ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for May 22, 2020

Gazetari i bën 5 pyetje themelore ambasadores Yuri Kim: Populli ka humbur besimin te Reforma në Drejtësi…

May 22, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Një telegram publik Ambasadores Kim!

Znj. Ambasadore para se të shkruaja këtë mesazh publik adresuar Juve në mënyrë direkte, natyrisht që kisha disa dilema, duke patur parasysh limitet që lejon komunikimi dhe gjuha diplomatike. Edhe pse keni pak kohë si ambasadore në Shqipëri, besoj se tanimë e keni kuptuar nivelin parapolitik që kanë njerëzit amatorë, që ushtrojnë politikën si profesionistë në Shqipëri.

Kjo për faktin e thjeshtë, ku sikurse keni konstantuar dhe tani jeni duke provuar në misionin tuaj, se është e pamundur që politika e këtushme, të zgjidhë mosmarrëveshjet që ka, sidomos për çështje madhore pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

Madje duhet të keni dëgjuar që shpesh kërkohet edhe hetim ndërkombëtar. Një kërkesë e tillë është artikuluar së fundi edhe nga Presidenti i Republikës Z. Ilir Meta për çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Kjo palë e ndërmjetme është edhe dëshmitare sesi politikanët “ar-miq”, telendisin njëri tjetrin dhe aferat e tyre korruptive politike dhe ekonomike, duke harruar se me këtë sjellje jo vetëm ulin dinjitetin personal dhe profesional si politikanë, por ulin edhe dinjitetin e shtetit.

Fjala vjen a nuk ju duket paradoksale, gati gati edhe ironike, që ne kemi kryesimin e radhës së Presidencës së OSBE-së dhe ndërkohë nuk negociojmë e nuk biem dot dakord, as për reformën bazike të demokracisë, sikurse është ajo zgjedhore?! E kjo është vetëm një nga shumë paradokset dhe pasojat ironike që ka prodhuar kjo klasë politike. Por për fat, Juve dhe çdo diplomat, institucion ndërkombëtar apo shtet, gjithnjë në qëndrimet e mbajtura ka veçuar Popullin Shqiptar nga politika që e përfaqëson, çka na lë të kuptojmë se bëni diferencën mes politikanëve dhe popullit edhe pse ata flasin gjithnjë dhe vetëm në emër të popullit.

Rastet e dy reformave më të rëndësishme të vendit, sikurse është ajo në drejtësi dhe ajo zgjedhore e dëshmojnë këtë. Tani pas takimeve që kryeni me ta, paramendoj se ju duken të gjithë edhe djaj, edhe engjëj njëkohësisht, edhe shumë të vërtetë edhe shumë mashtrues.

Për ne vendorët, kjo është një histori e njohur, madje e dalë boje (thënë shqiptarçe) sepse e dimë se tjetër gjë ata predikojnë, tjetër mendojnë dhe ndryshe veprojnë në realitet. Tanimë besoj se edhe Juve jeni koshiente për këtë, por edhe nëse nuk jeni me siguri do të bëheni së shpejti. Përsa më sipër, po Ju ftoj të gjeni rastin dhe mundësinë të flisni hapur për popullin shqiptar pa “interpretues politikë” të cilët i përkthejnë qëndrimet tuaja sipas interesave personale.

Njerëzve iu ka sosur durimi për politikën. Ky është një vend i vogël dhe pak a shumë natyra e njerëzve është shumë këmbyese në komunikim dhe shumë gjëra mësohen e dihen. Ndaj neveria publike ka arritur kulmin se hajduti thotë kapeni hajdutin, dhunuesi kërkon ndëshkimin e dhunës e kështu me rradhë. Dhe të gjitha këto dilema, që ndoshta janë edhe spekulime e të pavërteta do të duhej të merrnin një përgjigje.

Meqë institucionet dhe njerëzit që merren me politikë nuk kanë besueshmëri në tërësi, por edhe besueshmëri të ndërsjelltë, Ju lutem a mund të gjeni një mundësi të përshtatshme për t’i thënë popullit shqiptar konkretisht:

1) Kush janë ata që po bllokojnë reformën në drejtësi?

2) Kush kërkon që ajo të dështojë? Cilët persona, institucione apo grupime kërkojnë të kapin, ndikojnë ose influencojnë institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri?

3) Përse SPAK-u një strukturë e ngritur posaçërisht për hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit nuk po vepron ende sipas qëllimit dhe misionit për të cilin u ideua, projektua dhe funksionon duke patur parasysh që Reforma në Drejtësi përveç interesit të drejtpërdrejtë politik edhe është financuar nga Qeveria e SHBA?

4) Populli Shqiptar ka humbur besimin për rezultatetet e premtuara të Reformës në Drejtësi dhe këtë e tregojë sondimet publike. Po Juve personalisht dhe Ambasada e SHBA, vazhdoni të jeni optimistë se korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri do të goditet dhe mbi ç’baza?

5) Keni juve një ide konkrete se kur do të shohin shqiptarët “Peshqit e Mëdhenj”, sikurse I cilësoi paraardhësi Juaj, Ambasadori Lu, politikanët e korruptuar para drejtësisë?

Për përgjigjet e këtyre pyetjeve ka nevojë Populli Shqiptar Znj. Ambasadore, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa interpretues të ndërmjetëm, të cilët fshihen pas nocioneve tuaja diplomatike kur ju takojnë. Juve jeni akoma një burim shumë i besueshëm dhe ky besim do të rritej edhe më tej nëse vërtetë Juve Znj. Ambasadore do t’i flisni direkt popullit shqiptar.

Me respekt,

Denis DYRNJAJA
Gazetar

BURIMI : PERQASJE.COM

Filed Under: Uncategorized

Privatizimi i Gjykatës së Lartë, lindja e ‘drejtësisë së plepave’ varianti 2

May 22, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Neritan Sejamini

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka firmosur me Agjencinë amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar (USAID) një memorandum që parashikon krjimin pranë Gjykatës së Lartë të një trupe ndihmësash ligjorë, të cilët do të trajtojnë 35 mijë dosjet që presin të shqyrohen.

Këta punonjës, praktikisht, do të ndikojnë nëse një çështje e paraqitur në Gjykatën e Lartë do të pranohet apo refuzohet prej saj—ata do të kryejnë një pjesë apo të gjitha funksionet e ndihmësve të sotëm ligjore, të cilët studiojnë dosjen dhe përgatisin relacion për vendimet e mëparshme, pretendimet e palëve, problemet ligjore, si dhe japin mendim nëse rekursi duhet pranuar apo refuzuar, në bazë të të cilit gjyqtarët vendosin të pranojnë apo refuzojnë gjykimin e çështjes.

Disa pretendime se puna e këtyre nëpunësve do jetë administrative janë të pavërteta: ata do të kenë qasje të plotë në përmbajtjen e dosjes, do ta analizojnë atë dhe do të hartojnë raporte përkatëse—pavarësisht se kujt do i shkojë produkti i kësaj pune, direkt gjyqtarëve apo këshilltarëve ligjore, kjo është një punë që ligji ja autorizon vetëm ndihmësve ligjore dhe gjyqtarëve.

Memorandumi i ka quajtur këta ndihmësa nëpunës për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura (NUNÇP). Ky emërtim, pa lidhje me drejtësinë, duket se nuk është i rastësishëm—termi ndihmës ligjor është shmangur qëllimisht, sepse përzgjedhja dhe punësimi i nunçpa-ve do të anashkalojë standardet kushtetuese dhe ligjore për ndihmësat ligjorë, edhe pse nunçp-at do të kryejnë pjesërisht apo saktësisht detyrën e ndihmësve ligjorë.

Memorandumi parashikon që nunçp-at do të përzgjidhen, kontraktohen dhe do të paguhen nga East West Management Institute (EWMI), një organizatë private e kontraktuar nga USAID për të zbatuar projektin Justice for All. EWMI do të jetë, gjithashtu, përgjegjëse për trajnimin e tyre, vlerësimin e ecurisë dhe për pushimin e tyre nga puna.

Duke qenë punësim privat, përzgjedhja e nunçp-ave nuk do respektojë asnjë nga standardet për ndihmësat ligjore të Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit, ndihmësat, sipas pozicionit në Gjykatën e Lartë, duhet të plotësojnë kushtet që të jenë gjyqtarë të gjykatës së shkallës së parë ose të gjykatës së apelit dhe paguhen me të njejtin nivel.

Kushtetuta dhe ligji kërkon që ndihmësat ligjore të GJL-së duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, duhet t’i nënshtrohen vetingut dhe të plotësojnë një sërë standardesh profesionale, etike dhe të konfliktit të interesit të cilave u nënshtrohen edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Kurse nunçpa-at nuk ka nevojë të kenë mbaruar magjistratutën, nuk duhet të kenë përvojë në gjyqësor apo çështje gjyqësore, apo të përmbushin kritere strikte profesionale. Ata madje nuk kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë dhe konfliktin e interesit.

Nunçp-at jo vetëm nuk do jenë të punësuar nga Gjykata e Lartë, por nuk do të gëzojnë asnjë status, çfarë mbart edhe detyrime profesionale, dhe nuk japin asnjë siguri për integritetin e aktivitetit të tyre profesional.

Mungesën e përvojës dhe shkollimit të tyre, EWMI dhe KLGJ do ta kompensojnë me një kurs trajnimi disa javor, edhe më të shkurtër se përgatitja e të ashtuquajturve “gjyqtarëve të plepave” në vitin 1993, kur me një kurs 6-mujor (të zhvilluar në bllokun e vilave qeveritare në zonën e Plepave në Durrës) u përgatitën dhe emëruan gjyqtarë njerëz pa formim juridik, për të zëvendësuar një pjesë të gjytarëve të trashëguar nga komunizmi.

Me këtë qasje ekstraligjore, memorandumi, praktikisht, privatizon një segment të rëndësishëm të drejtësisë, duke krijuar në Gjykatën e Lartë një trupë juridike pa asnjë lidhje varësie dhe llogaridhënie në institucionet kushtetuese shqiptare dhe pa asnjë mekanizëm supervizimi dhe kontrolli ndaj saj.

Sikurse thekson oika e fundit e memorandumit, memorandumi nuk është i detyrueshëm për palët dhe EWMI dhe USAID nuk marrin asnjë përgjegjësi e nuk mund t’u kërkohet përgjegjësi, as nën ligjin ndërkombëtar, për pasojat e zbatimit të memorandumit.

Pra, EWMI mund të dështojë, mund të abuzojë së bashku me nunçp-at, por nuk mban përgjegjësi para askujt.

I gjithë memorandumi është rast i pastër ultra vires—veprim që mund të bëhet vetëm me autoritetet ligjor, por që bëhet jashtë autoritetit ligjor.

Vetë EWMI është organizatë e debatuar, si për shkak të mbështetjes e financimit në të shkuarën nga filantropisti amerikan Xhorxh Soros, ashtu edhe për rezultatet e dobta të saj në zbatimin e projektit $10 milionë Justice for All—veçanërisht komponentët e medias dhe shoqërisë civile të të cilit kanë harxhuar miliona pa sjellë ndonjë ndikim domethënës.

Mbi të gjitha, EWMI e ka menaxhuar projektin pa asnjë lloj transparence—nuk ekziston asnjë vlerësim, asnjë analizë, asnjë rezultat publik i projektit, madje as ndonjë faqe në rrjet për të—duke zgjedhur të bëjë publike vetëm kronika propagandistike aktivitetesh. Për më tepër, zyra e EWMI-t në Tiranë ka aftësi minimale për punën që po merr përsipër—ajo ka një personel me vetëm tre ekspertë.

Pikërisht, mungesa e çdo detyrimi llogaridhënie dhe mekanizmi kontrolli mund t’i hapë rrugë korruptimit të trupës NUNÇP: është më e lehtë dhe thuajse pa pasoja të korruptosh një nunçp, që punon me kontratë 10 mujore dhe pastaj kthehet në jetën private, se një gjykatës apo ndihmës ligjor që ka status të veçantë, standarde strikte profesionale që duhet të zbatojë dhe një sërë institucionesh që e supervizojnë dhe disiplinojnë.

Viktimat e këtij mekanizmi do të jenë sërish qytetarët shqiptarë, të cilët pasi kanë vuajtur pasojat e një drejtësie të korruptuar dhe të paaftë, pasi kanë përballuar disa vite mungesën e Gjykatës së Lartë, tani do t’u duhet të përballen sërish me një trupë drejtësie të paaftë, pa përvojë dhe që nuk i jep llogari askujt.

Memorandumi midis USAID-it dhe KLGJ-së nuk bazohet në asnjë përcaktim kushtetues dhe në asnjë ligj. Me nënshkrimin e tij, KLGJ-ja praktikisht ka privatizuar kompetencat e saj dhe të Gjykatës së Lartë tek një trupë private në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo ligj të vendit, si dhe me ligjet dhe praktikën ndërkombëtare.

KLGJ ka shkelur gjithashtu standardet europiane të ndihmës ligjore, që bazohen kryesisht në dy modele, atë francez Référendaire dhe atë gjermano-austriak Rechtspfleger.

Është kjo arsyeja që ky memorandum është kundërshtuar me forcë nga misioni i BE-së Euralius dhe nga Delegacioni i BE-së, por të cilët nuk arritën në fund të ndalonin firmosjen e tij.

Si rezultat, gati 30 vjet pas përvojës skandaloze me “drejtësinë e plepave”, shqiptarët do të provojnë variantin II të kësaj drejtësie: Gjykatë të Lartë “plepash”. Këtë herë “plepat” janë edhe privatë.

BURIMI : EXIT.AL

Filed Under: Bota

Ish-raportuesi për Shqipërinë Fleckenstein emërohet këshilltar i Gramoz Ruçit

May 22, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Exit News

Ish-eurodeputeti dhe ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein do të jetë këshilltari për integrimin i Kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi.

Knut Fleckenstein njihet si ndër mbështetësi më i madh i Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij në Parlamentin Evropian.

Gjatë vitetve të tij si raportues për Shqipërinë, Fleckenstein ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngrohta me qeverinë e Edi Ramës.

Në vitet 2017 dhe 2018, Fleckenstein propozoi miratimin e raportit të progresit për Shqipërinë, i cili ishte tejet pozitiv dhe nuk përmendte shumë nga problemet e vazhdueshme të vendit. Në të dyja rastet, propozimi i Fleckenstein-it u ndryshua shumë nga kolegët e tij në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ai pati gjithashtu një rol të rëndësishëm në arritjen e Marrëveshjes MacAllister+ pas bojkotimit të parlamentit nga opozita në 2017, edhe pse më parë kishte deklaruar se ai nuk “kishte negociuar për protestën”.

Pas zgjedhjeve, në të cilat Partia Socialiste fitoi më shumicë absolute —sikurse u zbulua më vonë, pjesërisht përmes blerjes së votës në bashkëpunim me grupe kriminale — Fleckenstein deklaroi se: “shumica absolute nuk është rrezik për demokracinë.”

Ai humbi zgjedhjet si eurodeputet në vitin 2019, ku konkurroi në Hamburg si pjesë e Partisë Social-Demokrate gjermane.

Filed Under: Bota

‘Komploti’ që nënkuptoi ambasadorja amerikane: hetimi i Luan Dacit për fallsifikim

May 22, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Nga Ilmi Rehova

Ambasadorja amerikane ka postuar dje në rrjetet sociale një mesazh të pazakontë, si për nga toni ashtu edhe përmbatja në formë kodi të padeshifrueshëm lehtësisht. Mesazhi i saj ishte:

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”

Pas mesazhit filluan spekullimet se kundër kujt ishte drejtuar mesazhi? Kush ishin ata që kishin bërë marrëveshje kundër reformës? Rama dhe Basha, Rama dhe Meta, Basha dhe Meta? Çfarë veprimesh parashikonte komploti për ta vrarë reformën?

Më vonë mbasdite, ishte Ambasadori i BE-së Soreca që shprehu edhe ai shqetësimin për dëmtimin e reformës.

Ndërkohë Rama, Basha, Meta u ngutën secili të komentonin deklaratën, secili duke lënë të nënkuptohet se ai ishte në anën e reformës në drejtësi dhe shenjestra e Ambasadores ishte kundërshtari politik.

Këto deklarata shtuan edhe më shumë ngatërrimin e opinionit publik.

Burime diplomatike u shprehën për Exit News se problemi që aludoi ambasadorja amerikane është krejtësisht diku tjetër dhe ka të bëjë me një zhvillim të papritur që rrezikon vërtetë të kthejë mbrapa disa nga proceset dhe përparimin formal të reformës.

Luan Daci anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), shkalla e apelimit e procesit të vetingut, është marrë i pandehur nga SPAK për fallsifikim dokumentash: Daci ka qenë i shkarkuar nga organet e drejtësisë në vitin 1997 për shkelje të ligjit, fakt të cilin ai e ka fshehur nga aplikimi për anëtar të komisionit të vetingut.

Fshehja përbën jo vetëm vepër penale në vetvete, por, gjithashtu, e bën Dacin ligjërisht të papërshtatshëm për të kryer funksionin e anëtarit të insititucionit të vetingut.

Edhe pse Daci është akuzuar që një vit më parë ai po hetohet veç tani nga SPAK-ku, mbas një denoncimi të ish-prokurorit dhe ish-anëtarti të KLP-së, Besnik Daci i shkarkuar nga një trupë vlerësimi kryesuar nga Luan Daci.

Nëse Daci dënohet, të gjitha vendimet e vetingut ku ai ka qenë pjesë bëhen të pavlefshme e duhet të ribëhen—jurisprudenca e GJENDJ ka vendosur se ligjshmëria e një procesi është e cënuar nëse gjyqtari, i cili ka dhënë vendimin, është zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Për rrjedhojë, dhjetëra magjistratë që janë përjashtuar nga vendime ku ka qënë pjesë Daci duhet të vlerësohen sërish. Kjo do të sillte hapa mbrapa në procesin e vetingut dhe do të vononte shumë procese të tjera të reformës.

Situata do të bëhej edhe më e vështirë nëse një tjetër anëtar Ardian Hajdari do të provohej se edhe ai është zgjedhur në KPA në shkelje të ligjit, i akuzuar nga Shërbimi Informativ në vitin 2006, kur punonte si avokat, si i përfshirë në një skemë korruptive.

Hajdari gjithashtu është akuzuar se ka deklaruar që ka punuar si avokat, për të plotësuar kushtet e zgjedhjes në KPA, por nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore si i tillë, që do të thotë ose ka gënjyer për punën ose ka kryer evazion fiskal. Gjithashtu, ai akuzohet se nuk flet gjuhën angleze pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument të kërkuar për të dëshmuar njohuritë e tij.

Zgjedhja e disa anëtarëve të komisioneve të vetingut, përfshi Dacin dhe Hajdarin, është një nga ankesat e disa prej magjistratëve të shkarkuar në paditë e tyre në Strasburg.

Nëse Daci përjashtohet nga KPA, akoma më shumë nëse përjashtohet edhe Hajdari, rriten gjasat që Strasburgu të rrëzojë procesin e vetingut në përgjithësi, si të kryer nga gjykues të zgjedhur në shkelje të ligjit.

Kjo do të kishte pasoja të mëdha për gjithë reformën duke e “vrarë” atë praktikisht, ashtu sikurse u shpreh ambasadorja amerikane.

Ambasadorja po aludon se hetimi i Dacit nuk është një proces i ndershëm dhe i vërtetë i shtetit ligjor, por është nxitur nga një “një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi”.

Nuk është e qartë se çfarë di ambasadorja për të vërtetat e hapjes së hetimit ndaj Dacit, por aludimi është se denoncimi i Besnik Canit në SPAK dhe çelja e hetimeve nga SPAKU janë bërë si pjesë e “një marrëveshje prapa krahëve” për të dënuar Dacin dhe dëmtuar vetingun.

Se me çfarë justifikimi mund të shpëtohet Daci, kur fakti i pushimit të tij është fakt i njohur publikisht dhe i provuar nga SPAK, është e vështirë të arsyetohet, por një gjë është e qartë, fati i Dacit është tashmë i lidhur me ecurinë zbatimit të reformës: duhet shpëtuar një fallsifikator, për të shpëtuar një reformë.

BURIMI : EXIT.AL

Filed Under: Uncategorized

Rama: Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, jam gati të ulem…

May 22, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta deklaroi se në 8 prill i kishte dorëzuar kryeministrit Edi Rama një projekt-platformë të cilën ai e prezantoi sot para mediave.

Ndërkohë, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili mohon  faktin se kishte marrë një platformë të tillë nga presidenti Meta.

Kryeministri thotë se është i gatshëm që të ulet në një tryezë me Metën, opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi.

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura. Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin.

Filed Under: Bota

Teatri/ Surprizon vajza e Robert Ndrenikës: Na drejton një bandë që shkatërron pa princip

May 22, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Vajza e aktorit të madh, Robert Ndrenika, Diana Ndrenika, reagon ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa shkruan në “Facebook” se një “bandë e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa asnjë princip”.

Mes të tjerash, Ndrenika thekson se më e dhimbshme për shkatërrimin e godinës është fakti se në diktaturën totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit e kinematografisë.

Sipas vajzës së aktorit Ndrenika, sot në demokracinë e pretenduar merr përparësi biznesi i ndërtimit, që në mënyrë makuteske drejton qytetin e vendin.

Kujtojmë se argumenti më i fortë i Ramës, që e perdori edhe sot në Parlament, ishte pikërisht emri i aktorit të madh Robert Ndrenika, sipas tij, në favor të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë i Diana Ndrenikës
Çfarë shock-u! Në 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, shembet Teatri Kombëtar një godinë 80-vjecare , pjesë harmonike e ansamblit arkitekturor të qendrës historike të Tiranës. Jo thjesht një ndërtesë por një histori! Historia e një institucioni që i dhuroi për shumë kohë kulturë Tiranës e mbarë Kombit shqiptar duke mbajtur gjallë shpirtin artistik të elitës e të popullit e duke lëvruar shqipen letrare. U keqadministrua, u keqdrejtua gjatë 20 viteve të fundit për ta degraduar e ta sjelle në këtë moment. Keqmenaxhim e keqdashje. Shpërndarje fondesh buxhetore në salla të vogla e jo të denja (Eksperimentali, Metropoli e Turbina¬) që prodhojnë më shumë zanat teatror nga sa i duhet Tiranës, që nëse do të përdoreshin për Teatrin Kombëtar do ta kishin restauruar denjësisht fasadën e hyrjen por edhe sallën e skenën.

E tradhtuar së fundmi jo vetëm nga Qeveria e Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore, por edhe nga një pjesë e komunitetit teatror, në shkelje të shumëfishtë të ligjit, godina u hoq nga listat e mbrojtura të monumenteve të kulturës dhe nxitimthi iu kalua në varësi pushtetit vendor. E vlerësuar nga “Europa Nostra” si një godinë që duhej mbrojtur e restauruar, Shqipëria vendosi të shkatërrojë e të shkojë në drejtim të kundërt të parimeve europiane. Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj.

Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore. Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (With unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip.

BURIMI: PERQASJE.COM

Filed Under: Uncategorized

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Trumpizëm përball Sorosizëm!
  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

May 2020
S M T W T F S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
« Apr   Jun »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in