ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for May 9, 2020

BAC JASHARI ҪKA PO NA THOTE KY BIBASHI ISE TUNXHARI…

May 9, 2020 by Pafragje Leave a Comment

                  Reagim pёr njё postim tё Islam Mustafes 

      …Kosova ime martire : “Mos kёrko tё tё njohё Serbia, kur ti nuk njeh tradhёtarin tёnd! Si mund ta njohё macja mimun?!” …Tu ba shitёs tokash ai qё i besove frymёn jarani im! Shetiti me lundёr nёpёr Ujman, nё atё vijё qё kishte kaluar Vuçiqi kajmekam! A ka ardhur bac koha, qё ne Kosovё e nё Shqipёri ato qё hedhin themele tё mbesin pa çati?!!!!!

    ZEF PERGEGA

      Nёse mё tё vёrtetё tё dhimbset toka, dhe pёr kёtё nuk dyshoj, duhet tё ngrihesh kundra tradhёtarёve. Shitёsit qё mbjanё flamujt e coptimit. Kёta janё tё vjetrit, kasapё qё kanё marrё me yrrysh hanxharёt. Plani i coptimit ёshtё nё Washington, i formosur nga Thaçi e Vuçiqi, me bekimin e pabekuar tё Ramsit. Sa tё mençur duken tani me shkopin e thanёs, kur dikur i shikonte kalimtari tёk ecnin tё kёrrusur dhe kёkush nuk u hishte qyrrёt, bregut tё Ibrit e anёs Lanёs…

       Prej gabzerr gypit tё sёmurё, askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës, në qoftë se ne i besojmë vetëvetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tonë,- thotё Isa me shkop, duke çaluar bregut tё shitur tё Ibrit. Po me sёmundjen e vet, po nana porosit se nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojmё me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës.

Isa thotё se komunistёt kanë mbijetuar deri në fundin e tyre, duke prodhuar kundёrshtarë dhe armiq. Kur iu kanë sosur kundërshtarët, janë sosur edhe ato vet. Por kjo nuk ndodhi vetёm me njё komunist tё orёve tё liga tё Kosovёs qё e ka emrin Islam Mustafa. Kur iu sos pas 50-ditёve “armikja” VV-ja nuk u sos ai vetё, por u lidh si shkopi me domaten me partneret e vet tё skaduar, pёr tu ngrit si “lapidari i dashurisё” pёr vendin e tij, pa hedhur asnje pushkё, pa bёrё asnjё shenj ne udhёtimin e Kosovёs, veç me 3% e vjedhur me xhepin mbushё, duke ia gёrryer dheun nёn kёmbё lirisё sё saj!

  Kёtu ka diçka pёr tu sqaruar. Vonesa e marrёveshjёs VV – LDK ka njё marrёveshje tё fshehtё Thaçi –Mustafa. Presidenti i ka kёrkuar Mustafёs tё gjitha atributet dhe postet vetёm e vetёm qё qeverinё tё mos e bejё me VV si parti fituese. Mustafa si ulkojnё rafinuar serbiane i rrahur me vaj e me uthull, ka parashtruar planin tjetёr mё tё cilin ka rёnё dakort Thaçi. Cili ёshtё?! Mustafa ka pranuar koalicionin dhe bashkё me te strategjinё, pёr ta rrezuar, kinse ёshtё kundra Amerikёёs. Kёshtu ata me njё gur vranё dy zogj, por kanё harruar se krahёt e Kurtit dhe Vjosёs, pёr tё flutuar nuk mund ti vrasin. Qiftja e jote Ise Hasha e ka tё humbur shenjёn. Triumfi i juaj ёshtё dёshtim!

         Isa mendon se duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun. Pse more ideologu i rrudhur kёto janё kushte?! Po tё ishin kёto çdo gjё, duhet ta kishte pranuar Serbia, qё po i pёrshpirtni si lypsa tё ndyrё nё trollin tёnd qё akoma gjёmon nga nata e zjarrёve, o kandilё tё fikur nё sy tё hijenave tё sё shkuarёs. Dialogu ka njё kusht dhe dy palё. Po sipas jush Kosova nuk ёshtё palё dhe nuk ёshtё kusht, vetёm besim! Ku shkon nёse ajo nuk tё pranon si tё barabartё nё bisedime. Nё kёtё pikё po thoni qё Kosova tё jetё njё kufomё e Serbia njё mbret! Shikoni si e porosit me njё mashtrim opinionin, Isa Mustafa, sekretari pёr propogandё i partisё komuniste tё vёllazёrim poshtrimit tё Jugosllavisё Titiste: “Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij, kështu thotë edhe Deklarata e Pavarësisë. Prandaj s’kemi arsye ta hapim këtë temë, sepse e hapim temën e pavarësisë së shtetit tonë, që është mbyllur me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, po ashtu, nuk kemi arsye të frikësohemi nga dialogu. Duhet të dialogojmë që, në këta kufij dhe me këtë territor që e kemi, të na njoh Serbia, të anëtarësohemi në OKB, të na njohin edhe pesë vende të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO. Ky është interes i shtetit tonë i drejtpërdrejtë, është edhe interes i ndërmjetësuesit nga SHBA dhe atyre nga BE, sepse me këtë sigurohet stabiliteti në këtë pjesë të botës dhe hapet perspektivë e re e zhvillimit ekonomik. IM”

   Kёto janё sllogane Ise, qё ngjajnё si lecka tё shkyera dhe tё ndryra nga burgu i shpartalluar i kohёs qё lamё pas, po Isa si pёfaqёsues i asaj kohe na ka dalё pёrpara si trim i çartun e besa po lyp kryet e konakut…me mortje politike nuk ka intergim dhe demokraci!

      E rёndёsishme pёr Kosovёn nuk ёshtё dialogu pёr dialog qё shkon deri ne kaldrat greke. Forcimi i shtetit, mirёqenia dhe shpartallimi i tradhёtarёve tё inkriminuar ёshtё dialogu i parё me vetevetёn! Si ta kryesh Ise kёtё vijnё vetё serbet e tё kёrkojnё dialog si po don! Kjo frymё ka atrofizuar diaporёn shqiptare tё Amerikёs. Aktiviste dhe biznesmen tё sёmurё pas politikёs se Kosovёs, jo  vetёm me heshtje, por edhe me dollarё mbёshtesin çetnikёt kosovarё nё mёnyrё qё liderёt kosovarё, kur tё vijnё nё Amerikё, duke filluar nga presidenti, paguajnё agjensi te shtrenjta lobimi për tё pёrmirёsuar imazhin e tyre tё korruptuar! Tё pёrulur karshi kёtyre bimbashёve tё rrafinuar ua shtrojnё qilimin e kuq mbi kurrizin e tyre. Pikёrisht pёr kёta qё i kanё lёnё anash me mospёrfillje, tё gjithё ata vullnetarё shqiptaro-amerikan, janё mohuar votuesit shqiptaro-amerikanё, tё cilet janё fuqia mё e madhe demokratike dhe lobuese pёr Shqipёri e Kosovё. Janё shqiptaro-amerikanёt, tё cilёt i mёsuan si tё qethen, si tё vishёn, si tё pёrfumosen kur takojnё pёrsonalitete amerikane. Pёr ata pra qё kanё mundёsinё tё trokasin çdo derё tё çdo zyrtari, senatori apo congressmeni, e tani qё janё nё pushtet, as qё pyesin se ku bien me shtёpi. Kujtojnё se e kanё kaluar lumin!

 Po ua them hapur se njё pёrsonaliteti amerikan, nё çdo institucion qoftё ai, apo nё Shtёpinё e Bardhё, pyet mё shumё njё shqiptaro – amerikan se njё drejtues nё Shqipёrisё nё Kosovё! Sido qё i mohoni pa ata nuk mund tu çelet asnjё derё nё Amerikё! Haj tash Ise babikё!

      Kosovarёt nuk janё nё rrugё nё protestё, ndaj nёn rrogoz vepron politika e vjetёr e molepsur deri nё myk. Levizjes “Boll Berllok serb nё Kosovё” duket ti bashkohet njё levizje studentore, tё cilёs ia kanё vra shpresёn: “Tё demaskojmё tradhёtarёt!” Virusin mos e kёrkoni tek pandemia, por tek tradhёtia. Ngrijuni e tredhni tradhёtarёt!

 Rinia kosovare me 1981 e mposhti njё Serbi dhe do ta poshtё kёtё tё klikё brenda vetёs dhe kёtё stuhi!” Nёse doni frymё dhe liri!

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

NE DITEN E LARGIMIT TE HAKI KOLES !

May 9, 2020 by Pafragje 5 Comments

Në foto Haki KOLA

Nga Ing. Zef NAÇAJ

 Ishin vitet 70 te shekullit te kaluem kure u takuem per here te pare. Fytyra jote e imet,jo se ti ishte plot dy vjet me i ri se une por vete natyra jote vinte ashtu: Nje djale plot kulture e miresjellje shfaqej para meje njeherazi me plot shoke e shoqe te tjere te kursit e te grupit dhe aq ma teper nje Dibrane. Ne dukje ishim mjaft tipa te ndryshem: Une i dhanun pas sportit e artit dhe i ardhun nga nje shkolle profesionale e ju nga gjimnazi e nje tip studjoz. Ndoshta nga duka keshtu si  te kundert te dyve na shtyni kurioziteti per ta thellu njohjen tone drejt nje shoqerie te gjithehereshme,student e ne pune e deri ne mbyllje te kesaj jete kaq te shkurter.
  
     Vitet ne pune na ndane sigurisht por me ato mjete te komunikimit te athereshme e gjenim menyren per te mesu per fatet e problematikat e sejcilit prej nesh.Me vinte shume inade kure te emeruen ne N.Bujqesore te Peshkopise. Pas jo shume  vitesh ju kerkuan te shkonit pedagog ne fakultet.Edhe aty nuk te lane te shkosh. Une qe e njihja mire kapacitetin tand me vinte me plase per kete padrejtesi. Vitet kaluen shpejt dhe ti Haki  le gjurme te pashlyeshme ne punen tuej ne seleksionimin e arres dibrane.

    Me hapjen e Shqiperise dhe ndryshimet demoratike qe ndodhen ne vendin tone, u afru koha se paku edhe perkohesisht per ti hape rruge aftesise dhe projekti i pyjeve i Bankes Boterore  drejtuar me competence nga ju do te kishte suksese te njepasnjeshme. Aty une pata rastin qe te jeme mvartes i juaj. Nje fryme komplet e re ne drejtim qe nuk ishte pa deri aso kohe shfaqej prej sjelljes  tuaj ne zyre e ne pune.Tashma une mund te flas cfaredo sepse ti u largove sot . Na e prishe  qefin e rradhen  e syte me lot na i mbushe gjith diten aq sa as dy fjale per ty smujtem me i thane.

Kisha menduar gjithmone se i vetmi qe mund te thoshte dicka rreth meje (Pas ikjes time ) mund te ishte Haki Kola. Me dukej sikure ne bisedat tona ishin hape te gjitha portat e sinqeritetit dhe njiheshim aq mire me njeri tjetrin. Nuk mund ta mendoja as te me shkonte neper mend se vjen kjo dite qe  une te shkruej dicka per ju. Semundjen e fillova para teje dhe ti ishe nje nder burimet e kurajos e te ndihmes qe me jepje vazhdimisht. Por ja qe vjen kjo dite dhe mu me duket se skam force me thane ma asgja. Duket sikure forcat me jane pre. Por a eshte tamam keshtu?-Jo.
Lexoj perkushtimet e kolegeve te nderuar Gjon Fierza,Kristo Kauri,Seman Meziu e te tjere qe kane thane ato qe une duhej ti thoshnja. Pra nuk me mbetet merak ne kete drejtim.

    Ti solle nje fryme te re ne aplikimin e shkences tone pyjore.E thanun ndrysh: Ja ndrrove faqen asaj, nga ajo lindore ne perendimore dhe ti mbetesh pioneer i  ketij ndryshimi te madh.
Ti e konsiderove pyllin nje qenje te gjalle e fute diekt ne konceptin e maredhenjeve me njeriun e komunitetin. Ne fakt ashtu ishte e asht por ne skishim dite qe ta shofim ashtu asnjehere.

      Tuj pa aftesite e tua ProjektiiI Bankes Boterore te dergoje ne Kosoven e pas clirimit per implementimin e projektit te atjeshem. Punove me perkushtm,dhe krijove bazat e zhvillimit e te ecjes ne menyre te pavarun te vllezerve kosovare. Ata nuk vonuen ta njifshin dibranin Haki Kola se kush ishte dhe sot cilindo qe takon kush te ka njofte vetem te flasin me fjalet ma te mira. Kjo ishte nje ndihme konkrete e reale per Kosoven dhe njeherazi nje vleresim maksimal i juej ku ti vleresoheshe si drejtues i provuar per tu derguar ne nje shtet tjeter.

   Punimet tuja shkencore jane e do te mbesin nje thesar I pacmueshem per silvikultoret e rinj qe do te vijne brezave.
Ato jane shume ma teper se gradat shkencore qe ti me te drejte nuk denjove tu afroheshe. Ti e kishe dhe e ke titullin e dhane nga gjith koleget e tu  te vjeter e te rinj. Nuk vrapove kurre pas titujsh e dukjesh. Ne cdo mbledhje a grumbullim ti rrinje si i parendesishem , pa interesin ma te vogel per tu duke. Veti karakteristike e jotja kjo e besoj e kane vene re edhe tjere kolege.

    Kumtesat tuja neper konferenca shkencore nderkombetare jane vleresu e botu gjithmone ne revistat ma te nderume ne Bote. Kte nuk e dine shume por kjo asht e vertete sepse kam pase rastin ti lexoj ne anglisht.

    Ti u largove ne kulmin e pjekurise tande shkencore dhe kure mendoje se me daljen ne pension do te kishe ma shume kohe ti kushtoje punimeve shkencore e per ma teper nje permbledhje e gjithe punimeve tuja asht ma se e nevojshme qe te pergaditet e te botohet. Shpresoj se dikush nga koleget tane do ta baje nje detyre te tille te shenjte e patriotike. Semundja e pabese te mori megjithese ne nuk i humbem shpresat asnjehere sepse ishim mesu se ti dinje te luftonje e te fitonje mbi te keqen .Ndryshe kesaj here kure ti ishe ne rekuperim e siper nga semundja,nje tjeter te godi tamam ne pabesi.

     Na le vetem miku im   i te gjitha kohnave. Jo vetem mu port e gjithe koleget e kush te njohu mbeti i dashuruem me sjelljen e kulturen tuj profesinale e qytetare. Ti u largove vertete por ke lane mrapa nje veper te vertete shkencore e cila asht si nje gure i cmuar ne te gjithe perpjektjet e arritjet e silvikultures tone Shqiptare.

    E rande ikja juej per baben Isa.E rande er vlleznit e tu Reshatin e Muharremin.E rande per motren Ramije me Flamurin qe ishin njehereasi edhe kojshite e tu  te pare. E rande e shume e rande per bashkeshorten tande te mrekullueshme Xhilen. E rande edhe per Blerinen e cila s’ka lane asgja te mundeshme mangut per shpetimin e jetes te babit te vet.
E rande edhe per Ilir Kolen qe nen edukimin tuj po ecen ne rrugen e suksesit europian. E rande sepse po i takon te burrerohet disi ma shpejt e maredhenjet me te ishin tashma si mes dy shokesh.

    Lamtumire mik e koleg i mire.
Zoti forcofte familjen tande te shenjte qe le mbrapa!
Ngushellime te fafermeve , kolegeve e miqeve tu qe te njohen e cmuen per vlerat qe kishe.
Te kjofte i lehte dhe e   bekueme  toka qe tem mban.
Pushofsh ne paqe

Filed Under: Uncategorized

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

May 2020
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Apr   Jun »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in