
Nga Ndue BACAJ
Duke zbardhë drita e dates 17 maj (2020), mafia shqiptare e lidhur edhe me atë ndërkombëtare detyroi robin e saj në krye të qeverisë së Shqipërisë Edver Ramen, të shëmbë teatrin kombëtar (dhe teatrin eksperimental) të Tiranës. Qellimi dihet , perfitimi i mijëra metrave katror truall në qendër të Tiranë, ku mafia shqiptare (dhe ajo nderkombëtare) do të ndertojnë selinë e tyre, dhe njëkohësisht dhe të qeverisë së “vertet” të Shqipëri-zezës. Mafia dhe robi i tyre Edveri, për këtë krim kulturor-monumental perdori lakeçin e bashkisë së Tiranës Lali Erin, faren “iranianine” të mbetur që kur Enveri financonte e trajtonte terroristë islamiko-komunist. E këtë krim ndaj trashigimisë kulturore robi i mafies tenton ta mbulojn me gjoja ndërtimin e një teatri të ri “bashkohor”, dhe me propoganden e agjitpropit të kazanit të mediave të tij dhe brigades kuqe, që mundohen të lehin (si zagar të ripjelljes) 24 orë për të mirën e Edverit e të zezën e shqiptarëve… Shëmbja e teatrit kombëtar ishte edhe “eksperimenti” i fundit që tregon se mafia kombetare në bashkëpunim me atë ndërkombëtare me robin e saj Edverin, kanë tashma në sherbim të tyre porllamentin, qeverinë, policinë, pushtetin, prokurorinë , gjykatat, pasurinë , ekonominë e çdo gjë që u intereson në Shqipëri. Siç u pa qeveria e detyruar për të zbatuar urdhërin e mafias nuk kurseu askënd… Policia e saj e mbushur me militant e kriminel , arrestoi , rrahu, dhunoi e keqtrajtoi barbarisht protestues e mbrojtës të teatrit ; aktor, artist , politikan , qytatar , veprimtarë të shoqërisë civile , gazetar e tjer , pa marrë parasysh as elementët fillestar të të drajtave të njeriut në një shoqëri pluraliste, të lirë e demokratike. Mafia si organizatë kriminale ka tentuar gjithnjë të kenë në dorë të tyre qeveritë e pushtetin nëpër vende të ndryshme. Perpjekja më sinjifikative ka qenë ajo e mafias italiane në vitet gjashtëdhjetë të shekullit njëzetë, kur mafia italiane në ketë kohë në tentativen e saj kriminale mbyti edhe ish kryeministrin demokristian Alo Moron, e megjitkëtë mafia deshtoi për të marrë pushtetin në Itali, por ajo nuk hoqi dorë nga projekti i saj kriminal… Me sa duket mafia pas më shumë se një gjysem shekulli, atë që nuk ja arriti t’a bëjnë në Itali dhe në asnjë vend tjetër të Europës po ia arrinë t’a realizojnë në Shqipëri, me ndihmen e trshigimisë komunisto-sigurimse , të lidhur pas “mullarit” të bllokut hoxhist , Edver Kristaq Ramës. Dikush me këtë rast do të thotë hë mo se një godinë teatri u shembë! Po po një godinë ishte , por ajo mbante brenda dekada të trashigimisë të historisë së teatrit, artit e kulturës shqiptare. Ajo shumë mirë mund t’u mirmbante e të sherbente edhe si teatër, e mbi të gjitha si muze i teatrit , artit e kulturës, ndersa teatri i ri mund të ndërtohej në një truall tjetër , qoftë edhe ngjitur me teatrin kombëtar. Por kjo as nuk u fut në planet e Edverit , pasi siç po thuhet ky kishte kohë që kishte marrë kaparin e truallit nga mafia me të cilën nuk bëhet lojna, dhe duket se ishte paralajmruar edhe Edveri, që para tre javëve kishte tentuar t’ia hiqte vehtes … por duket se mafia nuk e kishte “lejuar”, pa realizuar plotësisht projektin ogurzi. Edveri nga presioni i mafies që e kishte sjellë dhe mbante në pushte paralajmroi se do të legalizonte mbjedhjen e kultivimin e bimëve narkotike të kontrolluara nga qeveria , (kupto mafia…), por truallin në qendër të Tiranës mafia nuk e ndërronte me asgjë , jo vëtëm se i duhej , por edhe si provë force ndaj qeverisë dhe kalecëve të saj edverist. Të tjerat janë prralla në sherbim (me dashje apo pa dashje) të Edverit dhe ripjelljes komunisto-mafioze. Sa për kujtesë agjitpropi i partisë po mundohet të fusë në valle të fajtorëve të kësaj gjendje edhe opozitën. Por opozita nuk ka asgjë në dorë për të marrë rolin e gardianit , pasi ajo nuk ka as polici, as ushtri as ekonomi , perveçse fjalën e denoncimin , të cilat i ka bërë jo pak , por fatkeqësisht kanë rënë shpesh në vesh të shurdhër… Në këtë shenim të trishtë nuk po mundem të lë pa sjellë në kujtesë se në vitin 2010 , kur qeveria demokratike donte të ndryshonte formen e destinacionin e muzeut të Enver Hoxhës, (sigurisht edhe duke e shembur pjesërisht…) , për t’a kthyer në godinën e re të parlamentit, Edvin Kristaq Rama për të mbrojtur muzeun e Enver Hoxhës, (dhe median kryesore të tij Top Chanal-il të instaluar këtu), do ta quante talibanizëm idenë për ta shëmbur muzeun e Enverit dhe për të ndërtuar një parlament të ri me fjalët: “Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hyn me dinamitë dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetarë dhe libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Pra, të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi…” . Pas ketyre fjalëve të vetë Edvinit , të para 10 viteve (sot i ndryshuar në Edver), ai bënë të njëjtën gjë si taleban me shëmbjen e teatrit kombëtar si vlerë monumentale e trashigimisë kulturore… Unë ja “qaj” hallin se siç thash më sipër e ka ngushtë se me mafian nuk bëhet lojna…, por a do t’ia qajnë hallin shqiptarët , kjo mbetët pë t’u parë , pasi edhe masat e gjendjes së jashtzakonshme të koronavirusit po shkojnë drejt fundit, duke mbetur vetëm ato të ramavirusit…
Shqipëri me 17 maj 2020