ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for May 17, 2020

SIPARI I FUNDIT

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Duke parë skena nga shembja dhe djegia e Teatrit Kombëtar”–

Zakonisht e shtuna ishte ditë e premierave të rëndësishme të Teatrit Popullor. Për natën e premierës ishte e vështirë të gjeje biletë, duhej të ishe me shumë fat apo të kishe ndonjë të njohur. Dhe nata e premierës ishte një natë feste, e cila ndiqej pastaj me përsëritjen e shfaqjes për javë e muaj të tërë.
Kur binte sipari pas premierës, spektatorët, të kënaqur, duartrokisnin për minuta e minuta të tëra aktorët e mëdhenj të teatrit, që për një orë e gjysmë u kishin dhënë kënaqësi me interpretimin e tyre.
Ndërsa të shtunën që sapo kaloi, nuk ishte natë premiere, por ishte nata e një tragjedie, ku autor, regjisor dhe aktor ishte shteti me policinë dhe dhunën e tij, mbi një institucion që ka qenë altar i artit dhe kuturës e duhej të ishte monument kulture. Po spektatorët ku ishin? Ishte shfaqje pa spektatorë, se shteti kishte bërë gjithçka që ta evitonte praninë e tyre. Po luhej një tragjedi dhe në tragjedi a nuk bëhen shumë veprime e krime pas shpine?
Tek shikoja këtë veprim të kryer në orët e thella të natës, m’u kujtua një barcaletë shkodrane për kohën e monizmit: Shkuan ta arrestonin një qytetar në ora 2 të natës. Polici i tha “në emër të popullit jeni i arrestuar”. Qytetari u përgjigj: “Ç’popull more? Populli po fle, nuk di gjë. Thuaj që jam i arrestuar në emër të partisë”…
Mbrëmë Teatri Kombëtar uli siparin e tij të fundit. Por këtë radhë nuk ishte sipari i skenës që binte. Ishte fasada e teatrit. Pastaj loja tragjike vazhdoi mbi kurrizin e qytetarëve dhe artistëve që gjithësesi e morën vesh e erdhën të përcillnin me dhembje e lotë shembjen e tempullit të artit e të kuturës.
Në vitin 1991 isha në Bari, kur ra zjarri në teatrin “Petruzzelli”, një nga Teatrot më të njohur dhe më të bukur të Italisë. Populli dhe organet shtetërore ndjenë një dhimbje të thellë. Por, pas dhimbjes, filloi një angazhim i madh i popullit, i bashkisë së qytetit dhe i Ministrisë së kulturës, që mblodhën fondet dhe pasojat u zhdukën e teatri u ristrukturua e u kthye në gjendjen që kishte qenë, e në rolin që kishte qenë: Tempull i artit. Por harrova. Jam në Itali e Italia prandaj është vendi me 60 për qind të vlerave kulturore botërore, sepse i dashuron kulturën e artin e i falet tempullit të kulturës.
Tek shikoja djegien e Teatrit Kombëtar më erdhi në mendje një sekuencë e filmit shumë emocionues “Nuovo cinema Paradiso” i regjisorit Giuseppe Tornatore. Një film homazh për kinemanë që ishte pjesë e kujtesës së shoqërisë së qytetit ku ngrihej ajo. Filmi tregon momentin kur kinemaja do të shembej për shkak të vjetërsisë së saj. E në nderim të këtij momenti, karriket e sallës u vunë në shesh, spektatorët u ulën si në ndjekjen e një filmi dhe përcollën me nderim e lotë shembjen e atij institucioni që u kishte dhënë aq kënaqësi e emocione nëpër vite.
Ja ky është interesim e respekt për institucionet kulturore.
Nëse Teatri Kombëtar duhej të shembej për shkak të vjetërsisë së tij, a nuk mund të organizohej një gjë e tillë, me konsensusin e pjesëmarrjen e spektatorëve dhe të artistëve, ku të mbaheshin fjalime kushtuar atij tempulli e të prezantohej projekti i Teatrit të ri që do të ngrihej në vend të tij? Po këtë mund ta bënte vetëm një shtet që e do kulturën dhe artin. E me këtë nuk kishin pse të përziheshin kryeministri, presidenti etj. Mjaftonte të merreshin Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës që do të duhej ta kishin në kompetencë. E ta bënin çdo gjë ditën për diell e jo natën si mafiozët apo njerëzit e krimit të organizuar.
Por shteti ynë ka kohë që nuk mendon për kulturën. Edhe pse kryeministri është një artist që ka lyer pallate edhe në Mantova të Italisë, ai e ka harruar me kohë artin e kuturën. Sepse ka marrë përparësi “kultura” e shkatërrimit dhe drogës, “kultura” e gratacielave, që tashmë në perëndim quhet e kapërcyer në kohë dhe demode, kultura e korrupsionit dhe krimit që e ka kthyer Shqipërinë në një çerdhe të mafias në pushtet.
Opozita sot hiqet sikur derdh lotë. Lulzim Basha flet në publik, duke akuzuar Ramën. Po ky Lul Basha ka qenë disa vjet kryetar bashkie,pikërisht atëherë kur Teatri Kombëtar po jepte shenja degradimi. Pse nuk bëri diçka për këtë tempull të artit, por e la në atë gjendje e sot derdh lotë krokodili?
Autore e këtij krimi ndaj kulturës është e gjithë klasa politike shqiptare, me pozitë dhe opozitë. Ata janë bashkërisht manifaturierët e krimit kundër kulturës, kundër shtetit të së drejtës, kundër ambientit, kundër lirisë dhe demokracisë së vërtetë. Edi Rama në këtë rast ishte thjeshtë autori dhe regjisori më i keq, që shfaqi premierën e dështimit të tij si politikan, si artist e si qytetar.
Sipari i fundit i Teatrit Kombëtar ra. Ministria e kulturës, ose më mirë Ministria e shkulturizimit të vendit, do të duhej të paktën të vinte një fjongo zie në portën e saj.

Ndue Lazri

Filed Under: Politikë

Nuk e justifikoj policinë

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Roza Anagnosti

“Ça të jem, e trishtuar me këtë pamje që shikoj. Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë që të them, më vjen keq,. nuk kam fjalë. Është dhimbshme, nuk e justifikoj Policinë e Shtetit dhe njerëzit që janë aty pranë kanë bindjen e tyre, duhet respektuar gjithsecili. Policia nuk duhet t’i prekë me dorë asnjëri. Ata kolegët e mi nuk duhet t’i prekë me dorë se kanë treguar vlerë, nuk kanë bërë asgjë të keqe që kanë mbrojtur diçka që iu dhemb brenda. Jam shumë e trishtuar, jam e trishtuar. Nuk kam fjalë, nuk e gjej logjikën e këtij veprimi. Pse shqiptarët duhet të zihen, më duket e trishtueshme, duhet të ishte gjetur një…Nuk është ndonjë krim i madh që të bëhej një teatër i ri. Çfarë të keqe kishte. Mund të zgjidhje kështu, kur e sheh që ka ndjeshmëri për këtë gjë. Nuk është se është një ditë e dy por janë muaj, vite”, tha ajo.

Aktorja e madhe e ka quajtur të turpshme atë po ndodh dhe i ka bërë thirrje policisë të lirojë kolegët dhe të mos i prekë gazetarët.

Unë nuk kam gjë për të fshehur e kam thënë të sinqertë. Asnjëherë nuk kam qenë hipokrite dhe nuk kam qenë për konflikt. Kam qenë për mirëkuptim, për ulje dhe për bisedë. Më trishton të shoh qytetarët e mi që në fund të fundit kanë të drejtën e tyre. Nuk mund të bëhet kjo gjë, është e turpshme, e padrejtë dhe kolegët e mi t’i lirojnë sa më shpejtë. Duhet respektuar ndjeshmëria e gjithsecilit. Policia ju lutem shumë, kanë bashkatdhetarët e tyre, duhen mirëkuptuar, nuk duhet bërë kjo.

Nuk e justifikoj dot, natën, në kohë pandemie…Gjërat duhet të bëhen të hapura, me argumente, në respektim të gjithsecilit. Në mëngjes i kam parë. Nuk ma mori mendja Fatmira. Konflikti brenda vetes kjo më dëshpëron akoma më tepër. Duhet respektuar gjithsecili, as gazetarët nuk duhen prekur. Kanë detyrën e tyre. Në qoftë se jemi në demokraci nuk duhet të dhunohen njerëzit. Zoti i ruajtë dhe duhet me u lut për këta njerëz që bëjnë veprime të tilla”

Filed Under: Politikë

Bravo legen

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Ilir Levonja

Zakonisht arrestimet në diktaturë bëheshin herët, të shqyenin derën dhe të thoshin se, në emër të popullit je i arrestuar. Kështu edhe sot, në gjendje ku njerëzimi është i mbytur nga ankthi i covid19, të vjen fadroma dhe të rrëzon fasadën. Kryeqyteti rrethohet me postoblloqe sa mjetet, njerëzit që kërkojnë të futen në kryeqytet ndalohen dhe zbythen mbrapa me pretekstin e orëve të shtetrrethimit etj. Kjo nuk ka asnjë problem, madje as për intelektualët që militojnë majtas. Eshtë më se normale pasi po luftohet me opozitarizmin me ca artistë tru shpëlarë por edhe me komunitetin civil që kërkon të mbrojë trashëgiminë kulturore. Eshtë e modës në Shqipëri që kur vjen në pushtet, nuk vjen për të ndërtuar ekonominë, vendin, nuk vjen për t’i shërbyer qytetarit, por të luftosh akoma më fortë me opozitën. Këtë, intelektualët nuk e vënë re…, pavarsisht se në leksione mund të flasin për shtetin e së drejtës, të drejtën civile, pavarësisht se i referohen figurave nga bota, civilizimit, prapë një teke raki, një paçe, a instikti pro njëshit i mban aty ku janë. Pavarsisht dekoratave, titujve, asaj që kanë në kokë, ankesave për rrogën e pa mjaftueshme, janë me shefin. Nga ana tjetër mbajnë sytë tek WesterUnion për ndonjë para kafeje nga fëmijët se bash aty në kafene, gjysmë kothere do mbrojnë verdiktin e shefit. Eshtë një mision i njëshit dhe kur flet ai nuk ka rëndësi se kush vdes se çfarë shëmbet se çfarë ndodh, rëndësi ka që njëshi tek fërkon trapin mes shalëve të ëndërritet në perversitete orgjish dhe tekash psikopati. Ky soj ndihmoi me dy duar edhe Enver Hoxhën pas luftës së dytë botërore. Shembullin që të ha të gjallë e keni në librin e At Zef Pllumit Rrno për me tregue kur e dënuan për faktin se kleri katolik kishte djegur në mesjetë në një turrë drush Xhordano Brunon dhe Galileo Galilein. T’ia thuash sot këtë një qytetari perëndimor rrezik t’i bjerë infarkt në vend. ja që ka ndodhur në Shqipërinë tonë dhe viktima ishin memoria kombëtare. Ata që revolucionarët çfarë nuk i etiketuan. Ashtu si dje një gjoja artist i popullit tallej me ballistët me filozofinë e Shefqet Musarajt. Ballist ishte edhe Hysni Lepenica, edhe dijetari Mithat Frashëri, por revolucionari i popullit nuk i përmend, nuk i intereson. Rri tek ajo që është një e drejtë absolute e njëshit kësisoj ja përse jemi vendi i renditur në shkallën e parë për vrasjet e intelektualëve, periudha e pas luftës është pranvera e vrasjeve dhe e shkatërrimeve. Dhe jo rastësisht sot në vend që të festojmë pavarësinë në shtëpinë reale të Vlorajve, e festojmë në një shtëpi maket. Kësisoj edhe me shumë objekte të tjera, me shumë qendra qytetesh, me shumë tregje, objekte kulti etj. Pyesni memorien tuaj se a u ka mbetur gjë rrethinave ku u rritët, qyteteve etj., ndofta kthjelloheni megjithëse tashmë e kam bindje që kurrë nuk ka për të ndodhur. Aq sa në një të ardhme do na thonë fëmijët, po mirë atë shtëpinë e Lidhjes së Prizërenit ua dogjën serbët, po ju çfarë kishit me trashëgimninë tuaj? Përgjigja është e thjeshtë kështu i do palla njëshit. Do na thonë po Gjykatat çfarë thanë, nuk ndërhynë, nuk folën, nuk venduan, do u themi, po…, na thanë që kështu i do palla shefit. Ndaj sot kjo është arsyeja që në vend t’i festojmë evenimentet tona historike dhe kulturore aty ku u takon, i festojmë në ngrehina makete. Dhe ta mendosh që këto ndodhin akoma është një turp kombëtar. Në gjithë këto ditë kam ripostuar shkrimet e kaluara në përpjekje për të kontribuar sado pak të ashtuquajturës trashëgimi kulturore. Kam marrë mesazhe nga më të çuditshmet dhe më keqardhëse se më linin të kuptoja që nuk e kishin lexuar qoftë një radhë nga shkrimi, aq sa i ka dhënë vetes përgjigjen se për çfarë flet, shqiptarët më mirë mund të flasin për Sulejmanin e madhërishëm se sa trashëgimninë e tyre. Nga ana tjetër më mirë e kanë të të mbysin se t’u përmendësh pashain, lëre pastaj të hysh në diskutime në raport me të drejtën ligjore që kur grupet e interesit publik e çojnë një një objekt në Gjykatë, çdo aktivitet shtetëror pezullohet, është Gjykata ajo që vendos. Shikoni Kosovën, qe Gjykata ajo që ndali procesin e pushimit të qeverisë Kurti deri në daljen e një vendimi. Mësoni nga Kosova o pyka të Shqipërisë rilindase, mësoni që të mos kemi më luftë klasash, luftë shkume e pështymash se kush ka të drejtë. Por qenka e vështirë ta mbrosh vendin tënd nga shpërbërja, duket si një situatë e njëllojtë me atë të pas luftës, askush nuk ndihet veç shefit. Qënka e vështirë të shikosh se si vdes vendi yt, aq sa shqiptarët shkojnë bëjnë foto tek baraka e shtëpisë së Shekspirit, por e kanë tmerr të ruajnë një të tillë në vendin e tyre. Shkojnë në Austri e bëjnë foto tek banesa a teatrot ku luajti një patriot i tyre si Aleksandër Moisiu, por kanë tmerr të ruajnë vendin, a skenën, teatron ku luajti Kadri Roshi. Bjerini, shkatërrojeni dhe ato filma…, me që ra fjala më ka ndodhur një herë në udhëtim e sipër në Shqipëri në një lokal po transmetohej një film shqiptar. Tek po dilja ndala, dikush më tha, hë të pëlqejnë filmat e Enverit. I thashë nuk po shoh filmin, por Sandër Prosin. Po kujt ia thosha… Kështu që vazhdoni e prishni, shembni, filloni me hekurudhat, hidrocentralet, kërkoni ndonjë objekt që u ka shpëtuar sysh. Kaloni andej nga Berati pastaj, nga Gjirokastra, Korça, Shkodra. Hidhuni nga Tetova, Prishtina, Tuzi… se në Janinë ju presin këmbët. Shpalluni sa më shumë revolucionarë, turq, grekë, sllavë se është mallkim me qenë shqiptar.

Filed Under: Politikë

POLITIKË “Hiç nuk u ndjetë!”

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Artan Fuga

“Pse ashtu bie një ndërtesë teatri!!! Ra demokracia lokale me reformën e territorit, hiiiiiç nuk u ndjetë! Ra sistemi i votimit ku populli votonte kandidatin për deputet. Hiiiiç nuk u ndjetë! Ranë rezistencat qytetare. Hiiiiiiç nuk u ndjetë! Ranë universitetet publike me Ligjin për Arsimin e Lartë, ra Akademia e Shkencave me ligjin e poshtër, ra radiotelevizioni shqiptar kthyer në kanoçe propagande, hiiiiiç nuk u ndjetë!

Ra ligji për Teatrin, që drejtohet gjithandej nga komitete partie quajtur ministri kulture. Hiiiiiç nuk u ndjetë! Ra Kuvendi dhe u mbush me kovida pa legjitimitet. Hiiiiiç nuk u ndjetë! Ranë zgjedhjet e 30 qershorit dhe Këshillat Bashkiakë. Hiiiiiiç nuk u ndjetë! Ra drama, statusi i aktorit, filmi dhe teatri skenik shqiptar, ra kultura shqipe në tv dhe në salla. Hiiiiic nuk u ndjetë. Ra integrimi europian. Hiiiiiç nuk u ndjetë! Ranë gjykatat. Hiiiiiiç nuk u ndjetë! Ra censura mbi lirinë e fjalës në ëeb. Hiiiç nuk u ndjetë. Ranë të drejtat qytetare me kodin e ri penal. Dënohet me internim i sëmuri! Hiiiiiiiç nuk u ndjetë! Tani qani gjoja se ra ndërtesa e teatrit? Me të gjitha këto duhej të ishte një vaj i vazhdueshëm. Ma këputet shpirtin!!! Po ku do mbahej në ajër ndërtesa e Teatrit? Themelet e ndërtesave kombëtare përpara sesa të mbahen në themele dhe mure qëndrojne mbi ligje, të drejta, institucione. Hiqini ato, të gjitha bien. Ngelesh ulur në xhade”, shkruan Fuga në rrjetet sociale

Filed Under: Politikë

“Turp! Çfarë eksperimenti po bëhet me vendin tonë”

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Endri Prifti “Nuk mund te ri pa shkruar edhe une te verteten time , pa asnje lloj lidhjeje politike . Jemi ne nje rezik te madh , ka humbur gjithçka , vetem fjala demokraci nuk mund te ekzistoje me ne keto momente .

Dhuna , prostitucioni , shitja e trupit te njeriut , droga , intriga dhe servilizmi , jane pasqyra aktuale e ketij vendi prallor qe e ka zili gjith Europa nga gjith kjo pasuri natyrore qe na ka falur zoti . Nuk dua te merem fare me teatrin . Ketu eshte krijuar nje mbreteri e pa deklaruar por reale . Çdo gje qe ndodh ketu nuk ka asnje mase ndeshkimore , 2-3 dite maximumi dhe gjithçka harrohet .

Para dy ditesh nje djalke 15 vjet qe ajo nene e di si e ka ritur me mundime e sakrifica , nje grusht policesh shteti e bejne te vdekur ne dru , pse , se kish dale me biçiklete nga liqeni . O zot na ruaj . Nje dite para del ne deklarate ministre dhe thote pa piken e turpit , artistet duhet te kthejne mendjen nga ndertimi , sikur te kishte halla koqe , thote kjo perfaqesuse e shtetit , turp per deklarata te tilla pa piken e ndjenjes te njerezimit , tme falni per shprehjen por keto jane gabime te pa falshme .

Sot ne mes te nates si hajduti , rahin e masakrojne artiste e gazetare duke i terhequr zvare rrugeve e futur neper biruca sikur te kishin bere krime mizore . Turp . Çfar eksperimenti po behet valle me vendin tone . Arsya me e pakuptimte dhe shqetesuse eshte . Ky ishte valle momenti per te prishur ate teater dhe te futesh popullin ne mitingje , nderkohe qe ka 3 muaj gjith populli i mbyllur dhe sa po beheshe gati per te filluar pune te nxjerin buken e gojes , juve kryeni kete xhest mizerje .

Ajo qe me shqeteson me shume eshte se çfar planesh kane . Keta nuk po pyesin me per asgje . Opzita eshte 0 e pa fuqishme ose ortakeri menaxhimi eksperimental qe do i dale flaka nje dite . Mbreteria ka hedhur shume themele te forta nga te gjitha aspektet . Kjo duket qarte ne gjithe ata qe kane poste drejtuse institucionesh . Jane bere te etur vetem per pasuri e pushtet dhe nuk mendojne fare qe populli po kalon krizen me te madhe ekonomike . Keta nuk duan tja dine fare per popullin qe shumica mezi po nxjer buken e gojes .

Po eshte e vertete . Vetem prostitucioni dhe bordellat duke shitur trupin kane mundesi te ushqehen . Duhet te ktheni koken pas e te mendoni per popullin qe ju ka votuar . Ai eshte intersi i pare i nje qeverie , te kujdeset per te punesuar popullin me punera te ndershme . Nuk ka te ri a te moshuar qe nuk perpiqet per tu aratisur nga ky vend i pashprese .

Me keqardhje shpreh indinjimin tim te ketij momenti politik kaq te trazuar dhe te pakuptimte .

Ju pershendes dhe ju uroj shendet e kurajo te gjitheve , nga vete dora ime Endri Prifti”

Filed Under: Politikë

Shembja e Teatrit/Reagim i Fatbardh Kadillit.

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Pa Ndëshkim, nuk mjafton largimi i Tiranisë.

Opozita sot është në një nga castet më të vërteta të ekzistencës së vet. Është në thelbin e misionit të vet. Sot PD dhe opozita është më qytetare se sa politike. Sot PD dhe opozita po bën rezistencën përballë të keqes. Opozita po qëndron përballë tiranisë.

Sot qytetaria është në opozitë me pushtetin e Ramës.

Opozita politike duhet të drejtojë qytetarët deri në largimin e tiranisë.

PD dhe opozita politike ka sot përgjegjësinë jo vetëm të largojë Ramën dhe tiraninë e tij. Ka përgjegjësinë të rikthejë institucionet e demokracisë në vend. PD ka detyrimin që t’i garantojë qytetarët se ky rrugëtim nuk do të mjaftojë me largimin e tiranisë, nuk do të mjaftojë me rikthimin e institucioneve demokratike. Ndëshkimi i tiranisë, ndëshkimi i autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tiranisë do të jetë premtimi ynë ndaj qytetarëve. Ndëshkimi i të keqes do të jetë garancia që e keqja të qëndroj larg dhe të mos përsëritet.

Në dy herët që PD ka marrë fatet e vendit në dorë ka parë me shumë nga ndryshimi, më shumë nga ndreqja e të keqes. Por, në të dy rastet ka gabuar në vendosjen e drejtësisë. Nuk mjaftoi zëvendësimi i institucioneve të diktaturës me ato të demokracisë. Nuk mjaftoi se nuk u ndëshkua diktatura, nuk u ndëshkuan autorët dhe bashkëpunëtorët. Motoja “të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëpunëtor” nuk i shërbeu vënies së drejtësisë.

Edhe herën e dytë, kur PD mori mbështetjen e qytetarëve për të luftuar korrupsionin, eficienca në qeverisje, me një katërvjecar ekselent, nuk u shoqërua me ndëshkimin e korrupsionit, nuk u shoqërua me ndëshkimin e grabitjes së pasurisë publike. Mandati me duar të pastra nuk shërbeu për të ndëshkuar duart e pista.

Sot, kur PD cdo ditë e më shumë po merr besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, duhet të garantoje së nuk do të mjaftohet me largimin e Rames. Nuk do të mjaftohet me largimin e Tiranisë dhe me rikthimin e institucioneve demokratike dhe hapësirës demokratike për shoqerinë shqiptare.

Ndëshkimi duhet të jetë premtimi yne baze. Prej 30 vjetësh jetojmë në një sistem që shërben mirëqënie, shërben zhvillim por që ka dështuar të ndëshkoj të keqen. Ky është premtimi që na ndan nga ingranazhi i rotacionit mes të njëjtëve, rotacioni që bën pis këdo. Politika e pisët ka emrat e pisanjosëve. Politika tiranike ka emrat e tiraneve. Me ketë premtim duhet të dalim para shqiptarëve sot.

Në protestë, në shesh, në ekran, në takime, në cdo komunikim me qytetarët ne duhet të kemi vetëm një premtim – pa ndëshkim, nuk mjafton largimi i tiranisë.

Filed Under: Uncategorized

Nuk e di kush është DioGuardi… Po përhap lajme të rreme

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Klajd Kapinova

“If anybody believes that Shirley DioGuardi does not have an agenda against Trump, read the folloëing letter she ërote. Her socialist vieës and hatred for Trump is dividing our community. She and her husband, Joe, are Biden supporters. Let’s not get in the ërong side of history this time. Ëhen Trump is re-elected, Biden and the DioGuardis ëill not be there for us. All there care about is your money!” – Peter Lumaj

Letra e mëposhtme, është thjeshtë një propaganduese retorike e majte, sikurse shkruhen sot në vendet komuniste dhe socialiste.

Me të drejtë, bashkatdhetari im Peter Lumaj shkruan, se: “Nëse dikush beson se Shirley DioGuardi nuk ka një axhendë kundër Trump-it, lexoni letrën e mëposhtme që ajo shkroi. Pikëpamjet dhe urrejtja e saj socialiste për Trump-in, po e përçan komunitetin tonë. Ajo dhe burri i saj, Joe, janë mbështetës të Biden-it. Le të mos futemi në anën e gabuar të historisë këtë herë. Kur Trump-i të rizgjidhet, Biden dhe DioGuardi nuk do të jenë aty për ne. Gjithçka që u intereson janë paratë tuaja!”

Dhjetë 10 vjet më parë dhe më saktë në muajin qershor të vitit 2002, në Washington, DC, Cloyes DioGuardi dhe Biden e vlerësuan gjatë darkës së shtruar në nder të tij si fitues i Çmimit të Paqes në Ballkan, dhënë nga LQSHA.

Ende sot, askush nuk di konkretisht me fakte, se cili ishte dhe është sot kontributi i Biden për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave për punëtorët e shtresës së varfër dhe të mesme të taksapagues të komunitetit shqiptaro amerikanë etj.

Gjatë 8 vjetve si zv/President ai nuk bëri asgjë, por përkundrazi ai dhe Presidenti Obama nxorën me forcë jashtë SHBA mbi 5,000.000 emigrantë pa dokumente, ku qindra dhe mijëra prej tyre ishin bashkatdhetarët tanë emigrantë…

Letra e plotë: Të nderuar miq dhe përkrahës,

Siç disa nga ju tanimë e dijnë, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ka punuar shumë me Joe Biden, që nga fillimi i Luftës në Kosovë me 1998 deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obama-s në vitin 2006.

Joe DioGuardi ka dëshmuar në dëgjimin kongresional për Kosovën të udhëhequr nga Biden si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në vitin 1998. Liga Qytetare mandej ka mbajtur një takim historik që ka zgjatë mbi tri orë në lidhje me Kosovën bashkë me Joe Biden në Columbus Citizens Foundation në New York City në vitin 2001.

Në vitin 2002, Joe Biden ishte ligjëruesi kryesor në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 12-të të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, e cila e mbajtë në Sheraton Hotel në Manhattan. Më vonë atë vit, Liga Qytetare e nderoi z. Biden me Cminin e Paqës në Ballkan në një ceremoni speciale të mbajtur në Capitol Hill Club në Ëashington, DC, si mirënjohje për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të sjellë paqe afatgjatë dhe të drejtë në Evropën Juglindore.

Këto janë vetëm disa nga aktivitet kyce të përbashkëta, por ka edhe shumë të tjera për të cilat kemi punuar ngushtë me stafin e politikës së jashtme të Joe Biden, për të sfiduar Administratën e Presidentit Bush në lidhje me politikën e jashtme për Evropës Juglindore. Siç e dini, Presidenti George W. Bush përfundimisht do të njihte pavarësinë e Kosovës ne shkurt 2008.

Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë me përkatësinë politike partiake. Për mbi tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ka punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja anët e politikës partiake.

Marrëdhënja jonë me Joe Biden është rezultat e përkrahjes së tij ndaj popullit shqiptar kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai ka luajtur një rol shumë impresiv dhe të dukshëm në adresimin e problemeve të Kosovës, shqiptarëve ne Maqedoni, si dhe gjithë Evropës Juglindore.

Për këtë arsye, ne shpresojmë se ju do të vizitoni projektin tone www.AlbaniansForBiden.com dhe do të jepni një donacion/kontribut aq s akeni mundësi për të ndihmuar direkt garën e Biden për President të SHBA-ve duke klikuar ketu.

Gjithe te mirat, (Firma)

Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit

Burri (Joe) “djathtas” gruaja (Shirley) majtas

Para 10 vitëve, më 18 dhjetor 2010, senatorja demokrate Kirsten Gillibrand kishte një epërsi apo mbështetje të fuqimisht, sikurse del nga rezultatet e një anketimi të organizuar nga Marist.

Kështu Marist Poll: Kirsten Gillibrand 52%, Joe DioGuardi, 41% dhe 7% të pavendosur. (By Celeste Katz THE DAILY POLITICS (December 18, 2010).

Pra, sikurse shihet në shtetin blu të gomarëve të New York-ut nga rezultatet e Anketës së re Marist, tregon se senatorja e majt demokrate në detyrë e shtetit metropolitan me rreth 20 milion banorë, zonja Kirsten Gillibrand kishte një epërsi prej 11 pikësh mbi sfiduesin e saj të GOP, ish kongresmenin republikan në pension të shtetit NY italo arbereshin Joe DioGuardi, dhe 7% e tyre ishte të pavendosur.

Publikimi i sondazheve edhe gjatë muajve të mëvonshëm, është pasqyruar vijueshmerisht në Tabelën e NYS (2010, New York State).

Sen. Gillibrand, nuk ka pasur dhe nuk ka ende sot asnjë lidhje me komunitetin e vogël shqiptaro amerikan në shtetin e New Yorku-t. Edhe pse të gjithë votat e shqiptarëve këtu janë të papërfillshme, në garën kombëtare presidenciale, gjithsesi senatorja Gillibrand, ka marrë mbështëtje të fuqishme nga votuesit në votimet e tjera dhe deri sot që vijon të jetë në detyrë…

Shqiptarët këtu mbështetën sen. Gillibrand më shumë se sa ish kongresistin republican arbëreshin Joe DioGuardi, i cili sikurse kanë shkruar edhe mediat në vendlindje, Kosovë, Mal të Zi, ka bërë shumë për cështjen kombëtare shqiptare.  

Edhe në garën për kandidate demokrate, si President i SHBA, ajo ishte e fundit pa përkrahje kombëtare dhe pas disa javëve u tërheq nga gara e deshtuar, brenda partisë së gomarëve.

Kush është diplonati i karrires Richard Allen Grenell

Diplomati i karrires Richard Allen Grenell (1966), është një diplomat amerikan, shërbyes civil dhe këshilltar për media. Ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Ambasador i ShBA në Gjermani dhe i Dërguari i Posaçëm Presidencial për Serbinë dhe negociatat për paqen në Kosovë.

Zoti Grenell, është personi i parë i cili,  shprehu haptazi prirjet homoseksuale dhe i pari person i LGBT, që shërben në një pozicion të nivelit të lartë të kabinetit amerikan.

Ai ishte zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit në Kombet e Bashkuara gjatë periudhës së katër ambasadorëve të ndryshëm amerikanë, gjatë administrimit të Presidentit George W. Bush.

Pas mandatit të tij në Departamentin e Shtetit, ai formoi Capitol Media Partners, një media strategjike ndërkombëtare, ku, ai është konsulentë për çështjet publike.

Ai gjithashtu ka punuar si bashkëpunëtor i vazhdueshëm i kanalit televiziv prestigjioz amerikan Fox News.

Në shtator 2017, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, emëroi Richard Allen Grenell si Ambasadorin e SHBA në Gjermani.

Më 26 Prill 2018, ai u konfirmua nga Senati i Shteteve të Bashkuara me një votim prej 56 ndaj 42. Diplomati Grenell, ia paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, më 8 maj 2018.

Më 20 shkurt 2020, Presidenti Donald J. Trump, emëroi përkohsisht Grenell në postin e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Avokati John Lee Ratcliffe (1965) zëvendëson diplonatin Richard Allen Grenell

John Lee Ratcliffe (1965), është një politikan dhe avokat amerikan, që ka shërbyer si kongresmen për distriktin e 4 të Teksasit nga viti 2015.

Ai është vlerësuar si një nga anëtarët më konservatorë të Kongresit. Presidenti Donald J. Trump, njoftoi më 28 korrik 2019, se ai synon të emëroj Ratcliffe për të zëvendësuar Dan Coats si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare.

Më 28 shkurt 2020, Presidenti Trump njoftoi se ai përsëri do të emëronte Ratcliffe për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare.

Pas mbarimit të shkollës juridike, Ratcliffe ishte avokat privat.

Ratcliffe u zgjodh në katër mandate 2-vjeçare radhazi si kryetar i Bashkisë së Heath, Teksas, një qytet me rreth 7,000 banorë, 25 milje në lindje të qytetit të Dallas.

Ai shërbeu aty nga viti 2004-2012. Kongresmeni John, është në procesin e konfirmimit të shpejtë, në sencën e pyetje përgjigjeve që po mbahen përpara Senatit Amerikan, që kontrollohet nga republikanët.

Zoti Ratcliffe, fitoi vëmendjen dhe respektin e menjëhershëm të Shtëpisë së Bardhë, përmes mbrojtjes së tij të ashpër për Presidentin Trump nga “demokratet” ekstremistë të majtë në Kongres dhe marrjes në pyetje të elementëve të komunitetit të inteligjencës.

Ai më vonë shërbeu si anëtar i ekipit prej 8 republikanëve, që bënë një mbrojtje dinjitoze të presidentit tonë të pafajshëm.

Konfirmimi i politikanit republikan Ratcliffe, do të zëvendësoj ushtruesin e përkohshëm të detyrës së drejtorit të inteligjencës, Richard Grenell, një mbrojtës aktiv i Trumpit, ndërsa ai gjithashtu vazhdon të shërbej si ambasador në Kosovë.

Kongresmeni John Ratcliffe, e ka kaluar një pjesë të katër viteve si një prokuror federal në Teksas, nën Presidentin republican George W. Bush dhe ka shërbyer në Dhomën e Përfaqsuesve, që nga viti 2015, duke përfshirë një mandat në Komitetin e tij të Inteligjencës.

Media shqipshkruese Fake News

Për disa ditë me radhë, mediat shqiptare dhe në rrjetet sociale pa pikë turpi kanë spekulluar se diplomati Richard A. Grenell, është shkarkuar nga Presidenti Trump, me propozimin e ish kongresmenit republikan i shtetit të New York-ut zotit Joe DioGuardi, sepse sipas tij, ai ka punuar “negativisht”, për humbjen e votëbesimit me 82 vota në Kuvendin e Qeverisë së marksistit Albin Kurtit.

Këto janë fabrikime tipike shqiptare, të apasionuar mbas gënjeshtrës dhe mashtrimit, sipas stilit komunist, për manipulimin e publikut në trojet shqiptare, duke rritur artificialisht popullaritetin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Për fat të mirë këtë përgënjeshtrim e ka bërë edhe vetë zoti Faton Bislimi anëtari Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Ligës Qyetare Shqiptaro Amerikane, presidenti i së cilës është vetë Joe DioGuardi, i cili, ka thënë se ky lajm është totalisht i pavërtetë.

Për më tepër, zoti Bislimi, ka shkruar se DioGuardi nuk ka bërë prononcime lidhur me shkarkimin e diplomatit të karrieres zotit Richard Allen Grenell sot ambassador amerikan në Kosovë.

Ai ka shkruar këtë tekst: “”FAKE NEWS”, me qëllime anti kombëtare! Eshtë totalisht e pavërtetë, se z. DioGuardi ka bërë prononcime për “shkarkimin e z. Grenell!”

Pra, sikure shihet ish kongresmeni republican Joseph DioGuardi, nuk ka bërë asnjë Deklaratë, për këtë çështje për asnjë media amerikane dhe shqiptare.

Kjo konfirmohet edhe nga zoti Faton Bislimi, sot në cilësinë e Anetarit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Pra, sikurse shihet ambasadori yne në Prishtinë Richard Allen Grenell ka deklaruar për kanalin CNN në Shqipëri A2, se “Nuk e di kush është DioGuardi, por kushdo qoftë, nuk duhet të dëgjoni ato që thotë. Po përhap lajme të rreme”.

Filed Under: Uncategorized

Satirë: Kur gomari i Babatasit bëhet deputet!

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Sa herë që një deputet i parlamentit shqiptar hap gojën në tre fjalë, pesë i ka budallëk! -po ç’dreqin lypni në parlament more budallë!
Siç thoshte Ismail Bej Qemali “Mësoni bre ta mbani gojën mbyllë kur nuk keni gjë për të thënë!”
Për Zotin e latë nam! Ngatërroni autorët e shquar me figurat e ç’quara të Kombit!
I keni thanë trunit “Hik Pirdhu!” -thoshte Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) teksa ishte shtrirë në Lezhë në shtratin e vdekjes!

Të gjithë e dinë se “O moj Shqypni/kush të ka rrasë me krye n’hì?”  e ka shkruar” Naim Bej Frashëri në librin e tij të famshëm “Hip këtu e shih Stambollin!” -Mësojeni bre!
Pa shumicë votash, po iu them se Hymnin Kombëtar e ka shkruar Sali Berisha edhe pse vijon ta këndojë Lul Basha!

Skënderbeu i Elizës ka shkruar Dhjetë Urdhërimet e Shejnta! -teksa meditonte i qetë e fliste me perënditë, duke u vërdallosur lakuriq, nëpër Kodrat e Surrelit!
Ndërsa Ilir Meta, pasi ka folë me Zotin në malin e Tomorit, nga Teqeja e Baba Mondit, ka shkruar poezinë “Flori e shkuar floririt or Tunxh!”
Monika, si doktoreshë që është, i ka kënduar Hudhrës me vargjet e sajuara aty për aty “More gratë e Kurveleshit me palla lëftoni sheshit!”

Nga ana e tij doktor Taulant of Balla ka shkrojtur të famshmen “Xhixhile, moj xhixhile!” Për këtë nuk ka dyshim plagjiature! Po ku dini ju çështë plagjiatura!
Bëftë hajr, in’shallah, Pandeli Majko, që na la të shkrojtur kryeveprën prej dy vëllimesh “Njeriu që qesh!”
Se përndryshe pa Tetarin Kombëtar, e Gramoz Ruçin, kush do i qëndiste librat e famshëm “Garda e Kuqe” dhe “Si u kalit çeliku”!
Pa harruar vargjet e Lali Erit “Shi bie në Tiranë!” ndërsa meditonte përkrah Budës për të shëndrruar Urën e Tabakëve në stacion Spacial! (Hapësinor për budallat)

Ka një problem me Kamasutrën dhe një mijë e një pozicionet e sajë!
Në këtë kryevepër kanë marrë pjesë shumë deputete e deputetë, ministra e ministresha, drejtorë e drejtoresha, kur rregullonin Kodin Penal e shurrosnin Kushtetutën!
Por për shkak të njohurive të mëdhaja në këtë fushë po ia lëmë autorësinë popullit si juristi më i madh i të gjitha kohrave!
Populli ynë trim, liridashës, e paksa budallë, ka meritën e vet të padiskutueshme! Shtatë miljon poetë, juristë,shkencëtarë, nallbanë, etjerë, kanë dërguar në Parlament 140 burrat e gratë më të kënduar e më të çquar që ka pasë raca e shqiptarit!
Mos u habitni se kjo punë kështu është, kur Gomari i Babatasit, shkruar me mjeshtëri nga Faik Konica, pëllet “O moj Shqypni!” prej mëngjezit deri në darkë në Parlament!
Hajt more budallë mëso diçka se zgjedhjet bit se erdhën prapë!

Nga Edmond Kaceli

Filed Under: Uncategorized

SHQIPJA SI SIMBOL METAFORË DHE REALITET.

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

(Për Zef Përgegën dhe Librin e tij të fundit SHQIPJA SI SIMBOL,
“Shqiponjat fluturojnë larg”)

Ded Shkurti
“Melodinë më të bukur në botë e kompozojnë telat e zemrës. Kjo bukuri e mahnitshme e një zemre prek dhe ndez në kërshëri entuziazmin e disa zemrave të tjera dhe kështu notat e telave të shpirtit shpërndahen si orizi i nuseve në zëra të tjerë që, së bashku, përbëjnë kurorën e bekuar të mesazhit plot dritë e shpresë për të ardhmen”. Kështu e fillon njërin nga Kapitujt e këtij libri autori i mirënjohur Zef Përgega. Ai ka plotësisht të drejtë. Një produkt shpirtëror, i formëzuar në një libër, aq më shumë, kur rrok një tematikë të sferës shpirtërore, bile të thelbit të tij që është feja dhe besimi, nuk ka kuptim nuk ka peshë, nuk ka mesazh të plotë, sado racionale dhe e thellë të jetë mendja, sado i madh të jetë vullneti, sado e shtrirë të jetë përvoja, sado të ndërkryer të jenë faktorët bashkëpunues. Ajo që i jep lëngun jetësor, gjakun dhe limfën është zemra e krijuesit.Nuk është e papritur kjo prurje e fundit e Zef Përgegës, jo vetëm se kartela bibliografike e këti autori tashmë shënon numërin njëzetenjë, të shkruar në një hark kohor pesëmbëdhjetë vjecar, më shumë se një titull në vit, nga një autor që fati, jo fort i mbarë, e ka sjellë t’mos ta sigurojë bukën e përditshme, me librin, dhe shkrimin, për të cilin ka patur dhuntinë dhe marrë edukimin, por me muskujt dhe duartë e tij. Befasia e bukur, mbresëlënnëse , qëndron në faktin se Të Shkruarit, është njëri nga atomet e Oksigjenit, e me sa duket, është kusht i egzistencës së tij. Libri, “Shqiponjat fluturojnë lart”, pasqyron, sic thuhet me termat e Teknologjisë së Lartë, në 4 G, ngjarjen më të rëndësishme të vitit 2014 në Shqipëri, Vizitën Apostolike të Papa Franceskut. Kjo fatlumni kombëtare iu shndërrua autorit në një fatlumni personale sepse pas afro shtatëmbëdhjetë vitesh e solli në “Dheun e Atit”, sic e ka titulluar vetë Ai librin e parë poetik, por që përpak desh iu shndërrua në, “Tokë të Mohuar”, për absurditetin, logjikën e mbrapshtë, konfuzionin, dhe anarkinë sociale e shtetërore që e ka shoqëruar historikisht udhëtimin qytetërimor të Shqipërisë sonë. Zef Përgega, ky gazetar porfesionist, i Agjensisë zyrtare të Lajmeve shqiptare, gjeti strehë në Shtetet e Bashkuara, si Emigrant Politik. Ai, përkatësisht, shtatëdhjetë vite dhe pesëdhjetë vite, më vonë se Fan Noli dhe Zef Oroshi u detyrua të ndjekë fatin e tyre që ka përbërë një precedent për kohën dhe kontekstin kur Amerika e madhe ia dha atë.Libri është komplementar. Ai i kalon shumëfish kufijtë e një kronike të një vizite Apostolike dhe protokollare të Udhëheqësit të më shumë se një të shtatës së Botës, të Shëmbëlltyrës së Krishtit në Tokë. Libri, po aq sa pasqyron me besnikëri, përkushtimin dhe seriozitetin e një Shteti, në përgatitjen dhe suksesin spektakolar dhe jehonëbërës të kësaj vizite, depërton thellë në vetëdijen e qytetarëve të thjeshtë, në mjedisin shqiptar, të pa dallim besimi, se cfarë ndienin dhe si e përjetonin ata qenien midis tyre të Papa Franceskut, por sjell të koncentruara historinë dhe kalvarin e religjioneve në Shqipëri, misionarët dhe Martirët e Kishës shqiptare. Nuk ka qenë e thjeshtë një sipërmarrje e tillë.Suksesin nga dështimin e ndajnë mikrodistanca. Është e mundimshme intelektualisht dhe shpirtërisht t’i ndërfusësh dhe përkëmbesh në një të tërë, kronikën e castit, mesazhin hyjnor, praktikën e vonë të ringjalljes së besimit dhe institucioneve religjioze, historinë tragjike të misioneve fetare në vendin tonë, raportet e shtetit me fenë dhe të vecantën e atë që na bën krenarë në botë, ndoshta e vetmja krenari e përligjur e jona; Harmonia Ndërfetare! Kam shquar katër cilësi të autorit që e kanë garantuar, si dhe për librat paraardhës, suksesin e këtij libri. Po i marr nga fundi dhe, jo në rendin e drejtë. E katërta: Zefit i ka ndodhur si astronautëve të parë që shkelën në Hënë; nga orbita hënore Toka dukej një Yll spektakolar. Nga largësia prej mijëra miljesh nga Detroiti i Michigan-it,ku jeton aktualisht, Shqipëria ndrit fort, shkëlqen.Kush e ka provuar largesën, edhe të përkohëshme, e ka venë re këtë dukuri. Shqipëria e nxirë dhe e baltosur, e shkarravitur dhe shpesh e përcudnuar prenj bijëve të vet ku, në të shumtën e herës ta plas shpirtin dhe kjo i ka ndodhur pikërisht autorit, rrezëllit më ngjyrat më hyjnore. E kam përjetuar së bashku më autorin këtë ndjesi të pashqitëshme nga kujtesa dhe shpirti: punonim në në punët e rëndomta që i bën cdo emigrant i cdo kombëise në Amerikë. Duartë lëviznin automatikisht por biseda me zë të ulët mids nesh dhe mendimi ynë kishte fluturuar në viset shqiptare, në Basanien e tij, në Oroshin , Mirditën, Lezhën dhe Tiranën tonë.Kur Ora e madhe e New York-ut fillonte numërimin së prapthi, dhjetë, nëntë,.. .., në ndërrimin e viteve të dy , pa iu fshehur njëri-tjetrit, fshiheshim pas banaqeve dhe qanim me dënesë, duke mallkuar një fat dhe duke lutur e besuar në Zot për t’u kthyer edhe njëherë tek djepi ynë me emrin e bekuar, Shqipëri! Pikërisht nga këtu, nga kjo dukuri, “anija kozmike’ e krijimit të Zef Përgegës e ka marrë “karburantin” për të hyrë në orbitën e planetit-libër që po e krijonte me meteoritët dhe kometat e shpërndara në të ashtuquajturën “galaktika shqiptare”.E treta: Zefi është Gazetar profesionist dhe shkrimtar i maturuar. Ai ka një përvojë të gjatë, mbi dyzet vjecare, jetësore e krijimtarie, në dy sisteme e në dy Hemisfera. Është një njohës shumë i mirë i jetës shqiptare, i historisë së Shqipërisë dhe, mbi të gjitha, i psikologjisë kolektive dhe individuale të shqiptarëve si qenje sociale. Ai, më mirë se shumica dërmuese e njerëzve të letrave, i njeh bashkëatdhetarët e tij në udhëtimin historik, në kërkim të lirisë e të pavarësisë, si paganë, si besimtarë e si ateistë, nën sundimin e një Diktature dhe nën efektin e një “lirie” pa caqe, në kërkim të lumturisë jashtë djepit të tyre dhe në zhgënjimet nga shkëlqimet e rreme të Perëndimit, në lutjet dhe thirrjet e Zotit fshehur ndën bataniet e leshta dhe qelitë e burgjeve dhe në puthjet e gurëve në kishën e Shna Ndojit dhe të Shën Eufemisë e deri të antifetarizmin ekstrem të Shtetit diktatorial, tek kllounatat dhe hipokrizitë butaforikë të Shtetarëve të sotëm që në cdo festë fetare, bëjnë sikur përgjërohen e bien në gjunjë, por besojnë dhe i luten Zotin vetëm kur e ndiejnë vetën ngushtë.E dyta:
Zefi është qytetar dhe katolik i vërtetë, jo thjeshtë nga rrjedha familjare e trevës nga vjen, por është praktikant që nga marrja e të gjitha sakramenteve, shkuarja në kishë në ditën e dielë, por edhe si pjesëmarrës aktiv në Këshilline Kishës së Shën Palit në Detroit, një nga kishat më të mëdha shqiptare në Botë. Ai i ka “përpirë” biblotekat duke gjurmuar shkrimet që nga udhëtimet në Ilirik të Shën Palit Apostull e deri tek shërbimet e Abati Docit në Australi e Kanada si dhe të Monsinjor Zef Oroshit nga meshat e improvizuara në shpatet e Molungut e deri ne avenjutë e New York-ut. Autorin e kanë stigmatizuar si “prift i lajmit” sepse në “produktet “ e tij gazetareske në A T SH, mbizotëronte fryma, dimensioni, shpirti , dashuria dhe vërtetësia e një të krishteri të devotshëm, përkundër harbutërisë, fshehjes së të vërtetave, bërjes “palë”, lajkave pushtetare, tjetërsimit të lajmit nga kolegët dhe shefat e vet. Libri i tij më i hershëm, “Vigan në Krisht e Vatan”- monografia e Zef Oroshit është nje kurorë lari në grumbullin e librave të këtij zhanri dhe Manifest Dashurie për Zotin, njeriun dhe Atdheun.E para:Zef Përgega është gazetar, publicist dhe shkrimtar me talent dhe vullnet jo të zakontë.Falë karakterit dhe vullnetit, vendi do të kishte pasur një mekanik të zotin se kështu qe edukimi i tij fillestar në shkollën e mesme profesionale. Por falë Zotit, me dhuntinë e të shkruarit, Shqipëria përfitoi një Individualitet të spikatur si Njeri i Letrave. Talenti në të shkruar i ka ardhur Zefit si dhuratë e Zotit të cilin e adhuron diferencialisht nga ne të tjerët, dhe Zoti i ka dhënë njëkohësisht energjinë për të lëvizur për ta jetësuar talentin duke prekur me shisat e tij, realitetin dhe përvojat e shkruara dhe të jetuara. Zefi, në dobi dhe funsion të argumentave të veta artistike, historike, studimore; pasi e merr shtysën nga fabulat e jetës dhe aproksimacioni i ndodhisë, gjurmon efektet dhe pasojat që kanë lënë ato në jetën e përditshme të njerzve të thjeshtë.Ai ka intervistuar në Kanada një bashkëkohës të Prend Docit, që kishte qenë roje e kishës ku shërbente Doci si misionar, ka shkuar në San Marino, duke sjellë paralele interesante mes kësaj “republike” dhe Mirditës sonë, ka zhbiriluar raportet njerëzore, dhe ndërfetare të dy gjigandëve: Nolit dhe Zef Oroshit, orvatjet e tyre për Unifikimin e dy Kishave në Amerikë, ku vetëm burokracia e një Hierarku të Lartë në Vatikan e dështoi. Ai është një eksplorator gërmadhash ku fle historia dhe lavdia shqiptare.Libri që kemi në dorë, me titull domethënës, “Shqiponjat fluturojnë lart” është një libër shumë i dobishëm për ne si lexues.Në këtë libër do të gjejmë tajtesat më brilante, për dukuri, ngjarje, epoka dhe përsonazhe, fetare dhe jofetare. Shumica nga këto janë marrë si “blloqe” dhe janë përfshirë pa ua cënuar atenticitetin, magjinë dhe bukurinë e shkrimit dhe mesazht sic ka në shumicë reportazhe, përjetime, intervista ese dhe trajtesa të tjera si krijim i mirëfilltë i Zefit.Me një zotësi Mjeshtri i të shkruarit, në këtë libër nuk kontraston, “peri i tegelit” nga “copat” e kompozuara në këtë “pelerinë” libreske apostolike.
Ashtu si argjendari që kombinon ngjitjen e diamanteve me kolorite të ndryshme, ashtu i ka inkluduar, të shkruarat dhe të thënat nga të tjerët, me shkrimin dhe thënjet e veta.Fjalët më të mira për cilësinë e botimit të ketij libri i cili, perpara se të të japë shijen e mrekullueshme të leximit të jep kënaqësinë estetike të paraqitjes si grafikë dhe dizajn ku pa dyshim merita i takon burrit të nderuar, Spiro Dede.Në kuptimin e titullit të kësaj trajtese: të ispiruara nga thënia lapidaree Papës në sheshin, Nnënë Tereza”, duke aluduar për ne, shqiptarët se Shqipet flutorojnë lert dhe nuk e harrojnë folene, Zef Përgega është njëra nga këto shqipe që ka fluturuar larg dhe lart, pa e harruar dhe braktisur kurrë folenë e vet.
I uroj këtij bashkëmoshatari, shoku, kolegu dhe miku më të mirat e Zotit dhe vazhdimin parreshtur të botimeve të librave të tjerë, si e më të mirë se ky!
Dedë SHKURTI
Tiranë. 13.09.2015

Filed Under: Bota

Lamtumire Teater !!

May 17, 2020 by Pafragje Leave a Comment

DERI TASH JANE TE GJITHE TE FITUAR : Edi Rama e perdori lojen e “Shembje Mbajtjes Teatrit” sa e here e kishte bythen ne siklet nxiste “mbrojtes-sulmuesit e Teatrit” te benin zhurme,ose me mire te benin pluhur. Lulzim Bashes i duhej ta mbronte per show te partise në media,në zhvendosje te kauzes politike. “Feja Komuniste Shqiptare” doli e fituar në kete rast se u “theu hundet” ketyre qe tradhtuan idealet e Nentorit 41. E pikrisht me shume se asnjehere tjeter te fituar perseri jane Edi Rama e Lulzim Basha te cilet kane neperkembe “Ligjin Zgjedhor” qe nuk duan ti ndryshojne asnje presje por rendesia qendron tek zhvendosja e objektivit te medias nga ligji tek pluhuri qe ngriti teatri.Lamtumire Teater. Shume zhurme per nje shembje.. Rush Dragu

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

  • 1
  • 2
  • Next Page »

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

May 2020
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Apr   Jun »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in