ALBDREAMS.NET

"Endërrat Shqiptare" nga 26.nentor. 2004

  • Home
  • Bota
    • World
  • Emigrantet
    • Diaspora
  • Histori
  • Kosovë
  • Kulturë
  • Malësi
  • Politikë
  • Sport Shendet
  • ALBDREAMS TV

Archives for November 26, 2020

PSE POLITIKA MEDIATIKE PO NA I HEDH QYRRAT ME DY GISHTA NE AMERIKE

November 26, 2020 by Pafragje Leave a Comment

©AlbDreams Media

…po sikur zedhenesi i pazeshem te sensibilizonte diasporen per familjet migjeniane ne Malesi?!…dhe te mos perdoreshin malesoret per sponsorizime dialektore kufi me greko-serbin padobi?!…

ZEF PERGEGA

        Perdite e me shume shikoi neper televizonet shqiptare te Amerikes, qe po u ha barku nga corba e prishur e politikes dhe manipulimi i nje grushti malesoresh, qe nuk perbejne grusht, por sa nje thunder kali, me ose pa dije ndaj kultures kombetare dhe te tyren personale.

             C’ka i duhet diaspores shqiptare ne Amerike, qe dikun ne nje cep te humbur te Europes, si ne Mal te Zi, se kur do te formohet qeveria e tij? Pse ky politizim i panevojshem, ose e thene troc, kjo corbe tradhetie per shqiptaret e Amerikes?! C’ka i duhet shqiptareve te Amerikes, qe nje Gjelosh, kryetar komune si gjoja i pavaruar, i cili deklaron se parimet jane me te rendesishme se sa pjesmarrja ne qeverisje Druzhe,  dhe jo gjendja e malesoreve ne Mal te Zi?! Si ka mundesi qe televizonet e shqiptareve te Amerikes kane gazetar te atashuar prane qeverise se Malit te Zi, Maqedonise dhe te Kosoves?! Sikur ta kishin nje ne Cameri, eh mos parti?! Kush paguan per informacionet e tyre, qe nuk jane informacione, qe pervecse, u ka dale boja, nuk perbejne asnje norme te lajmit, por vetem komunikata per shtyp qe na serviret berlloku si terfil?! C’eshte kjo masaker mediatike?! Me rendesishme sot, ne i thenshin lajm, qe na vjen nga Malesia, sikur Tuzi eshte New-Yorku apo Tokio eshte pjesmarrja ose jo e Gjeloshit ne qeveri?! Po kurr mos marte pjese! E rendesishm eshte se si eshte punesimi nder shqiptare ne trojet e tyre ne Mal te Zi, qe zedhensi i qeverise e Malit te Zi me nje shqipe, sikur ka nje korb malazez ne fyt, nuk na e sjelle. Po pse jane hequr pensionet e nenave malesore?! Nuk e thote. Po si eshte gjendja e te shkolluarve malesore jashte Malit te Zi ne universitetet perendimore, qe nuk u sigorohet ushtrimi i profesionit, apo goditen e mbahen larg nga Gjeloshet e Malesise?! Perseri zedhenesi hesht se per ate paguhet. Malesoret e Amerikes, sigrusht qe nuk perbejne sa nje grusht, kane vendosur e, mesa duket kane marre lugen e corbes te hane bashke ne kete sahan qe nje dite do tua zere fytyn! Zedhensi i qeverise se Malit te Zi, per diasporen shqiptare ne Amerike jep shifra per Covidin per shtetin dhe jo per treven shqiptare se si eshte gjendja e tyre dhe si po trajtohen nga organet shendetesore! Kurohen ne shtepi, apo ne spitalin e livadhit…?! Ai flet nga Podgorica ne rubriken “Kronike nga Diaspora!” Ky eshte paradoksi dhe injoranca e kthyer ne helm! Dikur, pikerisht per keto, malesoret dilnin me 20 mije vete te protestonin ne Washington e tash me ndonje grup te vogee ndjane bashke me keta tasin e supes…! Noli do tu thohte: “Boll punove per te huajt o barkdreq!”

Ate qe mund te ju them ketyre njerezve eshte ti mbajne duat larg nga politika serbosllave gje gero helene ne te cilen disa mendiatike te erresuar sysh e kane ngjyer gishtin e mjaltit te qypin e tyre…

Nuk vdes shqiptari, rron ore rron gjuha dhe krenaria e lire e shqiptarve dhe pjesa e shendoshe patriotike e malesoreve

Filed Under: Uncategorized

Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët

November 26, 2020 by Pafragje Leave a Comment

Shkruan mr. Kristjan Dukaj,

Këtyre ditëve, bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me covid-19.
kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez, Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme  si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmuret. Jemi përkujtuar informacionet e para lidhur me pasojat e rënda që po shkaktonte ky virus tek të infektuarit si dhe shumë të panjohura nga fillimi i saj, por edhe pamundësinë e shkencës në luftë me këtë sëmundje.
Përhapja e saj e shpejtë dhe pasojat e rënda, befasuan edhe sistemet më të përkaditura shëndetësore në botë. Për më pak se njëqind ditë, korona-virus arriti të gjunjëzojë të gjithë botën, duke përhapur frikë dhe panikë edhe në shoqëritë më të zhvilluara e të cilat ishin të pafuqishme në luftë me këtë të keqe, e që as pesimistët më të mëdhenj, nuk do mund ta parashikonin rrjedhën e këtij virusi në nivel global, e cila nuk mund të krahasohet me situatat e ngjashme më përpara, madje as me fatkeqësitë natyrore ose edhe me luftërat e shumta. Për një kohë të shkurtër, jetët tona ndryshuan! Jeta në frikë, panik, izolim dhe pamundësi në luftë me armikun e rrezikshëm dhe të padukshëm! Para 9 muajve, edhe Mali i Zi shpalli rrezikun e përgjithshëm, ndërsa Qeveria, ka ndërmarrë një sërë masash duke vendosur shëndetin e qytetarët në vend të parë.

Në situatën e krijuar, sistemi shëndetësor ka marrë përgjegjësinë që në luftën me këtë sëmundje të rrezikshme të shpëtojë sa më shumë jetë të njerëzve tonë. Apelet e shumta, masat dhe rekomandimet e parapara nga kompetentet për ruajtjen e shëndetit, për veten dhe të tjerët, më së shpeshti nuk kanë dhënë rezultat e dëshiruara dhe për këtë arsze, sot, Mali i Zi është në situatë gjithnjë e më të rëndë, me rritjen e numrit të infektuarëve me Covid-19 dhe për fat të keq me numër në rritje të vdekurve të afërmve, bashkëqztetarëve, kolegëve dhe të njohurve tonë. Masat preventive në parandalimin e zgjerimit të kësaj sëmundje janë marrur me kohë, por nuk janë rrespektuar në masën e duhur e që e dëshmon situata e rëndë aktuale me koronavirusin në Mal të Zi.

Përvoja ime personale në betejën me pasojat e koronavirusit të ri, me jep të drejtë të inkurajoj të tjerët në respektimin e përpiktë të masave të parapara. Rezultati pozitiv nga testimi, tek unë ngjashëm sikur për secilin të infektuar, ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe ankth. Nëse kësaj i shtojmë edhe simptomet e dhimbshme të shkaktuara nga ky virus, krijohet vërtet një situatë e rëndë për familjen dhe rrethinën.  

Edhe pse i ri dhe në fuqi të plotë, armiku i padukshëm Covid-19 nuk kurrsen askënd. Vendosmëria, vullneti dhe zbatimi i masave parandaluese si dhe përkujdesja e punëtorëve shëndetësorë, janë treguar të suksesshme në betejën aktuale e cila vazhdon.

Shpresojmë se gjendja e krijuar, përfundimisht, do të fillojë të qetësohet. Aq më parë pasi që, tashmë janë duke u paralajmëruar rezultatet e dëshiruara në zbulimin e vaksinës së shumëpritur. Por, megjithatë obligim i gjithë neve është të bëjmë atë që mundemi: bartjen e maskës, distanca fizike dhe higjiena e duarve. Për veten, të afërmit tonë dhe shoqërinë në përgjithësi.

 ( Autori është politolog, magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, këshilltar i lartë për marrëdhënie me opinion në komunën e Tuzit)

Filed Under: Diaspora, Emigrantet

SHIKONI KETU LIVE ALBDREAMS TV

RADIO ILIRIA DETROIT

STAFI I ” ALBDREAMS TELEVIZION “

KOZETA BRUÇI – ALBDREAMS TV SHQIPERI

REKLAMONI BIZNESIN

ME PAULIN NDOJEN

PAMJE NGA KELMENDI

“THE ESPRESSO HOUSE” KAFE E SHQIPTARVE

FJALE KYÇE (TAGS)

"ish" 11shtatori agolli Ambasada Ambasadat shqiptare ne bote baronesha bird debati dhjetori2014 Diaspora Frederik Ndoci Frederik Rreshpje frontid gj.uldedaj gjgjeloshi grida idhujtari ivanajt jihad Jup Kazazi – Lufta e Recit kadare Katrin Preljocaj kelmendi kostandini Leka Zogu per Kosovën letra Lufta e Koplikut Lëkura problematike marionetat mekatari mynih1972 ndre mjeda Nene Tereza oktapodi pjeter ivezaj qasemi sallakus shkolla spiunoj T'i qasemi telefonata U krye vacen Virgjil Kule çmendi

Shqiperia dikur kliko foton

ALBDREAMS MUZIKE

Flash required

PUSHIME SHQIPTARE

Perdhunimet e ushtarve turq..klik

Shqipëria në vitin 1922

POSTIMET FUNDIT

  • Mos raftë me u harrua
  • Trump tek Biden: Këto lojëra të 25-të të ndryshimit do të kthehen të të përndjekin, Pal
  • Skllavëria në Mbretërinë Denkyira ishte traditë në Perandorinë Ashanti (Afrikë)
  • “I NDERPRES MARDHENJET ME TY SE JE PRO TRUMP !”
  • Trump feston ndertimin e murit në kufirin me Meksiken, arritje e imigracionit gjatë vizitës në Teksas
  • Trump e quan Impeachment një Gjueti Shtrigash “që rritë zemërimin”
  • Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes
  • Flamuj dhe banderola në SHBA
  • FAJIN E KA SALIU

Archives

Kembimi Valutor

American Dollar Exchange Rate

Rëndësia e një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumica prej nesh e përdorin vajin e ullirit për … [Vazhdo....]

“Zëri i Masës”, tablo e Sali Shijakut

Genc DRINI Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, … [Vazhdo....]

Korba që shiteni për pëllumba të bardhë

*** Kur mbollët Shqipërinë me drogë cep më … [Vazhdo....]

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe vetem 19 vjec , kur more … [Vazhdo....]

How to Flirt Confidently in English

Every culture has a different idea of flirtation, … [Vazhdo....]

“Mall bulevardi”

"Ka qene dikur nje qytet...Ne vend te zemres , … [Vazhdo....]

Organizata Bazë e Partisë, vatër e pushkatimit politik

Konceptimi është mjaft i gjerë dhe i duhet këtij … [Vazhdo....]

Më 5 janar përvjetori i “së shkruom” Meshari dom Gjon Buzukut

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon … [Vazhdo....]

Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe

Kongresi i  Manastirit, Kongresi i unifikimit … [Vazhdo....]

Djathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë

Është lajmi më i mirë që mund ta keni dëgjuar tërë … [Vazhdo....]

Hudhër me limon për të pastruar enët e gjakut në 40 ditë

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që … [Vazhdo....]

Mimozat e arta të shqipërisë – pse vlerësohen dhe si ruhen gjatë?

Të përkëdhelurat e diellit dimëror kanë çelur dhe … [Vazhdo....]

Hithra sa përvëluese aq shëruese…

Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por … [Vazhdo....]

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

Archives

Lidhjet

  • Albanians in Michigan
  • Antena.Al
  • Gazeta "Illyria"
  • Gazeta "Malesia"
  • Gazeta "Shqiperia Etnike"
  • KF "Vllaznia"
  • Koha Javore
  • Malësia ME
  • Malësia.org
  • Plave-Guci
  • Revista "DEBATI"
  • Revista "FJALA"
  • Revista "KUVENDI"
  • Shkodra Shkrimtaret
  • Shkodra Sport
  • Shkodra WEB
  • Star Plus TV Shkoder
  • Tribuna Shqiptare
  • TV "Kopliku"
  • TV "Rozafa"
  • TV Blue Sky
  • TV1-Channel
  • Ulqini Info
  • Ulqini Lajme
  • Ulqini Online
  • Zëri i Amerikës

ACTV _ Michigan

Kryengritja e Malësise 1911

APELI I TETË ORGANIZATAVE ATDHETARE NË SHBA PËR VOTUESIT NË MALËSI : “ VOTONI SHQIP”!

Si organizata shqiptare … [Read More...]

Prek Cali

Prek Cali ose Prenk Cali … [Read More...]

Violeta DEDA

Më fal që të deshta...

Sportakiada 2016

ALBDREAMS TV LIVE

… [Read More...]

Alida Duka

Koncert Michigan

Votimi emigranteve

PAULIN NDOJA (LEGJENDA E PORTES SHKODRANE )

Nga Sokol PARRUCA Ishe … [Read More...]

Prof. Dr.Gj.Uldedaj

Rochester 2015

Darka Shkodrane

PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË .

Botimi i këtij libri … [Read More...]

Me Gezim Brahushen

TV Blue Sky Shkoder

Në Televizionin ACTV Michigan SHBA

[awl-slider id=42835]

S.Mani-perkujtimore

KALENDARI

November 2020
S M T W T F S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
« Oct   Dec »

Copyright © 2021 · News Pro Theme on Genesis Framework · WordPress · Log in