ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for May 7, 2020

Rinis futbolli europian, Bundesliga zbret në fushë e para

May 7, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Bundesliga do të jetë liga e parë e madhe në botë që do të rikthehet në fushë, pas shpërthimit të pandemisë me koronavirus.

Zyrtarët gjermanë do të vendosin datën e saktë të enjten, ndonëse është përmendur si mundësi fundjava e 16-17 majit.

Ndeshja e fundit është luajtur më 11 mars dhe secili klub tani ka nëntë deri në 10 ndeshje për të përfunduar.

Ndeshjet e mbetura do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Ekipet angleze dhe ato spanjolle pritet të rikthehen në fushë muajin e ardhshëm, derisa ekipeve italiane i është mundësuar që të zhvillojnë stërvitje indivuduale. /Opinion.al

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Tunduni o njerëz!!!

May 7, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Injoranca është armiku më i madhë i njeriut!!!
Agim Vuniqi
“Qenia njerëzore është pjesë e një tërsie, e quajtur nga ne univers, pjesë e kufizuar në kohë dhe hapësirë. Ai e përjeton veten, mendimet e tij dhe ndjenjat si diçka e ndarë nga pjesa tjetër, një lloj iluzioni optik i ndërgjegjes së tij. Ky mashtrim është një lloj burgu për ne, i kufizon dëshirat tona personale dhe dashurinë për disa persona të afërt me ne. Detyra jonë duhet të jetë të lirojmë veten nga ky burg duke zgjëruar rrethin tonë të dhembshurisë për të përqafuar të gjitha krijesat e gjalla dhe tërë natyrën në bukurinë e saj.” – Albert Einstein
Realiteti ka treguar dhe tregon përditë se injoranca është armiku me i madhë i njerëzimit, është një mashtrim i madh kur treguesit janë të kundërt. Edhe interpretimi i gabueshëm i fesë dhe ligjeve të natyres (njëra me tjetrën duhet të korespondojnë) nga ata të cilët nuk kanë kompetencë intelektuale, dhe i atyre që pretendojnë të ushqehen nga feja, pse të mos punojnë për të kontribuar për shtetin dhe për fenë por po krjon parazitët të cilët bëjnë interpretime te gabuara shkencore, duke bere gabime lendore “lejohet-nuk ndalohet”. Një pamundësi e tillë e interpretueseve ” të zellshëm” krijon huti, librat e shenjtë jane për të gjitha kohërat, por njeriu dhe shkenca evoluojnë, prandaj edhe interpretimet apo komentet duhet të jenë më të sakta, jo të përgjithësuara. që më tepër kanë mbetur vetem fjalë-retorikë-përkthim, jo shqipërim, ato interpretime të tyre janë më shumë historike-mitologjike se sa të realitetit të sotëm dhe interpretimit adekuat të librave të shenjtë. Duke përquar paqen dhe kritikën permanente kundër dhunës, korrupsionit, drogës… dhe lartësimit të vlerave morale njerezore vlerat rriten, nuk arsyetohet si rritje mendjeje per tu veçuar nga te tjeret… Disa prej tyre flasin edhe për të ardhmen, si do te duket jeta e amshueshme, me çfarë të drejte..? Mirëpo ata ushqehen nga të mirat e krijuara nga shkenca dhe ekonomia e zhvilluar. Shumica përdorin cell phone dhe smart phone, tabletat android, fluturojnë me aeroplanë, ndërtojnë shtëpi me arqitekturë të bukur.., në anën tjetër flasin me zë të kaluarës, krahas ndryshimeve socio-politike edhe predikuesit duhet të jenë të atij niveli, të përgatitur… Besimtarët përveç kryerjes së obligimeve fetare duhet të ndërtojnë shtetin e tyre dhe të kontribuojne ne mireqenien e qytetarëve, te jene pjese e ndryshimeve, jo qe “misionaret” e politikes ditore te gllabërojne dhe te burgosin lirinë e mendimit dhe veprimit njerëzor, duke i kthyer njerzit në robotë të bindur ndaj urdhërave të pronarit…
 Ku e ka burimin e keqja ? Cili është motivuesi i së keqes në shoqëri, pse qytetarët i paguajne taksa shtetit dhe pse pushtetarët të abolohen për shkak te papërgjegjesisë-fajësisë së tyre? 
Si u pranua fakti që gënjeshtra të shnderrohet ne mjet per te ardhur ne pushtet… Nëse pushteti lejoi që vrasja, plaçkitja, vjedhja e votës të mos ndëshkohet…, si ti thuhet atëherë këtij pushteti… Nëse te rinjeve nuk u ndërtohen fushat e sportit në kuader të shkollave. ku ata do te hargjonin energjinë negative, do te socializohen me të rinjët tjerë, do të pritni që ata do ti edukojë rruga…? Nëse mediat krijojnë heronjtë te cilët abuzojne buxhetin dhe shkelësit e ligjit, pra edhe ata të përfshirë në vrasje, do te pritni që ata do e ndërtojnë vendin? Dhe pse -të tillët mediat i afirmojnë, intervistohen… për kend punojnë këto media, a nuk kuptojnë se fëmijtë të rinjët edukohen nga këta VIP të krimit dhe të terrorit. Kush jane yjet e shtypit të sotëm shqiptar-të tillët, jane vrasesit, nuk jane mjekët e mirë, inxhinierët… Pse nuk ka Kosova zyre dhe laboratoriume per novatore, këto i ke thuase në çdo skutë ne SHBA, aty fillojne kreacionet e para të produkteve të reja… Pse diktatoret kane parapëlqyer iziolimin, e kanë bërë për të manipuluar njerëzit më lehtë, diktatures nuk ke nevojë t’ia vënë emrin, ajo shihet, zakonisht shoqërite e varfura dhe të mbyllura rrezikojnë njerëzimin, jo ato të hapura… Kosova po te kishte ushtri do ta balansonte me lehte energjinë e të rinjëve, ata do të mësoheshin me jetën e organizuar, pastaj po të kryenin punë vullnetare te dobishme, 60 milione amerikane jane te regjistruar si vullnetarë.. Problemi është te dobësia e pushtetit, jo e qytetarëve, me ligj cdo gjë rregullohet..
Në qoftë se paska dikush çelësat e ekzistencës së botës, për çka atëherë të jetojmë, të punojmë, të mësojmë, të zhvillojmë mendimin, të gradohemi shkenctarisht, pra ne, sidomos sipas disa interpretueseve jeshil, jetuekemi kot… Është mjaft gabim te degjojme “misionaret” e tille te ardhur nga vendet konfliktuoze, kur njeriu që në femijerine e hershme perballet me luftera fisnore, luftera te frakcioneve fetare, ku nuk ka as mendim te lire, as liri te fjales, ka vetem dhune dhe mallkim. Ligjërimet e te tilleve nuk mund ti pranojme si tanet, dallimet shkollore jane te verejtua, sidomos ne interpretim, ata nuk jetuan me ne dhe te mos jetuarit me ne, krijoje dallimet evidente te konceptimit te botes sot … Çështja është se politika na i solli keto ndryshime pa i pertypur fare, dmth. mungesa e barazise sociale dhe e institucioneve meritore te shtetit… Si mund te jete shteti i drejte dhe si t’u besojme lidereve te shtetit, kur ata vete zhvilluan korrupcionin, vjedhjen, plackitjen e pasurise tokesore e nentokesore; lejuan genjeshtren si instrument per te ardhur me lehte ne pushtet; degraduan dhe zhvleresuan sistemin edukativ dhe shkollor… Këta lidere qe piken nuk kishin fare biografi te punes, ata i katapultoi politika duke na detyruar me forcë ti pranojme si te “gjithedijshem”. Ata dhe te tillet duhet te meritonin se pari pranimin shoqerore me punen dhe sjelljen e tyre ne vendbanimet ku jetojne, kush ua dha atyre ate te drejte te shembin natyrën me ligjet e saj të përsosura dhe të pa kundërshtueshme. Prandaj ne te tjeret, te rendomtit, duhet ta ruajmë, ta respektojmë dhe ta mirmbajmë natyrën, ne kete këtë botë materiale, të mos i perdhunosim ligjet e saj, sepse mund te sjellin shkatërrimin e përgjithshëm dhe vdekjen e njerëzimit së bashku me natyrën dhe krijesat e botës së gjallore….
Janë të këqija konfrontimet kërcnuese, dhe shitja mend se njera fe është më e mirë se tjetra, i lehet njerëzve të vendosin si duan të jetojnë.., mbamendja e individit fillon me aktin e lindjes, ai edukohet në familje dhe rrethin ku jeton, dmth., arsimmii i tij i mëtejmë ndikon në bindjet e tija, që janë thjesht personale. Njeriu është i lire të lidhë kontratë me Zotin, edhe forma e praktikimit është e drejtë personale, nëse nuk ofendon të tjerët. Pra, i tilli nuk ka edhe pse të urrejë! Në raste tjera natyrë-njeri: nuk aludohet në paganizëm, edhepse njerëzimi frikohet fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe si ka të vëjë ndonjë normë. Nëse nuk i njeh raportet njeri-natyrë, natyrë-njeri, nuk njeh ligjet në të cilat është e mbështëtur shkenca, për çfarë të flitet atëherë..? Por në format ekstreme të izmave fetar, pse predikuesit friksohen, por edhe pasuesit e devotshëm, nga zjarri, hurrikani, tornadoja, tërmeti, vullkani… A nuk janë ata që ua kanë frikën këtyre dukurive natyrore, dhe a jane te tillet njerez të lëkurave të ndryshme, disa me te emancipuar e disa me pak, varesisht ku jeton dhe ne cfare rrethi shoqerore, me fe të ndryshme, të kombeve të ndryshme. Pse Zoti nuk i shpëton ata që kanë “fenë e drejtë” dhe nuk i shkatërron ata të feve rivale, por e bene kete vete njeriu ne emer te Zotit? Gabim!Pse pra njerëzit perdorin aq lirshëm fjalën-izmën fashizëm, apo talibanizëm (nuk ia din as kuptimin) dhe shumë nga ata besojnë në “fundin e jetes” do te katapultohen në qiell (pa fije dyshimi). Le të besojnë, është e drejtë e tyre universale, por pse pjesa tjetër që nuk u beson këtyre që po hiqen edhe si predikues, apo mendon ndryshe do të shkojë në ferr? Të njëjtit pra japin urdhëra, ata e vejnë veten si “misionarë” të Zotit, a janë të rrezikshme këto konstatime? Flas përgjithësisht, duhet te jemi më praktik, dhe shembujt vlejnë për vendin ku jetojmë dhe ku i takojmë gjeografikisht. Ky fjalor është i rrezikshëm për shëndetin emocional, të atyre që terrorizojnë me të tilla fjalë-retorikë (dhe tash disa nga ata që nuk ndiheshin gjëkundi na kanë “terrorizuar” me vite me tregime për socialimin dhe solidaritetin proletar, disa të tjerë me ato të zjarrit e të squfurit për të mos besuar atë që ata besonin, ata ishin ungjillorët e përshtatshëm. A nuk është e tëra një karizmatik e plotë në lulëzim? Nëse është ashtu atëherë bota është fjalë për fjalë në rrezik! Nuk është fjala për ndonjë akt trimërie, as guximi, heshtja është qyqarllëk, është keq kur kësaj i shtohen aktet vetëvrasëse në rritje që janë në Kosovë dhe ky diskurs politiko-fetar që po lansohet mund të kërcënojë fëmijët tanë, kombin…Fajtor për këtë gjendja janë edhe institucionet fetare, të cilat shumë pak kanë punuar me shërbyesit e vet. Prandaj njëri ekstremizëm mund të zgjojë ekstremizmin tjetër dhe nga fajësia individuale kalon në fajësi kolektive. Është një vokabular jo i përshtatshëm i krijuar pas luftës ndër të rinjë, që para se të mendohet dhe të flitet të shahet, sharje në rrugë, sharje online, sharje në forume, dhe askush nuk interesohet nga institucionet të bëj ndonjë hulumtim se nga po rrëshqet shoqëria kosovare.Krimet nuk ndahen ne “krimet tona” dhe “krimet e tyre”! Ato duhet të ndëshkohen njëlloj! Në vend të kullës së përbashkët po ndërtojmë baraka individuale. Kosova po copëtohet, vëmendja e opinionit tek xhamat e thyera po drejtohet te Presidenti serb Vučić dhe Thaçi i pa mbamendje, nga “Decentralizimi” në “Zajednicën”… Ngushëllime gazetarë të ambasadave! Orgazma kolektive! Zoti e ka dënuar ketë vend që të sundohet nga vasalë Çka duhet bëjmë sot si shoqëri? Tunduni o njerëz!!!.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Një kujtesë e vogël për ditlindjen më të madhe të shqiptarëve, 615 vjetorin e lindjes të Gjergj Kastriotit Skenderbe…

May 7, 2020 by Pafragje Leave a Comment

(6 maj 1405- 6 maj 2020)

Nga  Ndue  BACAJ 

Edhe unë si të tjerët prita që për ditlindjen e 615 të Skenderbeut,  qeveria shqiptare me kazanat e kusiat e saja mediatike, të gjenin mënyren e perkujtimit të kësaj date historike dhe krenare për shqiptarët kudo që janë,  edhe pse jemi në ditë kufizimesh nga pandemia covid-19.  Mirpo nëse me 5 maj e gjeten”mundësinë” e perkujtimit e nderimit të ditës së dëshmorëve…, për 6 majin , ditlindjen e Gjergj Kastriotit as nuk u kujtuan… Megjithatë shqiptarëve u bëjë “thirrje” ta “mirkuptojnë” ramaqeverinë dhe veglat e tij të agjitpropit , se nuk kishin kohë të  merren me ditlindjen Skenderbeut , pasi janë shumë të zënë me agjitporopin e “luftës” së skendërpallës të spiropallës kundër koronavirusit…

Hyrje

Të shkruash e flasësh për Gjergj Kastriotin Skenderbe nuk është e lehtë, e veçanarisht në një ditë si kjo e 6 majit (1405), që është ditlindja e 615-të e tij. Nuk është e lehtë pasi  nuk ke të bësh vetëm me një figurë historike, por ke të bësh me vet historinë  e shekullit XV . Histori e cila  pa Gjergj  Kastriotin jo vetem nuk do të kishte kuptim , por nuk do të ishte ajo që është sot në qytetrim, besim e zhvillim në Shqiperi, por edhe  në Europë…Gjergj Kastrioti ështe identiteti europerendimor , është  krenaria dhe lavdia  e pa mort e Arberisë së moçme dhe Shqiptarisë së sotme. Gjergj Kastrioti është kryeheroi ynë dy dimesionalësh ; Toksore dhe Hyjnore.  Është Ai pa të cilin ne Shqiptaret do ti ngjanim një ishulli pa identitet , apo më sakte një “çibani kanceroz” në trupin e Europes… Gjergj Kastrioti dhe vepra e tij është perjetsuar në mijëra  e mijëra faqe librash e dokumentesh, në mijera gojdhenash e legjendash, ai është “shëndërruar” në një  MIT , që krahasohet me një meteor që sa më shumë largohet nga toka , aq më shumë bënë dritë e aq më largë shihen rrezet e tija… Për ne shqiptaret , ky është një fat e privilegj i madh  që nuk e kanë pasur shumë popuj e vende të tjera.  Vepra dhe figura e Gjergj Kastriotit është pasaporta  europerendimore që nuk mund ta “grisin e shkarravisin” kurrë as  mijera vite apo shekuj, e jo më shekullaret e mekataret e çdo kohe të kësaj Bote. Ne Shqiptaret pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u goditem per shekuj nga fortuna e stuhi  shekullore  të cilat lanë pas mjegull e erresirë, ku po të mos kishim në horizont  “meteorin” dritpashuar Gjergj Kastriotin Skenderbe, identiteti jonë Europerendimor do të ishte një ëndërr që nuk do të bëhej kurr zhgjëndërr…

Një curriculum i vogël në ditlindjen e 615  të Gjergj Kastriotit

Sipas shumë historianëve e studiuesve  Gjergji  Kastrioti Skenderbeu ka lindur  me 6 maj të vitit 1405 , në derën shquar të Kastriotëve , me prindër ; babë princin e njohur arbënor Gjon Kastrioti , dhe me nënë Vojsaven (disa studiues i thonë edhe Vojza…), e bija e kryezotit të Pollogut  të Tetovës. Kjo krahinë arbënore ishte pjesë e principatës të Balshajve dhe hynte nën influencen e Kastriotëve. Sipas deshmisë të Gjon Muzakës nëna e Vojsaves ishte nga dera e Muzakajve. Gjergj Kastrioti kishte edhe tre vëllezer të tjer; Stanishin , Reposhin dhe Kostandinin, si dhe pesë motra ; Marijen , Vlajken , , Angjelinen ,Jellen (Lenen) dhe Mamicen…1. Ndër malet tona , per nji burrë kreshnik e div thonë se le drague, kur  lindë “me këmishë”. Domethënë i  mbeshtjellun me nji pelhurë të hollë , me fletë nën sjetulla duke i dhanë nji fuqi të mbinatyrshme . Keshtu mbas gojdhanash lindi edhe Gjergj  Kastrioti-Skenderbegu. 2.  Ndersa  Marin Barleti shkruante se  pak ditë para se të lindë Gjergji, nëna e tij që ishte shtatzanë, Vojza (dikun Vojsava), kishte parë në ënderr  se u rrezua një yll prej qiellet , e duke  u ulur kadal u drejtua nga ajo e cila bani me u zmbrapë  per me i leshue vend , e ylli  u shëndrrue në nji foshnje  përbukuri. Aasaj atëherë i ishte dhanë  me u afrua me e marrë grykë e me e puthë , por i doli gjumi e u kujtua se kishte kenë anderr . Vertet nuk kaloi shumë kohë mbas asaj andrre  e i fali Zoti ynë  nji djal fort të hieshëm , veshë me një këmishë të hollë , e në krahë të djathtë  kishte të shkrueme  nji shpatë , ndersa  në sjetulla  dy lagje fletë  e në ballë kunoren…3. Gjergj Kastrioti do të rritej nën kujdesin e nënës tij Vojzes  dhe babait tij Gjonit , si dhe të vellezerve e motrave të tij më të mëdhenjë. Gjergji si djali më i vogel i kesaj familje mund të ishte edhe më i “perkdheluri e priviligjuari” , por ato  kohë lufte e heroizmi kunder një pushtuesi mizor siç ishin turko-osmanët nuk ja lejonin ketë perkdhelje e privilegj as Gjergjit të vogël. Babai i Gjergjit , Gjon  Kastrioti (si dhe princër të tjer arbënor) ishte në një luftë të pabarabartë kunder pushtuesve turq-osman. Duke qenë një luftë e pabarabartë pushtuesit arriten të mposhtnin edhe  fisin famemadh të Kastrioteve me në krye Gjon Kastriotin. Turqit siç e kishin zakon kur e mundnin një kundershtar per ta bërë “zap”, perveç të zezave të tjera i merrnin peng edhe djemt.  Keshtu kishin bërë edhe me Gjon Kastriotin të cilit i kishin marrë peng kater djemtë e tij , i  fundit kishte qenë Gjergji.. Shtetaret turq me politiken e tyre  të shkollimit , edukimit luftarak dhe joshjes me hierarkinë ushtarake kishin menduar se Gjergj Gjon Kastriotin , ketë zog arbëri  e kishin tranformuar në një zog turku të betuar.. Por  kishin gabuar dhe ketë e vertetoj beteja “fatlume” e 3 nentorit të vitit 1443 ,betejë që u zhvillua në trojet shqiptare të Nishit të Kosoves, ku nisi udhen Gjergj Kastrioti (me 300 ushtarë shqiptarë) drejt Krujes së bekuar ,dhe  me 28 nentor 1443 do të  valviste të lirë flamurin tonë kombetarë. Me ketë flamur  Gjergj  Kastrioti bashkoi fiset arbenore , me Beslidhjen e Lezhes (2 mars 1444),dhe keshtu të bashkuar  u treguan të pamposhtur perballë perandorisë turko-osmane , asaj perandorie  para së ciles dridhej vetë Europa e kohes. Keto  të dridhura ja kishte larguar vetem Shqiptari i lavdishem Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili per  rreth  njëçerek shekulli  në 22 beteja kishte qënë tmerri i pafund i ushtrisë osmane dhe vet sulltanve… Qendresa dhe fama arbënore e Skenderbeut  kishte qenë aq e madhe (shpesh edhe me trajta hyjnore) , sa ushtaret dhe oficeret turq kur pushtuan Lezhen (me 1478) hapen një varrin e Skenderbeut) dhe eshtrat e tij i merrnin si hajmali. Ndersa sipas një gojdhënë që ka ardhur deri në ditet tona thuhet se kur e hapen varrin , turqit e kishin gjetur zemren e Skenderbeut duke rrahur dhe gufuar gjakë të nxehtë. Ketë zemer e kishin futur në nje kuti të praruar dhe ja kishin derguar Sulltanit i cili e ruante me roje në një nga sallonet më të bukura të pallatit tij. Sulltani në një të premte në krye të çdo viti  hapte kutin dhe me një heshtë e therte  zemren e Skenderbeut ,e cila gufonte gjithnjë gjak të nxehtë… Ketë sulltani e bënte se besonte  se me ba me harrua pa ja ngul heshten atë ditë Skenderbeu ngjallej , e ateherë mjerë turqit…4.   

Vepra dhe lavdia e Gjergj Kastriotit Skenderbe është e memorzuar perjetsisht në trashigimin heroike e historike të Shqiptareve , por edhe në rreth 1000 vellime të botuara në 72 vende të botes dhe në mbi 22 gjuhë  kryesore…5.  Disa nga keto vepra  të shkruara janë ato të Marin Barletit , Dhimiter Frangut , “anonimit” Tivarasi (që është në fakt imzot Pal Engjelli ,i cili ka qënë edhe kryediplomati i Skenderbeut) , Frang  Bardhi , Rinaldit , Prifti Biemni etj… Per të vijuar me korespondencen e Skenderbeut me Papet Bashkohore: Eugjeni  IV , Nikolla  V , Kaliksti III ,Piu II ,Pali II,si dhe Republikat apo mbreterite e kohes si ato te Venedikut ,  Siçilisë , Napolit, Xhenoas, Firences ( ku nga frika e turqëve ndonjera ja kishte edhe me hile Skenderbeut..) etj..Ndonjera prej tyre Gjergj Kastriotin e quante jo vetem aleat potencial ,por edhe “Babë”,pa llogaritur levdatat e dekoratat e  Selisë së Shenjtë , ku nën drejtimin e Papa Kaliksti III  e shpallte Gjergj Kastriotin “Atlet të Krishtit”… Jehona e veprës së Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si një kujtim i lavdishem i një epoke të kaluar ,por mbi të gjitha si një frymzim në mbrojtje të Europes e qytetrimit të saj  shekull pas shekulli …

Albanologu dhe historiani Milan Shuflaj  do të shkruante per Skenderbeun : “Qysh në gjallje Gjergj Kastriotin Europa  Perendimore  e stolisi me legjenda. Bestynia per fuqinë e tij demoniake  tek armiqtë turq sprapsi menjëherë besimin në kismet.  Imagjinata e popujve ballkanikë të shtypur nga të pabesët filloi të krijonte  nga ai heroin e këngëve  të tyre dhe të tregimeve të ënderruara… Nën Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas rënies së Konstandinopojes , Serbisë dhe Bosnjës , ky qe shteti i fundit më i madh i krishter i Ballkanit…6.

Një kujtesë e vogël  me domethënie të madhe për Europen e qytetrimin e saj…

Nëse  në shekullin e XV , (në vitet 1443-1468) , në trojet e Arberisë nuk  do të  ‘‘shfaqej“  Gjergj Kastrioti  Skenderbe , me shpaten e tij ‘‘hyjnore“  dhe me trajtat e një “Mesie“ , kur Europa vuante prej ligështie  , sot të pakten gjysma e popullsisë së kesaj Europe (femrat) nuk do të “lundronin” në  hapsirat , deshirat , të drejtat dhe qjefet e jetës , që u garanton  qytetrimi perendimor –kristian , me koken lart, “duke numruar  yjet e qiellit”.  Por do të rrinin me koken poshtë “duke numëruar gurët e sokakut”, të mbuluara  fizikisht dhe shpirterisht , të mbyllura në mes kater mureve me pa të drejtë të perjetshme që trupi i tyre të shohe rrezet e diellit ,  dhe në pritje të  degjimit të ‘‘trokllimës“ të ndonjë “kali“ apo diçkaje  tjeter , që i  lajmronte se një burrë , që do të ishte zoti i saj ,  po vinte ta kerkonte per grua (apo më sakt për skllave) të parë , të dytë , të trete apo të shtatë . Por ja që Zoti  e kishte ba emër të lind ky ‘‘Mesi“ ndër arbënor për të shpëtuar qytetërimin kristian në Europën e shek.XV nga pushtuesit turko-osman…

Referencat:

1.Fan  Noli , Historia e Skenderbeut ,fq.19 ,Tiranë 2015.

2.At Marin Sirdani , Skanderbegu  mbas gojëdhanash , fq.21 ,botime franceskane , Shkodër 2008

3.At Marin Sirdani ,po aty , fq.21-22.

4..At Marin Sirdani ,po aty ,fq.97.). 

5.Gennaro Francione ,po aty ,fq.194.

6.Milan  Suflaj ,Histori e shqiptarëve të Veriut… fq.36-37 ,Prishtinë 2009.

Filed Under: Uncategorized

TUZ/Malësia e fitoi betejën me koronavirusin

May 7, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Në foto: Kryetari i Komunes Tuz

Gjekë Gjonaj

Komuna e Tuzit e cila u prek nga Covid-19 në Mal të Zi   fitoi betejën ndaj  pandemisë. U shërua pacienti i fundit me koronavirus. Këtë lajm të mirë e  kumtoi Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.   Që nga  data 23 mars kur në këtë komunë u regjistruan 15 rastet e para me këtë virus vdekjeprurës,  e deri  tek shërimi i pacientit të  fundit, ajo  arriti që të përmbyll me sukses  në vetëm 44 ditë  përballje  kolektive  me virusin korona.  Bilanci  37 të infektuar, 37 të shëruar, qindra familje  dhe qytetarë në  karantinim të plotë për  21 ditë , dhjetëra qytetarë në vetëizolim  dhe dëme  ekonomike.

Në  betejën me këtë armik të padukshëm  Malësia për fat të mirë nuk ka  humbur asnjë qytetarë, edhe pse parashikimet e para ishin tepër shqetësuese.  Për këtë sukses të radhës së Malësisë duhet falënderuar  Institutin e Shëndetit Publik  në Mal të Zi,  stafin  dhe punonjësit shëndetësorë të  Qendrës Klinike të Malit të Zi bashkë me kolegët e tyre në komunat tjera , që janë heronjtë e kësaj beteje. Pastaj, drejtuesit e Komunës së Tuzit, policinë e Malit të Zi,  vullnetarët e inspektorët komunalë  të cilët tërë kohën 24 orë në organizim të Shtabit Emergjent Komunal ndihmuan njerëzit në nevojë,  punëtorët e pastrimit, punëtorët  e barnatoreve, donatorët , Kryqin e Kuq të Malit të Zi dhe  gjithë  të tjerët    që u gjendën pranë qytetarëve të Malësisë në këtë situatë të vështirë. 

Filed Under: Uncategorized

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

May 2020
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Apr   Jun »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in