
Nga NDUE BACAJ
Bashkia e Malësisë së Madhe që nga perhapja e pandemisë së koronavirusit (covid 19) e deri sot (4 maj) nuk ka pasur asnjë banorë të saj të infektuar nga koronavirusi. Kjo sigurisht nuk është meritë të ramaqeverisë, por falë Krijuesit e vetë banorëve të kësaj treve, që kanë ditur të ruhen “pak” e Zoti i ka ruajt shumë. Megjithë këtë gjendje të pastër nga pandemia e koronavirusit bashkia e Malësisë së Madhe vijon të jenë e ngujueme , edhe pse bashki të tjera të paprekura e të prekura nga pandemia e koronovirusit ramaqeveria e rilindjes-partisë i ka shpallur zona të gjelberta , duke i nxjerrë nga ngujimi , për të levizur e punuar lirshëm (sigurisht duke pasur parasysh disa rregulla të nevojshme të percaktuara nga mjeksia). Bashkitë e dalura nga ngujimi me “vendim” të qeverisë apo më sakt të komision-rilindje -partisë , që të tria bashkë bënë Edvin Kristaq Rama , janë : Gjirokastra , Saranda, Konispoli, Himara , Delvina, Finiqi, Pogradeci, Tropoja, Dibra, Prrenjasi, Librazhdi , Peqini, Belshi, Cërriku, Gramshi, Divjaka, Ura Vjagurore , Rrogozhina, Kuçova, Berati, Poliçani, Skrapari, Devolli, Pusteci, Maliqi, Mallakastra, Kolonja, Selenica e Vlora. Nga këto bashki që u nxorrën nga ngujimi, siç është raportuar nga vetë veglat e ramaqeverisë , janë të infektuara nga koronavirusi , Vlora, Berati, Dibra, Tropoja , Mallakastra e tjerë. Kur unë pyeta disa rilindas malësor të Edvinit , përse Bashkia e Malësisë së Madhe , nuk është futur nga qeveria në listen e gjelbërt të daljes nga ngujimi , pasi nuk ka asnjë rast të vetëm të infektuar nga koronavirusi ?, pergjigjet ndonse ishin të ndryshme , kishin të perbashkët “justifikimin” e ramaqeverisë për mos daljen nga ngujimi të bashkisë së Malësisë së Madhe. “Justifikimi” më sinjifikativ i ketyre rilindasve të ramapartisë e ramaqeverisë m’u dukt ai që thoshte se bashkia e Malësisë së Madhe kufizohet me bashkinë e Shkodrës së infektueme dhe komunës Tuzit (nën Malin e Zi). Mirpo ky justifikim “interesant” më duket se bie poshtë , kur shohim se janë hequr nga lista e ngujimit vetë bashkitë e infektuara nga koronavirusi që i citova më sipër , si dhe bashki të “kufizime” me bashkitë e infektuara si Vloren , Elbasanin , Fierin , Beratin, Korçen, Dibren, Kuksin, Hasin etj. Në këto kushte krahasuese rilindasit e ramapartisë e ramaqeverisë heshtën dhe si gjithnjë i binden me kënaqësi çdo urdhri, vendimi, fjale apo edhe prodhe të krye-krye-krye…rit, që tashma i lëshon këto nga facebook-u, Rilindasit që duhej të ngrenin zërin për këtë padrejtësi , që i sjellë Malësisë së Madhe , rrënim ekonomik e varfëri , duket se po mendojnë se e kryejnë detyren ndaj “vendit” tyre, duke bërë sa më shumë like e share në facebook për ato që thotë e pordhë krye-krye-krye…ri i tyre e fatkeqësia e shumicës së shqiptarëve që mendojnë me kryet e vetë e jo me kryet e krye-krye-krye…rit , që po ja futë thellë e më thellë Shqiperisë e shqiptarëve që kanë “fatin” t’i (ç)qeverisë kjo monster e “rilindjes” , apo malsorçe e ripjelljes së partisë…
V.o: Haberri imi nuk ka për qellim t’iu a bëjnë qjefin – gjeder rilindasve që rrogohen e hanë në kazanin e ramaqeverisë , por nuk u bëhet vonë për hallet e Malësisë.
Malësi e Madhe me 04 maj 2020