ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for May 20, 2020

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

May 20, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij brezi të sotëm për të njohur këtë nocion kaq shumë të përdorur gjatë 50 vjetëve, ku dhe kur lindën organizatat bazë të partisë në botën Bolshevike të Leninit është tjetër çështje e trajtimit, që ka të bëjë me Revolucionin e Tetorit. Në Shqipëri ato lindën si prejardhje nga grupet komuniste, pastaj të organizuara në celula partie gjatë luftës antifashiste dhe pas çlirimit funksionuan deri në vitin 1990. Një gjë dihet mirë që në këto organizata bazë nisi jetën në rrënjët e saj simbioza ekzekutive e dhunës, ku vendosej fati i pushtetit. Njëkohësisht u bë tmerr fjala: “Do ta shohim këtë punë a qëndrim në organizatën bazë të partisë”. Përcaktuese ishte paragjykimi për secilin njeri që servirej në organizatën bazë siç duhej të ishte dhe jo siç ishte realisht. Gjëra të thjeshta në dukje, por që bënë të dridheshin e tërë jeta shoqërore jonë. Rrëfimet në kishë a faljet në xhami nuk ishin gjë përpara organizatës bazë. Për vëllanë, babain, po se po, që duhesh rrëfyer ndërsa për farë e fisin as që bëhej fjalë për të mbajtur sekrete, sidomos në biografi. Jemi një popull që u dashuruam mbas kësaj dogme sepse dogma u përqafua si ideologji nga shqiptarët edhe me injektimin sllav terapia e së cilës edhe sot nuk ka mundur ta shërojë. Njëkohësisht po të ishe anëtar partie dhe asnjëherë të mos mendoje me kokën tënde, por me dogmën e vendosur në Organizatën Bazë si “revolucionar” apo si “besnik” patjetër duhet të bëheshe i tjetërsuar dhe hipokrit, intrigant, servil, të cilat e prishnin dinjitetin dhe personalitetin e njeriut. Janë mijëra faqe që po të lexohen e lodhin lexuesin sepse gjen të mbartur diskutime sofiste aq edhe ekletike të një filozofie për konsum propagandistik popullor, e cila edhe sot nuk kuptohet se ku duhet të dilte. Kështu që psikologjia e një populli ka ndikuar që edhe sot të jetë e vështirë për të kapur në përmbajtje standardet evropiane. Historia flet për karbunarët, si një lëvizje për bashkim, kundër pushtimit austro-hungarez. Opera e Verdit “Nabuko” si kulm të vetin kishte korrin e skllevërve që u bë himn për ta, aq sa u përvetësua e ndikoi ndjeshëm në shtimin e radhëve popullore. Garibaldi e gjeti kështu gati dogmën, masive për bashkimin e idealistëve të Italisë. Dhe ata e bënë Italinë Evropiane. Në Spanjë ishte ndryshe në psikologjinë e vendit. Pati sukses të madhe opera e Bizesë “Karmen” . Pse? Pjesë më e pëlqyer u bë “Toreador”, sepse atje gjeti veten spektakli mbarëpopullor në luftën me demat. E kështu në veçoritë e çdo populli, si p.sh. Brazili për futbollin, ku Pele u propozua deri për president të vendit. Po në Shqipëri? Nga: Albert Kotini

Filed Under: Bota, Kulturë

Kur heshtja (nga dy artanët tek Kadareja) i hap rrugë krimit shtetëror

May 20, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Armand Shkullaku

Ngjarje të mëdha si kjo e shëmbjes së Teatrit Kombëtar janë një pasqyrë e rrallë ku një shoqëri mund të shohi veten më qartë se kurrë.

Aty dalin në pah rrahjet e pulsit të reagimit qytetar, kurajo civile për të thënë të vërtetën, dinjiteti dhe ndjeshmëria për publiken, historinë, rrënjët dhe identitetin, gjithçka që e kemi të përbashkët.

Siç reflektohen po ashtu edhe sëmundjet e rënda, që e kalbin së brendshmi një shoqëri, si konformizmi, përulja, nënshtrimi ndaj më të fortit, shërbimi, heshtja apo më keq akoma mbulimi i krimeve të pushtetit, diktuar nga nevoja banale materiale.

Historia jonë ka pafund raste kur heshtjen dhe shërbimin e kemi paguar me vite të gjata sundimi, mungese lirie, vuajtje fizike e shpirtërore, pasoja që ndihen edhe sot duke na renditur ndër vendet më të varfëra ekonomikisht dhe më të prapambetura shoqërisht.

Në 2020, Shqipëria është ende një demokraci hibride, ku qytetarët e saj nuk gëzojnë të drejta elementare si ato të europianëve të tjerë.

Shembja e Teatrit, ishte pikërisht një nga ato raste kur një vend duhet të ndjejë ndërgjegjen e tij të zgjohet dhe bërtasë. Ku pavarësisht bindjeve politike, nevoja për të ruajtur të përbashkëtën tonë historike dhe kundërshtimi i arrogancës së dhunshme të pushtetit, do të duhej të prekte menjëherë nervin qytetar dhe të bënte bashkë pjesën e ndriçuar të kombit.

Mirëpo elita shqiptare, siç ka ndodhur rëndom, e degradoi debatin në pro ose kundër, e politizoi, e ndau në palë, duke shmangur të marrë përgjegjësinë që i takon për të mbrojtur ato pak vlera që na kanë mbetur.

Pa shkuar më larg, kështu u veprua kur në fillim të viteve ’90 u shkatërruan të mirat publike në emër të kapitalistëve të rinj, kështu ndodhi kur u zhduk lulishtja e rrallë pas monumentit të Skënderbeut, kur u tretën kinematë dhe objektet historike në barkun e kullave të betonit, kur u shemb stadiumi kombëtar… për t’i ardhur radha në fund një tjetër vepre të arkitekturës italiane, Teatrit Kombëtar, që e sakatoi përfundimisht atë pak trashëgimi të përbashkët që kish mbijetuar në kryeqytetin tonë.

Të mos heshtësh përballë një krimi, kur këtë edhe mund ta paguash shtrenjtë, do të ishte ideali i një shoqërie të civilizuar, të cilën vështirë ta nënshtrosh.

Këtu edhe një krim i qartë si ai operacionit që coi në rrëzimin e teatrit, manipulohet dhe deformohet sipas formës së kockës që pushteti jep për të lëpirë. Dhe për të mbuluar këtë turp, këtë deformim, ata që do duhej të flisnin në mbrojtje të vlerave, nxitojnë të zbulojnë një armik për t’u marrë me të dhe jo me thelbin e problemit.

Mjafton të shohësh sot se si një pjesë e mirë e zërave të njohur në publik merren me opozitën, a e politizoi ajo çështjen e teatrit, a reagoi si duhet, çfarë duhet të bëjë e çfarë s’duhet të bëjë, etj, për të shmangur kështu qëndrimin e qartë se a duhej shembur një vlerë e përbashkët dhe se a ishte kriminale sjellja e pushtetit në gjithë këtë operacion.

Disa u zhgënjyen nga komentatorët e regjimit që edhe kur panë kolegët e tyre të goditur nga policia nuk folën, por preferuan të merren me Bashën.

Disa të tjerë u zhgënjyen me Kadarenë, një simbol i kulturës sonë, i cili ka 30 vjet që përpiqet t’i mbushë mendjen botës se ishte një kundërshtar i regjimit të Enver Hoxhës, por nuk ka fjalë për një njeri që po i zhduk një e nga një monumentet e gjalla të veprës së tij, që do të duhej të na mbanin të lidhur të gjithëve me historinë e qytetit dhe me vlerat shpirtërore të krijuesve të tij.

Pati dhe nga ata që u habitën si dy artanët tanë (Lame, Shkreli) që qëmtojnë fakte nga historia se si ne shqiptarët i shkatërrojmë vetë vlerat tona dhe se si duhet t’i lartësojmë ato, dy artanët që bërtitën fort kur u hoqën ca kangjella tek Pallati i Brigadave apo Presidenca, sot merren me harqet e shtëpive të tyre dhe nuk u dhembin muret e godinës së Giulio Berte.

Sepse kryearkitekti që u ka dhënë ofiqe zyrtare, quhet Edi Rama. Në vend të tyre, flet me zhargon tirone kryetari provincial i kryeqytetit, i cili e çon diskutimin tek bregu i cekët i politizimit, sa më larg nga thellësia e shqetësimit për vlerat që po shkatërrojmë.

Arroganca e beftë e pushtetit që rrëzon natën dicka që u përket gjithë shqiptarëve, nuk është një befasi. Ajo është rezulati i pritshëm i një shoqërie me nerv të paralizuar nga bashkëjetesa me të keqen dhe me mendje të korruptuar nga shërbimi i paguar. Në kushte të tilla, arroganca shndërrohet fare lehtë edhe në krim shtetëror.

Filed Under: Bota

Basha firmos peticionin për rindërtimin e Teatrit siç ishte

May 20, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të protestës firmosi peticionin e artistëve për  rindërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte. Më tej, kreu i PD, tha se në ditët në vijim, do të përvijojnë hapat me qëllim sigurimin e votës së lirë për shqiptarët.

“Opozita ka një qëllim, t’u japim fund kushteve ku padrejtësia shtyp qytetarët, padrejtësia e ka emrin Edi Rama.

Ne kemi bashkuar forcat në një projekt ndryshimi që merr jetë me votën e shqiptarëve. Ndryshimi është i paevitueshëm.

Rama është investuar të ndalë përpjekjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Kjo i jep sot betejës sonë për zgjedhje të lira një apel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në ditët në vijim PD-ja do të përvijojnë hapat me qëllim që synimi ynë për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës të realizohet një orë e më parë dhe t’u mundësojmë që të shporrin me një votë plebishitare një hajdut ordinier.

PD-ka ka treguar vullnet për reformën zgjedhore, sot nuk është përgjegjësia jonë. PS-ja ka hedhur në erë besimin në një proces, ku pa besim nuk është asgjë, opozita nuk mund të jetë fasadë. Ne do të jemi gati për ndryshim sistemi, për mazhoritar të pastër dhe dy dhoma dhe kufizimin e mandateve të deputetëve, por asgjë nuk do të ketë kuptim përderisa kujdestar i zgjedhjeve do të jetë hajduti Edi Rama” tha ai.

Filed Under: Bota

Me të vërtetë Luli nuk e shiti Teatrin, por opozita nuk ka si të jetë bagëti e imët

May 20, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Enkel Demi

Të djelën, tek po ndiqja protestën pas shembjes së Teatrit u takova me Edmond Budinën. Ishte tejet i hidhëruar, ndërsa i vinte shumë shumë keq që qe larguar para se të ndodhte gjëma.

– Më tha Monika të ikja të flija ndonjë orë, se nuk kishte për të ndodhur gjë. Unë besova dhe ika.

Monika Kryemadhi me gjasë i ka thënë të njëjtën gjë Lulzim Bashës e ndonjë tjetri. Ajo vetë me sa mora vesh u kishte rënë telefonave të shefave të policisë dhe meqë i gjeti në gjumë mendoi pa asnjë prapamendim që nuk do të ndodhte gjë, ndaj do e ketë dhënë këtë këshillë dhe zgjodhi të qëndrojë vetë. Kjo keqardhje do e ketë zënë edhe Lulin, i cili u grind për radhën e dezhurnit pasditen e së djelës me një gazetare.

Por, sa kohë ndoqa protestën kjo “pakujdesi”, kjo “mungesë vigjilence” nga shumë aktivistë komentohej sikur opozita apo Luli i “shiti”, i “preu në besë”. Është mëse normale që njeriu në humbje të këtilla të kërkojë një fajtor. Po ashtu, është mëse e kuptueshme që fajtorin i humburi ta gjej tek një i humbur tjetër. Kjo ngjan sa herë në futboll mundet ekipi yt i zemrës dhe fajin e ka gjyqtari, bastet, historitë konspirative e asaj dorës së padukshme që komandon gjithçka.

Por, ani se data ishte 17 maj nuk kishte kurrfarë marrëveshje, pasi Edi Rama nuk ka patur nevojë për një të këtillë edhe sikur të donte Luli apo ndonjë tjetër. Ai e bëri ndryshe. Për të realizuar ëndërrën e tij kriminale, të cilën e tirrte prej 22 vjetësh, porsi sulltani turk rrethoi kështjellën dhe priti që konturanët t’i lëshonte ora biologjike. Mos në orën 03.00 në 05.00, të nesërmën, dikur krerët opozitarë do të shkonin në shtëpi, se do kishin nevojë qoftë për të shkuar në tualet a për të ngrënë një çapë bukë. Sak atëherë ai do sulej.

Kam bindjen që në prishjen e Teatrit opozita është dorëjashtë, por kjo nuk e justifikon atë që tani mos të marrë përgjegjësitë e saj e të jetë e mefshtë, si dhe po sillet. Përbetimet e saj me “vijë të kuqe”, me “kalim mbi trupat tanë”, me “ta ha veshin” nuk frymëzojnë askënd. Të njëjta përbetime të tipit “serumin e fundit” gjatë grevës së urisë së socialistëve, “drejtësi për 21 janarin dhe përgjegjësit në burg” nuk frymëzuan as kur i bëri Edi Rama dikur. Ja ku jemi sot!

Por tani, nëse opozita kërkon të ndryshojë situatën dhe të shfrytëzojë mërinë e akumuluar si në një tenxhere me presion duhet të veprojë krejt ndryshe.

E para, shumë mirë që mbështet protestën e Teatrit, por as Lulzim Basha, as Sali Berisha, as Shpëtim Idrizi, as kushdo tjetër nga drejtuesit e opozitës nuk janë dëgjues në tubime. Opozita ka për mision të udhëheqë mërinë, njerëzit, karizmën të ligjërojë, të veprojë, të çlirojë edhe instiktet njerëzore, sepse vetëm kështu trysninë e përcjell nga tenxehrja e vet, tek frika sa një ari e qeverisë.

E dyta, opozita nuk ka më çfarë të konstatojë, sepse nuk është redaksi gazete. I ka thënë të gjitha dhe i ka faktuar bukur fort me krim të organizuar, me vjedhje votash, narkotrafik, koncesione, oligarki. Tani opozita merr hunjtë e protestës, u var nga një flamur inati dhe godet me sa i ha krahu gardhin e qeverisë.

E treta, opozita nuk ka pse thotë që ne nuk duam të marrim pushtetin. Jo more, ata duan ta marrin pushtetin, sepse mbështetësit e tyre atë duan, sepse atyre që ua ka sjellë qeveria në majë të hundës këtë duan.

E katërta, opozita boll çau dërrasa me dërgata ambasadorësh që kafen e mëngjesit e pijnë te Luli dhe për drekë shkojnë te sundimtari. Shpallet agjenda dhe nis rrugëtimi i përmbysjes së pushtetit. Faktori i huaj do jetë serioz me opozitën, kur ta shohë si partner të mundshëm në të nesërmen qeverisëse dhe fillon e të rreh krahët që para zgjedhjeve. Sa kohë e mbajnë urtë e butë e plot tigani për opozitën rrëfejnë barcaleta te Rogneri.

E pesta, kryetari i opozitës del në rrugë, qoftë dhe tek pullë. Kërcen mbi një podium dhe flet. Mbledh turmat dhe i instalon në bulevard. Nuk këndon më himnin në mbyllje, sepse nuk ka mbyllje. Koha për ndryshim fillon, kur opozita ndryshon nga OJF në lëvizje politike.

Nëse duhet një argument i qëndrueshëm për këto që parashkruajta mjafton të vëzhgosh sjelljen e Edi Ramës. Pak orë pas prishjes ishte i menderosur nga frika. Ja la bashkisë kopilin në derë. “Nuk e prisha unë Teatrin!”- tha. Pasi pa reagimin “mbështetës” të opozitës, bëri trimin. Tha që “druri ka dalë nga xheneti”, pra nga Shtëpia e Bardhë. Madje, u qa se po të ishte në vend të Lulzim Bashës do të ishte më kritik. Është gati ta bëjë vetë dhe opozitarin, kaq çakërqejf e kemi, kur sheh opozitën që mblidhet me orë tek selia blu dhe artikulon gjysma aksionesh me ton kanosës.

Nuk ka më nevojë as të shash, as t’i gafurresh qeverisë dhe sundimtarit. Dil në rrugë dhe nëse nuk të përkrahin, nuk ta varin, atëherë ikën i qetë në shtëpi, se punën tënde e bëre dhe qenkan shqiptarët dele, sepse duan diktatin. Por, kurrë nuk mund të jetë opozita, dele, dhi, cjap, kec, gjedh.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Një kundërshtar publik më shumë

May 20, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga : Adrian Paci

Profesori i parë që më ka folur kundër komunizmit ka qenë Edi Rama.

Duke ardhur nga një qytet i dhunuar keqas në vitet e rregjimit, isha mësuar me përshpëritjet nën zë apo në rrethe intime, por kurrë nuk kisha hasur një figurë që, e mveshur me petkun dhe autoritetin e mësuesit të artikulonte aq hapur mendimin ndryshe.

Lidhja ime me Edi Ramën i ka rrënjët tek ky frymëzim antikonformist, tek guximi i fjalës, por edhe i veprimit qysh në protestat e para në Institutin e Arteve deri te lëvizja studentore.

Shumë vite na ndajnë nga ajo kohë e shumë gjëra kanë ndodhur në jetët e seicilit prej nesh. Ka patur momente afrimi e momente largimi, ka patur indiferencë, entuziazëm e shpresë siç ka patur dyshime e mospajtime në distancë.

Kjo ngjan si një histori e rëndomtë marrëdhënieje mes një ish studenti e një ish profesori, por ja që ish profesori ka ngjitur shkallët e pushtetit e sot është kryeministri i Shqipërisë e pikërisht sot ka konsumuar një akt brutal e të pabesë: ka shembur godinën e Teatrit Kombëtar e ka dhunuar njerëzit që për më shumë se dy vite i kishin dalë në mbrojtje. Në fakt kjo është vetëm pika që bëri të derdhet vazoja.

Atëherë në djall ish profesori me gjithë kujtimet e shkollës.

Edi Rama është sot  fytyra e dhunshme e pushtetit.

Është i pushtetshmi që nëpërkëmb të ndryshmin e manipulon të dobëtin.

Është pazarxhiu që tregton me të mirën publike.

Është gaztori që tallet mbi viktimën që sapo ka dhunuar.

Është artisti, ah po artisti. Këtu më duhet më shumë se një rrjesht.

Edi Rama pa dyshim ka lënë gjurmë në artin shqiptar. Nuk është artisti i dështuar që  etiketojnë shpesh herë kundërshtarët e tij. Pa dyshim është ndër ato që rinovuan elementët e shprehjes artistike në vitet 90.

Është ndër ata që krijuan modelin e artistit të angazhuar e antagonist me pushtetin. Pa dyshim ka edhe kontributin e vet në hapjen e skenës së mbyllur shqiptare ndaj dialogut me artin bashkëkohor ndërkombëtar si kur ishte ministër kulture apo edhe kur u zgjodh kryetar bashkie në Tiranë.

Por pikërisht atëherë zë fill tek ai edhe fara e një arti që bëhet spektakël i pushtetit dhe i një pushteti që manipulon artin.

Me intensitet të ndyshëm, por gjithmonë e më tepër, në këto vitet e fundit, pushteti dhe estetika e pushtetit janë ndërthurur në një simbiozë sa problematike aq edhe të frikshme.

Estetika si dukje, si fasadë e zbukuruar, si shkëlqim i jashtëm i një të brendshmeje që kalbet nga e pavërteta, brutaliteti dhe vulgariteti është sot vepra më evidente e politikanit-artist Edi Rama.

Nuk është Edi Rama artisti i vizatimeve surreale me ngjyra në dokumente zyrtare, apo i qeramikave të abstraguara, por Edi Rama videoartisti i videove marramëndëse me dron për propagandë në facebook, manipuluesi i portreteve të vogëlushëve të vuajtur që presin udhëheqësin t’i bëjë me shtëpi, regjisori i selfie-reality-show që rreshton në skenë figurantët për të luajtur spektaklin e tij të pushtetit, por edhe me keq, projektuesi i një shoqërie ku elementet përbërës janë si ngjyrat në tavolocën e piktorit që, nën vizionin e trillit të tij, vendos si t’i shpërndajë, kur t’i ekzaltojë e kur t’i fshijë mbi telajon e realitetit ku vepron.

Ky është artisti i banalitetit uluritës por edhe i një derive të rrezikshme për demokracinë e brishtë shqiptare që duhet ta njohin e, nëse duan, ta ekpozojnë galeritë dhe bienalet e artit nëpër botë, por që për fat të keq, e konsumojnë vetëm qytetarët shqiptarë, ata qytetarë të cilëve ai u shitet si udhëheqës, si kujdestar i trupit dhe i shpirtit, si baba që në fund të fundit i rreh se i do.

Ish profesori dhe artisti Edi Rama ka një vend tashmë në memorien time e aty besoj do të rrijë gjatë.

I pushtetshmi ekstravagant Edi Rama ka sot një kundërrshtar publik me shumë.

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Jo teatrin, keni shembur vetveten

May 20, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Blog Autor: Ela Wamsler

“Jo teatrin, keni shembur vetveten“ shkruante një parullë në protestën e mbajtur dje në Prishtinë.

Teatri Kombëtar u shemb me gjithë protestat, pankartat, thirrjet, apelin mediatik, shkrimet, intervistat e njerëzve të fushës së artit, qytetarëve të thjeshtë, intelektualëve apo tiranasve në mbrojtje të monumentit, që ishte pjesë historike e kryeqytetit.

Ishte dhe s’është më.

Një copëz Tiranë, një copëz Shqipërie. Teatri i vjetër, i lodhur nga vitet dhe historia që mbartte mbi supe, ishte gjithsesi i dashur për mijëra protestues dhe për qindra mijëra që kanë parë shfaqje aty ndër vite.

I ftohtë në dimër, i parehatshëm, por kaq i bukur në brendi. Magjinë ia shtonte skena dhe zërat e atyre që interpretuan në të. Zëra që dje dhanë grahmat e fundit. Kur ndërtesa dha shpirt, bashkë me të dhanë lamtumirën edhe kujtimet në përfytyrimin tonë.

Copëzat e skenave të luajtura nga aktorët, bisedat me regjisorët dhe të tjerë nga stafi i realizimit, buzëqeshja mikpritëse e grave të sportelit dhe ato në sallë, që të ndihmonin me gjetjen e vendit të biletës, audio në sfond që na kujtonte të fiknim celularët, pastaj perdja që hapej, llozha që të jepte një pamje si në pëllëmbë të dorës, me prozhektorët po aty, në cep që ndriçonin skenën e vogël, por të bukur, dyert anësore drejt daljes, oborri përpara teatrit dhe bisedat pas shfaqjes, holli i teatrit mbushur me foto nga shfaqjet ndër vite…

Ishte një teatër që mbolli në zemrat tona dashurinë për artin skenik, teatri ynë i parë kombëtar. Modest, por i qëndrueshëm në kohë, në tërmete dhe në basardimet që iu bënë në vite… edhe atëherë kur u ndërtua një bilardo e lloto sporti në katin e parë në hyrje të teatrit, një turp që i detyroi të tërhiqen drejtuesit e dikurshëm.

Teatri kishte degraduar, sepse nuk u investua. Artistët e teatrit (dhe kinemasë) po vdisnin një e nga një dhe askush nuk u kujtua që të investohej në skenën e vjetër qoftë edhe për kujtimin e tyre. Gjithçka që përfshihej në fonde shkonte për shfaqjet, posterat, marketingun minimal në televizione.

Po ndërtesa?

“Është e vjetër, nuk ia vlen“ mendonin drejtuesit njëri pas tjetrit. Ai u vjetërua edhe më shumë nga neglizhenca, sikurse një grua e bukur që lihet pas dore dhe shfaq rrudhat e plakjes një e nga një…

Situata të njëjta, standarde të ndryshme

Edhe godina e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kishte degraduar, po u vendos të bëhej rikonstruksion i saj. Edhe Muzeu Historik Kombëtar është godinë e vjetër, por ka vlera si fasada (komuniste, siç e quajnë lart) ashtu edhe brendia.

Edhe Biblioteka Kombëtare që është lënë pas dore pa një investim të rëndësishëm, vetëm me arnime të pjesshme bërë ndër vite, shpesh për show dhe jo për respekt ndaj krijimtarisë që ruhet në ato rafte.

Edhe Akademia e Arteve është e vjetër sa s’ka më, por nuk është investuar. Vazhdon të ketë një sallë të vjetër, ku karriget janë të shqyera, por prapë ka publik, sepse arti ka nevojë për skenë. Do ta shembin Akademinë, Muzeun, Bibliotekën, ngaqë janë të vjetra?

Ku ndalet fadroma, mund ta thojë njeri? Nëse pushteti shpik ligje për të përligjur veprimet e veta antiligjore dhe injoron zërat kundër me kokëfortësi, atëherë një rast siç ishte teatri mund të bëhet precedent për raste të tjera, në godinat e gjithë bulevardit, që përbëjnë korpusin e godinave të arkitekturës italiane dhe që konturon kaq bukur qendrën e kryeqytetit tonë. Sepse kjo është, në fakt, pjesa më e bukur e Tiranës.

E vërteta është se ne si popull e respektojmë pak artin. Disa e duan me shpirt dhe sakrifikojnë për të, por masa e popullsisë e sheh çdo çështje të lidhur me artin si çështje qejfi. “E mo, se art është” është shprehja që tregon mentalitet mediokër dhe banal në çdo nivel, si poshtë në popull edhe lart në vendimmarrje.

Nuk është vetëm art, është edukim, është kulturë, është ndriçim. Pa art, do thaheshim shpirtërisht. Pa artistët, jeta do të ishte pa ngjyra. Mbi të gjitha, godinat e artit nuk janë thjesht mure, ngrehina apo si të doni quajini.

Ato janë struktura dhe arkitektura të një dore arkitekti, të një inxhinjeri dhe grupi teknikësh, janë rezultat i një pune intelektuale dhe të lodhshme, përpos përgjegjësisë që garanton ndërtuesi me firmën e tij në projekt.

Ndaj të zhvlerësosh punën e dikujt, duke e hedhur poshtë kaq lehtësisht, të shembësh dhe ndryshosh godina pa respektuar linjën e fasadës së qendrës së një kryeqyteti, është vetëm njëra nga dy gjërat: ligësi ose injorancë.

Pak historik

Sipas Wikipedia, ndërtesa e teatrit është një godinë futuriste e realizuar nga inxhinieri dhe arkitekti italian Giulio Berté, projekt i vitit 1939. U porosit nga Mbretëria Shqiptare në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare të janarit të 1938, në kuadër të planit rregullues të qendrës së Tiranës.

Aty u vendos rrethi italo- shqiptar “Scanderbeg”, si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, e ndërtuar nga firma “Pater”. Sipërfaqja tokës së dhënë për projektin e teatrit përfshinte 13 mijë m2, prej të cilave 7 mijë m2 mbulohen nga godina brenda së cilës ishte biblioteka, zyra e informacionit, zyra e përkthimit letrar, etj.

Funksionet kulturore dhe sportive godina vazhdoi t’i ushtronte për disa kohë. Pas kapitullimit italian, ndërtesa ndërroi emër dhe u quajt Kinema “Kosova”. Në vitin 1945 iu bë edhe ndryshimi i fundit, duke u shndërruar në Teatër Popullor, më pas Kombëtar.

Aktorët e parë të Teatrit profesionist ishin Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi. Me vonë erdhën nga lëvizja amatore emra shumë të njohur, si Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi, Pandi Stillu.

Shfaqja e parë në skenë është realizuar në vitin 1945 nga regjisori Sokrat Mio. Në këtë skenë janë luajtur kryeveprat botërore nga regjisorët më të mirë të historisë së artit në Shqipëri, nga aktorët më në zë, disa prej të cilëve nuk jetojnë më, por janë gdhendur në memorien kolektive si pjesë e kësaj ndërtese.

Shkatërrimi si deja-vu

Një kujtesë normale e fakteve na kthen pas në kohën kur disa objekte dhe mjedise publike janë bërë pre e ndryshimeve të qeverisjeve apo e përplasjeve mes qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.

Që nga Sheshi Skënderbej që disa vite më parë mori një formw qesharake kur u restaurua pjesërisht, rrethrrotullimi i Zogut të Zi njëherë me mbikalim e pastaj u shkatërrua dhe u bë rrethrrotullim, statuja e Nënë Terezës që shëtiste midis Korpusit Universitar dhe Aeroportit Nën Tereza, kompleksi i Kolonave përballë Akademisë së Arteve që njëherë u bë pjesë e lokaleve masive, pastaj pjesë e një parkingu publik, e së fundmi Stadiumi, i cili u rindërtua duke humbur shumë nga vlerat e tij, jo vetëm pistën me standarde olimpike, por edhe arkitekturën me shkallë nga jashtë etj…

Shumëçka kemi në kryeqytet sot ka kaluar nëpër ndryshime që s’kanë respektuar origjinalin në strukturë dhe vetë historinë e tyre. Por nuk është çështja që mjediset dhe objektet publike janë shndërruar në sheshe betejash të pseudo- gladiatorëve të pushtetit, problemi qëndron edhe tek fondet (madje qëllimi janë vetëm fondet!).

Sa herë bëhen dhe zhbëhen investimet, humbasin mijëra euro para publike, që vijnë nga buxheti i shtetit apo borxhet e jashtme, që po të investoheshin me kujdes do kishin zënë kushedi sa “vrima” mangësish në sistemin e shëndetësisë, arsimit etj. Sepse për të qenë një vend kaq i vogël, jemi vërtetë shumë të komplikuar kur vjen puna tek menaxhimi i duhur i parave.

Po kur vjen çështja tek arti, gjërat bëhen më delikate vetvetiu. Aty janë të ndërthurura ndjenjat kolektive, nuk është më thjesht një çështje tenderash. Çdo gjë që ka lidhje me artin ka nevojë për dashuri dhe kujdes që të rezistojë në kohë.

Ndaj askush nuk na garanton që teatri i ri që do të ndërtohet do të jetë më i sigurt, më i mirë, më i qëndrueshëm në kohë. Mbase një qeveri tjetër do të vijë me mendime të reja, për ta shembur atë dhe për të ndërtuar një tjetër, edhe më modern, mundësisht me dy qendra tregtare në të, jo vetëm një.

E po të vazhdohej kështu, butaforia do të ishte fatale. Ata po fshijnë memorien për hatër të fitimeve, po shkelin çdo normë, të shkruar dhe jo të shkruar, pra morale, në emër të fitimit. Edhe sa kohë do të lejojmë të nëpërkëmbet arti dhe historia?

Mos vallë duhet të shembim Mangalemin dhe Goricën, se janë me shtëpi shumë të vjetra apo Gjirokastrën, sepse teknologjia e ndërtimit ofron sot materiale më të mira se guri që ato kanë në çati?!

Jo çdo fasadë prej xhami dhe betoni, sado e bukur të jetë, është më mirë se godina që ajo zëvendëson. Kryeqytetet e botës perëndimore, tek e cila aspirojmë të shkojmë, si Roma, Parisi e Berlini, kanë akoma godina mesjetare apo edhe me dëmtime nga luftërat, që janë ruajtur posaçërisht si pjesë e memories kolektive. Mos vallë s’kanë fonde shtetet t’i restaurojnë apo rindërtojnë ato?…

BURIMI : HASHTAG.AL

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Ra dhe maska e qeverisë në lidhje me Covid-19

May 20, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Jonila Godole

Përmes të tjerash sot ra edhe maska e qeverisë në lidhje me Covid-19!
Dy muaj kufizime dhe izolim ekstrem në emër të “dashurisë” dhe “kujdesit” ndaj popullit para “armikut të padukshëm” Corona u bë zero duke dërguar mijëra forca policie të ndeshen me një grup aktivistësh në Teatrin Kombëtar, dhe duke provokuar pastaj mbledhjen e qindra protestuesve në një hapësirë të ngushtë para Galerisë Kombëtare.
Ky shqetësim u nda edhe nga ambasadori gjerman Peter Zingraf në reagimin e tij për shembjen e Teatrit gjatë pandemisë “duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.
Me anë të këtij akti, qeveria tregoi se gjithë masat e marra dy muajt e fundit kanë qenë thjesht një alibi.

Ato nuk kane pasur si synim mbrojtjen e shqiptarëve nga virusi, por shfrytëzimin e pandemisë për të çuar deri në fund planin antidemokratik dhe të jashtëligjshëm të shembjes së TK, mundësisht natën, në mënyrë që ditën të kishin kohë për ta qarë!

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

Auron Tare kundër Ramës: Teatri nuk duhej shembur!

May 20, 2020 by Pafragje 1 Comment

Studiuesi Auron Tare, njëkohësisht anëtar i këshillit shkencor të UNESCO-s, thotë se do të dëshironte që të merrte pjesë në protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Megjithatë, ai thotë se pjesëmarrja e opozitës ka bërë që të hezitojë të ndërmarrë një hap të tillë.

Ai thotë gjithashtu se edhe persona të tjerë që duan teatrin nuk marrin pjesë në protestë për të njëjtën arsye.

“Unë kam qenë për ruajtjen e teatrit si një vlerë të rëndësishme edhe e trashgimisë të epokës fashiste në Shqipëri. Kushdo që ka lindur dhe është rritur në këtë qytet ka kontaktin emocional. Në kohën e rinisë tonë, Teatri ishte një çështje e rëndësishme kulturore, sociale, etj.Unë nuk do të shkoj në protestë, sepse kam parë që çështja e teatrit është bërë thellësisht politike. Njerëz pa kauzë. Kjo ja heq vlerën debatit.

Sepse po të shikosh, të dy liderët e opozitës kanë qenë 10 vite në pushtet, nuk kanë bërë asgjë për teatrin, as për aktorët, as për godinën, nuk kanë bërë asgjë fare. Pardje nuk e patë si u rrahën ato njerëzit atje. Edhe shumë njerëz që unë njoh, njerëz të mirë, e donin teatrin dhe e duan, që jam i sigurt që do të dilnin atje. Në momentin që shikojnë që e gjithë kauza e teatrit po bëhet teatër, nuk shkon njeri.

Nuk shkojnë sepse nuk e ndjejnë veten të përfaqësuar. Çdo gjë në jetë është politikë. Por unë mendoj që nuk dal dot në një çështje politike, sepse nuk e shikoj që politika ka qenë e ndershme me teatrin. Ato që qëndruan dhe bënë atë pjesën e rezistencës, ato kanë respektin e shumë njerëzve, por jo pjesën e politikës”, u shpreh Auron Tare

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

NJE ZE SHQIP PREJ TE NALTIT VEND PREJ FJALES NJE KUVEND…

May 20, 2020 by Pafragje Leave a Comment

…njeriu qё gjurmeve tё kohёs u fal jetё dhe i bёn tё flasё.

         Refleksione mbi stёrkalat ulqinake tё krijimtarisё e Gjekёё Gjonajt nga trevat shqiptare nё Mal tё Zi!

         ZEF PERGEGA

         Njё njё copё tokё, besa sa njё ishull i madh, nё njё kёnd tё Ilyrisё, thuajse i pёrpirё nga dallgёt e tradhёtisё sё madhe Europoane, çdo shqiptar qё ka njё zmёr patrioti, tё trashёguar nga avulli i rrёnjёve tё lisave tё drejtё me rrёnja tё thella, aty ku kalanё e ngriti Teuta e Ulqinakёt marinarё, qё tokёs e bregut i dhanё namё, e ka pёr nder qё syri i tij e gjuha e fjalёs tё jetё dritё mbrojtje e trojeve tё veta. Pragu mbrohet me pushkё qё kurrё nuk iu ndryshk shqiptarit, por tapia e dheut tёnd shkruhet me gjak dhe firmoset me penё. Bijtё e penёs edhe nё kushte tё veshtita si marinarёt nga çmenduaria e dallgёve tё detit kur terbohet, i dolёn zot vendit. Mundem tё them e Gjekё Gjonaj, shpirtabrdhi nё Mal tё Zi me njё zё shqip prej tё naltit vend prej fjalёs e ngriti njё kuvend! Piramidat e kulturёs se njё kombi janё librat. Kёtё mendoj se ka synuar Gjekё Gjonaj me libat e tij. Njё trevё patriotike e zakonore, ku ka lind dhe ёshtё brumuar autori i disa librave, studimeve, reportazheve dhe hulumtimeve, tregon se edhe nё shpirtin e tij ndodhet ndezur njё zjarr atdhetar , kur u jep dritёn e syve tё vet, pёr tё çarё perden e ёrrёsirёs dhe tё mohimit, siç ka ndodhur me figurёn e Prek Calit nga Malёsia e Kelmendit, një nga figurat madhore e madhështore të patriotizmit shqiptar, të cilit ai do t’i kushtonte librin e tij të rëndësishëm monografik “Prekë Cali-Piramidë e kufijve të Shqipërisë” Po nuk ёshtё i vetimi personazh, ai gjurmet e kёrkimit i ndesh nё gurin e parё tё librit shqip tek Buzuku, pёr tёё ardhur tek  Nana Tereze, Baca Kurti, Dedё Gjo’luli, Fishta e meshtarё tё Malёsisё, madje nuk i harron shkrimtarёt dhe gjuhetarёt e deri tek Presidenti Rugova. E Gjeka me njё pёrkushtim kёrkon qё anija e shqiptarit tё mos lundrojё me e vela tё grisura nga shtёrngatat, nё mёnyrё qё bregu ynё tё jetё i lirё!

    E kam ndjekur disa herё krijimtarine publicistike tё Gjekё Gjonajt, e cila edhe pse ka prekur tё gjithё brigjet dhe ka depёrtuar ne te gjitha shtigjet e tokёs tonё ka mbёrritur edhe kёtu nё Amerike, jo thjeshtё si pёrvojё, por edhe si gjurmё e fryme e parё bashkimi e komunikimi qё zgjon njё histori, kёndellёt nё njё betejё, lajmeron me njё kandil tё ndezur, kur tё tjerёt mendojnё se ёshtё fikur, pёrpush hirin qё ka mbuluar legjёndat dhe mirёt e Malёsisё dhe tё trevёs sё tij, i krip me kripёn e lotit tё dhimbjes nёn lёkurё dhe me varkёn e peshkatarit tё regjur nga furtunat na i sjellё tё gjalla nё bregun tonё. Nё kёtё kuptim ai ёshtё njё misonar me kёmbё nё tokё. Gjeka e plotёsoi ditёn e banorit tё trevave shqiptare nё Mal tё Zi, në “Kronika Javёs!” 1986-1992 , kohë kur ai ka punuar si gazetar në Radion e Malit të Zi, duke e lidh kohёn me kohen si dorёzat me kallёza, ku piqet buka e historisё kombёtare…

   Si njё bletё punёtore nё hoje e me nektar ai me thesare e mbushi atё hambar!

        “Gjurmёve të kohës”, Enti Botues “Gjergj Fishta” ёshtё libri i parё i Gjonajt qё mё ka rёnё nё dorё, në të cilin ai shkruan për figura të shquara kombëtre si: “Dom Gjon Buzuku, autor ilibrit të parë shqip”, “Vepra e Gjon Buzukut dhe rëndësia e saj shkencore”, “At Gjergj Fishta, figurë madhore e kulturës dhe e historisë sonë kombëtare”; “Nëna Tereze- shenjtore misionare e dashurisë”, “Nëna Tereze është shqiptare”, “Shtatorja e Nënës Tereze edhe në Ulqin, por edhe ne grigjen e kishes se Shna Ndout ne Tuz. Autori tё bie nё sy menjёherё edhe pa e njohur se ёshtё i lidhur si flaka me lisin nё votrёn e shqiptarit me dheun e tё parёve dhe besimin, me lahutёn dhe traditёn.koron e krojёve dhe ansamblin e zanave. Në kreun e titulluar “Personalitete historike”, janë tubuar shkrimet: “Ded Gjo’Luli, figurë historike e Malësisë”, ”Shtëpia muze e Ded Gjo’Lulit”, Baca Kurti-krenaria e Malësisë”, “Tringë Smajlja Ivezaj-heroinë e Malësisë, “Pretash Zeka, luftëtar për mbrojtjen e trojeve shqiptare”, “Epopeja e lavdishme e Oso Kukës” Kjo ёshtё njё aurorё e shenjtё qёё vlon nёndheun tonё. Autori nuk menjanon figurat e kohёs me tё cilat ёshtё shkruar koha. Kreu i tretë më titullin “Lamtumirë, President” përfshin shkrime rreth kaliit ne jeten tjter së presidentit të Kosoëvës,Dr. Ibrahim Rugova. Kreu i katërt ka dy shkrime për dy figura të mëdha nga radhët e klerit shqiptar të anëve të Malësisë:Dom Simon Filipajt, njeriut që realizoi botimin e plotë të Biblës në gjuhën letrare shqipe dhe at Vinçenc Malaj, figurë poliedrike e kulturës dhe e historisë shqiptare. Në kreun e pestë pëmblidhen shkrime kushtuar arsimtarëve, gazetarëve dhe artistëve të njohur të anëve të Malit të Zi, si Gjergj Gjoka, Mark Ujkiqi, Zake Prelvukaj, Seida Belgoviq etj. Në kreun e gjashtë përmblidhen intervista të ndryshme, si me aktoren Ema Andrea dhe aktorin Timo Flloko, me poetin Xhevahir Spahiu dhe me shkrimtarin Besnik Mustafaj.  Kreu i shatë u është lënë opinioneve dhe vështtrimeve për figura të mëdha të kombit shqiptar, si dhe mjaft dukurive nga jeta bashkëkohore e shqiptarëve të Malit të Zi. Në kreun e tetë, sillen shkrime me prurje nga fusha e folklorit dhe e etnografisë, si “Muzeumi etnografik i Malësisë”, “Xhubleta-mbretëresha e veshjeve shqiptare” dhe “Veshja popullore e Shestanit”.

       Ai pohon: “Përherë jam gëzuar dhe gëzohem që populli im ka pasur, ka dhe do të ketë intelektualë të përmasave universale, të cilët, për mua kanë mbetur dhe janë shembull i punës vetëmohuese për të ngritur kulturën shqiptare në një nivel të lartë!”

    …nё kuptimin gazetaresk dhe letrar ai i merr nuset nga tё gjitha trevat shqiptare, ky sherbestar deri nё shenjteri i kujtesёs kombёtare.

     Ja si shkruan ai pёr disa nga personazhet e tij: “Nёse do ti besojmё Justin Rotёs dhe tё tjerёve qё janё marrё me Buzukun, mund tё kuptojmё qё autori i librit tё parё shqip deri mё tani ёshtё njё prift shqiptar nga gegenia, nje prift shqiptar nga Kraja …njё zonё e papushtuar nga turqit…!

      “Nane Tereza, nёnё e mbarё njerёzimit, figurё e ndritshme qё me fisnikёrinё e shpirtit shqiptar, pushtoi zemrat e njerёzimit, pa dallim race, kombi apo besimi!”

      “Dedё Gjo” luli, …I pari nё kuvend, i pari nё betejё, i pari pёr mbrojtjen e dheut tё tё parёve. Kёshtu mbёti nё zemrat dhe kujtesёn e shqiptarit!’’

       “Baca Kurit..njё ndёr pёrsonalitete mё tё shqura tё Malёsisё. Luftetar i paepur kundra vendimeve tё Fuqive tё Mёdha pёr coptimin e trojeve shqiptare!

     “Tringё Smalja heroina e Malёsisё..S’e fal Zoti mashkullin mё tё mirё se kjo vajzё!”

     “Heroizmi i pёrjetshem i Oso Kukёs me 24 luftёtarё tё tij, u bё objekt frymёzimi pёr poetin e Lahutёs sё Malёsisё Gjergj Fishta, i cili i kushton katёr prej tridhjetё kёngёve…!”

      Dom Simon Filipaj, ky njeri i Zotit dhe i popullit, i cili duke pёrkthyer Biblen bёri tё mundur qё edhe nё gjuhёn tonё tё flitet pёr dashirinё e madhe qё ka zoti dhe njeriu!

“At Vincenc Malaj, kishte njё kulturё tё gjёrё dhe prodhuese…I ka dashur njerёzit, pёr kёtё arsye Zoti ia dhuroj talentin me çka ai krijoi vepta tё bukura!”

             NJE LIBER PER PIRAMINDEN E KUFIRIT PREKE CALI

          Njё nga librat me vlera tё larta historike tё autorit Gjeke Gjonaj eshte edhe ai qi i kushtohet piramidёs sё kufijve tё Shqipёrisё, Preke Cali. Libri botohet me rastin e 60 vjetorit tё pushkatimit nga diktatura komuniste. Enti botues “Gjergj Fishta” Tiranё, 2005, me 275 faqe, ku pёrshkruhet jeta e tij me dokumente origjinale dhe nё gjuhёn e gjallё tё popullit, sidomos tё Kemendit. Rreth kёsaj vepre Romeo Gurakuqi shkruan: “…Vepra e Gjekё Gjonajt vjen nё njё moment shumё tё rёndёsishёm pёr Malёsinё nё pёrgjithёsi dhe Kelmendin nё veçanti. Sot mё shumё se kurrё veriperendimi i trojeve etnike shqiptare ka nevojё pёr vemendje mё tё madhe, nё radhё tё parё nga bijtё e tij mё tё mirё. Kёtё e them sepse Malёsia kreshnike qё e ruajti tё pastёr etninё shqiptare po zbrazet me njё shpejtёsi tё frikshme. Ҫdo ditё stёrnipёrit e Lekёve nё Malёsi largohen nga vendlindja me njё nxitim tё pamatshёm…Asnjё kullё malёsore tё mos mbetet e braktisur, ky duhet tё jetё qёllimi ynё i madh, sepse ky ёshtё amaneti i Dedё Gj’lulit, Preke Calit dhe heronjёve tё tjerё tё Malёsisё. Eshte koha sot qё malёsorёt tё mbajnё piramidat qё mbrojti Prekё Cali…!”

    Gjekё Gjonaj, duke ecur gjurmёve tё historisё si njё eksplorues nё nёn detin e saj i hedh njё veshtrim historik gjithё Kelemendit, qё sipas Edith Durham janё nga mё trimat midis gjithё fiseve dhe njё i tillё ishte Preke Cali. Luftrat pёr pavarёsinё e Shqipёrisё, dy kryengritjet e Malёsisё se Madhe, Prek Cali ёshtё nё ballet e tё kryengritёsve Lelmendas. Luftёtarёt e Kelmendit dhanё kontribut nё organizmin e Kuvendit tё Greçes i mbajtur nё qёrshor tё vitit 1913. Nё kёtё kohё Prek Cali ёshtё anёtar i komisonit shqiptar pёr pёrcaktimin e kufirit verior tё Shqipёrisё e ai u tha coptuesve: “Ato janё Bjeshkёt e Kuqe dhe jo tё Kuçit, sepse ato janё tё lara me gjakun e malёsorёve pёr tё mbrojtur tokat shqiptare!”

        Prof. Gjovalin Shkurtaj: “…Gjekë Gjonaj, krahas dhe përtej vlerësimeve si gazetar e autor reportazhesh shumë të pëlqyera, është edhe gjurmues e hulumtues i zellshëm i historisë shqiptare, duke gjakuar të ndriçojë e të bëjë të njohura figura të mëdha të kombit shqiptar, si Prekë Calin e Kelmendit, një nga figurat madhore e madhështore të patriotizmit shqiptar, të cilit ai do t’i kushtonte librin e tij të rëndësishëm monografik “Prekë Cali-Piramidë e kufijve të Shqipërisë” (Tiranë, 2005, 273 faqe). Një vepër madhore e me vlera të shënueshme historike e dokumentuese!”

   Alfred Ҫapaliku e vlerёson kёshtu veprёn e Gjekё Gjonajt: “Hulumtuesi dhe publicist i palodhur, sa gazetar aq folklorist, Gjekё Gjonaj me botimin e sistemuar tё krijimtarise gojore pёr Prek Calin, s’po bёn gjё tjetёr, veçse po i nge atij monomentin e dytё, prej bashkёtingёllorёsh qё ndrisin si bronzi dhe zanorёs qё tingёllojnё si bronzi!”

       Gazetar, publicist dhe studiues Gjeke Gjonaj ka lindur më 20 mars 1958 në Triesh -Malësi e Madhe, Komuna e Podgoricës, Mal i Zi. Librat e tij janë pëlqyer, përhapur e vlerësuar nga studiues dhe personalitet të mirënjohura të letrave shqipe në Mal të zi, në Shqipëri, në Kosovë e në diasporën shqipare, sidomos në Amerikë, ku ai ka edhe aq shumë farefis e miq që e duan dhe e ndjekin veprimtarinë e tij të lëvdueshme publicistike e studimore. Përmendim, ndër të tjera, vlerësimet e recensionet e përgëzimet për veprat e tij nga nga Prof.dr.Simë Dobreci, prof. dr. Bahri Brisku , prof. dr. Hamit Boriçi, prof. dr. Hysni Hoxha, prof. dr. Romeo Gurakuqi, prof. dr. Alfred Çapaliku e shumë të tjerë.

      Mё 14 shkrut tё vitit 1945 regjimi komunist pushkatoi kundёrshtarin e vet Prek Calin nё Zallё tё Kirit.

    Rush Dragu me cilёsinё e kryetarit tё Komunёs Kelmend, kontriboi qё nё qytetin e Shkodrё tё ngrihej madhёrisht permendorja e Prek Calit, Martir i Demokracisё, mё 15 qёrshor 2000, vepёr e skulptorit Muntaz Dhrami.

        Nё njё pragraf nё hyrje tё kёtij libri Gjonaj shkruan: “Figura e Preke Calit me ёshtё ngulitur nё mendjen dhe shpirtin tim qё i vogёl, nga rrёfimet e nёnёs time, Nocit, sё cilёs ia kushtoj kёtё libёr. Prandaj e çmoj pa masё kёtё burrё gjigand, trim dhe atdhetar, prijёs popullor tё Malёsisё sё Madhe, shpetuesin e Vermoshit dhe tё Bjeshkёve tё Kelmendit nga synimet serbo-malazeze. Ky bir i dashur nga populli, pa arsim dhe pa njё steme princi nё gjoks, pёrveç atё tё gjashtё Krajlave tё Fuqive tё Medha qe gjithmonё luftёtar nё mbrojtje tё tokave shqiptare dhe pёr njё Shqipёri dhe njё kundёrshtar i komunizmit. E kam pёr nder qё jam stёrnipi i tij!”

 E kёshtu pra nipat e stёrnipat shkojnё nё gjurmё tё piramidave. Nderi u qoftё atyre dhe autorit. Gjekё Gjonaj me veprat e tij ёshtё njё flurudhё shqipe mbi troje tё veta  dhe nё tёrё botёn, ku ka shqiptarё edhe nё vendet e lira nё Europё e Amerikё. E kёshtu plotёsohet bibloteka e shqiptarit dhe amaneti i tё parit. Libri ёshtё tapia e kombit dhe kush e shkuan atё pёr etninё e vet, atё dorё e ka tё shenjtё. Kemi tё drejtё ta themi kёtё pёr Gjekё Gjonaj, i trishiani…!

Detroit 19. 5. 2020

Filed Under: Uncategorized

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

May 2020
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Apr   Jun »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in