ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for May 6, 2020

“BOLL BERLLOK SERB NE KOSOVE…!”

May 6, 2020 by Pafragje Leave a Comment

…ka ardh koha pёr njё lёvizje tё tillё nё Kosovё!

             Nga: ZEF PERGEGA

     Fakt i gёzueshem është se në Amerikë jetojnё mbi 1 milion shqiptaro-amerikanë, shumë prej tyre nga Kosova dhe nga trevat shqiptare nё Gadishullin Ilirik. Asnjё nuk janë të kënaqur, janё tё zhgenjyer me politiken e fisit, mikut e krahinёs. Partizanё qё zbriten nga mali dhe morёn pushtetin pёr tё defryer pasionet. Lobimi shqiptar tash ёshtё si nje kalё i coftё me miza. Pushtetarёt nё Kosovё e ne Shqipёri nё kombinim me organёt e tyra tё fsheta i kanё vrarё. Para Haradinjat ne Detrioit ata treguan se janё gjallё e munden pёrёri mё u ringjall, por ai si tё tjerёt i la nё baltё. Shqiptaro – amerikanet duhet tё ringrisin lobimin si nё kohen e DioGuardit dhe bashkёshortes, pёr tё treguar proamerikanizmin tonё. Qeveritё perёndimore ndeshen me qeveritarёt e korruptuar dhe kjo e ka zvenitur imazhin e shqiptarёve. Njё lёvizje kundra kёtij bёrlloku qё i ka zёnё sytё lirise dhe demokracisё, duke i dhёnё mundёsi tё prehё dhёmbёt e kafshimit Serbia mbi trojet tona. Asnjё document historik mbi shqiptarёt nuk ёshtё nё tryezen e administratёs amerikane vetёm tradhёtia e Thacit pёr ndarje. U deklaroj gjermanёve se unё jam president dhe me thikёn e tij mund ta ndajё tokёn e Kosovёs. Serbia pёr nga teritori shqiptar i ka dhe dy Kosova nёn vete…

Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit çdo ditё, po varfërohen. Haradinaj tha se nuk lёshojmё kufijt, por sa lёvizi bishtin gjarpёri u frigue  nga helmi dhe shkoi nё strofullen e tij…Shumë njerëz kanë vdekur në Kosovë. 12 mijë njerëz. Shtёpi tё djegura…20 mijё tё dhunuara…mijёra tё pagjetur…tokё e pluguar me varre. Krejt puna që është bërë nga shqiptaro-amerikanët për ta çliruar, për ta vendosur në hartë me emrёrin e vet, tani po shkon kot. Harten po don Thaci ta ndyshojё. Po gjakun a e ndryshon dot?!. Nuk ka kufi te ri mbi gjakun e Lirise!

       E keni Vuçiqin, Daçiqin. Njerëzit e njëjtë të trajnuar nga Millosheviqi janë ende aty dhe tani vijnë me kostume të reja erendimore, por me kanatjere Pashiqiane  dhe po thonë “ejani të dialogojmë”, kur e dimë që qëllimi i tyre është që ta kolonizojnë Kosovën. Cili mendoni se ka qenë qëllimi i tyre që prej vitit 1937?! Lexojeni memorandumin e Çubrolloviqit, që u paraqit në Beograd. Quhej “Dëbimi i shqiptarëve”. Ishte i përgatitur. E tregoja këtë në të gjitha seancat në Kongres. Nuk mendoni se ende e besojnë këtë? A nuk besoni se Kisha Ortodokse Serbe, edhe pse nuk kam asgjë kundër feve, dhe toleranca ndër-fetare shqiptare është e mrekullueshme, por Kisha Serbe është e lidhur me qeverinë gjithë kohën!

          Lobimi shqiptar vetem me njё DioGuard?!

           DioGuardi vazhdon: “Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: “Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: “Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë?! Thashë po 200.000. Më tha: “Sille një peshkop këtu!:. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi!”

Po ku janё katolikёt e Kosovёs, kur nё Tv del avokati Tomё Gashi dhe asnjё kёmbё pёr be?! Le tё botohet njё listё kush e pёrfaqeson Kosovёn jashtё dhe lidhjet e tyre?! Turp per ish deputetin Melaim Zeka kur deklaron: “Ku ka kaluar kali turk dhe ku pela e tyre ka pshur janё musliman!” Lexoje pa syze historinё e Dardanisё o jaran mjeran! 95% e kosovareve dhe e intelektuaeve ne Kosove nuk kane problem fetare, ata e duan nnana Terezen e Gjergj Kastriotin. Keta figuta e lartesojne kosvarin dhe nuk e pengojnё. Kёshtu mё kanё thanё kur isha nё Kosovё, por gazetarёt qё morёn pjesё nё atё takim, si luani mbi coftinёn e radhёs, i mbodhёn zorrёt dhe u laguan ashtu siç bёjnё nё Shqipёri kur i pagujanё!

       DioGuardi: “…Duhet t’i zëvendësojmë kongresmenët e mëdhenj me të cilët unë kam punuar. Disa kanë vdekur, të tjerë po vdesin ose po plaken, të dyja partive. Kongresmeni High, kryesues republikan i Komitetit për 6 vjet, Kongresmeni Gillman, i pari të cilin e mora me vete në Maqedoni dhe në Shqipëri. Ai ka vdekur tash. Ishte 90 e diçka vjet. John McCain, një prej miqve tanë më të mirë, mund të mos mbijetojë. Tani nuk kam shumë raporte, por i kishim më herët dhe ai ka bërë punë shumë të madhe për ne. Tom Lantos. Kush ka bërë më shumë se sa ky kongresmen i madh amerikano-hebraik. Ai erdhi me mua për ta takuar Ramiz Alinë, erdhi me mua dhe ia tha në fytyrë Millosheviqit se ne po vëzhgojmë çka po bën këtu. Ia tha në Grand Hotel. Dhe, kur e hapa derën në katin e dytë të hotelit pashë mijëra njerëz. Dikush më tha se gjëja më e mirë që mund të thuash në shqip është ajo që Fan Noli ka thënë: ‘Moj nanë, mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë’. Doja t’ju jepja shpresë. Tani shqiptarët po e humbasin shpresën, sepse nuk shohin zgjidhje. Duhet të kthehet shpresa, sepse pa shpresë, nuk mund të luftoni më.!”

      Gjok Martini ne Detroit nuk eshte me ne gjendje. Din Toptani, Tajar Shashka, Imam Vehbiu, Baba Rexhepi, Bajram Cunmulaj, Petrit Butka… kane vdekur. Tё tjerё janё plakur…Shpiri i revoltes ka rёnё ne fund tё kёmbёve!

    Shqiptarët kanë shumë respekt në Amerikë. Të gjithë e dinë këtu se populli më pro-amerikan në Evropë janë shqiptarët dhe ne nuk duam ta humbasim këtë. Na janë dashur shumë përpjekje për këtë imazh, por tani këta politikanë nuk po pranohen në mënyrën që ju mendoni. Ata po paguajnë kompani të mëdha lobimi, Thaçi paguan qindra-mijëra në muaj, për të bërë një fotografi aty, një tjetër këtu. Edhe politikanët e tjerë e bëjnë të njëjtën. Pse? Për t’i mashtruar njerëzit? Ata nuk e kanë respektin!

     Dioguardi vijon: “Mendoni se Clintoni është hero? Ne i thamë atij: Mos lejo që serbët t’i marrin të burgosurit shqiptarë në Beograd. A e bëri këtë? Jo. Madje, ata i vranë dhe i vendosën në frigoriferë e i dërguan atje për të fshehur krimet në stacionet policore. Kjo ishte barbare. Është gati njëjtë si Gjermania naziste. Dhe, tani shqiptarët duhet t’u besojnë serbëve? Si mund t’u besojmë serbëve për dialog, kur ato nuk çojnë askund!”

Regjizori serb pohon se 1500 shqiptarё u dogjen nga serbt nё furrat e Trepçes!!!

     A u mungon guximi shqiptarçve?

       Jo. Ata janё tё plagusur dhe kur trimat plagosёn gjaku nё trup u ndizet dhe mёsynё pёrpara. Kur kanё guxim tё ikin pa adresё nё rrugёt e botёs ata kanё guxim edhe pёr tё qendruar, por tani koha ka ndryshuar. Nuk ёshtё serbi qё direkt u hyn nё shtёpi, por mё anё tё shqiptarit qe e rjep shqiptarin si qёngjin pёr pёr 1 Maj!

Na duhen njerëz të guximshëm, me ide të reja që u shkojnë njerëzve në rrugë dhe u kërkojnë njerëzve mbështetjen dhe votën, duke u thënë se atë që them se do ta bëj për ju edhe do ta bëj. Dhe, nëse nuk e bëj për dy vjet, duhet të më largoni nga posti ose do të largohem vetë. Quhet kufizim i mandatit këtu. Nëse nuk e bëni si duhet punën tuaj, atëherë ikni. Njerëzit nuk mund të presin më gjatë. Kemi 13 vjet që nga shpallja e pavarësisë dhe shqiptarët e rinj po ikin nga Kosova. Pusht-ataret fjalen “turp” e hanё me bukё. Si me gjalp e pinё me kafen e mengjёsit. Ndaj sovrani duhet tё bёhet si bodozeri i fortё ta hedhё nё lum ketё bёrllok dhe ta mbulojё me dhe e me gurё qё mё tё mos grihet kurrё! Pёr njё lёvizje tё tillё janё shqiptarёt e Amerikёs dhe lideri i tyre Joseph DioGuardi dhe tё rinjё si, Peter Lumaj e Marko Kepi…Ti dёgjojmё dhe tё veprojme!

Filed Under: Uncategorized

Nallbanët modern

May 6, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Çfarë do të jemi? Një qeveri e popullit, nga populli, dhe për popullin, apo një “diktaturë”, e sunduar nga “Perandoria” e parave?
Agim Vuniqi
Njerëzit filluan të përdorin fjalën “krizë” , sepse është hera e parë që ka ndodhur në Kosovë. Kjo nuk është e pazakontë për një qeveri koalicioni, por thjesht nuk ka ndodhur më parë
Kali i Caligulës në Senat Senati romak e qeverisi Romën e lashtë për pesë shekuj. Qëllimi i Senatit romak ishte për të qeverisur në përputhje me dëshirat e popullit romak. Ndërtesa në të cilin tubohej Senati “Curia Julia,” qëndron në Romë, deri në ditët e sotme. Merreni me mend sa jemi në trend me kohën, kanë bërë turr për ulëse të Kuvendit, sa gjason kjo me Senatin romak? Nuk e di, por zgjedhjet janë dëshira.. Në vitin 27 pes, Cezari Augustus mori zyrtarisht kontrollin e Romës, dhe themeloi Perandorinë Romake. Por Perandorët romak nuk shfuqizuan Senatin. Në vend të kësaj…, Senati romak vazhdoi për të përmbushur detyrat…, duke mos bërë gjë, asgjë…Gjatë Perandorisë Romake, perandori mbante tërë pushtetin. Senati ishte thjesht një shoqëri debatuesish, të zgjedhur nga Perandori, dhe i shërbenin atij, si kënaqësi. Për të provuar këtë shpërthim kënaqësishë, në vitin 39 pas Krishtit, Perandori Caligula caktoi kalin e tij, Incitatus, në Senatin romak.
Paraja-synimi për pushtet
Ajo që ne po shikojmë në Kosovë, është diçka shumë e ngjashme. Mënyra se si gjërat janë duke shkuar, “Paraja”, synimi për pushtet.., zgjodhi “udhëheqësit” e rinjë në Kuvend dhe pastaj ata duan një qeveri tjetër, që t’u shërbejë si kënaqësi atyre që paguajnë, e merreni parasysh.., si u “shitën” pensionistët, ekspertët, “nacionalistët”, shqoqëria civile, gazetarucët, të gjithë ata që përulshëm shitnin interesat vitale të vendit, duke i bërë shantazh shtetit, a është ky morali i shoqërisë sot, apo është kjo e ardhmja e Kosovës.
“Para-shumtët” nuk vënë kuaj në Kuvend, atyre u vejnë vetëm patkoj, të bëra nga metali apo nga materialet sintetike të disejnuara në mënyrë moderne, i “gozhdojnë” ata sipas projekteve të porositura, nuk ka ndonjë ndryshim, ua ndërrojnë numrat, brenda ditës ndërrohen partitë politike… për shkak të “koncepteve”, “grigjë intelektualësh”, athua cili do të ngrehë… më shumë.
Ne jemi në një pikë kthese në historinë tonë. Çfarë do të jemi? Një qeveri e popullit, nga populli, dhe për popullin, apo një “diktaturë”, e sunduar nga “Perandoria” e parave?
Ne të tjerëve na mbetet të shpresojmë që qeveria e popullit, nga populli, dhe për popullin, do të instalohet në këtë vend.

Filed Under: Uncategorized

VRANINA , VENDI KU GJINDEN GJURMET E NJË “TROJE” SHQIPTARE…

May 6, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga  Ndue  BACAJ

Hyrje

Per  Vraninen  nuk ka banor të Malesisë , Shqiperisë, Malit Zi e më gjërë që të mos kenë dëgjuar të pakten diçka historike e legjendare , me të cilen jemi  krenuar e krenohemi… Edhe pse shpesh  kjo trashigimi vërtitet në mes  gojdhenave  dhe  shkrimeve… Me ketë “gjurmim” të vogel historik  nuk marrë përsiper  të  bëj  historinë absolute të  “ishullit” së Vranines ,veçse mundohem të mbledhë e rendisë atë  histori shumeshekullore  që kemi pasur mundesi ta degjojmë e “takojmë” ndër trevat tona Etnike e politike , që fal Zotit  kanë ruajtur  kujtesen nga njeri brez në tjetrin , por edhe duke marrur në kosiderate ato çfar kanë shkruar ; albanolog , historian ,studiues ( e pse jo edhe shkrimtarë) të  huaj e shqiptar…Si dhe duke medituar  nga  trashigimia “arkeologjike”  dhe rrenojat që shohim sot  në ketë vend, që  per ne  shqiptaret i ngjanë (në miniatur) një Troje të shekullit XIX, por me fatë disi më të mirë , pasi per ketë  nuk  kerkohen shekuj  per të zbuluar vendodhjen , por “thjesht” kerkohet vemendje e kujtesë historike per të mos u harruar nga brezat që do të vijnë…

Sa  e  Vjeter  është Vranina…

Per hershmerinë e Vranines si vendbanim i rendesishem qarkullojnë mjaft gojdhena të cilat tregojnë se ky “ishull” ka qenë i banuar  të pakten që 2300 vite më parë. Trashigimitë gojore thonë  se  ketu  ekzistonin   DY  tempuj ; ku njeri i kushtohej mbretereshes Ilire Teutes (dhe njihej me ketë emer) , ndersa tjetri  quhej  “Rrasa e Yllit Bardhë”. Tmpujt ndodheshin në dy  kreshta  të Vranines , dhe në çdo Pranverë  banoret vendas (Iliret)  festonin  ardhjen e  kesaj stine që “paralajmronte” ringjalljen e jetes , duke  bërë kurbane…  Keto rite siç dihet  ishin  thjeshtë Pagane. Një tjeter gojedhenë  tregon se  në majat e kreshtave ku ishin dy faltoret e  sipercituara ngjiteshin  jo vetem banorët e Vranines , por edhe të rrethinave e deri ata të Shkodres  dhe festonin jo vetem ardhjen e Pranveres , por dhe të Veres , ku  në keto festime kishin si simbol  perveç ferlikut  edhe Veren  e Vranines  që prodhohej nga  rrushi që kultivohej në ishull ,dhe thuhej se  ishte shumë i ëmbel. Banoret  vendas   ishin vendosur ketu shumë heret , sa nuk mbahej mend. Shtepiat e tyre ishin të ndertuara prej guri , por edhe prej druri…1.   Keto gojdhena fitojnë dimensione të verteta  historike  edhe nga studiues e historian si Konstandin Jirecek , i cili ndër të tjera shkruante se : “Mbi ketë ishull janë  Dy maja  shkembi  të  larta 330 m , me një pamje të gjërë rreth e rrotull  permbi Liqen  e rrethsinë e tij…” 2.  Ndersa  studiuesi e albanologu  Johan Georg  von  Hahn  (në shek.XIX), thotë se : “ Vranina gjindet perpara  grykes së Moraçes  dhe vetem një kanal  i ngushtë e ndan prej toket . Rrethi i saj është nja  një orë e gjysem (me levizë në kembë ,N.B.). Gjysma Veriperendimore ka toka të mira , që prodhojnë nga  200 barrë  miser në vit  , pjesa e Jugut  është mal  dhe joprodhuese…”.3.   Siç  shihet keto dy  autor tregojnë edhe  lartesitë e kreshtave ku ishin vendosur tempujt  , dhe  token  prodhuese , në të cilen kultivohej miser dhe dikur edhe hardhi  e tjer..

Emri i “Ishullit”…deri tek  Vranina e sotme.

Në lashtesi  (që në kohen Ilire)  ky ishull quhej “Syni i Liqenit”. Emertimi  mendohet se  i pergjigjej plotesisht edhe  pozicionit  të rendesishem e strategjik që  zinte ishulli.  Këtu dimeroheshin blegtoria , perpunohej  peshku i zënë , ku shquhej tharja e putarges . Nga ky vend behej gjuetia e shpendeve të ujrave e tjer. Gjithashtu ishulli ishte  një vend i mrekullueshem vrojtimi , nga ku mund të kontrollohej levizja e varkave (apo anijeve të vogla të kohes), që qarkullonin nga Shkodra , Malesia  e më gjërë…Pra ky ishull ishte një “SY” i vertet që shihte gjithshka levizte neper  ujrat e Liqenit.  Kur filloi zbritja e fiseve barbare në Ballkan (me siguri sllaveve nga Uralet gjatë shekujve VII-IX…), ky ishull thuhet se  mori  emrin “Syni i Gjakut”.  Nga vetë emri kuptohet se  ky ishull u la në gjak nga luftrat  grabitqare  të  jabanxhijeve , madje  kjo kohë gjaku e mjerimi nuk ishte vetem brenda ishullit “SY” , por edhe   në rrethinat , që “Syri”- ishull i kishte parë  dhe larë me lot gjaku… Sa  vazhdoi ky emer mbi ketë ishull  nuk dihet me saktesi , por studiuesi  Ermanno Armao shkruan se : “…Ishulli i Vranines  është i njohur  që në shekullin e XIII…”.4.   Harta është e shekullit XVII.  Emrin apo toponimi Vraninë , thuhet se e ka marrur ishull dalngadal  pas  luftrave mbrojtese që  zhvilluan vendalit  shekull pas shekulli  dhe masakrave  që shkaktuan  jabanxhinjet  që luftonin per zotrimin e ketij vendi strategjik. Gjatë ketyre kohrave  vriteshin shumë  njerzë , duke e kthyer ketë  ishull në një gijotin të perhershme ku shuheshin pa meshirë  jetë njerzore.  Si rezultat i kesaj historie ishulli filloj të thirrej  “Vendi ky vriteshin Njerz”. Historia ndër shekuj  bëri “bashkimin “ e  fjaleve Vra –     -Njerz , dhe nga ky bashkim dalngadal “lindi”  emri apo toponimi  VRANINË…, toponim që e kemi edhe sot  në shekullin e XXI.  Per hirë të vrtetes duhet thenë se ka edhe një gojedhenë e cila   toponimin Vraninë  e “spjegon” me pozicionin e vrojtimit të ishullit ,nga i cili  vihej re  gjithshka perreth , e per ketë mendohet se “fjalet” Vu – Re  duke u bashkuar dalngadal kanë dhënë  toponimin  disi të sllavizuar Vraninë…

Gjurmë qytetrimi , zhvillimi  e besimi në  Vraninë

 Si në shumicen e trojeve  të banuara  nga të paret tonë Iliret , edhe në Vraninë  kishte të  ndertuar një qender banimi e qytetrimi mjaft të zhvilluar per kohen, por që  baticat e zbaticat e shekujve shpesh u treguan të pameshirshem per ketë qytetrim e zhvillim.  Është interesant se edhe sot mund të gjinden gojedhena  që thonë se  në Vraninë kishin  një rezidencë të perkoheshme  edhe prinderit e  perandorit  Romak me origjinë Ilire, Valer Dioklecianit , i cili  udhehoqi ketë perandori ne vitet 284-305, si dhe i nipit të tij  Shen Kajit , që u bë Papë dhe ishte në krye të selisë  së shenjte  per trembedhjet  vite. Kjo gojedhenë edhe sot mund të “gjejnë” mbeshtetje  tek dy autore  (në librat e tyre  historik per Shqiperinë)  : Se pari , Edvin Zhak  i cili per  perandorin  Diokleciani shkruan ; se ishte me origjinë Ilire dhe kishte lindur në fshatin Dokleas në pellgun e Liqenit të Shkodres. 5.  Së dyti , Zhan Klod Faveirial i cili thotë se Shen Kaji (apo Shen Gaji) ishte nipi i perandorit Diokleciani  dhe qendroi  në  krye të fronit të Shen Pjetrit  në  vitet 283-296..6.  Është interesant të  cilsohet se albanologu Xhuzepe (Giuseppe) Valentini kur shkruan per Marshejin (dikur edhe qytet-kala) “nenvizon” se  manastiri i Vranines ju është dhuruar  kryeparëve të  Marshenjit ; Ili Marsenit  në vitin 1288 , dhe Gjergj (Georgius) Marsen-it në vitet 1322 – 1329…7.  Ndonse per shekuj  Vranina ka qenë edhe një qendër e banuar , në regjistrimin e kadastres dhe koncensioneve …(1416-1417) të perpiluar nga Venedikasit  nuk ka  asgjë të shenuar per numrin apo emrat e banoreve. Ndersa defteri  i regjistrimit të sanxhakut të Shkodres  i vitit 1485 (perpiluar nga Osmanet) na jep keto të dhena  ;  Fshati Vranina ,varet nga Zhabjaku , është timar i  Hasan Marinit , dhe ka të regjistruar  vetem emrat e dy kryefamiljareve (dy shtepiave)  që jane : Gjuro i biri i Vukashit  dhe  Nika   i biri  i Dimitrit…8.  Pra siç shihet edhe  emrat e ketyre dy kryefamiljareve tingellojne si emra  ortodoks – sllave , gjë që ka mundesi të jenë e vertet , pasi  banoret autokton kristian (katolik) , pasi  kishin luftuar gjatë me pushtuesit otoman , ose ishin  vrarë , ose ishin detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre per ti shpetuar  valës së parë të egersisë së pushtuesit. Ndersa  sllavet siç dihet  jo vetem u nënshtruan “paqë” në  ketë  kohe ,por shpesh ishin bërë  edhe aleat të pushtuesve osmanë…

 Një studiues i njohur i dinastisë  shqiptare të Balshajve , Xhuzepe  Xhelcik (Giusepe  Gelcich )  përpara më shumë se një shekulli do të  shkruante se : “…Shqiptari i zgjuar nga natyra dhe i paisur  me një shije  të jashtezakonshme , i kishte stolisur  qytetet e veta  me monumente artistike  shumë të çmuara  ,të cilat u zevendesuan  pa shenjë e pa nishan  nga kulla  ciklopike zetjane  dhe nga ledhet mbrojtese  venedikase , shto ketu edhe goditjen e pameshirë  që i  shkaktuan shpatat dhe zjarret perpise  të çdo gjëje  , që i shpartalluan ato qytete (apo qendra  urbane të zhvilluara N.B.) fatkeqe , që keshtu heshten pergjithmon ….” .9. Është  kjo aresyeja që edhe  në ishullin e  Vranines  albanologet ,studiuesit e historianet  konstatojne fare pakë  monumente  qytetrimi , zhvillimi e besimi  Iliro-shqiptare…  Konstandin Jireçek  shkruan se mbi ishujt e  Liqenit (Shkodres) kanë qenë  pesë manastire  të vogla… Më  i madhi ishte manastiri i Shen Nikollit në ishull të Vranines… Manastiri ka qenë i paisur me dhuntira të shumta , si prej anës së  Nemajevet  ashtu edhe  prej  Balshajve  e më vonë (1572) prej  Skenderbeg Cernojeviqit. Një kohë të gjatë  ka qenë i lidhur  me manastirin serb të Shen Mehillit , dhe atë të Shen Gabrielit në Jeruzalem , të cilit  ia kishte dhanë  cari Stefan Dushani.. (atëhere  kur  ky despot  kishte pushtuar trojet shqiptare si shumë troje të tjera të Ballkanit .N.B.). Po ky autor (Jireëek-u)  shkruan se edhe  në ishullin  Moraçnik (afer Vranines) ka qenë  një  manastir i vogel i Shen Merisë-Nënë që ishte “pronë” e Balshes III…10.  Ndersa  Milan Shuflaj “tregon” se sikur mund të shihet prej shkresave , manastiri (mungadia) e Shënkollit të Vranines gjendej atje që në shekullin e XIII…11. Po ky autor  në një studim tjeter të tij e “saktëson”  se manastiri i Shenkollit ishte themeluar  rreth vitit 1232 nga peshkopi i Zetës… i cili u braktis  që në vitin 1843 , por që u ripertri  në vitin 1886..12.  Është interesant se  ka gojdhena që thonë se në Vraninë  ekzistonte  manastiri apo kisha kushtuar të shenjëtores  Marie , Nënës së Jezu Krishtit, dhe një  Kala mjaft  e hershme . Jireçeku kur shkruan per Vraninen nuk e permend  ketë kala të hershme , por  thotë se e ndertuan turqit  mbas vitit 1843 , ndersa për  manastirin e Zojes Shën Mri shkruan se gjindej  në ishullin e afert  Kom , dhe ndër muret e tija gjindej varri i Llesh Gjurasheviqit  (Cernojeviq), kryekomandantit  të despotit Stefan , me një mbishkrim. Më tej  është Starceva Gorica ; një manastir dikur i njohur  me një nga dorshkrimet e vjetra.Tash është krejt  i shkretë. Ketu  ka qënë varrosë  Bozhidar Vukoviqi (1540) që shtypte libra kishet serbisht në Venedik. Në ishullin Beshka Gorica kanë qënë dy kisha ; një e Shen Gjergjit  e tjetra  e Shen Mërisë nanë. Ndër germadhat  e kesaj të fundit  gjindej varri i Lenes , bijes së princ- Lazarit serb , e cila ma parë  ka qënë  e shoqja e Gjergj Strazimir Balshes (shqiptare N.B.) e mbas tij e  vojvodes  madh të Bosnjes  Sandal-it (1442)…13.  Siç shihet  ky autor shkruan edhe per ishuj të tjer me të vegjel të liqenit të Shkodres ,që natyrisht  kishin lidhje , por  edhe  mvaresi  nga ishulli  i madh i Vranines…

Pershkrime  me vlera  gjeografike e historike.

Studiuesi francez Hyacinthe  Hecquard i cili ka qënë edhe konsull në Shkoder (në shekullin e XIX), kur pershkruan Ishullin e Vranines e lidhë atë  me derdhjen e lumit të Moraçës ,dhe thotë se në atë kohë ndahet nga toka  vetem prej një kanali  të vogel ; ai dallohet që larg prej dy maleve  majemprehta  që ngrihen në pjesen jugore të tij. Në perendim të ketij ishulli ndodhet  ishulli , apo me saktë shkembi i Lesandres…14.  Ndersa Ermanno Armao  shkruan  : “…Nese  niveli i liqenit  do të kishte  qënë më i ultë se i sotmi (vitit 1930..N.B.) Vranina  do të kishte  qënë  asokohe  e lidhur me fushen  e Moraçes  dhe nuk do të ishte ishull…”.15.   Albanologu Milan  Shuflaj  në studimet e tija shkencore na “kujton” se ishulli i Vranines  ka qënë  edhe një vend  strategjik ku mblidheshin perfaqesuesit  e  zonave perreth (shqiptare e fqinje ,malazez e  më gjërë) , per të bërë aleanca e marrë vendime me interesë të perbashket . Një ndër  keto momente historike është fiksuar në vitin 1455  kur perfaqesuesit  e 51  fshatrave të Zetes  së Siperme  ( ateherë trevë e komunë me shumicë shqiptare ,por edhe me pak banor  malazez,  nënshkruan në ishullin e Vranines  se bashkoheshin  me  Venedikasit me anë të një konvente  per të luftuar  kunder  invazioneve   Osmane që perbenin një  rrezik të perhershem…16.  Ndersa i Studiuesi  i  koheve tona  Oliver Jens Schmitt, shkruan se  takimi i vitit 1455  është bërë në muajin shtator  në ishullin e Vranines (Vranjina…) të  Liqenit të Shkodres  në mes fiseve luftarake  të Zetes së Eperme , nën udheheqjen e Stefan Cernojeviqit (aleat i prijesit legjendare të  Arberisë , Gjergj Kastriotit Skenderbeu..N.B.).  Perfaqesuesit e fiseve  premtuan se do të  marrin pjesë  në luftimet  në të gjithë Arberinë …17.  Po ky autor  thotë se marrveshja e Vranines ….e vitit 1455 mbeshtetej mbi patronazhin e kulluar dhe aleancen kunder Osmaneve.. 18. Studiuesi  Georg Hahn ( shekulli  XIX) tregon per  ishullin  e Lesendres  që ishte  shkemb  dhe ndahej  nga një kanal i ngushtë  prej  bregut perendimore të Vranines , që nuk është më shumë se 100 kembë  i gjërë . Ishulli në fjalë  është një milje e gjysem deti larg  bregut malazez … Ishulli i Vranines  ka qenë gjithmon i “Turqisë”, (domethenë i Shqiperisë  , pasi  në ato  kohë ishim të pushtuar nga  kjo perandori dhe identifikoheshim me emrin e ketij pushtuesi..N.B.). Edhe tokat e ishullit  ishin të agallareve (shqiptar  të Zhabjakut).  Shkaku  që Vranina u shkeput nga Turqia ( d.m.th. nga Shqiperia ) ka qënë  ky: me 4 nentor 1832 tetë  vranjot shkuan në Shkoder  gjoja per të blerë krypë ,por ketu u kapen si spiun të malazezeve .  Me urdher të  vezirit të madh Reshit Pashes  , që ateherë ndodhi në Shkoder  u futen  në burg  . Njeri prej tyre  shpetoi ,ndersa shtatë të tjeret  u varen. Vranjotet kur e moren  vesht ketë derguan një delegacion të Vladika  dhe  iu  luten që ishullin e  tyre  ta pranonte brenda tokes malazeze.  Lutja e tyre u   pranua  me gëzim dhe  Vladika dergoi shpejt në ketë ishull një garnizon ushtaresh dhe Lesendren e siguroi duke ndertuar një kullë të fortë. Në ketë menyrë malazezet fituan sundimin  mbi pjesen  veriore të liqenit dhe u bënë të vetmit pronar të plloçave të mira të atjeshme…19. Është me vlera të theksohet se  grabitja e  ishullit  shqiptar të Vranines   që ishte edhe një pikë strategjike që kontrollonte  edhe qarkullimin e tregtinë që zhvillohej  nepermjet Liqenit të Shkodres  (në  mes dy brigjeve  e me tej) , ka ndodhur  pikrisht në vitin 1832 , kur edhe  kishte rënë  dinastia famemadhe shqiptare e Bushatlinjeve të Shkodres ,ndersa incidenti me  banoret me besim ortodoks të Vranines  ishte thjeshtë  shkaku që inskenuan fqinjet tanë të vonë sllav, per të grabitur ketë   “Sy” Magjik e  Historik të liqenit të shqiptareve …Në dokumentet  osmane  gjindet  një urdher i kryevezirit turko-osman  i datës  10 prill 1839  i cili ndalon perkohësisht  ndeshkimin e banorëve (raja) të ishullit të Vranines, të cilet prej vitesh ishin bashkuar  me kryengritesit malazez. Ndeshkimi thuhet në urdher do të behet më vonë, meqense Vladika i Malit Zi pergatitej per luftë. Gjithashtu ndeshkimi thuhet se do të bëhet më vonë , pa zhurmë , me anë  të një fisi që quhen malësor… Fisi malësor në fjalë është zotuar per një fillim të mirë…20.  Në këtë urdhër nuk njoftohet emri i fisit malësor… Nën presionin e shqiptareve  në vitin 1843  Osman Pasha  vendosi me  Çlirua  ishullin nga pushtuesit malazez. Pasha urdheroi  me zgjerua  fortifikatat  e Lesendros dhe me ndertua  një kullë ….Vladika  me  shpenzime të medha  transportoi disa topa të rendë deri në breg  dhe me këto bombardoi fortifikatat e Lesendros , por pa as me të voglin sukses ,dhe sulmi i  300 malazezeve kundra Vranines  u terhoq i detyruar  prej garnizonit të shqiptareve  që  i shkaktuan humbje të medha armikut . Prej asaj kohe të  dy ishujt (Vraninan e Lesendra ) u  bënë pronë  e Turqise (dmth ju rikthyen shqiptareve  me 1843)…..Ndersa pjesa më  e madhe  e banoreve të vjeter të Vranines  u kthye perseri në trojet e veta…21.  Për fortifikimet e “reja” në ishull,  Hekardi  thotë se në vitin 1843 , Osman Pasha  ndertoi edhe dy kulla në Vraninë dhe në  Kramazur , që Hahni  e shkruan  në trajten Gurmeshur..22. 

Vranina , ose  pak nga historia  e një  Troje  shqiptare të shekullit XIX… 

Si çdo pllembë truall i Shqiperise Etnike ,edhe Vranina ka historinë e saj shumeshekullore  të luftrave ,qendreses  e shpesh mbijeteses. Por simboli  më sinjifikativ që e bënë  Vraninen ti ngjasoi  (në miniatur) Trojes  historike  të më shumë se tridhjet shekujve më parë  , është  Lufta mbrojtese e qershorit  të vitit 1862  kur trimat shqiptar , me në krye – kryetrimin Oso Kuka,  bënë që  një kullë baroti në Vraninë të gjëmoi më shumë se një kala , gjëma  e të ciles u degjua  jo vetem tek Krali malazez në Cetin , por deri në kryeqytetet e Europes Plakë… Lufta per mbrojtjen e Vranines kishte qënë e pabarabart , pasi shqiptaret jo vetem nuk perkraheshin  në  mbrojtje të teritoreve të tyre nga  Stambolli (pushtues), por shpesh edhe pengoheshin , ndersa forcat pushtuese malazeze  kishin një ndihme të pakursyer jo vetem nga “motra” Serbi , por edhe  nga Europa plakë e veçanarisht nga  dadoja e  sllaveve , Rusia…  Kur  kësaj lufte të pabarabart i kishte ardhur  fundi  tragjik  dhe forcat mbrojtese shqiptare po flijoheshin një e nga një ,                       Oso Kuka  me trimat që  u printe vendosen të terheqin sa më shumë forca malazeze  rreth kulles . Pikrisht kur u “mendua” se momenti kulmore kishte ardhur, dhe qindra ushtarë  e oficerë  malazez po “festonin” fitoren rreth kulles ,  Oso Kuka me miratimin e shokeve të tij trima (që kishin mbetur rreth 30 vetë) , vendosen me vdekë  heroikisht , duke  shlyer vehten disa herë.  Per ketë i dhanë zjarr kullës së barotit  e cila gjemoi nga një shperthim trondites që mbuloi me flakë  e shtellunga  tymit  krejt ishullin  ku gjeten vdekjen pa lavdi  rreth 200 malazezve shoven , por edhe u flijuan me lavdi  e nderë në shekuj rreth  30  deshmor  shqiptar , heroizemi i të cileve  edhe sot këndohet e kujtohet me krenari , duke bërë që edhe Vranina ti ngjasojne  një Troje  shqiptare  të shekullit XIX…

Pas vitit 1945 kur në (ish)  Jugosllavi dhe në Mal të Zi sunduan komunistet, Vraninen  ata  e  kthyen në një burg  të tmerrshëm per kundershtaret e tyre politik .  Siç thuhet  nga ky ferr i komunisteve jugosllav kishte shpetuar i gjallë vetem një i burgosur  i cili kishte arritur të arratiset duke perdorur deren e burgut  (prej dërrease), per të lundruar drejt tokes.. Më vonë  kur Vranina  e kishte humbur  funksionin si burg  muret e mbetura  të kalasë  apo  kullës  së  “Oso Kukes”  demtohen edhe nga një termet… Sot kulla e “Oso  Kukes” është  lënë në meshiren e “moteve”  që dalngadal  po e “rrafshojnë”.. Por  megjithse sot Vranina  është e ndarë me kufij nga Shqiperia “londineze”,  ajo është e pandarë perjetsisht nga historia e Shqiperisë Etnike…  

“Pamje e kullës së Vranines sot”

Referencat:

1.Keto gojdhena  i gjejmë të shkruara edhe  në romanin historik të Sulejman

Krasniqit  me titull “Oso  Kuka “,fq.22-23. 

2.Konstantin Jirecek , Vezhgime Iliro-Shqiptare , fq.111.

3Johan Georg  Hahn , Studime  Shqiptare ,fq.161.

4.Ermanno Armao Vende, kisha , lumenj ,male  e toponime  të ndryshme të një  harte të lashtë të Shqiperisë ,fq.179.

5.Edwin    Zhak ; SHQIPTARET.. fq.151. 

6. Zhan Klod Faveirial ; HISTORIA ,më e vjeter e Shqiperisë ,fq.90. 

7.Giuseppe  Valentini , Il Diritto Delle  Comunnita…fq.311.

8.Defteri Sanxhakut Shkodres…fq.370-  -371.  

9.Giusepe  Gelcich  , Zeta dhe Dinastia e Balshajve ,fq.366.

10.Konstantin Jirecek ; Vezhgime Iliro-Shqiptare… ,fq.111. 

11.Milan Shuflaj  ,serbet e shqiptaret ,fq.220

12.Milan Shuflaj ,Situata të Kishës në Shqiperinë Paraturke ,fq.87-88 , perkthyer e perg. per botim Dr. phil. MA  Edmond Malaj, botime franceskane ,Shkoder 2013. 

13.Konstantin Jirecek,po aty..fq.111.

14.Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë ,fq.95.

15.Ermanno Armao Vende ,kisha , lumenj , male  e toponime  të ndryshme të një harte  të lashtë të Shqiperisë Veriore ,fq.179.

16.Milan  Shuflaj ; Serbet e Shqiptaret..fq.154. 

17.Oliver Jens Schmitt Arberia  Venedike 1392-1479,fq.307.

18.Oliver Jens Schmitt , po aty…fq.497.

19.George  Hahn ,Studime Shqiptare …fq.161-162.

20.Akademia e Shkencave  të RPS të Shqiperisë , Instituti i Historisë, Kryengritjet popullore  në vitet 30 të shek. XIX ,dok.261 ,fq.389 ,Tiranë 1978.  

21.Goerg Hahn ..po aty .fq.162 .

22. Hyacinthe Hecquard  ; Historia dhe Pershkrimi i Shqiperisë  Eperme ose Gegerisë ,fq.96.

(Shenim:Për historinë e luftës së Vraninës të qershorit 1862 kam shkruar më shumë e më hollsisht edhe në ketë revistë online në vitin 2014).

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

May 2020
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Apr   Jun »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in