ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for April 2020

Për Pashkë dhe Ramazan gjithçka njësoj, por ndryshe

April 30, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Gjekë Gjonaj

Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo vlerë   unike e   të së kaluarës dhe të sotmes së shqiptarëve këtë vit u shënua pak ndryshe për dallim nga vitet e më përparshme.  Situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia e koronavirusit ndryshoi ritualet fetare  të komunitetit shqiptar katolik, mysliman  e ortodoks.

Prijësit fetarë shqiptarë   në Mal të Zi pranuan menjëherë udhëzimet e qeverisë malazeze dhe e përshtatën jetën e saj në bazë të rrethanave aktuale. Ata,  pavarësisht besimit dhe qëndrimit të tyre, treguan përgjegjësi maksimale ndaj tjerëve dhe të mirës së përbashkët në përputhje me situatën. Morën vendim të anulohen të gjitha aktivitetet kishtare: meshat, ndarja e sakramenteve, mësimi besimi, vizitat familjare, bekimi i familjeve, sikurse edhe aktivitetet fetare islame si falja e gjithë namazave nëpër xhamia dhe çdo veprimtari me besimtarë. Por, në të njëjtën kohë nuk ndërprenë as edhe për një moment shpirtin e fesë, dashurisë e flijimit për ta. Pra,  jeta e jashtme është ndalur, kurse ajo e brendshme është intensifikuar.

Besimtarët e  të tri konfesioneve fetare  festën e Pashkëve dhe muajin e Ramazanit i kremtuan me “ dyer të mbyllura”. Katolikët  dhe ortodoksët në Mal të Zi  për herë të parë  meshën për ringjalljen e Jezu Krishtit e ndoqën drejtpërdrejt  në shtëpiat e veta, duke e kthyer atë në folenë e mirëfilltë ku jetohet feja e Zotit,  pa shkelur brenda ambienteve të kishës. Të gjitha ritualet për Pashkët janë kryer në kisha të boshatisura e të heshtura,  ku besimtarëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë që një virus të shkatërrojë jetët e tyre. Bersimtarët, pasi morën   urimet nga anëtarët e drejtuesve  të kishës, atmosferën e trishtë  e shprehën  duke uruar “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shprehu më shumë frymën e periudhës së Pashkës ishte  përshëndetja “Krishti u ngjall” dhe si përgjigje kishte “Vërtet u ngjall”.

Në këtë atmosferë të trishtë  edhe shqiptarët e besimit islamë filluan   muajin e madhërueshëm të Ramazanit.  Agjërimi i Ramazanit është  diçka personale, ndërsa plotësimet e tjera fetare, si  falja e namazeve, lutjet e përbashkëta në xhami si dhe iftaret janë rituale,  që do të kryhen brenda 30 ditëve   individualisht ose me familjarët e vet në shtëpi. Krahas besimtarëve myslimanë ky muaj gjen përjetim të njëjtë edhe tek bektashinjtë me mesazhin e përbashkët që Zoti të rrisë  më shumë dashurinë  për njër-tjetrin, vëllazërinë,  solidaritetin dhe të forcojë më shumë marrëdhënien midis  familjes dhe shoqërisë.

E patën shumë të rëndë kremtimin e festave në izolim, në kohën e pandemisë,  sespe kurrë më parë nuk jemi mësuar që  t’i kalojmë në këtë mënyrë festattona fetare. Dhe kjo na lëmndoi të gjithëve !  Mirëpo, edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme  deshi Zoti që njëherë ta kalojnë mirë të gjithë këtë situatë, duke respektuar  tërësisht traditën e festave tona fetare. Arritëm me të njëjtin përkushtim, lutje e pendesë t’i vlerësojmë më shumë gjërat shpirtërore, pasi që shpeshherë kemi vrapuar rreth gjërave të cilat tani nuk kanë vlerë. E kjo shpresojmë të na ketë ndihmuar  që të zgjohemi e të vlerësojmë më shumë njëri-tjetrin, veten, familjen dhe të tjerët.  

Masat e distancimit fizik prej pandemisë së Covid-19 nuk arritën të na  ndajnë shpirtërisht  nga njëri-tjetri, nga vlerat dhe traditat tona kombëtare. Sepse, përqafimi shpirtëror i shqiptarëve, është po aq  i fortë  sa edhe afrimi   fizik.  Domethënë gjithçka ishte njësoj, por ndryshe.

Filed Under: Uncategorized

Zgjidhja e vetme ndaj Covid-19, vaksinimi për mbarë njerëzimin

April 29, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Bill Gates :

Kur historianët të shkruajnë librin lidhur me pandeminë Covid-19, ajo që kemi jetuar deri më tani do të marrë ndoshta vetëm një të tretën e tij. Pjesa më e madhe e tregimit do të jetë ajo që ndodh më pas.

Në pjesën më të madhe të Evropës, Azisë Lindore dhe Amerikës së Veriut, piku i pandemisë do të ketë kaluar deri në fund të këtij muaji.

Pas disa javësh, shumë shpresojnë se gjërat do të kthehen në mënyrën si ishin para saj në dhjetor. Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë.

Unë besoj se njerëzimi do ta mundë këtë pandemi, por vetëm kur shumica e popullsisë të vaksinohet.

Deri atëherë, jeta nuk do të kthehet në normalitet. Edhe nëse qeveritë heqin urdhrat për kufizimin dhe bizneset rihapin dyert e tyre, njerëzit kanë një neveri natyrale për ta ekspozuar veten ndaj sëmundjeve.

Aeroportet nuk do të kenë turma të mëdha. Sportet do të luhen në stadiume boshe. Dhe ekonomia botërore do të jetë në depresion, sepse kërkesa do të mbetet e ulët dhe njerëzit do të shpenzojnë më shumë në mënyrë konservative.

Ndërsa pandemia ngadalësohet në vendet e zhvilluara, ajo do të përshpejtohet në vendet në zhvillim. Përvoja e tyre, megjithatë, do të jetë më e keq.e Në vendet më të varfra, ku më pak punë mund të bëhen nga distanca, masat distancuese nuk do të funksionojnë.

Virusi do të përhapet shpejt, dhe sistemet shëndetësore nuk do të jenë në gjendje të kujdesen për të infektuarit. Covid-19 mposhti qytete si Neë York, por të dhënat sugjerojnë që edhe një spital i vetëm në Manhattan ka shtretër të kujdesit intensiv sa shumica e vendeve afrikane. Miliona mund të vdesin.

Kombet e pasura mund të ndihmojnë, për shembull, duke u siguruar që furnizimet thelbësore nuk shkojnë vetëm te ofertuesi më i lartë. Por njerëzit në vendet e pasura dhe të varfëra njësoj do të jenë të sigurt, vetëm pasi të kemi një zgjidhje efektive mjekësore për këtë virus, që do të thotë një vaksinë.

Gjatë vitit të ardhshëm, studiuesit mjekësorë do të jenë ndër njerëzit më të rëndësishëm në botë. Për fat të mirë, edhe para kësaj pandemie, ata po bënin hapa gjigantë në vaksinologji.

Vaksinat konvencionale mësojnë trupin tuaj të njohë formën e një patogjeni, zakonisht duke futur një formë të vdekur ose të dobësuar të virusit. Por ekziston gjithashtu një lloj i ri imunizimi që nuk kërkon nga studiuesit të kalojnë kohë duke rritur vëllime të mëdha të patogjenëve.

Këto vaksina përdorin kodin gjenetik për t’u dhënë udhëzime qelizave tuaja se si të montojnë një përgjigje imune. Ato ndoshta mund të prodhohen më shpejt se vaksinat tradicionale.

Shpresa ime është që, deri në gjysmën e dytë të vitit 2021, institucionet në të gjithë botën do të prodhojnë një vaksinë. Nëse do të ndodhë kështu, do të jetë një arritje historike: koha më e shpejtë nga njohja e një sëmundjeje të re në imunizimin kundër saj.

Përveç këtij përparimi në vaksinat, dy përparime të tjera të mëdha mjekësore do të dalin nga pandemia.

Njëra do të jetë në fushën e diagnostifikimit. Herën tjetër që një virus i ri do shfaqet, njerëzit ndoshta do të jenë në gjendje ta testojnë atë në shtëpi në të njëjtën mënyrë që ata testojnë shtatzëninë. Në vend që të urinojnë në gotë, ato thjesht do të shkundin hundët. Studiuesit mund të kishin gati një test të tillë brenda disa muajve nga identifikimi i një sëmundjeje të re.

Përparimi i tretë do të jetë në ilaçet antivirale. Këto kanë qenë një degë e nën-investuar e shkencës. Ne nuk kemi qenë aq të efektshëm në zhvillimin e ilaçeve për të luftuar viruset, ashtu siç kemi ato për të luftuar bakteret.

Por kjo do të ndryshojë. Studiuesit do të zhvillojnë studime të mëdha, të ndryshme të antiviraleve, të cilat ata do të jenë në gjendje të skanojnë dhe të gjejnë shpejt trajtime efektive për viruset e reja.

Të tre teknologjitë do të na përgatisin për pandeminë tjetër, duke na lejuar të ndërhyjmë herët, kur numri i rasteve është ende shumë i ulët. Por hulumtimi themelor do të na ndihmojë gjithashtu në luftimin e sëmundjeve infektive ekzistuese, madje do të ndihmojë në avancimin e kurave për kancerin.

(Shkencëtarët kanë menduar gjatë se vaksinat mund të çojnë në një vaksinë të mundshme të kancerit. Deri me shfaqjen e Covid-19, nuk kishte shumë hulumtime se si ato mund të prodhoheshin masivisht me çmime madje disi të përballueshme.)

Përparimi ynë nuk do të jetë vetëm në shkencë. Do të jetë gjithashtu në aftësinë tonë për t’u siguruar që të gjithë përfitojnë nga kjo shkencë. Në vitet pas 2021-shit, unë mendoj se do të mësojmë nga vitet pas 1945-ës.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, liderët ndërtuan institucione ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara për të parandaluar më shumë konflikte. Pas Covid-19, udhëheqësit do të përgatisin institucione për të parandaluar pandeminë tjetër.

Këto do të jenë një ndërthurje e organizatave kombëtare, rajonale dhe globale. Unë pres që ata të marrin pjesë në këto “stërvitje” në të njëjtën mënyrë si forcat e armatosura marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta.

Këto do të na mbajnë gati për herë tjetër kur një virus i ri hidhet nga lakuriqët ose zogjtë te njerëzit. Ata gjithashtu do të na përgatisin nëse një “aktor” i keq krijon një sëmundje infektive në një laborator dhe do të përpiqet ta përdorë atë si armë. Duke praktikuar një pandemi, bota gjithashtu do të mbrohet kundër një akti të bioterrorizmit.

Shpresoj se kombet e pasura përfshijnë ato më të varfra në këto përgatitje, veçanërisht duke kushtuar më shumë ndihma të huaja për ndërtimin e sistemeve të tyre parësore të kujdesit shëndetësor. Edhe personi më i interesuar – ose qeveria izoluese – duhet të pajtohet me këtë deri tani.

Kjo pandemi ka treguar se viruset nuk respektojnë ligjet e kufijve dhe se ne të gjithë jemi të lidhur biologjikisht nga një rrjet i mikrobeve mikroskopike, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo. Nëse një virus i ri shfaqet në një vend të varfër, ne dëshirojmë që mjekët e tij të kenë aftësinë ta zbulojnë atë dhe ta frenojnë atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Asnjë nga këto nuk është e pashmangshme. Historia nuk ndjek një kurs të caktuar. Njerëzit zgjedhin se cilin drejtim të marrin, dhe mund të bëjnë kthesën e gabuar. Vitet pas 2021 mund të ngjajnë me vitet pas 1945-ës.

Por analogjia më e mirë për sot mund të jetë 10 nëntori 1942. Britania sapo kishte fituar fitoren e saj të parë të luftës dhe Winston Churchill deklaroi në një fjalim: “Ky nuk është fundi. Nuk është as fillimi i fundit. Por, mbase është fundi i fillimit .”

BURIMI : The Economist.

Filed Under: Uncategorized

Tregetaret e politikes lene popullin pa atdhe, pa dinjitet, pa drejtesi

April 28, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Prof. Lisen Bashkurti

Me keto qe po lexojme dhe shohim ne media per marreveshjen pazar midis Thacit dhe Vucicit, te dakordesuar e mbeshtetur edhe nga disa gurehedhes e dorefshehur ne Tirane, Prishtine apo gjetke eshte per te vene kujen. Politikane tregetare duan te lene popullin e Kosoves pa ardhe, pa dinjitet, pa drejtesi.

Nepermjet luhatjeve, dredhive, mashtrimeve dhe provokimeve te pafund prej disa vitesh me keto dite mesuam se cfare permban ne thelb marreveshje pazar Thaci-Vucic per “normalizimin” e marredhenieve Kosove-Serbi.

Per kete na ndihmoi deklarimi i nje marifetxhiu futehundesi, sahanlepiresi dhe pazarxhiu tanime bojedale ndermjet medias, politikes dhe konspiracionit dhe midis Beogradit, Prishtines e Tiranes. Nuk kemi deshire qe te ndodhe, por nuk kemi arsye te mos e besojme kete bojedale per kete marreveshje famekeqe kulisash…

1. Pazar me troje e pasuri te Kosoves
Marreveshja e pergatitur nga tregetaret e politikes synon parasegjithash dhenien e Veriut te Kosoves, me territor e pasuri Serbise. Ky lloj pazari me dhenie territoresh ka nisur shume vite me pare me Maqedonine e Veriut, u thellua me Malin e Zi dhe tani po tenton te kulmoje me Serbine. 

Politikanet tregetare po e vetejapin Kosoven copa-copa si me qene malli i vet. Shqiptareve me dy shekujt e kaluar i jane marre mbi 50 mije kilometer katror territore. mirePo keto territore i jane marre me force dhe nga jashte. 

Eshte e para here ne historine e Shqiptareve qe tre here radhazi marreveshjet me fqinjet behen duke leshuar territore fqinjeve, pa force dhe me vullnet nga brenda. Ky deshtim diplomatik i lidershipit politik te Kosoves eshte pa precedent kombetar dhe nderkombetar. 

Me keto leshime territoriale te bera ndaj Maqedonise se Veriut, Malit te Zi dhe projektit per t’ia leshuar edhe Serbise version e saj, Kosova po shkon drejt humbjes se viabilitetit, po kthehet ne nje ferme bujqesore pa resurse, pa mundesi, pa kurrefare kapaciteti ekonomik per te mbijetuar.

Pazarxhinjte e territoreve te Kosoves po e shderrojne Kosoven ne nje shtet te vogel, te varfer, te dobet, teresisht i pamundur te veteqendroje me kembet e veta e lehtesisht i thyeshem perballe cdo krize te brendshme apo nderkombetare. 

Nje nder parimet nderkombetare per pavaresimin e shteteve dhe njohjen e tyre nderkombetare, krahas territorit, popullsise, institucioneve sovrane eshte edhe aftesia ekonomike per te siguruar qendrueshmeri dhe zhvillim ekonomik e social te brendshem. Cenimi i njerit prej ketyre parimeve prodhon shtet te dobet, te varfer dhe per pasoje problematik se brendshmi dhe te panjoheshem  mderkombetarisht.
Kosova nuk eshte e varfer. Por Kosova nuk eshte as e pasur. Kosova eshte ne ekuilibre ekonomike shume delikate. Territori, burimet, popullsia qendrojne ne nje balance te perputheshme dhe per kete arsye te pacenueshme. 

Nese kjo balance territor, burime e popullsi cenohet, sic po synohet nga politikanet tregetar me Thacin e Vucicin ne krye dhe me disa argate ne Prishtine e Tirane apo gjetke athere e ardhmja e Shtetit te Kosoves vihet ne pikepyetje serioze.  

2. Pazar me herojte e viktimat e Kosoves
Kur nise politika e pazareve pa principe cdo gje shnderrohet ne mall qe shitet dhe blihet nga politikanet pazarxhinj. Ne rastin konkret, kohet e fundit marifetxhiu, futehundesi e pazarxhiu midis medias, politikes dhe konspiracionit si dhe argati bredharak Beograd-Prishtine-Tirane na beri me dije, qe nuk do ta deshironim, por qe nuk kemi arsye te mos e besojme, se marreveshje parasheh amnisti per krimet e kryera nga Serbia ne Kosove. 

Pra, mbas pazarit me leshim te territoreve te Kosoves, po behet, ne mos eshte bere, pazare edhe me heronjte dhe viktimat Shqiptare ne Kosove. Ne kandarin e pazareve tregetaret e politikes Beograd-Prishtine, me heshtjen e Tiranes po vene Prekazin, Recakun, Krushen, heronjte, viktimat, te humburit, te perdhunuarit. Po shkelin mbi Familjen Jashari, Ukshin Hotin, Fehmi Aganin dhe figura te shumta emblematike qe e shkruan me gjakun e tyre lirine dhe pavaresine e Kosoves. 

Amnistia e krimeve te Serbeve ne Kosove eshte fshirja e historise se Kosoves. Aministia e krimeve Serbe ne Kosove eshte ne fakt c’berja e Kosoves. Sepse ishin krimet, genocidi  pastrimi etnik i shqiptareve nga Serbet, qe perbene arsyetimin principal, ligjor e njerezor per nderhyrje nderkombetare humanitare ne Kosove te NATO dhe komunitetit nderkombetar. Krimet, genocidi, pastrimi etnik ishin dhe mbeten arsyet themelore qe Kosova u mbeshtet nga NATO dhe Perendimi per shkeputjen nga Serbia. 

Historia moderne e njerezimit mbas Luftes se Dyte Boterore na ka dhene shembujt me Gjykatat e  Nurenbergut, Tokios, Ruandes, bazuar ne te drejten nderkombetare te Konventave te Gjeneves dhe protokolleve te tyre qe asnje genocid, krim kunder njerezimit apo pastrim etnik ne kohe paqe apo lufte nuk mund te tolerohet e as te aminstohet, por duhet te denohet.

Tregetaret e politikes ne Serbi dhe Beograd me heshtjen apo dakordesimin edhe te ndokujt tjeter ne Tirane apo akoma me larg, duke kerkuar amnisti per genocidin, krimet kunder njerezimit dhe pastrimit etnik te Kosoves po shkelin ne menyren me te papranueshme parimet themelore te se drejtes nderkombetare, mbi te cilat njerezimi ka ngritur paqen, sigurine, demokracine, te drejtat e njeriut dhe te pakicave kudo ne bote. 

Nese pazaret me territore e varferojne Kosoven deri ne pamundesi per te mbijetuar si shtet i pavarur, amnistia e genocidit, krimeve dhe pastrimeve etnike ne Kosove e perdhosin poshtersisht dhe turperisht identitetin, dinjitetin, humanitetin, sacrificen dhe sublimitetin e popullit te Kosoves per liri e pavaresi. Nje perdhosje e tille i fshin Kosoves te kaluaren, pa themelet e pergjakura te se ciles e ardhmja saj do venitej deri ne shuarje. 

3. Pazaret me drejtesine

E fundit qe do te mund te bjere pre e tregetareve politike eshte berja e pazareve me drejtesine. Nga marifetxhiu, futehundesi dhe pazarexhiu midis medias, politikes dhe konspiracionit dhe ndermjet Beogradit, Prishtines dhe Tiranes na u be me dije keto dite gjithashtu, qe nuk do e deshironim, por qe nuk ka arsye per te mos e besuar se ne marreveshjen e bere nen tryezat Vucic-Thaci na qenka edhe zhberja Gjykates Speciale per krimet e kryera ne Kosove ne vitet 98-99 nga eksponente te UCK-se ndaj serbeve te pafajshem. Ky pazarllek eshte nje provokim shume i rrezikshem, tendecioz, manipulativ.dhe djallezor. 

Eshte i rrezikshem sepse mund te mbuloje krime te bera nga individe te vecante qe damkosin popullin e Kosoves dhe imazhin e tij ne bote. Te inkriminuarit e cdo kohe e te cdo vendi lypet te perballen me drejtesine. Kosoves i duhet jo paqe dosido, por paqe e drejte. Kosova ka nevoje per ‘justice peace’. Kjo do thote se te gjithe te inkriminuarit, Serbe apo Shqiptar lypet te perballen me drejtesine.

Eshte tendencioz, sepse perpiqet te siguroje mbeshtetje te nendheshme te eksponenteve te larte dhe te niveleve te tjera, qe kane kapur pika kyce te shtetit dhe institucioneve te Kosoves dhe duan keshtu ti rreshqasin pergjegjesive personale me koncesione shteterore e kombetare. 

Eshte manipulativ sepse tenton te perdore, te shperdore dhe te abuzoje me vlerat e UCK-se, kontributi e se ciles njihet e vleresohet kombetarisht dhe mderkombetarisht. Asnje i inkriminuar nuk duhet te fshihet prapa vepres se ndritur te UCK-se per fshehjen e krimeve individuale qe duhet provuar nga drejtesia. 

Eshte djallezor sepse, ne menyre terthore, te fshehte, indirekte kerkon te beje ‘amnisti reciproke kriminelesh’. Pra, marreveshja e tregetareve te politikes, na del qe qenka edhe marreveshje per kriminelet e luftes 98-99. Serbise t’i beje amnisti per genocidin, krimet masive dhe pastrimin etnik ne Kosove, ndersa Kosoves t’i beje amnisti per personat e vecante  qe rrezikohen te denohen nga Gjykata Speciale e ngritur posaqerisht ne Kosove. 

Se fundi, kjo lloj ‘amnistie reciproke kriminelesh’ duke u bere pjese e nje marreveshje dypaleshe nderkombetare vendos shenjen e barazimit te krimit te provuar nderkombetarisht te Shtetit Serb ne Kosove me krimet qe mund te jene bere, ende te paprovuara,  nga eksponente te vecante individual te Kosoves mbi Serbe te pafajshem ne Kosove. Synohet pra te perzihet ne menyren me djallezore krimi shteteror i Serbise mbi shqiptaret me krimin individual te ndonje shqiptari kunder cileve Serb ne Kosove. 

Kohet e fundit diskursi politik, publik dhe mediatik per Kosoven po fokusohet gjithnje e me shume mbi marreveshjen per normalizimin e marredhenive te saj me Serbine. Zerat kontradiktore, disa te konfirmuar e disa jo, disa publik, te tjere konspirative, disa ne Kosove e Beograd e te tjere ne Uashington dhe Evrope, po shprehen per ekzistencen e nje marreveshje te bere ne konspiracion nga Vucic dhe Thaci, mbeshtetur edhe nga te tjere. 

Ne kete diskurs po njihemi jo vetem me ekzistencen, por edhe me permbajtjen e kesaj marreveshje. Kuadri i saj duket te jete perpiluar jo nga parime te qarta, por nga pazare territoriale, amnisti kriminelesh Serbe ne Kosove dhe zhberja te institucioneve te drejtesise te ngritura ne Kosove per akuza mbi  krime ndaj civileve Serbe ne Kosove. 

Pra, marreveshja Serbi-Kosove pergatitur nga Vucic-Thaci, e shpalosur ne diskursin politik, publik e mediatik kohet e fundit duket te jete nje marreveshje qe ka dy synime: coptimin e metejshem te Kosoves dhe amnistimin e krimeve te Luftes ne te dy shtetet.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Mos vallë duan krijimin e nje civilizimi unik në botë – një civilizim Covid!?

April 28, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Dritan Shano

Aktet e qeverive, sipas të cilave ato pretendojnë se po ruajnë jetën e njerëzve, kur në fakt vetëm sa po përpiqen t’i shmangen delegjitimimit të tyre, të politikave të tyre shëndetësore, etj., etj, çdo ditë që kalon po marrin përmasën e një terrorizmi të ushtruar mbi njerëzit, për t’i thyer ata, varfëruara ata, squllur dhe bërë të bindur pa fjalë dhe pa asnjë lloj rezistence ndaj pushtetit.

Masat që ato kanë imponuar, më shumë se për të ruajtur shëndetin e njerëzve kërkojnë të eliminojnë identitetin e njerëve, duke i bërë ata njësoj në të gjithë botën, duke i bërë që të bëjnë gjëra njësoj; të reagojnë njësoj; të kenë të njëjtat emocione; të mendojnë njësoj; të pranojnë njësoj; të binden njësoj.

Këto masa, insistimi për t’i aplikuar ato, kërcënimet ligjore dhe mediatike, shantazhimi dhe denigrimi i kujtdo që mendon ndryshe synojnë krijimin e një shablloni unik të njerëzimit – njehesimin e sjelljes njerëzore, eliminimin e civilizimeve ekzistuese, dhe krijimin e nje civilizimi unik në botë – një civilizim Covid. Jo më kot, të gjithë marksist leninistët filluan të përdorin frazën e një Rendi të Ri Botëror.

Diçka nuk ka ecur. Me ç’duket themelet e demokracisë janë shumë më të forta sesa ç’pritej – këto themele janë ato që ndoshta kanë arritur të bashkojnë më fort materialen dhe spiritualen e njerëzimit – duke krijuar një identitet të fortë të njeriut të cilin ai e shpërfaq përmes vetëdijes së lirisë. Njerëzit nuk u thyen, përkundrazi dolën në rrugë, që të marrin mbrapsht identitetin dhe lirinë tyre, të marrë peng nga Leviatani.

Fraza që do bashkëjetojmë gjatë me Covid-19 është një frazë idiote në vetvete – pse me cilin virus nuk ka bashkëjetuar gjatë njerëzimi ??? Por, kjo frazë e cila po përdoret fsheh tinëzisht, pikërisht axhenden për të krijuar një civilizim të ri të bazuar tek mungesa e identitetit dhe kontrolli total mbi aktivitetin njerëzor. Kjo frazë shpjegon që përpjekja do vazhdojë, pavarësisht ndonjë pengese të përkohshme….BURIMI: https://perqasje.com/

Filed Under: Uncategorized

Nostalgjikët e diktaturës dhe privilegjet e pamerituara të saj!

April 26, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Elona Caslli

Nostalgjia është një ndjesi malli për një kohë të caktuar që ke përjetuar me dikë. Quhet nostalgji pasi ti takohesh me atë kohë, veçse përmes kujtimit dhe nostalgjia shpesh, na kujton se jemi edhe të brishtë dhe falë kësaj brishtësie kemi mall për një çast, për një kohë apo për një njeri.

Më ka qëlluar shpesh të dëgjoj shprehje, deklarata apo pohime që dëshmojnë një lloj nostalgjie për diktaturën e Hoxhës.

Të gjitha deklaratat apo shprehjet fillojnë gjithmonë me këtë fjali hyrëse- Unë, në atë kohë kam qenë mirë.

Ky pohim jo rastësisht vjen nga ajo kategori njerëzish, që në sistemin e diktaturës kanë qenë të privilegjuar.

Në kategorinë e të privilegjuarve hyjnë njerëzit që i përkasin botës së artit apo njerëz që kanë pasur prindërit në funksione kyçe në aparatin shtetëror.

Nuk i përmenda banorët e Bllokut, sepse nostalgjia për diktaturën tek kjo kategori merret e mirëqënë.

Megjithatë, le të rikthehemi tek fjalia hyrëse e nostalgjikëve të diktaturës- Unë, në atë kohë kam qenë mirë.

Kjo fjali në vetvete përmban një tragjedi.

A mund të matet mirëqënia e një kombi me mirëqënien e një individi?!
A mund të gjykohet një sistem diktatorial, duke u bazuar vetëm në përvojën personale që ti ke pasur me atë sistem?!

Tragjedia e vërtetë është kur ky pohim vjen nga një artist.
A mund të ndihet një artist mirë në diktaturë?!
Unë besoj se jo.

Nëse mirëqënien e masim me privilegje të pameritura, atëherë mund të kuptojmë thelbin e nostalgjikëve të diktaturës.

Unë besoj fort se diktatura u dha mundësinë një kategorie të caktuar njerëzish, të ndiheshin të epërm në krahasim me popullin e thjeshtë.

Dhe nostalgjikët e diktaturës kanë mall pikërisht për këtë gjë- Të ndihen të epërm në raport me të tjerët. Të jetojnë edhe një herë kohën, kur ishin në qendër të vëmendjes, kur njerëzit kthenin kokën pas kur i shihnin në rrugë, kur ndiheshin një lloj perëndie në moçalin e madh shqiptar prej gjysmë shekulli.

Nevoja për t’u ndierë i epërm dhe jo i zakonshëm është tipar i pangatërrueshëm i nostalgjikëve të diktaturës dhe i vetë diktatorëve.

Epërsia përkthehet në veprime apo qëndrime që t’i mund t’i kryesh apo t’i mbash dhe mos të vuash pasojat që do të vuante populli i thjeshtë, sepse drejtësia në diktaturë, funksionon ndryshe për të epërmit dhe ndryshe për të poshtmit.

Pra, në thelb të nostalgjisë qëndron privilegji i pamerituar dhe dëshira për t’u ndierë më lart dhe i pazakonshëm në raport me të tjerët.

A kanë pasur privilegjet e pamerituara një kosto në diktaturë?!

Unë mendoj se po. Çdo privilegj i pamerituar është shoqëruar me një faturë nga ana e Partisë. Faturë e cila është paguar rregullisht nga ana e nostalgjikut, me anë të një shërbimi të caktuar nga vetë Partia.

Shërbimi është kryer me përpikmëri nga nostalgjiku, në mënyrë që të vazhdonte të ruante statusin e të epërmit dhe të mos të kalonte tek të poshtmit.

Lind pyetja- Si guxojnë sot e kësaj dite nostalgjikët të formulojnë shprehje mirënjohjeje dhe mirëqënieje për diktaturën?!

Përgjigjja gjendet tek përgjithësimi i kobshëm – Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë.

Krimineli dhe viktima nuk mund të jenë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë.
Hetuesi dhe viktima nuk mund të jenë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë.
Spiuni dhe viktima nuk mund të jenë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë.

Post Scriptum- Nëse faturat e nostalgjikëve do të ishin shfaqur publikisht, ka gjasa që këta të fundit të fshiheshin pas asaj kohe dhe jo të mburreshin me mirëqënien e saj. BURIMI : https://perqasje.com/

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Gjykata në Çeki shfuqizon kufizimet e qeverisë, çdokush mund të lëvizë lirisht

April 26, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Me efekt të menjëhershëm pas një vendimi gjykate, çekët mund të lëvizin të lirë në vend, edhe të udhëtojnë jashtë vendit. Edhe ndalesa e grumbullimeve është liruar.

Pasi Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi kufizimet në krizën e Coronës si jo në pajtim me ligjin, qeveria çeke brenda pak orësh i anuloi të gjitha kufizimet në lirinë e lëvizjes, që nënkupton edhe hapjen e kufijve. 

Për aktivistë të të drejtave të njeriut si Anna Šabatová e bashkëshortin e saj, Petr Uhl një lajm i mirë.

“Filloi të na shqetësojë, kjo që nuk mund të lëvizim më të lirë legalisht”, thotë Šabatová për Deutsche Wellen. Të dy kanë një shtëpi pushimi në Gjermani, 1,7 km larg nga kufiri”. 

“Asnjë përjashtim nuk u bë për ne“, thotë Šabatová.

Edhe regjisorja polake, Krystyna Krause, që jeton prej vitesh në Pragë, e mirëpret vendimin. Ajo thotë se në fillim të „kësaj çmendurie të Coronës” asaj i është dashur të qëndrojë e bllokuar në një fshat në Boheminë Jugore. 

E gëzuar është parukierja Zdena që thërret. “Rroftë liria!” Rrofshin klientët!”, thotë ajo. 

Producenti i filmit, Petr Jančárek rrëfen si i kishte kaluar ditët e krizës së Coronës.

“30 vite, një gjysmë jete nuk lejohesha të udhëtoja në perëndim. M’u kujtua sërish kjo kohë.” Petr është tani i lehtësuar.

Ngjarja e ditës

Të enjten (23.04.) Gjykata Administrative e Pragës i deklaroi si shkelje ligjore katër rregullore të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Dy prej tyre kufizonin lirinë e lëvizjes, të tjerat tregtinë me pakicë. Gjykatësi, Štěpán Výborný argumentoi, se kufizimet e të drejtave bazë lejohen të kufizohen nga qeveria vetëm në pajtim me ligjin për krizat. Ai u dha kohë deri të hënën qeveritarëve në Çeki për të përmirësuar situatën ligjore.

Kabineti i kryeministrit çek, Andrej Babiš e shpalli më 12 mars gjendjen e jashtëzakonshme në vend për 30 ditë. Parlamenti e zgjati atë deri në fund të prillit dhe i miratoi kufizimet si i parashikon ligji për krizat. Por qeveria më vonë i tërhoqi këto vendime. 

Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtěch, i futi sërish në fuqi vendimet, por këtë herë si bazë ligjore shërbeu ligji për mbrojtjen e shëndetit publik.

Eksperti për shëndetësinë, Ondřej Dostál, që e hodhi në gjyq qeverinë u trégua i gëzuar për vendimin e gjykatës.

“Nga pikëpamja e një shteti demokratik kemi ecur edhe një hap përpara”, tha ai në bisedë me gazetën “Hospodářské noviny”. 

Avokati mbrojtës i njohur në Çeki, Tomáš Sokol, u shpreh për Deutsche Wellen, se “qeveria e braktisi zonën relativisht të sigurtë ligjore, që i jepte ligji për krizat për të vendosur kufizime dhe zgjodhi me rrezik ligjin e mbrojtjes së shëndetit si arsyetim për të njëjtat ndalesa.”

“Nuk ishte e habitshme, që gjykata nuk i pranoi këto”, thotë Sokol.

Gazetari dhe ish-ambasador në Paris, Petr Janyška thotë se “ishte një vendim i rëndësishëm gjykate, që i tregon ekzekutivit, që edhe në raste krizash duhet t’i përmbahet ligjeve.” 

Janyška thotë, se nuk do të habitej, nëse kryeministri Babiš nuk do ta vinte në dyshim këtë vendim. 

Vërtet Ministri i Shëndetësisë, Vojtěch menjëherë ka bërë të ditur apelimin për shfuqizimin e këtij vendimi. Qeveria çeke mori vendim të premten, se do të kërkojë në parlament zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 25 maj/DW

Filed Under: Bota

Unë Kurva dhe e Bija e Djallit! Nga Elona Caslli

April 26, 2020 by Pafragje 1 Comment

Shkrimi im i datës 9 prill 2020, duket se ka provokuar qëndrime të ndryshme në shoqërinë shqiptare. Ka pasur qëndrime pro dhe kundër këtij shkrimi.

Nuk do të trajtoj tipologjinë e qëndrimeve pro shkrimit, por do të përqëndrohem tek qëndrimet kundër këtij të fundit.

Pjesa dërrmuese e qëndrimeve kundër shkrimit, kanë një emërues të përbashkët – Etiketime fyese dhe akuza të pabazuara mbi fakte.

Paraprakisht biem dakord, që qoftë akuza dhe qoftë etiketimi fyes janë mungesë argumenti.

Tek qëndrimet kundër vihet re edhe prirja perverse e disa individëve, që mundohen që kundërshtinë time ta përkthejnë si kundërshti ndaj Islamit.

Në këtë rast individët në fjalë bëjnë porno me argumentin dhe fjalën time.

Elvis Naci dhe Islami janë dy gjëra më vete. Nuk mund të trajtohen si një e vetme.

Nuk e di të them nëse këta njerëz janë mbështetësit e vërtetë të Nacit ose jo, por personalisht unë do të ndihesha shumë e turpëruar, nëse avokatinë do ma bënin njerëz të tillë.

Nuk është aspak rastësi që askush nuk merret me thelbin e kundërshtisë sime; përbërja e videos që shfaq Elvis Naçi në emisionin e tij, ku dinjiteti njerëzor shkelet me dy këmbë.

Këtu na shfaqet argumenti se Elvis Naci duhet ta bëjë këtë, në mënyrë që njerëzit të sensibilizohen për të dhuruar para tek fondacioni që Naçi zotëron, pasi nuk ka mënyrë tjetër.

Deri këtu, jemi në rregull.

Lind pyetja- A mund të jetë ndryshe skenari i videos?!

Sigurisht që po. E para historia mund të rrëfehet në vetë të tretë, nga një gazetar duke u shoqëruar me pamje veçse nga shtëpia ku jetojnë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe rrëfimet e fëmijëve mund të jepen duke ua mbuluar fytyrën këtyre të fundit.

Hamendësoj, që dikush që do të bëjë një donacion tek fondacioni i Elvis Nacit, nuk ka nevojë medoemos të dijë ngjyrën e syve të fëmijës që po ndihmon.

Ka raste, që në nisma të tilla, merren aktorë për të përcjellë historinë tek publiku i gjerë.

Dhe për një nismë të tillë, nuk duhen medoemos aktorë profesionistë, sepse nuk po ngjiten në skenë, por do luajnë një rol brenda një historie.

Studentët e Akademisë së Arteve apo kompanitë teatrore për fëmijë mund ta përmbushin shumë mirë këtë kërkesë.

Dhe në fund të videos të nënvizohet roli që ka pasur çdo fëmijë apo i rritur në video për të përcjellë këtë histori të vërtetë.

Pse ngulmoj tek ky fakt?!

Në emisionin e datës 13 prill, ku trajtohet një familje e varfër, që i dhurojnë një shtëpi, në video veç panairit të zakonshëm të varfërisë, ku çdo pjesëtar i familjes, jo vetëm duhet ta rrëfejë varfërinë, por duhet ta luajë para kameras rolin përkatës prej të varfri, mes shumë dëshmish, kemi dëshminë rrënqethëse të një vajze…..

Vajza e familjes, pohon se shpesh, kur mbledhin hekura bashkë me vëllain apo me motrën, fshihen që të mos i shohin pjesa tjetër e shokëve dhe mundohen t’i mbledhin kur nuk ka shumë njerëz, pasi të nesërmen shokët apo shoqet e shkollës do t’i tallin dhe do t’i tregojnë me gisht.

Me pak fjalë, kjo vajzë në të përditshmen e saj, kërkon të ruajë dinjitetin në mjedisin e saj dhe nuk do ta shpërfaqë vështirësinë ekonomike në publik. Nuk do që ta mëshirojnë të tjerët.

Ndërkohë ne e vendosim përballë një kamere, ku i shquhet çdo tipar dhe atë vështirësi që ajo është munduar ta kalojë me perde të mbyllura, ne ia servirim tanimë një publiku më të gjerë.

A po ndihmohet në të vërtetë ky fëmijë?!

Ç’pasojë lë në personalitetin e vajzës kjo histori?!

Si do të mirëpritet kjo vajzë në mjedisin e saj në shkollë, kur publikisht ka pohuar me zë dhe me figurë, se ditëlindjet nuk i feston kurrë se nuk ka para dhe se në mbrëmje ushqehet vetëm me bukë ujë dhe sheqer?!

Në të vërtetë, ky shkrim nuk duhej të bëhej nga unë, por nga një grup psikologësh që duhet të ngrinin zērin sikundër edhe nga shoqatat që merrem me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Porno me varfërinë duhet të mbarojë, sepse rrezikojmë që në vend që t’i ndihmojmë fëmijët, i gjymtojmë shpirtërisht përgjithmonë.

Varfëria është gjendje që kapërcehet. Gjymtimi shpirtëror që pëson një fëmijë mund të jetë fatal dhe i parikthyeshëm.

Elona Caslli

BURIMI: https://perqasje.com/

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Filloi sarkazma me masat anti koronavirusin!

April 26, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Arian Manahasa

Shoku ynë është në dilemë… nuk po e merr vesh këtë punën e koronavirusit:

• Sëmundja kalohet në shtëpi, por kur ke nevojë duhet të shkosh urgjent në spital

• Sëmundja ka shumë simptoma, por shpesh nuk ka asnjë simptomë

• Për virusin nuk ka ilaçe, por çdo ditë del një medikament i ri

• Vaksina do të shpiket, por nuk do të na mbrojë

• Virusi nuk prek fëmijët, por shkollat u mbyllën

• Maska nuk të mbron, por duhet ta mbash

• Virusi është vdekjeprurës, por nuk duhet të trembemi

• As dorezat nuk të mbrojnë, por janë të nevojshme

• Të gjithë duhet të izolohen në shtëpi, por edhe të punojnë

• Ushqim në supermarket ka plot, por duhet mbajtur rezervë ushqimi në shtëpi

• Sporti ndihmon shëndetin, por sporti ndalohet

• Ajri i pastër të bën mirë, por shëtitja ndalohet… sidomos në park

• Mbipesha të rrezikon, por duhet të rrish në shtëpi dhe ta kalosh ditën duke ngrënë.

Hmmmm …. filluat te dyshoni tek vetvetja eeee … hajt, s ka gjo, do ju kaloje

BURIMI : https://perqasje.com/

Filed Under: Uncategorized

Vepër dokumentare dhe një gur themeltar për Kojën

April 26, 2020 by Pafragje 1 Comment

Gjekë Gjonaj

Kur e kam lexuar librin e parë të Fran Gjeloshajt ,, Koja ndër shekuj” kam shprehur mendimin tim modest se është një kurorë e artë për vendlindjen e tij,  e cila  në kohët më të hershme e deri më sot  ka ruajtur me fanatizëm  gjuhën traditën dhe identitetin e vet. Pasi e përfundova së lexuari me vëmendje veprën e tij  të dytë studimore “Koja në rrjedhë të kohëve” them pa mëdyshje se ajo është një tjetër përmendore dhuruar Kojës. Një vepër dokumentare me shumë vlera. Një gur themeltar për Kojën.

Autori këtë monografi për historinë e Kojës e shkroi në mërgim në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  nga dashuria e madhe  përvëluese  që kishte  në zemër dhe ndjente në shpirt për  vendlindjen,  për të cilën më thoshte se është e shtrenjtë,  dashuri, vuajtje, dhimbje, krenari. Vetëm në vend të huaj e njeh bukurinë dhe ëmbëlsinë e gjuhës amtare, vetëm atje e ndjen ç ‘është vendlindja që e ke braktisur. Në një vend të huaj mund t’i kesh te gjitha, por shpirti gjithmonë ndjehet i varfëruar. Vendlindja  është vendi më i dashur, prandaj  ajo në vende të huaja vazhdimisht të  shfaqet në ëndrra. Kjo forcë magjike  nuk e lëshoi kurrë as autorin e kësaj vepre , por përherë e mbajti   pranë, sado larg saj  që  ndodhej. Pa këtë dashuri për një  copë vendlindje, apo  siç thonë malësorët, pa nji grusht dhe  që e merrnin me vete mërgimtarët  tanë të hershëm, që ta kishin vendlindjen gjithkund  me vete dhe pranë vetes,   dyshoj që   lexuesi shqiptar do ta kishte në dorë këtë studim voluminoz të rëndësishëm  për studiuesit e tashëm dhe të ardhshëm.

Fran Gjeloshaj  nuk është historian. Dhe nuk bëri histori. Por ai në këtë studim serioz e gjithëpërfshirës për Kojën  seleksionoi dhe përmblodhi  shënmet që ka grumbulluar dhe koleksionuar për një kohë të gjatë nga literatura  e lexuar , ose nga tregimet e të moshuarve.  Natyrisht është një përpjekje që duhej ta kishin bërë gjeneratat e mëparshme, të cilët mund të kishin shënuar më  shumë rrëfime  nga të moshuarit e tyre. Aty flitet për historinë e këtij fshati, por autori nuk lë anash edhe pjesët tjera të jetës së banorëve të kësaj krahinë  shqiptare të Malësisë së Madhe.

Në veprën e  Fran Gjeloshajt , Koja në rrjedhën e kohëve”  ka histori, toponimi, heronj, por ka edhe figura njerëzish e dokumente të tjera me rëndësi, të cilat, veprës në fjalë ia rrisin vlerën në përgjithësi. Unë konsideroj se  Fran Gjeloshaj ka bërë një vepër që duhet lakmuar, ndonëse ai është me profesion krejtësisht tjetër. Kjo është vlera jo vetëm e autorit, por edhe e veprës së tij. Pra, autori na ka sjellë shumë shënime për kohën e kaluar të popullatës së Kojës, e cila, sikur në mjedise të tjera, edhe këtu ka pësuar nga okupuesit. Ajo që e karakterizon këtë botim të mirëfilltë është  trajtimi në aspektin shumëdimensional, duke filluar nga koha e hershme e deri në ditën e sotme. Vlerën këtij libri ia shton edhe mbështetja në burime të shumta jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja.

 Me botimin e kësaj vepre të këtillë dokumentare autori shleu një obligim moral që ndjeu  ndaj vendlindjes së tij,  sepse  e meritojnë njerëzit e këtij lokaliteti, por e meriton edhe ky vendbanim që ka një lashtësi dhe një histori të bujshme, sa të dhimbshme, por aq edhe krenare. Është një shembull i rrallë i krijuesve tanë, sepse, pak-kush nga malësorët deri më tash kemi bërë  vepra të tilla  si autori në fjalë. Prandaj, kjo vepër mbetet një vlerë e rëndësishme që do të trashëgohet dhe do të vlerësohet nga të gjithë.  

Filed Under: Uncategorized

Paqartësia ligjore dhe politike në Kosovë/QEVERI E RE apo ZGJEDHJE?

April 26, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Shkruan: Ibrahim Arslan
Arsyet politike janë thelbi i krizës së qeverisë në Kosovë, por kjo është shkaktuar edhe nga paqartësia e disa neneve përkatëse të Kushtetutës, si dhe mungesa e ligjit mbështetës për qeverinë.
Për shembull, mungojnë afatet në nenet përkatëse të Kushtetutës, lidhur me qeverinë. Kjo paqartësi, si më parë në situatë të ngjashme,reflekton në mënyrë negative në funksionimin e marrëdhënieve mes Presidencës dhe Qeverisë, por shkakton edhe përzierjen e kompetencave të institucioneve në fjalë.
Në muajt e fundit jemi dëshmitarë kur Qeveria merr një vendim ose bënë një deklaratë, ndërkohë kundërshtohet nga Presidenti.
Ose Presidenti bën një deklaratë, menjëherë Qeveria reagon duke e kundërshtuar.
Mungesa e infrastrukturës ligjore në lidhje me qeverinë, mundëson nga njëherë që veprimet apo vendimet të marra nga ajo të janë jo mirë të mbështetura në legjislacion. Besa nga një herë edhe arbitrare.
Mungesa e bazës ligjore për qeverinë në tërësi dhe ministritë në veçanti, ia mundësojnë që qeveritë që vijnë në pushtet, të themelojnë apo ti shuajnë ministritë të caktuara, në mënyrë arbitrare sipas nevojës për të shuar apetitet politike të partnerëve të koalicioneve.
Nëse e bëjmë një krahasim rreth përbërjes së qeverive që nga pavarësia në vitin 2008, atëherë do të dukej kështu: qeveria e parë e Hashim Thaçit, kishte vetëm 15 ministri, 15 ministra dhe 15 zëvendësministra.
Ndërsa, në qeverinë Isa Mustafës, e cila u krijua në 2014, numri i ministrave u rrit në 21 dhe numri i zv / ministrave në 75.
Qeveria e fundit e Ramush Haradinajt, u përpoq që të qeverisë Kosovën (me rreth 2 milion banor) me 23 ministri dhe rreth 85 zëvendësministra.
Sidoqoftë, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, asnjëra prej qeverive (6) të themeluar deri më tani në Kosovë, së bashku me qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, nuk kanë arritur të përfundojnë mandatin e plotë ligjor.
Këto qeveritë, të cilat i kishin ofruar qindra ligje në Parlament, nuk arritën as të draftojnë ligjin për qeveri, si dhe për ministritë, e leje më edhe të miratoheshin nga Parlamenti.
Në vendet e rajonit kjo çështje është e rregulluar me ligj të posaçëm, për shembull nëKroaci (me 4 milion popullsi) me 19 ministri, në Serbi 15 ministri (me 7 milion popullsi), por edhe në vendet e tjera, formimi i qeverisë dhe ministrive bazohen në ligje përkatëse, jo sipas dëshirës së qeverive.
Në shtetet ligjore dhe demokratike, institucionet shtetërore, funksionojnë në bazë të ligjit.
Sa i përket korrespodencës midis Presidentit dhe Kryeministrit lidhur me çështjet e funksionimit, po ashtu mandatimit në formimin e qeverisë pas zgjedhjeve dhe pas votimit të mosbesimit, i përngjan lojës së “ping-pongut”.
Në situatën të cilën gjendemi, në këtë ngërç politik, mund të janë dy zgjidhje: të gjindet një zgjidhje ligjoreapo të krijohet një mundësi e deklarimit të popullatës online se a dëshirojnë zgjedhje tani të jashtëzakonshme apo pas pandemisë.
Opozita thotë se duhet të formohet një qeveri e re shumë partiake, ndërsa partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetori,Vetëvendosja kërkon respektimin e Kushtetutës, dhe pas tejkalimit të kësaj situate të caktohet data për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.Kjo mund të shihet edhe në përgjigjen e Kryeministri Kurti, që ia ka kthyer Presidentit Hashim Thaçi, rreth emërimit të mandatarit të ri, ku ai e përsëriti qëndrimin e njëjtë.
Ish ortaku i Qeverisë, LDK-ja njoftoi opinionin për vendimin e Këshillit Drejtues, për vendimin e marrë lidhur me bërjen e koalicionit me AAK-në, NISMA-n dhe me partitë parlamentare joshqiptare, nëse Presidenti do ta mandatoj Isa Mustafën për formimin e qeverisë, si parti e dytë.
Pas kësaj deklarate të LDK-së, Presidenti Thaçi, në letrën e tretë të dërguar liderit të Vetëvendosjes, kërkon emërimin e mandatarit të ri, duke e potencuar se qytetarët dhe partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që Presidenti të caktojë mandatarin e ri.
Presidenti Thaçi, si në letrat dhe deklarimet e mëparshme, e përsëriti se ai do të veproj në përputhje me Kushtetutën, e në rast të bllokimit të formimit të qeverisë së re, ai do të drejtohej Gjykatës Kushtetuese, për sqarim të mëtejshme, si në të kaluarën.
Sipas nenit 82.2 të Kushtetutës së Kosovës:
“Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.”
Sipas ekspertëve të kësaj fushe, në situatën e krijuar nuk ka vend për interpretime në bazë të nenit 95 të Kushtetutës, shumë të përfolur. Ku qeveria e propozuar pas zgjedhjeve nëse nuk mund të marrë votëbesimin në Kuvend, Presidenti pas konsultimit me partitë parlamentare, e mandaton një kandidat tjetër nga partia politike ose koalicioni që i fitoi zgjedhjet.
Nëse nenet 82 dhe 95 do shikohen me “syza të paanshme”, nuk do të mungonte interpretimi i drejtë.
Duhet të cekët se edhe kushtetutat e shumë vendeve demokratike, lidhur me qeverinë, bazë ligjore në kushtetutë është përafërt apo identike.
Pavarësisht sitiuatës së krijuar me virusin Corona dhe paqartësive të pretenduara ligjore, qeveria në detyrë duhet patjetër ti kryej të gjitha detyrat ligjore, bile me një angazhim shtesë.
Sidoqoftë, gjëja e parë që qeveria e re duhet të bëjë është të iniciojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të qartësuar nenet në fjalë të Kushtetutës, si dhe deri në miratimin e paketës ligjore për qeverinë dhe ministritë nga Parlamenti.
Në këtë situatë, me armikun Korona dhe interpretimet e shumta të Kushtetutës, si zgjidhje e vetme mbetet që të ecet bazuar në rrethanat e krijuara, ku opozita duhet të krijoj atmosfere politike që qeveria në detyrë të kryej detyrat e saja, pa i bombarduar qytetarët e Kosovës me informata të panevojshme, në këtë kohë të vështirë për të gjithë.
Duke vëzhguar disponimin, reagimin, shkrimet dhe deklaratat e qytetarëve qytetarët janë të kënaqur me punën e deritashme të Qeveristë.
Në këtë ngujim kolektiv, duhet të luftojmë së bashku korona virusin pa mëshirë dhe të zgjidhim këtë ngërç pa pasur nevojë të polarizohemi.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 6
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

April 2020
S M T W T F S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
« Mar   May »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in