ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for May 8, 2020

Vdiq një antiverior…!

May 8, 2020 by Pafragje 1 Comment

Nga Rush Dragu :Thone dhe eshte e shkruar por edhe me ze e figure ka mbete se Maks Velo i ka fyer,verioret,myslimanet etj.

Urrejtjet ndaj verioreve (mbase disi me moderne ) i shpreh çdo dite Kryeministri i Shqiperise. Apo nuk prish pune se ua thote atyre “qenave” te PD-se. A ka “mut” profesionist gazetaresh te reagojne vetem per qendrimin e Edi Rames ne mbremjen me Çim Peken,kur jo nje here por me nje perbuzje te tejskajshme i drejtohet . Ke zbrite nga malet,ke zbrite nga malet. As me pak,as me keq ,as me perderq se kur shkodranet thone: “isha me nje shok dhe nje katundar”.Ateher mire ka ba Maks Velo qe na ka urryer ne verioreve,myslimaneve,jo pak dhe katoliket apo te gjithe ça nuk jemi ne sorollopin e tij se te gjithe njelloj jemi.Te gjithe urrejme njeri tjetrin,te gjithe perbuzim njeri tjetrin. Ti thuash dikujt ne Amerike : “Red Neck” ose “Hill Bills” denohesh dhe ne Shqiperine e Qyteteve te katundarizueme “malok”,”Katundar””laluc””gjysem opinge” jane ne mode te atyre qe mendojne se jane te qytetruar e modern. Prandaj Maks Velo eshte nje shqiptar tipik, i palare, i pakrehur, i paditur dhe te prehet ne paqen e tij.AQ

Filed Under: Uncategorized

“TOKA E SHPRESËS DHE LAVDISË”

May 8, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Në Ditën e Fitorës mbi Fashizmin në Westminster Abbey (Victory DAY) – 2015 – LONDËR

Sot është shtatëdhjetë vjetori i fitores mbi fashizmin. Në Abacinë e Westminsterit arrijnë njëri pas tjetrit veteranë, pjestarë forcash të armatosura, antarë familjesh pjesmarrëse në Luftën e Dytë Botërore, intelektualë, pjestarë të administratës së lartë të shtetit, antarë të kabinetit qeveritar, deputetë të qeverisë dhe opozitës dhe thuajse të gjithë ambasadorët dhe kryekomisionerët e akredituar në Oborrin e Shën Xhejmsit.

Banda muzikore e Uellsit ekzekuton muzikë të kompozuar nga Davidi i Gurit të Bardhë, balladë nga Filip Spark dhe Elegji nga George Thalben – Ball. Nën tingujt e kësaj muzike në Abaci shfaqet ndërkaq Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth e II – të me Dukën e Edinburgut, Princin e Uellsit dhe Dukeshën e Kornuellit. Është një moment solemn nga ato kur e tërë makina protokollare shtetërore e këtij vendi është në funksion të plotë. Me dhjetra stuartë, zonja mondane me kapele, ushatarakë me grada, të rinj që shërbejnë në kishë, pjestar të Protokollit të Shtetit, kanë vënë tëra energjitë në shërbim të kësaj dite solemne.

Abacia dhe Parlamenti

Po përse pikërisht në këtë Abaci do të festohet 70- vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?!

Arsyeja është e thjeshtë: Ajo gjendet pranë Parlamentit Britanik. Në të prehen eshtrat e thuajse tërë mbretërve anglezë. Aty u mbajt edhe Mesha e Fitores mbi Fashizmin. Aty organizohen Lutjet e Falenderimeve për të mirat që iu ka dhënë zoti britanikëve, bashkë me të huajt. Dita e lutjeve në botën anglo – saksone është një ndër ditët më të shënuara. Ajo festohet në Amerikën e Veriut si një festë që i ka rrënjët në traditën angleze që nga koha e Reformës së Protestantëve. Ajo është në fakt edhe si një festë e të lashtave edhe pse ato merren shumë kohë përpara datës së shënuar që është e enjtja e katërt e Nëntorit të çdo viti. Kjo ditë është bërë e rëndësishme gjatë Reformimit nën mbretërimin e Henrit të VIII – të, si reagim ndaj shumë festave fetare të kalendarit katolik. Përpara vitit 1536 kishte 95 festa fetare në kishë plus 52 të djela në të cilat njerëzit duhej të shkonin dhe të merrnin pjesë, madje edhe të paguanin shtrenjtë për to. Kështu lindi një lëvizje për thjeshtimin e tyre deri në dy ose tre siç janë Krishtlindjet, Pashkët dhe Dita e Falenderimeve. Kjo ditë mori këtë emër pas fitores ndaj Armadës Spanjolle në vitin 1588 dhe u pasua prej vendimit të Mbretëreshës Anne në vitin 1705. Një kremtim i përvitshëm i Ditës së Falenderimeve filloi në vitin 1606 fill pas dështimit të Komplotit të Barutit në vitin 1605.

9 maj 1945 – 2015.

Atë ditë, Kryeminstri Uinston Çurçill, pasi njoftoi publikisht dhe zyrtarisht, nëpërmjet të një transmetimi të drejtëpërdrejtë radiofonik kapitullimin pa kushte të Gjermanisë, vajti në Dhomën e Komunave për t’iu drejtuar antarëve të parlamentit. Që aty ai ndoqi një meshë për t’u falur për arritjen e kësaj fitorje dhe për t’u lutur për shpirtërat e tërë atyre që dhanë jetën. Festimet në Londër dhe në tërë Britaninë e Madhe shpërthyen menjëhërë si një vullkan. Populli u lëshua në rrugë. U zbrazën me mijëra fishekzjarre. Njerëzit të mbytur në lotë gëzimi e dhimbje, këndonin pa ndëprerë këngën:

“Unë nga gëzimi do ndizem i tëri gjer n’agim”.

(Ja një pjesë e refrenit):

“Kur kombet të humbasin ndjesinë e luftës, mjerim!

Dhe bota prapë të kthehet në të mbarin drejtim,

Oh çfarë ditë feste do të jetë ajo atëherë,

Kur trimat të sjellin të paqës’ pranverë!

Dhe vjen koha që dritat të llamburisin pa pushim

Dhe unë nga gëzimi do ndizem i tëri gjer n’agim.”

Në radhën e parë vetëm tre karrige para meje është ulur Mbretëresha Elizabeth e II – të. Sot ajo ka veshur një rrobë tërësisht të zezë përfshi edhe kapelen. E qetë, e bardhë, e përunjur, ajo ndjek me kujdes meshën. Ngrihet dhe ulet sa herë që pastorët e kërkojnë këtë për të tërë meshtarët.

Ajo sivjet mbush vitin e 63 –të që kur ka ardhur në fron dhe e ndjek këtë meshë që kur ishte një vajzë e re dhe e bukur.

Kjo ditë për Mbretëreshën Elizabeth II.

70 vjet më parë ajo ishte Princesha Elizabeth. Nga gezimi i madh i fitores Ajo kishte dalë nga Pallati Mbretëror, pa u vënë re se kush ishte, bashkë me princeshën tjetër Margaret duke u përfshirë në turmat që gëzonin. Ato ishin të shoqëruara nga roje që nuk binin në sy. Në rrjedhë të ditës Çurçilli kishte mbajtur dy fjalime: Të parin në White Hall nga ballkoni i Ministrisë së Shëndetësisë ai e filloi me fjalët :

“Kjo është fitorja Juaj!”

Ndërsa turma ju përgjigj atij:

“Jo! Është fitorja Jote!”

Më pas në fjalimin e dytë ai e tërhoqi turmën në këndimin e hymnit: Toka e Shpresës dhe Lavdisë e muzikuar nga legjenda e muzikës angleze, Sir Edward William Elgar,

Tokë e Shpresës dhe Lavdisë, o Nënë e Lirisë,

Si ta shpërblejmë ne që na linde, Ti,

Si t’i zgjerojmë kufijtë e tu të pafundësisë,

Si të mbrojmë atë që Zoti të dhuroi me aq dashuri

Dhe fuqinë tënde ta kthejmë në mrekulli!

Që prej asaj kohe në këtë Abaci, fitorja mbi fashizmin përkujtohet çdo dhjetë vjet me një meshë të tillë. Mbretëresha Elizabeth e përkujton atë për të shtatën here si Mbretëreshë.

Një paralele midis “fitimtarëve”

Në këtë ceremoni përkujtimore super të organizuar deri në mikro detaje dhe kaq mbresëlënësë, e pamundur të mos shkojë mendja tek shumë fjalime që janë mbajtur në atë kohë, pikërisht në këtë datë ose edhe në ditë të shënuara si kjo me çlirimin e vendeve nga nazi – fashizmi.

Tek shoh shoh sesi e festojnë britanikët këtë ditë, mendja shtegëton tek vendi im, atje ku luftrat, kujtesa, protagonistët përbëjnë një amulli që venit fitoret dhe zvetënon të vërtetat që duhet të ndriçojnë kombet.

Edhe në Tiranë, në kryeqytetin tim plot histori, një njeri ka mbajtur një fjalim të cilin na e kanë ngulitur në shkollë si një moment patriotizmi. Edhe shqiptarët kanë patur të drejtë të shpërthejnë në festime pas fitores kundër nazi-fashizmit. Kanë patur arësye të ëndërronin për ditë më të mira… Por eh …dallimi është shumë i madh: Nazizmi në Shqipëri u zevendësua me një formë tjetër diktatoriale po aq të keqe për popullin shqiptar. Ndërsa këta këtu e sollën vendin e tyre në lartësitë më të mëdha që ndonjë komb e ndonjë popull ka arritur, Shqipëria ra në duart e një diktature të quajtur e Proletariatit.

Veteranët

I shoh me respekt veteranët britanikë të luftës. Të vjetër, të plakur, por të veshur bukur, të mbushur gjokset me dekorata. Dhe mendja ime prapë më shkon tek mijëra luftëtarë shqiptarë shumë prej të cilëve përfunduan nëpër burgje, kampe, internimi dhe ekzekutime të pashëmbullta. Heronjtë na dolën “tradhëtarë” dhe luftën e paskërkishin bërë armiqtë…

Mesha është përhërë një moment meditimi. Edhe unë sot meditova thellë.

Ndjeva keqardhje.

E dëgjova me endje por jo pa zili

Tokën e Shpresës dhe Lavdisë.

Dhe u luta për vendin tim:

”Kurrë mos pafsh fitimtarë luftërash që të vrasin më shumë se hasmi yt!

Amen!

BURIMI : ARGUMENTUM.AL

Filed Under: Uncategorized

Koronavirus: Rreziqet e Shëndetit Mendor

May 8, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Msc.Milita Turhani

Koronavirus ka dalë me forcë të mjaftueshme për të ndryshuar jetën e njerëzve në të gjithë botën. Cfarë ndikimi do të ketë pandemia në shëndetin mendor?

Përhapja e shpejtë e koronavirusit është një ngjarje e gjerë për të gjithë njerëzimin, i aftë të shkaktojë reaksione psikopatologjike dhe pasoja që mund të mbeten edhe kur virusi është zhdukur plotësisht.Analiza e dinamikës me të cilën nxitet perceptimi i rrezikut shoqërorNjihet si koronavirus, por pak dihet për të, është e sigurt që ka lindur në fund të vitit 2019 dhe ndodh në muajt e parë të vitit 2020 me një forcë që ndryshon jetën e njerëzve në të gjithë botën.

Gjithçka ndaloi: shkolla, zyra, dyqane të mbyllura. Buletini mjekësor ka të ngjarë të krahasohet me kohën e luftës. Zakonisht përdoren termat e pajisjeve mbrojtëse shëndetësore të shoqëruara nga një seri rregullash higjene për të parandaluar infeksionin viral. Mesazhi për marrëdhëniet shoqërore perceptohet si jo më shumë jehonë e sigurt. “Tjetri” dëshmon se është një rrezik për mbijetesën e dikujt, për të shpëtuar veten është mirë të shpëtosh nga marrëdhëniet ndërnjerëzore që përgjithësisht karakterizohen nga ndjenja, pasione të përbashkëta, angazhime sociale dhe profesionale.

Në dritën e këtij skenari shoqëror i gjeti ekspertët të papërgatitur, prindër, gjyshër, frika përhapet në mbështetje të besimit të rremë se “ky virus do të vrasë të gjithë dhe të dashurit”. Lajmet e shpërndara nga media dhe media sociale janë alarmante, ndonjëherë në kundërshtim me mendimet teknike dhe përvojat e kërkuara stresuese si për të inkurajuar sjellje të papërshtatshme apo edhe të dëmshme për shëndetin fizik dhe psikologjik, siç raportohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).Mbështetuni në kujdesin për vetenPërhapja e shpejtë e infeksionit Covid-19 është një ngjarje e cila në vetvete ka një domethënie objektive dhe racionale, e cila është dukshëm e rëndësishme dhe shqetësuese për tërë njerëzimin, shkakton reagime që nuk janë proporcionale me fenomenin dhe që mund të lënë pasoja psikopatologjike edhe kur virusi do të zhduket plotësisht.Skenarët e pranishëm në bazë të zhvillimeve psikopatologjikeKërkimi për siguri në lidhje me të ardhmen rezulton të jetë komplekse dhe frika vazhdon të shënojë fazat e ndryshme të kohës së Koronavirus dhe të ushqejë perceptimin e cenueshmërisë në shëndetin, sociale dhe frontin personal.

Frika është një emocion që në një nivel të arsyeshëm njerëzor ndihmon për të mbrojtur dhe mbrojtur veten e tij. Kur kjo aktivizohet, ajo përfshin një përgjigje nga i gjithë organizmi, pasi ai përfshin përbërësin afektiv dhe aktivizimin e sistemeve organike, duke krijuar një sjellje specifike. Duke iu drejtuar teorive klasike të sjelljes, nga një këndvështrim i bazuar në kondicionimin klasik, në këtë periudhë pandemike, vendet përgjithësisht neutrale publike shoqërohen me rrezikun e kontaminimit të Covid-19 me rezultatin e një përgjigjeje emocionale të kushtëzuar. Nga pikëpamja e konceptit të kushtëzimit operativ, shmangia mbrojtëse e vendeve sociale ka efektin e një pasoja pozitive dhe prandaj personi priret të përsërisë sjelljen. Shqetësimi lind për të ardhmen dhe nevojën e pashmangshme për të qëndruar larg vendeve publike për shkak të rrezikut të kontaminimit. Kjo gradualisht mund të bëhet një mësim instrumental, një zakon që madje nuk kërkon më shumë sesa një stimul që të operohet një herë i përgjithësuar (LeDoux, 2014). Ekspozimi i njerëzimit ndaj përvojave stresuese eksperimentale të një shkalle globale, siç janë luftërat, Tsunami, sulmet terroriste dhe pandemitë, na mëson se këto ngjarje katastrofike transferojnë tendencën për të mposhtur në mënyrë eksponenciale personin ndaj fenomenit, si dhe të përgjithësojnë shtrirjen e rrezikut.

Për shembull, ndikimi psikologjik i privimit social dhe imobilitetit mund të supozohet, në veçanti nga adoleshentët dhe të rinjtë, si një ngjarje katastrofike, izolim i detyruar, humbje e lirisë dhe përjetohet si një formë stresi që shkakton humor depresiv, ndjenja zemërimi dhe frike. Këto simptoma mund të manifestohen për muaj ose vite në formën e një shqetësimi të veçantë, mendimet negative, frika ,trauma dhe me kalimin e kohës bëhen një çrregullim i vërtetë i stresit post traumatik (PTSD). Si të zvogëloni rrezikun e ardhshëm të një psikopatologjie: · ki kujdes nga lajmet e rreme dhe ngjitëse;· vlerësoni rreziqet që lidhen me komunikimin në shërbimet kriptografike nga fundi në fund pasi që i shpëtojnë mbikëqyrjes dhe shpesh ndryshohen;· të pyesin për aftësinë manipuluese të “lajmeve të rreme”;· të tërheqë informacionin nga burimet e informacionit të akredituar;· të lehtësoni tensionin, të ndihmoni veten me doza të vogla të efikasitetit personal;· planifikoni aktivitetet e ditës vijuese një mbrëmje më parë;· krijoni një orar kohor për t’i kushtuar punës në shtëpi, leximit, ushtrimeve fizike, dëgjimit të muzikës dhe çdo hobi të tillë si vizatimi, arti, shkrimi dhe mbi të gjitha të kujdeseni për komunikimin virtual të miqve dhe marrëdhëniet profesionale;· shmangni çdo gjë që është pasive dhe që mund të nxisë zhgënjimin;· mbështetet në nisma falas të mbështetjes psikologjike.

*Psikologe Edukimi

BURIMI : KOHA JONE

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

May 2020
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Apr   Jun »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in