duhet ta ndjekë parlamenti dhe KQZ, të cilat nuk e kanë ndjekur dhe ngihet hipoteza se çdo të vendoste Gjykata Kushtetuese.

E para ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pse jemi sot në këtë krizë? Sepse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese sepse kafshon qeni bishtin në këtë histori. Është një hipotezë që është kushtetuese, por sterile. Sterile politikisht sepse kriza nuk është këtu. Kriza është thelbësisht politike në raport me legjitimitetin e parlamentit që vjen nga një votë e blerë, e dhunuar, e provuar tashmë dhe për këtë arsye ç’diferencë do kishte bojkoti dhe djegia e mandateve.

Teknikisht është një zgjidhje kushtetuese juridike që në vetvete mbetet sterile kur nuk janë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është sterile, duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese.

E dyta është një tezë që ka një platformë të veten kushtetuese dhe ligjore, por që vlen zero në kuadrin politik. Ajo nuk i jep zgjidhje problemit themelor. Nuk garanton zgjedhje, nuk garanton garancitë për zgjedhjet e për rrjedhojë do ishte një ushtrim në letër për të provuar një tezë juridike boshe”, tha Bylykbashi.

Filed Under: Politikë

Cilat ishin tendencat? Ja si t’i lexojmë zgjedhjet europiane

May 28, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Katya Adler, BBC

Nëse po kruani kokën tani, të hutuar nga interpretimet kontradiktore për zgjedhjet parlamentare europiane, mos kini frikë, vetëm lexoni.

Ndryshe nga disa parashikime të errëta politike përpara votimeve, rezultatet aktuale duken të nuancuara.

Në Francë, për shembull, kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen mundi presidentin Emmanuel Macron në votime. Një fitore e madhe për të, apo jo? Sidomos për kauzën euroskeptike, pasi zoti Macron dështoi të bindë votuesit me axhendën e tij reformuese për Francën dhe BE-në.

Por diferenca mes dy politikanëve ishte kaq e vogël sa mund të argumentoni të kundërtën: se Marine Le Pen nuk arriti të përfitonte në të vërtetë nga dobësia e një presidenti jopopullor, duke e lejuar atë të dilte nga zgjedhjet me pupla të lagura, por jo të këputura. Më falni për këtë analogji jo dhe aq të hijshme.

Rezultati i zgjedhjeve europiane 2019 mund të lexohet në mënyra të ndryshme.

E djathta nacionaliste nuk e zhduku bordin. Partitë tradicionale qeverisëse nuk pësuan disfatë siç kishin parashikuar disa komentues.

Por pati disa tendenca të qarta.

Tendenca anti-establishment

Partitë tradicionale të qendrës së majtë dhe të djathtë, që kanë dominuar BE-në për aq kohë sa mund të mbahet mend, duket se kanë humbur shumicën për herë të parë në Parlamentin Europian.

Kjo reflekton një tendencë që e kemi parë në zgjedhjet kombëtare nëpër Europë: refuzimin e status-kuosë. Shikoni goditjen që mori qendra e djathtë dhe e majtë që nga Franca e deri tek Gjermania e kancelares Angela Merkel dhe partnerët e saj të koalicionit, plus shuplakën në fytyrë që morën Laburistët dhe Konservatorët në Mbretërinë e Bashkuar.

Votuesit në Europë po kërkojnë gjetkë për përgjigje. Ata po tërhiqen nga parti dhe personalitete politike që mendojnë se përfaqësojnë më mirë vlerat dhe prioritetet e tyre.

Disa tërhiqen nga e djathta nacionaliste, e cila premton një goditje ndaj emigracionit dhe më shumë pushtet për parlamentet kombëtare, sesa për Brukselin. Zëvendëskryeministri i zjarrtë italian, Matteo Salvini është një shembull i suksesshëm, siç është edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Të tjerë votues preferojnë një alternativë pro-europiane, siç është Partia e Gjelbër dhe grupet liberale, të cilat performuan mirë në këto zgjedhje.

Parlamenti i ri Europian do të jetë gjerësisht pro-BE, por gjithashtu edhe i fragmentarizuar, duke e bërë ligjvënien dhe ndryshimin të vështirë. Pikërisht kur votuesit e Europës po ulërasin për ndryshim.

Pjesëmarrje e lartë

Angazhimi i votuesve është i qartë, duke parë të dhënat që tregojnë pjesëmarrje më të lartë se zakonisht.

Në një kohë të ndikuar nga politikat identitare, njerëzit po kujdesen.

Dhe ata i përdorën këto zgjedhje për të dërguar një mesazh të fortë tek qeveritë e tyre kombëtare. Nuk është e qartë nëse koalicioni i Angela Merkel do t’i mbijetojë këtij poshtërimi të fundit, pas muajsh me humbje të ndjeshme në zgjedhjet lokale.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras e ka shpërndarë qeverinë për të thirrur zgjedhje të parakohshme, pas një rezultati katastrofik në nivel europian për partinë e tij të majtë, Syriza.

Dhe Matteo Salvini, që ëndërron të jetë kryeministër i Italisë, do të synojë zgjedhjet e parakohshme, pasi triumfoi në këto votime.

Të gjitha këto do kenë efekt mbi Brexit gjithashtu.

Të lidhur pas dramave politike kombëtare, udhëheqësit e BE kanë më pak gjasa që të jenë të hapur për të rinegociuar marrëveshjen e divorcit Brexit, nëse do u kërkohet një gjë e tillë nga kryeministri tjetër i Mbretërisë së Bashkuar.

Dhe sa të gatshëm janë ata për të zbatuar ndryshimet në prioritetet e BE-së dhe të fokusohen tek ankesa e votuesve të Europës?

“Shija” politike e presidentit të ardhshëm të Komisionit Europian (të zgjedhur nga Parlamenti Europian dhe udhëheqësit e BE-së) do të jetë një tregues i mirë.

Liderët e BE do të mblidhen në Bruksel të martën për të diskutuar këtë post dhe një mori me punë të tjera me ndikim në BE që do mbeten vakta, si për shembull ajo e Presidentit të Këshillit Evropian (perosni që përfaqëson të gjitha vendet anëtare të BE në Bruksel, duke zëvendësuar Donald Tusk, si dhe presidencën e Bankës Qëndrore Europiane.

Ndërrimi i kuajve sapo ka nisur.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Michigan/ Deklarate lidhur me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit …

May 28, 2019 by Pafragje 1 Comment

Drejtuar Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë së Shqipërisë, mediave vizive e organeve të shtypit, si dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri.

Me inisiativen e Revistes Periodike Kombëtare “Kuvendi”, e cila botohet prej 18 vitesh në SHBA, pas një takimi me disa intelektualë, veprimtarë të njohur, krijues dhe ish të përsekuruar politik,  vendosen të dalin para opinionit publik me këtë deklaratë:

Kemi ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të veçantë debatin e hapur kohët e fundit në Shqipëri, lidhur me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe, veçanërisht drejtorin e tij, Z. Agron Tufa.

Eshtë fakt, që Shqipëria po vuan tranzicionin post-komunist më të gjatë në gjithë bllokun e ish-Lindjes Komuniste, dhe një nga aresyet është se vendi, edhe pse kaloi butësisht nga diktatura në pluralizem partiak e demokraci, asnjëherë nuk u shkëput de-fakto, apo edhe de-jure nga e kaluara e vet 45 vjeçare e pasluftes së Dytë Botërore.

Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, jemi të bindur se një nga shkaqet e këtij tranzicioni është edhe mosndarja me të kaluaren diktatoriale, mosdënimi me proçese gjyqësore të kriminelëve të veshur me pushtet, të cilët shkatuan tragjedinë më të egër shqiptare dhe, prania në shtet e organet e drejtësisë e ish-komunistëve dhe xhelatëve të diktatures në të gjitha instancat e shtetit të sotëm Shqiptar, pa menduar të hakmerremi.

Insituti,  i drejtuar me profesionalizëm e kompetencë nga Z. Agron Tufa, në këto pak vite të egzistences së tij, ka bërë një punë të admirueshme në evidentimin e disa prej ngjarjeve monstruoze që kanë ndodhur në rregjimin komunist, ka evidentuar përsona dhe organizata reale në ato tragjedi dhe, për herë të parë është përpjekur t’i shohë nën driten e së vërtetës historike ato ngjarje makabre, që do të ndihmojë në dënimin e tmerreve të komunizmit dhe edukimin e brezit të ri me frymën atdhetare.

Pikërisht, ky hulumutim i thellë dhe i pa-anshëm, që i është afruar deri në rrënjë fenomenit dhe ngjarjeve të terrorit komunist, që po nxjerr në pah disa nga tragjeditë më të kobshme të evidentuara më parë, ka shkaktuar një reagim të fortë nga njerëz me pushtet, të lidhur ngushtësisht, jo vetëm me të kaluaren, por edhe me të tashmën, në role kyçe në shtetin Shqiptar.

Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, i japim mbështetjen tonë  të pa-kushtëzuar Institutit dhe drejtorit të tij, Z. Agrin Tufa, e do të bëjmë ç’është e mundur për të sensibilizuar Qeverinë dhe Kongresin Amerikan në lidhje me tendencat e frikshme, që shihen sot në Shqipëri, për të glorifikuar periudhen komuiniste, edhe duke kërcënuar intelektualë si Z. Tufa për të mbyllur gojën në lidhje me zbardhjen e terrorit komunist.

Ne, gjithashtu, kërkojmë nga autoritetet shqiptare, ato ndërkombëtare dhe mediat, që të bëhen mburojë e së drejtës, krijimin e kushteve për funksionimin normal të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, si një instucion i krijuar nga vetë shteti, si dhe të mbrojnë lirinë dhe përsonalitetin e titullarit të këtij institucioni të rëndësishëm.

Nënshkruesit e deklaratës, sipas alfabetit:

Arian Gruda, ish drejtues i organeve qendrore në PD

Aida Gjergji, ish e përsekutuar politik

Besa Rexhepi, shkrimtare

Dod Qafa, biznesmen, ish i persekutuar politik

Edi Malaj, ish deputet i PD-se,  i persekutuar politik

Elinda Marku, poete, aktiviste e çeshtjes kombëtare

Eduard Aliko, profesor ne kolegjin Amerikan, drejtor i ACTV

Everest Haxhi, ish diplomat dhe ushtarak i lartë

Dr. Gjon Kelmendi, profesor dhe i nderuar nga Senati Amerikan

Fran Vokrri, zv/ kryetar i shoqates “Mirdita”, aktivist i çeshtjes kombëtare

Gezim Basha, Mësues, emigrant politik

Nevrus Nazarko, Drejtor finance ne pushtetin lokal ne Michigan, Pedadog ne Universitetin e Michiganit- Dearborn.

Mark Trieshi, piktor, i përsekutuar

Ndue Perdoda, piktor, i përsekutuar

Paulin Palushi, artist, mbajtës i Urdhërit “ Naim Frashëri”, të Klasit Të Parë

Prof. Lulash Palushaj, shkrimtar, “Kalores i Urdhërit të Skënderbeut”

Pjeter Toma, ish i dënuar politik

Pjeter jaku, poet dhe botues i Revistes “Kuvendi”

Paulin Marku, i përndjekur, aktivist i çeshtjes kombëtare

Ramiz Gjini, Shkrimtar, aktivist i çeshtjes kombëtare

Rush Dragu,Autor librash, pronar ADTV dhe Albdreams. net

Ruzhdi Gurra, poet, ish i përsekutuar politik, aktivist i çeshtjes kombëtare

Rrahman Rexhepi, aktivist i çeshtjes kombëtare

Zef Pergega, shkrimtar, “Albanian-Amerikan Institute”

May 28, 2019 in Politike.

Filed Under: Uncategorized

Meta i kritikon, eurokratët e sulmojnë me gënjeshtra dhe dogma

May 28, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Vincent Van Gerven Oei

Të enjten mbasdite, Delegacioni i BE-së në Tiranë sulmoi në mënyrë të paprecedentë Presidentin e Shqipërisë.

Më herët gjatë ditës, Presidenti Meta shprehu shqetësimet e tij për përparimin e Reformës në Drejtësi, e cila ka çuar në mos funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, e mbetur me vetëm një gjyqtar, dhe të Gjykatës së Lartë, e mbetur vetëm me dy gjyqtarë e rreth 40 mijë dosje në pritje të gjykimit.

Presidenti Meta kishte preku, gjithashtu, edhe paligjshmërinë e “opinionit ligjor” famëkeq të EURALIUS-it për emërimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe akuzoi  se misioni merr “porosi politike”:

“Vijmë tek rasti i Gjykatës Kushtetuese. Kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me Kushtetutën. Herën e dytë, si President duke ditur dështimin e herës së parë që u humb një vit kohë dhe askush nuk mbante përgjegjësi, kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE-së dhe EURALIUS, që është një mision që paguahet nga taksapaguesit europianë për të garantuar zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri sipas standardeve evropiane dhe në respekt me Kushtuetutën dhe ligjet e Shqipërisë. 

EURALIUS i ktheu përgjigje Presidentit, ku i tha se ata nuk mund të merrnin pjesë në takim sepse ishin një mision i ndihmës teknike, çfarë do të thotë se ata kanë marrë “porosi politike”… I njejti EURALIUS certifikoi Kryetarin e Komisionit të Ligjeve në Kuvend për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Kjo nuk është drejtësi evropiane.”

Brenda ditës, Delegacioni Europian u përgjigj, përmes nje letre me fjalë të forta, botuar në gazetën Panorama:

Kemi vërejtur kritika për punën e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE-ja për sektorin e drejtësisë EURALIUS. Profesionalizmi, përkushtimi, puna e madhe dhe integriteti i EURALIUS-it janë për t’u lavdëruar. Ndihma e tyre është provuar e domosdoshme për të çuar përpara axhendën e reformave, duke punuar ngushtësisht me partnerë të tjerë si OPDAT i SHBA-së, ekspertë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe shërbimet e Komisionit Evropian. Kjo mbështetje është kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe roli monitorues i Komisionit dhe i SHBA-ve u miratua njëzëri nga Kuvendi në kohën e adoptimit të amendamenteve kushtetuese.

Reforma në drejtësi po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës. Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur dhe është me rëndësi shumë të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. Sigurisht që është e rëndësishme që sapo të përfundojnë zgjedhjet dhe klasifikimi nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Presidencën e Republikës, të sigurojnë që kandidatët të zgjidhen me prioritet. ne jemi të bindur se një detyrë e tillë do të ndiqet plotësisht dhe në kohën e duhur”.

Së pari, kjo përgjigjje për kritikat ndaj EURALIUS është në vetvete veprim shumë domethënës. Exit.al i ka drejtuar disa herë pyetje EURALIUS-it rreth akuzave të ndryshme që janë bërë ndaj tij, por përherë kemi marrë përgjigjen se EURALIUS nuk bën deklarata për media. Siç shihet, ata bënkërkan deklarata, por thjesht përçmojnë median. Kjo tregon se kanë përqafuar më së miri veset e politikës shqiptare!

Së dyti, bie në sy fakti se përgjigjia u lëshua nga Delegacioni i BE-së në Tiranë. Sikurse vë në dukje letra, EURALIUS thjesht financohet nga BE, por nuk është pjesë e makinerisë burokratike të BE-së. Në fakt, ai menaxhohet nga një konsorcium aktorësh privatë, pa asnjë detyrim për transparencë kundrejt taksapaguesve evropianë, paratë e të cilëve ata shpenzojnë.

EURALIUS nuk është pjesë e Delegacionit të BE-së, por thjesht një projekt i financuar nga BE. Duke patur parasysh se ka shumë projekte të financuara nga BE që kanë dështuar në Shqipëri, është domethënëse që ata vendosën të mbronin këtë projekt në veçanti.

Le të ndalojmë, fillimisht, tek i ashtuquajturi “profesionalizëm, dedikim, punë e shkëlqyer, dhe integritet i EURALIUS-it.” Presidenti Meta, vuri në dukje, në mënyrë korrekte—pa spekulluar për motivimin politik të tij—se opinioni ligjor i EURALIUS-it, i cili u përdor nga qeveria për të zgjedhur me vetëm votat e shumicës Arta Markun si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ishte jo vetëm tmerrësisht i pamenduar, por së fundmi u vertetua nga vetë Arta Marku se ai ishte thëlbësisht i metë.

Për më tepër, EURALIU-s u përpoq shumë ta fshihte opinionin ligjor nga publiku shqiptar, çfarë është shkelje e kontratës së tij me BE-në, dhe ky dokument nuk gjendet më në faqen zyrtare në rrjet të EURALIUS-it.

Ky opinion ligjor—i vetmi i lëshuar ndonjëherë nga EURALIUS—u hartua në kohën kur konsorcumi që zbatonte EURALIUS IV po garonte në tenderin për vazhdimin e kontratës, EURALIUS V. Nuk është suprizë që ai e fitoi vazhdimin e kontratës, pasi lëshoi një opinion në interes të ish-Ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe të Qeverisë Rama. Pas periudhës tranzitore nga EURALIUS IV në V, të gjitha të dhënat e punonjësve të misionit u hoqën nga faqja e EURALIUS-it, pa asnjë dyshim, me qëllimin për të fshehur faktin se qeveria Rama punësoi në EURALIUS “specialistët tekniknicienë” të preferuar të saj, me qëllim që ata t’i “dedikohen” një kauze të mirë. Rastësisht, gjyqtari i ri i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, i propozuar nga qeveria Rama, ka qënë më parë ekspert ligjor i EURALUS V.

EURALIUS V i ka ndaluar vazhdimisht qytetarët shqiptarë të kuptonin misionin dhe mësonin funksionimin e tij të brendshëm. Exit.al ka kërkuar një sërë raportesh zyrtare rreth aktivitetit të EURALIUS, të cilat më parë gjendeshin lirisht në faqen zyrtare në rrjet të misionit dhe tani janë hequr, por nuk na është dhënë ende asnjë qasje në to.

Raportet e ngjashme për ecurinë e EURALIUS IV treguan, ndër të tjera, se ka patur një Komitet Drejtues të EURALIUS-it, me anëtarë ish-Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe avokatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili aktulisht është në proces gjyqësor për trafik narkotikësh dhe korrupsion.

Është e kuptueshme se Komisioni i BE-së nuk do që këto fakte të zbulohen nga publiku, sepse ato tregojnë pikërisht atë që EURALIUS është: një konsorcium privat jotransparent i drejtuar nga qeveria shqiptare dhe Delegacioni i BE-së—asnjëra prej të cilëve nuk mund të konsiderohet neutral apo profesional në këtë kohë.

Letra e Delegacionit, gjithashtu, shprehet se “reforma në drejtësi po zbatohet në pëputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me legjislacionin përkatës të vendit.” Ky është një deklarim i dyshimtë, jo vetëm sepse një pjesë e madhe e këtij “legjislacioni përkatës të vendit” u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, por edhe sepse ky legjislacion bie në shumë pika ndesh me Kushtetutën (përfshi edhe vetë përcaktimin e “vetingut”, çfarë ka çuar ne emërimin e anëtarëve të pa vetuar në institucionet kryesore të drejtësisë) dhe, për më tepër, sepse vendi nuk ka më Gykatës Kushtetuese për të trajtuar këto çështje me rëndësi të jashtëzakonshme.

Pastaj vjen gënjeshtra e hapur se ecuria e “reformës është në shinat e duhura”. Në fakt, nuk është—nuk është në asnjë nga standardet që BE i ka vendosur vetes. Dy Shefa të ndryshëm të Delegacionit të BE-së dhe një mori ministrash të qeverisë Rama kanë deklaruar afate kohore për çdo pjesë të reformës që mund të imagjinohet dhe të gjitha këto afate janë tejkaluar pa asnjë përjashtim.

Nuk ka më as shina për reformën në drejtësi, dhe tani madje edhe specialistët që u përfshinë në hartimin e legjislacionit të saj pranojnë se ajo po shfaq shenjat e dështimit.

Një ditë pas Delegacionit, të premten Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, njëkohësisht shefja e Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, lëshoi një deklaratë tjetër në mbështetje të reformës në drejtësi:

Rezultatet shumë të prekshme të arritura deri më sot na kanë lejuar të analizojmë këtë vitin të parë punë intensive dhe të trajtojmë sfidat që na presin përpara, duke marrë parasysh se vetingu do të vazhdojë për disa vjet për të përfunduar vlerësimin e mbi 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

…Kur shqyrtohen rezultatet e vetingut të vitit të parë të zbatimit, është e qartë se procesi ka pasur ndikim të fortë mbi institucionet ekzistuese.

…Mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë, natyrisht, një çmim shumë i lartë për t’u paguar për tranzicionin. Nuk duhet të habitemi që procesi i rivlerësimit ka pasur ndikime dhe pasoja në gjyqësor në të gjitha nivelet. Megjithatë, procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve është në vazhdim dhe ky tranzicion do të përfundojë së shpejti.

Kjo deklaratë tregon saktësisht problemin gjigand që po vuan reforma në drejtësi. fdysit e saj nuk e menduan asnjëherë se vendi do të përfundonte pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Më pak se një vit më parë, Ruiz Calavera edhe publikisht deklaroi se ajo ishte e “bindur se shumë nga gjyqtarët dhe prokurorët do ta kalonin vetingun pa vështirësi,” duke përdorur të njëjtën metaforë si Delegacioni i BE-së: “vetingu është mbi shinat e duhur.”

Por tani, befas, “mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë, natyrisht,një çmim i lartë për t’u paguar.” Nuk ka asgjë “të natyrshme” ose “të qartë” në në këtë deklaratë, dhe asnjë burokrat i BE-së nuk i ka thënë asnjëherë qytetarëve shqiptarë se ky do të ishte “çmimi”.

Përkundrazi, tani paska ardhur koha për të “vlerësuar” dhe “trajtuar sfidat që presin përpara”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, apo sepse ky ishte një moment i paracaktuar në proces, por thjesht sepse në fakt, “vlerësoi” Presidenti Meta, por qartazi jo në mënyrën që donin ata.

Ndaj, Ruiz Calavera vazhdon të shfaqë një optimizëm qesharak që vjen me superioritetin që ajo mendon se i jep pozicioni i saj, duke deklaruar se “tranzicioni do të përfundojë së shpejti.”

Ky “tranzicion” në fakt, do të marrë edhe 8 vjet të tjera, dhe gjatë këtyre 8 vjetëve dhe shumë pas tyre do të destabilizojë tërësisht Shqipërinë.

Çfarë është tejet e mjerueshme nga këto deklarata që vinë nga BE-ja, është fakti se ato bëhen me një arrogancë që e ndjen lehtësisht çdo qytetar shqiptar.

Të dy, si Soreca dhe Ruiz Calavera flasin sikur shqiptarët të mos e kuptonin se procesi i vetingut është një proces politik—po aq politik sa gjyqet publike në regjimin komunist. Të dy sillen sikur nuk e dinë se çdo deputet që votoi reformën në drejtësi e bëri sepse besonte se partia e tij do të mund ta manipulonte procesin në favor të tyre.

Ata sillen sikur shqiptarët nuk e dinë se eurokratët do të zhduken sa të përfundojnë mandatet e tyre, për të mos u kthyer më kurrë pas tek rrënojat e shkrumbuara që ata krijuan nën mbikqyrjen e tyre.

Besimi i eurokratëve në reformën në drejtësi—një eksperiment pa objektiva të verefikueshme, pa asnjë standard, dhe me kritere të vagëta—është kthyer në një fe, një fe me rituale, dogma, hierarki, premtime, Parajsë dhe Ferr.

Dhe, njësoj si të gjitha fetë, ajo i ka bërë eurokratët të verbër dhe të shurdhër ndaj realitetit. Nga zyrat e tyre, ata e predikojnë për ditë këtë fe, duke harruar fare se ku janë—në të parin vend ateist në botë.

Filed Under: Uncategorized

Edi Rama në dilemën e Enverit në 1955! – ‘Mutinëria’ e pushtetit

May 27, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Artan Fuga – Në vitin 1953 vdes Stalini me të cilin ishin lidhur të gjithë shtetarët e vendeve të Lindjes dhe edhe më fort akoma Enveri! Histori e gjatë.

Mirëpo Hrushovi që erdhi në fuqi në Bashkimin Sovjetik e rrëzoi nga piedestali paraardhësin dhe nisi një fazë destalinizimi në vendin e tij! Edhe kjo është histori tjetër më vete! Mirëpo ai donte që edhe udhëheqësit prostalinistë në vendet e tjera ish socialiste të hiqeshin. Kështu ndodhi në Poloni, Hungari, Cekosllovaki, Bullgari e gjetiu!

Në fuqi vinin hrushovianët! Enveri kësaj po i rrezistonte, mirëpo ndihej i dobët! Edhe e kritikonte Stalinin, por edhe e bënte pa qejf sepse e dinte që Hrushovi donte t’a qëronte.

Ndërkohë vartësit e tij prosovjetikë në Shqipëri kishin nisur të ngrinin veshët dhe të mendonin se kishte ardhur koha e tyre.

Pikërisht në 1955 ndodh diçka e fortë simbolike. Sovjetikët ftojnë një delegacion qeveritar shqiptar në Moskë. Për rrjedhojë atë do të duhej ta udhëhiqte kryeministri prosovjetik i kohës Mehmet Shehu. Deri këtu nuk dukej ndonjë kurth a gjë e pazakontë. Mirëpo sovjetikët ftojnë edhe Enverin në delegacion jo si sekretar i parë i partisë, por thjeshtë si anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor. Pra, ai edhe duhej të ishte në delegacion, por edhe nuk mund ta drejtonte delegacionin.

Kështu përgjatë vizitës disajavëshe në Bashkimin Sovjetik Enveri duhej të pranonte të ishte poshtë Mehmetit. Për të përballuar sulmin nga jashtë, pra nga sovjetikët, ai pranon të lëshojë vendin e parë dhe të kalojë në rrangje më të ulta në delegacion. Atë e kishin rrëzuar të tijtë!

Ku e shoh krahasimin dhe ngjashmërinë me Edin Ramën sot si kryeministër?

Edi Rama deri para lëvizjes studentore ishte pushtetari i parë dhe i pakundërshtueshëm, drejtuesi i pakontestuar i aradhes së vet pushtetare! I doroviste të tijët kur donte, i fyente kur donte, i tallte kur donte, i lëviste nga postet kur donte!

Erdhën revoltat studentore, por ai nuk e kuptoi se ato ishin paralajmërimi i një termëti që tashmë e kishte lëvizur shtresën gjeologjike dhe valën e lëkundjes po e sillte mbi tokë. Opozita la mandatet dhe populli nisi të dali në rrugë. Përpara kërkesës të opozitës për të mos hyrë në zgjedhje pa ikur ai nga froni kryeministror, Edi Rama fillimisht u soll me arrogancë pastaj pak e nga pak e kuptoi se ishte përballë një sulmi serioz.

Si Enveri në 1955 përpara sulmit hrushovian ndonëse Hrushovi dhe Lulzim Basha nuk kanë asgjë të përbashkët midis tyre.

Në këto kushte Enveri ishte i detyruar t’i thërriste mendjes. Nuk mund t’i mbante të dy frontet, edhe kundër armikut të jashtëm, revoltave popullore, edhe kundër bashkëpuntorëve, partnerëve dhe të pakënaqurve dhe arrivistëve në kampin e tij.

Për të përballuar revoltat popullore që duan t’a rrëzojnë, edhe Edi Rama nuk kishte asnjë rrugë tjetër veçse të pranohej të rrëzohej nga të tijtë që sikurse duket fare qartë ja kanë kushtëzuar ndihmën dhe përkrahjen : “Ne të ndihmojmë me kusht që të biesh nga kali, të jesh thjesht njeri nga ne, formalisht në krye, por pushtetin e vërtetë do ta kemi ne!”

Sikurse Enverin që e cuan bashkë me të tjerët thjesht si anëtar në delegacion, e fyen, e poshtëruan, por titullin e sekretarit të parë nuk ja hoqën! Atyre që e rrëzuan për aq javë sa vazhdoi vizita, nuk u interesonte kjo gjë, i lanë ofiqin, por i rrëmbyen pushtetin!

Edhe sot Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër, përballë revoltave deklaron se nuk jep dorëheqjen, kurse në kampin e tij as e kanë pyetur fare, sepse tashmë e kanë hequr. Titullin e ofiqit ja kanë lënë, kryeministër i thonë, por në fakt ka tashmë çelësat e kashtës!

Ngjarjet me akademinë e shkencave të shqipërisë, sado dytësore në raport me revoltat popullore, janë treguesi simbolik i kësaj. Shpesh raportet e pushtetit shfaqen simbolisht në ngjarje shkencore, sportive, kulturore. A nuk u hap Kina duke luajtiur ping pong?

Përpara disa muajsh Edi Rama krenohej që do t’a bënte reformën e plotë në Akademinë e Shkencave, angazhohej publikisht, kurse tani jo vetëm u detyrua të kthehet te ish ministri i diktaturës për ta bërë kryetar akademie, por edhe i pranoi si ëngjëj, nga halli, si çeçua, edhe akademikët që më parë i përbuste si të paaftë dhe akademinë si farsë. Madje u detyrua që edhe të bënte sikur nuk e kishte problem që ta dhunonte edhe deputetja e vet Eglantina Gjermeni që bashkë me disa të tjerë bëri siç thonë francezët një “mutinëri” – kryengritje në pallat – duke ja dhunuar Edi Ramës ministren dhe zëvendësministrin e arsimit, duke e detyruar kryeministrin të lëpijë atë që kishte pështyrë, duke ua marrë nga dora variantin ligjor të s. gj. dhe e cuar vetë në Kuvend. Pa ja fërshëllyer fare ekzekutivit dhe Edi Ramës!

Cfarë turpërimi i pranuar gjoja duke bërë sikur ishte edhe dëshira e tij, ose duke heshtur. Hesht si Enveri në 1955!

Enveri në delegacion bënte sikur nuk e vinte re se e kishin hequr, se e kishin rrëzuar të tijët! Kënaqej duke luajtur me emrin e sekretarit të parë. Edhe Edi Rama bën sikur nuk e kupton se e kanë hequr “ujqit” dhe “dhelprat” brenda kampit të vet. Nuk dorëhiqet përpara protestave popullore, por në fakt pranon ta kenë hequr brenda kampit të tij!

Eshtë hequr tashmë në tre kuptime.

E para, në kuptimin partiak. Brenda kampit të tij para disa kohësh kishte tri parti që integroheshin dhe mbivendoseshin me njera tjetrën. Sundonte Rilindja me partinë e 99 – çave, pastaj vinte partia e punës dhe në fund partia socialiste. Kurse tani e para vjen partia e punës, më pas vjen partia socialiste që rivalizon me Rilindjen. Gjithsesi kupola drejtuese tani është ajo e vitit 1980 dhe më parë. Kjo u konkretizua në kreun e akademisë të shkencave. Brenda kampit qeveritar Rilindja është përmbysur.

E dyta në plani e statusit pushtetar personal. Edi Rama tani në radhën e drejtuesve shtetrorë realë është besoj figura e katërt ose e pestë, ndofta edhe e gjashta ose e shtata. Vjen i pari, AI që ka pushtetin, pastaj vjen kryetari i akademisë së shkencave, më pas vjen dikush që formalisht është nën Ramën, vijnë më poshtë edhe një ose dy ministra dhe në fund dikush që është përzënë nga qeveria, por që në hije ka pushtetin e kërcënimit. Pastaj në radhë më poshtë vjen kryeministri ynë. Shumë më poshtë! Prandaj gjendja është bërë delikate për vendin sepse ai që ka titullin për të qeverisur është përzënë nga të tijët me vetë dëshirën e tij, për t’u mbrojtur nga protestat e drejta popullore, kurse ata që e ushtrojnë realisht pushtetin nuk e kanë tagrin për të qenë ushtruesit e tij.

E treta janë përmbysur funksionet dhe nuk e njeh më “qeni të zonë”. Deputetët janë bërë të pakomandueshëm nga Edi Rama, asnjë prej ministrave tashmë nuk heq dot nga posti, socialistët e vjetër as që duan të dinë për të dhe i bëjnë puçe natën dhe ditën dhe madje i dalin edhe me foto andej nga hanë darka e dreka. Kandidati për kryetar bashkie ja mori me hir a me pahir të drejtën e kandidimit ndonëse flirtonte hapur me kundërshtarët e kryeministrit të tij! E ironizojnë hapur dhe ai bën sikur nuk e kupton lojën e tyre dhe luan ende me postin e kryeministrit pa pushtet.

Ata që e kanë rrëzuar e lenë të vuajë duke e lënë të jetë qirambajtësi i ndërtesës të kryeministrisë ku nuk është më pushteti. Kryeministri ynë mbron me policë një ndërtesë ku nuk ka më asgjë. Mbrojtësit e tij, pra ata që e kanë rrëzuar nga pushteti dëshirojnë që opozita t’a sulmojë sa më fort kryeministrin e gjorë sepse sa më i dobët të jetë ai, aq më shumë do të kërkojë ndihmën e tyre, dhe aq më poshtë ata gradualisht do t’a radhisin Edi Ramën në hierarkinë e pushtetit. Nga i shtati mund ta radhisin te vendi i dhjetë apo edhe më poshtë sepse në politikë po të rrëshkiti këmba, e pata paralajmëruar vite më parë, as Henri Cili dhe as liberalizmi rural nuk të njeh më për udhëheqës reformash si ato të vitit 1936 (sikurse e ka pas deklaruar në shtyp), lëre pastaj të tjerët.

I ka ndodhur një revoltë në anije, e kanë përmbysyr, ka rënë viktimë e një “mutinërie”, sikurse thuhet në frëngjisht kur detarët ngrihen në revoltë ndaj kapitenit dhe marrin komandën e anijes! Ministret apo ministrat e hequr bëjnë sikur merren me punë të tjera dhe heshtin duke treguar se e kanë braktisur anijen! Ja bëjnë me isharete opozitës!

Cfarë i mbetej të bënte Enverit në 1955 për t’a zgjidhur hallin e tij!

E para ta linte pushtetin dhe Shqipërinë të destalinizohej!

E dyta, alternativa e kundërt, ta rimerrte pushtetin, t’i qëronte armiqtë e brendshëm, të kthehej te stalinizmi, dhe të izolohej nga e gjithë bota.

Uroj që Edi Rama të mos e marri si të mundshëm këtë variantin e dytë, sikurse bëri me kryetarin e akademisë të shkencave, por duhet të përmbyllet ne lexime të thella të historisë, të hyjë në një reflektim të thellë e të qetë, (nëse është vetëm çështje reflektimi – cka e dyshoj) sepse shenjat e para të pasojave nga një alternativë e tillë janë dhënë : stalinistët po i hypin mbi kokë dhe po i marrin të gjitha postet, emisionet televizive, funksionet, nuk po e pyesin, dhe izolimi nga bota ka dhënë shenja të forta se ka nisur.

Kujdes historinë!

Nuk është zanat për kapterra në lirim a genocidistësh që gënjejnë si derra a anti – Hamletianësh që në vend të babës dhe nënës kanë akademinë e shkencave, por te ajo histori që të thërret nga larg : “Poqese ndjek të njejtën rrugë matematikisht je i humbur!”

Filed Under: Uncategorized

Opozita shtyn protestën për shkak të Natës së Kadrit dhe Ditës së Fëmijëve

May 27, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Opozita ka vendosur të shtyjë protestën e shtatë kombëtare, që ishte përcaktuar më 31 maj. Protesta do të zhvillohet dy ditë më vonë në të njëjtin orar, të dielën më 2 qershor.
Ndryshimi i datës së protestës njoftohet se bëhet në respekt të Natës së Kadrit, e shtyrja më datë 2 bëhet edhe në respekt të Ditës së Fëmijëve.
“Nisur nga fakti që data 31 Maj është Natë Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë; dhe nisur nga fakti që data 1 Qershor është Dita e Fëmijëve; Protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim.
Protesta e radhës u vendos menjëherë pas mbylljes së protestës së 25 majit, ku kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me ish-deputetët, kryetarët e degëve dhe kryebashkiakët opozitarë.
Ndërkohë për shkak të vendosjes së protestës më 31 maj fillimisht nga opozita, kryeministri Edi Rama shtyu hapjen e fushatës elektorale nga PS më 1 qershor.

Filed Under: Politikë

Për çfarë do flasim?

May 26, 2019 by Pafragje Leave a Comment

Nga Ergys Mërtiri Si gjithmonë, kur është në hall Kryeministri Rama i kthehet dialogut si mjet shpëtimi për të dalë nga situata. E provoi këtë me studentët, duke kërkuar me këmbëngulje të ulet në tavolinë me ta, ndonëse nuk parashtronte asnjë platformë për zgjidhje. Po e provon të njëjtën gjë edhe me opozitën, kësaj rradhe duke shfrytëzuar edhe sfondin e ndërkombëtarëve, që prej kanë po këtë avaz, sa herë që ka probleme.

Në fakt, kjo ftesë për të folur është thjesht një show. Me apo pa kushte, dialogu kërkon fillimisht një predispozitë për t’u marrë vesh, gjë që Rama nuk e ka. Dialogu kërkon një objekt bisedimesh, të cilat mund të shtyjnë në një rrugë drejt zgjidhjes. Ndryshe kthehet në një spektakël llogjesh, në mungesë të vullnetit për një marrëveshje. Në këtë kuptim, pyetja ironike e Kryeministrit “kur do flasim?”, këmbehet me një kundërpyetje thelbësore: Për çfarë do të flasim?

Duke ftuar kundërshtarët të diskutojnë mbi situatën, Rama kërkon të shfaqet si një lider i pjekur, i durueshëm dhe tolerant (siç nuk ka qenë kurrë ndonjëherë), përkundër një opozite të dhunshme, të paarsyeshme dhe tekanjoze. Ai këmbëngul se dialogu, dhe jo bojkoti apo protestat, është mekanizmi për të zgjidhur problemet midis liderëve të arsyeshëm. Por ai nuk sqaron askund se çfarë rezultati pret të arrihet prej diskutimeve, ndërsa vijon të qëndrojë kokëfortë në qëndrimet e veta dhe, siç e pohon edhe vetë, nuk ka asnjë shans për marrëveshje. Dialogu paraqitet si qëllim në vetvete, jo si mjet në funksion të një dakordësimi.

Po, është e vërtetë se dialogu është një instrumentet i rëndësishëm në demokraci. Por ai nuk zhvillohet në mënyrë sporadike, sa herë që kryeministri është keq dhe vendi është në krizë. Demokracia kërkon dialog të përditshëm, i cili zhvillohet në institucione, ku palët kanë mundësi të rrahin pikëpamjet e tyre, për të pjekur politikat nëpërmjet të cilave shoqëria zhvillohet. Vetë parlamentarizmi, institucionet e pavarura, shoqëria civile, mediat, si dhe një sërë instancash që garantojnë ndarjen e pushtetit dhe kufizimin e rolit të qeverisë, janë mekanizmat që e mbajnë demokracinë në këmbë. Kur të gjitha këto janë kapur nga Kryeministri dhe ose janë shfuqizuar e shpërfillur me arrogancë, ose janë kthyer në instrument të vullnetit të tij dhe zgjerimit të pushtetit personal, atëherë dialogu është asgjësuar.

Dialogu si vlerë në vetvete nënkupton pikërisht një dialektikë që shtyn përpara të vërtetën, të drejtën dhe të mirën publike. Platoni ishte ndër të parët që e zhvilloi në këtë formë mendimin e tij, duke i ndërtuar veprat në formë dialogjesh, ku personazhet i kundërvihen tezave të njëri-tjetrin, derisa mendimi arrin nivelet më të larta. Dialektika është forca lëvizëse e diskutimit.

Në thelb demokracia ndërtohet mbi debatin publik, gjë që nënkupton një dialektikë që ka për qëllim të ruajë ekuilibrat e sistemit. Dialogu kërkon institucione dhe kjo presupozon jo thjesht të drejtën për të folur, por edhe përfshirjen në politikëbërje e, doemos, detyrimin e qeverisë për llogaridhënie dhe përgjegjësi. Nëse këto institucione nuk funksionojnë dhe nuk arrijnë të vendosin qeverinë përballë përgjegjësisë, atëherë dialogu ka dështuar, dhe për pasojë ka rënë mundësia për opozitarizëm.

Vetë akti i lënies së mandateve nga opozita, qoftë edhe si një vendim i paarsyeshëm vetëvrasjeje politike (siç përpiqet me çdo kusht ta shesë Kryeministri, në pamundësi të plotë të pranojë të vërtetat që rëndojnë mbi të), tregon pikë së pari se sistemi nuk ka funksionuar dhe këtu qeveria është përgjegjëse plotësisht. Dialogu është shkatërruar kur një sërë ligjesh, reformash, aktesh të rëndësishme që përfshijnë të dyja palët janë ndërmarrë në shpërfillje të plotë të opozitës. Ai u shkatërrua me reformën territoriale, me blerjen e votës, me zgjedhjen e prokurores së përgjithshme, me moshetimin e skandaleve, me kapjen e mediave etj. Mandatet nuk “u dogjën” brenda një dite, por pak e nga pak, në 6 vitet e instalimit të regjimit autokratik të Ramës.

Kthimi te dialogu vetëm pasi lind kriza është thjesht një farsë. Ai duhet të kish funksionuar në normalitetin e përditshëm dhe jo si një shkallë emergjence për të dalë nga kriza. Në këto kushte, dialogu ka për qëllim vetëm spektaklin, gjë që tregon se dialoguesi nuk ka interes për zgjidhjen. Rama e pohon me gojën e tij se duhet dialog dhe jo negociata. Ai pohon se po kërkon thjesht muhabet, pa synuar arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Natyrisht, Rama është i papredispozuar të bjerë dakort për asgjë. Një pushtet autokratik funksionon vetëm duke pasur në kontroll gjithçka, jo duke lejuar kushtet për një garë të barabartë. Kjo do të thotë se ai nuk mund të ofrojë asnjë lëshim dhe dialogu që ai kërkon është vetëm një litar kacavjerrjeje për mbijetesën e vet, por jo një ofertë për zgjidhje. Për këtë arsye opozita nuk ka sesi të pranojë të ulet në një tryezë bosh, derisa mbi të nuk ka një platformë konkrete. Ajo nuk mund të pranojë të luajë politikash me një kryeministër që kërkon vetëm të fitojë në kohë për të kaluar lumin.

Filed Under: Politikë

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 8
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Ligj per kontrollin e gradave shkencore,Prof,Doc etj..
  • PROMOVOHET SHOQATA KULTURORE “XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”
  • Presidenti Trump dhe keneta globaliste 2016-2020
  • Kosovë merr frymë
  • E kujt është republika ?
  • Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik
  • Makineritë dhe softueri shoqërues me internet janë përdorur për të nxjerrë votat e manipuluara në 50 shtete
  • Ulqini me borë
  • KALAJA E QYTEZA , SIMBOLE TË QYTETRIMIT , ZHVILLIMIT DHE IDENTITETIT ILIRO – ARBËNOR NË TROJET E HOTIT

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

May 2019
S M T W T F S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Apr   Jun »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in